Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Ditar Lufte

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Safet Hasani
Fillestar/e
Fillestar/e
Safet Hasani

Male
Numri i postimeve : 5
Age : 42
Vendi : Vushtrri
Profesioni/Hobi : Mr. Historisė
Registration date : 26/04/2012

Ditar Lufte Empty
MesazhTitulli: Ditar Lufte   Ditar Lufte EmptyThu Apr 26, 2012 12:21 pm

PJESĖ NGA DITARI I LUFTĖS

Gjatė kohės kur formacionet e para tė UĒK – sė pėrjetonin njė vėshtirėsi tė madhe, duke filluar qė nga infrastruktura organizative, si nga propaganda armiqėsore ashtu edhe nga ajo e politikave (tė ashtuquajtura politika paqėsore), ėshtė parė e domosdoshme shkuarja e ushtarėve nė shtetin shqiptar pėr furnizimin me armatim, e qė, nė realitet ishte detyra mė sfiduese pėr njė ushtarak. Fillimet e organizimit tė njėsive tė para tė UĒK – sė nė fshatrat e Ēyqavicės iu paraprinė njė varg sfidash qė nė realitet ishin shumė pėr pėrballjen e fshatarėve. Pasi qė, nė realitet vuajtjet, mundimet, persekutimet, maltretimet ishin tė panumėrta nga pushtuesi serb, dhe se, frika ishte nė ēdo fshatar, shumica e fshatarėve akoma ishin tė pasigurt pėr ngjarjet qė ishin nė skenė nga UĒK –ja. Nuk ishte edhe pėr t’u habitur pasi qė, pushtuesi serb nė trevat e Ēyqavicės, por edhe nė tė gjitha trevat tjera shqiptare, kishte pėrdorur tmerrin mė tė madh ndaj popullatės shqiptare. Tani vėshtirėsi kryesore pėr organizimin e njėsive tė UĒK – sė, dhe shtimin e numrit tė ushtarėve ishte furnizimi me armatim tė ushtarėve. E vemja rrugė pėr furnizim me armatim, nė territorin e Ēyqavicės, ishte ajo pėr nė shtetin Amė tė Shqipėrisė. Ajo rrugė ishte rruga mė sfiduese pėr ēdo ushtarak, ata qė merrnin kėtė rrugė e dinin qė vdekja po i thėrret, por vullneti pėr luftėn e Ēlirimit tė vendit ishte mė i madh dhe nuk mund t’i ndalte asgjė. Qė nga maji i vitit 1998 gjerė nė pėrfundim tė luftės sė lavdishme nga batalioni I i brigadės 142 kanė marr rrugė me qindra ushtar tė lirisė.
Vrasja e Bektesh Halitit dhe Hamdi Hajrizit nė Opterush tė Suharekės
Pas betejės sė 22 shtatorit 1998 nė rajonin e Ēyqavicės por edhe nė zonat tjera tė luftimeve kishte mungesė tė gjerave esenciale, qė prej ushqimi gjerė nė armatim dhe municion. Kėshtu shtabi i Zonės OSH tė UĒK – sė, gjegjėsisht big. 142 me urdhėr tė kom. Gjeneral Rrahman Rama organizon qė njė pjesė nga ushtarėt, qė ishin mė me provojė tė marrin rrugėn pėr nė Shqipėri pėr furnizimin me armatim. Dy batalionet e brigadės 142, bat, 1 dhe 2 caktojnė njė numėr ushtarėsh pėr kėtė rrugė. Batalioni parė kishte kėta ushtar pėr rrugė; Safet Hassani (invalid i UĒK – sė), Sadri Selimi, Anefi Krasniqi, Sami Hasani, Avdyl G, Krasniqi, Fikri Hajrizi, Hamdi Hajrizi (dėshmor), Bektesh Haliti (dėshmor), Kujtim Saraqi (invalid i UĒK - sė), Naser Miftari, Mentor Syla, Haki Bllaca, Sefer Ignishta (Dani – Shkupi),
Batalioni dytė kishte caktuar pėr rrugė; Avni Ymerin, Nezir Ymerin (dėshmor), Lulėzim Ymerin (invalid i UĒK – sė), Ferki Bajramin, Agron Rexhepin, etj.
Rrugėn kemi vazhduar mė 8 tetor 1998 dhe kemi kaluar fshatrat nėpėr rajonin e Drenicės, ku nė fshatin Vasilevė tė Drenasit kemi marr edhe dy ushtar tjerė me veti pėr rrugė Pal Palucėn (dėshmor) nga Prizreni dhe Kreshnik Partolla nga Gjakova. Nė mbrėmjen e asaj dite kemi vazhduar nga fshati Vasilevė pėr tė kaluar thellė nėpėr fshatrat e Drenicės Korroticė, Vėrbovcė, Negrofc, Zatriq, Drenofc. Pas mbėrritjes nė fshatin Drenofc tė Milishevės kemi kontaktuar me dy bijtė e Avdyl Krasniqit Selimin dhe Atomin ku njė pjesė e ushtarėve u vendosėn nė shtėpinė e Avdylit ndėrsa njė pjesė tjetėr u strehuan nė shkollėn fillore tė atij fshati, sa pėr ta kaluar natėn. Tė nesėrmen, nė mėngjes herėt me pėrcjelljen e disa ushtarėve tė atij fshati kemi kaluar pėrmes fshatit Dragobil dhe kemi shkuar nė fshatin Pagarushė ku jemi strehuar nėpėr shtėpi tė atij fshati. Njė grup prej dhjetėra vetash u vendosėn nė shtėpinė e Nexhat Kryeziut (ish polic ushtarak i UĒK – sė), dhe grupi tjetėr nė Ruzhdi Kryeziut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Safet Hasani
Fillestar/e
Fillestar/e
Safet Hasani

Male
Numri i postimeve : 5
Age : 42
Vendi : Vushtrri
Profesioni/Hobi : Mr. Historisė
Registration date : 26/04/2012

Ditar Lufte Empty
MesazhTitulli: Re: Ditar Lufte   Ditar Lufte EmptyThu Apr 26, 2012 12:23 pm

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ditar Lufte
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: