Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT Empty
MesazhTitulli: HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT   HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT EmptyTue Apr 21, 2009 4:43 pm

MIRDITA ARKEOLOGJIKE
Arkeologjia është një shkencë historike, e cila zbulon dhe analizon gjurmët e njerëzimit në kulturat parahistorike, para lindjes së dokumentave të shkruar. Gërmohet për të gjetur vendbanime të lashta e varre, për të zbuluar materialet dhe teknikat e ndërtimit të tyre, stolitë, veglat e punës, armët etj. Forma, ngjyra, dekoracioni, mjeshtria ndryshojnë me kalimin e viteve, duke u dhënë mundësi shkencëtarëve që të datojnë gjetjet e lashta. Kështu epokat arkeologjike në Europë dallohen:
- koha e gurit deri rreth vitit 2600 p.e.s.
- koha e bakrit deri në vitin 2100 p.e.s.
- koha e bronzit pas vitit 2100 p.e.s.
- koha e hekurit midis viteve 1100-500 p.e.s.
- periudha e qyteteve Ilire, rreth viteve 500-200 p.e.s.
- periudha e pushtimit romak nga viti 200 p.e.s. deri në vitin 400 e.s.
- periudha e hershme bizantine, rreth viteve 400-500 e.s.
Nëpër këto periudha lëviz dhe arkeologjia shqiptare dhe ajo e Mirditës.
Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin kryesisht mesjetës së hershme shqiptare, që njihet ndryshe me emrin: Periudha Arbërore. Dëshmi janë varrezat e shumta zbuluar pothuajse në gjithë territorin e Mirditës: Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Përlat, Prosek, Baz etj. Varret e kësaj treve janë në traditën e të ndërtuarit të varreve në Shqipëri që nga periudha e hershme e bronzit, rreth 2000 vjet p.e.s. Në to janë zbuluar sende të përdorimit të përditshëm, ku ndër më të rëndësishmet vlerësohen veglat e punës, stolitë, armët (thika, sopata, maja heshtash e shigjetash, mburoja, fibula, vathë, varëse etj.)
Materiali arkeologjik i vorrezave arbërore ka ngjashmëri me fondin e kulturës ilire të gjetur dhe ne treva të tjera të Shqipërisë.
Në Mirditë ka mjaft monumente arkeologjike që presin eksplorimin e mëtejshëm, siç është fusha Papërdhok në Kalor etj.

Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s. Të dhënat janë zbuluar kryesisht në shpellat e Mërkurthit, të Valit etj, çka flet se vendbanimet e para kanë qenë shpellat. Në të gjitha periudhat që nga neoliti i vonë, bronzit, e hekurit kemi vijimësinë e jetës në Mirditë. Jetesa me ato çka u dhuronte natyra, për shumë kohë u shoqërua edhe me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.
Dalja e bakrit e sidomos e bronzit, sjell transformime të rëndësishme jo vetëm në sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen nga egërsirat, por dhe mbrojtjen nga grupet rivale, të cilat kishin filluar të përvijonin ngulimet e tyre, por dhe kërkonin vazhdimisht ngulime të reja më të përshtatshme për jetesë. Në këtë mënyrë, filloi organizimi i njerëzve në grupe dhe fise që zotëronin territore ende të papërcaktuara. Në këtë periudhë kemi dhe ngjizjen e fisit të pirustëve me një shtrirje relativisht të gjerë. Gërmimet arkeologjike të kryera në vende të ndryshme si në Përlat, Baz, Urakë etj, flasin për një prani të madhe të popullsisë ilire që nga shekulli VIII-VII p.e.s.

PIRUSTËT

Gjeografët dhe historianët i vendosin Pirustët në Mirditën etnologjike si dhe në Matin e mesëm. Territori i tyre ishte kodrinor,malor dhe mineralmbajtës. Këta banorë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore, të cilat duhet të kenë qenë më së shumti në sipërfaqe, filluan mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, bakrit, arit, argjendit. Dëshmi janë të dhënat për ekzistencën e minierave të Bulgërit dhe të Fanit, por dhe mbetjet e shumta të shkrirjeve, si dhe emërtimet që kanë lidhje me zejet e metaleve: farkë, gurë etj. Mbështetur në këtë mjeshtëri të njohur të tyre, perandori romak Trajani transferoi shumë pirustë në Transilvani për përpunimin e arit.Iliria, duke zënë territorin më të madh të Ballkanit, tërhoqi vemendjen e Romakëve që ishin të etur për pushtim territoresh dhe pasurim të vazhdueshëm. Fillimisht Pirustët qëndruan asnjanës ndaj sulmeve që romakët bënë ndaj fiseve të tjera ilire, por kjo s’do të vazhdonte gjatë, pasi do të kërcënoheshin dhe ata. Lufta politike midis Pompeut dhe Qezarit joshi Pirustët për të sulmuar zotërimet e Qezarit në jug dhe pasi i zotëruan ato u drejtuan drejt Romës. Qezari nuhati pasojat, ndërpreu luftën me Galinë dhe përqëndroi tërë forcat kundër pirustëve të cilët për afro 50 vjet nuk u ngritën më, por ruajtën territoret e tyre nga ndonjë sulm i mundshëm. Pas luftrave të shumta dhe qëndresës së fiseve Ilire dhe të Pirustëve, ata në vitin 12 të e.s. u mundën keqas. Lufta me Romën fisit të Pirustëve i kushtoi shtrenjt, popullsia u pakësua dukshëm qoftë nga lufta, por dhe nga skllavërimi i banorëve, djegjet, plaçkitjet etj. Krahina e rralluar prej banorëve është ripopulluar në kohët e mëvonshme, si nga shtesa natyrore e popullsisë, ashtu dhe nga ardhjet prej territoreve të tjera, siç lëvizin njerëzit në çdo kohë të historisë.
Kështu dalëngadalë vendin e bashkësive fisnore e zunë bashkësitë fshatare. Formimi i këtyre bashkësive çoi në ngushtimin e territorit të fisit të Pirustëve dhe kështu shfaqet një emërtim i ri në përputhje me gjeografinë e re - Ndërfandë. Sipas gjasëve, i njëkohshëm me kalimin e emërimit Iliri në Arbëri.
Gjetja e objekteve të njejta në të gjithë territorin në të cilin shtrihet Mirdita etnologjike, është tregues i jetës në vijimësi të pandërprerë nga i njejti popull.
Zbulimet arkeologjike jo të pakta në Prosek, Përlat, Kaçinar, Bukël, Tarazh, Malaj, Bukmirë, Kodër Rrëshen etj, dëshmojnë për një kulturë të zhvilluar materiale në mesjetën e hershme dhe midise. Veglat e gjuetisë dhe të punës janë treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj popullsie, duke mos përjashtuar këtu dhe zbukurimet e veshjeve të grave të kësaj treve

SHTETI I ARBËRIT
Ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrim djathtas. Sipas të dhënave është simbol i Dukagjinëve. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës. Dokumentet, sëpari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të shtetit, deri në vitin 1215, në kulmin e lulëzimit të tij.
Ku e kishte selinë Shteti i Arbërit? Të dhënat e derisotme janë në favor të Ndërfanës, pasi në këtë kohë ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe mbishkrimi i gjetur mund të hedhë dritë mbi princët e Arbërisë dhe epiqendrën e shtetit të tyre.
Arbërit dhe territoret që zotëronin shpesh u bënë lakmi e interesave të Perandorisë Romake të lindjes dhe princëve të ndryshëm të perendimit, por dhe e mbretrive të sllavëve të jugut. Lufta me pushtuesit Anzhuinë ishte fillimi i një lufte të re, që do të ndiqej nga pushtime të tjerë. Viti 1279 është viti i humbjes së parë për arbërorët, pasi humbën në luftë dy përfaqësues të shquar të dy dyerve të mëdha të kohës: Vlad Blinishtin dhe themeluesin e derës së Dukagjinëve, Duka Gjin Tanushin.
Familja Blinishti shfaqet fillimthi si dera më me zë e mesjetës. Ka dhe një fshat në Zadrimë që quhet Blinisht me banorë të shpërngulur nga malet e Mirditës. Në shekullin XII-XIV, kur kjo familje pati zenitin e saj, Shënpali, vetëm dy kilometra prej Blinishtit, kishte Kuvendin Benediktin, një nga kuvendet më të rëndësishëm të Arbërisë në kohën e mesjetës. Nuk ka të dhëna se kishte një kuvend të tillë në Blinisht të Zadrimës (kisha e këtij fshati mban emrin e kishës së Blinishtit të Mirditës, Shën Shtjefni). Familja Blinishti falë diplomacisë së saj zgjeroi mjaft territoret. Mirëpo rritja e kësaj dere solli konflikte të shumta midis sundimtarëve të tjerë arbërorë, por dhe me serbët, duke humbur dhe luftën me këta të fundit.
Një ndër dyert që po rivalizonte hapur me atë të Blinishtëve ishin Dukagjinët. Pas kreyngritjeve të viteve 1319-1336, kur në territoret e Blinishtëve po vendoseshin Dukagjinët, një pjesë e popullsisë për t’i shpëtuar sundimtarit të ri u nis drejt fushës ,duke u vendosur kryesisht në Zadrimë e duke marrë me vete dhe emrin e fshatit prej nga erdhën, tipar ky i mjaft banorëve që shpërngulen nga njëri territor në tjetrin. Dukagjinët siguruan daljen në Adriatik dhe sunduan mjaft territore. Jemi në një periudhë kur ka mjaft lëvizje të popullsisë nga njëri territor në tjetrin, nxitur nga pushtimet e ndryshme, por dhe për të siguruar kushte më të mira jetese. Kësisoj nis e shfaqet dukuria e dobësimit të fisit dhe e krijimit të bashkësive fshatare mbi bazë territoresh të përbashkëta. Për shumë kohë territori që zotëronin Dukagjinët do të përkonte me territorin që do të quhej Mirditë më vonë. Toponimet e shumta me emrin Lekë në Mirditë, që çojnë tek Lekë Dukagjini, janë një dëshmi që në këto troje sundimtarë kanë qenë Dukagjinët. Kuvendet Benediktine të Shpalit dhe i Shënllezhdrit në Orosh, Stema e Arbërit në Ndërfanë, janë tregues se zotërit e këtyre territoreve, pavarësisht emrave të tyre, e kanë patur epiqendrën në këtë vijë qendrash të afërta me njëra-tjetrën.
Në vitin 1417 për herë të parë në rregjistrat kadastralë të Venedikut, gjejmë emrin Mirditë, si mbiemër i Gjon e Pjetër Mirditës, në Manzabardh të Shkodrës, tregues ky se emri i fshatit apo krahinës, ka qenë i formësuar më parë se ata të linin trojet e tyre, të paktën që me rënien e derës së Blinishtëve, derë e cila ka qenë shumë afër vendit prej të cilit mendohet se ka dalë e ka marrë përhapje emri Mirditë.

marre nga:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» Histori e Skenderbeut
» Ne Kemi Histori !!
» Nje histori nga jeta juaj
» 10 shqiptaret me te shquar ne histori

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: