Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tensionohet situata në Maqedoni

Shko poshtë 
+2
Driniiiii
Atdhetari
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionohet situata në Maqedoni   Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 EmptyTue May 29, 2012 4:58 pm

shqiptaret servile te huaj e po vuajne nga te gjithe ,kushe po qohet me heret po na rre..
edhe sa keshtu ,qfare njerez jemi ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionohet situata në Maqedoni   Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 EmptyMon Jun 04, 2012 10:44 pm

Të burgosurit politik-Të gjithë në protestë më 7 qershor!
Moto e protestës do të jetë “Për Dinjitet, vlera Europiane dhe Bashkim”


Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 0EFB688C7F7BABA9FCFF3E466F949F0A
Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni sërish bën thirrje për protesta para Qeverisë më 7 qershor

Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni sërish bën thirrje për protesta para Qeverisë më 7 qershor.

“Me Protestën e paralajmëruar për datën 07.06.2012, jemi duke përgatitur opinionin shqiptar që nga fillimi i muajt shkurt 2012. Moto e protestës do të jetë “Për Dinjitet, vlera Europiane dhe Bashkim”. Protesta do të jetë dinjitoze. Në protestë do të marrin pjesë meshkuj, femra dhe fëmijë. Çdo lëvizje do të koordinohet nga Këshilli i Protestës, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të të gjithë asociacioneve dhe shoqatave që kanë paralajmëruar përkrahje. Përkrahje kemi nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë, Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë dhe shumë shoqata të tjera. Protesta do të ketë mesazh mos nëpërkëmbjen e dinjitetit të shqiptarëve dhe mos diskriminimin institucional kundër tyre” shkruhet në komunikatën e ShBPPSH.

Kjo shoqatë kërkon miratim të ligjit për dëmshpërblimin e të burgosurve, të përndjekurve dhe të diferencuarve ideo-politikë shqiptarë gjatë ish sistemit komunist. Që nga viti 2005,Shoqata përgatiti një Propozim Ligj për zhdëmtim dhe kompensim për të gjithë të burgosurit, të persekutuarit dhe të dëmtuarit politik që nga viti 1944-1991, por ai ende nuk është pranuar.

“Nuk morëm përgjigje pozitive as edhe nga faktori ndërkombëtar, edhe pse kemi pasur disa dhjetëra takime, dhe ua kemi dhënë edhe Ligjin për Ç’dëmtim dhe Kompensim material të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë” thonë nga ShBPPSH.

Sipas evidencës së kësaj shoqate, mbi 24000 shqiptarë kanë qenë të persekutuar politikisht nga ish sistemi komunist.

“Në rast se secili ish i burgosur dhe i persekutuar në rrethin e vetë më të ngushtë ka më së pakti 30 individë, del si përfundim se pothuajse çdo shqiptar është i persekutuar politikisht. Këtë logjikë fatkeqësisht nuk e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët. Ne në protestë i ftojmë të gjithë shqiptarët, pa mare parasysh se cilës partie i takojnë ose çfarë bindjesh politike kanë” shkruhet në komunikatën e ShBPPSH.

Kjo shoqatë ka angazhuar juristë të cilët do të ndihmojnë ish të burgosurit politik të padisin shtetin. Ata thnonë se problemin do ta zgjidhin sipas shembullit të ish të burgosurve politikë maqedonas duke potencuar rastin e Metodij Antonov-Çento që e ka paditur shtetin.

“Padi kundër pushtetit mundet të bëjë çdo ish i burgosur dhe i persekutuar shqiptar. Është mire që në padi të regjistrohet edhe numri i veprës penale të të dënuarit. Ata që nuk kanë asnjëfarëlloj dokumenti, Padisë le t’ia bashkëngjisin deklaratat e dy dëshmitarëve të vërtetuara në noter. Paditë duhet dorëzuar pranë gjyqit, i cili e ka dënuar personin. Paditë do të dorëzohen pranë gjykatave përkatëse duke filluar nga data 01.06-07.06.2012.Sa më tepër padi që do të dorëzohen nëpër gjyqe përkatëse, aq më shumë kjo çështje do të shndërrohet në problem politik, dhe aq më shpejtë do të zgjidhet” shkruhet në komunikatën e ShBPPSH.

Ata thonë se kjo shoqatrë nuk lufton për rehabilitim por për zhdëmtim për dëmin e bërë nga shteti.

“Ne kërkojmë kompensim dhe ç’dëmtim material për shumë arsye. Si rezultat i burgosjeve dhe largimeve nga puna, shumë njerëz kanë humbur shëndetin ,karrierën dhe orientimin në jetë. Shumë familje janë shkatërruar materialisht dhe shpirtërisht Merreni me mend, një student I burgosur në fillim të viteve të tetëdhjeta ,kur del nga burgu pas pesë ose gjashtë vjetësh, ai ka humbur kontaktin me gjeneratën e vetë. Ka humbur kontaktin me studimet, dhe e vetmja rrugë që do ti kishte ngelur ishte kurbeti. Ja se si burgu shkatërroi me mijëra jetë. Një i punësuar, i cili është përjashtuar nga puna, dhe deri në gjetjen e punës të re i ka humbur 10-15 vjet përvojë pune ,në kohën kur ai del në pension do të mare 20-30-ose 40%më pakës pension. Burgosjet e shqiptarëve kanë kontribuar edhe në zvogëlimin e natalitetit të shqiptarëve. Shumë ish të burgosur kanë dale me të meta fizike dhe psiqike si rezultat i torturave dhe presioneve gjatë vuajtjes të dënimit. Sot janë disa qindra ish të burgosur të cilët vuajnë bukën e gojës për të vetmen arsye se shqiptarët ,për të cilët ata dhanë rininë e vetë kanë harruar. shkruhet në komunikatën e ShBPPSH. /Portalb/ http://portalb.mk/CategoryContent/RenderSingleContent/3-Lajme/3957-Te-burgosurit-politik-Te-gjithe-ne-proteste-me-7-qershor!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionohet situata në Maqedoni   Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 EmptyFri Jun 08, 2012 7:23 am

pershendetje gjithe shqypetarve ku do qe jan.







http://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2009/10/pbkd-300x293.jpg









FALLANGAT SLLAVOMAQEDONASE DHE MERCENARËT PUSHTETAR


Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,ka përcjellur me vëmendje dhe indinjatë të thellë të gjitha ngjarjet e njëpasnjëshme në Fyrom,që nga dhunimi i simboleve kombëtare shqiptare, klithtjet dhe fyrjet publike ndaj shqiptarëve,procese të montuara politike dhe gjyqsore(rasti i Sopotit e deri tek i ashtuquajturi „radikalizëm islamik“), dhuntimin e pronës kombëtare dhe ate fetare shqiptare(nga kisha në Kala tek Burmali Xhamia në Shkup),terrorizimin (Harun Aliun me shokë) dhe përndjekjen e atdhetarëve shqiptarë (Xhezair Shaqirin),shantazhimin dhe këcënimet ndaj intelektualëve të mirëfilltë dhe mediave shqiptare atje,shfrytëzimin e taksave shqiptare për projekte jo shqiptare (Shkupi 2012),tentativa për reduktimin e numrit real( që është mbi 35%) të popullatës shqiptare përmes një regjistrimi të parapregatitur.Por fatmirsisht dështoi, mos ditancimi dhe dënimin e ish regjimit komunist ( që nga 1944 e tej),mos shperbërja e sigurimeve të fshehta të trashëguara nga regjimi komunist jugosllav,mospërfillja e kërkesave të Ish të Përndjekurve dhe të Burgosurve Politik Shqiptarë në Fyrom,mospërfillja institucionale e Diasporës shqiptare që numëron diku rreth 600.mijë,numri tepër simbolik i përfaqsimit të shqiptarëve nëpër institucionet që nga Administrata e deri tek Akademia e Shkencave dhe Arteve, e tërë kjo na kthen në ate histori të hidhur dhe të dhimbur shqiptare.Na kujton sistemin e diktaturës,regjimin policor,dhe Gjyqësorin skajshëm të politizuar.Nga ky kandvështrim :

Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,për kte situatë tejet alarmante,ku shqiptarët janë vënë para dilemës të qenurit dhe egzistuarit qoftë fizikisht,qoftë ekonomikisht,ne mendojmë se përgjegjësia më e madhë është edhe mercenarizmi dhe servilizmi i pashembullt i partisë shqiptare në pushtet.Kreu i kësaj Partie ka momentin të reflektojë me vetvehten dhe pozicionin e saj,kujtesën e së kaluarës,dhe analizën e programit të saj,në të kundërtën,pasojat e rënda dhe dështimet politike dhe konceptet e tyre programore,do të barten tek mbarë antarsia e saj duke qenë të goditur rëndë politikisht dhe moralisht.

Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,mbështet fuqishëm thirjet e Shoqatave Atdhetare në Europë dhe SHBA,për bashkimine energjive intelektuale dhe politike në Atdhe dhe Diasporë. Mbështesim ofertën e z.Dio Guardi dhe njëherit po punojmë që bashkërisht të kontribojmë që mes Ligës Shqiptaro Amerikane dhe Këshillit Shqiptaro-Amerikan të përcillet një rrezullutë në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,Mbështet fuqishëm protestën e SHoqatës së ish të Përndjekurve dhe të Burgosurve Politik në Fyrom.Mbështesim krijimin e një poli të ri politik mes Partive më të vogla e cila duhet të ketë kërkesa dhe ofertë të qartë politike,jo për ndrim pushtetesh dhe konfliktualitete politike ndërshqiptare,por të kërkohen ndryshime rrënjësore Kushtetuese përmes një qeverie teknike,dhe jo duke mbështetur opozitën sllavomaqedonase, meqë tashmë eshtë provuar se antishqiptarizmi i tyre është gjithmonë në unison.


„SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE „

Kordinator i Ballit Kombëtar
Eugen Shehu


































Attachments
Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Attachmentpbkd-300x293[1].jpg
You don't have permission to download attachments.
(33 Kb) Downloaded 5 times
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionohet situata në Maqedoni   Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 EmptySat Jun 09, 2012 1:25 am

Ish të burgosurit: 'Jo rehabilitim, por kompensim'
https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Cfn3dekweFg

Rreth 300 ish të burgosur politik dhe të persekutuar nga sistemi komunist, protestuan sot para Qeverisë së Maqedonisë, duke kërkuar miratimin e një ligji që do të kompensonte vuajtjet e shqiptarëve të burgosur politikisht nga sistemi komunist. Protestuesit thanë se nuk kërkojnë lëmoshë e rehabilitim pasi janë krenarë për atë që kanë bërë.“Diskriminimi tek të persekutuari politik shqiptar është i njejtë me atë të ‘Branitellave’ dhe dëshmorëve të UÇK-së. Do të ishim të lumtur dhe do të prisnim që një herë të sillet ligj për statusin e dëshmorëve të UÇK-së dhe mandej ligj për zhdëmtimin e të persekutuarve politik shqiptar. Njerëzit të cilët sot protestojnë dhe të cilët ju i përkrahni janë ata që mbrojtën dinjitetin tonë kombëtar dhe asnjëherë nuk kërkuan të shpërblehen. Ne nuk kërkojmë as lëmoshë dhe as rehabilim. Ne jemi krenar për gjithë çfarë kemi bërë. Ne kërkojmë që pushteti i sotëm si trashëgimtar i atij të djeshmit të na e kompensojë dëmin për zullumin që na është bërë”, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve shqiptarë. Pollozhani para protestuesve tha se sot protestojnë kundër gjitha proceseve të montuara politike dhe kundër diskriminimit institucional të shqiptarëve. Protestuesit shprehën të revoltuar për neglizhencën nga ana e subjekteve politike shqiptare për të zgjidhur çështjen e tyre “Më vitin 1981, më dënuan për arsye se unë isha si i pari që hapa shkollën e parë në gjuhën shqipe në fshatin Vrbjan dhe Zhirovnic dhe kështu ata më dënuan dhe prej atëherë mbeta pa punë, morra rrugën e kurbetit. Unë i dënuar, baba i dënuar”, u shpreh një protestues. “Nuk duam rehabilitim, nuk pendohemi. Rehabilitim do të thotë, kthyerja e gjendjes së mëparshme. A do të ma kthejnë ata vuajtjen time që kam qenë 3 vjet në internim. Rehabilitim është term i gabueshëm, ne kërkojmë dëmshpërblim”, tha një tjetër protestues. “Maqedonia nuk jep të drejta shqiptarëve. Ne na kanë faj partitë tona jo maqedonasit. Njeriu kur merr një obligim duhet ta çon deri në fund, e jo të shkojnë të bëhen biznismen, ajo është një tradhti shqiptare, kombin e tradhton. Mos u bëftë ndonjë gjë, unë 76 vjeçar jam, unë të parët do ti vras dibranët e mi, pastaj do të dal tutje. Ata na tradhtojnë, nuk na tradhton kush ne, unë skam asgjë kundër Maqedonisë. Kam kundër popullit tonë, e marrin partinë, bënë luftën i vrasin djemt e nënave edhe prapë shkojnë bëjnë biznese”, u shpreh një protestues. “Këtu jam që të përkrahë ish të burgosurit dhe persekutuari politik, kjo është gjëja më e pakët që mund ta bëjmë për atë që e kanë përjetuar shqiptarët deri tani. Unë jam një anëtare e një familje që ka qenë e persekutuar dhe burgosur politikisht dhe shpresojmë ta fitojmë ligjin”, tha një protestuese. Këshilli organizativ i protestës së sotme, në mënyrë simbolike Qeverisë i dorëzoi ligjin e përpiluar nga Shoqata e ish të burgosurve politik si dhe 100 padi të cilat i kanë ngritur në gjykatat vendore. Në protestën e sotme morën pjesë edhe disa shoqata joqeveritare si dhe përfaqësues të Bashkimit Demokratik Kombëtar dhe të Demokracisë së re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionohet situata në Maqedoni   Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 EmptyTue Jul 10, 2012 3:37 pm

Cito :
Strugë, 38-vjeçari Gzim Maksuti vret Milica Lazarovska sot në mesditë është goditur me thikë para shtëpisë së saj që gjendet në afërsi të të Stopanska Bankës në qendër të Strugës.
http://www.albeu.com/maqedoni/struge-38-vjecari-vret-78-vjecaren/80168/




Cito :
Tetovë, 65-vjeçari rrihet për vdekje nga dy persona me nacionalitet Shqiptare
Tetovë, 9 korrik - Një banor i Tetovës është vrarë nga dy persona të njohur për policinë në afërsi të varrezave ortodokse në Tetovë, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
http://www.zhurnal-ks.com/content/?id=12791452032
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionohet situata në Maqedoni   Tensionohet situata në Maqedoni - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tensionohet situata në Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Situata e sotme e gruas....
» Situata aktuale ne Presheve...Si duhet te veproje Presheva ?
» Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: