Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj Sun Feb 21, 2021 1:22 am | |
| Ëngjëll Shametaj
PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI Kushtuar poetit popullor LEFTER ÇIPA 1. Në këtë ditë Shkurti të akullt, Në këtë vitin e trishtë, Pushoi së kënduari bilbili, S’priti sa të vijë Prilli .
Unë këtë s’ e besova , Gjithë Bregun e kërkova , Nëpër male , nëpër dete , E në katër vilajete .
Herë zgalem, përmbi val’ , herë shqiponjë, nëpër mal . Dikush thotë: “Është në Himarë !” “Në Pilur,” - thotë Bejkë e Bardhë .
Atje, në malin e sertë , Atje, ku mëkohen retë, Përmbi male përmbi dete, Qëndron histori më vete .
Atje te lisi nën hije, Thur vargje dashurie , E me grupin Piluriot , Këngës lapçe seç ia thot’ .
E gjen dhe në Himarë, Në një kodër, përmbi det , Poshtë guri, lart flamuri , Aty rri lartësohet burri!
Aty, ku qëndron poeti , Ulërin e gjëmon deti , Te sheg’ e blertë, nën hije , Shkruan vargje elegjie.
Sipër në odën e rëndë , Cicëron, qëndron në këmbë , Ligjëron për Historinë, Pa harruar Lashtësinë.
Për kapedanët e Bregut, Të këngës dhe të dyfekut , Bashkë me grupin Piluriot , Ndrijnë si Hëna e plot’. Përmbi ta qëndron Lefteri, Mbushur me ngjyrat ylberi, Në podiume , festivale , Marrin këngë e hedhin valle .
Plot me stimuj, dekorata, Në Atdhe dhe nëpër Botë , Krenari e Kombit tënë, Si Ante qëndron në këmbë! Sa herë që do të vijë Prilli, Do vete, ku rri bilbili, Në Pilur dhe në Himarë , Ta takoj, të shuaj mallë !
Fier, më 18. 02 . 2021
| |
|