Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyWed Jul 22, 2009 2:06 am

Të synosh në qëllim të mirë dhe ta duash gjallërimin është mase e qartë. Madje të punosh denjësisht për arritjen e këtyre qëllimeve fisnike, është më shumë se besnikëri. Por, ta përkrahsh dhe ta duash qëllimin sublim, e në të njëjtën kohë të punosh për të kundërtën e saj, është më shumë se demagogji. Pastaj, spontanisht rrjedhin hipokrizitë e radhës, kur disa njerëz me shume fytyra trumbetojnë dhe flasin për vendin e tyre të tej-varfër dhe të tej-korruptuar, që shumë shpejtë do t'i bashkëngjitet familjes së madhe dhe progresive evropiane. Trumbetuesit hipokrit harrojnë qëllimisht, se vendi i tyre ndoshta veç më gjendet buzë greminës. Me kësi lloj kontradiktash dhe anomalish, aktualisht është duke u ballafaquar Republika e Maqedonisë! Shumë njerëz në këtë shtet, u bënë të diplomua, magjistra dhe doktorë, në temën, "Integrimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian", apo në tema të kësaj natyre. Por, gjithçka ishte e kotë në aspektin integrues shtetëror. Sepse, ata të cilën e kishin dhe fatkeqësisht ende vazhdojnë ta kenë në dorë timonin shtetëror dhe adresën e aderimit për në Evropë, si duket këtë timon shtetëror e kanë orientuar për në Ev(g)ropë. Po të ishin orientuar realisht drejtë Evropës, nuk do të ngurronin dot në realizimin dhe jetësimin e standardëve të cilët i kërkon Bashkimi Evropian. Aspak nuk është vështirë të plotësohen standardet të cilët i ka propozuar Këshilli Evropian, ku dihet mirëfilli se ky shtet nuk është hiq më i madh dhe i populluar sa një qytet i Gjermanisë, apo një familje në Kinë.
Kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e ka dorëzuar më 22 mars të vitit 2004. Me këtë Qeveria e Maqedonisë e ka shprehur vullnet shtetërore dhe të qytetarëve të saj që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë paralel me kërkesën zyrtare për anëtarësimin në BE, duhet t'i përmbush standardet, të cilët kërkohen nga BE-ja dhe që njëherit janë kushte fikse që një shtet të integrohen në këtë organizëm gjigant. Cilat pra, janë kushtet apo standardet që një shtet, konkretisht Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së? Ato janë: kërkesa në Këshillin Evropian, të jetë i njohur ndërkombëtarisht (të mos jetë i kontestuar për diçka), realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, reformat rrënjësore në sistemin politik dhe ekonomik, zhvillimin e institucioneve të shtetit të së drejtës, zhvillimin e ekonomisë së tregut, ndërtimin e marrëdhënieve të njëjta të mira me fqinjët dhe pjesëmarrjen aktive në të gjitha iniciativat rajonale, si dhe ca kritere shtesë që njihen si, "Kritere të Kopenhagës". Plotësimi i këtyre standardëve, Maqedoninë pa më të voglin dyshim do ta shpijnë në Evropë. Këtë, tashmë të gjithë po e dimë! Por, nuk duhet përjashtuar mangësitë në vetë sistemin integrues evropian, ku kemi lëshime dhe tolerime të qëllimshme për hir të interesave gjeostrategjike, siç ishte rastisi me Bullgarinë dhe Rumaninë. Fatkeqësisht, Maqedonia nuk e ka një epërsi të tillë strategjike, ku do t'i bëhet i mundur integrimi në BE, pa i plotësuar standardet dhe kushtet e propozuara nga Këshilli Evropian. Meqë ky shtet nuk e paska një fat të tillë strategjik, atëherë qenka i detyruar t'i plotësoj standardet e lartcekura. Por, vallë sa i ka plotësuar ky shtet kushtet dhe standardet për integrim në BE? Të gjitha unanimisht jemi të pajtimin dhe njëkohësisht jemi dëshmitarë se përpos kërkesës për anëtarësim në BE, Maqedonia asnjë standard tjetër nuk e plotëson. Ky shtet nuk është i njohur ndërkombëtarisht si tërësi (kemi konteste të ndryshme), Marrëveshja e Ohrit si duket është në çastet e fundit të jetës së saj (edhe pse asnjëherë nuk pati jetë të plotë dhe të shëndoshë), sistemet politike dhe ekonomike, jo që nuk kanë pësuar fare reforma, por në vazhdimësi janë duke e pjekur dhe vendosur sistemin monist partiak me vendimmarrje monopoliste politike, si dhe sistemi ekonomik është duke e përjetuar një centralizim që dikur i përkiste vetëm sistemit të shekullit të kaluar (ndërhyrja e kryeministrit në kompanitë e huaj SWEDMILK dhe EVN dhe shumë ndërhyrje centraliste tjera), zhvillimin e shtetit të së drejtës e dëshmojnë montimet klasike për burgosjen e shqiptarëve të pafajshëm, mbushja e gjykatave me lëndë të cilët i takojnë shekullit të kaluar si dhe mosrespektimi i asgjëje me vlerë, për paraqitjen dhe kuptimin e zhvillimit të ekonomisë së tregut nuk do na mjaftojnë fjalët, as Adam Smithi nuk do mundte ta shpjegonte këto mjegulla rreth situatës aktuale ekonomike, si duket në këtë shtet aktualisht është duke u vendosur dhe mishëruar sistemi i dikurshëm merkantilist, se sa Maqedonia i ka marrëdhëniet e mira me fqinjët e saj, për këtë mjaft qartë flasin dhe dëshmojnë kontestet e shteteve fqinjë ndaj këtij shteti, si dhe për kriteret shtesë të Kopenhagës do të ishte qesharake të flasim! Pra, ata të cilët pandehin dhe shpresojnë se Maqedonia në vitin 2041, më falni në vitin 2014 do të bëhet anëtare e BE-së, do ta gënjenin vetën mjaft rëndë. Sepse, me mendësinë, "dy hapa mbrapa, një pas" mundë të bëhesh sportistë i spikatur në vrapim për mbrapsht, por asnjëherë maratonist i suksesshëm me një shpejtësi konstante deri te caku final.
Pra, ne fare pa doreza dhe pa huti, mund të aludojmë se ky shtet me synim teorik drejtë Evropës, me automjetin rus, me nostalgjinë jugosllave dhe me hipnozën antike, praktikisht dhe realisht është duke shkuar drejt Ev(g)ropës. Shkaku i kësaj mendësie të mbrapsht, si duket edhe për varrmihësit do të jetë mjaftë vështirë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyMon Feb 22, 2010 11:34 am

Ka mbet as te Shpija as te Stani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyMon Feb 22, 2010 1:56 pm

maqedonja jo por ne jem ma afer gropes sepse ata poi arrisin qellimet e veta po e shprazin maqedonin; aste nji shqiptar spo rrin te gjith po e marrin boten ne sy nga fukarallaku ata po i arrisin qellimet, por ne???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyMon Feb 22, 2010 8:49 pm

Xhem,edhe kosoven e pate leshu shum shqiptare.qe iken ne evrop.nuk do thot se nuk do mbes asnje shqiptare i kosoves lindore.qe po ikin ne evrop.ke sa te duash shqiptare,por thua e mir se mires do ishte sikur politikanet e kosoves lindore te jen tok se jan shum te perqare kan kriju shum parti e jan shum te perqare mese veti.kan shum gjera pezull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyMon Feb 22, 2010 10:38 pm

Kosova lindore fiona n´pozit ma te keq esht e kum cek ma heret ,se kto liberalizime te vizav jan ber ne kordinim me serrbin , dhe me nji koh te caktuar na bin ne nji pozicion shah mat ,apo pora njiakti te kryer ska me shqiptar atje fare dhe thojn skem shka te flasim ,ta shohim kjo esht prapavija e ktyre ......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyTue Feb 23, 2010 5:50 pm

AZILKËRKUESIT fals!

Apeloj te të gjithë liderët e partive politike shqipfolëse të FYROM-it, duke filluar nga Ali Ahmeti, të mos lejojnë çmendurinë, pastrimin etnik të shqiptarëve naiv: Të lajmërojnë ambasadat Perëndimore dhe subjekte tjera relevante ndërkombëtare që pa marr parasysh fashizmin - shovinizmin e qeveritarëve kolonialistë të FYROM-it, azilkërkuesit shqiptar në ato shtete, nuk janë azilkërkues politik por ekonomik, si të tillë të dëbohen prej atyre për keqpërdorimin e vizitës dhe riatdhesohen menjëherë. Apeloj te të gjithë shoqatat shqiptare të diasporës, secila në at qytet e shtet ku vepron, të lajmëroj qeverinë lokale dhe at qendrore të atyre shteteve për këtë që thash më lartë. Veproni mu njashtu siç bëni Ibrahim Rugova kur shqiptarët e Kosovës filluan të braktisin atdheun. Ne nuk mund të rijmë duarkryq në këtë rast, sepse fundi fundit aventuristët dhe të manipuluarit do të dëbohen 100% ama pasi t`jua shesin tokat tona sllavo”maqedonëve”. Kjo që apeloj është obligim atdhetar edhe për arsye se me ikjen e aventuristëve ekonomik, u pamundësohet marrja e azilit të atyre atdhetarëve që janë të detyruar të ikin për shkak se jetën e kanë në rrezik vdekje. Asnjë shtet nuk u jep azil atdhetarëve shqiptarë që u rrezikohet jeta dhe u duhet mbrojtje, nëse këtyre u konkurrojnë azilkërkuesit fals – ekonomik.

Shkruan: Aurel Dasareti, 2010-02-22, Arizona


Ligji ndërkombëtar për azil thotë qartas:

{Të drejtë azili kanë REFUGJATËT të cilëve iu është pranuar ai status sipas ”TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE” (neni 1. i KONVENTËS së ZHENEVËS, për situatën e refugjatëve prej vitit 1951), dhe gjithë ata që gjenden jashtë shtetit të vet në të cilin nuk mund të kthehen për arsye se do t`i nënshtrohen dhunës dhe persekutimit.}

Si mund të arsyetohen aventuristët shqiptar se kur të kthehen në FYROM do t`i vrase Gruevski, kur Gruevski vet u dha pasaportë që të dalin lirisht nga FYROM-i? Ku do të merrni ju aventuristë dëshmi të besueshme me shkrim se me të vërtetë bash ju do të vriteni nga qeveria e Gruevskit kur të ktheheni? Prej vet Gruevskit? Kur Azem Vllasi rrezikonte jetën 1988 dhe u përpoq të ik nga ish Jugosllavia, e burgosi UDB-a. Krahasoni vetën me te.

Shtetet Perëndimore i kanë të regjistruar në listën e zezë shtetet e këqija të ikurit e të cilave pas shqyrtimit individual të lëndës mund të marrin azil, thash “mundin” ama jo fitojnë azil. Ata janë disa shtete a

frikane, aziatike ose latino-amerikane. Azil nuk i jepet asnjë qytetari të shteteve evropiane.
PRA QE SHKA NA KAN KURDISUR ME LIBERALIZIMIN EVIZAVE E HANGSHIM ME TE SHNOSH.............ej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyTue Feb 23, 2010 9:34 pm

Apeloj te të gjithë liderët e partive politike shqipfolëse të FYROM-it, duke filluar nga Ali Ahmeti, të mos lejojnë çmendurinë, pastrimin etnik të shqiptarëve naiv




Kjo (naiv) aspak nuk tingllon mir .Askushe nuk eliron vendin nga e mira ,Edhe per shqiptaret Kosovar ka pase thirrje tilla per mos lirimin e vendite ,por siq thot populli kur te vien laku ne fyte ske qte besh duhet dorzu. Ne radhe te pare me eshte ber qefi se i eshte bere liberalizimi i vizave per Maqedonin,
eshte nje( plus) per ne si shqiptare.edhe pse nje gje till nuk ju leju Shqiperis.te jetoshe me sllave ne si Shqiptare te Kosoves edim me mire se te gjithe.jemi ne shekullin e 21 ende vazhdon dhun per shqiptaret.Evropa na ndau shum koh me pare sepse nuk ishim tok.por e keqja eshte se ne vazhdojm tjemi te perqar edhe sote.
Nuk edi si votohen nje politikan si Mendu Thaqi,njeri i shitur. njeri anti kombetare,njeri anti fetar,Maqedonija po shkon ne hapa te Kosoves fatkeqsisht.ashtu siq kan bere serbet ne ks.atj po perseritet e njeta gje.
cfar mendon aje zotriaj,te rrime ne nje vende ku cdo investim qe behet shkon ne favor te Maqedonve.
ku per nje dukemntacion duhet te presesh me muja .e per maqedonet ndodhe e kunderta.tatimet paguan simbas rregullave shtetrore.shkollat nuk jan ase per se afer me ato te maqedonve.e cfar mendon zotrote per kete diskriminim qe ju behete shqiptare?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyWed Feb 24, 2010 2:48 pm

kto jan politika tekurdisura qe te lihet vendi ne duar te atyre qe na eksplatojn ne aspektin global, kjo esht pa pergjegjsi e injorantve tan ne kordinim me sllav mir jan tue lujt rrolin politikualt tan veq perpara!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! EmptyTue Mar 16, 2010 1:03 am

Sopoti’, Gjykata e Apelit nuk e përfill raportin e grupit parlamentar?!

15/03/2010

Jozyrtarisht mësohet se Gjykata e Apelit në Shkup ka hedhur poshtë kërkesën e shtatë të akuzuarve për rastin e ‘Sopotit’ dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për dënimin e këtyre personave.
Vendimi pritet që të nënshkruhet nga trupi gjykues brenda kësaj jave.
Kërkesa në Gjykatën e Apelit ishte parashtruar nga pala mbrojtëse e shtatë të akuzuarve, nga 11 gjithsej. Për rastin e ‘Sopotit’, 6 persona janë dënuar me nga 15 vjet burg, ndërsa njëri me 14 vjet. Vendimin e Gjykatës së Apelit nuk e kanë marrë ende avokatët mbrojtës.

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit nuk ka marrë në konsideratë raportin e grupit të punës së formuar nga Parlamenti, që kishte grumbulluar dëshmi për pafajësinë e të akuzuarve për rastin e ‘Sopotit’. /alsat-m/

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/30825.html

*****************************************************

Apeli vërteton: Një shekull burg për sopotasit

15/03/2010

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet e shkallës së parë për të burgosurit e rastit të Sopotit, të cilët janë të dënuar me 150 vite burg.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të kësaj gjykate, dhe se është komunikuar për disa media maqedonase. Një burim i gjykatës për Kanal 5 ka kumtuar se trupi gjykues ka vërtetuar dënimet për shtatë të dënuarit e Sopotit, nga gjithsej 11 të dënuarit, për mjetin shpërthyes të vendosur në vitin 2003 në dalje të fshatit ku humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një banorë civil.

Gjykata e Shkupit në mungesë me nga 15 vjet burg ka dënuar gjashtë banorë të Sopotit: Samet Limanin, Shaqir Sulejmanin, Afrim Ukshinin, Bashkim Ukshinin, Selman Jahiun dhe Musa Klaiqin, ndërsa i arrestuari Zenel Klaiqi është dënuar me 14 vjet burg. Vendimi i gjykatës pritet të komunikohet gjatë ditëve në vijim.

Për rastin e Sopotit është formuar komision i posaçëm parlamentar dhe miratuan një raport, i cili flet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërkohet përsëritja e procesit gjyqësor. (INA)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sponsored content





Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!   Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dallimi ndermjet Unmikut dhe Kforit.
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës
» Katolikët e gjithë Evropës në shtator në Tiranë
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: