Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

  "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA    Fri Dec 03, 2010 5:46 pm

Reportazh

Rruga e bukur dhe me furtunė e njė gazete

Nga Kristo Stoja , publicist

Qė tė nxjerrėsh njė numėr gazete, kėrkon mundim, kėrkon tė vraposh , do art tė tė shkruarit, do bashkėpunim, do pasion. Dhe tė gjitha kėto shpėrblehen me kėnaqėsi, kur ke nxjerrė diēka tė bukur, diēka interesante, tė cilėn lexuesit ta pėlqejnė. Por, qė gazeta tė ndėrtohet e tillė duhet qė tė gjithė elementėt e saj tė kompozohen hijshėm, nė vendin mė tė pėrshtatshėm, qė ajo tė flasė vetė, akoma pa e lexuar.
E tillė ishte dhe puna e kontributi por nxjerrjen e numrit tė fundit tė gazetės “UDHĖT E KOMBIT”. Shkrimet pėr kėtė numėr ishin pėrgatitur. Nė ēantė, ndarė nė dosje tė veēanta, qėndronin “pa belbėzuar” informacione, komente, shkrime problemore, portrete, skica, reportazhe, dokumente, njoftime. Kėto materiale, tė mbledhura me kujdes nga gazetarėt, tė ilustruara dhe me fotografi, do t’i nėnshtroheshin proceseve tė fundit tė botimit. Redaksia, ishte lidhur me Shtypshkronjėn e Sarandės, nga e cila kishte ngelur shumė e kėnaqur prej punės cilėsore tė botuesve tė saj.
Pėr t’i dhėnė njė fytyrė mė tė larmishme dhe mė tė kulturuar gazetės, drejtori i saj, Marenglen Koēiu, i ishte lutur dhe kishte marrė me vete nė makinė pėr Sarandė dhe intelektualin e mirėnjohur tė Gjirokastrės, Presidentin e Lidhjen Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “PEGASI” ALBANIa, poetin dhe shkrimtarin, Kristaq F. Shabanin. Tė dy, sė toku, njė mesditė dimri, po udhėtonim drejt qytetit bregdetar, perlės sė jugut... Drejtuesi i gazetės ndihej pak konfuz. Dukej sikur kishte marrė shumė detyra dhe nuk ishte i sigurt se mund t’i “kopsiste” tė gjitha.
Makina e drejtorit, duke dredhuar lehtė kthesat, mbi Jergucat, ngjitej ėmbėl e pa u ndjerė nė Qafėn e Muzinės...
-Nė njė nga numrat e gazetės tėnde kam lexuar njė pėrshkrim “Gjirokastra i buzėqesh diellit”. Mė ka pėlqyer shumė ai shkrim i qėndiisur nga njė penė e ėmbėl me fantazi dhe me figura letrare, - i thotė bashkėbiseduesit Kristaqi.
- Bo, bo... Ē’mė the?! Mirė qė ma kujtove. Po unė jam nė vete?! Ē’gabim paskam bėrė?! Kriston duhet ta merrja me vete Si harrova?!
Mė fal njė minutė, - dhe mori celularin, duke i rėnė butonėve me shpejtėsi dhe i pėrqėndruar.
- Kristo Stoja je?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA    Fri Dec 03, 2010 5:46 pm

- Po, unė jam, – iu pėrgjigja pak i habitur prej ankthit tė tij .
- Tė lutem, tė lutem... Do tė mė falėsh njė mijė herė. Duhet tė njoftoja para njė ore, se kemi njė punė nė Sarandė, por problemet e shumta mė bėnė qė tė harroj. Unė jam nisur me zotin Shabani dhe tani kemi ndalur te Qafa e Muzinės... Ku je tani? Duhet tė vish patjetėr.
- I dashur Marenglen. Unė tani, kam pak, sa erdha pranė familjes. Sa vesha rrobat e shtėpisė. Kohė dreke... Ju vazhdoni. Unė vij njė herė tjetėr.
- Tė lutem, tė lutem... Do tė vish patjetėr, ashtu ėshtė puna. Mos ma prish. Do tė bėjmė njė punė tė mirė, qė tė mbahet gjatė.
- Si “urdheron”! Ju aty pritmėni. Unė po nisem nė kėmbė. Pėr gjashtė orė mė keni, - ironizova me shaka unė.
- Pėr tė ardhur, mos u sėkėlldis. Vetėm vishu shpejt dhe pėr pesė minuta, pėrpara pallatit do tė tė presi njė taksi.
Shiu jashtė binte me gjyma. Zigzaket e zjarrta digjnin rrobėn e errėt tė qiellit. ”Artieleria”me gjėmimet e rėnda, trondiste tokėn dhe xhamat e shtėpisė, gati sa s’thyheshin.
- Ku do tė vesh, more burrė, nuk e sheh se ē’bėn?!- mė kthehet e alarmuar gruaja. – Nuk e shikon qė e ktheu pėrmbys?!
- Nuk pyesin burrat nga shiu dhe furtuna!… Tė parėt tanė kanė luftuar nė kushte mė tė vėshtira se kėto dhe nuk janė trembur…
Njė zhurmė makine u ndje poshte dritareve tė mia. Zbrita me nxitim.
- Futu shpejt se u bėre ujė, - m’u drejtua taksixhiu, duke mė hapur derėn nė krahun e tij tė djathtė . Unė bashkė me ēadrėn, qė rridhte ēurg, zura vend nė sedilje, pėrkrah tij…
Gjirokastra vėrshon kudo nga ujėrat. Litarė shiu godasin pa mėshirė xhamat e parė tė makinės. Asfalti vende - vende ėshtė “mbytur”. Furtunė. Fshirėsja e xhamave, me gjithė shpejtėsinė prej lavjerėsi, nuk arrin t’i shmangė ujėrat e pandėrprera. Pamja tepėr e kufizuar para nesh e vėshtirėson nė maksimum orientimin. Mjaft makina, duke u ndodhur nė kėto kushte, kanė ndaluar anės sė rrugės nė pritje qė, mbase i del inati qiellit, qė po “shkund brekėt”.
Unė, me udhėtime me rreziqe, nuk kam arritur ta kuptoj, pse kam qejf tė sfidoj. Nuk kam frikė. Siē duket shoferi i taksisė, Krenar Tauzi, mė kuptoi dhe, i qetė, i pėrqėndruar nė timon dhe me shikimin nė ekranin e dritareve tė para, e nget “kalin e harbuar”, sikur ėshtė nisur pėr betejė!
Makinat para nesh “zvarriten” ngadalė dhe me drita tė ndezuara. Ne vazhdojmė tė parakalojmė, pa harruar tė rikthehemi nė korsinė tonė. Fshatrave tė Dropullit, sikur dikush u ka hedhur pėrsipėr njė perde tė errėt. Mezi duken. Rruga dhe fusha dallohen vetėm prej sinjalistikės fosforeshente.
Kur ishim poshtė Terihatit, motin sikur e preu dikush me thikė. U ndėrpre menjėherė rrebeshi.
Vetėm dielli mungonte nė rrugėn nė vazhdim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA    Fri Dec 03, 2010 5:47 pm

Nė Grapsh, pak kilometra mė tej, njė makinė xhip, ngjyrė gri, me bllokazh ndezur, na priste. Ē’tė ishte!? Shikojmė automjetin “LAND ROVER”,me targė Gj 20-33, tė zotit Koēiu. Kuptuam qė ai ishte kthyer prej Qafės sė Muzinės, pėr tė na dalė pėrpara.
Falėnderova Krenarin, zbrita nga “BENZI” dhe zura vend nė sediljen e pasme tė mjetit luksoz tė drejtorit tė gazetės “Udhėt e Kombit”.
Mbasi pėrshkoi pėr tė dytėn herė njė pjesė tė autostradės sė Dropullit, makina jonė, duke gjarpėruar i qepet malit tė zhveshur, grykės pėrpjetė, duke dalė sėrishmi te Qafa e Muzinės. Mė vonė “LAND ROVER” nisi dredhat nė zbritjen e asfaltit tė lagur, ndėrsa pyjet e dėndur dhe tė pafund na shoqėronin nė tė dy anėt e rrugės.
E pamė tė nevojshme qė, pėr tė thyer pak urinė, tė hanim njė pilaf tė gatuar me shumė shije te “Klubi i Shoferit”, njė lokal ky i fshehur midis pemėve dhe pranė ujėrave gurgulluese.
Marengleni e drejtonte “luaneshėn e zbutur “, sikur luante me tė. Muzika e bukur dhe humori i kėndshėm na e shkurtuan pa kuptuar rrugėn. Por , “luanesha”, nė njė moment, “u habua”. “Vithet” e saj, pėr pak, sa dolėn nga rruga. E, ndėrsa i zoti, i tėrhoqi “frerėt”, nė kėtė moment ajo nisi tė “tėrbohej” e papėrmbajtur nga “turiri”. Falė zotėsisė, pėrvojės dhe qetėsisė nė drejtim tė shoferit, “luanesha” u rikthye paqėsisht nė rrugėn e mėparshme. Shpėtuam, se mund tė kishim rėnė nė greminė. Zbritėm poshtė. Ē’tė shikojmė?! Njė sipėrfaqe vaji reflektonte neė asfalt.
- Na shpėtoi Zoti,- iu thashė shokėve.
- Bėmė mirė qė bėmė kryqin te Shėn Parashqevia nė Terihat, - vazhdoi Kristaqi.
- Dhe akoma mė mirė bėmė qė hodhėm ndonjė lekė te konizma, - shtoi Marengleni.
Duke ecur midis pemėve, burimeve, anės kanalit tė madh tė hidrocentralit tė Bistricės dhe midis fushave tė gjera, morėm pėrpjetė pėr nė Gjashtė. Nga “Qafa e Gjashtės” na u shfaq pa mbarim njė det gjysmė i egėrsuar, i turbullt e plot dallgė.
Midis rrugėve paralele tė qytetetit tė Sarandės ne ndoqėm atė rrugė, qė na afronte te TV “Riviera”, pranė sė cilės ndodhej edhe shtypshktronja. Nė studiot e kėsaj media elektronike tė re dhe shumė tė ndjekur nė kėtė rreth, u takuam me drejtorin e saj, Agim Mato, dhe gazetarin e mirėnjohur, Thoma Nika. Agimi, veē punės nė TV, administronte dhe shtypshkronjėn, pėr tė cilėn kishim nevojė tė botonim gazetėn “UDHĖT E KOMBIT”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA    Fri Dec 03, 2010 5:47 pm

Njeriut i ndodh qė, kur mendon tė shkojė nė ndonjė institucion, pėrfytyron se do tė pėrballet me nėpunės tė ngrysur, tė veshur me klas e fjalėpak.
E kundėrta ishte ajo, qė konstatuam nė takimin tonė tė parė. Dy burra tė veshur thjesht, buzagas dhe tepėr komunikues. Biseduam pėr materialet e sjella, gjinitė dhe kombinimin e shkrimeve, titujve dhe fotografive gjatė faqosjes. Sa bukur rrjedh biseda midis njerėzve tė letrave! Ata kanė njė botė plot fantazi, njė botė me vizion. Ata kanė njė shpirt tė butė, njė shpirt njerėzor. Por, veē po nuk i shkele nė kallo. Nėse ata ndjejnė se dikujt i bėhet padrejtėsi, kujdes! Prej tyre, prej shpėrthimit tė pallogaritshėm, si vullkan, llava pėrvėluese i merr pėrpara e ua djeg kartrat e pista atyre.
Kėto cilėsi u pėrvijuan gjatė asaj bisede tė ngrohtė midis miqsh, pas pune, nė darkėn e shtruar nė atė restorant tė thjeshtė, por me klientelė tė shumtė. Me verė tė bardhė dhe peshk tė freskėt. Kristaqi nuk rreshti sė treguarai pėr krijimtarinė e Pegasit dhe veprimtaritė qė kjo lidhje vijon tė bėjė brenda dhe jashtė vendit. Agimi na njeh me programacionin dhe shtrirjen e TV, qė ai drejton, si dhe me perspektivėn, qė mendohet pėr tė ardhmen. Thomai, sa i vėmendshem dhe aq i ēiltėr nga pėrvoja e vet, tregon episode gazetareske. Marengleni, ky njeri i thjeshtė dhe plot humor, s’harron qė nė bisedė me miqtė t’i hedh edhe pak “kripė” gjellės (muhabetit). Unė mė shumė dėgjoj dhe flas rrallė. Nga kjo merr shkas Marengleni dhe me humor thotė sentencėn e njė miku tim: “Kristua mė shumė flet pa folur!”.
E gjithė bota ishte ulur me ne bajtash nė atė tavolinė tė tejmbushur. Kamarierja, njė vajzė e bukur bjonde, dukej sikur cicėronte, kur fliste me atė shqipe tė ngatėrruar nga vitet nė kurbet.
Bashkėbiseduesve u kishte lezet fjala. Nuk kuptoje ngutje nė bisedė. (M’u kujtuan debatet nė tryezat e organizuara nga tevizionet qendrore, ku gjatė “duelit” nuk merr vesh i pari tė dytin, ndėrsa teleshikuesi i shkretė, nuk arrin tė mėsojė asgjė. Ai, nė kėtė rast, nervozohet, duke i ndjekur dhe ndėrron kanal).
Pra, e kisha fjalėn qė, nė tavolinėn tonė, gjithsecili fliste me radhė, me kulturė dhe kishe kėnaqėsi t’i ndiqje argumentat. Ndėrkohė, humori dhe tregimet interesante gurgullonin si uji i burimit, kur zbret nga mali.
Pak mė vonė, njė kafe buzė detit, poshtė palmave madhėshtore me krahė tė shtrira, si kėmbėt e palloit. Pranė valėve ngjyrė bakri, qė ”vrapojnė “ tė kapin njėra-tjetrėn. Tė gjitha kėto na bėjnė tė mos ndiejmė, si vrapon koha. Miqtė ngulin kėmbė tė qėndrojmė kėtė natė, por ne, gati me imponim, u lutemi tė na lejojnė tė kthehemi. Njė ditė tjetėr u premtojmė se do tė qėndrojmė.
Nė kthim, pėrsėri kėngė, pėrsėri humor. Komente mbi pėrjetimet e orėve tė gėzuara, qė kaluam me “njerėzit e detit”, kolegėt e dashur dhe bujarė.
E pabesueshme, por e vėretė! Sa kaluam Terihatin, nis njė rrebesh. Po ē’rrebesh! Kokrrat e breshėrit, sa njė kokėrr arrė. Suferina tė zinte frymėn. “Luanesha“ e ngalėson vrapin. Dritat e gjata tė ndonjė shoferi, qė s’do tė kuptojė nga rregullat e qarkullimit, tė verbojnė. Vetėm intuita nė kėto ēaste, mund ta mbajė mjetin nė “brazdė”.
Kėshtu, me kujdes e shpejtėsi tė ulėt, arrijmė nė qytetin tonė tė gurtė.
Ē’ka Zoti me Gjirokastrėn qė e “mbyti”?!
“Natėn e mirė!”
“U gdhifshi mirė!”
“Nesėr, siē ju thashė, nė orėn 9.00, do tė punoj pėr numrin tjetėr...”.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA    Sun Dec 05, 2010 12:06 pm

Gynter Grass: Gjuha, njė qenie nė ndryshim tė vazhdueshėm
Intervista
Nė njė intervistė tė fundit, nobelisti gjerman i letėrsisė, Gynter Grass, rrėfen se pėrse vdekja nuk e tremb dhe planet pėr krijimtarinė e tij.

Duket sikur fjalėt ju pėrcjellin ndjenja sigurie dhe paqeje...

Po, sigurisht. Ėshtė e vėrtetė. Kam shkruar romanin tim, “Daullja prej teneqeje”, kur isha nė Paris, ku nisa gjithashtu tė punoja pėr “Vitet e qenit”. Por pas 4 vitesh vura re se sa i humbur ndihesha ndėrsa isha i rrethuar nga njė gjuhė e huaj. Mė duhej patjetėr qė tė kthehesha nė Gjermani, nė tokat ku flitej gjermanishtja. Pėrvoja ime ishte e ngjashme me atė tė shumė shkrimtarėve qė emigruan nė ShBA gjatė periudhės naziste. Disa prej tyre e kishin shumė tė vėshtirė qė tė jetonin nė njė vend tė huaj, tė komunikonin nė njė gjuhė tė huaj, ndėrkohė qė nė shtėpinė e tyre sundonte njė diktator brutal. Ata kishin mall pėr gjuhėn e tyre, t’u flisnin tė tjerėve dhe t’i dėgjonin tė flisnin nė gjermanisht.

E njėjta gjė, edhe pse jo nė pėrmasa tė tilla, mund tė vihet re edhe nė vendin tuaj. Kėshtu, pėr shembull, kultura e tė rinjve sot ka bėrė qė tė futen shumė fjalė dhe shprehje tė pakuptueshme pėr breza tė tėrė. Si ndiheni ju kur dėgjoni tė flasin nipėrit apo mbesat tuaja?

Pėr mua ata janė njė burim i pashtershėm informacioni dhe pėrmes tyre mund tė kuptoj ende sot zhargonin qė qarkullon mes tė rinjve. Ndėrkaq qė dėgjoj fjalė dhe shprehje tė reja, e kuptoj qė shumė tė tjera kanė dalė jashtė pėrdorimit dhe janė bėrė tė rralla.

A ju vjen keq pėr kėto humbje?

Nė pėrgjithėsi unė jam nė njė mendje me Jacob Grimm kur thoshte se ne duhet qė ta lejojmė ndryshimin dhe rritjen e pakontrollueshme tė njė gjuhe. Edhe nė rastin kur mund tė pėrballemi me njė kėrcėnim nga fjalėt e reja. Gjuha ėshtė njė qenie qė ende po tė mos duam ne ėshtė nė ndryshim tė vazhdueshėm. Nė Francė, Akademia Franceze veēanėrisht ka vendosur rregulla shumė strikte pėr gjuhėn letrare dhe si pasojė mund tė shohim se sa e ngurtė mund tė bėhet njė gjuhė kur i vendosen barriera artificiale dhe kur e mbrojmė mė shumė se sa duhet.

Ju vazhdoni qė t’i shkruani librat tuaj me njė makinė shkrimi tė vjetėr, “Olivetti”, nė njė epokė kur gjithnjė e mė tepėr po i bėhet reklamė letėrsisė nė iPad apo lexuesve elektronikė. A nuk ndiheni nė njėfarė mėnyre si jashtė mode?

Jo. Nė kompjuter njė tekst duket gjithmonė si diēka e pėrfunduar edhe kur ėshtė shumė larg formės pėrfundimtare. Kjo ėshtė tunduese. Unė zakonisht e shkruaj versionin e parė tė njė libri tė tėrin pa ndėrprerje dhe kur ka diēka qė nuk mė pėlqen, e lė bosh. Kėto hapėsira i mbush nė versionin e shkrimit me makinėn “Olivetti” dhe duke qenė se kemi tė bėjmė me njė makinė shkrimi, lė shumė hapėsirė pėr tė parashikuar edhe njė zgjatim tė madh. Nė versionin e dytė bėj mbushjet e vendeve bosh dhe njė lloj koordinimi mes tė dyve.

A ka ndryshuar gjuha juaj gjatė dhjetėvjeēarėve, qė kur keni filluar tė shkruani?

Po. Fillimisht tentova qė tė hiqja qafe tė gjitha pikat. Kur shkruaja “Macja dhe miu”, “Vitet e qenit” e tė tjerė, ishte periudha kur shumė autorė mė tė vjetėr se unė e ndjenin se gjuha gjermane nuk duhej t’u nėnshtrohej kurrė mė ekseseve.

E keni fjalėn pėr tė ashtuquajturėn “letėrsia e pastėr”, ajo e periudhės sė pasluftės, qė njihej pėr njė mėnyrė shumė tė pastėr dhe tė drejtpėrdrejtė tė tė shprehurit?

Po, dhe ata autorė kishin shumė tė drejtė qė kėrkonin njė pėrkujdesje tė madhe pėr gjuhėn. Gjuha gjermane u dėmtua shumė gjatė periudhės sė nazizmit. Por autorėt e rinj, pėrfshi Martin Walser dhe Hans Magnus Enzensberger, nuk deshėn qė e gjithė gjuha tė dėnohej si e tėrė, flas pėr atė tė periudhės naziste. Si pasojė, shkrimet e mia tentonin qė tė shfrytėzonin gjuhėn dhe ta bėnin atė tė jepte tė gjitha gjėrat qė mund tė japė njė gjuhė. Tani, nė kėtė moshė, jam njė njeri me pėrvojė dhe tė shkruarit ėshtė shumė mė i ndėrgjegjshėm.

A mund tė na thoni nėse i njihni vetes gabime tė bėra nė jetė?

Nė rastin tim, tė gjithė e dinė se unė u josha nga rinia hitleriane nė vitet e mia tė hershme tė rinisė. E kam bėrė tė ditur njė gjė tė tillė nė shumė libra. Por ėshtė njė gabim nga i cili kam ditur qė tė nxjerr mėsim.

Marrė nga “Spiegel”, me shkurtime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA    

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: