Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Beteja e Kosoves

Shko poshtë 
+5
Hana
Anna
petritkola
Sofra
Riki30
9 posters
AutoriMesazh
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptyThu Aug 09, 2007 1:45 pm

Tradhetia serbe ne Betejen e Kosoves
Para 618 vitesh serbët e Vuk Brankoviqit tradhëtuan koalicionin antiosman, vranë vëllezrit e tyre, prenë djalin e princit Lazar duke legalizuar kështu koalicionin e tyre anti-katolik dhe anti-Europë të lidhur me turqit qysh para vitit 1389. Në këtë betejë, më 15 qershor të vitit 1389, Milushi një trim shqiptar nga Kopiliqi i Drenicës arriti ta vrasë Sulltan Muratin. As kjo humbje e madhe e Osmanëve nuk arriti t`i zmbrapste ata sepse ishin një fuqi e madhe ushtarake. Pas vrasjes së Milushit, tradhëtisë serbe të Vuk Brankoviqit, ikjes së Princ Llazarit nga beteja, koalicioni katolik me shumicë shqiptare u dobësua shumë dhe pas disa betejave të përgjakshme e humbi betejën e Kosovës.

Edhe sivjet më 28 qershor 2007, pas 618 vitesh pasardhësit e Brankoviqëve vijnë prap në të njejtin vend që të provokojnë kujtesën historike shqiptare, ata thirren si tua lypë nevoja herë në emrin e Princit Llazar e herë të Vuk Brankoviqit! Gjatë gjithë sundimit osman festonin fitoren e koalicionit të tyre me turqit dhe shanin Princin Llazar, i cili sipas tyre kishte lëshuar betejën dhe kishte ikur nga lufta! Nga 1912 e këndej shajnë Vuk Brankoviqin e thirren në emër të Princit Llazar! Vërtet është për të ardhur keq që kemi një fqinj me pesëqind fytyra. Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe:" "Laz je odrzala srpski narod koliko junastvo." "Sa trimëria aq edhe rrena ka mbajtur gjallë popullin serb". Mirëpo, kjo veti e të qenit "trim rrenacak" si për vetëdijen ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të ardhur keq që na ka ra hise t'i kemi serbët komshi...! Shqiptarët vetëm verbalisht kundërshtojnë këtë ardhje, por vetë nuk e kanë të qartë se çfarë duhet bërë në këtë ditë. Shqiptarët nuk e dinë se pse nuk ndërmarrin diçka për këtë datë e cila para se gjithash është e tyre. Beteja e Kosovës është një nga betejat më të rëndësishme për shqiptarët, për popujt ballkanik dhe për Europën. Mjerisht kjo betejë është një nga betejat më së paku të ndriçuara, njëra nga betejat më të keqpërdorura nga kisha dhe politika serbe. Pluhuri i kësaj beteje dhe fallsifikimi i realitetit historik në njerën anë është rezultat i marrëveshjeve serbo-turke qysh para v. 1389, para se të fillonte kjo betejë-kurth serbo-osmane dhe në anën tjetër rezultat i pozitës së palakmueshme të botës perëndimore karshi kësaj lufte. Në vend që të mblidhen me dhjetra mijëra shqiptarë nga gjitha trevat shqiptare e të ndezin qirinj për stërgjyshërit e tyre të therun nga shpata osmane dhe ajo serbe në vend që të mblidhen vetë dhe të organizojnë homazhe për dëshmorët e rënë para 618 vjetësh në betejën e tyre të v.1389, shqiptarët shikojnë "seri" se si dikush po ua nëpërkëmb vendin dhe kujtesën historike!
Të shohim çka flasin faktet historike, fakte të cilat i pranojnë vet historianët serb, t'i kthehemi pra shkencës, të shohim se çka na thotë mësuesja e jetës historia.
Betja e Kosoves ishte Koalicion i elementit të krishterë pro perëndimor në krye me shqiptarët si i vetmi popull shumicë.
Në mënyrë direkte dhe indirekte shqiptarët u ndihmuan vetëm nga hungarezët, austriakët, polakët, italianët, dhe nga një grusht serbë të Princ Llazarit. Koalicioni i krishterë i kryesuar nga shqiptarët me në krye Gjon Kastriotin, Gjergj Balshën, Theodor Muzakën, Milush Kopiliqin i kishin premtuar Llazarit se nëse ai merrte pjesë në luftë kundër turqve dhe korrej fitorem e do ta ndihmonin atë që të rrëzonte qeverinë e Millutinit dhe të merrte fronin. Më këtë potez shqiptarët dhe koalicioni i krishterë pro perëndimor deshën të bënin një prishje të koalicionit turko-serb dhe mu për këtë arsye taktizuan edhe më tepër duke vendosur që në krye të betejës së Kosovës të jetë Princi Llazar.
Vetë historianët serbë pranojnë se para ardhjes së osmanëve në Ballkan kisha serbe ishte e ndarë në dy rryma, rryma e cila bashkëpunonte me Osmanët nën devizën ("protiv koga ne možeš, pridruži mu se") ("bashkoju atij kundër të cilit nuk mundesh")!!??... ishte më e fort dhe "triumfoi" duke e vënë popullin serb në pozitë të popullit vasal!
Princi Llazar, si disident që ishte, fshihej në Kurshumli dhe nuk kishte kurrfarë fuqie dhe nuk dinte se dhëndrri i tij Vuk Brankoviqi në betejë do të ishte në krahun e Osmanëve. Princi Llazar nuk donte të besonte se tradhtia e koalicionit do t’i vinte nga vetë serbët, ai pas humbjes së parë fajësoi shqiptarin Milush Kopiliq nga Drenica. Milushi për t'i treguar koalicionit antiosman se nuk ka tradhtuar më në fund rrezikoi jetën për të vra Sulltan Muratin. Ky është ende shpirti i shqiptarit të asaj ane, i cili për të tregua pafajësinë, për të tregua se nuk është në anën e armikut vret vetën me gjithë çka ka...!
Historia flet se pas humbjes së betejës së Kosovës vullnetarët serbë të krahut të Princ Llazarit ia mësyn ikjes në drejtim të Nishit, ku u dorëzuan para ushtrisë jeniçere serbe. Ushtarët serbë tanimë jeniçerë, gjithë asaj ushtrie të lodhur e të rraskapitur nga lufta ua prenë kokat dhe me kokat e tyre bënë kulla që turqit i quanin Qele-Kulla! Prandaj, më 28 qershor gjithë ata serbë që mendojnë t’i përkujtojnë të parët e tyre do të ishte mirë t’i vizitojnë ato vende dhe t’i mallkojnë pasardhësit e Vuk Brankoviqit e jo të vijnë në Kosovë sepse Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do te jetë djep i tyre.
Kosova filloi të bëhej djep i serbëve pas betejës së Kosovës ku fitimtar doli koalicioni turko-serb, por Zoti e desh që ata 600 vjet mos të shtohen dhe mos të jenë kurrë shumicë sepse kështu ishin mallkuar për jetë të jetëve nga gjithë ata shprirtra të tradhëtuar. Një ngjashmëri e festimit të tradhtisë ndodh edhe tek disa fshatra maqedone që festojnë ende tradhtinë që u kanë bërë kryengritësve shqiptarë të kryengritjes së v. 1843 të udhëhequr nga Dervish Cara, kryengritje kjo ndër ma të mëdhatë pas luftërave të famshme të Gjergj Kastriotit, si duket ky fenomen është fenomen tipik sllav!
Historia flet se pas betejës së Kosovës serbët ishin ata që shkuan në Kurshumli dhe pasi e zunë djalin e princ Llazarit, i cili ishte vetëm 14 vjeç, ia prenë atij kokën, ia qiten kokën në pjatë të argjend dhe me shumë dekorime e dhurata e dërguan në Konstantinopol. Serbët qenë ata të parët që kaluan në islam, dhe jo vetëm që kalonin shpejt në islam po ata filluan të bënin krushqi me turqit, djali i sulltan Muratit Bajaziti u martua me vajzën e Princ Llazarit, pra me motrën e Stefan Llazareviqit, i cili bashkë me nanën e vetë pranuan të jenë popull vasal! Pas kësaj martese edhe 600 vite tjera nuk patën të ndalur martesat dhe dashuritë tyre me turq. Veshja turke bahej me krenari deri në ditët e fundit, s'kemi e si mos ta përmendim babain e alfabetit serb Vuk Karaxhiqin, i cili mbante Fesin turk edhe në Vjenë të Austrisëm kurse Knjaz Milloshi mbante hiç ma pak se çallmën turke në kokë…!
Islamizimi nuk filloi nga shqiptarët, por nga serbët, konvertimin në islam e filloi populli serb, me shpejtësi marramendëse pjesa më e madhe e serbëve menjëherë pas betejës së Kosovës kaloi në islam. Serbët e islamizuar ndihmonin vëllezërit e tyre Ortodoks,sehmbull tipik është kthimi i patrikanës serbe e cila kishte pushuar së qeni në v. 1459, sepse kishte ra nën Patrikanën e Ohrit. Me ndihmën e serbit të muslimanizuar Mehmet-pashë Sokoloviqit kjo patrikana iu kthye serbve në v. 1557, kthim ky që u bë në frymën e politikës dhe marrëveshjeve të bëra me krahun proturk të kishës ortodokse serbe. Prandaj, nuk ka se si të shpjegohet vendosja e patriarkut Makarije në Patriarkanën e Pejës, për te cilin edhe historianët serbë pranojnë se i përkiste krahut proturk, krahut për bashkëpunim me turqit kundër Romës dhe botës katolike. Zaten në kohën e patriarkut Makarije shumë kisha katolike shqiptare u shndërruan në kisha ortodokse serbe! Një leje të tillë patriarku Makarije e kishte marr personalisht nga Sulltani!
Karagjergji (Gjergji i Zi) (Karagjorgjeviq) udhëheqësi i kryengritjes së parë kundër osmane, për të cilin serbët e pranojnë se ishte me prejardhje shqiptare, u tradhtua nga vetë serbët. Karagjergji s'pari u masakrua nga serbët pastaj ia prenë kokën dhe ia dërguan Sulltanit në Stamboll! Gjatë sundimit osman pozita e gjithë popujve të tjerë, aq më tepër e shqiptarëve katolikë, që nuk pranonin islamin ishte shumë e disfavorshme. Serbët bënin krushqi me turqit, kurse shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin, luftuan edhe 25 vjet tjera me radhë kundër hordhive turke. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit për shqiptarët po fillonte golgota e vërtetë zhdukjes.
Kur i kemi parasysh këto e shumë fakte të tjera mendoj se pjesa e mbetur shqiptare për ta ruajtur substancën kombtare zgjodhi si rrugë konvertimin në islam.

Përfundim:
Pushtimet Turke në gadishullin ballkanik erdhën si rezultat i ndarjes së Krishtenizmit në atë Ortodoks me qendër në Stamboll dhe në atë Katolik me qendër në Romë. Në këtë kontekst mund të shpjegohet "koalicioni" i fshehur myslimano-ortodoks mes osmanëve dhe serbëve, i cili doli shterp sepse Osmanët u kënaqen me përqafimin e shkinave serbe duke lanë rehat Europën katolike pas disa tentimeve për pushtim por pa sukses. Në fakt Osmanët duke lanë anash Romën kaluan më mirë, 600 vjet me radhë ata sunduan rehat rivalët e Romës dhe normal se u kënaqën me miqësinë 600 vjeçare serbe. Në gjithë këtë cirkus të historsisë nëse mund ta quajmë kështu më së keqi e pësuan shqiptarët që nuk arritën as sot e kesaj dite t'i kuptojnë këto lojra të "trimave rrenacakë serbë”. Në frymëne vijës së Theodosit që u përcoll me shekuj, serbët u munduan ta bëjnë për vete edhe Hamzain e Mojsi Golemin duke i bindur ata se armiku i tyre ishte Roma e jo Stambolli. Kjo propagandë vazhdoi me shekuj ndër shqiptarët, hoxhallarët serbë, rusë etj., mbanin vajz (ligjërata) nëpër xhami duke u thënë shqiptarëve të konvertuar në myslimanë se dallimi mes myslimanëve dhe ortodoksëve është sa maza e qepës kurse me katolikët jeni larg si dita me natën! Ky shpjegim u mundua të futet deri në ditët tona si "urdhër" në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë.
Ta lëmë hallin që kanë serbët me kujtesën tyre të shtrembëruar historike, e lemë anash për momentin edhe ndërgjegjen e Europës, të shohim se ç’ka kemi bërë ne në këtë drejtim.
Historianët shqiptarë nuk i kanë kushtuar kurrfarë kujdesi kësaj beteje, krijues shqiptarë kanë shkruar romane historike për ngjarje që nuk çojnë kurrfarë peshe historike, janë shkruar e luajtur drama, janë incizuar filma nga më të ndryshmit, por beteja e Kosovës është lënë sikur mos të ketë ndodhur në Kosovë, sikur mos të jetë çështje me rëndësi për kujtesën historike, e cila është bazë për ardhmëri. Asnjë nga qeveritë kosovare të pasluftës nga 99-ta e deri sot nuk ka bërë farë plani se si duhet t’u zihet vendi këtyre "trimave rrenacakë" që mos të kenë vend e fytyrë për të ardhur në vend të huaj, në vendin, të cilin e kanë gjakosur para 618 vitesh!
Kjo ardhje e sivjetme në emër të Princit Llazar ishte e ngjashme me ate të Millosheviqit në v. 1989, ishte e drejtuar kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës, kundër shqiptarëve dhe aleatëve të tyre katolikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Naki
Vizitor
avatar



Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySun Aug 12, 2007 2:35 pm

Admin,
Te pergezoj per temen.
Dua te shtoj ca shenime personale qe kam te ruajtura me kujdes. Kujt do t’i shkonte mendja qe edhe pas gjithe atyre flijimeve biblike te popullit shqiptar si dhe pas gjithe asaj lufte te lavdishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, se Kosova do te mbetet ende ne udhekryqe, udhekryqe qe nuk e dime se nga do t´na çojne?
Ne e dime shume mire tradhetit serbe ndaj Kosoves por tradhetit tona jane me te rrezikshmet.
Te falenderoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
riki30
Vizitor
avatar



Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySun Aug 12, 2007 3:31 pm

Naki po te flasim per tradhetaret e tradhetit tona do te vdesim dhe sdo ta perfundojm kurre se akoma lindin tradhetar ka pas shum ka me shum dhe do ket akoma me shum po deshe e hapim nje teme te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptyMon Aug 13, 2007 1:23 pm

Beteja ne Fushe Kosove mund t i themi edhe Beteja Ballkanike kunder Perandorise Osmane. Por ne kete lufte kane marrur pjese me se shumti Shqiptare... Sa i perket fjales Tradhti, mund te themi se na ka munguar puna dhe lufta kolektive e cila shifet me shume ne siperfaqe se sa trimerit dhe heroizmi ne luftat te cilat i ka zhvilluar populli i yne me armiqt e shumte qe i kemi pasur historikisht.
Populi i yne si ne kohen e Gjon Kastriotit po ashtu edhe ne kohen e te birit te Gjonit ... Skenderbeu jane munduar qe ta kene nje aleance me shtetet fqinje si Serbi, Mal te Zi ... etj per ti perballuar me leht sulmet dhe pushtimin turk, por gjithmon u tradhtuan nga keto shtete te pa besa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySat Sep 01, 2007 9:47 pm

Tradheti pa shpagim deri me sot po e shikoje vetem ne Vendin tone... sidomos tradhetite e Shqiperise zyrtare jane te hapura dhe askujt nuk po i hyn gjembi ne kembe.

Ne vitin 1994 ne Durres u shtyp libri i Ukshin Hotit "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare", qeveria e atehereshme e ndaloi qarkullimin e tij. Ne vitin 1997 kur nuk kish shtet serbo-grek libri doli ne qarkullim te cilien une e bleva.

Ne qofte se trupi eshte i shendosh dhe ne unitet, nuk ka s'fare te beje faktori i jashtem. E keqja jane sahalepirsat shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySun Sep 02, 2007 2:52 am

Kolapetrit ne e kemi koken e smuer e trupi eshte vjmosur duke lepir sahanat ehuej duke lepir zyrtaret tan kjo eshte e keqeja qe i vjen vendit ton jo vetem sod pore edhe dje edhe ne te kalueren .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptyWed Dec 05, 2007 3:23 am

BETEJA E KOSOVES (1389)

Beteja e Kosoves betej e madhe e zhvilluar me 15 qershore 1389 ne fushen e Kosoves,ne afersi te Prishtines midis ushtrive te nje koalicioni antiosman te krysuar nga princi serb Lazar dhe ushtris osmane te komanduar nga sulltan Murati I.

Pa fitores ne Betejen e Marices me 1371 osamanet kyshin pushtuar vazhdimet e tyre ne Ballkanin Qendror duke arritur deri trevat shqiptare dhe serbe.
Per sundimtaret e Evropes JL po behej e qeart se vershimi osman nuk mund te perballohej me forcat e tyre te formuar ne keto kushte moren pjes forca serbe,boshnjake,hungareze,kroate,çeke,polake,bullgare,rumune e shqiptare.
burimet osmane vene ne dukje pjesmarrjen e gjere dhe rolin e rendesishem te forzave shqiptare,midis te cileve ishinnder te tjerasundimtari i Shkodres i Gjergje II Strazimil Balsha,vellezrit Junt dhe Teodor Korona Muzaka nga Shqipria qendrore;ky i fundit mbeti i verare ne ne fushen e Betejes.

Ne Betejen e Kosoves paten epersin numrike me forza qe çmohen ne rrethe 100 mije veta kundrejet 40.000 te ballkanaseve.

Beteja perfundoi me fitoren e osmaneve,nje luftetar i ri me origjin shqiptare,(Milush nga Kopiliqi) depertoi deri tek çadra e sulltanit ku vrau Muratin I,ndersa per hakmarrje osmanet i prene kryet princit Lazar te zene rob.

Fitorja e Kosoves u hapi osmaneve rrugen per pushtime te reja ne Ballkanin Qendrore e Verior dhe per depertimin e metejshem ne trevat shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptyTue May 12, 2009 2:11 pm

Gjergji i II Balsha merrte pjese me 30 mije ushtare shqiptare ne anen e kualicionit ballkanik. Nje autor gjerman, Hahen, qe ka shkruar nje histori per Perandorine Osmane eshte i mendimit se komandanti i ushtrise shqiptare me emrin Gjergj mund te kete qene Gjergj Kastrioti, babi i Gjon Kastriotit ose gjyshi i Skenderbeut. Pra ai mendon se Skenderbeu ka qene i Gjonit dhe Gjoni perseri te kete qene i Gjergjit, Gjergji i Palit dhe Pali i Kostantinit. Une prape them se eshte fjala per Gjergjin e II Balsha, princin e Principates se Ballshajve. Ky i ka propozuar Car Llazarit qe ti sulmonin turqit menjiher dhe ne shpejtesi dhe mos te pritnin qe tata te vendoseshin, te konsolidoheshin dhe te rreshtoheshin. Bile naten. Llazari ka thane se do te pritnin te nesermen, gjete dites ku do ti shihnin turqit duke ikur. Serbet gjate gjith nates kishin pire, pastaj Llazarin e tradheton Brankoviqi dhe terhiqet me ushtrine e tij dhe humbja ishte e pa evitushme.
Ne kete beteje merrte pjese edhe nji komandant tjeter shqiptarë nga Kosova, me emrin Milush Kopiliqi, nga fshati shqiptar, me emrin Kopiliq,ne mes te Fush-Kosoves dhe Obiliqit, i cili fshat ekziston edhe sot me te njejtin emer. ky njeri nw dokumentet osmane eshte i shenuar si Milush Kubla. Lazari kishte thene se dushonte ne kete njeri se do ta tradhetonte dhe ky qe te tregonte besen shqiptare dhe se shqiptari fjalen e dhane nuk e then, hyni ne qadren e Sultanit dhe e vrau ate. Serbet si qe e kane zakon, e pervetsuan, duke thane se ka qene serbe dhe i ja ndryshuan emrin ne Milosh Obiliq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySat Dec 05, 2009 12:43 am

Në Prishtinë u promovua libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic”, i përgatitur nga Ana Di Lelio
Beteja e Kosoves 2hx8v4h
“N’Fushë Kosovë Murati i parë, kamturqisht rrin fitimtarë. Prej Drenice del një djalë, fluturon mbi kalë të bardhë, mespërmes i bjen ushtrisë, shkon e i falet naltmadhnisë. Tungjatjeta naltmadhni, jam një arbër vendali, shpata jote nuk u theka, hovi yt prapë s’u ktheka, kurrë ma mirë ti s’ke dhanë provë sesa sot në Fushë Kosovë. Jam ardhë pa vonue ta puth dorën me t’nerue. Zgjatët mbreti i jep kamën, ngrihet djali i ban gjamën, mik pa thirrë ki ardh prej Azie n’Dardani, me na marrë magjet e miellit, me na zanë hiset e diellit, gjithë ushtrinë e paq me shnet, kjo Arbni ka bijt e vet, ta vej kryet maje kapices, jam Miroshi prej Drenicës, mbret e krajl shpesh gabohen, t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.

Kështu, sipas kësaj kënge epike, vargjet e së cilës i recitoi aktori dhe politikani Lirak Çelaj, i ka thënë Millosh Kopiliqi Sulltan Muratit pak para se ta vriste.

Kjo është njëra prej tetë këngëve epike që janë përfshirë në librin “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” (Beteja e Kosovës 1389 – një epikë shqiptare), i cili u promovua të hënën mbrëma në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë, edhe pse asnjë libër nuk ndodhej në tavolinë.

Ana Di Lelio, autore e librit, tregoi arsyen pse nuk ndodhej asnjë libër. Ajo tha se botuesi i ka dërguar librat me Fedex në Beograd dhe Beogradi i ka bllokuar. Ajo shprehu bindjen se ky bllokim të jetë i përkohshëm dhe tha se do ta kemi shumë shpejt librin. Më pas ajo shpjegoi se si është përgatitur ky libër si dhe i falënderoi bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar.

“Libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” është koleksion i tetë këngëve në shqip për Betejën e Kosovës. Përkthimi në anglisht është nga Robert Elsie dhe ka një ese timen si parathënie. Me këtë libër unë nuk mendoj të propozoj një lloj historie të vërtetë të Betejës së Kosovës. Unë dëshiroj të diskutoj disa fakte për Betejën e Kosovës që janë pak a shumë të panjohura” tha Di Lelio.

Ajo theksoi se është e vërtetë që Princ Llazari dhe Sulltan Murati janë vrarë atje. Sipas saj, gjithashtu është e vërtetë se shqiptarët kanë luftuar në Fushë Kosovë kundër ushtrisë otomane para 620 viteve.

“Dokumentet e ndryshme zbulojnë këto fakte si dhe që Sulltan Murati është vrarë nga ushtari i krishterë Kobila, Kopiliq ose Kobiloviq. Askush nuk e di sigurisht kombësinë e Kopiliqit nëse ishte shqiptar ose serb ose hungarez. Sipas Noel Malcolm ai ishte hungarez. Për mua është më e rëndësishme për të kuptuar pse shqiptarët besojnë se Kopiliq ishte shqiptar ndërsa serbët besojnë që Obiliq ishte serb. Emri Obiliq është shpikur nga historianët nacionalistë serbë në shekullin e tetëmbëdhjetë”, shtoi Di Lelio.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySat Dec 05, 2009 5:10 am

kerkoj falje se nuk dita ku mi shkru po nese din dikush mem trregu Isa boletini a osht shaljon i shkodres ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySat Dec 05, 2009 5:16 am

Cito :
Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor,
organizator e udhëheqës i lëvizjeve për
çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit. Lindi në
fshatin Boletin të Mitrovicës
,
http://en.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySat Dec 05, 2009 5:23 pm

hm ndoshta nuk jemi kuptu mir po menoja a osht i fisti shal te shkodres aty po thot vetem isa shala qysh e ka pas emrin tamon po shala hasit osht shala bajgores e po du mi dit a osht i shales shkodres
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySat Dec 05, 2009 7:58 pm

Nuk asht i lindur as ne shal te bajgores as te shkodres por nje fasht te Mtrovices
mir e ka cek Arberme lart.
Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor,
organizator e udhëheqës i lëvizjeve për
çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit.
Lindi në
fshatin Boletin të Mitrovicës,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves EmptySun Dec 06, 2009 12:25 am

ooo nuk thash qe osht i lindur en shal te shkodres ose ne shal te bajgores po er Fis e pata fjalen se qfar fisi osht i nderum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Beteja e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosoves   Beteja e Kosoves Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Beteja e Kosoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Beteja për Lindjen e Mesme
» beteja per kosovë është te molla e kuqe
» Video historike
» VERIU I KOSOVES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: