Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të

Shko poshtë 
+22
Argent
rroni
MUHAMETII
zeriatdheut
idol
USHTARILIRIS
bukla
GERI_G
xhavo_
shkodrani_1
petritkola
Ani
Euridika
Tetovari
Hana
silvi
Beton
baniG patrioti shqiptar
Sofra
Sy kaltri
shaban cakolli
Anna
26 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySat Feb 09, 2008 3:49 am

I nderua Ani gjithashtu jetoi jasht trevave shqiptare,si dhe ku jetoi une ka me se 40 mije shqiptare e mendoj se shume pak qytete ne bote kan kaq shqiptare sa ketu ku jetoi une,por une mendoj se eshte munges organizimi tek ku jetoni ju me a po pa dashje kete duhet te pranoni si kshille nga une.

Edhe koha e done te veten po qe nuk shef nuk ke per te bere kurre,prandaj duhet te mbjellish per te korre te tjerat ja lem kohes shoku se me kohen mendoj edhe aty ku jeton ti behe mire shpresoi te pakten,por na duhet pune e munde per te ariture aty ku mendon ty te jeshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySat Feb 09, 2008 5:39 am

E dua Atdheun. Po perpiqem te beje dicka per te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySat Feb 09, 2008 1:09 pm

Amaneti i yjeve të pashuar-obligim për ne – ribashkimi i Shqipërisë natyrale është amaneti i tyre!

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Ngritja-flamuriShkruan:Sejdi Veseli

Edhe
8 shkurti është njëri prej përvjetorëve të qëndresës dhe heroizmave të
Yjeve të Pashuar, në terë hapësirën e Shqipërisë Natyrale, të cilët me
shëmbëlltyrën e tyre e pasuruan, e bënë të pakontestueshëm dhe e
përjetësuan Kalendarin e krenarisë e të lavdisë tonë njerëzore e
kombëtare.
8 shkurti 2008 është njëzet e katër vjetori i rënies
heroike, në lulen e rinisë, të njërit nga dëshmorët e shumët të kombit
shqiptar, Bajram Hajrush Bahtiri – Besniku!



Njëzet e katër vjet më parë, në Kodrën e Trimave të
Prishtinës, ende pa u mbushur një muaj pas qëndresës heroike të dy
bijve të Shqipërisë Natyrale, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, gjatë një
përballje luftarake me hordhitë gjakpirëse serbo-çetnike, serish po
rezistohej.

Me 08 shkurt 1984, veriu i kësaj lagjeje të
Kryeqendrës së Kosovës, ende me plagë të freskëta që mori në natën e 11
dhe orët e hershme të 12 janarit dhe ato që iu shkaktuan nga sjelljet
vandale të njësive të specializuara të milicisë serbe gjatë valës së
arrestimeve të djemve dhe vashave të saj, u trondit serish nga uturima
e automjeteve të blinduara, breshëritë e armëve dhe shpërthimet e
bombave kimike.

Për këtë Vatër të qëndresës shqiptare, nuk
ishte ndonjë risi, sepse ajo ishte mësuar me sjellje të tilla vandale
të milicisë serbo-çetnike dhe të këlyshëve të saj shqipfolës.
Shpejt u morr vesh, se në pjesën veriore të kësaj lagjeje ishte
bllokuar lëvizja e qytetarëve. Arsyeja: gjatë tentimit për arrestimin
edhe të një veprimtari të çështjes kombëtare, milicia serbo-çetnike
kishte hasur në rezistencë të armatosur.
Epilogu edhe i këtij
vandalizmi serbo-çetnik dihej. Ishte kjo edhe një betejë e dështuar e
kriminelëve, për ta mposhtur edhe një luftëtar të vendosur për çlirimin
dhe ribashkimin e Shqipërisë Natyrale.
U dëshmua katërçipërisht, se ashtu dhe doli!
Ngjarja ndodhi kështu.
Pasi
që e kishin vënë nën një rrethim shtëpinë e Bacë Hajrush Bahtirit,
sigurimsat e pushtuesit kishin tentuar të futeshin brenda ( siç e
kishin bërë shprehi) për ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vëllain dhe
bashkëluftëtarin më të ri të atëmemëdhetarit të dëshmuar Rahman
Bahtirit, i cili gjendej i burgosur dhe po u qëndronte me stoicizëm
persekutimeve, të cilat ushtroheshin ndaj tij nga, bishat e sigurimit
serb. Por, edhe kësaj radhe, këto bisha i kishin bërë hesapet pa
hanxhiun.
Falë shkathtësisë së tij prej luftëtarit të lirisë,
Bajrami, në vend se të hutohej ai ndërmori veprimet përkatëse për
rrethanat e krijuara.
Me shpejtësi të rrufeshme ai hidhet në kundërveprim për ta qarë rrethimin.

në hapin e parë, me Staier-in e tij të vjetër, trashëgim nga
babagjyshi, e palosi për tokë survejuesin shqipfolës të armikut dhe çau
rrethin e parë me forcën e armës së tij.
Tërhiqet drejt vendit të
quajtur Majdeni i Sali Bullakut, që gjendet jo larg shtëpisë së tij.
Por, aty përballet me rrethin e dytë të forcave armike, të cilat pa
paralajmërim hapen breshëri zjarri të kryqëzuar drejt pozicionimit të
tij.
Në pamundësi për ta ndërruar vendin e pozicionimit, Bajrami kishte vendosur për të rezistuar, deri në fishekun e fundit.
Kriminelët,
të bindur se nuk mund të përparojnë në drejtim të tij, pa e paguar me
jetët e tyre, përnjëherë e ndërpresin zjarrin dhe i referohen taktikës
tjetër. Ata nëpërmjet megafonave i kërkojnë Bajramit që të dorëzohej.
Kohëzgjatja e kësaj taktike ishte parallogaritur, që të jetë e
mjaftueshme për të pozicionuar snajperët e tyre të etshëm për gjak
shqiptari, të ardhur nga qendra e tyre në Hajvali.
Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e Nuhiut, ishte përgjigja e Bajramit!
Predhat
e Staier-it të shoqëruara me tingujt e këngës “Ja vdekje ja liri”,
drejt pozicioneve armike, deri në momentin kur predhat e snajperëve e
goditën për vdekje, ishin përgjigja e Yllit të Pashuar!
Trupin e Bajramit e varrosi familja e tij e ngushtë, nën rrethimin e hekurt të forcave të shumta të sigurimit të pushtuesit.
Në ballë të kortezhit të përmortshëm qëndruan me stoicizëm Babë Hajrushi dhe Lokemadhja Nailja.
Para se t’ia dorëzonin Tokës nënë, birin e saj besnik, Lokemadhja e puthi në ballë djalin dhe iu drejtua me këto fjalë:
“Biro,
Nëna ka pritur që të përcjell dhëndër, por tani po të përcjellë për në Përjetësi.
Bajram
bir, nëna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokët
e idealit dhe kombin që aq shumë e deshe. Hallall të qoftë gjiri që të
dhashë!”
Ishim nëpër qelitë e kazamateve dhe, me vonesë e morëm
lajmin e hidhur për rënien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut të
shtrenjtë të zemrave tona, bashkëluftëtarit tonë të dashur, pjesëtarit
besnik të Frontit Nacional-Çlirimtar të Kosovës.
E shkurtër ishte
jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur
patriotike, deri në sakrificën më të lartë, do të mbetën shembull i
ndritur, jo vetëm për bashkëluftëtarët e tij, por edhe për të gjithë
njerëzit tanë.
Bajrami për nga mosha ishte i ri, por ai dinte të
mendonte dhe vepronte si burrë i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt
dhe mirë, në frymën e shëndoshë, atë kombëtare.
Bajrami ishte nga
ata nxënës të shkollës së mesme, që në ditët e para të Pranverës 81, u
bashkua me rininë studentore dhe punëtorët shqiptar, të cilët nëpër
sheshet dhe rrugët e qyteteve të Kosovës, me grushte të ngritur lart
brohorisnin parullat “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”,
“Trepça është jona”, “Ne jemi shqiptar, jo jugosllav”..., pa u trembur
fare nga policia e Herleviqit dhe zagarët e tij shqipfolës.
Bajramin
e burgosi dy herë armiku, e torturoi rënd. Trupin e tij të njomë e lanë
me gjak, por ai qëndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagë
në trup e vazhdonte punën patriotike. Për Bajramin, jeta pa luftë, pa
përpjekje për t’u çliruar dhe pa rreziqe, përderisa populli shqiptar
ishte i robëruar nuk kishte kuptim.
Lufta e Bajramit dhe përpjekjet
e tij, brenda radhëve të organizuara u bënë model edhe për brezat që
erdhën e që do të vijnë pas tij.
Nëpër shtigjet që hapi Bajrami me
shokë, duke e shkrirë jetën e tyre të re, marshojnë një rini e terë,
një rini e shëndoshë dhe e pastër, për të arritur në cakun e ëndërruar
shekullor të popullit që i lindi.
Kur u dha kushtrimi nga Famëmadhja
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shëmbëlltyra e Dëshmorëve të Kombit ishte
shtizë e Flamurit tonë kombëtar, për të valuar krenar nëpër beteja!
Kujtimi për Bajramin dhe yjet tjerë të pashuar, do të jetë i
pavdekshëm. Do t’u jap forcë, vullnet dhe zemër të gjithë atyre të
cilët janë të vendosur për t’i mbajtur të papërlyera frytet e luftës
çlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre të cilët, jo vetëm për asnjë çmim
nuk do të shkelin mbi gjakun e shokëve të rënë, por që janë të vendosur
për të sakrifikuar ç’është e domosdoshme që amanetin e Bajramit dhe të
yjeve tjerë të pashuar, ta përmbushin plotësisht.
Vetëm atëherë kur
do ta bëjmë Atëmemëdheun tonë, ashtu siç e deshën yjet e pashuar të
kombit, të lirë, të ribashkuar dhe demokratik, mund te themi se e kemi
përmbushë këtë Amanet, plotësisht dhe me besnikëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyMon Feb 11, 2008 1:31 am

Ku kemi lere


Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
--Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
--Do vend' e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
--Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend' e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyWed Mar 05, 2008 8:40 pm

Një inçizim i viteve 1938 në Shqipëri shikone.
Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Default Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Pixel-vfl73

Tirana 1938
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyThu Mar 06, 2008 4:14 am

Mendoj qe nga ky fillim viti shqiptaret do ta duan edhe me shume shqiprin,arsya eshte se fituam pavarsin e Kosoves,kjo do te sjell besim edhe me shume tek ç'do shqiptar njeashtu edhe ne diaspor.
Ju uroj te gjithe shqiptareve pune te mbare ku do qe jane,atdheu mbi te gjithe.

Sa per temen;

Po edhe 101 shpirtra te me kishte fal Zoti do te ja falsha Atdhut tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyThu Mar 06, 2008 4:24 am

Shqipëria duhet në mënyra të ndryshme... edhe vet fjala "Të dua Shqipëri" e ka vlerën dhe dmth e vetë.
Por që ta duash Shqipërin duhet ngarkuar vet-vetes ca detyra me rëndësi për Shqipërinë dhe emrin Shqiptar.

Duhet ta mësosh gjuhën shqipe rrjedhshëm dhe të pastërt, për arsye komunikimi me shqiptarët. Ta njohësh historin e popullit tënd, që para miqve dhe armiqve të popullit tënd ta thuash dhe ta mbrosh të vërtetën, historinë e popullit tënd. Kur të thërret atdheu t'i dalësh zot, ta mbrosh atdheun tënd në bazë të kushteve dhe rrethanave, të veprosh për të mirën e tij.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Mar 06, 2008 5:14 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyThu Mar 06, 2008 4:49 am

Ani shkruajti:
pershendetje shqiptare!

Sa bukur flisni dhe sa bukur shpreheni, por me keta deklarata qe thoni ju jam mesuar. Pse flisni aq shume per memedhene dhe asgje nuk beni ne realitet? A eshte koha per mobilizim ne Kosove, pse me rrini akoma jashte atdheut? A thoni "mos mendoni se cka mund te beje vendi yt per ty, por mendo cka mund te ben ty per vendin tend", atehere pse me jetoni ne Zyrih, Vjene apo ndokund tjeter? Ejani ketu ne Shqiperi, Kosove dhe atehere shpreheni ate qe thoni!?

Pra te ju shoh servilizem dhe besoj se kurkush nuk ka ndonje ndjenje te madhe kombetare. Une vete jam takuar me shume persona qe flisnin keshtu si ju dhe kur i hapja me teper me thonin "do kisha dashur te marr nje grua jo-shqiptare", u thash po ju ishit kombetare, ma kthyen thjeshte "kurr eshte dicka personale s'ka komb, me pas mendojme per kombin".

Pra thoni cka te doni, shprehuni sa te doni, perseri ndjenja kombetare nuk eshte nje ndjenje ku gjeni kenaqesi duke pare se shqiptaret e vertete jane te paket.

Une per vete jam pak kombetar, por kurre nuk do mirrja nje te huaje per grua nese kam mundesi per nje shqiptare!

Ani, mendim i juaji dhe e respektoj por nuk eshte i argumentuar, sepse qdo logjike e shendosh mund t'ju kritikoj. Une nuk jam jashte atdheut dhe jetoje ne Kosove. Por, vetem diqka doja t'thoja se, kam me qindra raste vetem une nga ai rreth ku jetoj, te cilet kan jetuar ne perendim ne kohen e luftes ( 1998\99) jane kthyeher ne Kosove dhe kan shpreh deshiren qe te jene ne mesin e ushtareve tjere te UCK-se, qe ta ndihmojn ne ate menyre, te tjere ne menyra te ndryshme. Dhe, prap them se shume prej ketyre rasteve qe i di, nuk jane kthyher me asnjeher ne perendim, por jetojne ne vendlindjne e tyre, me ato kushte qe i kan edhe pse jo sikur ne perendim. Keto s'jane vetem fjale, por mund ti argumentoj shumicen me identitet te plote dhe keni te drejte te beni pyetje ku te doni dhe te zbuloni nese keto qe ju them jane fjale deshirash apo diqka tjeter...

Kjo qe shprehim ketu, jane mendime te gjithsecilit dhe qdo njeri e shpreh dashurin per atdheun e vete, ne menyren e tij se si din. Dikush e don me shume , por sdi si ta shpreh, dikush e don me pak por di ta shpreh ketu me shume, pajtohem me kete. Edhe diqka,mos prit qe ketu te tregoje qdo njeri se qfar ka ber apo ka dhen per atdheun e vete, thjeshte po shprehim mendime, dhe jo te mundohemi ketu te themi se une, ky apo ai ka ber me shume per atdheun-kombin. Por te themi se nuk jemi atdhetar, apo se per shumicen eshte primare interesi personal dhe me pas interesi kombetar, kjo me duket paksa teper e ekzagjeruar nga ju!
Megjithe respketin qe kam per ju, dhe mendimet tuaja pergjithsisht, nganjeher po me habite!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyMon Mar 17, 2008 7:40 am

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Default Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Pixel-vfl73

Lahuta E Malsise " MESHIRA" -Reshat Arbana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shkodrani_1
Përjashtuar
Përjashtuar
shkodrani_1


Numri i postimeve : 27
Registration date : 16/03/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyMon Mar 17, 2008 5:28 pm

Titulli po duket i mirè nese keni menduar per shqiptaret sepse SHQIPARET spo muj me kuptu se cka janè...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 1:16 am

Te falemnderit i nderuar SOfra qe n'a sollet ketu "Lahuten e Malcis " te cilen aq fort e interpreton i madhi Reshat Arbana ..
Ka pas gjithmone SHQIPTAR qe dine te duan Shqiperine ,dhe do te kete gjithmone (jam e bindur per kete)
shumica e popullit e do Shqiperine , nuk ka faj populli per padrejtesite qe jan bere ..

A ka faj shqiptari.

A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!

A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ?
A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet!

.........................E.Mekuli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 1:37 am

Ma shan Atdheun,
ma ke shajt nenen
Shterngoj dhembet,
mos te del fjala,
se te leshohem,
si bishe e eger,
per Atdheun.!

Edhe 100 shpirtra te kem ja fali Atdheut.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 10:48 am

Për Shqipërinë e kisha hangër një pulë te pjekur....ashtu siç po bëjnë disa "patriot me bateria" ketu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
GERI_G
Anëtar i ri
Anëtar i ri
GERI_G


Male
Numri i postimeve : 161
Vendi : in big albania
Profesioni/Hobi : shkoll
Registration date : 31/01/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 7:20 pm

te mos duash shqiperin eshte sikur te refuzosh qumeshtin qe te ka dhene nena po kjo dashuri eshte mbi te gjitha eshte e para dhe e fundit dashuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albania-nation.com
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 8:23 pm

Sofra shkruajti:
Ashtu është Beton ...Një Komb një Qëndrim, një Gjuhë amtare.... fla


Po sofra! Një komb, një qëndrim, një gjuhë amtare me pesë abetare ! Me kufi e me copa - copa , të integruar gjithkah për nga Evropa!fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 8:27 pm

petritkola shkruajti:
E dua Atdheun. Po perpiqem te beje dicka per te.

Mos u përpiq o petritkola ! Leshohu e bëre diçka e mos shko rretheqark ! Mjaf i kemi politikanët që përpiqen de!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 8:28 pm

xhavo_ shkruajti:
Për Shqipërinë e kisha hangër një pulë te pjekur....ashtu siç po bëjnë disa "patriot me bateria" ketu.

Ama edhe trutë e pulës t'i hajsh e të bëhesh i menqur pa bateria !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 8:30 pm

Ty Shqipëri të qofsha fal - të kam nënë e më ke djal ! tha një postues i forumit tonë - feneri !

Sipas tij e kisha bërë një SH të madhe ku do të mblidheshin gjithë sh- (qipëritë) e vogëla!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 11:03 pm

SHQIPERIA eshte nena qe na lindi dhe na riti na frymzoj dhe per SHIPERINE< JETOJ KUR ESHTE MIRE SHQIPERIA MEME jemi mire edhe ne ROFT SHQPERIA JETEN E KEMI PER TY O NENE SHQIPERI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 12:22 am

Ku kemi lere
..................................(A.Z. Çajupi)
Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
Do vend' e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
Per vend' e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyThu Jul 03, 2008 2:22 am

JETOJ KUR ESHTE MIRE SHQIPERIA MEME jemi mire edhe ne ROFT SHQPERIA JETEN E KEMI PER TY O NENE SHQIPERI


USHTARILIRIS

Respekt me pelqeu fare fort kjo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyThu Jul 03, 2008 11:58 am

Sa Shqiperine,te duhuren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyFri Aug 01, 2008 11:54 pm

ATDHEU
E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dherrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?
Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi...
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?
(Bilal Xhaferi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyFri Aug 01, 2008 11:55 pm

KOSOVA
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.
(Bilal Xhaferi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 EmptyFri Aug 01, 2008 11:57 pm

NATË Çame
Ndali çapin kopeja e ulqve
Në errësirën e thinjur me flokë bore.
Ndali çapin pranë staneve të heshtura
Kopeja e egër e pyjeve çame.
S’dëgjohen të lehura, s’dëgjohen blegërima,
Nuk duken më zjarret ku dremitin çobenët.
Vetëm deti rreh bregdetin me dallgë pa pushuar,
Vetëm hëna porsi dele e ndarë nga kopeja
Nëpër shtigjet e reve baret e vetmuar.
Ndali çapin kopeja e ulqve
Dhe përgjon e uritur në errësirën thinjoshe.

Ku ini ju çobenë me gunat e bardha?
Ku i kini delet që blegërinin kullotave?
Ku i kini qiprat, ku këmborët si këmbana?
Ku i kini qent e staneve që ulurinin si luanë?
Murrot, balot, gudot – armiqtë tanë të vjetër?
Ku janë që t’u tregojnë me çatallet e hekurt
Se si në shesh të luftës luftohet për jetën?

Hesht në errësirë Çamëria shkretëtirë,
vetëm dallga rreh parreshtur shkëmbenjtë kryeulur
Dhe jehona e saj e gjerë nëpër natën joniane
Përzihet me ulurimen e ulqve të uritur.
(Bilal Xhaferi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të   Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» E veçanta per ata qe duan te studiojnë ne Cyrih
» Per ata qe duan tingujt e qiftelis te ndegjojn onlaj..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: