Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LOTI PËR ZOTIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

LOTI PËR ZOTIN Empty
MesazhTitulli: LOTI PËR ZOTIN   LOTI PËR ZOTIN EmptyMon Jan 14, 2013 7:56 pm


Sofra e poezisë: Nazim Juniku

Një poet – një poezi


NAZIM JUNIKU

LOTI PËR ZOTIN


Loti për Zotin është margaritar
I takon vetëm ashikut besimtar!

Loti i besimtarit është shumë me vlerë
Nëse derdhet për Zotin vetëm një herë!

Ky lot është margaritar hyjnor
Shndrit në tërë rruzullin tokësor!

Ashiku është i dashuri i Zotit
Gjithëkrijuesit, Lavdiplotit!

I tilli kur qiejt i vështron
Për fuqinë e Zotit mediton!

Hasan Basriu e tha saktësisht
Këtë porosi të shumëfishtë:

“Kush derdh lot për Zotin në vetmi
Tërë popullit të tij i sjell mirësi!”

Loti i përcjellë me psherëtimë
Është vetëtimë dhe murmurim!

Konsiderohet vlerë madhështore,
Dhuratë e çmuar hyjnore!

Andaj ju dashamirë të dashur
Respekt ndaj besimtarit duhet pasur!

Atij i rrjedhin lotët pa hetuar
Kur mediton për Zotin e Madhëruar!

Ai e sheh Gjithëkrijuesin në çdo krijim
Në çdo formë, veprim dhe manifestim!

Ushqim shpirtëror i tij është fikri
Ilaç i zemrës, përmendja e Zotit - dhikri!

Ka arritur shkallë ndriçuese të lartë
Fuqinë e Zotit e sheh tepër qartë !

Atij vazhdimisht i pikon loti
Pasi që në zemër iu ka futur Zoti!

Ti je i orientuar me dritat e udhëzimit
Ndërsa ashiku me ato të ballafaqimit!

Ai e përjeton ndjenjën e pranisë me Allahun
Udhërrëfyes shpirtëror e ka Resulullahun!

Zoti atij ia zbulon manifestimet e Veta
Ndërsa me dritën tjetër veçoritë e Veta!

Me sytë e zemrës e vështron Gjithësinë
Krejtësisht qartë e sheh Vërtetësinë!

Ashiku i cili Krijuesin e dashuron
Loti i rrjedh, nga syri i pikon!

Ai lot në oqean shndërrohet
Margaritar hyjnor konsiderohet!

I përulet në sexhde Gjithëkrijuesit
Shpreh madhërim ndaj Mëshiruesit!

Ai thotë: “Ti je shpirt i shpirtit tim
Pa Ty o Zot, nuk kam ekzistim!

Këtë Gjithësi s`e krijove kot
Dëshmoj se vetëm Ti je Një Zot!

Në zjarr të ashkut unë rashë
U dogja dhe asgjë veç Teje nuk pashë!”


Shënime për autorin:

Nazim Juniku ka lindur më 16 prill 1952 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Ekonomik - dega Tregtia e Jashtme në Suboticë, Vojvodinë...
Si një besimtar, në fillim lexues i pasionuar i literaturës fetare, pakëz më vonë, rreth vitit 1993 filloi të merret me shkrime, kryesisht me tema fetare-islame.
Ka shkruar, përkthyer dhe botuar këto libra:
„Porositë Hyjnore“, Gjakovë, 1996
„Bibla, Kur’ani dhe Shkenca“ , të dr. Moris Bucaille, një vepër monumentale, e përktheu nga boshnjakishtja, botuar në Gjakovë, 1997, kurse u ribotue në Prishtinë, në vitin 2000, në Tiranë...
Po në vitin 2000 botoi veprën “Pendname dhe tesavvufname”, përkthye nga boshnjakishtja- një përmbledhje e këshillave dhe udhëzimeve.
Ka përkthye, komentue, kompilue veprën me titull:
“Komentimi i ëndrrave sipas shkencës hyjnore”...
Viti 2010, për shkrimtarin, përkthyesin, poetin, Nazim Juniku, ishte viti më frytëdhënës, sepse botoi tri vepra, të cilat janë:
„Poezi të kodit hyjnor (poezi), Gjakovë, 2010
“Përjetimi i itikafit”, Gjakovë, 2010 dhe veprën monumentale të Ahmed Ibn Ataullahut, k.s., “El -Hikem”., Gjakovë, 2010.
Përveç këtyre librave të botuara, Nazim Juniku ka përkthye edhe disa libra të tjerë me shumë vlerë, siç janë:
„Dituria e Zemrës“ dy vëllime, si rezulltat i komentimit të urtive të veprës „El-Hikem“
Ka përkthye veprën “Junus Emre - poezi të zgjedhura“, “Bylbylat e Kopshtit të Dashurisë”, si edhe vepra tjera, të cilat presin dritën e botimit...
Përveç këtyre veprave, Nazim Juniku shkruan edhe poezi me frymë mistike, disa prej të cilave janë botuar në revista fetare-edukative, kulturore-shkencore, si në revistën „Frymëzimi“, Gjakovë, në revistën “Lumturia“, Prizren, „Udha e ndritur“ Tiranë...

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LOTI PËR ZOTIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria për Zotin
» Të jesh i kënaqur me Zotin
»  E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi
» "PENTAGRAM LOTI" nga KRISTAQ F. SHABANI
» Zotin nuk e braktisët - Kosovës i falët një Diell

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: