Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 9:59 pm

Dallimi midis Krijuesit dhe krijesave të Tij

Ibrahimi dhe familja e tij besimtare domethene profetet dhe ata qe i besuan atyre, e kane ditur se ka dallim midis Krijuesit dhe krijesave të Tij, dhe midis mekatit dhe bindjes. Sa me shume robi ta kuptoje kete diference aq me shume rritet dashuria dhe robërimi ndaj Allahut, keshtu qe ai largohet akoma me shume nga të adhuruarit, të dashuruarit dhe të bindurit të te tjereve në vend të Allahut. Ndersa mushrikinet-idhujtaret e bene Allahun dhe krijesat e Tij njelloj. Ibrahimi tha- "Ai tha- "A po i shihni se c`po adhuroni? Ju dhe prinderit tuaj të meparshem. në të vertete ata, jane armiq të mij, pervec Zotit të boterve. Esh-Shuara-75-77
Por ata perdoren perdoren si fakt fjalet e gabuara të "dijetareve" të tyre, ashtu si kristianet bene me fjalet e prifterinjve të tyre.

Fana-Humbje

Nje shembull i ketij koncepti të fana-s (humbja e vetedijes, ulja e egos, dhe humbja e vetvetes)Fana është tre llojesh-

1. Fana e profeteve dhe eulijave qe kane arritur persosmerine.
2. Fana e eulijave dhe njerezve të drejte qe jane duke u perpjekur në rrugen e drejte edhe pse nuk e kane arritur persosmerine.
3. Fana e hipokriteve dhe heretikeve qe e bene Allahun të ngashem me krijesat e Tij

Lloji i pare i fana-s ka kuptimin e zhdukjes e deshires për cdo gje pervec për Allahun, keshtu një person nuk do askend ose asgje pervec Allahut, dhe nuk adhuron askend pervec Allahut, dhe nuk e mbeshtet besimin në askend pervec në Allahun, dhe nuk kerkon nga askush pervec nga Allahu. Ky është kuptimi qe kuptohet nga fjalet e Ebu Jazidit- "Une nuk dua asgje vetem ate qe do Allahu, dhe ate qe Ai është i kenaqur. "Kjo është ajo qe kuptohet me deshiren fetare të Allahut. Persosmeri do të thote qe njeriu nuk do, deshiron dhe pelqen asgje tjeter pervec asaj qe Allahu do, deshiron dhe pelqen, qe jane gjerat qe Allahu urdheroi dhe i beri ato wuaxhib ose mustehab. Ai do vetem ata qe Allahu do, si psh engjet, profetet, dhe të drejtet. Ky është kuptimi i ajetit- "Vetem kush i paraqitet Zotit me zemer të shendoshe. Esh-Shuara-89. Ata thane- Eshte "e shendoshe" dhe e sigurte nga cdo gje vetem nese është rob i Allahut, do cfare Allahu do, dhe e do Allahun. Kuptimi është i njejte e quajne apo jo Fana, është fillimi dhe mbarimi i Islamit, dhe qendra e gjithe fese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 9:59 pm

Lloji i dyte i fana-s është humbja drejt të tjereve, dhe qe është e arritur nga shume nga ata qe e ndjekin rrugen, sepse zemrat e tyre jane të lidhura me dhiker, adhurim dhe dashuri ndaj Allahut, dhe të larguar nga cdo gje tjeter. Asgje nuk shkon në mendjen e tyre pervec për Allahun, ata biles as nuk e kane mendjen tek asgje tjetr, ky është kuptimi i ajetit- "E zemra e nenes se Musait agoi e zbrazet dhe gati e zbuloi ate sikur të mos ia forconim zemren e saj qe të behet e bindur. El-Kasas-10. Ata thane- "Zemra kushte harruar gjithshka pervec mendimet për Musain, dhe kjo është gjeja qe ndodh me ata qe jane shume të preokupuar me dicka, qofte ajo dashuri, shprese apo frike-zemra është e larguar nga cdo gje pervec nga ajo qe do, shpreson dhe i frikesohet, keshtu e humb vemendjen nga cdo gje tjeter.

Nese kjo lloj fana e mbisundon personin, mendimi i tij rreth Allahut behet aq i madh sa nuk e ka mendjen tek asgje tjeter, as për ekzistencen e vetvetes ose dhikrit qe po ben, dhe cdo gje humb në kete kuptim, cdo krijese, personi vete dhe gjithshka tjeter dhe mbetet vetem Zoti. Ajo qe kuptohet është se cdo gje shkatarrohet në mendjen e personit, dhe keshtu ai nuk veren dhe mban mend asgje, dhe as qe e ka idene se cfare po behet rreth tij. Nese kjo ndjenje behet aq a forte sa personi e humb dhe nuk mund me të marre vendime, ai mund të mendoje se ai vete është personi qe do, ashtu sic u tha për një njeri qe ra në uje dhe ai qe e donte ate u hodh pas tij. I pari tha- une rashe rastesisht; po ti pse re? I dyti thote; une të dua aq shume sa kujtova se isha ti.
Kjo ide i beri shume njerez të humbin, keshtu ata menduan në kuptimin fizik se nuk kishte me dallim në mes të një personi dhe objektit të dashurise se tij. Kjo është e gabuar sepse Krijuesi nuk mund të bashkohet me asgje në asnje lloj menyre. Me të vertete asgje nuk mund të bashkohet plotesisht me dicka tjeter pa u bere dicka tjeter se bashku;dhe esenca e dy gjerave është humbur kur ato bashkohen, keshtu ato behen dicka e trete, as si e para sa si e dyta si në rastin e qumeshtit të bashkuar me uje, ose ujit dhe veres e keshtu me radhe. Por ajo qe duhet nga të dy behet nje, dhe ajo qe urrehet nga të dy behet nje, keshtu ata duan dhe urrejne të njejtat gjera. Njeri do cfare tjetri do dhe urren cfare tjetri urren, behet shok i atyre qe tjetri ka marre për shok dhe merr për armiq ata qe tjetri ka marre për armiq.
Kjo lloj Fana është larg të qenit perfekte.
Eulijate me të medhenj si ebu Bekri dhe Umeri dhe muhaxhirunet e ensaret-duke mos i perfshire profetet-nuk e kane ndjere kete lloj Fana. Kjo u shfaq pas kohes se sahabeve.
Sahabet kurre nuk e provuan kete lloj Fana ose ndonje humbje të aftesive të tyre sepse ata ishin shume të forte me iman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 9:59 pm

Sahabet, Allahu qofte i kenqaur me ta, ishin shume të forte dhe të vendosur në besimin e tyre për të humbur mendjet në kete menyre, ose ti binte të fiket, të humbnin ndergjegjen, perhumbje, ose ekstaze.

Keto gjera filluan të shfaqen në kohen e tabi`ineve në mes të adhuruesve në Basra, kishte nga ata qe humbnin ndergjegjen dhe biles vdiqen dur degjuan Kuranin, si Ebu Xhurair el-Darir dhe Zararah ibën Aufa, kadiu i Basres.
Disa nga sheikhet e sufive arrijen në kete gjendje humbjeje dhe dehjeje në të cilen ata jane të paafte të bejne dallimet e duhura, dhe kur jane në kete gjendje ata mund të thone fjale të cilat, kur vijne në vete, e kuptojne se ishin të gabuara. Histori të tilla jane transmetuar rreth sufive is Ebu Jazid, Ebul Hasan el Nuri dhe Ebu beker el Shibli dhe keshtu me radhe, dhe jo si Ebu Sulejman el darini, Ma`ruf El Karkhi dhe El-Fudajl ibën Ajjad, duke perjashtuar El-Xhunaidin dhe të tjere, të cilet qendruan me mendje të shendoshe në të gjithe ndjenjat e tyre dhe kurre nuk rane në një gjendje dehjeje e humbjeje etj. Ata qe arriten një grade persosmerie nuk kane asgje në zemren e tyre pervec dashurise për Allahun dhe deshiren për të adhuruar vetem Ate. Ata kane dije të gjere dhe gjykim të drejet, keshtu qe atat i shohin gjerat ashtu sic jane në të vertete, dhe ata e dine qe krijesat jetojne vetem me urdherin e Allahut, dhe jane të kontrolluara nga Ai, duke iu nenshetruar Kaderit të Tij dhe duke u kthyer tek Ai. Kjo ua rrit besimin dhe largpamesine dhe cfaredo qe shohin nga krijesat e Tij behen shkak qe të rritet sinqeriteti dhe perulja në zemrat e tyre, dhe ti forcohet besimi i Teuhidit dhe atate adhurojen vetem Ate, pa i pershkruar asgje.
Ky është realiteti në të cilin Kurani therret. Kjo është baza e besimit të persosur të atyre qe me të vertete e njohin Allahun, dhe Profeti sas është imami i tyre dhe me i persosur në kete pikpamje në mesin e tyre.
sepse kur profeti sas u ngjit lart në qeiej, dhe pa shenja dhe mrekulli, dhe mori Shpalljen atje, të nesermen në mengjes asnje shenje e kesaj eksperience nuk u shihte në fytyren e tij, dhe ai nuk u dukte ndryshe, dhe jo si Musai as i cili humbi ndergjegjen (kur foli me Allahun), paqja dhe meshira e Allahut qofte me të dy ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:00 pm

Lloji i trete qe mund të quhet fana është kur një person deklaron se asgje tjeter nuk ekziston pervec Allahut, dhe ekzistenca e Krijuesit dhe e krijesave të Tij jane një dhe e njejta gje, keshtu nuk ka ndrushim në mes të Zotit dhe robit. Kjo është Fana e heretikeve të humbur qe mendojne se Allahu është pjese e gjithesise. Kjo ide e perhapur nga disa "sheikh" njeri prej të cileve tha- "Uune nuk shoh asgje pervec Allahut, ose nuk shoh tek asgje pervec se shoh Allahun e keshtu me radhe. Ajo qe nenkuptohej me kete ishte- "Une nuk shoh asgje zot pervec Allahut, ose asnje Krijues ose Kontrollues pervec Allahut, dhe nuk shoh askend tjeter me frike , shprese e dashuri pervec Allahut. Sepse syri drejton vemendjen drejt asaj gjeje qe zemra është e joshur. Nuk ka dashuri në zemer, ose shprese, frike ose urrejte, ose cfaredo lloj emocioni tjeter qe është e lidhur në zemer, e qe zemra të mos kthehet drejt tij ose të perqendroje vemendjen drej tij. Dhe neqoftese rastesisht e hesh një shikim tek kjo gje, do të jete si një njeri qe hedh shikimin tek një mur ose tek dicka tjeter qe nuk ka asnje vlere për te.
Dijetaret e vertete, Allahu qofte i kenaqur me ta, permenden dicka rreth Teuhidit të vertete dhe nenshtrimit të sinqerte, dhe robi nuk kthehet tek askush pervec tek Allahu dhe nuk e perqendron vemendjen tek askush pervec tek Allahu, qofte me frike, shprese apo dashuri;zemra është e zbrazur nga cdo gje e krijuar dhe nuk sheh me asgje tjeter vecse me driten e Allahut.

Keshtu ai degjon me të Verteten, shikon me të Verteten, perpiqet me të Vertete, ecen me të Verteten. Do ate qe Allahu do dhe urren ate qe Allahu urren;ai behet miq me ata qe Allahu ka marre për miq dhe merr për armiq ata qe Allahu ka marre oer armiq. Ai i frikesohet Allahut në lidhje me krijesat, por nuk i frikesohet krijesave në lidhje me detyrimet qe ka ndaj Allahut. Ai shpreson në Allahun në lidhje me krijesat, por nuk shpreson në krijesat në lodhje me detyrimet qe ka ndaj Allahut. Kjo është zemra e shendoshe e muslimanit nesimtat, i cili ka persosur besimin e tij vetem në Allahun dhe e ka kuptuar me të vrete mesazhin e profeteve dhe të derguarve.
Lloji i trete i fana-s qe besojne se Allahu është ajo qe shihet (pantheizmi) është ideja dhe besimi i ndjeksve të Faraonit, dhe grupeve të tjera të ngjashme si Karamitah etj.
Ne anen tjeter lloji i Fana-s i shijuar nga ndjekesit e Profeteve është lloji i fana-s i nderuar, dhe ai qe e ka arritur kete është nga ata qe Allahu i ka lavderuar dhe i ka qujatur eulijate e Tij, mbeshtetes të sukseshem dhe grupi i fituar.
Keta dijetare të vertete dhe njerezit e drejte nuk menuan"ajo qe shoh nga krijesat është Zoti i qiejve dhe tokes. Asnje nuk thote kete gje pervec atyre qe jane të humbur plotesisht dhe të korruptuar, qofte gabimi i tyre në menyren e të menuarit apo në besimin e tyre. Keta lloj njerezish jane në një gjendje midis marrezise dhe herezise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:00 pm

Te gjithe dijetare e vertete bijne dakort me konsensusin e gjeneratave të para dhe imamamve të ketij ummeti, qe është se Krijuesi i Lartesuar esht i ndare nga krijesat e Tij;nuk ka asgje nga vetja e Tij në gjerat e krijuara, dhe asgje nga krijesat nuk është në Te. është esenciale tebesh dallimin në mes të te Parit , të Perjetshmit qe nuk ka fillim dhe të besh dallim në mes të Krijuesit dhe krijesave të Tij. Dijetaret kane folur me shume rreth kesaj teme sesa mund të flasim ketu.
Ata kane folur për shume semundje dhe vesvese qe pushtojne zemrat dhe mendjet e njerezve. Dikush mund të shohe krijesa e mendon se është Krijuesi i qiejve dhe tokes, sepse ai nuk mund të beje dallimin në mendjen e tij. është si shembulli i atij qe pa një rreze dielli dhe mendoi se ishte dielli vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:01 pm

El Ubudijjah-pjesa e peste

Adhurimi vetem për Allahun, ashtu sic Ai ka urdheruar
e gjthe feja është e bazuar në dy pika-
Qe në nuk duhet të adhurojme asgje tjeter pervec Allahut, dhe se në nuk duhet ta adhurojme ate në asnje menyre tjeter pervec menyres qe Allahu e urdheroi në Sheriatin e Tij, dhe se në nuk duhet ta adhurojme Ate me menyra të reja-bidate.
Allahu thote- ". . . e kush është qe e shpreson takimin e Zotit të vet, të te beje veper të mire, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e perzieje aske. El-Kehf-110
Kjo është realizimi i shehadetit, deshmise se nuk ka të adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi është i deguari i Allahut. Pjesa e pare na tregon në se nuk duhet të adhurojme askend tjeter pervec Allahut, dhe pjesa e dyte na tregon se Muhammedi është i derguari i Allahut qe e percillo mesazhin e Allahut, keshtu në duhet të besojme ate qe ai na tregoi neve dhe ti bindemi cfare na tha qe duhet të bejme.
Profeti sas shpjegoi si duhet ta adhurojme Allahun dhe na ndaloi të bejme ris-bidate, dhe na tha se bidatet jane largim nga e verteta. Allahu thote- "Nuk është ashtu, po ai qe i është dorezuar Allahut dhe është bamires, ai e ka shperblimin e vet të Zoti i tij, për ata nuk ka frike, as nuk kane pse të merziten. El-Bekare-112
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:01 pm

Adhurimi ndaj Allahut dhe bindja ndaj të deguarit të Tij


Ashu sic jemi të urdheruar qe të mos të friksohemi nga askush pervec nga Allahu, të mos mbeshtesim besimin në askend pervec në Allahun, të mos kthehemi tek askush pervec tek Allahu, të mos kerkojme ndihme nga askush pervec nga Allahu dhe të mos adhurojme askend pervec Allahut, gjithashtu jemi urdheruar të ndjekim dhe ti bindemi Profetit sas, dhe ta marrim ate si shembull. Hallalli është ajo qe ai ka lejuar dhe harrami është ajo qe ai ka ndaluar. Feja është ashtu sic e ka pershkruar ai. Allahu thotë- "
E sikur të kenaqeshin me ate qe ua dha Allahu dhe i derguari i Tij, e të thonin- "Ne na mjafton Allahu, Allahu do të na furnizoje me të mirat e Tij, e edhe i derguari i Tij, dhe se vetem tek Allahu e mbeshtesim deshiren. Et-Teube-59
Allahu thote- ". . . C`ka t`ju jape Profeti, ate merrnie e c`ka t`ju ndaloje, permbanju dhe kini frike Allahun, se Allahu është ndeshkues i ashper. El-Hashr-7
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:02 pm

Te mbeshtesesh besimin tek Allahu


Ne duhet të mbeshtesim besimin vetem tek Allahu-
. . . në na mjafton Allahu. Et-Teube-59
Ketu Profeti nuk është i permendur. në një pjese tjeter Sahabet pershkruhen si- "
E atyre qe dikush u tha- "Populli (idhujtaret) është tubuar t`ju sulmoje, pra kini frike! "
Ajo, vetem ua shtoi edhe me shume besimin e thane- "Neve na mjafton qe kemi Allahun, Ai është mbrojtesi me i mire. Ali-Imran-173
O pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtareve qe jane me ty. El-Enfale-64
A nuk është Allahu qe i mjafton robit të vet? . . . Ez-Zumer-36
Allahu do të na furnizoje me të mirat e Tij, e edhe i derguari i Tij. . . Et-Teube-59
Keshtu dhenia i pershkruhet Allahut dhe të derguarit të Tij, por miresia-el-fadl është vetem nga Allahu, , dhe permendet e para sepse miresia-el fadl është në duart e Allahut dhe Ai i jep kujt të doje. Allahu është Zoti i miresise se madhe-dhul-fadlin-adhim.
Allahu thote- ". . . dhe se vetem tek Allahu e mebeshtesim deshiren.
Keshtu deshsira, shpresa duhet të jene vetem në Allahun, Allahu thote- "E kur ta kryesh (obligimin), atebote mundohu me adhurim. Dhe vetem të Zoti yt perqendro synimin. El-Inshirah-7-8
Profeti sas i tha ibën Abbasit- "Nese kerkon kerko nga Allahu nese lutesh për ndihme lutju Allahut. Ahmedi, Thirmidi.
Ne Kuran ka të njejtin mesazh në sure të ndryshme.
Adhurimi, frika dhe devotshmeria jane vetem për Allahun, por bindja dhe dashuria jane për Allahun dhe të derguarin e Tij. Nuhu as i tha popullit të tij- "Adhurojeni Allahun keni frike perj Tij dhe me degjoni mua. Nuh-3
Allahu thote- "Kush respekton Allahun dhe të derguarin e Tij, i ka friken Allahut dhe i permbahet udhezimit të Tij, të tillet jane ata qe do të arrijne ate qe deshirojne. En-Nur-52
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:02 pm

Te adhurosh vetem Allahun

Profetet urdheruan njerezit qe të adhurojne vetem Allahun, të perqendrojne synimin vetem tek Ai, të mbeshtesin besimin vetem tek Ai, dhe ti binden Allahut dhe të derguarve. Shejtani i dergoi në humbje kristianet dhe të tjere, keshtu qe ata i shoqeruan Allahut dhe nuk iu binden profeteve. Keshtu ata moren prifterinjte dhe të paret e tyre, dhe Mesihun birin e Mejremes, për zotera në vend të Allahut, dhe filluan të mebeshtesin besimin tek ata dhe të ktheheshin tek ata, duke iu kerkuar atyre gjera të ndryshme e në të njejten kohe kundershtonin urdherat e tyre dhe nuk merrnin shembull nga ata. Allahu i udhezoi besimtaret të cilet jane të sinqerte ndaj Tij, ndjekes të rruges se drejte, qe e dine të verteten dhe e ndjekin ate, keshtu ata nuk jane nga ata mbi të cilet ka rene zemerimi i Allahut apo jane të humbur. Keshtu ata iu nenshtruan Allahut sinqerisht dhe u kthyen tek Zoti i tyre, duke e dashur Ate, duke e mbeshtetur shpresen tek Ai, duke iu frikesuar Atij dhe duke iu lutur Atij, duke e perqendruar të gjithe vemendjen tek Ai dhe duke i drejtuar të gjitha ceshtjet tek Ai, duke e mbeshtetur besimin tek Ai, dhe duke iu bindur dhe nderuar të derguarit e Tij, duke i marre ata për miq, duke i ndjekur ata dhe duke iu permbajtur mesimit dhe udhezimit të tyre.
Kjo është feja Islame, me të cilen Allahu i ka derguar të gjithe të derguarit dhe profetet, të parin e të fundit. Kjo është e vetmja fe qe Allahu pranon, dhe është adhurim i vertet i Zotit të boterave.
E lusim Allahun e Madheruar të na ndihmoje neve qe të jemi të forte dhe të persosur në ndjekjen e fese se Tij, dhe të na beje në dhe gjithe muslimaneve të vdesim muslimane.
Falenderimet i takojne vetem Allahut, paqe dhe bekim qofte mbi zoterine tone Muhammedin, familjen e tij dhe ndjekesit e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:03 pm

Shpjegimi i fjaleve

ehl el kalem filozofet islamike dhe teologet.
es-sahihejn të dy librat e haditheve të Bukharit dhe Muslimit
Ensar Ndihmuesit, muslimanet e Medines në kohen e Profetit sas
ajah-ajet nga ana gjuhesore shenje- ajet i Kuranit, mrekulli etj
bid`ah-bidat risi në ritet e besimit në islam qe nuk ka baze në Kuran ose sunnet
din fe, menyre jetese
dhiker të permendesh Allahun, tesbih etj
dinar monedhe latinisht denarius
dirhem monedhe latinisht drachma
du`a lutje personale qe mund ta besh na arabisht ose cfaredo gjuhe tjeter
fana` humbje, humbje në vetvete
hadith kudsi hadith qe permban fjale nga Allahu qe jane të transmetuara nga proferti sas por nuk jane pjese e Kuranit.
hadith një thenie ose tradite e Profetit sas
halal- hallall e lejuar
hanif një besimtar monotesit qe nuk adhuron askend tjeter pervec Allahut dhe ndjek rrugen e Ibrahimit, për ata qe kane qene para Profetit Muhammed sas
harram e ndaluar
ibadah-ibadet adhurim
Iblis shejtani
ixhtihad të japesh gjykim ligjor nga burimet ligjore (Kurani, hadithi)
iman besim
isnad zinxhir transmetimi nga njerezit qe transmetuan hadith nga Profeti sas. dijetare të specializuar në hadith si Bukhari dhe Muslimi e kane studiuar me kujdes isnedin e haditheve të tyre. Vetem nese transemtuesit ishin të sigurte dhe të besueshem hadithi klasifikohet si i vertete
Isra udhetimi naten i Profetit nga Mekka në jeruzalem
Xhabari sekt qe mohojne lirine e njeriut
Xhehemi, xhehemija sekt qe mohon cilesite e Allahut qe permenden në Kuran
Xhibrili Shpirti i shenjte-err-rruhul kudus, enjgjelli qe transmeton shpalljet
Xhihad nga ana gjuhesore të perpiqesh, ndryshe perkthehet si lufte e shenjte. Cdo akt qe është një perpjekje për të fituar kenaqesine e Allahut është xhihad.
xhinn krijesa prej zjarri
kafir pabesimtar
kufer pabesim, mohim i të vertetes
Miraxh Ngjitja e Profetit në qiellin e shate qe ndodhi në të njejeten nate me israne
muffesir dijetar qe komenton dhe shpjegon kuptimin e Kuranit. Punet e tyre jane të njohura si tefsir psh tefsiri i ibën kethirit etj
Muhaxhirun-muhaxhire emigrantet, muslimanet e Mekkes qe migruan me Profetin sas në Medine
munafik hipokrit
mushrik idhujtar
mustehab e pelqyer e nxitur, i referohet veprave qe keshillohen të behen por nuk ka gjynah nese nuk i ben
kader percaktimi i fatit
Kaderijja sekt qe thote se njeriu ka vullnet të lire të pavarur nga Kaderi i Allahut
Rafidah sekt qe adhurojne Aliun radiAllahu anhu, bejne vepra ekstremne dhe mallkojne sahabet
rrisk furnizim
Sahabah shoket e Profetit sas
sahih duke iu referuar hadithit do të thote i vertete. është grada me e larte edhene nga dijetaret e hadithit
selef gjenerata e muslimaneve sahahbet e Profetit sas ate qe i ndoqen ata dhe ata qe i ndoqen ata
salah namazi
shejatin dreqer , të keqinjte nga xhinnet jobesimtare
sheikh nga ana letrare është i moshuar por perdoret për dijetaret edhe mesuesit
Shejtani satani, dreqi i permedur në Kuran me emrin Iblis
sufi musliman mistik. Historiksht, sufizmi e ka zanafillen në Basra, Irak, ku disa njerez shkuan në ekstremizem në adhurim dhe duke braktisur jeten e kesaj bote. Sufizmi ishte i panjohur në kohen e Profetit sas
sunnah sunneti, praktika e Profetit
surah sure e kuranit
Tabi`i tabi`in nga ana letrare ndjekes, është gjenerata e muslimaneve qe ndoqen sahabet, Allahu qofte i kenaqur me të gjithe ata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:03 pm

të gjithe ata
tekbir të thuash Allahu ekber
takua frike dhe devotshmeri ndaj Allahut
tevekul të mebeshtesesh besimin tek Allahu
Teuhid njesimi i Allahut, kjo është baza e mesimeve të islamit
ummah ummet ose komb, populli musliman si një i tere, Ummeti në Islami nuk është i bazuar në gjuhe, rrace, kombesi, por perfshin të gjithe ata qe besojne vetem Allahun dhe në profetesine e Muhammed sas
uaxhib vaxhib e detyrueshme, vepera qe duhet të kryhen, ka denim nese lihen pas dore
ueli shumes eulija psh eulija i Allahut ai qe është shume afer Allahut. eulijate e vertet i afrohen Allahut me adhurim të sinqerte dhe besim, dhe statusin e tyre e di vetem Allahu. Ndonjeher perkthehet si shenjtor qe nuk ka baza në Islam
zekat pagese e detyrueshme. një pjese e pasurise e atij personi qe ka arritur një minimum të caktuar i jepet të varferve. perqindaj varet nga lloji i pasurise në rastin e parave është 2. 25%


Sheikhul Islam Taki ed-Din Ebul Abbas Ahmed ibën AbdulHalim ibën AbdusSelam ibën Tejmijah el Harraani el Hambeli lindi në 1263 er/661 hixhri në Harran, qe është tani në Turqine lindore në kufi me Irakun. Ai erdhi nga një familje dijetaresh dhe ishte vete dijetar në një moshe fare të re, duke i mbaruar studimet kur ishte në rini. Ai jetoi në një kohe shume të rendesishme. Bota Islame ishte sulmuar nga Tataret dhe bidatet dhe sektet ishin perhapur shume. Ai luftoi në cdo fushe, ushtarake dhe ideore, në mbrojtje të Islamit sipas udhezimit të Kuranit dhe sunnetit. Perkete arsye u burgos nga pushtetaret e atehershem qe ishin në anen e sekteve të devijuara, por ai vazhdoi të shkruaj dhe flase edhe nga burgu. Ibën Tejmija vdiq në burg në Damask. Allahu e meshirofte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptyWed Mar 26, 2008 10:04 pm

Me ndihmen e Allahut të Madheruar e mbarova perkthimin e librit të Ibën Tejmijas. Lus Allahun ta pranoje kete veper nga mua dhe ta shtoje tek veprat e mija të mira. Lus Allahun qe ky liber të me beje dobi mua dhe gjithe besimtareve. Cdo ndihme është nga Allahu dhe gabimet jane vetem të miat. Lus Allahun të mi fale gabimet mua dhe gjthe besimtareve dhe leshimet në perkthim dhe të na bashkoje në xhennet me profetet, të sinqertit dhe shuhadate sa shoqerues të mire jane ata.
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut Sunduesit të botërave, paqja qoftë mbi Profetin Muhammed, mbi familjen e tij dhe gjithë ndjekesit deri në diten e gjykimit. Amin



Perkthyes " Bekir Halimi"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptySat Apr 05, 2008 5:31 pm

99 emra te allahut
99 Emrat e Allahut 1. ALL-LLAH Allah
2. ER-RAHMAN i Gjithëmëshirëshmi
3. ER-RAHIM Mëshirëploti
4. EL-MELIK Sunduesi
5. EL-KUDDUS i Pastërti
6. ES-SELAM Paqëdhënësi
7. EL-MU'MIN Siguruesi
8. EL-MUHEJMIN Mbizotëruesi
9. EL-AZIZ Fuqiploti
10. EL-XHABBAR i Gjithëfuqishmi
11. EL-MUTEKEBBIR i Madhërishmi
12. EL-HALIK Krijuesi
13. EL-BARIJ Filluesi
14. EL-MUSAWWIR Formëdhënësi
15. EL-GAFFAR Falësi
16. EL-KAHHAR Mposhtësi
17. EL-WEHHAB Dhuruesi
18. ER-REZAK Furnizuesi
19. EL-FETTAH Zgjidhjedhënësi
20. EL-'ALIM i Gjithëdituri
21. EL-KABID Shtrënguesi
22. EL-BASIT Dhënësi
23. EL-HAFIDU Përulësi
24. ER-RAFI' Lartësuesi
25. EL-MU'IZZU Ngritësi
26. EL-MUDHIL-L Nënshtruesi
27. ES-SEMI' Dëgjuesi
28. EL-BASIR Vështruesi
29. EL-HAKEM Gjykuesi
30. EL-'ADL i Drejti
31. EL-LATIF i Buti
32. EL-HABIR i Gjithëinformuari
33. EL-HALIM Përdëllimtari
34. EL-'ADHIM Madhështori
35. EL-GAFUR Gjithëfalësi
36. ESH-SHEKUR Mirënjohësi
37. EL-'ALIJJ i Larti
38. EL-KEBIR i Madhi
39. EL-HAFIDH Ruajtësi
40. EL-MUKIT Ushqyesi
41. EL-HASIB Llogarimarrësi
42. EL-XHELIL Fisniku
43. EL-KERIM Bujari
44. ER-REKIB Vigjëluesi
45. EL-MUXHIB Lutjepranuesi
46. EL-WASI' Gjithëpërfshirësi
47. EL-HAKIM i Urti
48. EL-WEDUD i Dashuri
49. EL-MEXHID i Lavdishmi
50. EL-BA'ITH Ringjallësi
51. ESH-SHEHID Dëshmuesi
52. EL-HAKK i Vërteti
53. EL-WEKIL Përkujdesësi
54. EL-KAWIJJ i Forti
55. EL-METIN i Pathyeshmi
56. EL-WELIJJ Mbrojtësi
57. EL-HAMID i Falënderuari
58. EL-MUHSIJ Gjithënjohësi
59. EL-MUBDIJ Nismëtari
60. EL-MU'ID Rikrijuesi
61. EL-MUHJI Jetëdhënësi
62. EL-MUMIT Jetëmarrësi
63. EL-HAJJ i Gjalli
64. EL-KAJJUM i Përjetëshmi
65. EL-WAXHID Kreatori
66. EL-MAXHID i Nderuari
67. EL-WAHID i Vetmi
68. ES-SAMED i Domosdoshmi
69. EL-KADIR i Fuqishmi
70. EL-MUKTEDIR i Gjithëmundshmi
71. EL-MUKADDIM Përparuesi
72. EL-MUEHHIR Paslënësi
73. EL-EWWEL i Pari
74. EL-AHIR i Fundit
75. EDH-DHAHIR i Dukshmi
76. EL-BATIN i Padukshmi
77. EL-WALIJ Udhëheqësi
78. EL-MUTE'ALIJ i Gjithëlartësuari
79. EL-BERR Mirëbërësi
80. ET-TEWWAB Pendimpranuesi
81. EL-MUNTEKIM Ndëshkuesi
82. EL-'AFUWW Mëkatfalësi
83. ER-REUF i Dhembshuri
84. MALIKUL-MULK Pushtetmbajtësi
85. DHUL-XHELALI WEL IKRAM Atij i takon madhështia dhe nderi
86. EL-MUKSIT Drejtësidhënësi
87. EL-XHAMI' Tubuesi
88. EL-GANIJ i Pasuri
89. EL-MUGNI Pasuridhënësi
90. EL-MANI' Privuesi
91. ED-DAR Krijuesi i së keqes
92. EN-NAFI' Krijuesi i së mirës
93. EN-NUR Drita
94. EL-HADI Udhëzuesi
95. EL-BEDI' Shpikësi
96. EL-BAKI i Përherëshmi
97. EL-WARITH Trashëguesi
98. ER-RESHID Frymëzuesi
99. ES-SABUR View High Resolution
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 EmptySat Apr 05, 2008 5:37 pm

Biligoa, nje pyetje, nese nuk dal jashte teme. Sa pejgamer thuhet se jane gjithsej, dhe sa prej tyre permenden me emra ne Kur'an??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit   Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Qfarë gjeni te pakuptimt te ISLAMI.
» Spjegoje emrin tënd!
» Shkruani emrin tuaj ne gjuhen kineze.
» Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.
» Humor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: