Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Vėllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vėllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj  Empty
MesazhTitulli: Vėllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj    Vėllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj  EmptyFri Apr 05, 2019 1:15 am

Leximi figurativ i njė prurjeje, gjetje, kėrkon
dinamizėn tė mendimit kritik bashkėkohor


Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, ABI, AOM,
shkrimtar, poet, studiues, estet


Hyrėsia nė fjalėsin figurativ tė kėtij substrati dhe lėvizja nė kėtė labirint merr dritė dhe shkreptin rreze. Kjo do tė thotė se figurimi ėshtė gjetje individuale e kujdesshme, e pėrzgjedhur e urtė, por edhe e guxuar.
Njė ndalje e kujdesshme nė analitikė ritmike tė substratit sjell pėrfundime tipike e logjike pėr kėtė paraqitje tė parė tė autores Vjollca Aliaj .

Identiteti i autofigurimit

Kundrimi i krijueses dallon nė peizazhin ujor pėrsjelljen e “medalioneve” tė neoneve nė trajta tė ēudimta, tė habimta dhe kryegjetja figurative shprehet me njė metaforė aq guximtare qė merr procesi rrokullisės i cicėrimave (pronė e zogjve perėndorė)… Krahasimi: si pėshpėrimat, tregon dhe shėnjon “peizazh” - botė shpirtėrore dykatshe. Mbi ujė, medalione neonesh, / me forma tė ēuditshme, / Cicėrimat rrokullisen, si pėshpėrimat,…
Njė gjetje e ardhur, si pasojė si e njė kundrimi tė kujdesshėm, ku vetėn njė sy i arrirė, nė stad pjekjeje, mund tė dallojė zgjimin e yjeve nė prehėr gjinj mollėsh… Dhe shkreptima e fjalėve tė pathėna, natyrisht, vėrsulen nė “pentagramin” fjalėsor, duke kushtrimuar me mėnyrė e tyre tė melodikes…
Yjet zgjohen midis gjetheve tė mollėve,/ Duke tėrbuar fjalė tė pathėna…
Forca metaforike ėshtė nė gjendje tė krijojė njė sinoptikė tė peizazhit dinamik qerpik-diell…
Mė derdhen mbi qerpikė/ shkundje dielli…
Njė shfaqje e thelluar mirė nė natyrshmėri figurative me prezentė tė kryehapėsirės: horizont e krahasur me stėrmadhėsinė e tejgojės (hiperbolė nė tregues habitari)…
Njė gojė e stėrmadhe horizonti…/ Syri i diellit gjakon nė fikje,…
Krahasimi inteligjent konfigurohet me dritėza, ku “interpreton” flutura e pėrpėlitur nė rrethpėrqark vetes dhe nė mortalitetin e qenies.
Si njė flutur e vockėl,/ pėrpėlitem rreth vetes,/ Nė humnerė tė qenies…
Njė prezencė kryehiperbole, ku njė masė gjigante llavėshumtė e me temperature tė llahtarshme shuhet nė ujėra … A mund tė ndodh kjo? Kjo ndodh vetėm nė fjalėsinė e moderuar figurative. Vullkane shuhen nė ujėra ….
Shpėrthesa e trėndafilave ėshtė ėshtė njė “eksplozicion” ngjyrash dhe aromash, i cili tė magnetizon dinamikisht me kėtė profil ngjyror dhe fillon tė lėvizė procesi volitiv nė tė gjithė hapėsirėn e tij, ndjenjat, nė kėtė rast, shndėrrohen nė “bletė”, duke “vallėzuar” e “valėzuar rreth petaleve” dashuri ndjellėse. Edhe ky proces kthehet nė zukatje totale tėrheqėse.
Nė muajin e trėndafilave,/edhe ndjenjat sillen rrotull petaleve,/duke zukatur…
A mund tė joshet errėsira? A mund kjo keqėsirė me humbje tė dritės sė jetės,prurėse tė gjallėrisė ekzistenciale, tė joshet? Kjo ėshtė njė pyetje, e cila e gjen pėrgjigjen te epitetėzimi i gonxhemajės....Jepet njė mezazh sa tėrheqės i vėmendjes sė kujdesshme
ndaj “mortimit”, por edhe i shpresės ndaj evoluimit, nėpėrmjet hedhjes nė veprim tė “majasė”,madje tė gonxhėzuar...
Me gonxhe maja’ shpėrthyer joshin errėsirėn,… Koha ecėn para, nuk kthehet prapa edhe sikur tė dėshirosh. Ėshtė e vrullshme, por vetėm aftėsia kreative e kthen, me metodėn retrospektive nė tė shkuarėn. Fantazia kreative gjithmonė ka dhe njė destinacion tjetėr parashikues pėr ardhmėrinė dhe ardhmėria gjithmonė nga mendja, zemra dhe shpirti kėrkohet tė jetė me fizionomi mė tė arrirė nė tė gjitha komponentet. Dhe kjo sillet me njė paraqitje figurative:
Reflekset mbi mure/ Si fletė tė palosura nė bllokun e kujtimeve,… Nėn diellin e gushtit skuq ndryshk,.../ Zėrat e tė shkuarės /Kokėfortė/ Na veshin ēehre bronzi…
Krahasimet me reflekset, fletėpalosurat, kompleksi i zėrave me tendencė kokėforte sjell “memoralizimin” e ēehres bronzike. Vetė krahasimi me metalin e bronzit e shpreh katėrcipėrisht. Bronzi, ėshtė njė metal i ftohtė, por prodhues edhe i ngacmuesit, nxitės, i cili tė dikton lėvizjen pėr tė dalė nga konturet. Me bronz stiset gjithēka, por edhe shtatoret, statujat, portretet…, memorialet e kujtesės. Ah, o bronz, sa gjithė pėrdorues i “zellshėm” je!
* * *
Njė ndalje e tillė, nė kėtė kėtė pasuri kreative, ėshtė shumė shpjeguese, pasi bukuria e vėllimit poetik, sė pari, ka tė bėjė me dallesėn e madhe dhe tė paraqitjes poetike me “veshje” simbolike, krahas tematikės, larmisė sė saj dhe arkitekturės.
Nga tavani derdhen hije ngjyrė vjollcė. / Era shtynte e shtynte paragrafe, nė vend tė gjetheve. / Ekualipti, legjendė fėshfėrinte mall, Si me magji,/ i lidh tė gjitha balonat e zemrave…
Depėrtimi me takt dhe klas nė pasurinė creative tė njė autoreje kėrkon profesionalizėn dhe presence tė parimiteteve analitike tė poezisė bashkėkohore, njohje nė detaje tė saj. Njė brumim i nevojshėm kreativ i krijueses vėrehet te poezia “Deri kur?!”
Protesta dhe revolta kreative buron nga njė shpirt i pėrgjegjėsuar, i cili kėrkon me insistim progresivitetin jetėsor… Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė dhėnė mesazhe tė mėdha pėr ndėrgjegjėsim: Jeta tė marrė fizionomi tjetėr tė bukur, tė shpirtė …
Kjo realizohet vetėm me vizion, mendime risi e jo “laj-lule” kotėsirė. Pak a shumė, ka mbėshtetje nė atė parabolė tė thekur: “Kotėsia e kotėsisė ėshtė kotėsi”…
Irealja duhet lakuriqėsuar, realja duhet tė skeptrizohet si mbretėreshė.
Plagėt e sistemit duhet tė kurohen nė njė terapi aktive…
Pyetja retorike “Deri kur?!” ka pėrgjigje tė zbuluar nė reticensėn e saj….
Arti paraqitės tregon dhe mosdurimin e gjendjes dhe “sėmundjen” me tendencė tė saj. Dhe krijuesja ka tė drejtėn e saj tė ngrihet dhe tė kushtrimojė pėr kėtė gjendje, e cila kėrkon teraupikėn e saj.
Lirika ėshtė predominuese nė tėrėsinė kreative tė Vjollcės. Krijimet e saj mbartin, nė vetvete, lirizmin shumė herė dhe inkadeshent, tė shndritshėm ndaj bashkudhėtarit tė jetės, ku shpėrthesat janė me motive, me gjetje. Krijimet e mėposhtme”rrėfejnė”
syēelur kėtė ndjesi:
Sikur tė isha njė copėz re,/Mbi faqen tėnde/ butėsisht e ulur,/ Duke tė puthur nė cep tė buzėve.../ Ah! Unė njė copėz re!.
Krijimi ka kombinativitetin dhe interpretimin e gjithė “aktorėve” jetėsorė,ku nė kėto aktrime tė skenėzuara me prezentė tė bukurive natyrore, tė faunės, florės:
Mė ka marrė malli /tė shtrihem nėn akacie,/ Pėrkėdhelur nga ngjitja e milingonave,/ Nė qafėn e djersitur,/ lagjja e buzės sė tharė,/tėndes,/times,/tonės,...
Dehja dashurore ka efektin e vet nė kahje pozitiviteti dhe sjell kėnaqėsinė njerėzore me
“pranga “tė bukura: Eshtė koha pėr t’u dehur.../Tė dehemi!/E le tė puthim ėndrrėn pastaj,duke mbetur “skllevėr” me pranga tė padukshme...
Mesazhi ndaj dashurisė sė fortė dhe tė pjekur jepet me tonalitet tepėr tė sinqertė: ”Gjithmonė tė pres,/ Me drithėrimė tė shpirtit...
Krijuesja me emrin e bukur luleje “Vjollcė”, nė lirizmin e saj tė shprehur, ka tematikė tė gjerė, tė larmishme duke i poetizuar babait, krijesave tė saj tė bukura: vajzave e tjerė, duke shprehur me art ēiltirėn e kampioneve lulore me ēiltėri poetike, e cila shndėrrohet nė njė ēudė tė bukur. Ajo, nė tekstin e saj poetik, ka shprehi tė shkruara me theksim tė veēantė, duke emfazuar nė “ligjėrimin” poetic pėr emnesa tė kujtesės sė lumturuar apo pėrjetimet e dhimbshme.
Vėllimi parė shquhet pėr etikėn letrare tė pėrcjelljes kreative. Kėshtu qė ky vėllim merr motivimin “ėmbėlak”, i cili flet realisht dhe “ėndrras” edhe fiton, qysh nė fillesė, njė prezencė tė farfurtė... Ajo, kurrsesi, nuk harron tė cekė dhe problematikėn e jetės,madje tė paraqesė dhe shqetėsimet e sė pėrditshmes... dhe tė sjellė edhe krijime epike, tė cilat mbahen mend.
Pėrfundesė
Vėllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj , nė shumicėn e vet kreative,
me prurjen, gjetjet, forcėn kėrkuese si dhe me kombinimin e pėrsjelljes dhe “penelatuese“ ngjason me njė buzėqeshje qendisur me fije dielli… (sipas konceptimit autorial). Sa e ka arritur kėtė krijuesja?
Kėtė do ta verifikojė leximi profesional i kėsaj krijese poetike, por duhet tė vėmė nė dukje se, autorja ėshtė njė krijuese “e thekur“ dhe me tė ardhme pėr gjithēka qė sjell, gdhend dhe paraqet. Ky prezantim i parė ėshtė, pra, mbushamendės dhe sinjifikativ…

Gjirokastėr, mars 2019
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Vėllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: