Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë! Empty
MesazhTitulli: Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë!   Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë! EmptyTue Jul 05, 2011 2:21 pm



Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë!

Publikuar të Marten, 05 Korrik 2011

http://sot.com.al/index.php?option=c...ize&Itemid=539

Nga Arber FETIU

Qyteti i Venedikut, prej nga edhe po i shkruaj këto linja, është një qytet i kulturës se lartë. Kryeqytet i tregtisë në mesjetë, kjo hapësire pat lindur shumë njerëz interesant, prej Marko Polos e deri tek Kazanova. Por ky qytet si disa të tjerë, njihet po ashtu për një sens të veçantë të pranimit të tjetrit.Me shekuj, Venediku ka qenë udhëkryq ku janë gërshetuar kulturat dhe fetë e tregtarëve të ndryshëm prej të gjitha këndeve të botës. Pak minuta nga qyteti, në Ponzano, të premtën, në njërën nga kishat e qytetit, u fal namazi i xhumasë nga besimtarët myslimanë. Ka tash 6 vite, që në mungesë të xhamisë, myslimanëve besimtarë të Venedikut të krishterë, u ofrohet hapësira e kishës së Zonjës Sonë, që këta të performojnë ritualet e tyre islame gjersa alternativa të gjendet për ta. «Më i mirë një mysliman që lutet, sesa një i krishterë që nuk lutet» tha Don Aldo, prifti i qarkut. Me
ndihmën e qytetit të Venedikut, ka më shumë se dy vite që punohet në projektin unik të “xhamisë lundruese”, e cila do të lundroj në ujërat e qytetit të vjetër kaq të bukur!
***
Dy shkrime u publikuan në ditoren “Koha Ditore”, me 30.06.2011, respektivisht prej Halil Matoshit dhe Melihate Tërmkollit. Domosdo, si qytetar i besimit mysliman, të cilit këto shkrime edhe i drejtohen, u ndjeva i obliguar të qartësoj disa gjëra obskure dhe tendencioze në to. Ndër aludimet themelore më të ngjashme tek të dyja shkrimet ishte ideja e instrumentalizimit/shpërdorimit të besimtarëve myslimanë, përdorimit të fesë, apo Zotit ose Allahut për oportunizëm politik, apo për përfitime të tilla apo të ngjashme. Shkrimet po ashtu drejtonin një kritikë (kinse) formulimit të kërkesës së besimtarëve myslimanë për xhaminë e madhe në Prishtinë duke e trajtuar atë si një projekt “për inat” të Katedrales. Jam i detyruar që të reduktohem vetëm në këto dy aspekte të shkrimeve pasi jam i obliguar të jem selektiv duke pasur parasysh hapësirën që më ofrohet.Ideja se qytetarët besimtarë po
instrumentalizohen nga individë si (Fuad Ramiqi apo kushdo qofte tjetër) është një ide mjaft provokative, dhe ndoshta forma më e bukur klasike e zhveshjes së qytetarit besimtar nga cilësia e tij e qytetarit. Besimtarët, në aspektin civil, para së gjithash janë qytetarë si gjithë të tjerët, dhe formulimet e tyre duhet të shihen para së gjithash si formulime qytetare, të taksapaguesve. Është shumë e pakuptueshme, se si a priori këto shkrime supozojnë se të jesh besimtar dhe qytetar, nuk është e mundshme në të njëjtën kohë, rrjedhimisht të shprehesh me akt të mosbindjes qytetare duke qenë besimtar i cili artikulon një kërkesë disavjeçare në një formë tjetër legjitime (me shok terapi) do shpallësh i instrumentalizuar, ndërkaq në përgjithësi të dalësh e të kërkosh një të drejtë esenciale me akt të mosbindjes qytetare në cilësinë e qytetarit, konsiderohesh qytetar i vetëdijshëm ngado nëpër botë
ku ka demokraci funksionale. Paradoks! Çfarë e bën njeriun fetar më të brishte sesa një qytetar të thjeshtë karshi instrumentalizimit?! Çfarë e bën një qytetar fetar që të konsiderohet a priori si më fraxhil sesa qytetari i zakonshëm dhe më i manipulueshëm?! Asgjë! Qëndrimi i artikuluar në dy artikujt në fjalë, si me qenë një formë e re e marksizmit, apo më mirë me thënë një neo-leninizëm, përpiqet që besimtarët të cilët kanë dalë në rrugë t’i katandisi në një turmë besimtarësh të cilët janë nen efektet e «opiumit të popullit» dhe janë të paaftë të logjikojnë karshi instrumentalizimit që qenkësh duke iu bërë një individ: Fuad Ramiqi! Ata pra trajtohen si një tufë bagëtie, apo shul-shqip si budallenj!Po a janë me të vërtetë hesapet siç po mundohen ti paraqesin? Ka 9 vjet, prej 1989-shit e deri në 1998, që lëvizja politike e humane shqiptare e Rugovës të kalojë prej kërkesave
legjitime për vetëvendosje në krijimin e një guerile (UÇK-së) e cila do ta bënte botën ta merrte “më seriozisht” me problemin e Kosovës (pra me problemin tyre). Rrugëtimi rugovian “soft”, i ligjshëm (më i ligjshëm se sa është dashur ndoshta) nuk arriti të nxirrte prej territ problemin që populli po jetonte. Për analogji, ka tash 12 vite (1999-2011) që myslimanët shqiptarë janë duke kërkuar, përmes modelit legjitim rugovian “soft” (përmes vetë BIK-së) ndërtimin e një xhamie të madhe e cila do t’u shërbente besimtarëve të cilët gjatë gjithë kësaj kohe të premteve falen në shi, në borë e edhe rreziten në diellin përcëllues. U janë dashur 12 vite besimtarëve myslimanë që të konstatojnë se kërkesat e tyre legjitime po bien në vesh të shurdhët, sepse burra si Baton Haxhiu e Isa Mustafa të cilët dikur libreza e kuqe s’ua lejonte moralisht të vizitonin xhamitë, mendojnë se ato janë
ende të zbrazëta! Metamorfoza e vetëdijes ngjason shumë me atë që solli etapën e re në punën e Kosovës! Heshtja, injorimi, nënçmimi dhe standardet e dyfishta nuk do bëjnë veçse do rrisin intensitetin e shprehjeve qytetare të cilat synojnë të thyejnë këtë heshtje! Zaten edhe Halilit, edhe Melihates që prej 12 viteve, u është dashur një protestë e tillë që të dalin publikisht e të thonë se kërkesa për xhami është legjitime. Ashtu siç SHBA-të në fillim deklaruan se forma e re e sensibilizimit përmes UÇK-së klasifikohej si terroriste, talibane, ashtu edhe Halili me Melihaten dëshirojnë të na bëjnë të besojnë se edhe protestuesit e së premtes janë talibanë, terroristë potencialë, e fundamentalistë aziatikë.
Tendenca për të njësuar këtë kërkesë, me një kërkesë «inatçore» është një tendencë shumë e pandershme dhe tepër inkoherente. Besimtarët myslimanë, asnjëherë s’kanë kundërshtuar ndërtimin e Katedrales kur është kërkuar nga nevoja. Në Gjakovën e Riza bej Kryeziut, ku ka një minoritet të madh katolikësh, asnjëherë nuk është diskutuar apo vënë në pyetje ndërtimi i Katedrales së Gjakovës. Ajo qëndron sot në qytetin e kulturës, e bukur, si perlë e cila zbukuron diku qafën e qytetit. Shqiptarët myslimanë, për 600 vite me radhë i kanë ruajtur kishat katolike dhe kishat ortodokse dhe s’e kanë penguar ndërtimin e tyre, falë moralit të tyre fetar e qytetar. Madje edhe në intervistat e përfaqësuesve të lëvizjes “Bashkimi” është thëne qartë se askush nuk është kundër ndërtimit të Katedrales. Ajo është vetëm referencë e padrejtësisë që i bëhet disave! Ata që janë ngritur kundër
ndërtimit të Katedrales, kanë prekur këtë çështje me të njëjtën linjë siç mundohen ta bëjnë sot Halili me Melihaten, pra duke e konsideruar ndërtimin e saj si ndërtim politik (historian Muhamed Pirraku madje ka shkruar një libër të tërë me subjekt kundërshtues për një katedrale politike). Frustrimi për Katedralen, më shumë se me çdo tjetër ka qenë i lidhur me interferencën e shtetit laik, nocion të cilin tash kur është fjala për xhaminë, Melihatja e kujton, por e harron kur vetë tregon se “verën e viti 2005, ishte vënë gur themeli i ndërtimit të Katedrales në Prishtinë nga institucionet më të larta shtetërore e fetare”, dhe e tregon hapur se, si lidershipi të cilit ajo i takonte, edhe ajo din të përdorë standard të dyfishta (laiciteti vlen për disa e për disa jo). Shekspiri thoshte bukur se “për interesa të veta, edhe djalli e citon Biblën”. Të kërkosh leje për ndërtimin e xhamisë,
duke bërë me gisht dhe duke iu referuar Katedrales, është sikur shqiptarët që përpiqeshin të dëshmojnë padrejtësitë e regjimit serb, kur ky në fillimvitet e ’90-të, kur regjimi serbo-sllav i hiqte nga puna shqiptarët maxhoritarë e mbante në punë vetëm serbet minoritarë, e në të njëjtën kohë i shiste mend botës duke i thënë se qytetarët në të janë të barabartë! Edhe më ironik është fakti se gur themeli i vet Katedrales ka qenë i paligjshëm, e madje me 26 gusht të 2005-ës, zyrtarët komunalë të Prishtinës patën reaguar duke thëne se ajo është e jashtëligjshme sepse “s’janë përmbushur procedurat e as plotësuar obligimet”, ndërkaq as Halilin e as Melihaten, kjo shkelje e ligjit nuk i pat intriguar asokohe e as tani! Edhe më keq se kjo, vetë ideja për Katedralen ka lind jo tek nevoja e komunitetit, e as që ka qenë kërkesë iniciale e saj, por ka qenë dëshira e Rugovës i cili në
intervistën e tij për “Corriere de la Serra” në Shtator të 2003, për ti ikur sikletit në të cilin e kishte vënë gazetarja italiane me pyetjen “a jeni mysliman”, i ishte përgjigjur duke i hapur projektin i cili “ishte dëshira e tij më e madhe” për ndërtimin e Katedrales në Prishtine! “N’qofsh bektesh, e merr vesh”, thotë gjyshja ime!Frustrimi themelor i besimtarëve myslimanë, nuk janë objektet fetare e as besimi i të tjerëve, por është standardi i dyfishtë që po përdor shteti kleptoman e nepotik i Kosovës prej 12 vitesh me ta, i cili në një anë përdhos laicitetin tek i financon skulpturat e Nënë Terezës me veshjen e saj të ndershme, e në anën tjetër ruan laicitetin duke përjashtuar vajzat me të njëjtën veshje nga shkolla, nga njëra anë financon dhe promovon ndërtimin e Katedrales, e në anën tjetër nuk jep as lejen për ndërtimin e xhamisë (lëre më ta promovojë. Katedralja ende nuk
është ndërtuar, gur themeli i saj ende nuk ishte vënë, e madje ideja e saj as që ishte artikuluar kur besimtarët myslimanë po festonin 4 vjetorin e kërkesës së tyre për ndërtimin e xhamisë. Përdorimi i faktit se është ndërtuar Katedralja dhe ne s’kemi xhami, është premisë e cila synon të dëshmojë hipokrizinë e këtij shteti, aparteidin, standardet e dyfishta dhe nënçmimin karshi besimtarëve myslimanë! Shteti kleptoman, i cili i ka vjedhur gati çdo gjë qytetarit të Kosovës, tani dëshiron ti vjedhë atij edhe gjënë e fundit që i ka mbetur, Zotin, dhe lidhjen që qytetari ka me Të!Halili dhe Milihatja mund të pretendojnë se po mbrojnë laicitetin, apo edhe se po e mbrojnë besimtarin mysliman prej instrumentalizimit, megjithatë unë dhe shumë myslimanë të tjerë shqiptarë jemi shumë të vetëdijshëm se nuk dalim për t’i bërë qejfin Fuad Ramiqit apo kujtdo qoftë, por për të kërkuar një hapësirë
për nevojat e mia të qytetarit e për të dëshmuar haptas sa i dyfishtë është kuti me të cilin mat shteti që funksionon me taksat e mia!Gjithsesi, fakti që po shkruhet për xhaminë, tregon qartë efektin që ka pas 12 vjetshi gjatë të cilit as Milihatja e as Halili nuk janë kujtuar ndonjëherë të shkruajnë për kërkesën legjitime për xhami, e tani kinse për t’i ruajtur myslimanët “budallenj” prej instrumentalizimit politik (të imagjinuar) kanë dalë të na tregojnë se si nuk qenka mirë të protestohet por të vazhdohet me mjetet “soft”, pra të vazhdohet ende me rrugën 12 vjeçare, e cila vetë këta nuk i ka shti ndonjëherë të interesohen për këtë punë më përpara, e aq më pak të shkruajnë!
***
Në një errësirë të tillë disafytyrëshe, në të gjitha këto përpjekje për të bastarduar një kërkesë legjitime në forma legjitime (protesta ishte legjitime, pasi vetë policia e kishte lejuar atë javën që shkoi duke krijuar kështu precedentin e interpretimit mbi ligjshmërinë e saj për javën e dytë, të tretë, të katërt…), madje edhe duke u nisur, si Halili, prej një grushti djemsh që paskan ndalur në hapësirat e Fakultetit Filologjik dhe duke shekspirizuar çështjen vetëm për t’i dhënë asaj karakter të jashtëligjshëm, madje duke e konsideruar aktin e këtyre djemve të cilët janë në pozitën e të dobëtit, e të diskriminuarit me aktet e regjimit serb apo të uzurpimit të UÇK-së, të dyja këto në pozita fuçie, e para në një sistem dikto-krat e dyta në një atmosferë anarkie. Është e turpshme të njësohen këto të tria, kur dihet se ata djem as që i kanë mjetet financiare për implementimin e
asaj që ndërmerret në formë krejt simbolike. Shkrimet në fjalë bëjnë echo tek kërkesa absurde që kërkon që individët fetarë, të mos merren me politikë, por kjo është, siç do të thoshte kryerabini britanik Jonathan Sacks në librin e tij "La dignite de la difference" sikur t'u kërkohet atyre (fetarëve) që ata t'mos mërziten për çështjet humanitare, të mos implikohen në OKB apo në UNHCR, të mos mërziten se ku shkojnë taksat e tyre, se kush manipulon me fjalën e tyre, sepse komshiu e tyre s’ka punë, sepse djalit të tyre i është rritur pagesa për shkollim... edhe pse shteti përdor kute të dy-tre fishta.
***
Nuk më mbetet veçse të shpresoj se në Kosove, edhe pse në një raport krejtësisht të kundërt të demografisë konfesionale, Ipeshkvia e Kosovës si ajo e Venedikut, t’ua hapë dyert e Katedrales apo të kishave në qendër të Prishtinës, myslimanëve të cilët shteti po i konsideron si qytetarë të dorës së dytë, e që këta të fundit të mos falen më në rrezet përcëlluese të diellit, e as në shi e breshër, e as në borë, por si n’Venedikun e krishterë, ata të falen në hapësirat e kishave në qendër të Prishtinës. Ndoshta vetëm kjo do të ishte alternativa e cila do të shtynte qeverinë tonë t’iu përgjigjej kërkesave 12 vjeçare të myslimanëve të Prishtinës edhe do të evitoj “aktet e paligjshme”, të cilat s’kanë asgjë të ngjashme me talebanët e shumë të ngjashme me protestat parisiane apo washingtoniane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zotin nuk e braktisët - Kosovës i falët një Diell
» Portretizimi i atyre që merren me politikë zyrtare!
» Dashuria për Zotin
» LOTI PËR ZOTIN
» Të jesh i kënaqur me Zotin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: