Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Botime të reja "Dilema e njeriut modern"

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Botime të reja "Dilema e njeriut modern" Empty
MesazhTitulli: Botime të reja "Dilema e njeriut modern"   Botime të reja "Dilema e njeriut modern" EmptyFri Oct 28, 2011 6:12 pm


Botime të reja: ” Dilema e njeriut modern”


Këto ditë doli në dritë libri me titull:
” Dilema e njeriut modern”,

kurse titulli i origjinalit është:

Contemporary man and the social problem & Goal of life
Autorët:
Muhammed Bakir el-Sadr & Murteza Mutahhari

Botues:
Libraria Dielli

Përktheu dhe redaktoi:
Numan Mustafa

Përpunimi kompjuterik:
Admir Sherifi

Shtypi:
Grafomat,

Kërçovë.
Botimi i parë:
Korrik, 2011

Libri ”Dilema e njeriut modern” e autorëve Muhahammed Bakir el-Sadr dhe Murteza Mutahhari është një rrugëtim filozofik për ta zbuluar mësimin më ideal për njeriun, i cili do të krijonte një harmoni ndërmjet jetës së tij shoqërore në njërën anë dhe asaj individuale e shpirtërore, në anën tjetër.
Libri që përbëhet nga dy pjesë është botimi i parë në formë të shtypur i Librarisë “Dielli” (www.dielli.net), e njohur deri tani për botimin e librave në formë elektronike.
Në pjesën e parë të veprës, dijetari Muhammed Bakir el-Sadr bën një analizë të mrekullueshme të problemeve më qenësore të shoqërisë njerëzore dhe pas një përshkrimi të kapitalizmit dhe komunizmit, ia paraqet lexuesit metodën që Islami ia ofron njerëzimit për zgjidhjen e problemit shoqëror, duke bërë gjatë këtij procesi edhe një përshkrim të hollësishëm të egos njerëzore dhe të konceptit të lirisë sipas Islamit.
Kurse, në pjesën e dytë, dijetari, Murteza Mutahhari e trajton njërën nga çështjet më të thella që e ka preokupuar mendjen e njeriut që nga fillimi i ekzistencës së tij: “Ç’është qëllimi i jetës?”
Në rrugëtimin e tij ideor nga materialja drejt shpirtërores, autori arrin në përfundime që kanë për të hapur para lexuesit horizonte të reja të dijes dhe të perceptimit në lidhje me ekzistencën.

Kush janë autorët e librit,
Muhamed Bakir el-Sadër
dhe Murteza Mutahhari?



1. Muhamed Bakir el-Sadr lindi më 1 mars 1935 në Kazimije, Irak, ndrroi jetë më 9 prill 1980 në Bagdad.
Ka qenë një dijetar i madh, dëshmojnë veprat e tij, mbi 50 libra, në shumë lëmi, si filozofi, drejtësi, histori, ekonomi, logjikë, teologji, letërsi...


2. Murteza Mutahhari lindi me 3 shkurt 1920, ndrroi jetë me 1 maj 1979. Ka qenë ndër njerëzit më me ndikim, plotë frymëzim në Republikën Islamike të Iranit.
Pranohet ndër dijetarët më të shquar, ka shkruar, ka botuar, mbi 70 vepra të cilat në gjithë botën lexohen, qarkullojnë, frymëzojnë....

Muhamed Bakir el-Sadër dhe Murteza Mutahhari jo vetëm që janë dijetarë në nivel botërorë, por ata që të dy janë shehidë, dëshmorë...

Mexhid Yvejsi, Gjakovë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Botime të reja "Dilema e njeriut modern" Empty
MesazhTitulli: Re: Botime të reja "Dilema e njeriut modern"   Botime të reja "Dilema e njeriut modern" EmptySun Nov 20, 2011 11:16 pm

Eshte e thjeshte dilema eshte se si te pershtaten me prurjet e reja te kohes dhe si te sistemohen ne rrjedhat moderne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Botime të reja "Dilema e njeriut modern"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema
» veshket e njeriut
» HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET
» Poezi e sensit modern, prone inteligjente e poeteshave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: