Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA Empty
MesazhTitulli: "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA   "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA EmptyThu Oct 24, 2013 12:32 am

"PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA

LE TË "NDEZIM" DHE TE INTESIFIKOJMË MË TEJ VEPRIMTARINË TONË PEGASIANE

DIHET QË LIDHJA JONË ËSHTË NJË LIDHJE E NJOHUR SOT NE BOTË, NDAJ DUHET TË PROGRESOJMË MË TEJ

LE T'I SHERBEJMË BASHKËRISHT FUQIMISHT DHE TALENTISHT KOMBIT TONË ...

ORGANOGRAMA E PEGASIT ËSHTË NDËRTUAR NË MËNYRË TË TILLË QË T'I PËRGJIGJET KËSAJ SITUATE TË RE ...

1. Të gjitha Degët e LNPSHA"PEGASI" ALBANIA, të cilat kanë kohë që veprojnë , por dhe degët e reja të krijuara t'i japin parësi thithjes së elementëve talentore nga të gjitha fushat e Letërsisë dhe të Artit. Në këto degë, përveç poetëve, shkrimtarëve, studiuesve, artistëve (piktorë, skulptorë,gazetarë, këngëtarë, valltarë dinjitozë) të ketë dhe talente të rinj me perspektivë në këto fusha. Evidentimi i tyre është një shërbesë që i bëhet Kombit për ardhmërinë e tij në këto fusha të rëndësishme të botës shpirtërore ...

2. Është e mira që çdo degë të ketë Grupin e vet të interpretimit me regjisor, aktorë; grupin e vet të këngës dhe të valles; grupin e piktorëve e tjere. Rëndësi t'i jepet tërheqjes në këto grupime të studiuesve të fushave te Letërsisë, të Artit .
3. Eshte detyra jonë të jemi aktivë në prezantimin e vlerave të këtyre fushave, duke filluar që nga prezantimet e kreaturave (promovime, hapje ekspozitash, recitale, koncerte, fjalë artistike, panaire ekspoze e tjere) , duke u dhënë impuls talenteve të këtyre fushave; të nxiten kreatorët me mendime reale ; të merret pjese aktivisht në manifestime, konferenca e deri në Simpoziume.
4. Të intesifikohet bashkëpunimi me klube, shoqata shkrimtarësh dhe poetësh ekzistentë, jo vetem në vend, por edhe në vende të tjera. Në këtë drejtim duhet të jemi shumë aktive për të bërë prezentë letërsinë tonë, artin tonë, për të realizuar kështu shkëmbimin universal të vlerave...si dhe konkurrimin e tyre...
5. Të jemi prezentë në jetën e qytetit, të qarkut e tjere, sipas organizimit vendor dhe të bëhemi "violinë" e parë në fushën e letërsisë , të Artit , të kulturës...., duke shtuar bashkëpunimin me organet qendrore dhe vendore si dhe me organizma, të cilat dëshirojnë të bashkëpunojmë me ne në këto fusha...
6. Rëndësi e veçantë t’i jepet veprimtarisë me librin , publikimit të tij dhe pjesëmarrjes në Panaire Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Ne deshirojmë të mbetemi me të drejtë në Altarin e Kontributit të Kombit në këto drejtime të rëndësishme...
Përvoja e mirë në këtë drejtim ekziton në Lidhjen tonë dhe kjo përvojë duhet të aplikohet dhe të intesifikohet më tej…


Presidenca e LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Tirane, 19 tetor 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: