Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si duket Kosova sot!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Si duket Kosova sot! Empty
MesazhTitulli: Si duket Kosova sot!   Si duket Kosova sot! EmptyFri Apr 04, 2008 7:36 pm

Si duket Kosova sot! Pavare11

Dekorata për djemtë e mirë të Ballkanit…!


Si duket Kosova sot!



* Dua të them se pa marrë parasysh njohjet formale nga shtetet me të rëndësishme të botës, Kosova e sotme megjithatë ende duket:

- herë si shtet sovran,

- herë si protektorat i OKB-së,

- herë si protektorat i BE-së

- e herë-herë duket edhe si pjesë e Serbisë.

Në fakt, ajo vazhdon të jetë të gjitha nga pak.


Si duket Kosova sot! Pavare11





Nëse ndonjëherë do të ndahen dekorata për djemtë e mirë të Ballkanit, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi patjetër që do ta marrin nga një. Së fundi, këta jo vetëm që e shpallën se nuk do të organizojnë as pengojnë zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës - siç bënte deri tash UNMIK-u, por shkuan akoma më larg. Ata e shndërruan mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës në një të drejtë kushtetuese të serbëve kosovarë.


Për më shumë, presidenti Sejdiu argumentoi se kjo e drejtë serbëve të Kosovës u vjen bashkë me të drejtën e dyshtetësisë, gjithnjë të bazuar në Planin e Ahtisaarit. Në një situatë normale, do të mund të shtrohej pyetja: Si mund të ndodh që serbët e Kosovës dhe Beogradi të kenë të drejtë të konsumojnë të drejtat që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, përderisa në fakt nuk e njohin as e duan atë koncept të organizimit të Kosovës?


Por, ne ashiqare nuk jemi në situatë normale! Dhe, rezonimi politik ende nuk mund të jetë aq naiv sa të mbështetet i tëri në premisat e 17 Shkurtit. Sepse, ka edhe diçka tjetër që duhet të numërohet! Në shpjegimin e këtij konfuzioni, ta zëmë, nuk mund të abstragohet në radhë të parë qëndrimi i OKB-së se Rezoluta 1244 vazhdon të jetë në fuqi. Po ashtu, nuk mund thjesht të abstragohet toleromi evident i realizimit të projektit serb për ndarje funksionale të komuniteteve kosovare, si infrastrukturë e copëtimit territorial të Kosovës.


Atëherë, çfarë është duke ndodhur kështu?

Shkurt, duket se bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që në këtë fazë të lerë të bëjnë çfarë të duan edhe shqiptarët edhe serbët, duke promovuar parimin se "jeta do t'i sqarojë vetiu gjërat".


Dua të them se pa marrë parasysh njohjet formale nga shtetet me të rëndësishme të botës, Kosova e sotme megjithatë ende duket:

- herë si shtet sovran,

- herë si protektorat i OKB-së,

- herë si protektorat i BE-së

- e herë-herë duket edhe si pjesë e Serbisë.

Në fakt, ajo vazhdon të jetë të gjitha nga pak.


Dhe duket se pikërisht kjo laramani perceptimesh e gjendjesh faktike e juridike, është faktori që e mban paqen kosovare. Për shembull, klasa politike e shqiptarëve të Kosovës - e krijuar në kohëra okupimi dhe lufte, tash duket plotësisht e akomoduar me realitetet e Kosovës. Në anën tjetër, klasa politike serbe, për shkak të Rezolutës konfuze 1244, po ashtu vazhdon të festojë fitoret e saj, duke arritur kështu të mbajë gjallë e shëndosh pretendimet se një ditë Serbia do të kthehet dhe se ne shqiptarët s'kemi pse t'i presim këtu duarthatë.


Kjo gjendje e kënaqësisë së këtillë të dyanshme, e mbështetur kryesisht në modelet e propagandës së suksesit, me gjasë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Por, pikërisht tash, në kohën e përbetimeve tona se shteti i Kosovës është krejt çfarë duam dhe se Marti Ahtisari është pejgamberi ynë i fundit, dhe kur Beogradi duket po kaq i ekzaltuar dhe plot vetëbesim shkaku i vetos së Rusisë, duket se serbët megjithatë e kanë prishur pak balansin e kësaj kënaqësie të përgjithshme. Ata duket se kanë vendosur që ta kthejnë madje edhe 17 Shkurtin në favor të tyre.

Paradoksale?

Jo.

Duke e legjitimuar problemin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si një problem të lindur shkaku i shtetësisë së Kosovës, Samargjiq mundohet që një herë e përgjithmonë atë problem ta heq nga konteksti i gjerë i Ballkanit. Nëse ia arrin kësaj, ai e kthen Serbinë në një fitues me garanci paraprake.

Pse?

Sepse, sipas skenarit të tij, në tryezë për t'u rjepur mbetet vetëm lëkura jonë, ndërsa serbët mbeten në situatë të fitojnë diçka më shumë ose diçka më pak- por që në asnjë variant të mos humbasin asgjë nga ajo që kanë.


Andaj, besoj se klasa politike kosovare, me gjithë përkushtimin e shprehur për 17 Shkurtin, nuk duhet të pranojë bllokadën e plotë politike e përjashtojë çfarëdo zhvillimi tjetër, por se duhet pasur qasje aktive dhe kreative në të gjithë drejtimet e mundshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Si duket Kosova sot! Empty
MesazhTitulli: Re: Si duket Kosova sot!   Si duket Kosova sot! EmptyFri Apr 04, 2008 7:47 pm

Thaçi dhe Qeveria e tij nuk mund të amnistojnë veten nga përgjegjësia historike...


Diskursi i optimizmit s´mund ta shpëtoi ndarjen e Kosovës!


· ...Dhe, ja ku i kemi Thaçin e Sejdiun. Sikurse që kishim dikur Rugovën. Diskursi i optimizmit është po ai. “Nuk ka ndarje të Kosovës!” “Qeveria do ta ushtrojë pushtetin në gjithë territorin e Kosovës!” “Do t’i miratojmë të gjitha ligjet që duhet dhe do ta zbatojmë Pakon e Ahtisarit!” Pas pyetjes se a po copëtohet Kosova, dikush tash e përmendi se Kosova po hyn në një situatë të re të “konfliktit të ngrirë” brenda territorit te saj.


Harta e Kosoves

Si duket Kosova sot! Hartae10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Si duket Kosova sot! Empty
MesazhTitulli: Re: Si duket Kosova sot!   Si duket Kosova sot! EmptySun Apr 06, 2008 1:33 am

ende ne udhëkryq ...ende ka shume per te bere ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Si duket Kosova sot! Empty
MesazhTitulli: Re: Si duket Kosova sot!   Si duket Kosova sot! EmptySat Apr 19, 2008 4:25 pm

Jaa se si duket Kosova sot me plot strategjia me plot premtime por????????Te kotaaa

Sepse Strategji në letër bën edhe një fëmijë i shkollës fillore, po strategji në vepër po na nevoitet.
Fushatat ishin me plot gojën punësim, rrymë,rrugë etj. etj., por ku janë ato?
Jo kështu nuk shkon, po deri kur nuk di vetëm mos të harrojnë se kupa po mbushet.
Ka shumë për tu diskutuar por po nisemi vetëm prej rrymës, ku ministrja jonë e nderuar vazhdon punën në fakultet, e sa për popullin që mbetet pa rrymë, punë e madhe.
Popull duroni !!!

Ja kjo eshte Kosova qe ishte me heret,qe eshte sot ,dhe qe do te jete edhe per shume vite,pra me premtime,me strategjia por te gjitha te kota,boshe.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Si duket Kosova sot! Empty
MesazhTitulli: Re: Si duket Kosova sot!   Si duket Kosova sot! EmptySat Apr 19, 2008 4:32 pm

KOsovë faqendritura ime
nga shumë tufane e pak gëzime,

përditë po del e bëhesh Shqipëri
se asgjë s'të lidh me shkinën sërbi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si duket Kosova sot! Empty
MesazhTitulli: Re: Si duket Kosova sot!   Si duket Kosova sot! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si duket Kosova sot!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KEK-u dhe Kosova
» Kosova e pavarur apo jo!?
» Kosova?
» Kosova e (pa)varur
» Kosova dhe Laicizmi!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: