Ekziston semundja qe quhet funksionim i pamjaftueshem i zemres. Kjo
është një gjendje ku aftësia e zemrës të pompoje
është zvogëluar. Zemra nuk mundet të
pompoje rrotull sasinë e nevojshme të gjakut,
për t´i furnizuar pjesët e ndryshme të trupit
me oksigjen dhe ushqim.Ndodh një disekulibër
në mes rezervës dhe kërkesës, domethënë në mes asaj se sa ka
mundësi zemra të pompoj dhe kërkesës së trupit. Shkak i kësaj
mund të jetë infarkt i zemrës, spazma vaskulare, shtypja e lartë
e gjakut, difekt i barkushes, sëmundja e muskulit të zemrës
ose konsumim i lartë i alkoolit, etj. Në disa raste nuk mund të
thuhet me siguri pse ndodh dobësimi i muskulit të zemrës.
Pa frymë
Gjendja pa frymë paraqitet sidomos nga mundimi dhe në pozicion
të shtrirë. Për shkak se lëngjet grumbullohen në mushkëri.
Gjendja pa frymë mund të jetë një kombinim i kollës
ngacmuese dhe shqetësimit.
Këshilla!
Ndalohu dhe pusho disa minuta kur je pa frymë dhe kur ke
mundim. Një jastëk më shumë të flesh me kokë më lartë natën
dhe ngritjen e pjesës te këmbët, mund ta zvogëlojnë gjendjen
pa frymë dhe fle më lehtë. Pi më pak dhe/ose shto ilaçin e
detyrimit të lëngjeve sipas recetës. Kollë e thatë ngacmuese
mund të jetë ndonjëherë si pasojë e disa ilaçeve ndaj funksionimit
të pamjaftueshëm të zemrës. Diskuto me mjekun tënd
kur ka mundësi ta provosh një preparat tjetër pa këtë efekt
anësor.
Grumbullim i lëngjeve te personat të cilët ecin në këmbë shkaktojnë
ënjtje të shputave, të nyjave dhe të këmbëve.Duket si një
grope e mbetur në këmbë pas shtypjes me gisht të nyjës së këmbës.
Ënjtja e mëlçisë dhe e zorrëve jep ndjenjën e shtrëngimit në
bark dhe të vjen me vjellë. Grumbullimi i lëngjeve shton peshën
e trupit dhe shkakton ndryshime të shpejta të peshës.
Këshilla!
Marrja e lëngjeve duhet kufizuar deri ne 1.5 litra në ditë. Mbaj
mend se edhe ushqimi i lëngshëm llogaritet në marrjen/pirjen
e lëngjeve. Është shumë me rëndësi që të peshohesh rregullisht.
Kontrollo me dëshirë peshën çdo mëngjes dhe shënoje
rezultatin. Vëri këmbët mbështetur lartë kur rri ulur. Çorape
mbështetëse rekomandohen.Një infermiere e rajonit ose fizioterapeuti
mund të ndihmoj t´i provosh ato. Mos përdor
çorape të zakonshëm me rreth lartë të forte.
Marramendja
Marramendja varet nga shumë shkaqe. Kur të ngrihesh në
këmbë, ose kur rri në këmbë, dhe të shfaqet marramendja,
ndodhë kjo shpesh për shkak të shtypjes së ulët të gjakut. Kjo
mund të jetë pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës,
por edhe nga ilaçet që i merr të cilat shkaktojnë uljen e
shtypjes së gjakut. Ndërkaq, dobia nga ilaçet është e madhe,
dhe nuk duhet të ndërpresësh marrjen e ndonjë preparati, pa
kontaktuar mjekun.
Këshilla!
Shmangu lëvizjeve të shpejta nga një pozicion në tjetrin. Rri
ulur një çast në skaj të krevatit, dhe shkel me dëshirë në tokë
me këmbët para se të ngrihesh.
Oreks të zvogëluar
Oreksi i zvogëluar, të vjen me vjell dhe marrja e keqësuar
e ushqimit në zorrë mund të bëj të keq ushqyer dhe rënie
peshe.
Këshilla!
Ha racione të vogla dhe më të shpeshta. Ndonjëherë një
pije ushqyese më tepër rekomandohet. Një dietist mund
të jep këshilla shtesë dhe të jep recetë për pije ushqyese.
Etje
Etje dhe tharje të gojës janë probleme të zakonshme te personat
që kanë funksion të pamjaftueshëm të zemrës.Etja varet
si nga ilaçet detyruese të lëngjeve ashtu edhe nga sëmundja e
zemrës.
Këshilla!
Shmangu ushqimit shumë të kripur. Ka hape, çamçakëz dhe
s’praj jargësh pa recetë në barnatore, të cilat ta zbusin etjen. Të
thithësh copa akulli ose kokrra të ngrira është po ashtu mirë.
Pi ndonjë gllënjkë ujë në vend të një gote të tërë. Shtyp limon
në ujë. Kjo stimulon lëshimin e jargëve tua. Pija e ëmbël e
shuan më keq etjen se sa pija e thartë apo e hidhur. Vini re se
uji mineral ka kripë. Kur ke tharje të gojës mund të jetë më
mirë me pije të vakëta. Kij kujdes me higjienën e dhëmbëve
sepse atëherë shtohet rreziku i karies.
Marrja e lëngjeve
Kij kujdes dhe mos pi më shumë se 1.5 litra në ditë nëse ke
prirje për të grumbulluar lëngje në trup. Mbaj mend se edhe
ushqimi i lëngshëm duhet të llogaritet në këtë. Mati me një
rast të gjitha lëngjet që i pi gjatë tërë ditës, për të krijuar një
ide se sa pi lëngje. Nëse është vapë, djersitesh shumë ose ke
sëmundje të diarresë, atëherë humbjet e lëngjeve mund të
shtohen në mënyrë dramatike. Atëherë është me rëndësi që
përkohësisht të shtosh marrjen e lëngjeve.
Këshilla!
Përshtat aktivitetet tua sipas marrjes së ilaçeve detyrimi të lëngjeve.
Shpesh mund ta shtysh një dozë ose të bësh një pushim të
përkohshëm, kur gjendja praktike nuk lejon vajtje të shpeshta
në nevojtore. Ti duhet të këshillohesh me mjekun, e ta mësosh
dozimin e ilaçeve, duke u nisur nga pesha jote e trupit dhe se
si ndjehesh. Ndonjëherë mund t´ia dalësh të marrësh ilaç detyrimi
të lëngjeve vetëm në rast nevoje. Dozimi i përgjithshëm
duhet të jetë sa më i vogël që është e mundur.
Kontrolli i peshës
Kij si pikënisje peshën tënde normale kur ndjehesh mirë. Është
shumë me rëndësi të peshohesh rregullisht. Nëse ke më shumë
telashe nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës, është mirë
të peshohesh çdo ditë. Shtimi i shpejtë i peshës është shpesh
shenjë se lëngjet janë grumbulluar në trup.
Gjendja psikosociale
Ankthi, shqetësimi dhe mërzia janë ndjenja të zakonshme në
rast të funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës. Pasiguria për
aftësinë tënde mund të shpie në vetë izolim dhe vetmi.
Këshilla!
Këto ndjenja janë të zakonshme dhe normale. Përpiqu t´i
ruash aktivitetet sociale dhe marrëdhëniet me farefis dhe
miqtë. Përqendrohu në mundësitë jo në kufizimet. Është
me rëndësi që të afërmit e farefisit të informohen mbi
sëmundjen tënde, që ata më mire të jenë një mbështetje
për ty. Ka mundësi të kesh shërbim transporti ose leje për
parkim për të handikapuarit. Shoqata e të sëmurëve nga
zemra dhe nga mushkëritë është e arritshme për këshilla
dhe mbështetje. Ndonjëherë mund të kesh ndihmë nga
ilaçet për përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe kundër
depresionit.
Lëkura
Ilaçi detyrues i lëngjeve mund ta bëj lëkurën të brishtë.
Këshilla!
Lyeje lëkurën me krem zbutës. Ndonjëherë ka nevojë për ilaç
për shuarjen e kruarjes.
Gjumi
Çrregullimi i gjumit është i zakonshëm kur ke funksionim të
pamjaftueshëm të zemrës, dhe mund te ketë shumë shkaqe.
Këshilla!
Shmangu çasteve të gjata të fjetjes ditën dhe shto aktivitetin
fizik. Ta kesh freskët në dhomë. Pozicioni shtrirë me kokë të
ngritur ia zvogëlon ngarkesën zemrës dhe me këtë edhe nxënien
e frymës. Krevati i përshtatur me pjesën e kokës që ngritet
dhe ulët mund ta marrësh përmes infermieres së rajonit.
Ndryshim i mënyrës
së jetesës
Ndalo pirjen e duhanit
Rekomandohet fort ndalimi i pirjes së duhanit. Nikotina
shkakton tkurrjen e enëve të gjakut, dhe kështu i shtohet rezistenca
zemrës. Karbon oksidi i tymit zë vendin e oksigjenit
në gjak, dhe tashmë që nga fillimi, rezervat e zvogëluara të
oksigjenit dobësohen edhe më shumë. Tymi i duhanit ka edhe
efekte të tjera të dëmshme për enët e gjakut, çka shkakton arteriosklerozë
dhe rrezik për krijimin e trombozës. Ka ndihmë
për të pasur sukses me lënien e duhanit. Një mundësi është ta
provosh një mjet që zëvendëson nikotinën (p.sh. leukoplast)
gjatë një kohe kalimtare. Diskuto me dëshirë me mjekun tënd
ose me infermieren, se si të veprosh pikërisht ti, për të pasur
sukses me lënien e duhanit.
Pirja e kufizuar e alkoolit
Është mirë t´i shmangesh pirjes me të madhe të alkoolit, se
atëherë mund të dobësohet aftësia e pompimit të zemrës. Alkooli
mundet, po ashtu, të kontribuoj në një masë të caktuar
në prishjen e ritmit të zemrës. Pirja e sasisë së arsyeshme
e alkoolit durohet nga shumica e pacientëve me funksion të
pamjaftueshëm të zemrës.
Ndryshimi i ushqimit
Në rast mbipeshe ose në rast yndyrash të larta në gjak, është
mirë të përdorësh prodhime “të lehta”. Shmangu sidomos yndyrës
që ka në prodhimet e qumështit dhe në prodhimet emishit. Si funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës, mund të
shkaktojë probleme me rënie në peshë. Atëherë ke nevojë
për ushqim më të ushqyeshëm. Në rastet tjera rekomandohet
ushqim i zakonshëm. Shmangu racioneve të mëdha, të cilat
shkaktojnë edhe më shumë ngarkesë për zemrën.
Kripa lidh lëngjet në trup edhe e shton etjen. Në rast të lehtë
funksionimit te pamjaftueshëm të zemrës në përgjithësi nuk
ka asnjë nevojë për ndonjë ndryshim të madh të sasisë së kripës
në ushqim. Ndërkaq shmangu që të bëhet shprehi ta kripësh
më shumë ushqimin.
Vaksinimi
Është mirë të vaksinohesh çdo vit ndaj gripit. Ka po ashtu
edhe vaksinim kundër inflamacionit të mushkërive.
Aktivitet fizik
Më herët mendohej se aktiviteti fizik nuk është i përshtatshëm
në rast të funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës. Sot dihet
se aktiviteti fizik është një komponent i rëndësishëm i trajtimit
mjekësor. Ndërkaq është mirë ta përshtatësh aktivitetin
sipas gjendjes së përgjithshme ditore.
Fazë akute
Në fazë akute në spital vlen kryesisht të pushosh. Skaji te koka
i ngritur dhe skaji te këmbët i ulur mund ta lehtësoj frymëmarrjen.
Nëse ke nevojë për një krevat që ngrihet dhe ulet te
shpina kur të shkosh në shtëpi, këtë mund ta rregullosh përmes
kontaktit me mjekun.
Fizioterapeuti mund të udhëzoj rreth gjimnastikës së frymëmarrjes
si dhe ushtrime si të shkelësh me shputa dhe të vësh
këmbët. Është me rëndësi që ti sa më parë që të lejon gjendja
jote shëndetësore, të ngrihesh nga krevati dhe p.sh. të ulesh
një çast në një kolltuk. Këtë e bën që të parandaloj ndërlikime
si inflamacion të mushkërive si dhe tromboza, çka shton rrezikun
nëse rri më gjatë i shtrirë në krevat. Nëse ke problem me
këmbë të ënjtura për shkak të grumbullimit të lëngjeve mund
t´i provosh një palë çorape mbështetëse.
Katër javët e para pas caktimit të diagnozës dhe ilaçeve, është
mirë të shmangesh që të mundohesh shumë fizikisht.Trupit i
lypset kohë të këndellet, ashtu që e rrit shkallë shkallë mundimin
fizik dhe dëgjoje si reagon trupi nga mundimi.
Fazë stabile
Është i rëndësishëm ushtrimi fizik/aktiviteti fizik në rast të
funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës. Përndryshe rrezikon
të humbasësh masën e muskujve dhe me tej të dobësohet
aftësia për punë. Ushtrimi fizik është pra një shtesë e rëndësishme
e ilaçeve.
Në rast funksionimi të pamjaftueshëm të zemrës, zakonisht nuk
mund ta ushtrosh muskulin e dëmtuar të zemrës, por të tjerët
muskuj bëhen më të qëndrueshëm, pasi që thartira dhe ushqimi
në gjak shfrytëzohen në mënyrë më efikase. E heton efikasitetin
duke u rritur aftësia jote për punë dhe ti në përgjithësi ndjehesh
më mirë. Ndërkaq, është mirë që ti ta përshtatësh aktivitetin
tënd fizik sipas gjendjes tënde ditore. Kur të pengon diçka
atëherë nuk duhet të bësh edhe më shumë t´i bësh vetes presion,
sepse kjo e streson edhe më shumë zemrën.
Lëvizje të përshtatshme fizike janë shëtitjet, punë në kopsht
dhe ushtrime në pishinë. Ti po ashtu mund të ushtrosh në
shtëpi p.sh. duke ngarë biçikletën e ushtrimeve ose t´i ushtrosh
muskujt me llastik. Me rëndësi është që ti të ndjehesh mirë me
ushtrimin tënd dhe i bën ato në taktin tënd.
TË KESH PARASYSH
në rast të mundimit fizik
Nxeh trupin para se të mundohesh ashtu që të mos “turresh
në lëvizje”. Përmes një “starti të butë” arrijnë
në takt zemra dhe muskujt dhe ti mbetesh më pak pa
frymë. Alterno poshtë pas mundimit ashtu që të mos “ndalohesh papritmas”. Atëherë arrin zemra dhe qarkullimi i
gjakut të alternoj poshtë.
Është rënduese për zemrën të punoj njëkohësisht me
grupe të mëdha ose më shumë grupe të muskujve. Nëse
në vend të kësaj punon vetëm me krahët ose vetëm me
këmbët, atëherë është më lehtë.
Është rënduese për zemrën edhe me punën statike të
muskujve, domethënë ngritje të peshave të rënda e të
ngjashme.
Në rast ushtrimi të radhës me një grup të vogël muskujsh
mund të djeg shumë në muskul nga acidi i qumështit.
Kjo nuk është e rrezikshme për derisa nuk të shtrëngon
në gjoks.
Kur ta ndjesh se të shtrëngon në gjoks, atëherë nuk
duhet të bësh më tej presion por ule ritmin ose pusho
një çast.
Syno që të mësosh më shumë se ç´është funksionimi i
pamjaftueshëm i zemrës dhe si reagon trupi kur ke funksionim
të pamjaftueshëm të zemrës. Njohuritë mbi funksionimin
e pamjaftueshëm të zemrës bëjne që ta kuptosh më mirë
se si reagon trupi yt p.sh. në rast të mundimit fizik si dhe si
duhet ta administrosh gjendjen më së miri.