Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 65
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Thu Mar 26, 2009 10:39 am


Hajriz Demaku: Lufta e Kryezinjve ishte luftė bejlerėsh e jo luftė Kombėtare
Wednesday, 25-03-2009, 11:00pm (GMT)

Lufta e Kryezinjve ishte luftė bejlerėsh e jo luftė Kombėtare
-Kur kryepopi i Serbisė, Pavli, mė 1990 i pati ftuar filozofėt e Jugosllavisė nė Sarajevė nė bisedė pėr situatėn aktuale; foli edhe Shkėlzen Maliqi, dhe i pėlqeu aq shumė Pavlit, dhe duke mos e ditur se ky ishte shqiptarė, tha: Lum ai popull qė ka njė filozof tė kėtillė, e sidomos kur ky aq mirė i pėrngjanė “čika dražes”, e kur i thanė se ėshtė shqiptar, i kėrkoi falje!
Nga Hajriz Demaku*
Gjakova para disa vitesh ka filluar njė fushatė pėr t’i rehabilituar ca nga personalitete tė shquara tė Luftės sė Dytė Botėrore nga Gjakova, si shokun Fadil Hoxha e Gani-beg Kryeziun me vėllezėrit e tij.
Tė fillojmė me Gani Begun e vėllezėrit e tij. Profesori e studiuesi, Uran Butka e Profesor Pajazit Nushi, tė cilėt duke e shtjelluar lėvizjen e Kryezinjve, nuk ia nisėn nė fillim tė veprimtarisė sė tyre, ngase ishte jo bash e kėndshme, sepse ata donin qė tė pakėndshmet t’i mbulonin, qė tė mos dihej se lufta e Kryeznjve ishte njė luftė bejlerėsh e jo luftė Kombėtare-Ēlirimtare.
Kur Ahmet Zogu, me ndihmėn e Pashiqit, i mundi kundėrshtarėt e tij nė Tiranė: Bajram Currin, Fan Nolin, Hasan Prishtinėn etj. Dhe u bė kryetar i Shqipėrisė.
I magjepsur nga idetė e njė djaloshi tė ri, Pashiqi, tigri i politikės ballkanike, fėrkonte mjekrėn nga gėzmi i suksesit tė Zogut qė ishte edhe i tij, i imagjinuar, dhe sakaq pėrgatiti njė delegacion tė madh politikanėsh, me nė krye ministrin e tij tė jashtėm, tė clin e nisi fill pėr Tiranė.
Ahmet Zogu, i cili akoma nuk e kishte ndrohur mirė karrigen, me anė tė gjenialitetit tė tij, ngriti nė kėmbė gjithė intelektualėt e Tiranės, me nė krye idealistėt e nacionalistėt dhe demokratėt e flaktė, arsimtarėt, si: Xhafė Zelka, Ramazan Jarani, Sadik Koshi e shumė e shumė tė tjerė.
Gjatė kohės qė delegacioni i madh i Pashiqit priste tė kurorėzonte me sukses premtimet e dikurshme tė Ahmet Zogut, mijėra nxėnės e arsimtarė kishin kaluar nėpėr urėn e kryeqytetit, dhe brohoritnin duke hedhur parulla kundėr miqėsisė dhe aleancės me mbretėrinė serbo-kroate-sllovene.
Kur kjo demonstratė kishte arritur kulmin e saj, duke larguar perdėn para ministrit tė punėve tė jashtme tė Serbisė, e duke ia tregua se ē’po bėnin e po shoshin kėto turma tė zemėruara e tė ndezura, ai i tha Ministrit tė jashtėm serb se nuk ishte nė gjendje t’u kundėrvihej masave popullore dhe intelektuale.
Prandaj, me njė kortezi tė plotė, ai e pėrcolli delagacionin e madh duarthatė, pėr tė mos thėnė me gishta nė gojė, duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė tė gjendej ndonjė rast mė i volitshėm pėr njė gjė tė tillė.
Duke marrė parasysh se Zogu tashmė e kishte nė Romė delegacionin e vet, pėr aleancė tė tillė, kuptohej se ai rast i volitshėm qė priste Pashiqi, lihej pėr nė kalendrat greke...
Kur Pashiqi e pa se delegacioni i qe kthyer duarbosh, dhe, nga anatjetėr, kur mendoi edhe pėr delegacionin shqiptar qė tashmė ndodhej nė Romė, nėn kryesinė e Mufid bej Libohovės, plaku i shkretė, dhelpra e Ballkanit, nuk i gjeti tjetėr derman vetes, vetėmse tė zhdukej nga skena politike nė mėnyrė misterioze.
Ca thanė se atij i kishte plasur zemra nga marazi, qė e kishte lėnė veten tė mashtrohej nga njė djalosh, tė cilit sapo i kishin mbirė mustaqet.
Dikush tjetėr tha se Pashiqi e kishte pi helmin, duke thėnė me habi i zhgėnjyer: Si u bė qė ma hodhi ai shqiptar aq i ri!?!
Pra, pasi Ahmet Zogu, ia bėri bėrryl dyfish Serbisė, duke mos ia realizuar premtimet e dhėna, siē ishte Vermoshi, rruga pėr Durrės, pa doganė, shefin e xhandarmėrisė ta emronte Serbia, si dhe Kishėn e Shėn-Naumit, duke ia dhėnė vetėm kėtė tė fundit.
Pra Serbia, pas prishjes sė marrėveshjes me Ahmet Zogun, menjėherė filloi tė kėrkojė njerėz me autoritet, tė cilėt mund tė ndryshonin gjendjen politike nė Shqipėri. Dhe pa u vonuar shumė, u lidhėn me kunatin e Ahmet Zogut, Ceno Beg Kryeziun, i cili ishte ambasador i Shqipėrisė nė Beograd, e mė vonė nė Ēekosllovaki.
Studiuesit duhet tė shkruajnė: pse njė student nga Elbasani, Arqivial Beli, bėri atentat mbi Cena Beg kryeziun nė Pragė, i cili, nga pushteti i atjeshėm u burgos, dhe kur doli nė gjyq nė Pragė, u pyet:
-Pse e vrave Cena Begun? Atentatori u pėrgjigj:
-Ishim njė grup, shoqėri studentore, kur qitėm short dhe mua mė ra kubi i zi (shorti), Cena Begut me i ra allti, pse i bėri Shqipėrisė tradhti... dhe ende pa i kryer fjalėt, atentatori u vra, nga Zajė Kosova, tė cilin e kishte marrė me vete Gani Begu, si zanatli pėr armė.
Tani, studiuesit e ēėshtjes sė lėvizjes tė Kryezinjve, zotni Butka e zotni Nushi, duhet tė pėrgjigjen nė pyetjen: Si u bė qė pas kėtij atentati mbi atentatorin, as Gani Begu dhe as Zajė Kosova nuk u arrestuan as nė Pragė as rrugės deri nė Gjakovė, madje as qė dhanė llogari ndonjėherė!?!
Pa dyshim qė, Kryezinjtė, edhepse nuk arritėn qė ta trazonin Shqipėrinė sipas qejfit tė Kralit, ai i mbrojti Kryezinjtė derisa ishte nė fron, por komunizmi i masakroi.
Pra, sa i pėrket Lėvizjes sė Kryezinjve, sipas stuediuesve zotit Uran Butka e zotit Pajazit Nushi, se knse ajo ka qenė lėvizje mė e fuqishme Nacionaliste nė Kosovė, kundėr komunizmit, as kjo nuk pi ujė, ngase NDSH-ja i pati pėrfshi tė gjitha trojet shqiptare tė Kosovės, tė Maqedonisė e tė Sanxhakut, me mbi 30.000.- (edhe me shkronja: tridhjetėmijė) anėtarė, kuse Lufta e Kryezinjve kurrė s’ka pasur mbi 1000.- sish.
Pėr hir tė sė vėrtetės, po e sjellim regjistrin e ushtarėve tė fndit tė Gani Begut, nė kėtė listė s’ka asnjė ushtar nga: Prishtina, Mirtovica, Peja, Istogu, Gjilani, Ferizaj, Podujeva, Rahoveci... pėrveē tė Gjakovės dhe malėsisė sė saj.
Ja regjistri: Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu, Selim Malė Dula nga Paci, Brahim Musli Demlijaj nga Vladi, Shaban Sadik Saraēini nga Berisha, Shpend Beqir Pregjoni me tė birin 16-vjeēar- Saliun, Ukė Arif Pregjoni dhe Halil Pregjoni nga Zerka, Mt Rexhė Saraēini, Colė Isuf Koka, Sadri Gjonpapaj nga Berisha, Sali Shpend Muja nga Paci, Ahmet Ali Mehmetaj nga Vladi, Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami.
Gani Begu, nuk ka bashkėpunuar as NDSH-nė, as me Legalitetin (Abaz Kupin), as me Ballin Kombėtar (Mitat Frashėrin), as me Partinė Komuniste andej-kėndej, as me nazi-fashistėt, por ka pasur bashkėpunim tė fortė me Inteligjec Servisin Britanik; kurrė Shtabi i Begut nuk mbeti pa Atasheun Ushtarak Britanik, herė Piter Kampi, herė Xhulian Emeri, herė Eksimboksi e herė tė gjithė pėrnjėherė!
Gani Begun e tradhtuan komunistėt e Gjakovės, kur e kapėn nė befasi dhe i thanė: shkruaje pėr ushtarėt tuaj njė letėr le tė dorėzohen pa rezistencė, e po ju falim tė gjithėve. Begu e shkroi letrėn, dhe shih pabesinė, 26 luftėtarė i masakruaan, pa plumb, por me sėpata e ēekiēė, dhe i hodhėn nė bunar tė Hereqit, kurse Ganiun e gjykuan me 5 vjet burg, e dėrguan nė Mitrovicėn e Sremit nė vuajtje tė dėnimit, por pa e kryer dėnimin, e helmuan.
Gjakova ėshtė qyteti mė kontraverz politikanėsh nė Kososovė: aty ēfarėdo gabimi qė tė bėsh gjatė luftės, kur tė vdesėsh, nuk tė lėnė nė kori, por tė bėjnė “atdhetar”, sikur qė ėshtė rasti i kryekomunistit tė Kosovės, shokut Fadil Hoxha!
Pėr Fadil Hoxhėn, para pak ditėsh u mbajt njė sesion shkencor, ku u pėrurua edhe njė libėr pėr veprimtarinė e tij nė shėrbim tė atdheut, ku folėn: Pajazit Nushi, Vehap Shita, Minir Dushi, por pėr ēudi foli edhe Rexhep Qosja, edhepse nuk ėshtė nga Gjakova, por e kishte tė ideologjisė, si dhe ia pati nda bursin pėr shkollim.
Kush po rrenė pėrtokė e kush po gėnjen pėrhava!?
Para dy vitesh veteranėt e luftės Nacionalēlirimtare tė Kosovės, e mbajtėn njė tubim nė Prishtinė, ku mora pjesė edhe unė. Mbledhjen e hapi drejtori i Institutit tė Historisė, , zotni Jusuf Bajraktari, pas tij foli profesor Minir Dushi, i cili e rriti numrin e pjesėmarrėsve nė Luftėn Nacionaēlirimtare tė Kosovės prej 53000 nė 530.000!
Gjakova nuk ėshtė dashtė akoma me i hy procesit tė rehabilitimit tė kryekomunistit tė Kosovės, shokut Fadil Hoxha, bile edhe njė dekadė, derisa tė ikin ata qė e kanė njohur.
Fadil Hoxha vetė ka marrė pjesė nė Konferencėn e Bujanit mė 31 ddhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944; dhe ai vetė e ka votuar rezolutėn e saj pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė; por nė Konferencėn e Prizrenit, nė gusht tė vitit 1945, ai vetė e shkeli atė vendim tė Bujanit, duke votue, vendimin tjetėr, pėr aneksimin e Kosovės nga Serbia!
Konferenca e Bujanit nuk ishste gjė tjetėr, pos kurth historik (Avnoj kosovar, Kali trona); dhe pėr t’i ēmaskuar se kush ėshtė i vendosur e kush i luhatshėm pėr bashkim me Shqipėrinė, tė parėt nuk e shfuqizuan rezolutėn, si: Zkerija Rexha, Xhafer Vokshi, Bije Vokshi, e tė tjerė, kurse tė dytėt, si: Fadil Hoxha, Rifar Berisha, e tė tjerė-po!
Konferenca e Bujanit ishte njė kurth edhe pėr nacionalistėt nė tė dy anėt e kufirit, tė cilėt ishin tė armatosur, por dyshonin nė LNĒ, tani edhe ata u mashtruan si tė tjerėt, sepse pėr relizimin e Konkluzioneve tė Konferencės sė Bujanit, garantonin dy armatat Shqiptare-Jugosllave dhe Aleatėt Antifashistė, mashtrim i madh se jo pak.
Ku ishte Fadil Hoxha mė 1945 kur u aneksua Kosova nga Serbia dhe nuk ju bashkangjit atyre qė e ngritėn zėrin pėr bashkim me Shqipėrinė e jo me Serbinė, si: Ramiz Cėrnica, Ibrahim Grainca, Ramadan Agushi e shumė tė tjerė!?!
I ranė telit armiqtė tanė, tė cilėt pėr t’i mashruar mė lehtė shqiptarėt me shumicė myslimane, kėndej dhe andej kufirit, i zgjodhėn dy prijėsa tė komunizmit dy bijtė e hoxhėve: Enver Hoxhėn, i biri u mulla Halitit, dhe Fadil Hoxhėn, tė birin e mulla Halimit, kėshtu qė kėta dy komunistė, me sukses ja arritėn tė na imponojnė dy okupatorė njėkohėsisht, sllavin dhe komunizmin, kėshtu qė kėta dy bij tė hoxhėve, i shndėrruan kėti dy qytete, me tzraditė e kulturė tė lashtė shqiptare, Gjirokastrėn e Gjakovėn, nė filijala tė Moskės!!
Shqipėria gjatė historisė sė vet, asnjėherė nuk ka pasur humbje mė tė mėdha nė njerėz, me vetėdije Kombėtare, se nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, dhe nuk arriti ta parashihte rrezikun komunist, qė pėr shqiptarėt ka qenė mė i dėmshėm sesa bomba atomike nė Hiroshimė e nė Nagasaki, mė 9 gusht 1945!! Ato dy bombat e para nė botė i dogjėn rreth 200.000.- banorė, kurse komunizmi afro 400.000 shqiptarė!!!!
Rezolutat e Konferencės sė Bujanit, Shaban Haxhia (Paci) me Qamil Brovinėn, dke filluar prej Gjakove e trup e tėrthorė Kosovės, i mashtruan jo mė pak10.000 luftėtarė shqiptarė, me urdhėsr tė Fadil Hoxhės, kryengul e nė humnerėn drejt e nė Srem, tamam si kopenė e ogiēėve te kasapi; ndėrkaq, Shaban Palluzha nuk e dėgjoi Fadilin dhe u kthye nė Drenicė, filloi rezistencėn, ndėrkohė qė ushtarėt e Shaban Haxhisė marrin vesh se po luftohet nė Drenicė, rebelohen pėr t’u kthyer nė Kosovė, por nė pamundėsi ta kalonin Danubin, , kapen nga ushtria sllave, 400 veta, i fusin nėpėr burgje, dhe si ushtarė tė Fadil Hoxhės, e thėrrasin Fadilin pėr ta pyetur se ēfarė tė bėjnė me ta? Fadili i shokon me radhė, dhe ca nga ata i njofti, si: Shaban Kotorrin, axhutantin e Xhafer Devės, vetė tė 12-tin i pushkatuan, e shumė tė tjerė i shpėrndanė nėpėr burgje, numrin e tė cilėve nuk e di kush.
Nė “Ali Bunar” nė Vojvodinė, ka qenė njė pėrmendore e pėrbashkėt me 360 shqiptarė, mes tyre edhe jė dajė imi, Asllan Gashi nga Kryshefci i Skėndrejat. Thoshin se nga tifoja e morrit i dėrguan nė spital, ku vdiqėn, apo nga zori?
Fadil Hoxha nuk e mbajti fjalėn e dhėnė, qė nė mitingun e Skėnderajt pati thėnė se asnjė njeri mė s’ka me u vra pa gjyq, por si mė parė, Fadili na urdėriu tė bashkohemi me brigadėn e VII tė Shaban Haxhisė nė Podujevė; Shaban Palluzha i tha Fadilit qė edhe ati vetė tė dalė aty, por Fadili edhepse premtoi, nuk doli! Nė vend tė vetin e dėrgoi Ismet Shaqirin, dhe ai u mundua tė na bind qė tė shkonim nė Srem, por kot.
Shaban Palluzha ju drejtua Ismet Shaqirit, , Shaban Haxhisė, Ramadan Banushit- Sedllarit, me kėto fjalė:
-Nuk ju besoj mė komnistėve se Fadili mė ka trahdtuar tri herė: sėpari mė ka trashtua qė mė 6 janar 1945, qė me brigadė tė shkoja nė Mitrovicė, dal edhe nė aty, i vendosim ushtarėt nė kazermė, unė me luftėtarėt dola nga aty, ai jo. E kishte dėrguar Rasim Ēerkezin me nja 10 oficerė serbė pėr t’i shpėrnda luftėtarėt nėpėr tė gjitha qytetet e Kosovės, por nuk pranova. Pse Fadili nuk e ngriti zėrin kundėr masakrimit tė Qamil Hoxhės e Asim Luzhės, tė cilėėt e dhanė jetėn nė mbrojtje tė njerėzve tė pafajshėm nė Drenicė.
Pse Fadili nuk e ndriti zėrin kundėr masakrimit tė mė se 4000.- shqiptarėve nė Tivar “varrin mė tė madh nė Balklkan”, tė cilin e pėrgatitėn dy shtetet, Jugosllavia dhe Shqipėria!? Tani edhe njė pyetje shtesė pėr rehabilituesit: pse nuk qėlloi nė plojėn e Tivarit asnjė nga Gjakova?
Fadil Hoxha ka qenė njė figurė dualiste, kur, gjatė luftės e strehonin shqiptarėt enkas pas emrit Fadil, kur e strehonin serbėt pas emrit mark; nga kėtu rrjedh parulla mė e mirė ēeta e Markut se e Fadilit.
Edhe njė pyetje: A mė shumė ka vra Fadili gjatė 4 vjetėve tė LNĒ-sė fashistė e ēetnikė, a shqiptarė vetėm mė 1945?
Gjakova pra, listėn e rehabilituesve, duhet ta zgjerojė edhe me shokėt e Fadilit: Memet Hoxhėn, Sinan Hasanin, Kolė Shirokėn, Xhevdet Hamzėn, Nazmi kusarin, Mehmet maliqin, Aki Shukrijen e sumė tė tjerė. E pėr shkollim tė Fadilit, mė mirė tė mos flasim, vetėm le ta kujstojmė Kushtetutėn e vitit 1974, siē thoshte ai “koshtetut”!
Pėrgėnjeshtrohet kėtu edhe zotni Ahmet Qiriqi:”Ishte ky betim pėr prijėsin e madh dhe njeriun “mė tė dashur” tė shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės e mė gjerė”- Jo tė Kosovės, por vetėm tė komunistėve
**.

*Ish luftėtar i Shaban Palluzhės e publicist i sotėm.
**Ahmet Qiriqi: ”Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė, mė 29.9.2008.
-----------------------------------------------------------------------
Kjo ashete histori me fakete e jo perralla partijashesh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
play
Fillestar/e
Fillestar/e
play

Male
Numri i postimeve : 48
Age : 36
Vendi : tetove
Registration date : 12/12/2008

MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Thu Mar 26, 2009 11:01 am

hahahaha nje e qeshur e madhe per kete shkrim te Hajriz Demaku e njef kete buracak mire Medalim?
Medalim nuk kisha te them asgje por vetem desha nga ju te na e sjellni biografine e autorit Hajrizi andaj flasem per kete shkrim te ndyte fallco dhe i neveritshem respekt i nderuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 65
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Sat Apr 04, 2009 12:52 pm

play shkruajti:
hahahaha nje e qeshur e madhe per kete shkrim te Hajriz Demaku e njef kete buracak mire Medalim?
Medalim nuk kisha te them asgje por vetem desha nga ju te na e sjellni biografine e autorit Hajrizi andaj flasem per kete shkrim te ndyte fallco dhe i neveritshem respekt i nderuar


Ti muned te qeshish nuk te ndal njeri .
Per cfare aresye e quan plakun e nerum Hajriz Demakun burracak, ate nuk e di !? vetem ti muned ta dish?
Une se njofe personalishet , mbasi ju e njifeni mire dhe ja dini biografin, uredhenoni , ketu sashete biseda per z. Hajriz Demakun, ku te dhem ty thuaje o Play mbasi tu ka bo aqe i neveriteshem ky plaku uret.
edhe ju mebteni i pershendetun, sa per rrespeketin vetem me nji kushet, po ta thuani te verteten do te jeni dy fish i rrespeketu nga une.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 65
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Kujtime nga Lufta e Drenicės nė Vitin 1945   Mon Apr 13, 2009 10:19 am

Kujtime nga Lufta e Drenicės nė Vitin 1945
Hajriz Demaku

Me prishjen e marrėveshjes (1943) nė mes partisė Komuniste Shqipėtare dhe partive Dernokratike, nė Mukje, delegatėt 12 me 12 patėn pru vendim qė Kosova t'i bashkohet nėnės Shqipėri, kėtė marrėveshje e prishėn komunistėt, ngase kėtė parti e drejtonte Milladin Popoviēi e Dushan Mugosha.

Me prishjen e Marrėveshjes sė Mukjės u pa se nga komunistėt selameti nuk pritet, por vetėm gazepi. U thirrė Prof. Ymer Berisha nė Tiranė nga Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Kolė Bibė Miraku, Ernest Koliqi e tė tjerė, pėr t'i kumtuar lajmin se marrėveshja e Mukjės u prish pėr shkak tė Kosovės. Pra, sa ma parė tė kėthehet nė Kosovė nė bashkėpunim me profesorėt e gjimnazit "Sami Frasheri", tė organizoj Kryengritje tė Armatosur kundėr Sllavo-komunizmit nė Kosovė.

Ymer Berishėn e zgjodhėn udhėheqės politik dhe ushtarak, qė t'i mobilizoj tė gjithė Nacionalistėt nė Kosovė, nė Maqedoni e Sanxhak, pėr ta kundėrshtuar me pushkė komunizmin. Pėr tė lėvizur pa pengesa nga pushteti aktual, Ministria e Arsimit nė Tiranė, i kishte siguruar njė dekret, gjoja, pėr tė gjurmuar gjeologjinė dhe mbledhė folklorin Kombėtar nėpėr tė gjitha trojet shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni e Sanxhak. Ymer Berisha shkoi te kolegėt e vet nė gjimnazin "Sami Frasheri" nė Prishtinė, u muaren vesh , i ndanė detyrat me Gjon Sereēin, Ajet Gėrgurin, Adem Gllavicėn, Kolė Parubin, Luan Gashin, Vasil Andonin e shumė tė tjerė.

U Shpėrndanė nėpėr tė gjitha trojet shqiptare, jo pėr tė mbledhur folklorin kombėtar, por pėr tė rnbledhur besėn e burrave pėr kryengritje tė armatosur kundėr sllavo-komunizmit nė Kosovė. Kėta patriotė qė u cekėn mė lartė, i vizituan tė gjitha qytetet dhe 1400 fshatra tė Kosovės, si edhe pjesėn shqiptare nė Maqedoni. Lugina e Preshevės, nė atė kohė, ishte me Kosovėn.

Patriotėt e lartėpėrmendur biseduan me tė gjithė Krerėt-Bajraktarėt, Oficerėt, Kryetarė komunash, Klerin fetar shqiptar tė asaj kohe, pėr kryengritje tė armatosur kundėr komunizmit sllav. U bėnė lidhjet dhe me Atasheun ushtarak anglo-amerikan nė Tiranė, prej nga vinin udhėzimet se si duhet vepruar. Ata organizuan rezistencė antikomuniste nė gjithė teritorin e Jugosllavisė, duke filluar nga Sllovenia Dobranėt, Kroacia Ustashėt, Serbia, Mali i Zi dhe Bosna ēetnikėt, Maqedonia VMRO, dhe organizata e turqve tė Maqedonisė "jugjel", si edhe nė Kosovė "Besa Kombėtare", mė vonė "LNDSH". Mbasi u formua kjo organizatė Nacionaliste, u ndanė zonat e veprimit: zona e I Drenicė e Dukagjin, Ymer Berisha, ngase ky mbante lidhjet me Anglo-amerikanėt, zona e II Rrafshi i Kosovės, Ajet Gėrguri, zona e III Gjon Sereēi Ana Moravė e Kamenicė, Zona e IV Ahmet Selaci, Llap e Shalė tė Bajgorės. Kjo lėvizje nė NDSH ka patur 30000 anėtarė nė tėrė Kosovėn, burra tė zgjedhur beng e beng.

Nė fillim tė nėntorit 1944, Beogradi dhe Tirana nuhatėn mirė se ē'po pėrgaditet nė Kosovė, dhe pa humbė kohė filluan kurthet e tradhtisė. Sė pari Enver Hoxha, njė muaj para se ta ēlironte vendin e vet nga gjermanėt, u detyrua t'i dėrgoj dy Divizione sulmuase komuniste, tė V dhe tė VI, pėr ta nėnshtruar Kosovėn dhe lėnė Jugosllavisė. Ata e ēarmatosėn Kosovėn dhe i burgosėn e i likuiduan Nacionalisėt mė me autoritet, tė mos ishin kėto divizione me ja pastruar Kosovėn si mollė tė ēirueme, kurrė Serbia s'pati mundėsi pėr t'i futė turinjėt nė Kosovė.

Kur e kryen kėtė shėrbim me besnikėri, kėto dy divizione mblodhėn dhe shumė kosovarė e shkuan pėr Sanxhak qė atė ta nėnshtronin si Kosovėn. Kur u krye puna edhe nė Sanxhak edhe pse mbetėn nja 360 Dėshmorė, Ramiz Alia u urdhėrua nga Titoja, t'i merre divizionet dhe t'i qet andej kufirit, duke i dekoruar ca me nga njė medalon nė kraharor sa patkoi i gomarit.

Drenica, jo vetem qė e para e kuptoi kėtė tradhėti, por edhe e para u pėrballua me tė. Brigadėn e Drenicės as nuk e formoi Fadil Hoxha as Qamil Hoxha e as serbėt por vetė Drenicasit, Shaban Palluzha, me Bajraktarėt e Krenėt, oficerė e urtakė tė zgjedhur beng e bengė, nė konsulltim me arkitektin profesor Ymer Berishėn, i cili udhėhoqi kryengritjen antikomuniste nė Kosovė.

Brigada e Shabanit u formu mė 6 dhjetor 1944 nė Skėnderaj, pa lejėn e Fadil Hoxhės e as tė serbėve por me iniciativėn e vet drenicasve. Ditėn e parė u regjistruan mbi 700 veta nga Drenica. Komunistėt pak u befasuan por ata mendonin se kjo do tė shkoj nė dobi tė tyre, ngase ishte njė kampanjė pėr boshatisjen e Kosovės nga njerėzit e pushkės. Serbėt mendonin se, sa mė shumė qė tė grumbullohemi mė lehtė do tė manipulojnė me neve, kurse ne mendonim tė kundėrten. Fadil Hoxha e dėrgoi njė kasnec tė vetin tė ne pėr tė marrė vesh se kush po futet nė formacion, por, e pa se aty vinin njerėz jo simpatizant tė komunizmit, ishin ata qė pėr 5 vite qėndruan nė mbrojtje tė kufijve kombėtar.

Komunistėt u shqetsuan, menjėherė filluan me kurthet e tyre. Sė pari e thirrėn Shabanin nė konsulltim, ku i kishin pėrgaditė atentat nė komandė tė vendit nė Skėnderaj (Ali Shukria e Vllado Raigeviēi me 10 tė tjerė). Shabani shkoi te ta por nuk i la armėt. Kur u hyri brenda, me Ali Kastratin dhe Hamėz Istogun, ata u habitėn dhe filluan me tė mirė, se kah dėshiron me shkue me brigadė. . . , Shabani u thotė: askun, deri sa tė largohen ēetnikėt qė janė veshė nė tesha tė partizanėve e po bėjnė masakra nė Drenicė mbi njerėzit e pafajshėm. Kur e panė se Shabani e kishte pėr njė mend, i thanė . . . shko, shko se do ta rregullojmė kėtė punė.

U kthye Shabani nė Shtab tė brigadės sė vet, tash edhe mė i bindur se do tė pasojnė kurthet varg e vij, pėr ta shpartalluar formacionin e tij kombėtar.

Shabani deri tash i zgjidhte nė formacionin e tij persona tė mirė, kurse tash edhe asish qė kėrkonte pushteti komunist, por pėr ne tė pafajshėm. Shabani e konsolidoj Brigadėn si ushtri tė rregullt me Batalione e Kompani. Formoi Shtabin e Pėrgjithshėm, me sekretar Salih Azemin, referent Rifat Kotorrin, anėtar tė shtabit Miftar Bajraktarin, Mulla Ilaz Brojėn (Spahiun) Azem Aruēin, Jetullah Muharremin (Zabeli), Rexhep Gjelin, Mulla Ibrahim Hotin, Sadik Lutanin dhe Zukė Xanin. Komandant tė Batalonit I-rė emėroi Ramė Babajn nga LLausha, tė II-tė Ymer Fazlin nga Radisheva, tė III-tė Isė Zymerin nga Prekazi- nipi i Ahmet Delisė, tė IV-tė Istref Temėn nga Dabrashefci.

Komandant tė komp. Hazir Xhaka, Rifat Galica, Sate Boshnjaku, Istref Hoti, Xhemė Luta, Muharrem Smakiēi, Murat Kameri, Hysen Bajraktari, Bajram Bajraktari, Hetem Bajrami, Vesel Shala, Feriz Boja, Ahmet Rreci, Bajram Haziri, Isuf Hajdari dhe Selman Demiqi. Kur e panė komunistėt se nga tė gjitha anėt e Kosovės po i bashkohen Shaban Palluzhės, filluan ta boshatisin nga shqiptarėt e armatosur. Sė pari e nisėn brigadėn e Abit Dedisė e Dervish Koprivės, jo mė pak se 6000 ushtarė, pėr nė Srem. Ani, jo prej Shalės e kah Ibri, por, kah Gjilani e nė Preshevė, nė tren tė bagėtive e nė Srem. Tani e kishim radhėn neve, na urdhėruan tė shkojmė nė Mitrovicė, vonė nė mbramje, u vendosėm nė shkollė tė muzikės.

Tė nesėrmen mė 7 janar 1945, ishte festa sllave e Krishtlindjes. Erdhėn oficirat serbė,kėrkuan regjistrin, filluan tė na thėrrasin me emėr e mbiemėr nga 300 deri nė 400 veta pėr secilin grup nja 10 sishė me nga njė ushtar serb nė ballė, kur mendum se u kry kolona e I nė Pejė, e II nė Prizren, e III nė Gjakovė e kėshtu me radhė deri nė fund. Kur ka dalė, nja 5 minuta para katastrofės, nė ballkon Skender Begu i Dytė- Shaban Palluzha, ka lėshuar njė zė tė thekshėm, "vėllezėr, apo doni me u nda a me ndej bashkė"-
tė gjithė njėzėri, "dotė rrimė bashkė", Shabani i ka hapė duart e i ka afru, sepse zėri mė skishte fuqi nga gėzimi e harea. Oficirėt dhe ushtarėt serbė humbėn si shurrė e pulės.

Me 8 janar 1945, u kėthyem nė Drenicė. U sistemuam nėpėr fshatra pėr rreth Skėnderajt - kur dulėm te fabrika e vjetėr e tjegullave, qe nja 10-15 oznistė, e kishin lidhė njė njeri dhe po e qonin pėr nė Skėnderaj, dikush e njofti tė arrestuarin, kishte qenė djali i Rexhep Gjelit, Asllani. Nė atė moment ne u dulėm para Oznės, as nuk e lirojshin, as na ata. Pėrgjegjėsi i Oznės ishte Hetem Dauti i Kryshefcit.

Dikush e lajmėroi Shabanin, e jo Rexhepin, se Rexhepi po ta kishte pa djalin tė lidhur, i kishte vra tė gjithė. Erdhi Shabani, iu afrua Hetemit dhe i tha: lėshoje bre qen, djalin, Hetemi tha: jo, se urdhėrin e kam me e arrestua, pa njė pa dy, Shabani ja futi flakaresh Hetemit, i cili e mbante automatin vjerrė nė qafė, e gėrmusi kokėn dhe hecke ngadalė, Shabani shkonte paralel me Hetemin, vazhdimisht duke i ra me shuplak nė qafė deri sa Hetemi e dha urdhėrin pėr ta liruar Asllanin. Mė 9 janar u ftuam pėr njė miting tė madh nė Skėnderaj. Erdhėn Fadil Hoxha, Ali Shukria dhe Kėrstė Filipoviēi.

Te lumet he Plaku uret e atedhetar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 65
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Mon Apr 13, 2009 10:20 am

Kujtime nga Lufta e Drenicės nė Vitin 1945
Hajriz Demaku


I pari Ali Shukria, pas tij Kėrsta e i fundit foli Fadili. Ai tha:

"Lufta nė Kosovė ka pėrfunduar, shok Shabani merri ushtarėt e nisu pėr Podujevė e nė Srem.

Shabani tha: "jo, derisa tė ndalet mbytja e shqipetarėve natėn, pa gjyqe nuk shkoj askund, qe dje i kemi nxjerrė 6, Halil Bajraktarin me 5 tė tjerė nė njė varr dhe Trush Selmanin nė njė varr tjetėr, bile kėtij, e kam parė vetė, sytė e nxjerrur dhe buzėt e preme".

Fadil Hoxha: askush mė, pa gjyq s'ka me u prek, unė garantoj.

Shabani tha: "Do tė rrimė kėtej pari edhe nja ni javė, pale ta shohim, apo del ashtu si po thoni ju Fadil".

Ndėr kohė, pėr ta zbrazur sa mė parė Kosovėn, e formuan brigadėn e VII-tė mė tė madhen, sa 5 tjerat, qė Kosova me numėr tė ushtarėve ish 13000, duke e Vėnė nė krye tė saj si Komandant major Shaban Haxhin (Pacin) nga luma e Komesar Qamil Brovina.

Mė 18 janar 1945 Kasneci i Fadil Hoxhės, Sadik Tafashiku, na tha se Fadili ka thėnė mė 20 janar me dalė me Brigadėn tuaj nė Podujevė, me ju mvesh Brigadės VII se do tė vijė dhe unė aty. Mirėpo, serbėt i prishnin planet edhe tė Fadilit, tėrė natėn e 19-20 janarit kishin punuar pėr t'i kaluar 13000 ushtarėt shqiptarė pėr nė Serbi, duke u frikėsuar se Shabani "Nacionalist" po ia merr ushtarėt Shabanit "Komunist". Kur vajtėm nė Podujevė e gjetėm vetėm njė kompani tė Brig. VII me Ramadan Banushin kom. komp. dhe Shaban Haxhiun me Ismet Shaqirin. Kurse Fadili s'kishte ardhur fare.

Bina ishte kurdisė nė tregun e bagėtisė, sepse ne ishim 8000 veta, Shaban Palluzha tha: "Ju, Shaban Haxhia mė keni pre nė besė, pse e ke nisur brigadėn tanė pa ardhė unė Fadilin e ka pre nė besė, pse s'ka ardhė kėtu ku e kemi lanė pjeken, ju komunistėt nuk e mbani fjalėn, Fadili mė ka premtuar se asnjė shqiptar mė s'ka me u pre pa gjyqe, u bė ni javė mbas premtimit e presa nuk ndalet fare". Foli Shaban Haxhia, foli Ismet Shaqiri, Shaban Palluzha tha pa ardhė Fadili unė kėmbėn se luaj. Ndėrkohė u thirrė nė qytet me folė nė telefon me Fadilin, Shabani shkoi me shumė roje foli me Fadilin, kur u kthye ishte mllefosur tej mase sepse Fadili i kishte thanė unė nuk mundė tė vijė por merri ushtarėt e nisu pėr Srem.

Shaban Palluzha hypi nė binė, i hidhėruar tepėr, mbas shpine i kishte nja 10 Oficirė serbė, bile, edhe nėpėr kulme tė ndėrtesave tė qytetit plotė serbė, vetėm pritnin urdhėn pėr zjarr, por nuk iu erdhi. Shaban Palluzha iu drejtua ushtarve: ". . . Vllezėr unė jam komandant i juaj, kėta gjeneralė qė janė kėtu s'jan kurgjė pėr mua, mos e thoni na muar nė qafė Shabani, nė dashi shkojmė nė Srem nė dashi kthehemi nė Drenicė.

Midis mase e lypi fjalėn Feriz Boja nga Kėrrnica: " . . . Jo, tha, komandant se nė Drenicė partizanė e ēetnikė janė pėrzier e po vrasin gjithė natėn, me ba e me shkue nė Srem edhe fėmijėt nė djep kanė me na i pre, edhe, na asnjė s'kemi me u kthye prej andej. Atėherė Shabani tha: . . . Kthenu pėr Drenicė, veē mos i harroni do vllazėn kėtu nė burg, se sabahi nuk i qelė. Feriz Bojės, Muharrem Smakiēit ia ndėrroi pak, ia hoqi kapelėn dhe ia vuri plisin dhe u nisėm pėr nė burg, gardianėt e hapėn derėn pa rezstencė, dualėn tė gjithė sa ishin afro 100 veta dhe erdhen me neve nė Drenicė, bile edhe gardianėt shqiptarė. Bujtėm atė natė nėpėr katunde tė Llapit.

Kur u zgjuam nė mėngjes, brigadat serbe na kishin rrethuar. Mehmet Gradica i kapi dy oficirė serbė nė punkte tė telefonit dhe i ka mbajtė peng! Deri nė Barilevė. Nė mėngjesin e 21 janarit 1945-it u nisėm pėr Drenicė, rrugės Podujevė-Prishtinė, nga Abria ishim tė fundit nė kolonė. Pas nesh vinin kah 20 ushtarė serbė. Pėrveē armatimit personal kishin dhe njė mitrolez kundėrajror, tė cilin e tėrhiqnin dy kuajė. E dėrguan njė ushtar, nė krye tė kolonės tė Shabanit, me na lejuar t'ua merrnim atė mitrolez, por tha jo, se na tė parėt nuk do ta fillojmė luftėn. Kur erdhėm nė Barilevė e lėshuam rrugėn Podujevė-Prishtinė, filluam tė grupizohemi nėpėr Batalone e Kompania, mu ai mitroloz na qėlloi me rafal neve, u vra Ymer Shasivari nga Dubovci dhe u plaguan Xhemė Lutani dhe njė tjetėr. Pra, mė 21 janar 1945 nė ora 10, ra viktimia e parė e luftės sė Drenicės. U kthyem nė Drenicė,- i nxumė kullat tona nė Kryshefc, Marinė, Rezallė, Palluzhė, Makėrmal, Tėrstenik, Bezheniē, Likofc, Tushilė, Aēarevė, Ticė, Plluzhinė, Abri e Ulėt, Abri e Epėr dhe Murgė.

Via e frontit ishte diku rreth 40 kilometra. Ushtarė u bė i gjithė populli. Ishte njė Orkestrinė e mrekullueshme luftarake, me tė gjitha instrumentet, tė mėdha e tė vogla, ku muarėn pjesė burra e gra, fėmijė e pleēė. Kjo ishte njė luftė e vėrtetė popullore, njerėzit ishin tė gėzuar si tė shkonin nė dasmė, sepse, kėtu mbrohej jo vetėm Kosova, por e gjithė Shqipėria.

Lufta e Drenicės pėrfundoi atė ditė kur kullat e Hasan Sylės nė Tėrstenik e rrėnuan me 28 predha tė topit, mė 21 shkurt 1945.

Katėr herė brenda 75 viteve, me topa lufte Serbia sulmoj Drenicėn, por mbeti e pathyer.

Mė 15 korrik 1924 Kulla e Azem Bejtės, mė 1981 Kulla e Nebih e Tahir Mehės, mė 21 shkurt 1945 kullat e Hasan Sylės, mė 5 mars 1998 kullat e Adem Jasharit. Nė Luftėn e Drenicės, 1945, pėrveē luftėtarėve tė Drenicės pati edhe nga viset tjera shqipėtare luftėtarė, si , nga Llapi : Ejup Hoxha, Adem e Smail Zakuti, Mulla Ramė Govori, Nuhi Gashi (babai i Ministrit tė Arsimit), e shumė tė burgut tė Podujevės, pastaj nga Shala, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaēica, Bislim Bajgora, Sherif Tėrstena, Adem Voca e tė tjerė. Nga Gjilani, Jusuf Ibrahimi, Raif Halimi i pari Komandat e i dyti komesar. Me 200 ushtarė tė Batalioni tė rinisė tė Brigadės mė gjakatare tė Zufer Musiēit, tė cilėt u bashkuan me neve dhe e bombarduan shtabin Partizan nė Prekaz. Mandej nga Gjakova, Qamil Hoxha e Asim Luzha, nga Shqipėria Bernard Llupi e Marije Shllaku, Kolė Parubi e Vasil Andoni si dhe Reshat Xhebrea nga Tirana.

Nė luftėn e Drenicės, s'kemi patur veshmbathje, bile, sa pėr kėpucė apo ēizme vetėm ndonjė ushtar i dezertuar nga ushtritė tjera mund t'i kishte, tė gjithė tė tjerėt me opinga nga lėkura e lopės, edhe vetė komandanti Shaban Polluzha.

Shumė nga ushtarėt u mėrdhinė kėmbėsh, mbetėn pa gishtėrinjė. Edhe furnizimi me armė ka qenė kurrfare, vetėm ato qė i patėm nė fillim nga trofetė qė i kapshim nga armiku. Furnizimi me bukė nja tri javė ka qenė i mirė, nė javėn e fundit, tė gjithė mullinjtė e Aēarevės ranė nė duar tė armikut. Tani ushqeheshim me mish dhe me tramakė misri tė zier.

Morali i luftėtarėve ishte tepėr i lartė, asnjėherė s'ka ndodhur ndonjė mosmarrėveshje nė mes grupeve apo individėve. Lufta frontale, pėrfundoi mė 21 II 1945 por lufta guerile vazhdoi deri mė 1949. Nga tė gjitha grupet tė organizuar, nga perendimi, kundėr sllavo-komunizmit nė popujt e ish Jugosllavisė, flamurin e kryengritjes ma sė larti e ngriten Shqiptarėt e Kosoves, ngase ata luftonin pėr sistem tė regjimit kurse neve pėr liri. Drenica mė 1945 u bė shkrumbė e hi por gacat e zjarrit u mbuluan me atė hi, por rinia kurreshtar erdhi nė Drenicė, shpuri hirin gjeti gacat e ndezi zjarrin tjetrin e tjetrin deri sa me ndihmėn e Miqve tė vjetėr e korri fitoren. Edhe vetė shovenėt serbė e pranuan, Madhėshtinė e luftės Drenicės. Ja njė citat:

"Kontrarevolucioni dhe lufta e armatosur nė Kosovė e Metohine e ēliruar, nė fund tė vitit 1944 dhe gjysmėn e parė tė vitit 1945 (siē e quanin ata luftėn e forcave ushtarake tė lėvizjes pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar) ishte fenomen i veēantė pėr luftėn e dytė botėrore, sepse, askund nė botė, qė nga Moska e deri nė Berlinė, nuk ka ndodhur qė kryengritesit tė udhėheqin dhe tė zhvillojnė luftė tė armatosur frontale, pėrveē nė Kosovė, ku nė teritorin e ēliruar definitivisht hapi frontė tė gjerė dhe pati teritor tė lirė, tė cilin e mbrojti fuqimishtė". Spasoje Gjakoviē "Sukobi na Kosovu", fq. 354.

Neglizhenca ende po na pėrcjell: Ymer Berishes akoma nuk ju kan gjetė eshtrat Shaban Palluzhės akoma nuk i ėshtė rindėrtuar Kulla, tri katėshe, e shumė tjerėve mė tė vegjėl po.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 65
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Mon Apr 13, 2009 10:10 pm

Muhamet Mjeku: Nuk mposhtet kulla e Hadakut
Saturday, 06-12-2008, 11:30pm (GMT+1)




hajriz demaku, luftėtar i Brigadės sė Drenicės
Nuk mposhtet kulla e Hadakut
Nga Muhemet Mjeku
Luftėtari i thjeshtė i Shaban Polluzhės, hajriz demaku, kumton: “Partizanėt nga Shqipnia na i pritėm si vllazėn dhe u besuam kur na thanė se luftojnė pėr bashkimin e Kosovės me Shqipninė, por ata na ēarmatosėn, na nėnshtruen dhe ia dirėzuan Kosovėn si mollė tė qėrueme Serbisė.”(1)
Kjo kullė nė Arbri tė Poshtme nė periferi tė zonės sė lirė. Nė kėtė bedem bėhej rezistencė e vendosur. Aty ishin fshatarėt nga Abria qė luftonin nė kuadėr tė vorcave shqiptare. Pėr shkak se ishte nė shėnjestėr tė vazhdueshme tė partizano-ēetnikėve, nė kullė u ndėrmorėn masa qė ajo tė jetė objekt prej nga do tė niseshin sulmet. Kullės iu hapėn shumė frengji, nė mėnyrė qė tėrė territori tė jetė nėn kontrollė, sidomos pjesa perėndimore dhe ajo jugore. Nga kjo kullė, siē dėshmon hajriz demaku, likuidohet njė brigadė malazeze, krimet e sė cilės ishin tė njohura nė Drenicė. Pas humbjeve qė kishin pasur, partizanėt angazhojnė forca tė reja, por prapė thyhen.
Pėr tė hyrė nė kėtė zonė, “flamurin“ po e merrte Malė Sadiku me luftėtarėt e tij. I vetėdijshėm se me forcė nuk do tė mund tė arrinte qėllimin, ai do t’i fusė nė sprovė metodat e tij mashtruese. Siē thekson Demaku, i cili ishte nė front gjatė tėrė kohės, Malė Sadiku dėrgon disa njerėz gjoja pėr t’u marrė vesh me Muharrem Smakajn. Ai kishte lansuar parullėn se duhej tė ndalej lufta shqiptarėt me shqiptarė. Muharremi me shokė dke mos njohur fare kėtė njeri, pranon qė tė hynte nė bisedime. Mala tashmė nis katėr pėrfaqėsuesit e tij, kurse nė anėn tjetėr pėrgatit batalionin qė tinėzisht ta marshonte drejt kullės sė Hadakut dhe, derisa mbaheshin bisedimet, tė shfrytėzonte rastin pėr t’i sulmuar forcat nė kullė. Skenari i tij dėshton, pasi qė luftėtarėt e Shaban Palluzhės nga kulmi i kullės po kontrollonin hapėsirėn territoriale tė kėsaj pjese tė Drenicės.
Po i kontrollonin edhe lėvizjet e Malės. Me tė hetuar lėvizjen e forcave tė tij nė drejtim tė kullės, pasi atyre u lejohet tė afrohen, ato sulmohen nga luftėtarėt e Muharrem Smakajt ku nga prita vriten shumė “partizanė tė Batalionit tė dytė tė Brigadės sė Parė tė Kosovė e Metohisė. Nė kullė likuidohen edhe katėr pėrfaqėsuesit e Malė Sadikut qė ishin dėrguar kinse pėr bisedime.
Pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme, armiqtė imponojnė luftėn nė rajonin e Abrisė sė Epėrme. Por tani rezistenca shqiptare bėhet nga kulla e Halim e Ukė Ymerit. Kėtu ishin tė vendosur luftėtarėt e Rifat Malokut nga Samadrexha e Vushtrrisė dhe luftėtarėt nga Abria. Ky front u mbajt pa u tundur fare derisa mirret qėndrimi qė Brigada e Shaban Palluzhės nė mungesė tė bukės, tė kalojė nė pjesėn tjetėr tė Drenicės.
Gjatė zhvillimit tė luftimeve nė Abri tė Epėrme, thotė Tahire Demaku, u detyruam t’i lėshonim shtėpitė dhe me fėmijė ngrykė (fjala ėshtė pėr shkrimtarin dhe publicistin, Daut Demakun) shkuam nė shtėpitė e Idriz Misftarit. Gjatė rrugės, preokupimi im ka qenė se si ta mbroja foshnjėn pesėmuajshe nga plumbat qė shkrepnin nga tė gjitha anėt. Ishte kohė e vėshtirė. Mungonte ushqimi, veshmbathja dhe gjithēka tjetėr. Nė njė situatė tė tillė, fėmijėt ishin pjesa mė e dhembshme. Ēėshtja ishte se si tė mbijetonim. Ekzistonte droja se e keqja qė po vinte mund tė ishste mė e madhe, kujton Tahirja ato ditė tė luftės nė atė dimėr tė egėr tė vitit 1945. (2)
[1] hajriz demaku, diskutim nė sesionin shkencor organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinė, 26.06.2005 me temėn “Ripushtimi jugosllav i Kosovės”; si dhe Uran Butka: “LUFTA CIVILE NĖ SHQIPĖRI 1943-1945”, Shėpia Botuese Drier, 2006, f. 578.
[1] Muhamet Mjeku: “KOSOVA NĖ DIMRIN E VITIT 1945”, New York, 2002, f. 126-128.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: