Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Partija LDDne krye me Nexhat Dacin

Shko poshtë 
+18
Gjura
zeriatdheut
njomeza
Riki30
mirandi
Genti
leopardi
drenusha
besa-bese
Kosovarja
Kosovari
Sofra
Sy kaltri
ani_ta
kingXa
fatlum
Beton
Anna
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 10:23 pm

DALLIMI MES MEJE E FATMIR SEJDIUT SHIHET EDHE NGA STRATOSFERA
Nga Blerim Gashi
Oct 13, 2007, 14:12


[email]Email'o[/email]
Print'o






Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Daci_005

Nexhat Daci, LDDJAVA: T’ja fillojmë me një pyetje: a pushon Nexhat Daci ende n’Brezovicë?

Nexhat Daci: Po…Brezovica është vendi ma i preferuar imi dhe gjithmonë ‘bateritë’ i mbushi n’Brezovicë dhe funksionon shumë mirë.



JAVA: Pse lëkura e LDKs ka qenë e ngushtë për ju, ndërsa kjo e LDDs i përshtatet Akademik Nexhat Dacit?

Nexhat Daci: Po, i përshatet për nga madhësia, i përshatet për nga përmbajtja, i përshtatet për nga cilësia dhe këtu e ndiej veten shumë komod.



JAVA: Ku qëndron dallimi kryesor n’aspektin politik mes jush dhe Kryetarit të LDK – z. Fatmir Sejdiu, dhe të themi edhe të Eqrem Kryeziut?

Nexhat Daci: Mendoj që dallimi është enorm, mund të shihet edhe nga stratosfera: për nga referencat akademike, për nga referencat politike dhe mbi të gjitha referencat njerëzore. Prandaj, nuk ka asnjë krahasim. Ka një të përbashkët, që një kohë të gjatë kemi qenë në një familje t’madhe, në një shtëpi t’madhe, ku unë e kam ndi veten relativisht mirë dhe shumë i pavarur.



JAVA: Rinia ju ka mbështetur më së shumti në projektin tuaj, që në start. Çka i ofroni rinisë, posaqërisht në sferën e arsimit dhe punësimit. A mendoni që resurset njerëzore brenda LDD mund të ballafaqohen me problemin e madh të quajtur “Ikja e trunit”?

Nexhat Daci: E ndjej veten ma s’miri n’afërsi t’rinisë dhe e them me përgjegjësi të plotë: krejt çka ka arritë Kosova, është meritë dhe rezultat i rinisë. Ne n’fillim kemi qenë minoritet intelektual n’Kosovë. Një Universitet e kishim filluar në gjuhën serbo-kroate. Ishim paralele e ndarë e Universitetit t’Beogradit dhe gradualisht fal rinisë studentore ne kemi arritur të marrim vendime gjithmonë n’favor t’Kosovës. Rinia ka potencial t’zotit dhe unë e them me përgjegjësi: miellin ma t’mirë jo vetëm n’Ballkan, por n’Europë, brumin ma t’mirë e kemi ne në Kosovë n’rini. Ndërsa, shumë here atë miell e kemi gatu keq dhe popullit i kemi ofru bukë jocilësore, prandaj, unë e ndiej veten që afër rinisë dhe me rininë çdo problem mund ta çojë deri n’fund. Rinisë i ofroj një shkollim t’kohës, një shkollim cilësor, jo fotokopjim as t’Amerikës as t’Britanisë, as t’Francës as t’Suedisë. Por, një reformë, një shkollim, që rinia kosovare e ndjen me shpirtin e saj atë reformë si lëkurë të veten. Dhe, garantoj ecje të sigurtë në rezultate. Nuk kam pas kurrë arsye ta gënjej rininë. Besoj që kam qenë shumë i përkrahur n’Universitet gjatë gjithë jetës. Kam vazhduar gjithmonë t’i testoj idetë e mija, dhe sot në leksionet, ligjëratat me studentët: çdo gjë që duhet të lansoj, unë e testoj faktikisht si e absorbon rinia dhe ndihem shumë komod me rininë.





LDD nuk do të dal me një listë andrrash; që do ta bëjmë Kosovën Zvicërr, ose Norvegji , ose Suedi





JAVA: Çka e dallon alternativën politike të LDD prej asaj të PDK, LDK apo edhe të Partisë Reformiste “ORA”?

Nexhat Daci: Unë të falenderoj për pyetjen kryesore. Nëqoftëse i keni analizu programet e partive 7-8 vitet e fundit n’Kosovë, nuk ka dallime. Të gjitha e kanë pavarësinë, të gjitha e kanë zhvillimin ekonomik dhe njeriu me të vërtetë pyetet: çfarë ju dallon juve prej të tjerëve? Ajo që e dallon Dacin dhe LDD është se atë që ka premtuar Daci gjatë jetës së vet në çdo fazë e ka realizuar në plotni. E them: LDD nuk do të dal me një listë andrrash; që do ta bëjmë Kosovën Zvicërr, ose Norvegji , ose Suedi. Por, LDD atë që thotë do ta realizojë në kohën që e planifikon. LDD do të jetë një befasi shumë e këndshme për partitë tjera me fillimin e fushatës dhe do të jetë shumë e përkdhelur dhe e përkrahur nga elektorati. Kjo tregon origjinalitetin e Dacit dhe të ekipit në LDD, prandaj mendoj që do t’jemi një befasi e këndshme për qytetarët e Kosovës.







A është Daci ma rugovian se Eqrem Kryeziu apo edhe Fatmir Sejdiu?





JAVA: Në platformën politike të LDD deklaroni se do të bazoheni në filozofinë rugoviane. Kujt sipas jush duhet t’i besojnë votuesit tradicional se në cilën parti ata mund të gjejnë frymën rugoviane: në LDD apo në LDK – domethanë, a është Daci ma rugovian se Eqrem Kryeziu apo edhe Fatmir Sejdiu?

Nexhat Daci: Po t’i shihni koalicionet e krijuara për këto zgjedhje – kush ka aderuar në shpinë e vjetër në LDK. Të gjithë ata që kanë qenë në konflikt politik dhe njerëzor me Rugovën tani kanë shkuar në LDK. Ndërsa, ata që kanë rrugëtuar vërtet të pavarur, përkrahës të filozofisë politike që e ka pasur Rugova - janë në atë koncept, është Akademik -Mark Krasniqi dhe është Daci, i cili ka qenë gjithmonë mbushësi i dytë i hambarit të votave në shtëpinë e vjetër në LDK. Prandaj, mendoj që ne e kemi një epërsi të demonstruar në vepër, por nuk kërkojmë asnjë votë për hatër të filozofisë politike. Ata që besojnë në atë që ka bërë Daci tërë jetën e tij në shkencë, në kulturë, në njerëzi dhe në politikë mbi të gjitha - nëse e analizoni vetëm optikisht Parlamentin e Shqipërisë, Parlamentin e Maqedonisë, Parlamentin e Beogradit dhe Parlamentin e Kosovës, ju në punën e tyre do e gjeni frymën Daci (udhëzimi gjithmonë i problemeve dhe evitimi i konflikteve dhe flakëve në institucione). Prandaj, unë mendoj, që, me atë kam demonstruar që vërtetë filozofia rugoviane ka qenë faktikisht pjesë e konceptit tim dhe tërë shtëpia e LDD ndihet mjaft e qetë dhe e sigurtë brenda kësaj filozofie.



JAVA: Z. Daci, keni deklaruar se koalicioni me PSHDK është koalicion i natyrshëm. Çka ju ka shtyrë të lidhni koalicionin e vetëm parazgjedhor me këtë parti të vogël parlamentare?

Nexhat Daci: Besoj që LDD e ka pikënisje bazën e biznisit financiar-material-politik të kandidatëve të vet dhe të vetvetës dhe ajo e argumentuar 100 %. Nuk del, që në një mandat i deklaron 40 milionë euro pasuri, në mandatin tjetër 2 milionë euro. Unë e kam deklaruar me përgjegjësi: kam dalë ma i varfur, me argumente, prej udhëheqësisë, sesa kur jam futur në politikë. Prandaj, korrupsioni dhe krimi i të gjitha llojeve do të jetë pikënisja kryesore për të mundur me paqëtu Kosovën dhe me e ba të lumtur. Përndryshe, nëqoftëse mendojmë që ta përkdhelim ose ta përkrahim korrupsionin dhe krimin e çfarëdo lloji, do të bënim gabim shumë të madh. Vetëm një lutje ose një korrigjim për mediat dhe për gjithë të tjerët: mos të bëhemi vazhdimësi e një numri të mediave në Ballkan ku merren vetëm me senzacione katastrofale dhe të mos argumentohet me asgjë. Do të thotë, të jetë një gazetari analitike – dhe kur të hyn në një proces, që dikush ka bërë diçka, duhet të çohet deri n’fund, si “Watergate” në Amerikë ose ndonjë program tjetër. Sepse, një pjesë, të themi, e gazetave të identifikuara si bartëse e porosive të inteligjencës, qoftë lokale – qoftë ballkanike, nuk konsumohen në treg dhe në shpirtin kosovar Ju e shihni rangimin dhe duhet ikur, të krijohet baza e fuqishme antikorruptive, duke ia krijuar mundësitë që: mësuesi, mjeku, personeli administrativ t’mos lakmojë. Do të thotë: të shtohen përgjegjësitë ligjore, por edhe ato që krijojnë një hapësirë, që njeriu mos të detyrohet në një mënyrë, ajo është mënyra më e mirë e luftimit të të gjitha llojeve të krimit.



JAVA: Me cilën parti, nëse ka të tillë, preferon z. Daci në koalicion pas zgjedhjeve?

Nexhat Daci: Unë mendoj që LDD pas zgjedhjeve do të jetë kandidat ose kandidate tepër e fortë për martesë, që do t’i lakmojë shumëkushi.



JAVA: Poqëse z. Daci apo partia e tij LDD kishte me zgjedhë në mes LDK-së dhe AKR-së, cilën kishit me zgjedhë dhe pse?

Nexhat Daci: Unë do të isha kundër shpirtit të Dacit të thoja që ky bën apo ky s’bën. Unë do t’i zgjedh, nëse votuesi ma jep fjalën Kosova, atë që e mban fjalën, atë që ka vizion dhe atë që nuk ka qenë i përlyer në asnjë fazë të jetës s’vet. Nuk do t’i lakmoj forcës së askujt, nëse ka një biografi të paqartë të jetës së tij.







Ekipi i Unitetit në mënyrën më të prapambetur i ka disfunksionalizuar institucionet e Kosovës





JAVA: Po të ishit ende anëtar i Grupit të Unitetit a do të insistonit të shpallni pavarësinë menjëherë pas 10 Dhjetorit, edhe nëse partnerët ndërkombëtarë do të kundërshtonin?

Nexhat Daci: Jo, unë ndryshe do ta merrja. Daci në përbërjen që e ka votu parlamenti nuk do ta kishte sjellë kurrë Kosovën në një gjendje të mjerë të mosrespektit nga krejt bota. Dhe të mosrespektit nga vet qytetarët e saj. Në ato raste zgjidhja kishte me qenë e natyrshme, tani nuk dua ta komentoj fare, sepse çdo qytetar i Kosovës e sheh ku e ka sjellë Kosovën me punën e vet Ekipi i Unitetit. Ky ekip në mënyrën më të prapambetur të mundshme i ka anuluar ose i ka disfunksionalizuar institucionet e Kosovës. Nuk ka as Presidencë, nuk funksionon as Parlamenti, as Qeveria. Janë kthyer në njëfarë fisi, një miksazhë, që nuk janë fise shqiptare. Prandaj, nuk dua ta komentoj fare. Daci kur hin në një proces, e modelon që të jap rezulatatin i cili të kënaqë të gjithë pjesëmarrësitë dhe populllin. Prandaj, unë do të tregoj muskuj në pafuqinë e të tjerëve që e kanë sjellur. Unë them: hyn në proces dhe të bëftë mirë – procesi deri n’fund.







Po nuk e kaluam pragun me LDD – tërhiqem automatikisht





JAVA: Keni thënë se nuk keni mundur me i lënë jashtë shtëpisë gjysmën e anëtarësisë së LDK. Nëse vërtetohet se nuk e kaloni pragun apo nuk e merrni gjysmën e ish-shtëpisë suaj, a mund të deklaroheni, cilët kishin me qenë hapat tuaj të ardhshëm në rast humbjeje?

Nexhat Daci: Moskalimi i pragut zgjedhor automatikisht nënkupton një sjellje demokratike të Dacit, si edhe ja kam dhënë doren z. Sejdiu. Daci do të hap rrugë për njerëz tjerë në LDD.



JAVA: Ju mvishet se keni ndërmjetësuar në krijimin e klimës bashkëpunuese LDK-PDK dhe krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse pas zgjedhjeve të para. A do t’i hynit një avanture të tillë prap, nëse vëreni gatishmëri tek partitë si PDK apo AAK - me Veton Surroin Kryeminister konsensual.

Nexhat Daci: Në qoftë se Kosova do të vlonte në eskalimin e një lufte vëllavrasëse, atëherë po, por në rrethana tjera jo. Mbetja pa opozitë i ka rreziqet e veta. Do të mundohem që në rastin maksimal të suksesit t’i ofroj njerëzve dinjitet, që Kosovës t’i kthehet dinjiteti, që Kosova të jetë vend i lakmueshëm për jetë.



JAVA: Në qoft se LDD fiton zgjedhjet, cila do të ishte pozita që z.Daci do të kishte më për dëshirë: kryetari, kryeparlamentari apo kryeminstri?

Nexhat Daci: Unë kam një kryesi sipas konceptit dhe shpirtit tim. Do ia mundësoj LDD që t’i vlerësoj kapacitetet e z.Daci. Nuk kam asnjë lakmi materiale. Gjithmonë të ardhurat e mia kanë qenë nga shkenca, nga botimi i librave. LDD ka me qenë shumë e fuqishme dhe ne do të merremi vesh në mënyrën më demokratike. Kam dëshirë të jem motor i qeverisë, nuk është e thanun me qenë timonier domosdo në fillim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySat Nov 03, 2007 12:36 am

sod kushe eka pare ,elektoratine dacit ne gilan ka gjen nji befasi shum emadhe besoj per konkurentet e tije kishte masen me vete dhe shpresojm keta dy akademik daci dhe mark krasniqi ti fitojn zgjedhjet sepse me te vertet emeritojn ti prijn kosoves me vizionin e tyre te pagabushem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySat Nov 03, 2007 9:35 pm

Drenusha ajo qe kishte aq shume mase, Daci ne Gjilan nuk do te thot te fitojne zgjedhjet,sepse shumica flas per shoqerin time te fakultetit kemi qen ne te gjitha,prezentimet e partive,dhe ne te gjitha flas sinqerisht kemi qen me shoqeri koktej rasti,asgje me shume ,mirpo tek te gjithe kam gjetur peralla shume shume te Bukura ,sa qe nuk do dalim ne zgjedhje fare,ndersa ajo pse ne vemi tek partite tona eshte thjeshte se tallemi me ta ashtu sikurse ata bene me neve,dhe keshtu nje koktej rasti me shoqeri nuk do ishte i demshem apo jo ?? WinkWink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 1:32 am

Kosovarja shkruajti:
Drenusha ajo qe kishte aq shume mase, Daci ne Gjilan nuk do te thot te fitojne zgjedhjet,sepse shumica flas per shoqerin time te fakultetit kemi qen ne te gjitha,prezentimet e partive,dhe ne te gjitha flas sinqerisht kemi qen me shoqeri koktej rasti,asgje me shume ,mirpo tek te gjithe kam gjetur peralla shume shume te Bukura ,sa qe nuk do dalim ne zgjedhje fare,ndersa ajo pse ne vemi tek partite tona eshte thjeshte se tallemi me ta ashtu sikurse ata bene me neve,dhe keshtu nje koktej rasti me shoqeri nuk do ishte i demshem apo jo ?? WinkWink

Edhe shoqeria e Fakultetit tim dhe une bashkarisht me ta i percjellim gati te gjitha fushatat parazgjedhore te te gjitha partive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 1:52 am

Ja nje pralle nga Albert Einshtein kur edhe pse nuk ishte deshira te jete nje deputet i parlamentit e pranoje pa deshire.

Nje takim ne palament ne Zvicer Einshtein,te gjithe dhane mendimet ''prallat'' e tyre,me ne funde mori fjalen Einsteini ku te gjithe u ndalen ç'fare do te thote nje idivide intelektual i madhe.
Einsteini tha dy fjal jo me shume:
Hapni dritaret te dalin prallat jashte,Bla bla bla-jat,edhe n'se do te me pranoni si deputet te kemi nje rroge te gjithe te njejte mesatare,,pergjigjja ishte Jo nga te tjeret deputet.
e gjithe kjo ishte doli jashte.

...by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 5:36 am

Drenusha nëse i fiton zgjedhjet Nexhat Daci dhe Mark Krasniqi nuk do të thotë se e meritojnë.

Sepse pikrisht Nexhat Daci është një prej atyre që e sollën deri në këtë gjendje situatën në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 12:59 am

lumi07 shkruajti:
Kosovarja shkruajti:
Drenusha ajo qe kishte aq shume mase, Daci ne Gjilan nuk do te thot te fitojne zgjedhjet,sepse shumica flas per shoqerin time te fakultetit kemi qen ne te gjitha,prezentimet e partive,dhe ne te gjitha flas sinqerisht kemi qen me shoqeri koktej rasti,asgje me shume ,mirpo tek te gjithe kam gjetur peralla shume shume te Bukura ,sa qe nuk do dalim ne zgjedhje fare,ndersa ajo pse ne vemi tek partite tona eshte thjeshte se tallemi me ta ashtu sikurse ata bene me neve,dhe keshtu nje koktej rasti me shoqeri nuk do ishte i demshem apo jo ?? WinkWink

Edhe shoqeria e Fakultetit tim dhe une bashkarisht me ta i percjellim gati te gjitha fushatat parazgjedhore te te gjitha partive.

Atehere lumi007 qenkemi me fat apo jo haha ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:59 am

Lumi07, ti je nga Lugina, dhe duket se ia man krahun Dacit, por cka mendon ti nese te gjithe shprehin lokalizem ne keto zgjedhje sikur ti???

Cfare zgjedhje?

Zgjedhjet te cilat po i argetojnemire qytetaret e Kosoves, por posa po dalin nga sallat, poppulli po thot:

"rrenat e njejta dhe ska vota pa dal Albin Kurti prej territ"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 6:10 am

LDD-ja hapi fushatën parazgjedhore në Ferizaj

e diel, 4 nëntor 2007 16:51

Fitorja e LDD-së do të jetë fati i Kosovës

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Fushata-ferizaj2



Më 3 nëntor 2007, në Palestrën e Sportit “Bill Klinton” në Ferizaj në atmosferë madhështore u mbajt tubimi parazgjedhor, ku u shpalos programi i LDD-së, u promovuan kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosoves,kandidati për kryetar, z. Sahit Krasniqi dhe 45 Keshilltarë komunal.

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Fushata-ferizaj1
Tubimin madhështor, e hapi z. Milazim Haliti, shef i Shtabit zgjedhor për Degën e LDD-së Ferizaj. Në sallë ishin tubuar mijëra antarë dhe simpatizantë të LDD-së.Më këtë rast Palestra dukej e vogël nga numri i madhë i simpatizantësh që kishin ardhur nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Ferizajt . Në tubim të fushatës të pranishëm ishin: Xhemajl Hyseni, nënkryetar i LDD-së, Lulëzim Zeneli, sekretar i pergjithshëm i LDD-së, dhe anëtare tjerë të kryesisië së LDD-së, si dhe delegacionet nga komunat fqinjë : Shtimja, Vitia,Kaçaniku,Gjilani, Dardana dhe zonja Zizë Pepshi, perfaqësuese e Degës në Zvicër , z. Shaqir Shabani, kryetar i deges së LDD-së në Francë.
Në tubim fjalën e mbajti z. Adem Salihaj,nënkryetar i LDD-së dhe kryetar i degës. Me këtë rast ai foli për LDD-së, e cila u transformua.LDD-ja ai tta se ka një potencial të madh intelektualësh dhe pervojë 16 vjeçare .Ata ishin bartës të aktivitetit politik para dhe pas lufte. Ai foli për periudhën 2000/2004 ku kjo stukturë ishte në qeverisje të Ferizaj, ku atëherë edhe lulëzoi Ferizaji në të gjitha sferat : arsim, infrastrukturë, ekonomi etj. Arriti të realizojë 173 projekte . Po ashtu realizoi projektin e madh të shënimit të 130 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ku ky projekt kishte në vehte mbi 50 programe kulturore,shkencore, e arsimore. Gjatë peruiudhes 4 vjeçare ishin realizuar projekte, sa gjatë tërë periudhes prej luftes II botërore e gjere më vitin 2000.
Që nga viti 2005 , kur në pushtet erdhi produkti i PDK-së (LDK-ja) u përdhunua institucioni komunal. Kjo periudhë do të mbahet mend për qeverisje të keqe.
Në vazhdim u shpalose Programi i LDD-së, i cili ka të paraparë zhvillimin e gjithanshëm të Ferizajt. LDD-ja do të jap kontributin për zhvillim të Ferizajt, nga se zoti ia ka krijuar Kosovës të gjitha të mrekullitë, ndërsa ne duhet shfrytëzuar ato , për të zhvilluar Ferizajin dhe Kosovën. Këte mundet dhe do ta bëjë LDD-së.
Po ashtu z. Salihaj, në fjalën e tij u përqëndrua në procesin e statusit të Kosovës, i cili potencoi se ai ka stagnuar dhe ka shenja të këthimit prapa . Siç tha z. Salihaj, “se ora është ndal që nga momenti kur vdiq dr. Ibrahim Rugova , si pasoj e komoditetit të Grupit të Unitetit, i cili bënë ekskurzione politike dhe paraqitje me buzëqeshje para kamerave televizieve.” Më pas shtoi z. Salihaj se :”Ata ishin unik vetëm në mos jetësimin e pavaresisië së Kosovës”, “...ata ia këthyen shpinën dr. Rugovës, kur nuk e perfillën aprovimin e Ligjit për familjen Rugova”,”... ata ishindikur , kur ia bllokuan mjetet finaciare “,”..ata ishin dhe janë, që ia mohuan simbolet shtetërore të dr, Ibrahim Rugovës, dhe ato tani , po i përdorin për qëllime të përfitimeve politike në fushatë”
Në këto zgjedhje LDD-ja në krye me akademik Nexhat Dacin do të dëshmoj se fryma e dr. Ibrahim Rugove është e gjallë dhe atë do ta realizoj deri në fund , fitorja e LDD-së do të është fati i Kosoves ,andaj më 17 nëntor apeloi që të votoni nr. 117 dhe 112 ,se aty është fryma dhe mendimi i juaj, aty është fryma e LDD-së, aty është fryma e Rugovjane, këta numra janë garancion , atë që premton LDD-ja atë edhe realizon, tha Salihaj.
Në vijim z. Sahit Krasniqi, kandidat për kryetar Komune , para mijëra simpatizantëve të grumbulluar ,ua paraqiti moton e LDD-së: Pavaresi,paqe,prosperitet dhe filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugoves, që do ta ketë gjatë qeverisjes së Ferizajt.
Në vazhdim para simpatizanteve tha se jam i nderuar për besimin e dhënë për udhëheqje të Ferizajt, por këtë e konsideroj si përgjegjësi.Jam i vetedijshëm për sfidat që do t’i kemi pas 17 nëntorit dhe fitores në zgjedhje. Besimi i juaj, më obligon që me punën tonë të përbashkët, t’ia këthejmë dinjitein Ferizajt, atë dinjitet kur e kishte Ferizaji gjatë udhëheqjes së z. Adem Salihaj.
z. Sahit Krasniqi, u zotua se do të zbatoj Platformën e LDD-së.Më pastaj ua përkujtoi duke iu thënë:” se ju jeni deshmitarë të rezultateve që kishim gjatë periudhës 2000/2004, ku u asfaltuan mbi 86 km rrugë, 36 km u shtruan me zhavorr, 18 projekte të kanalizimit u realziuan , 20 projekte të elektrifikimit, u ndërtuan 5 objekte shkollore , u realziuan 11 projekte shëndetësore dhe 14 shtëpi për raste sociale. Programi i punës deklaroi se është hartuar dhe më 18 nëntor do të fillojmë të zbatuarit të saj, si funkcionalizimin e administartës komunale , do shmangemi kolapseve që është sjellë Komuna nga udhëheqja që është produkt i PDK-së.
Angazhimi i im do të është në shërbim të qytetarve feriizajas. Andaj ju ftoj të votoni numrat 117 dhe 112, nga se në këta numra janë ata dhe akademik Nexhat Daci, atë që premtojnë edhe realizojnë, tha z. Sahit Krasniqi.
Në emër të LDD-së, Xhemajl Hysen, nënkryetar para tubimit në Ferizaj tha se:
“ Kjo parti është e gatshme të udhëheq Kosovën.Kosovës i duhet një lidership me autoritet, për të realziuar pavarësinë e Kosovës ,ky lidership është LDD-së.Ky lidership është LDD-ja e Ferizajt. Ky lidership në Kosovë është akademik Nexhat Daci.Fillimi i punës së këtij lidershipi do të është procesi i realzimit të pavarësisë. Ky proces ishte filluar nga dr. Ibrahim Rugova .Zoti na i morri mu në prag të realzimit të saj. Atë do ta vazhdoj akademik Nexhat Daci dhe LDD-ja.. Me Rugovën u fillua pavarësia, me Nexhat Dacin do të rrumbulakësohet shtetësia e Kosovës , do të kërkohet që dr. Ibrahim Rugova të jetë president i përjetshëm i Kosovës “,tha në fund z. Hyseni.
Në fund të këtij tubimi madhështor të fushates z. Xhemajl Hyseni, z. Adem Salihaj ,promovuan kandidatin për kryetar komuna z. Sahit Krasniqi, 7 kandidatët nga LDD-ja dhe koalicioni i PSHDK-së z. Prenk Gashin për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe 45 këshilltarë komunal të Ferizjat.
Fushata u përmbyll me një program të pasur kulturor artistik me këngëtaren e mirënjohur të estratdes Mirsa Kerçeli dhe vallëtarët e solistët Lulëzim Rashiti dhe Mehmet Zuka të AKV”Kastriotet” të Ferizajt. Njofton Komisioni për Punë me media dhe Marrëdhënie me Publikun të LDD-së Dega Ferizaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 6:11 am

Daci :”Nuk premtojmë buxhet të ëndrrave”

e hënë, 5 nëntor 2007 15:10

Nexhat DACI, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë


RADIO EVROPA E LIRË

Zoti Daci, pse mendoni se elektorati duhet të votojë për partinë tuaj?

NEXHAT DACI
Është vështirë për elektoratin në një shumësi programesh, në një shumësi premtimesh, të përcaktohet për një subjekt politik. LDD-në e karakterizon kjo performancë; nuk sheh ëndrra ditën zgjuar, nuk shet dhe nuk sjell mjegull. Mbi të gjitha, mendojmë se kemi një specifikë të veçantë nga partitë tjera, sepse nuk i japim prioritet me çdo kusht vetvetes apo pushtetit, por i japim prioritet vlerësimit të traditës, ruajtjes së begatisë së traditës, të krenarisë vendore dhe të demonstrimit të asaj që ne e quajmë vendore; ka vlerë për Evropën, të cilës i takon Kosova. Dhe, ajo që na dallon 100 për qind nga të tjerët, është se vërtet atë që e thotë në veçanti lideri i saj, e kanë urdhër edhe të gjithë; atë që e premtojmë, që u themi shtyllave kryesore të jetës në Kosovë, arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë, e realizojmë, edhe atë në kohën që e kemi të planifikuar. Mendojmë se kjo performancë është e mjaftueshme për të na dalluar nga të tjerët.

RADIO EVROPA E LIRË
Shpeshherë thoni se LDD-ja është parti e zhvillimeve demokratike dhe parti e djathtë. Në çka, në fakt, dallon nga partitë tjera?

NEXHAT DACI
Ne jemi përcaktuar për orientim të qendrës së djathtë, mbështetur në faktin që ekonomia e Kosovës nuk ka arritur kurrë të jetë ekonomi e tregut, nuk ka arritur kurrë t’i përfitojë ligjet dhe trajtimet e ekonomisë së tregut dhe të orientimit të djathtë. Do të thotë, në vazhdimësi ka qenë e ngarkuar mbi çdo normë, edhe sa i përket tatimeve, edhe mungesës së programeve cilësore. Me orientim demokratik, sepse vërtet mbështetemi në bazën e gjerë, në atë se çfarë thotë vullneti i atyre që të japin votën. Por, vendimi i asaj vote formësohet në mënyrë të qëndrimeve që kanë partitë popullore në Evropë, partitë që kanë një orientim të gjatë. Ne, vërtet, mëtojmë të ndjekim atë rrugë.

RADIO EVROPA E LIRË
Kosova, në përgjithësi, ka probleme të ndryshme, si në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi, mungesa e investimeve të huaja etj. Në cilat drejtime mendoni se duhet të fokusoheni, natyrisht nëse fiton LDD-ja?
NEXHAT DACI
Unë besoj që e kam të garantuar rrugën për ta ndihmuar elektoratin dhe Kosovën, sepse faza e parë do të jetë ajo e fitimit të simpatisë së krejt popullit të Kosovës në krijimin e një aleance të besimit, me resurset ekzistuese në vitin e parë. Ne garantojmë kthimin e besimit të popullit në vetvete, në pasurinë e vet, për të krijuar një unitet, i cili hap investime të mëdha nacionale, investime që Kosovën e kyçin në korridoret evropiane, investime që Kosovën nuk e lënë ‘zorrë qorre’ dhe resurset e saj të pakta në ujë do t’i shfrytëzonim në Kosovë duke ngritur akumulime në Lepenc dhe në Moravë. Do të thotë, investime që hapin jetë për Kosovën, për bujqësinë dhe për turizmin. Prandaj, kjo është arsyeja që unë e them, që ne vërtet jemi të aftë me potencialet njerëzore, me resursin njeri që e kemi shumë të shkolluar, që Kosovën ta bëjmë një vend të preferuar për jetë.

RADIO EVROPA E LIRË
Me çka mendoni t’i realizoni këto projekte, duke marrë parasysh buxhetin e kufizuar që ka Kosova?

NEXHAT DACI
LDD-ja nuk premton buxhet të ëndrrave, por LDD-ja garanton që investuesi kryesor do të jetë një shqiptar, që dijen dhe kapitalin e vet e ka fituar në Evropë dhe në Amerikë dhe ne, me bazën ligjore të protektimit të atij investimi, do ta sjellim kapitalin vendor, i cili pastaj si i tillë do t’i gjejë kooperantët ose do t’i gjejë financuesit në atë vend prej kah vjen. Unë garantoj që Kosova do të jetë e aftë për të tërhequr investime të huaja në kapitale fundamentale, në të cilat kapitali i huaj do ta shohë interesin e vet, sepse do të ulet tatimi në fitim në nivel të vendeve që zhvillohen dhe kanë zhvillim dinamik. E gjithë infrastruktura ligjore do të jetë në favorizim të kësaj dhe unë jam shumë i bindur që me konceptin e ekonomisë së tregut dhe ekonomisë së partive të qendrës së djathtë, do ta mundësojmë një shtrirje të fuqishme të grumbullimit të tatimeve nga të gjitha bizneset horizontale dhe me atë do të rritet edhe buxheti i Kosovës, ndërsa do t’i kthehet Kosovës në formë të investimeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 6:54 am

Nexhat Daci ishte dhe do të mbes gjithmon në bisht të ngjarjeve për për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Nexhat Daci me LDD edhe po që se i fiton 99,9% të votave të popullit nuk do t'i dërgojë në vend aspiratat e popullit.

Po të njejtit janë edhe Hashimi, Surroi, Haradinaj, sepse këta kur kishin mundësi të vepronin drejt për popullin, vepruan mbrapsht duke nënshkruar Multietnicitetin decentralizimin etj etj që janë procese të dëmshme dhe në kundërshtim me aspiratat e popullit .....
Vetëm një po ua ceku ;

Të gjitha fabrikat që janë shitur dhe janë privatizuar ...fondi i tyre që do të duhej t'i takonte Kosovës për zhvillim sotë janë në Holand apo Belgjikë, në njërin nga këto dy shtete !!!

Kjo pra është puna e këtyre politikanëve që ngriten përmes shtypit dhe mediave politike, që në të vërtet po të kishin pak burrëri nuk i kishin dal para popullit fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyFri Nov 09, 2007 2:20 pm

Po nëse nuk do jen kto që i paskeni cek sipas jush kush do të ishte aji që do ti bënte kto gjëra .sipas jush kto fonde qenkan diku larg Kosovës po ndoshta do të vij koha që dikush ti sjell nga i ka marrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyFri Nov 09, 2007 9:28 pm

Daci i hummi shpresat dhe dot' mesohet se si eshte te jetë ne opozitë!

edhe dacin edhe te gjithë ne perjashtim te ballit kombtar dhe LKCK i kisha zhdukur nga skena politike!

Kesaj radhe me keto zgjedhje dhe kete fushatë me rrenat e tyre ma kanë gerrditë cdo gjë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
leopardi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 40
Registration date : 08/11/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 5:07 am

Biografia e Shefki Gashit

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Shefkigashi2Shefki Gashi është lindur në Mramor në vitin 1950, është fëmiu i 4 nga 14 fëmijët e babait Ibush Mramorit dhe nënës Zetëhane Emini Gashi. Babai i tij, Ibush Mramori vinte nga një familje atdhetare me nam dhe ishte i izoluar nga pushteti komunist, deri sa forcat serbe të sigurisë gjatë regjimit fashist të Millosheviqit e kallen për së gjalli me gjithë shtëpi, ndërsa vëllaun e Shefkiut, Dr.Hamdi Gashin e vranë gjatë ofenzivës së prillit 1999.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes ku ishte një nxënës shumë i mirë, pastaj shkollën e mesme e mbaroi në “Sami Frashër” të Prishtinës. Ka studiuar shkencat natyrore por nuk i ka përfunduar studimet. Mirëpo, ka përfunduar Fakultetin Juridik, të cilin e ka kryer për 2 vjet e tetë muaj. Ka punuar në arsim për 27 vjet në Lipjan. Anëtar i LDK-së u bë që në ditët e para të themelimit të saj. Më 1998/99 ka marrë pjesë aktive nëluftë si pjesëtar i UÇK-së. Është i martuar dhe ka pesë djem dhe një vajzë.


Biografia familjare


Familja e Hazirajve të Mramorit, një familje patriotike dhe kryengritëse ndaj secilit regjim antishqiptar dhe përgjatë tërë shekullit të kaluar nuk u kursye asnjë herë. Gjyshi i Shefki Gashit, Hamdi Haziri – Gashi vritet në luftën antikomuniste të Ferizajt më 1945. Aso kohe i vëhet zjarri edhe shtëpisë së tij, ndërsa axha Shemsiu i njohur me nofkën “Shami” pushkatohet nga komunistët jugosllavë në Gërmi afër Prishtinës më 1947. Dy nga vëllëzërit e Shefkiut, Skënderi dhe Hyseni janë plagosur gjatë demonstratave për liri më 1981, përkatësisht 1989. Shefki Gashi ka qenë pjesëmarrës i luftës së UÇK-së në Brigadën 153 nga prilli i vitit 1998 deri në korrik 1999, kur është demobilizuar nga IOMI.
Ndërsa Hysni Gashi, vëllau më i vogël ishte komandant i UÇK-së ndërsa djemtë e Shefkiut: Astriti dhe Kushtrimi ishin pjesëtarë të UÇK-së.
Vëllau tjetër Dr. Hamdi Gashi vritet më 19 prill 1999 nga forcat serbe. Hamdi Gashi, magjistroi në shkencat bujqësore në Novi Sad më 1969. Përjashtohet nga Fakulteti i Bujqësisë ku ishte asistent profesor pas vitit 1981, gjatë diferencimeve politike në Universitetin e Kosovës. Doktoroi në Universitetin e Tiranës më 1998. Ishte funksionar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Biografia politike


Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Shefkigashi3 Shefki Gashi është anëtarësuar në lëvizjen nacionale (Lidhja Demokratike e Kosovës) që në ditët e para, më 1990.
Më 1994 bëhet aktivist në Degën e Pestë të saj kurse më 1995 anëtar kryesie deri në shpërthimin e luftës çlirimtare. Në shtator të vitit 1999 ai zgjidhet kryetar i Degës së Pestë të LDK-së, kurse në vitin 2000 anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Në vitin 2002 zgjidhet anëtar i Kryesisë së LDK-së deri në Kuvendin e Gjashtë të saj, kur i bashkangjitet subjektit të ri politik i cili doli nga LDK-ja nën udhëheqjen e Akademik Nexhat Dacit. Shefki Gashi ka qenë anëtar i Këshillit Politik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës deri në zgjedhjet e para nacionale, kur zgjidhet anëtar i Asamblesë komunale të Prishtinës (2000-2003) dhe Zëvendës Kryetar i komunës së Prishtinës deri më sot, kur si kandidat i Lidhjes Demokratike të Dardanisë për Kryetar komune shkon në zgjedhjet e 17 nëntorit. Është anëtar i Këshillit Kombëtar të LDD-së, kryetar i Degës së Pestë të saj dhe anëtar i kryesisë. Shefki Gashi njihet si politikan tradicional që mbrojti zëshëm vlerat e LDK-së dhe liderit të saj historik Dr.Ibrahim Rugova, mik dhe bashkëpunëtor i tij për më shumë se një dekadë. Nacionalist shtetformues dhe linjë e fortë rugoviste, Gashi mund të cilësohet si politikan konservator i kësaj fryme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
leopardi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 40
Registration date : 08/11/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 5:10 am

Oferta për qytetarët
Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Pdf_button
Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 PrintButton
Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmailButton



Friday, 26 October 2007

Shefki Gashi për Ekonominë

Platforma ekonomike e Shefki Gashit bazohet në krijimin e konkurrencës në treg duke luftuar tregun e zi si dhe në stimulimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
- Shefki Gashi do të zbresë taksat:
- Taksat komunale do të zbritën deri në masën 50 për qind për bizneset ekzistuese;
- Tatimi mbi pronën po ashtu do të zbres ndjeshëm si dhe do të aplikohet pagesa me këste;
Bizneset e reja do të lirohen nga tatimet mbi pronën, kurse bizneset prodhuese që punësojnë mbi dhjetë vetë nuk do të tatimohen fare
1 - 2 vjetë.
- Të hyrat nga tatimi mbi pronën do t’u kthen qytetarëve në masën 100 % në investime infrastrukturore, dhe kjo do të ndikojë edhe në vjeljen e tatimit si dhe zhdukjen e korrupsionit.

Shefki Gashi garanton transparencë të plotë në vendimmarrje
Qytetari duhet ta dij se ku shkojnë taksat e tij, sa janë mëditjet e zyrtarëve, sa shpenzojnë me veturat e tyre dhe me telefonat e tyre;
- Garantohet deklarimi transparent i pasurive private të zyrtarëve komunalë;
- Garantohet transaparencë e plotë për media;
- Shefki Gashi angazhohet për krijimin e një PRESS - Qendre ku do të akomodoheshin gazetarët që përcjellin komunën e Prishtinës dhe asmable komunale, me paisje komplete;

Shefki Gashi për rendin dhe ligjin si dhe për sigurinë
- Shefki Gashi angazhohet për ndërrimn e mentalitetit kur është në pyetje siguria e qytetarëve dhe forcat e rendit.
Ai thërret qytetarët që ta demaskojnë krimin duke bashkëpunuar me organet e rendit dhe duke u garantuar anonimitet të plotë atyre;
- Instalimi i një shpërblimi për demaskuesit e krimit të organizuar dhe atij ordiner;

Shefki Gashi për infrastrukturën dhe urbanizmin
Realizimi në dy faza i Planit Urbanistik të Prishtinës:
1. Ndalimi i të gjitha ndërtimeve deri në kompletimin e dokumentacionit, derisa qytetarit t’i jepet ose refuzohet leja e ndërtimit;
2. Rrënimi i mbindërtimeve pa dokumentacion dhe i atyre që bien ndesh me planin rregullativ të Prishtinës me kompensime përkatëse;
Në këtë aspekt do të bëhet verifikimi i pronësisë ku është ndërtuar objekti, verifikimi me ekspertizë mbi qëndrueshmërin e objektit nga aspekti statik;
Objektet që e kanë të rrëgulluar pronësinë dhe që nuk e cenojnë Planin rregullues të qytetit do të legalizohen.

Shefki Gashi për Shërbimet Publike

- Për dy vjet asfaltimi i të gjitha rrugëve të qytetit dhe rivitalizimi dhe shenjëzimi i atyre që janë dëmtuar;
- Ujë të pijshëm për të gjithë;
- Transport publik efikas në të gjitha zonat e komunës;
- Prishtina do të jetë pa bërllog,
- Do të ngriten parqe të vogla në qytet dhe infrastrukturë për të gjitha venbanimet aktualisht joformale;

Shefki Gashi për administratën publike

- Do të rikomponoj administratë efikase dhe dashamirëse ndaj qytetarit, nëpunësin që paguhet pak do ta shndërroj në model
se si duhet të jetë nëpunësi i shtetit modern.
- Do të instaloj qeverisjen “online”, komunikimin me internet të zyrtarëve komunalë me qytetarin për secilin aspekt të jetës civile;

Shefki Gashi për arsimin, kulturën, rininë dhe sportin

- Arsimim kompatibil me shkollën evroperëndimore, standarde evropiane për arsimin publik dhe privat;
- Premtoj ngritjen e një objekti për një shkollë të mesme në periferi të qytetit, me një qender kulturore dhe konviktore; ku përparësi do të kenë fëmijët e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës e të punës;

Shefki Gashi për Shëndetësinë
- Shendetësi moderne publike dhe private me sigurime që mbrojnë kategoritë e veçanta të popullsisë;

Shefki Gashi për agrobiznesin

- Kreditim i resurseve bujqësore (blektori, bletari etj.) që bujqësia ekstensive të shndërrohet në biznes;
- Kreditim i farmerëve dhe ndihmë në teknologji për t’iu rikthyer tokës së braktisur pas lufte sidomos në fshatrat e Gallapit.
- Inkurajim dhe mbrojtje për prodhimet vendore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 5:39 am

Shefki Gashi ka merita te medha

Daci e ka dite mire kend me e ofruar afer vetes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Genti
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 2
Registration date : 10/11/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 11:06 am

Platformen ma te mire derisot e ka LKCK shkurt edhe shqip Bashkim Kombetor. E tjerat mas na viejn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mirandi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 6
Registration date : 29/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 1:33 pm

Leopardi e ditke mir historin e Shefki Gashit na fol pak per pallatin gjigand qe e ka filluar ne Arberi apo te "Film City" bodrumin 4 kate nen toke , nga i mori te hollat apo e shiti token qe e trashegoi nga prinderit ?
Ne qofte se nuk ke dijeni Shefki Gashi alkoholisti me i madh ne ndertesen e kuvendit apo lirisht mund ti thuash edhe ne klasen politike njeriu me i kompromituar shkurt e shqip hajdut i klasit te pare mjer Nexhat Daci kend e ka afru .....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 6:35 pm

besa-bese shkruajti:
Lumi07, ti je nga Lugina, dhe duket se ia man krahun Dacit, por cka mendon ti nese te gjithe shprehin lokalizem ne keto zgjedhje sikur ti???

Cfare zgjedhje?

Zgjedhjet te cilat po i argetojnemire qytetaret e Kosoves, por posa po dalin nga sallat, poppulli po thot:

"rrenat e njejta dhe ska vota pa dal Albin Kurti prej territ"

besa-bese
Eshte shum e vertet qe un jam nga Lugina rrespektivisht nga Medvegja por sa i perket puna e lokalizmit kjo tek une nuk qendron.Nexhat Daci eshte nje njeri qe meriton rrespekt per shkak te asaj qe i ka kontribu shum keti vendi mirpo kjo nuk ka rendesi nga vjen apo jo.

Nuk e di sa e keni vrejt juve qe une shkruaj edhe te tema per Behgjet Pacollin shpesh e ky me sa di une ska te bej me Luginen kurgjo ,ket e ceka te tregoj ty i/e nderuar se skemi te bejm me Lokalizem ketu.
Mua nuk me interesojn shum keto zgjedhje sepse nuk jam idhtar i asnje partije politike,e di qe keto zgjedhje e kan largu shum vemendjen e popullit nga statusi final i Kosoves,megjithat mendoj se duhet te dalim ne zgjedhje ne menyr qe zgjedhjet mos te deshtojn,per hir te kesaj mendoj qe do dali ne keto zgjedhje po ende se kom vendos ke do e votoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 6:45 pm

Po Lumi

shume e vertete pra se qenke lokalist, por lokalist me vend sepse gjithkush ka pase deshire te jete si Daci, i menqur, i shkolluar dhe trim i politikes mbi te gjitha. Pak shaka kam bere ne at postim por sido qe te jete, keto zgjedhje per mua personalisht nuk egzistojne e dhashte Zoti ishalla deshtojnë.

te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 6:49 pm

Besa Bese nese deshtojn zgjedhjet qfar dobie do kemi ?apo ndoshta shkon ne favor te dikujt tjeter ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 9:27 pm

krahas deshtimit te zgjedhjeve une mendoj se shqiptaret nuk humbin asgje , humbese do te jete administrata e "HUNMIKUT" qe me huj , druj dhe plumba bashke me kelyshet shqiptarë shtiejne ne popullin tonë!

sa shpenzuan grupi i unitetit....
sa shpenzime krijuan keto zgjedhje....

o shkru hon e don ne fukarallok dhe nen meshiren e te tjereve!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 12:44 am

besa-bese shkruajti:
Po Lumi

shume e vertete pra se qenke lokalist, por lokalist me vend sepse gjithkush ka pase deshire te jete si Daci, i menqur, i shkolluar dhe trim i politikes mbi te gjitha. Pak shaka kam bere ne at postim por sido qe te jete, keto zgjedhje per mua personalisht nuk egzistojne e dhashte Zoti ishalla deshtojnë.

te pershendes

Besa-Bese
Me ta then te drejten une krenohem me njerz te till siq eshte Nexhat Daci dhe me vije mir qe eshte nga Lugina,siq krenohem edhe me Akademik Idriz AJETIN qe e kam pak a shum edhe familar e qe eshte ngaTupalla e Medvegjes,pastaj Zenel Hajdinin po ashtu nga Tupalla e Medvegjes,me Gjem Gjemen (Jim Jema) nga Tupalla, Veli DEda nga Medvegja,Dr Ramush Beiqin nga Rama Banja e Medvegjes e shum figura tjera qe nuk po i cek me bejn te ndihem krenar nga vendi qe une vi.

Nganjeher Shakaja na ben te ndihemi mir,sa i perket zgjedhjeve un personalisht skisha pas qef me deshtu dhe kjo pershkak se do i kanqte interesat e armiqve tan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Musafir
Vizitor
avatar



Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 12:48 am

Nexhat Dyci si dhe Akademikët ter duhet të jen në ball të parët për qështje të rëndsishme mirpo te me po veprohet nga mbapsht (siq thuhet një fjal popullore djali Babës ja tregon megjet ku jan ) edhe kta kshtu po veproj nuk po i vet kush edhe pse kan një bagazhë të madh shkollimi si dhe përvoj të madhe në qdo aspekt .Duhet respektuar dhe vet si duhet të veprohet por kto spo pyet kush për asë gjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 1:12 am

Shume mire e ke ti Deli, qeshtu osht te na kur

"mazi del para peles"

pajtohem me ty ne nje aspekt, ¨por rralle kund akademiket kyqen ne politikë, ata vetem kshillojne e nuk hynë ne politikë, njëi i deshtuar ne kete lami ka qene edhe Qosja, posa u kyq ne politikë(lavire) me LBD e tyneherit qe thoshin nje autobus e ka me simpatizant!!! shume shpejt u shua si parti dhe emri i tij pushoj se vepruari i zgenjyer nga kjo lami e ndyte veprimi!

Lumi07, me vie shuuuume mire per ata emra te medhenj qe i prezantove me lartë, ata jane tanet dhe te popullit tone, ata me te cilet une me familjen time krenohemi, e qe sot i njef populli mbare shqiptar njeashtu, sot pushojne ne boten tjeter, ata rane ne altarin e lirisë dhe i kemi ne qdo flamur sepse ranë per te mos vdekur kurrrrr", amanetin e tyre u munduan permes luftes ta bartin edhe bijet dhe bijat e tyre permes luftes se fundit, por mjerisht shkilet mbi gjakun e tyre dhe te gjithe deshmoreve, e them kete ngase varrezat e deshmoreve po shendrrohen ne germadha, nuk i mbron askush e as ligji, dhe qeshte me e keqja fati i tokes se tyre per te cilen ata deshmore e dhane me te shenjten luhet dhe dirigjohet nga te huajt!!!

Dhashtë Zoti qe edhe ju nga Kosova Lindore edhe te gjitha trojet mbareshqiptare te kemi nje ideal, jo te shtetesise se kosoves por t'i bashkojme trojet tona ne nje trung te vetem, ashtu i permbushim detyrat dhe obligimet kombetare, pra,

Bashkim Kombetar

u pershendes te gjitheve pa dallime lokale, jemi nje gjak, nje komb, kemi nje flamur dhe nje gjuhe andaj rroft populli shqiptar duke ecur rruges per ne Bashkimin Kombetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Partija LDDne krye me Nexhat Dacin   Partija LDDne krye me Nexhat Dacin - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Partija LDDne krye me Nexhat Dacin
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Ata shqiptar qe i sherbyen armikut sot i kemi ne krye te qev
» RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: