|
| Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem | |
| | Autori | Mesazh |
---|
MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem Tue Jul 15, 2008 9:39 am | |
| Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem
70 VJET NGA IKJA E LORKES, POETI QE I DHA STIL TE RI POEZISE .LORKA, FENOMENI SPANJOLL I PERBOTSHEM
Kur kalendarit te vitit 1998 i ishin grisur vetem faqet e para, Mbreti i Spanjes, Huan Karlos dhe Mbreteresha Sofi e mbiquajten ate vitin "Lorka"... Ate vit kur Lorka duhej te mbushte 100 vjeç, ne te gjithe boten u organizuan qindra aktivitete ne kujtim te poetit qe theu klishe ne poezi dhe qe diti te lidhe kulturen per pakicen me kulturen per te gjithe, fale magjise se 'artificeve' te tij...!
Por lindja eshte fisnike sa edhe vdekja. Dhe siç shkruan Antonia Maçado, Lorken e pane te ecte mes grykave te pushkeve ne agimin e dates 19 gusht ne Granade, ne Granaden e tij. Media spanjolle vazhdon ta quaje edhe sot nje krim te rende pushkatimin e njeriut qe e shuan me dhune.
Pas 70 vjetesh nga ky krim, filozofia e poezise se tij e vazhdon rrugen e saj, duke anashkaluar kufijte e gadishullit Iberik dhe aq me teper, fshatin Fuente Vakueros ne afersi te Granades, ne jug te Spanjes, ku ai edhe qau per here te pare.
Poeti gjeni, i vrare tragjikisht ne 1936, vazhdon te konsiderohet nga kritika me elitare europiane dhe me gjere si poeti modern, qe krijoi dhe dha nje stil te ri ne poezi. Spanja e Lorkes, eshte Spanja e Brezit te vitit '98, me nje jete intelektuale liberale, ku spikasnin emrat e te mirenjohurve Unanimo, Jose Ortega y Gasset, te cilet sollen nje fryme "rebelimi" kunder realitetit te Spanjes te asaj periudhe.
Por me sa duket ne ndjeshmerine dhe virtuozitetin e poetit ndikuan edhe penat e njohura, Lope de Vega, Antonio Machado, Juan Ramon Jiménez etj. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem Tue Jul 15, 2008 9:40 am | |
| ***
Lindi ne Funte Vaqueros(Granada) ne Spanje me 6 qershor te vitit 1898 dhe u pagezua me emrin Federiko del Sagrado Corason de Jesus Garsia Lorka. Babai i tij, Don Federiko Garsia Rodriges, ishte nje fermer, kurse nene e tij Donja Visenta Lorka, mesuese, i dha te birit nje shije finoke letrare.
Qe kur ishte 2 vjeç, sipas biografit Edwin Honig, Garsia Lorka ishte i zhdervjellet ne mesimin e kengeve popullore. Kishte shendet te dobet dhe nuk mundi te ecte para se te mbushte 4 vjeç. Lexoi ne shtepine e tij vepren e Viktor Hygo dhe te Servantes kur si nxenes ishte i dobet ne mesime.
Studio letersi ne Universitetin e Granades dhe muzike me Manuel de Falla. Salvador Dali, Luis Bunjuel dhe Andre Breton, ishte trianguli, i cili ndikoi ne ngjizjen surrealiste te Lorkes. Por romantizmi i Granades, ku ndihej gjalle trashegimia arabe, folklori, orienti dhe nje gjeografi e shumellojte , nuk kishin si te mos zinin vend ne shpirtin dhe me pas ne te gjithe vepren e tij poetike. Ne vitin 1917 shkroi artikullin e tij te pare per Jose Zarrilla, ne kujtim te tij.
"Une jam nje spanjoll integral dhe per mua eshte e pamundur te jetoj jashte kufijve te mij gjeografike ;urrej te jem spanjoll per spanjoll; une jam vella me te gjithe dhe adhuroj njeriun qe sakrifikon per nje ide nacionaliste, abstrakte, per te vetmin fakt se do vendin e tij.
Nje kinez i mire eshte me afer meje se nje spanjoll i keq. Kendoj per Spanjen dhe e ndiej ate ne çdo qelize, por perpara kesaj jam njeri i botes dhe vella i te gjitheve", shkruante Lorka, i cili me gjithe jeten e shkurter udhetoi shume neper bote, si ne Argjentine, Uruguaj, Kube, SHBA etj .
Dhe jo pak nga udhetimet e tij u bene subjekt i shume poezive te Lorkes. Jane me mijera vargjet e shkruara nga Lorka, te perkthyera sot ne qindra gjuhe, sikunder dhe dramat e tij zene vend sot ne repertorin e arte te teatrove anekend planetit.
Impenjimi politik i Federico Garcia Lorkes, por edhe fundi i tij i tmerrshem, fund i cili i takon drames se luftes se Spanjes(1936) e bene pa diskutim Lorken nje nder protagonistet e shpirtit te Europes, dhe nje nder simbolet e lirise.
Lorka, ky fragment universal i Mesdheut, i njohur nga te gjithe, eshte artisti qe diti te lidhte kulturen e pakices me kulturen e te gjitheve Te gjitha manifestimet qe organizohen sot ne bote jane manifestime te nje forme reale dhe sureale, me marioneta dhe me nje loje te teatrit pikerisht siç e deshironte Federiko Garsia Lorka. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem Tue Jul 15, 2008 9:40 am | |
| ***
I njohur ne Shqiperi qe ne vitet e '30 te shekullit te kaluar, atehere kur shume shqiptare moren pjese ne luften civile te Spanjes, Lorka njihet tek ne si poeti i dhimbjes njerezore dhe poeti i revoltes.
Nje film me disa seri, i transmetuar nga kanali shteteror ne vite te ndryshme, i ka njohur shqiptaret me jeten e ketij poeti, i cili i thuri vargje me shume se kujtdo edhe ciganeve qe jetojne nen driten e henes dhe bejne femije nen ajrin e paster.
Drama, gjinia qe Federiko Garcia Lorka e levroi me origjinalitet te paarritshem, njihet ne Shqiperi nga venia ne skene nga trupa e Teatrit Kombetar, "Shtepia e Bernanda Albes". Por edhe pena e shkrimtarit disident Petro Marko, i ka dhene rast lexuesve shqiptare te njohin krijimtarine poetike te Lorkes, ketij fenomeni spanjoll, por i percaktuar nga shumekush si "Lorka i perbotshem". | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem | |
| |
| | | | Lorka, Fenomeni Spanjoll i Perbotshem | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |