|
| Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave | |
| | Autori | Mesazh |
---|
MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:28 am | |
| [size=24]Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave [/size] Xhejms Xhojsi, i ndaluar ne gjysmen e dyte te shekullit 20, ishte krahasuar si Satanai i letersise. Me ne fund, Xhojsi foli shqip. Xhojsi qe ne fillim e kuptoi se duhej te gjente "syrin ciklopik" midis realizimit dhe simbolizmit te artit. Keto dy shkolla here afroheshin dhe here largoheshin, perjetonin apsolutizime dhe kufizoheshin nga rutinat e ngurta. Xhojsi guxoi te qe perfaqesuesi me tipik i shekullit XX te i kalimit nga nje pozicion ne tjetrin, nga e kaluara realiste ne te ardhmen simboliste, duke universalizuar ndryshimet, valencat kuptimore, qofte gjuhesore, qofte imagjinative etj.
Ne nje ese te mrekullueshme qe shkroi per poetin anglez Uliam Blejk ai e quan artistin "ndermjetes i botes reale dhe botes se endrrave" asnje shkrimtar natyralist nuk ka mundur te pershkruaj jeten e perditshme me te detajuar e me te hapur, asnje simbolist nuk ka mundur te krijoje ndonjehere nje bote me te komplikuar alegorish dhe mitesh. Madje Xhojsi guxoi te bente nje "kryengritje te re".
Ai synoi nje proces te shkruari me shumellojshmeri stilesh si nje opozite te alternuar e te vazhdueshme ndaj realizmit vulgar, duke vene theksin mbi tekniken semantike te paraqitjes, duke i dhene formes nje rendesi qe ajo nuk e kishte patur kurre me pare.
Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:31 am | |
| Nje nga paradokset me te habitshme per kulturen shqiptare te gjysem se dyte te shekullit te njezete, eshte interdikti i emrit te Xhejms Xhojsit. Ky emer qe ndaluar duke u krahasuar me ate te Satanait te letersise boterore. Asnje liber i tij nuk u botua ne shqip dhe nje numer artikujsh bene replikat inkuizicioniste perfundimtare per te. Dhe ja erdhi casti te bejme nje gjest eksorcizmi, per t'u vetetallur me injorancen dhe politizimet absurde.
*** Ne shkurt te vitit 1882, ne Rrathgane, ne provincen e Dublinit ne Irlande lindi Xhejms Xhojsi, i cili se bashku me Marsel Prustin dhe Franc Kafken do te bente nje Krishna, (nje hyjni te trifishte) te ndryshimeve konceptuale te letersise moderne te shekullit tone. Xhejmsi ishte me i madhi i dhjete femijeve te familjes. I jati i tij, mbeshtetes i levizjes per pavaresine e Irlandes, qe njeri i alkolizuar. E jema nje grua stoike qe dhe katolike e vendosur. Veshtiresite ekonomike te vazhdueshme, (si per te vertetuar tezen e famshme te Hipolit Tenit per rolin percaktues te mjedisit), ndikuan ne psiqiken dhe imagjinaten e Xhejmsit te ri.
*** Ai mundi te arsimohej ne disa kolegje duke treguar prirje te shkelqyera te nje intelektuali te pazakonte, si nje subjekt shume i rralle i kultures se vendit te tij dhe te njerezimit. Ai tregoi qe heret interes te thelle per filozofine (vecanerisht per teorite estetike), qe nje poliglot i vertete, arriti te njohe 18 gjuhe evropiane e te kontinenteve te tjera, klasike (te vdekura) si dhe te gjalla. Vetem nga admirimi per Ibsenin mesoi norvegjishten per nje kohe te shkurter (nje motiv i njejte ka vepruar dhe tek Noli yne).
*** Autoret e preferuar te tij qene Danteja, Xhordano Brunoja dhe Xhambatisto Viko. Qe ne vitet e universitetit Xhojsi braktisi teresisht fene katolike, zhvilloi cilesite e nje intelektuali te pavarur, krenarine, madje edhe arogancen per te cilat kujtohet nga bashkekohesit. Ai kishte dhe karakteristika te tjera vetjake qe nuk ndryshuan deri ne fundin e jetes se tij: fizik delikat, kujtese te mahniteshme, nje ze tenor fin, veshtrim te dobet (ishte gati i verber per nje kohe te gjate) dhe degjim te zhvilluar shkelqyeshem. Xhojsi ka qene nje kurjoz i madh, ai mund te krahasohet vetem me Volterin dhe me disa pak shkrimtare antitotalitare. Nuk eshte fjala per kurajo politike se sa per guxim artistik, intelektual. Kjo kurajo i lejoi atij te caje pengesat dhe te tere lidhjet qe mund t'ja kufizonin lirine. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:31 am | |
| *** Ai qe gjithmone besnik i vetvetes dhe vetem i vetvetes.
*** Ne 1902 mbasi mbaroi studimet universitare ne Dublin Xhojsi shkoi ne Paris, ku per disa kohe studjoi mjekesi. Ne kete lak kohor ai papritur vendos te behet shkrimtar dhe filloi te shkruante poema e tregime te shkurtera (keto te fundit i quajti "epifane", qe do te thote tregim i menjehershem e i papritur i karakterit dhe te vertetes se brendshme ndermjet veprimeve apo diskutimeve aparente). Ne 1903 u kthye ne Dublin, sepse po i vdiste nena. Me vone punoi si mesues i anglishtes ne nje shkolle te mesme te periferise. Ne 1904 takoi per here te pare Nora Bamaker, qe u be me vone gruaja e tij. Pas marteses Xhojsi vendosi te ikte nga Irlanda. Ai qe i rebeluar ndaj kishes katolike irlandeze, ndikimin e se ciles e shihte si kufizim te lirise te vetes , qe i rebeluar ndaj qeverise britanike, por dhe ndaj koncepteve te ngushta nacionaliste irlandeze.
*** Pati shume deshperime dhe diziluzione. Ndaj gjeti strehe vetem te arti. Ai u be ndoshta me i perqendruari ne vetvete nga tere artistet e tjere. Ketu eshte sekreti i suksesit te Xhojsit. Mbas disa qendrimeve te shkurtera ne Londer, Paris dhe Zyrih, Xhojsi nga viti 1905 deri me 1915 jetoi ne Trieste. Aty kaloi caste te theksuara varferie.
*** Xhojsi pati gjithmone veshtiresi ne botimin e librave, librat i refuzoheshin per arsye te aluzioneve personale dhe politike qe ato permbanin.
*** Ne vitin 1914 botohet libri me 15 tregime "Dublinasit". Me pas sheh driten e botimit dhe novela "Portreti i nje artisti te ri" qe e shkroi per gati 10 vjet. Mbas drames "Mergimtaret" ai nisi te shkruante kryevepren e tij "Uliksin", qe u botua vetem ne vitin 1922.
*** Xhojsi vdiq me 1941 ne Curih. Famen qe nisi ta perjetonte qe ne te gjalle dhjete vjecaret e gjysmes se dyte te shekullit e ngriten ne Zenit. Ai u be nje nga shkrimtaret me te studjuar ne bote. Ai dhe sot eshte objekti i veshtrimeve eseistike nga me te skajshmit. Dhe kjo jo rastesisht. Politizimi i vepres se Xhejms Xhojsit e beri ate qe te anatemohet si kryeprijes i dekandentizmit. Cfare eshte thene per te! Nje llogjike absurde e ka mbeshtjelle me flaket e pameshirshme te nje autodafeje intelektuale nga me te turpshmet ne kohera. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:32 am | |
| *** Po ku qendron kontributi i Xhojsit ne letersine boterore? Kjo pyetje e kerkon nje shumesi pergjigjesh te cilat ne te vertete synojne nje sinteze q asnjehere nuk kristalizohet, sepse eshte nje substance ne nje veprim kimik te pafund. Xhojsi botoi 2 vellime ne poezi "Muzike dhome" ("Chomber muzic 1907) dhe "Kenge per para" (" Poems Penyeach", 1927). Poezia e tij eshte vegimore, sipas nje teknike te librave biblike qe ai i njihte shume mire. Po poezia i ngjante Xhojsit si je kostum i ngushte, ndaj gjurmen e saj e shpirtezoi ne tere krijimtarine e prozes. Per te dhene nje ide te pergjithshme te opusit po japim me poshte nje poezi te tij:
Vetvetja vetvetes kete emer i jep: katharsis! Po une vagabond floke shprishur braktisa gramatika pedante te poeteve e ne taverna e shtepi publike e shetita llogjiken e mprehte te Aristotelit Qe te mos gabojne Bardet neser Une jap kete spjegim: "mos prisni tani nga buzet e mia perifrazime shkollareske qofsh ti ne qiell, qofsh ti ne ferr qofsh i mjere ose i tmerrshem!"
Pra nje moto supreme per dicka te re, te padegjuar e torturon Xhojsin. Ai trashegon rebelimin e Blejkut dhe ironine groteske te Suiftit. Larg epikes madheshtore te Shekspirit, ai kerkon te jete nje rival i denje i te gjithe shkrimtareve te gjalle, te vdekur, po edhe te pa lindur. Xhojsi jetoi kryesisht ne kontinentin evropian dhe ai i ka te tera cilesine e nje shkrimtari evropian te mirefillte, qe synoi te identifikohet me nje koncept mbinacional te artit.
*** Shume artiste dhe shkrimtare bashkekohore qene te interesuar jo vetem per aspektet sociale dhe psikologjike te kultures, por dhe per aspektet estetike dhe te formes. Shume prej tyre qene eksperimentues te zellshem per te kapur dhe per te zoteruar te panjohuren dhe te pazakonshmen, duke krijuar shpesh keshtu nje vetlargim nga traditat antike dhe letrare.
*** Xhojsi qe ne fillim e kuptoi se duhej te gjente "syrin qiklopik" midis realizimit dhe simbolizmit te artit. Keto dy shkolla here afroheshin dhe here largoheshin, perjetonin apsolutizime dhe kufizoheshin nga rutinat e ngurta. Xhojsi guxoi te qe perfaqesuesi me tipik i shekullit XX te i kalimit nga nje pozicion ne tjetrin, nga e kaluara realiste ne te ardhmen simboliste, duke universalizuar ndryshimet, valencat kuptimore, qofte gjuhesore, qofte imagjinative etj.
Ne nje ese te mrekullueshme qe shkroi per poetin anglez Uliam Blejk ai e quan artistin "ndermjetes i botes reale dhe botes se endrrave" asnje shkrimtar natyralist nuk ka mundur te pershkruaj jeten e perditshme me te detajuar e me te hapur, asnje simbolist nuk ka mundur te krijoje ndonjehere nje bote me te komplikuar alegorish dhe mitesh. Madje Xhojsi guxoi te bente nje "kryengritje te re".
Ai synoi nje proces te shkruari me shumellojshmeri stilesh si nje opozite te alternuar e te vazhdueshme ndaj realizmit vulgar, duke vene theksin mbi tekniken semantike te paraqitjes, duke i dhene formes nje rendesi qe ajo nuk e kishte patur kurre me pare. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:32 am | |
| *** Shume kritike e kane akuzuar ate se ka ne shkrime shume lende artificiale, shume kode te veshtira per t'u kuptuar nga lexuesi. Ne kete pohim ka te vertete, por kjo nuk eshte e gjithe e verteta. Xhojsi eshte nje shkrimtar me nje laborator te jashtezakonshem vetiak te krijimit, por nuk eshte thjesht nje alkimist anonim dhe i deshtuar. Perkundrazi, ai e arriti te realizoje vetveten si nje gjeni i paperseritshem. Ne veprat e Xhojsit "vepra imituese", mimesi, u shnderruar ne nje perpjekje per te imituar dhe riprodhuar stilet e mendimit te personazheve te ndryshme, gje qe u quajt "perroi i ndergjegjes". Per te qene me te sakte eshte fjala per nje bashkesi perrenjsh te nje universi dhe te nje gjeografie shpirteror e te cuditshme.
*** Veprat e Xhojsit e emancipuan krijimtarine boterore dhe ai krijoi nje gjuhe idiomatike, plote mistere te kabalave filologjike, por gjithmone te vetekuptueshme ne parakuptimet dhe nenkuptimet e tyre te pafundme. Atij i pelqente stili kasandrian (parashikues) pervec lojes babilonike te gjuheve ai synoi te krijonte letersine totale, apo librin total te te gjitha koherave. Ky aksion i tij i pashembullt e cfiliti dhe e shkaterroi fizikisht si dhe menderisht. Librat e Xhojsit lexohen ne kohera te ndryshme dhe japin ne kohen tone kuptime te ndryshme. Per te tere shkrimtaret e medhenj pasardhes Xhojsi eshte njohur si kryemesues.
** Tridhjete shtate vjet Xhojsi i kaloi neper bote, si te imitonte nje odiseade homerike por ne nje kohe tjeter. Ne te vertete kryeqyteti i tij i zemres eshte padyshim Dublini. Eshte Itaka e letersise se tij, struktura e vendlindjes ka percaktuar gjithcka. Tere librat e tij ne substance me stilin e perpunuar paraqesin nje perpunim gjithnje me te nderlikuar te se njejtes teme zoteruese, qe zgjerohet e zhvillohet ne nje simbolike origjinale, simbolike xhojsjane.
*** I frymezuar nga Ibseni, idol letrar i Xhojsit, ai shkroi librin me tregime "Dublinasit" me nje saktesi natyralistike, ku megjithate perqendrimi stilistik eshte plot vlera potenciale alegorike. "Portreti i nje artisti te ri" eshte nje proze autobiografike, ku kryepersonazhi Stefan Dedali, djalosh qe mbart nje vetedije ne zhvillim, paratregon artistin potencial te ardhshem. Romani "Uliksi" pjeserisht e botoi gjate viteve 1918 1920 ne revisten Amerikane "The little reviee" si dhe ne "The egoist", kurse si liber i plote me 1922 qe synon nje kufi kronologjik te vecante.
Tere fabula e romanit kryhet ne nje dite: 16 qershor 1904. Personazh kryesor jane Leopolt Blumi, 30 vjecar, gruaja e tij Moli, si dhe studenti letrar Stefan Dedali. Pershkrimi parodik dhe tmerresisht i hollesishme te kesaj dite te vetme na njeh me shetitjen krejt te parendesishme te Blumit neper qytet me disa perjetime erotike te imta kryesisht imagjinate. Ndersa Penelopa e eposit grek e pret deri ne fund stoike Odisene, Moli e shoqja e Blumit e tradheton ate me dashnorin e saj.
Stefani ben diskutime te ndryshme me shoket dhe ne mbremje takohet ne nje shtepi publike me Blumin. Romani nuk ka kulme veprimi, cudia e tij nuk eshte tek ndodhia se sa te pasuria e pabesueshme dhe e jashtezakonshme e detajeve te se perditshmerise si nocion kryesor. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:33 am | |
| *** Studiuesit jane shprehur se "Uliksi" ka pese mundesi interpretimesh: 1. Komedi natyralistike irlandeze, 2. Shprehje e indiferences kozmike per te gjitha vlerat e te cilat pervoja i kthen ne pakuptimesi, 3. Romani eshte nje subjekt mistik, ezoterik, ose metafizik, 4. Nje satire pesimiste ne llogari te kotesise, apo anarkise se historise bashkekohore, 5. Afirmim optimist i jetes qofte ne clirimin humoristik qofte si vetedije tragjike apo si abstraksion kuazimistik. Kritiku S. L. Goldeberg mendon se keto pese veshtrime jane te vertetuara, por edhe te kufizuara dhe se te "Uliksi" eshte ndertuar ndricimi dramatik, perfytyrimik e krijues i pervojes morale e shpirterore te qenieve njerezore.
Romani eshte nje paralele periodike e kryevepres homerike dhe kategorine e perditshmerise ja nenshtron perspektives se traditave te lashta. Te 18 kapitujt e romanit jane shkruar me teknika te ndryshme qe ne fund te fundit mund te klasifikohen ne dy lloje: 1. ne monologun e brendshem si mundesi universale e asosacioneve e perfytyrimeve dhe 2, ne parodite e qellimshme e te mencura te mjeteve te ndryshme retorike historikisht te njohura, te cfaqura ne menyra kontrastike dhe ne grupe, ne nje dimension qe shpreh nje simulante te ndodhive ne kohe dhe ne aftesi.
Cdo ngjarje sipas kesaj optike mund te kuptohet edhe si serioze edhe si shaka, si tragjike dhe njekohesisht komike. Pra alternohen disa rrafshe kuptimore, krijohet nje kaleidoskop i pafund kuptimesh dhe llogjikash vepruese. Xhojsi eshte nje artist shume i madh, sidomos ne perdorimin krijues te gjuhes, duke shpallur fjale te reja, duke hapur dimensione gati mistike dhe shume te skajshme te fjaleve te vjetra. Teknikn e "perroit te ndergjegjies" sic e thote vet Xhojsi e mesoj ne vepren "Dafinat u prene" ("Les lauries sont coupes") te shkrimtarit francez Eduard Dyshardin.
*** Libri i fundit i paravdekjes eshte "Vigjelimi i Fineganit" ("Finegan's Eake"), te perfunduar me 1939. Xhojsi e shkroi kete liber per 17 vjet rresht i preokupuar dhe seriozisht deri ne mani. Nje proze e habitshme teper e vellimshme, qe eshte nje rast i pashembullt dhe krejt i vecante, i paperseritshem me i prozes boterore.
Ne strukturen e vet konceptuale vepra eshte ideuar nga teoria e levizjeve ciklike te mendimtarit italian te shekullit te XVlll Xhambatisto Viko. Ky roman eshte historia e nje familjeje irlandeze ne Dublin, me sakte nje fabul popullore irlandeze dhe simbol i raporteve infinitive te njerezve. Eshte shkruar me gjuhen e shumekuptimshme dhe Xhojsi i kapercen shpesh normat drejtshkrimore, etimologjike e gramatikore, tenton te shprehe disa gjera njeheresh, duke kompozuar disa bashkesintaktike paralele, simetrike apo te kunderta, te nderlidhura me ngjarjet, Dublinin, kulturen irlandeze, baladat e lashta: gjeografine, historine dhe humorin.
Proza eshte orientuar edhe ndaj efekteve akustike, ne abstraksionin dhe virtiuzitetin e tij te vetmuar ky liber eshte mbase nje deshtim gjenial, sepse ndonese arrin te jape suksese te pjeseshme te kuptimeve ne teresi eshte gati e pamundur te ndiqet vijimesia. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave Tue Jul 15, 2008 9:33 am | |
| *** Qe te kuptohet i teri teksti eshte i nevojshem "nje lexues ideal qe vuan nga nje pagjumesi ideale" sic ben vete ironi Xhojsi. Xhejms Xhojsi i tejkalon perhere mundesite e te shprehurit e ne zbulojme ne cdo cast si ne nje reliktuar vigan copeza thesaresh antike per te cilat informohemi nga legjendat e perrallat e kuptimeve nga instikti i aventurave intelektuale te mendimit e te njerezimit. Ne fund dua te shtoj dicka teper interesante qe lidhet me ne shqiptaret. Ne nje liber te tij Xhojsi ka dhe disa rreshta te nje dialogu qe per shume studiues te tij eshte konsideruar se i takon nje gjuhe te panjohur mbase te shpikur edhe nga vete autori.
Fjala eshte per nje dialog me fjale te gjuhes shqipe te cilat jane riprodhuar nga Xhojsi me nje grafi jo shume te sigurt. Ky fakt tregon nje lidhje te Xhojsit me shqiptaret. Pikerisht ne Trieste, qytet ku shkonin e vinin shqiptaret ai duhet te jete takuar me njeriun i cili ka dhene edhe fjalet e mesiperme, te cilat Xhojsi i ka regjistruar dhe i ka futur ndermjet dialogeve te tjere, ku sic dihet ai citonte ne te gjithe gjuhet evropiane fjale dhe fraza te tera. Kjo teme do te ishte me interes per nje ese te vecante. Me ne fund Xhojsi, u perkthye dhe u njoh ne Shqiperi.
Eshte merite historike e poetit dhe perkthyesit te ri e te shquar shqiptar Idlir Azizi, qe perktheu disa libra te Xhojsit, kryevepren e veshtire "Uliksi" n. Xhojsi, nga i ndaluar, fitoi te drejten ekzistenciale te lirise, qe ai e gezon prej kohesh i konvertuar ne te gjitha gjuhet e tjera te botes. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave | |
| |
| | | | Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |