Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "SHPËRTHESE TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"SHPËRTHESE TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj Empty
MesazhTitulli: "SHPËRTHESE TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj   "SHPËRTHESE TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj EmptyThu Feb 11, 2016 3:23 am

SHPËRTHES TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH
Promovohet “Dallgë Hyjnore”, libri me poezi në tri gjuhë e autores Ajete Pavata

Adem Lushaj
Peja, qyteti rrëzë Bjeshkëve të Nemuna ishte vend takim i shumë shkrimtarëve dhe krijuesve artistik të ardhur nga troje të ndryshme shqiptare, që nga Çamëria, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe shtetet e Evropës. Ky pikëtakim ishte me rastin e promovimit të librit me poezi të përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane, “Dallgë Hyjnore”, të poetes Ajete Pavata, e organizuar nga Drejtoria për Kulturë e kësaj komune, ku merrte pjesë edhe kryetari Gazmend Muhaxheri. Shkrimtarja Pavata, në këtë rast është nderuar me mirënjohje edhe nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve mbarëshqiptar “PEGASI”, për kontributin e madh që jep në promovimin e kulturës shqiptare dhe letërsisë në përgjithësi. Duke fol në emër të institucionit komunal të Pejës, Engelbert Zefaj, drejtor i Drejtorisë për Kulture, ka thënë se, Peja çdoherë do përkrahë aktivitetet kulturore të cilësdo fushë qofshin, edhe pse mundësitë financiare nuk janë të kënaqshme që të bëjmë më shumë në përkrahje të krijuesve dhe artistëve, sportistëve dhe të rinjve, apo të fushave tjera kulturore-artistike.
Për Halil Haxhosaj, shkrimtar dhe kritik letrar nga Gjakova, vëllimi me poezi “Dallgë Hyjnore” shpërfaq elementet e natyrshme të një vije racionale dhe emocionale përmes vargut poetik, duke manifestuar artistikisht antagonizmat njerëzor me ndeshjet e ecejakeve shpirtërore, duke artikuluar qartë realitetin diskret të një shtrese faktike e të brishtë, që ndërthuren me trekëndëshin jetë, ndjenja, përjetime. Sipas Haxhosaj, krijuesja Pavata i takon plejadës së poetëve e cila me kreativitetin e saj, si në kontekstin kohor e hapësinor, arrin përmes vargut poetik të zbërthej raportet dis-harmonike në ndjenjën e individit nëpërmes një fuqie mbresëlënëse e kreative. “Mesazhi krijues i autores në këtë vëllim poetik të shkruar në tri gjuhë, është denoncimi i arrogancës, neglizhencës, urrejtjes dhe injorancës në njërën anë, dhe mbi të gjitha virtyti i fjalës në anën tjetër”, shprehët kritiku Haxhosaj, i cili ka elaboruar në detaje poezitë e ndara në katër qerthuj poetik të cilave iu prin poezia “Fati im”, duke thënë se “Dallgë Hyjnore” është pasuri për poezinë tonë, sidomos pasi që është e përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane.
Ndërkaq, redaktori i librit dhe kritiku letrar nga Gjirokastra e Shqipërisë në fjalën e tij është shprehur se “ Krijuesja Ajete Pavata, një dukuri e re poetike e shpërfaqur kohët e fundit në skenën poetike, shihet me një këndvështrim si e “re” në këtë fushë, edhe pse për shumë vite ka krijuar në heshtje. “Larmia tematike e vëllimit “Dallgë Hyjnore”, ndërtimi kompozicional di dhe karakteri universal i tij, ploton kriteret, ku të pasionuarit e të pasionuarat ndaj krijimeve të Ajetes, do të presin agminë e krijesës së saj të parë, të mbrujtur në magje të përvojës poetike, në veçanti individuale krijimi”, ka nënvizuar në fjalën e tij, shkrimtari gjirokastrit Kristaq Shabani i cili ka në emër të “PEGASI” ia ka dorëzuar edhe çmimin ANËTARE NDERI E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, me motivacionin " E shquar, kontribuuese, ndikuese, në veprimtarinë letrare, artistike, kombëtare si dhe në shkëmbimin universal të vlerave"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"SHPËRTHESE TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ARKITEKTET SHQIPTAR - TALENTI I NDERTIMIT
» Edhe nje Hitler prej dylli hap polemika ne Gjermani
» Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: