Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Veriu i Kosoves merret veç me luftë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty
MesazhTitulli: Veriu i Kosoves merret veç me luftë   Veriu i Kosoves merret veç me luftë EmptySat Dec 21, 2013 4:39 am

Veriu merret me luftë


“Serbi është thuajse dështimi më i madh i bërë ndonjëherë nga natyra në përpjekjet e saj për të krijuar një njeri të qytetëruar. (...) Serbi ishte një tinëzak, frikacak dhe vrasës që nga fillimi; ai nuk kishte mëshirë as ndaj atyre që ishin të po të njëjtës fe. (...) Personalisht një serb është i vrazhdë, qyqar dhe i mbërthyer nga një vetë-mburrje e tepruar dhe një antipati për të gjitha vuajtjet që nuk prekin organizimin e tij të vrazhdë...Ai madje përvetëson formën më të ulët të frikës – vetëshkatërrimin”.

John Mill, “The Ottomans in Europe’’ 1876

Shteti multietnik i Kosovës më tepër është i predispozuar t’i ndëshkojë policët shqiptarë sesa agjentët e MUP-it serb. Zhgradimi i 11 pjesëtarëve të njësive speciale (ROSU), është një proces që shkon në mënyrë komplementare me avancimin e frikshëm të njerëzve të MUP-it si dhe paramilitarëve të tjerë serb në radhët e Policisë së Kosovës. Më shumë sesa masë ndëshkimore, ulja në detyra e 11 pjesëtarëve të njësive speciale është krijim i një imazhi të paprekshmërisë për agjentët e MUP-it që u rrasën brenda Policisë, madje u ngjitën edhe në majat drejtuese të saj. Problemi nuk është se ata kaluan pa verifikim meqë edhe pa u bërë fare verifikimi dihet pagabueshëm prejardhja e tyre nga MUP-i dhe strukturat e tjera ushtarake të Serbisë.

Veriu i Kosoves merret veç me luftë Siuveri4

Problemi kardinal qendërzohet rreth faktit se policia po zbhëhet, duke krijuar një tjetër plasaritje në sovranitetin fiktiv të Kosovës, shtetësia e të cilës po brydhet vazhdimisht. Së këndejmi, pikëkalimet kufitare që për hir të korrektësisë politike po quhen ‘vija administrative’ po ngjajnë gjithnjë e më shumë si disa garnizone fiktive të huajtura nga ‘Shkretëtira e Tartarëve’ e Dino Buxatit. Çmimi i tyre del pallogaritshëm i shtrenjtë: për to serbët legalizuan një entitet kryekreje autonom, i cili është larg më i fortë sesa vetë shteti i Kosovës. Ky përfundim kaq i palavdishëm nuk mund të ishte ndryshe, kur dihet që Qeveria e Kosovës e ka kapur marrëzisht problemin nga bishti e jo nga kryet. Për vite me radhë, problemi i veriut është jashtësuar krejtësisht, duke u zhvendosur gjithnjë e më larg nesh si një realitet i vagullt, të cilin s’jemi në gjendje as ta prekim. Zgjidhja e problemit në veri nuk e ka emrin ‘mbajtje e zgjedhjeve’ e as zëvendësim i pushteteve ilegale me ato legale. Duke përdorur eufemizma të tilla, zgjidhjet surrogate veçse kanë rritur vëllimin e problemit. Veriu nuk është asgjë tjetër vetëm mos-dëshira e deri diku edhe frika jonë për ta ndjesuar si një problem kryekreje ushtarak. Gjendja aktuale atje është poashtu besëtytnia jonë primitive se autonomia serbe është vetëm diçka e mundshme, por jo edhe reale, një apokalips religjioz që mund të ndodh sot, por mund të ndodh edhe pas mijëra vitesh. E një besëtytni të tillë sikur në nënvetëdijen tonë ngjall vizionin fëmijëror se ditën e autonomisë së serbëve të veriut do të ngjajë një eklips i madh duke errësuar dritën e diellit. Një shoqëri me besëtytni të tilla dosido e jashtëson rrezikun aktual, duke e zhvendosur në një të ardhme apokaliptike. Një shoqëri kësisoj harron se autonomia tashmë është natyralizuar në çdo përmasë të mundshme: ajo nuk është asgjë tjetër veçse një entitet i mëvetësishëm që lidhet ligsht me autoritetet qendrore.

Veriu i Kosoves merret veç me luftë AhQdfum

Mantra e ligjërimit publik të politikës në Kosovë është se problemi në veri do të zhbëhej përmes gjetjes së një formule magjike politike. Kjo alternativë është provuar të jetë shterpe: një varg marrëveshjesh të ndërmjetësuara në Bruksel mbi veriun nuk e kanë paqëtuar aspak këtë pjesë; ajo vazhdon të jetë destabilizuese dhe kërcënuese si më parë. Veriu është problem klasik ushtarak, zgjidhja e të cilit duhet të kërkohet tek imponimi me forcë, tek armët, minahedhësit, predhat e snajperët. Për vite me radhë në vend të tyre ka pasur rropatje qesharake, duke i ofruar oferta bujare mijëra paraushtarakëve të MUP-it, raison d’etre e të cilëve është përjetësimi i një konflikti të përhershëm. Zaten, Serbia është e argasur me një përvojë të tillë më shumë se kushdo tjetër në Ballkan. Dy shekujt e fundit të serbëve në Ballkan nuk janë asgjë tjetër veçse historia e një paqeje të pamundshme me secilin. Rezistenca që modeloi Serbinë moderne qysh kur kjo ishte hapësira e pashallëkut të Beogradit, është ajo e plaçkitjeve kufitare, masakrave dhe paudhësive të tjera. E këtu ka të drejtë Andrew Heywood kur thotë se fryma e nacionalizmit është mbrujtur edhe nga rrethanat në të cilat dalin synimet nacionaliste dhe nga shkaqet politike me të cilat lidhet ai. Kështu kur nacionalizmi është prodhim i çrregullimit shoqëror dhe ndryshimit demografik, ai shpesh ka një frymë mendjengushtë e përjashtuese dhe mund të përdoret për racizëm e ksenofobi. Mijëra banditë serbë përfituan nga sajimi i kufirit ushtarak midis Perandorisë Habsburge dhe asaj Osmane, i cili me pak lakadredha përshkonte Translivaninë, Kroacinë, Vojvodinën e Hungarinë. Derisa Vjena e Stambolli sipërfaqësisht paqëtonin marrëdhëniet, flaka e luftës mbahej gjallë nga banditët serbë të kufirit, të cilët më vonë u legalizuan si njëfarë milicie kufitare. Pikërisht, ata e mbanin gjallë shpirtin hakmarrës e shkretues, duke e ngjallur luftën në format e saj më të egra. Nga ai që quhej ‘Vojna granica’ (kufiri ushtarak), serbët krijuan profilin e tyre modern – një qenie konfliktuoze e problematike për të gjithë. E gjendja në veri është përsëdytje moderne e ’Vojna granica’, ku mijëra serbë të armatosur sajojnë incidente, viktimizohen e thurrin provokime edhe në jug të Ibrit. Sado kolosale përfitimet e tyre, serbët në veri do të vazhdojnë së viktimizuari vetën pasi që ata, siç vërente eksperti i CIA-s, David Kanin, e ndjesojnë vetën si vija e parë e frontit ngjashëm me kolonët hebraik në Bregun Perëndimor. Në këtë dritë, përshkrimi i Herbert Vivian për serbët e Kosovës para 109 vitesh merr një vlerë aktuale. Duke folur mbi serbët, ai thotë: “...biseda e tyre është ajo e një vajtimi të gjatë; ata e kalojnë tërë kohën duke përsëritur tregime vrasjesh, të cilat zor se kanë ndonjë mbështetje; ata gjithmonë ankohen për vetën e tyre me shumë fraza të turbullta mbi shtypjen dhe dëshpërimin, por ata janë të paaftë kur dikush u kërkon të dëshmojnë ndonjë detaj në mbështetje të ankesave të tyre. Sjellja e tyre është e fshehtë; ata flasin me pëshpëritje edhe kur nuk është nevoja e ndonjë fshehtësie...” (The Servian Tragedy, 1904, f.245). Faji historik që më së shumti do ta rëndojë këtë Qeveri të palavdishme është se ajo i ka dhënë një fytyrë ’humane’ kësaj ’Vojna granica’ që jeton në veri. Kriminelët e banditët (dmth çetnikët) zhvaten një përfitim si askund tjetër: ata u bënë bashkiakë e administratorë. E një zgjidhje tjetër idioteske është edhe krijimi i një komune të re serbe në veriun e Mitrovicës, e cila do të funksionojë si kryet e entitetit serb në veri. Konflikti kësisoj projektohet në të ardhmen e afërt, shpërblim ky që do ta kenë brezat e rinj nga politikanët e sotëm kompromisaxhi. Në këso gjendje, Mitrovica veriore shndërrohet në një Stalingrad modern me konsekuencën e tij historike: luftën e vrazhdë që shpërhapet shtëpi më shtëpi. Zhgradimi i 11 pjesëtarëve të njësive speciale – ROSU – është në kuadrin e një politike të mirëmenduar të dobësimit të potencialeve të armatosura për kthimin e veriut me luftë, e vetmja mundësi e natyrshme. Të njohur edhe si ‘Gardë Pretoriane’, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar ndër vite shkallë të lartë qytetarie duke u përballë me sprova të rënda megjithë pagat e ulëta krahasuar me kolegët e tyre nëpër vendet e tjera. Por, imazhi i tyre i mirë është vënë shpesh edhe në pikëpyetje, kur politika i ka keqpërdorur duke i ndërsye ndaj protestuesve paqësorë. Sidoqoftë, qindra pjesëtarë të ROSU kanë dhënë një nga provimet më të rënda kombëtare, duke dëshmuar një guxim që i mungon pjesës më të madhe të shqiptarëve në Kosovë, tek të cilët është injektuar kompleksi i inferioritetit. E kjo sprovë e rëndë u pa me 25 dhe 26 korrik të vitit 2011, kur me shpërpjestim të plotë forcash, ROSU dhe FIT mësynë veriun e mbushur me paramilitarë serbë.

Veriu i Kosoves merret veç me luftë F1_rs1334301821

Avancimi i tyre përballë barrikadave e pritave të njëpasnjëshme serbe ishte i admirueshëm. Por, inferioriteti inherent i Qeverisë së Thaçit shkalafiti edhe ato pak suksese të arritura në terren meqë të nesërmen e aksionit (26 korrik) u dha urdhri i pakuptueshëm për tërheqje. E sprapsja politike e Thaçit i ka inkurajuar serbët për të zhvatur përfitime politike. Megjithatë, njësitë speciale thadruan një precedan të jashtëzakonshëm duke sfiduar për herë të parë çetnikët e armatosur serbë. E psikoza e frikës që u krijua te këta të fundit ishte e barabartë me atë proverbin e njohur romak ‘Hannibal ante portas’. Diskriminimi i pjesëtarëve të ROSU sikur kompleton rebusin e pazgjidhur për të dhënë ogurin jo aq të mirë: ROSU po dobësohet vijimësisht duke mbetur në nivelin e një njësie kundër-kryengritëse e cila përdoret ekskluzivisht për t’i shym revoltat politike e sociale të shqiptarëve. Ndërkaq, veriu kërcënues ngarkon si imperativ politik të kohës: ROSU duhet të militarizohet skajshmërisht, gjë që shprehet me rritjen e kapaciteteve të saj numerike dhe pajisjen me armatime e pajime të nevojshme. Investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë dëshmuar vetëm shpenzime të kota pa kurrfarë dobie në këmbim. Më keq se kaq, FSK ngjan si një investim pretencioz për të ardhmen, duke u zhytur në gjoja ‘misione paqeruajtëse’ gjithandej botës, që në të vërtetë janë institucionalizim i mercenarisë moderne.

Salih Mehmeti
18 dhjetor 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty
MesazhTitulli: Re: Veriu i Kosoves merret veç me luftë   Veriu i Kosoves merret veç me luftë EmptySat Dec 28, 2013 2:45 am

piii kush me luftu ma veq nana jem ndalt se....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 40
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty
MesazhTitulli: Re: Veriu i Kosoves merret veç me luftë   Veriu i Kosoves merret veç me luftë EmptyThu Feb 06, 2014 11:58 pm

Valla Veriun e jugun ja falen Politikanet tradhtare Serbise! Para lufte shkijet ishin minoritet ne kosove! pas Lufte i banen 11 Komuna te pastra etnike me ndihmen e servileve shqiptare edhe Komuna e paster etnike Turke me vone Gorane Kroate Malazeze Boshnjake! Keshtu Kosoven e ban copa copa tradhtaret!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty
MesazhTitulli: Re: Veriu i Kosoves merret veç me luftë   Veriu i Kosoves merret veç me luftë EmptySat Feb 15, 2014 2:39 am

nuk është e vërtetë kjo sepse kur ishte Marrëveshja e Kumanoves Shqipëtart nuk kan qenë pjesëmars në tavoline une jam nga Mitrovica kam qenë gjithë kohen në Mitrovicë kjo ka qenë marrveshje e Ndërkombëtarve me serbine sepse Shqipëtart nuk kan pas shanca te kalojn në veri pas hyrjes së Trupave të KFOR-it nëse ni Familje e kane leju Kfori me depërtu në veri nje person tjetër që është Shqipëtar nuk e kanë leju me kalu uren mbi lumin IBËR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 40
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty
MesazhTitulli: Re: Veriu i Kosoves merret veç me luftë   Veriu i Kosoves merret veç me luftë EmptySun Feb 16, 2014 2:18 am

JO e vertet eshte ,Agim Ceku ka qen pjesmarres ne kete Marreveshje! Lexo,hulumto!Me marreveshje te Bruxelit veriu dhe jugu jan Komuna te pastra etnike ,fajet i kem vet si popull qe durojm Politikan Tradhtar!Jemi njerez shume te papjekun Politikishte dhe te pa dijshem e servile!
Qdo marreveshje bahet me aminin e Shqiptareve te ashtequajtur Kosovar tradhtar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty
MesazhTitulli: Re: Veriu i Kosoves merret veç me luftë   Veriu i Kosoves merret veç me luftë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Veriu i Kosoves merret veç me luftë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: