Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi Komtarè dhe Alternativat?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Bashkimi Komtarè dhe Alternativat?! Empty
MesazhTitulli: Bashkimi Komtarè dhe Alternativat?!   Bashkimi Komtarè dhe Alternativat?! EmptySat Jul 05, 2008 11:20 pm

BASHKIMI KOMBËTAR DHE ALTERNATIVAT fla



Shkruan: Halil KRASNIQI

Procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan duket se nuk ka përfunduar. Ky proces në Europë ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Duke pasur parasysh faktin se Ballkani gjithmonë i ka pasur sytë kah Europa, e ka pasur dhe e ka model atë, atëherë mund të thuhet se procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan është një proces-prapavajtës i vonuar, që po ndodh këtu me një vonesë gati 140 vjeqare. Andaj, nuk mund të mohohet fakti se shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, veç tjerash e ndihmoi edhe faktori-qëllim i krijimit të shteteve-kombe. Kjo edhe ndodhi me Slloveninë dhe Kroacinë, e nuk ndodhi me Maqedoninë e as me Serbinë. Orientimi serb në bërjen e shtetit-komb të tyre u bazua në platformë politike shoviniste, përcjellur me apetite territoriale duke bërë spastrime etnike dhe krime kundër popujve të tjerë. Kurse, orientimi maqedon u bazua në shtrirje territoriale të okupuar nga ish-Jugosllavia, në fakt të territorit shqiptar.

Po cila është pozita e shqiptarëve në këtë proces të vonuar historik për Ballkanin?

Dihet se edhe shqiptarët nuk arritën ta formojnë shtetin e tyre në kufijtë e tyre etnik. Platforma politike e bashkimit kombëtar, është platformë e bashkimit të gjysmës së territoreve të aneksuara me dhunë nga fqinjët e tyre para rreth 100 vjetësh (Kosova, trojet shqiptare në Maqedoni, në Serbinë jugore, në Mal të Zi dhe në Greqinë veriore). Këto territore kanë qenë shqiptare dhe të banuara me ta edhe në kohën e aneksimit, por edhe tani. Si rrjedhim, së bashku me Shqipërinë e sotme përbëjnë një territor krejtësisht kompakt dhe të banuar me shqiptarë. Pse u dashka që vetëm ne të pajtohemi me humbje territoresh e bashkë me to edhe të popullit tonë aty?
Ne e dijmë edhe faktin tjetër se, në Evropë ka pakica kombëtare. Ato nuk janë as në numër e as në territorr aq sa janë shqiptarët jashtë Shqipërisë së sotme administrative. Ato kanë mbetur si rezultat i këmbimeve të ndërsjella territoriale, dmth. një shtet ka humbur një territor, por edhe ka fituar një territor tjetër. Vetëm me shqiptarët kjo nuk ka ndodhur. Shqiptarët gjithmonë vetëm janë hendikepuar territorialisht nga fqinjët e tyre. Aspak nuk më pëlqen roli i viktimës, por vërtetë ne jemi viktimizuar dhe gjëmtuar territorialisht. Le të dalin faktet në sipërfaqe.

Pengesat brenda dhe mbikombëtare - Është e vërtetë se, në Ballkan, Evropë dhe Botë, pra në planin ndërkombëtar është një klimë tjetër politike, por edhe socialo-ekonomike (të arriturat teknologjike, globalizimi dhe efektet e tyre!). Është e qartë se ky proces i vonuar shtet-komb formues në Ballkan nuk është në përputhje me orientimet dhe zhvillimet politike në Europë sot. Por, duket të jetë i vërtetë edhe fakti tjetër se, është i pamundur integrimi i Ballkanit në BE, bashkë me problemet e tij të pazgjidhura etnike brenda. Duhet thënë hapur se, në opinionin ndërkombëtar, ideja e realizimit të bashkimit të shqiptarëve dhe trojeve ku tani jetojnë ata, në një shtet të vetëm, ende shihet si rrezik i destabilizimit të rajonit, dhe eventualisht i përsëritjes së ngjarjeve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Mirëpo, është në dorën tonë që, duke u bazuar edhe në argumente historike dhe duke u futur në raporte politike me aleatët tanë, ta shmangim këtë frikë dhe ta ndreqim këtë imazh të shtrembëruar. Sepse, shqiptarët s’kanë ndjekur kurrë, e as nuk do të ndjekin platforma politike shoviniste e as ekspansioniste për bashkimin e tyre kombëtar. Ata as që kanë ndonjë interes ta bëjnë këtë. Ata s’kanë nevojë për shtrembërim të argumenteve, por vetëm për vurjen në pah të tyre, fuqizimin e tyre. Këto mund të kategorizohen në kuadër të pengesave jashtëshqiptare!
Ekzistojnë edhe pengesat brendashqiptare. E më kryesorja në kuadër të kësaj kategorie është: mungesa e një boshti të vetëm politik kombëtar shqiptar në Ballkan. Dijmë se, shqiptarët në mënyrë të fragmentuar bëjnë politikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi! Jemi dëshmitarë të zhvillimeve të fundit në taborrin politik shqiptar në Maqedoni, apo të diskutimeve absurde rreth “identitetit” në Kosovë.

Strategjia- Kjo platformë politike, nuk kërkon kurrfarë zhvendosje të popullsisë në asnjë formë nga cilido popull. Kufijtë etnik mund të shndërroheshin në ata shtetëror. Si e tillë është platforma më paqësore dhe më civilizuese e mundshme për shqiptarët dhe fqinjët e tyre. Me demokratizimin e rajonit dhe njëkohësisht me krijimin e sigurisë për të gjithë popujt, një zgjidhje e tillë do të jetë përditë e më e besueshme për të gjithë. Besoj se, bota do ta përkrahë një zgjidhje të tillë paqësore, e jo t’i hapë rrugë realizimit të procesit të natyrshëm të ribashkimit të një kombi vetëm përmes luftërave. Luftërat duhet të jenë vetëm histori për Ballkanin tashmë. Rasti i ribashkimit të dy Gjermanive edhepse i ka të veçantat e veta, mund të na tregojë drejtimin e duhur!
Së pari duhet thënë se shqiptarët kështu siç janë të organizuar politikisht në planin kombëtar dhe mbikombëtar nuk mund ta realizojnë të vetmuar një platformë të tillë. Përndryshe, një Kosovë e pavarur dhe pa problemin serb brenda, në planin afatgjatë do t’i shërbente më së miri këtij qëllimi. Por, duke u bazuar në gjendjen reale dhe proceset politike proserbe që tanimë kanë zënë fill, shërbimin më të mirë realizimit të saj mund t’ia bëjë vet Serbia, duke e pamundësuar realizimin dhe funksionimin e kësaj pavarësie që po i servohet Kosovës. Kjo do ta sillte edhe faktorin ndërkombëtar para një situate të re, ku do të mendonte për zgjidhje alternative. E alternativë tjetër përveç ridefinimit të kufijve ballkanik në vija etnike nuk duket se ka. Mbi të gjitha kjo do t’i kënaqte edhe serbët, maqedonasit edhe shqiptarët.
Andaj, për shqiptarët, dy janë rrugët e mundshme që duhet ndjekur, me prioritet prej të parës kah e dyta:
1. Pavarësia e plotë e Kosovës si zgjidhje kalimtare (në pritje të proceseve më të favorshme);
2. Qëndrimi dhe kërkesa që tani për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.
Sa i përket strategjisë për tu mënjanuar pengesat brendashqiptare, atëherë duhet thënë se, përveç unifikimit të faktorit politik shqiptar në Ballkan, rëndësi e posaçme i duhet kushtuar edhe krijimit të opinionit publik shqiptar rreth përqafimit të këtij ideali kombëtar. Njerëzve duhet analizuar dhe argumentuar me parametra real, krejt te prekshem dhe të qartë për secilin se, bashkimi kombëtar është interes dhe mundësi njëkohësisht, e jo vetëm dëshirë! E po të hulumtohet në gjetjen e këtyre parametrave, jam i bindur se ka sa të duash, si: aspekti i sigurisë më të lartë kombëtare karshi rreziqeve të jashtme, dalja në det, kufiri tokësor dhë ai ujor me BE-në, rruga Tiranë-Prishtinë dhe një treg i përbashkët, nafta e Shqipërisë, ullijtë e saj, bregdeti i mrekullueshëm, pasuritë nëntokësore të Kosovës, lidhja e Shqipërisë administrative me Europën Lindore dhe një pjesë të asaj qendrore përmes Kosovës me rrugë tokësore , etj, etj.

Argumentet deklarative të veshura vetëm me patetizem patriotik nuk janë të mjaftueshme, sepse janë të çveshur nga fuqia e argumentit, e cila fuqi përveç konstatimit ofron edhe alternativën reale,
E gjithë kjo pa përkrahje ndërkombëtare nuk ma merr mendja se bëhet. E përkrahja ndërkombëtare mund të fitohet gjithsesi. Është një metodë e përfitimit të të dobëtit karshi të fortit duke ia adaptuar (vjedhur) mjetet dhe format politike të të fortit. Duke e përvetësuar demokracinë dhe mjetet që ajo ofron, e mbi të gjitha fjalën e lirë alias qëndrimin e lirë politik, ne duhet dhe mund ta bëjmë këtë.

Diskutime te kendshem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Bashkimi Komtarè dhe Alternativat?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Halil Krasniqi: BASHKIMI KOMBËTAR DHE ALTERNATIVAT
» Roli i fisnikerisè dibrane nè historinè komtare dhe mè gjerè
» Si ta ribashkojmë kombin she shtetin shqiptar?
» Bashkimi ben fuqine!
» Bashkimi bënë fuqinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: