Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+76
ramadan mekaniku
valmir9
an-di
xhiti
Ramizi
Mehmeti
Mirushe
Aktiv
Tatoo
Medalim
Hamitmatjani
PeriiKeputur
Muja e Halili
paioni
Clarence
Eagle Eye
Eklips
korcaeagles
LISI
Delia
anila
Aldo
klodian
GERI_G
Fjona
ngadhenjimi
dezertori
xhavo_
play
Arber01
Guximi
aristokrati
murturi
Kasper
Blerti_Gashi
Teutaa
Tropojani
sela-mi
Xili
fina
Jani
E_Bukura
shqiptar real
lilu
nardlushnja
feratkoca
lilly
forca1
blerim krrqa
ss1
agim__barja
kacimix
fatlum
Labinot Drenica
comeback
njonidrenica
besim78
Leka i Madh
blerim
petritkola
Gjura
katunariplak
Martina
MUHAMETII
Pirro i Epirit
Mergimtari
**Lumi_
Sofra
tom sojer
Beton
el43
Eva0506
zeriatdheut
Luki
Ademi85
Ago Muji
80 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 40  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 10:58 pm

Pirro i Epirit shkruajti:
MUHAMETII shkruajti:
Pirro i Epirit, nganjehere jane te nevojshme edhe copy-paste, sepse sherbejne per te argumentuar ate qe e thua. Sepse nese vetem nje person i thjeshte e thote, te tjeret nuk i besojne, ndersa kur te citon nje tjeter qe ka qene ne ngjarje apo eshte me i njoftuar, ndryshon qasja ndaj atij qe sjell sopy-paste, apo edhe te atyre qe marrin shembuj te ndryshem.
popo mir e ki nganjher na duhen fakte e vertet por shume her duhet shkruar edhe vet me fakte tua
ja nje shemboll biligoa,sofra shkruajne gjithqka me copy-paste e kjo eshte teper

Pirro donë të flasim edhe me faktet tona, ja disa fakte i nderuar;

Shteti Shqiptar kur kryetar ishte Sali Berisha ishte i pari Shtet që pranoi Maqedonin pa kurrfar të drejtash të Shqiptarve, i cili veprim euforik cilët tregoi se Sali Berisha e kishte plotsisht gabim për pranimin e këtij Shteti, sepse shqiptarët u detyruan të rrokin armët dhe të luftojnë që t'i fitojnë të drejtat e tyre në shtetin që kreu i Shqipërisë ua pranoi Shtetin.

Pos këtij gabimi nga kreu u Shqipërisë, ka edhe gabime të tjera që i bënë ndaj Kosovës, ky kre tradhtarësh për asnjë moment nuk i përkrahu të drejtat e shqiptarve të Kosovës, por gjithmon vendosnin çka vendoste Evropa për Kosovën, ashtu vendoste edhe kreu i Shqipërisë si Sali Berisha njejtë edhe Fatos Nano..... bile Fatoos Nano edhe më keq ai deklaronte hapur se Kosova e ka kryeqytet boshtin Athinë, Beograt, Moskë.

Kështu që kopjet të cilat unë i kam sjellur i kam sjellur për ngjarjet e fundit Berisha dhëndërr i Fazlliçëve që po i udhëheqin Shqiptarët drejtë një katastrofe kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 11:43 pm

Sofra i/e nerum?e, atehre Aliu qe edhe lufetn e kalli per ta luftua shtetin maqedon, pse i dorzoj armet dhe pranoj ate shtet? a vetem berisha e pranoj a !? po Amerika e pranoj ? po sot pse i lutem maqedonin te pranoj Kosoven si shtet?

Sa jan te verteta shpifjet kuqalosho komuniste shifet!
Me cdo kushet duan te kethehen ne pushtet si e kan tradite mashtro, shpif dhe me gryk te pushkes!
A ia vodhen oren Presidentit Bush? simbas mediave majtisto staliniste zani i popullit e paqavurreve tjera dhe serbeve po ia vodhen,shkiet me ate lajem deshen ti tregojen botes se sa te poshter jan shqypetaret, po mbeturinat socialiste cfare deshen? realiteti ishte se jo nuk ia arriten qellimit, Presidenti Bush mik i shqipetarve e demaskoj ate shpifje,genjeshter te shkive dhe llomit tyne miladino socialist., pse kuqaloshet i kan veprat njete si te shkive,se jan prodhim shkiesh, ruso-sllav, shpif mashtro dhe sulmo mbase shpine!
Pse i feshini shkrimet qe sju pershtaten?
Bashkim Kombetar se jo mahi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 11:44 pm

Fushata “Fazlliç” që poshtëroi shqiptarët

12-10-2008 / Nga Astrit Kola
Zhurmnaja e orkestruar e socialistëve kundër një afaristi të huaj pa kurrfarë ndikimi në jetën politike shqiptare, dëshmoi vetëm dhe vetëm një të vërtetë të madhe: krizën psikologjike të opozitës lidhur me pushtetin, pra pushtetmarrjen që është shndërruar në paranojë të lidershipit opozitar majtist në pragfushatën zgjedhore parlamentare 2009. Angazhimi në këtë fushatë marroqe edhe e tyryfyçkave ojëqëiste si Olta e “G-99”, e yshtur edhe kjo bukuroshe ekranesh nga ethet e deputetllëkut pas lançimit të 30 përqindshit të grarisë në Kuvendin e ardhshëm, e zbulon edhe më shumë paranojën e gjeneralizuar pushtetore të zhganit majtist, që humbjen e pushtetit dhe në veçanti rotacionin me vota, si mekanizëm demokratik, nuk e shikon si produkt tipik shqiptar, por si dhuratë e fazlliçëve të ardhur nga jashtë, e që kalojnë këtej pari thjesht për të bëë para, që janë shtysa thelbësore e biznesit në kapitalizëm. Megjithatë, gjëja më e pështirë në këtë fushatë idioteske për nga thelbi dhe “gjetja” e konsumuar prej ditësh, ishte spekulimi i trashë me kombësinë e Damir Fazlliçit, të cilin Xhaçka, dhe para saj edhe Mrie Kodheli e PS, e bënë “serb”, dhe jo qëllimisht. E bënë të tillë për të mbjellë tek shqiptarët një urrejtje të keqadresuar, duke bërë sikur harrojnë se, nëse ky boshnjak do të kish qëndruar bashkë me familjen në Bosnje gjatë luftës ndëretnike atje, (1992-1995), sot do të banonte jo në Londër apo Nju Jork, por në varreza, bash prej karaxhiçëve dhe mlladiçëve, thjesht dhe vetëm si mysliman me emrin Damir dhe si “gjysmëserb gjakshprishur që ka fenë antiKrisht dhe ka në deje gjakun e urryer të atyre që u morën serbëve atdheun me ndihmën e atyre që kishin tjetër besim…”. Ndaj jo pa qëllim Fazlliç u akuzua për “Dushan Mugoshë” bash nga ata, baballarët e të cilëve ishin nxënësit e ithtarët më fanatikë të Dushanit serb gjatë LDB dhe erdhën e qëndruan në pushtet për 50 vjet me ndihmën e tij e të serbëve. Fazlliçi në intervistën e tij tek KLAN e sqaroi fare qartë se është bir i një boshnjaku mysliman dhe i një serbeje të Bosnjës, çka do të thotë se ai nuk është serb, por thjesht boshnjak, dhe unë që i njoh punët e atyre anëve këtë gjë e di mirë dhe ma thotë edhe vetë emri “Damir”, që është kryesisht i përhapur në Bosnje e paksa edhe në Kroaci, por aspak në Serbi. Dhe pikërisht tek paralelja e hequr midis Damir Fazlliçit e Dushan Mugoshës qëndron edhe thelbi i poshtërsisë së kësaj fushate dhe spekulimit të ndyrë e fyes ndaj shqiptarëve. Sepse askush sot nuk duhet të rreket të na mbushë mendjen se e keqja këtij vendi gjatë dhe pas LDB i erdhi nga Dushan Mugosha me serbët. Jo dhe jo! E keqja këtij vendi i erdhi nga “serbët” e Tiranës dhe të Shqipërisë, të shitur tek të huajt antishqiptarë. Nëse Dushan Mugosha u ka borxh shqiptarëve si kriminel i urryer dhe vrasës i drejtpërdrejtë i tyre, u ka borxh gjakun e nja 20 shqiptarëve që i masakroi me duart e tij gjatë seancave përgatitore të kriminelëve komunistë e me yll në ballë, për të filluar luftën civile, gjatë demonstrimeve konkrete sesi mbyteshin shqiptarët nacionalistë me tortura, për çka na dëshmon Xhelal Staravecka në kujtimet e tij lemeritëse. Kurse krimet e tjera dhe mënxyrat në këtë vend i bënë Enveri, Nexhmija, Mehmeti, Fiqiretja, Teki Kolaneci, Fëshqeti, Liri Gega, Ramiz Alia, Hysni Kapo, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu etj., gjatë dhe pas lufte. Pra të keqen e kemi nga brenda dhe nuk mund të fajësohet për gjithçka na ndodhi gjatë dhe pas LDB Dushan Mugosha i Serbisë, sikurse thotë edhe populli: “O balo të ngrëntë tënja/të keqen e ke nga brënda…”. Nuk është fajtor Dushan Mugosha për idetë komuniste antikombëtare që gëlonin në Shqipëri gjatë viteve ’20-‘30 të shekullit të kaluar, e që shërbyen si bujon për zhvillimin e veprimtarive politike profashiste, proserbe, progreke e antizogiste dhe si shtrat ku u ngjiz tradhtia kombëtare në pushtet. Ishin intelektualët e papërgjegjshëm shqiptarë, kryesisht antizogistë, që krahas rrethanave ndërkombëtare të disfavorshme para, gjatë dhe pas LDB, gatuan bukën e tradhtisë dhe gjëmën kombëtare. Pra nëse kuqot tanë humbën pushtetin në vitin 2005, për këtë nuk mund të jetë shkaktar dhe “fajtor” Fazlliçi boshnjak, apo miqtë e tij në KOP. Personalisht nuk më ka lënë mendja të besoj se ishin idetë-slogane të “ndryshimit” që sollën PD-në në pushtet, sepse jam i bindur se shqiptarët nuk mund të ishin aq të trashë sa të mos besonin tek Berisha dhe PD pas rebelimit gjakatar të ’97-s dhe qeverisjes kriminale të tyre gjatë 8 vjetëve, port ë mashtroheshin nga do parulla që në thelb nuk thonë asgjë dhe nuk të ngjallin besim nëse nuk shoqërohen me programe bindëse dhe premtime që prekin thelbin dhe shpirtin e votuesve. Ishte programi i ri i PD dhe realiteti horror i krijuar nga socialistët në pushtet, asokohe tejet të vetëdiskredituar me akuza të frikshme, që solli PD në pushtet dhe jo fushatat moderne të kompanive të specializuara, ndaj të cilave shqiptarët janë të pandjeshëm dhe thjesht u vërejnë me kërshëri dekoret dhe shkëlqimin pompoz. Nëse Fazlliç u vetëlëvdua paksa për rolin e tij dhe të miqve të KOP në fitoren e 3 korrikut, këtë e bëri kryesisht për t’u hakmarrë ndaj akuzatorëve majtistë dhe për të dëshmuar formatin politik të një diplomanti të shkencave politike dhe miku plot ide të politikanëve të shquar, këtej dhe andej Atlantikut. Thelbi i asaj që deklaroi Fazlliç para Fevziut, që i bëri pyetjet më të ashpra, (athua se kishin dalë nga zyra e Edvinit apo pena e Erionëve Braçe e Velija), ishte hedhja poshtë e të gjitha akuzave të derdhura në mediat majtiste, për gjoja nip i ish shefit të shërbimit sekret serb apo njëri nga urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiçit, për çka, nëse nuk vërtetohet e kundërta, akuzatorët duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore para shqiptarëve. Ndërsa lidhur me akuzat e tjera për aktivitetet ekonomike të tij në Shqipëri, Prokuroria e edramistes Ira Rama ka të drejtë dhe detyrë të bëjë të gjitha hetimet dhe ta shpallë madje Fazlliçin edhe në kërkim ndërkombëtar me anë të Interpolit, nëse ia mban dhe ia thorë rradakja, pas hetimeve. Mua si qytetar më intereson fakti se megjithë miqësitë e Fazlliçit me qeveritarët aktualë shqiptarë, ai nuk paskërka përfituar asnjë qindarkë nga paratë publike të taksapaguesve shqiptarë dhe nuk është aspak aksioner në kompaninë elektroenergjetike serbe “Rudnap”, dhe për të ndryshuar mendim për sa më sipër duhet që të vërtetohet e kundërta. Por jo! Unë mendoj se urrejtja e kuqove tanë ndaj Fazlliçit e ka burimin tek urrejtja e tij ndaj komunistëve dhe formimi i tij antikomunist. Gjithashtu mendoj se ka një përkim jo të rastit midis vlerësimit me superlativa nga kuqot tanë të opozitë për ish kryeministrin e vrarë serb Gjingjiç, të cilin Taulant Balua i neokomunizmit e quajti në Kuvend “kryeministri properëndimor serb” dhe akuzave të tyre se Fazlliç është urdhërdhënësi i Milorad Ulemek Legija-s së beretave të kuqe serbe. Personalisht jam i bindur se Gjingjiç-i aq i vlerësuar nga kuqot tanë si “properëndimor” dhe progresist”, nuk ishte tjetër veçse një politikan serb po aq antishqiptar sa edhe paraardhësit, maje nuk ishte tjetër veçse buratini i borgjezisë serbomadhe, i komanduar aty për të retushuar imazhin e shprishur të Serbisë dhe për të lehtësuar pozitën ndërkombëtare të saj për shkak të politikave kriminale të Millosheviçit. Dhe unë do të vazhdoj ta ruaj mendimin se Gjingjiçi bukurosh e fytyrëbardhë serb, nuk ishte tjetër veçse garanti politik i vazhdimësisë së politikakës serbomadhe të “Millosheviçizmit pa Sllobon”, dhe vrasja e tij nuk më ngjalli kurrfarë emocioni, sa kohë që ai ishte po aq antishqiptar sa edhe paraardhësit. Por miqtë e Gjingjiçit e të Tadiçëve apo Drashkoviçëve në të majtën shqiptare, si Majko, Nano, Balua, Rama apo të tjerë, më kot rreken të na mbushin mendjen se krerët kryesorë aktualë të Beogradit, që kanë në dorë dosjet agjenturore ë baballarëve e të tyret na qenkërkan “progresistë”, sa kohë që vazhdojnë të njëjtin kurs antishqiptar ndaj Kosovës, ndërsa miku boshnjak i qeveritarëve aktualë na qenkërka “vrasësi” i shokut të shtrenjtë Gjingjiç dhe si i tillë na qenkërka armiku i popullit progresist serb. Pas këtyre hajvanllëqeve, jam i bindur se ka shumë të ngjarë që fushata “antiFazlliç” synon t’u dëshmojë ndërkombëtarëve se më të rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan janë miqtë pushtetarë të “vrasësit të properëndimorit Gjingjiç në Shqipëri (Fazlliçit”, sesa protektorët e Mlladiçit në Serbi, miqtë e kuqove opozitarë shqiptarë Tadiç, Drashkoviç dhe Jeremiç, etj.. Sepse me këtë mënyrë disbalancohet politika në Shqipëri në favor të opozitës dhe lehtësohet pozita ndërkombëtare e Serbisë nën kushtet persistente të BE dhe SHBA për dorëzimin e Mlladiçit si kriminel lufte në Hagë, në këmbim të proceseve integruese të Serbisë në organizmat ndërkombëtarë. Dhe ky është shërbimi më antikombëtar që kuqot po duan t’u bëjnë miqve të tyre serbë në Beograd, të cilët çuditërisht ia kanë dalë të jenë tepër pranë integrimit në BE dhe me regjim tejet të favorshëm vizash në krahasim me Shqipërinë, ndonëse mbi Serbinë rëndojnë një mal me akuza dhe embargot logjike që SHBA dhe BE ngritën dhe mbajtën në këmbë për më shumë se një dekadë. Ja pra përse përkeqësohet qëllimisht imazhi i Shqipërisë nëpërmjet Fazlliçit! Kjo bëhet vetëm e vetëm për të lehtësuar dhe përmirësuar indirekt barrën dhe imazhin e frikshëm të Serbisë, por tashmë me ndihmën e kuqove shqiptarë dhe fushatës së tyre antiFazlliç. Gjithsesi kam shpresë se ballkanasi Fazlliç do të reagojë fort dhe do të kthejë përgjigjen adekuate ndaj akuzatorëve, prej nga shpresoj të na sjellë fakte rrëqethëse të bëmave të tyre. Gjithmonë kjo në interes të shqiptarëve dhe aspak në lehtësim të pozitës së jo shqiptarit Fazlliç, i cili megjithë miqësitë personale të natyrshme, nuk është se ka dëshmuar ndonjë miqësi të madhe për shqiptarët, përveçse interesa biznesi, që janë të natyrshme në kapitalizëm. Ndaj do të uroja: Jepi Fazlliç, hapi defterët e kuqove tanë..., që të mësojmë më shumë se cilët janë dhe përse të akuzojnë aq fort në këtë fushatë histerike, fushatë kjo që, në fundore, lidhet me humbjen e pushtetit më 2005 dhe frikën e humbjes në zgjedhjet e ardhshme, çka do t’i largonte frikshëm nga pushteti. ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:01 am

katunariplak , duke e përkrah këtë Salën ti po shkel mbi gjakun e afro 30 qytetarëve shqiptarë që vdiqën në Gërdec. Mbi gjakun e shumë qytetarëve të tjerë që gati për çdo ditë vriten apo vetëvriten, nganjëherë edhe më shumë se një në ditë.

Nuk e di se nga vjen kjo injorancë dhe ky naivitet kaq i madhë ? Si mund të përkrahët një kriminel , një njeri që lufton për interesat e veta personale dhe interesat e jashtme ? Njeriu i cili po tenton të marrë gjithëçka në dorë ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:39 am

"Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare"


E Premte, 10 Tetor 2008

INTERVISTA E PLOTE/ Biznesmeni Damir Fazllic, rrefehet ekskluzivisht per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion”, te televizionit Klan. Njeriu me i kerkuar nga media shqiptare, eshte pergjigjur ne disa dhjetera pyetje, se cilat jane marredheniet e tij me Kryeministrin dhe anetare te Kabinetit qeveritar, vecanerisht me ministrin Basha dhe kunatin e tij. Ai ka dhene dhe detaje mbi firmat private ne pronesi te tij. Ndersa flet per raportet me vajzen e kryeministrit Berisha



Biznesmeni Damir Fazllic, u rrefye ekskluzivisht per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion”, ne televizionin Klan. Fazllic, u gjend pardje ne Tirane enkas per “Opinion”, pasi iu pergjigj fteses se Tv Klan dhe per rreth nje ore e 20 minuta ka dhene detaje mbi te gjitha aludimet dhe akuzat ne shtyp. Ai eshte pergjigjur ne disa dhjetera pyetje, se cilat jane marredheniet e tij me Kryeministrin dhe anetare te Kabinetit qeveritar, vecanerisht me ministrin Basha dhe kunatin e tij, detaje mbi firmat private ne pronesi te tij. Njeriu me i kerkuar nga media shqiptare, Damir Fazllic flet dhe per miqte politikane ne Shqiperi, raportet me vajzen e kryeministrit Berisha. Ai ndalet dhe detajon faktet rreth akuzat per vrasjen e kryeministrit serb.



Zoti Fazllic, mire se vini ne Opinion.

Mirembrema. Jam i gezuar qe ndodhem ketu sot. Ju kam ndjekur shume here. Shqipja ime nuk eshte aq e mire sa te kuptoj gjithcka, por ju kam ndjekur.

A flisni shqip?

Pak.

A kuptoni shqip?

Pak

Pak?

Po.

Gjithsesi jeni bere kaq popullor ne Shqiperi sot...?

Me duket se po, ne nje menyre a nje tjeter.

Do te doja t’ju pyesja duke huazuar nje shprehje te famshme te nje filmi ne shqip: Cili jeni ju zoti Sorge? Pra cili jeni ju Zoti Fazllic?

Jam prind krenar i Harris Fazllic, djalit tim te mrekullueshem 2 vjec e gjysme.

Cfare nenshtetesie keni?

Kam nenshtetesi te dyfishte, boshnjake dhe britanike.

Boshnjake dhe te Britanise se Madhe?

Po.

Ku jeni lindur?

Kam lindur ne Bosnje te ish-Jugosllavise, ne ate pjese qe u be Bosnja e sotme mbas lufte.

Jeni familje myslimane?

Familja ime eshte produkt i gjithe Jugosllavise se vjeter, e perziere. Babai im eshte mysliman, kurse nena serbe-boshnjake.

Kur jeni larguar nga Bosnja?

Jam larguar nga Bosnja, kam qene ne shkolle ne Angli kur filloi lufta dhe familja ime, per shkak te perzierjes fetare, u be e padeshiruar ne pjesen lindore te Bosnjes, ku ne jetonim atehere. Keshtu qe atu u bene refugjate dhe erdhen e u bashkuan me mua ne Angli, nderkohe qe plani ishte qe une te mbaroja shkollen e te kthehesha ne ish-Jugosllavi.

B.F: Ne cfare viti e late Bosnjen?

Jam larguar me 1991 per te vazhduar shkollen ne Angli

Cfare moshe kishit atehere?

Tani jam 33. Isha 16 atehere.

33 vjec?

Po.

Dhe ju jetoni ne Londer? Adresa kryesore eshte ne Londer?

Une tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londres. Kompania ime kryesore eshte ne Londer, keshtu qe shumica e lidhjeve te mia te biznesit jane ne Londer, por familja ime jeton ne Uashington.

Familja juaj jeton ne Uashington, ju jetoni shumicen e kohes ne Londer dhe ju udhetoni shume ne Bosnje, Shqiperi, Serbi.

Une jetoj shumicen e kohes ne Uashington DC. Udhetoj shume ne bote dhe udhetoj shume ne Evropen Lindore, ku jane disa prej bizneseve te mia. Por zhvilloj shume aktivitet biznesi edhe ne Londer gjithashtu.

Me cfare biznesi merreni?

Jam investitor, kam disa kompani.

Ne cfare investoni?

Une investoj, une kerkoj per mundesi investimi ne fusha qe kane leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Per shkak te se shkuares sime, kam kuptuar qe mund te investoj me shpejt se nje biznesmen normal amerikan qe nuk kupton kulturen dhe historine e Evropes Lindore. Une kam kuptuar qe une mund te investoj me shpejt dhe te reagoj me shpejt ne Evropen Lindore.

Ku jane bizneset e tua aktualisht, gjeografikisht?

Gjeografikisht mund t’i gjeni ne Uashington DC, ne Gjeneve te Zvicres,

Keni investime ne Uashington DC?

Po, investime ne pasuri te patundshme.

Pasuri te patundshme?

Po, Pasuri te patundshme ne Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundesi te reja investimi ne Florida tani. Per shkak te krizes financiare ne SHBA ka mundesi te ngjashme me ato qe gjenden ketu edhe ne SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu ne Londer, ne Gjeneve. Ne Evropen Lindore pothuajse ne te gjitha vendet e Evropes Lindore, nga Sllovenia ne Shqiperi.

Keto biznese perqendrohen ne?

Kryesisht ne pasuri te patundshme dhe energji.

Ku, ne cfare vendesh ne Evropen Lindore?

Ndoshta une kam shumicen e investimeve ne Bosnje dhe Shqiperi.

Ne Bosnje dhe Shqiperi?

Po.

Ne Shqiperi ju keni vetem 4 kompani, zoti Fazllic me nje total prej 4 mije dollaresh?

Po?

Ky eshte investimi juaj?

Jo. Nje nga kompanite e mija dhe kam mesuar se ka patur shume keqkuptime rreth kesaj kompanie ne media, eshte Croun Acquisition, e cila eshte ende ne pronesine time. Kjo kompani iu shit ligjerisht per 1,7 milione euro nje kompanie qipriote te quajtur Altaria Research lid, e cila gjithashtu eshte ne pronesine time. Me lini t’jua shpjegoj kete gje. Une kam investuar ne Shqiperi ne fushen e pasurive te patundshme ende te pashfrytezuara, ne fakt kam investuar shume ne pasurite e patundshme te pashfrytezuara, perreth Tiranes dhe ne vende te tjera me vizionin per t’i zhvilluar keto pasuri te patundshme. Kur bleva keto pasuri te patundshme ne Shqiperi, i kam blere nen kompanine Croun Acquisitions, ne pronesi te Damir Fazllicit. Tani qe po synoj zhvillimin e kesaj pasurie te patundur, kam nevoje per burimet qe kam ne kompanine time qipriote per te menaxhuar investimet e ardhshme ne Shqiperi.

Pse?

Sepse kam njerez qe jane punesuar atje, kam njerez qe menaxhojne investimet e mia te ardhshme ne bote qe drejtohen nga kompania ne Qipro. Keshtu, qe sa te fillojme investimin fizik, rigjallerimin e pasurise se patundshme qe kemi blere, per ta vene ate ne shfrytezim ne do te kemi njerezit qe do te punojne ne Tirane, qe do te menaxhojne keto investime. Tani per tani, keta jane nen kompanine time qipriote per shkak se do na duhet ta zhvillojme kete toke. Per ta zhvilluar kete toke na duhet te paguajme arkitekte, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme, dhe meqe ra fjala, keto studimet e nevojshme 90 per qind po realizohen nga staf lokal ketu dhe paguhen nga kompania meme ne Qipro.

Zoti Fazllic ju ja keni shitur kompanine tuaj, vetvetes. Ky eshte pastrim i paster parash apo jo?

Absolutisht jo. Le te kthehem edhe njehere e te ta shpjegoj se si ndodhi. 1, 7 milione euro.

Per nje kompani qe ka 4 mije dollare kapital?

Jo, te ftoj ty dhe cdo gazetar tjeter te shkoje ne zyren e tatimeve dhe te shohe se cfare zoteron kjo kompani ne pasuri te patundshme. E bera vete. I kerkova dikujt qe te shkoje fizikisht ne zyren e taksave dhe te kerkoje bilancin. Do ta shihni se bilanci i kesaj kompanie reflekton saktesisht 1,7 milione euro shume per te cilen u shit tek kompania meme, me qellim zhvillimin e tokes. Kur ta shes kete kompani Croun Acquisition, dikur ne te ardhmen, nese planet qe kam ndertuar shkojne mire dhe nuk kam arsye per te dyshuar, do ta shes, le te shpresojme, per shume me teper para. Dhe atehere do te jem ne gjendje t’i paguaj shtetit taksen per diferencen. Pra…

A i keni paguar taksat per kete transaksion?

Absolutisht po. Te gjitha taksat perkatese per blerjen e tokes dhe te gjitha transaksionet ne kompanite e mia jane te realizuara.

Sipas Zyres se regjistrimit te Biznesit ne Shqiperi, ju keni 4 kompani me nje kapital total prej 4 mije dollare? Nje mije dollare secila. Cila eshte pasuria juaj e vertete ne Shqiperi?



Pasuri ime e vertete ne Shqiperi? Po jua shpjegoj edhe njehere. Kam investuar ne pasuri te paluajtshme, te pazhvilluara. Arsyeja qe e kam bere kete gje eshte sepse besoj qe qeveria e Shqiperise po ben veprimet e duhura per te terhequr investime te huaja serioze ne Shqiperi. Qeveria e Shqiperise ka ulur taksen ne nivelin e sheshte prej 10 per qind qe eshte shume i favorshem per investimet e huaja direkte. Nese kthehemi tek 4 mije dollaret, ky eshte kapital fillestar qe duhet per te filluar nje kompani. Nese kompania fillon aktivitetin ajo mund te siguroje pasuri te patundshme e cdo gje tjeter…,

Cila eshte pasuria juaj ne Shqiperi?

Shpresoj qe bizneset e mia ne Shqiperi te vleresohen ne me shume se 50 milione euro. Vecanerisht ne pasuri te patundshme. Mbasi te zhvillohet shpresoj se do te kete nje vlere me te larte.

Jeni ndihmuar nga administrata shqiptare dhe kryeministri i Shqiperise ne kete pasuri zoti Fazllic?

Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon cdo investitor te huaj qe vjen ketu me…

Ndoshta ndihmuar nuk eshte fjala e duhur. A jeni favorizuar?

Favorizuar? Nga kush?

Kryeministri...?

Absolutisht jo.

Vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:43 am

Si jeni bere kaq i pasur. Ju iket 16 vjec tani jeni 33 vjec. 33 vjec dhe kaq i pasur?

Faleminderit Zotit. Une kam studiuar ne ato qe i konsideroj 3 shkollat me te mira te shkencave politike dhe ekonomise ne bote. Kam frekuentuar Harrou School for Boys, pastaj kam studiuar ne Shkollen Londineze te Ekonomise dhe shkencave politike, gjithashtu kam studiuar ne Shkollen e Qeverise Kenedi ne Universitetit Harvard ne SHBA. Ne Angli studiova vetem per dy vjet dhe pastaj fillova te punoja. Kam studiuar ne te njejtin vend ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollen per aq kohe sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njejta kohe per ta perfunduar shkollen. Keshtu qe kam filluar te punoj qe kur kam qene 19 vjec. Fillova te punoja per Banken Britanike me te madhe te investimeve ne vlere. Pra kam punuar, dhe besoj se kam patur fat gjithashtu.

Ju jeni shume i perfshire ne politike, jo drejtpersedrejti, por ndoshta indirekt. Cila eshte balanca juaj midis biznesit dhe politikes?

Cdokush eshte i perfshire ne politike indirekt. Cdokush. Dhe kjo jo vetem ne Ballkan. Ju mund te shihni Senatorin McCain dhe Senatorin Obama qe debatojne tani ne SHBA se kush ka marre me shume para nga biznese apo interesa te tjera. Politika eshte ajo ku drejtohen syte e cdo biznesmeni, perpara se te investoje ne nje rajon te caktuar. Dhe me lejoni t’i kthehemi Shqiperise. Do te shihni dallime te qarta midis qeverise suaj te meparshme dhe qeverise se re per sa i perket investimeve te huaja. Une isha dikush qe e konsiderova Shqiperine me 2004 dhe mendova qe klima e promovuar nga qeveria e atehershme nuk ishte e pershtatshme per mua.

Pyetja ime eshte saktesisht ajo. Pse vendoset te investoni ne Shqiperi mbas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike me 2005 e jo me pare?

Kam pergjigje fare te qarte. Se pari sepse, besoj se qeveria e re filloi te promovonte ligjet e duhura per te nxitur investimet e huaja. Se dyti, biznesi sikurse edhe politika eshte i gjithi perceptim. Perceptimi ne Evropen Perendimore dhe ne Shtetet e Bashkuara per qeverine tuaj te meparshem ishte: korrupsion.

Dhe tani eshte?

Nuk eshte me.

Sepse Berisha eshte miku juaj?

Jo

Kur keni qene per here te pare ne Shqiperi?

Ne fund te 2004-s.

Fundi i 2004-s?

Po

Me kompanine BG&R?

Jo. Erdha per te pare mundesi te ndryshme investimi. Sic thashe kompanite e mia kane bere biznes ne kete rajon, kompanite e mia private. Erdha ne Shqiperi per te pare mundesi te ndryshme te pasurive te paluajtshme.

Cila ishte pershtypja juaj?

Pershtypja ime ishte se ky vend kishte te ardhme, por ne ate kohe ishte duke u keqqeverisur. Ne ate kohe, pershtypja ime, thjesht pershtypja ime, ishte qe njerezit ne pushtet ishin me te preokupuar per te qendruar ne pushtet sesa per te cuar perpara Shqiperine. Me lejoni t’ju them edhe dicka tjeter. Une kam mberritur ne Tirane rreth 1 ore e gjysme me pare. U ula dhe udhetoja rruges per ne Tirane. Me vjen kaq mire te shohesh sa shume eshte bere e ne fakt po mendoja, per shaka te gjithe ketyre gjerave, po mendoja per heren e pare qe erdha ne Tirane dhe heren e pare qe udhetova nga aeroporti ne qytet, eshte nje ndryshim kaq i madh. Dhe kjo eshte tregues i nuhatjes sime prej biznesmeni sepse qe ne fillim mendova qe kur te kishte nje qeveri te re, ajo do te bente dicka dhe me duket se ata kane bera dicka.

Zoti Fazllic, vizita juaj e pare ne Shqiperi ishte ne fund te 2004-es. Eshte e sakte?

Mund te ngaterroj daten por eshte me 2004.

Ju i hapet kompanite tuaj ne Shqiperi me shtator 2005. Ne te njejten kohe kur Berisha u be Kryeminister. Si e kuptuat ne 2 muaj, nga 3 korrik kur Berisha fitoi zgjedhjet deri ne shtator, se qeveria e Berishes nuk ishte i korruptuar?

Me ler t’i pergjigjem kesaj duke bere pak histori. Me 2004 une u takova me Zotin Berisha.

Ku?

Ku? Ne Tirane. Heren e pare qe u takuam ai dhe une folem natyrisht per politiken. Une jam nje republikan i zjarrte, per qeverisjen e vogel, qeveria nuk duhet te nderhyje ne biznes apo ne jetet e njerezve, dhe gjeta nga ana tjeter e tavolines dike me te cilen, ndoshta per here te pare ne Ballkan, isha dakord 100 per qind per menyren se si duhet te funksionoje qeveria.

Diskutimi ishte per politiken apo biznesin?

Oh, absolutisht per politiken. Une nuk kam folur kurre, dhe mos me pyet perseri a jam i sigurt, por merre kete si fakt: une nuk kam folur kurre me Sali Berishen ne opozite per biznes. Kam folur per biznes me te si Kryeminister vetem kur me eshte dashur t’i paraqes qeverise projekte potenciale. Dhe jam perpjekur te ndihmoj mikun tim Kryeminister duke i sjelle investitore te ndryshem amerikane dhe evropiane.

Do ju pyes me vone per kete. Por Zoti Fazllic, cfare ndodhi ne Sarajeve te shtunen pasdite?

Le t’i saktesojme datat se e kuptoj cfare do te thuash tani. Ndodhi te enjten, jo te shtunen. Te premten isha ne Londer, te dielen isha ne Londer. Te enjten gjate dites po haja dreke me disa miq ne nje restorant ne Sarajeve. Gjysme ore pasi kishim filluar dreken. Eshte nje restorant i vjeter tradicional, kur shkoj ne Sarajeve me pelqen te shkoj ne nje restorant te vogel tradicional ku sherbejne ushqim boshnjak. Pra une shkova atje per dreke me miq te mi dhe gjysme ore mbasi kemi filluar dreke nje person qe ishte ulur ne tavolinen ngjitur me ne u arrestua. Ishte nje skene si ato te filmave, kur ata erdhen, forcat speciale, nuk e kam idene kush ishin

Me fytyra te mbuluara?

Po. Arrestuan personin, e nxoren ate jashte restorantit dhe na kerkuan ne te qendronim aty sepse duhet te jepnim deshmi. Me vone morem vesh qe personi ishte arrestuar per shantazh financiar dhe policia donte te na pyeste nese kishim pare njeri te hynte brenda, te dilte jashte, qe kishte dhene para apo cfare ndodhi. Keshtu qe na mbajten atje per nje ore. Dolem jashte. Shkuam ne rajonin me te afert te policise dhe dhame deshmine tone. Nje ore me pas ne ishim ne rruge.

U arrestuat, apo u ndaluat?

Thjeshte dhame nje deshmi!

Ju ishit ulur ngjitur, nuk ishte ulur ne tavoline e tij?

Jo absolutisht.

Ky burre ishte Zoti Oric?

Po

A e njihni Zotin Oric?

Po e njoh. Cdo njeri ne Bosnje e njeh Zotin Oric.

Jeni miq?

Do te thoja jemi me shume te njohur. Po. Por perseri, e njoh ate, ne ate moment nuk ishim ulur bashke, por e njoh.

Pse policia ju ndaloi?

Ne ishim deshmitare, sepse, edhe njehere eshte restorant i vogel, ishin 2 tavolina, ne ishim te ulur ne tavolinen ngjitur me te dhe ishim te vetmit deshmitare. Ishim 3 veta ne tavolinen tone dhe 3 te tjere 2 tavolina me tutje. Dhe te gjitheve na u kerkua te shkonim ne rajon. Polica qe shume, shume e sjellshme. Une jam marre dikur me politike ne Bosnje. Ata e dinin kete gje, keshtu qe me mua ata ishin me shume, e pershpejtuan deshmine time dhe thane na vjen keq, e dime qe media do beje zhurme rreth kesaj. Madje nje dite me vone ose dy dite me vone, nuk ishte raportuar ende ketu apo me mire te them keqraportuar ketu, prokurori publik doli ne publik, sepse kishte shume blogues ne internet qe po flisnin per cfare kishte ndodhur dhe deklaroi saktesisht kete.

I Bosnjes?

Po. Prokurori i pergjithshem doli ne publik dhe tha kemi arrestuar Zotin Oric dhe me duket 2 persona te tjere dhe 4 personat e tjere u thirren ne rajon si deshmitare.

Zoti Fazllic, per here te pare po degjoj qe nese jeni ne nje tavoline ngjitur me nje djale qe po arrestohet ju shkoni ne rajonin e policise?

Une kam pare shume gjera per here te pare ne Ballkan.

Dhe autoritet policore te Bosnjes mund te garantojne deklarimin tuaj?

Ne c’kuptim garantojne? Qe une isha deshmitar?

Po.

Padyshim!

Shqiptaret ju pane ne televizion qe u larguat i shoqeruar nga forcat speciale...?

Me lini t’ju pyes dicka. Cila eshte shenja percaktuese qe ju jeni arrestuar? Nje shenje qe tregon se dikush eshte arrestuar?

Kur dergohet ne rajon policie dhe i deklarohet kjo!

Jo, jo. Mund te shkosh ne rajon policie si deshmitar. Nje shenje percaktuese eshte qe ke pranga. Nese shikoni ate video do te shihni se une nuk kam pranga. Edhe njehere, une isha pjese e politikes ne Bosnje ne vitin 2000. Me ler te them qe politika ne Bosnje eshte shume e ngjashme me politiken ne Shqiperi. Keshtu qe disa nga kundershtaret e mi te dikurshem politike e perdoren kete per t’u perpjekur qe ta paraqesin sikur une isha arrestuar, ndoshta. A ja kane dale? Absolutisht jo. Edhe nje here, nese deshironi patjeter qe mund t’ju jap nje kopje te deshmise sime qe aktualisht e thote kete gje ne krye te dokumentit.

Zoti Fazllic, a ka ndonje hetim kunder jush ne Bosnje?

Absolutisht jo. Absolutisht, absolutisht, pas asnje lekundje. Une nuk jam hetuar kurre ne jeten time, ne asnje vend te botes. Asnje kompani qe kam ne pronesi nuk ka qene asnjehere ne ndonje hetim ne asnje vend te botes. Pra absolutisht jo. Nderkohe qe une e kuptoj kuriozitetin e medias me disa nga keto gjera, ndonjehere e vecanerisht kete here, media e ka tepruar vertet. Ndaj ndjeva nevojen per tu shpjeguar dhe kjo eshte arsyeja qe kam ardhur per t’ju takuar. Lufta politike eshte nje gje, po keto lloj deklarime false abuzive dhe denigruese. Me duhet ta perseris ne menyre absolute dhe te palekundur, nuk kam qene hetuar ndonjehere, ne asnje lloj gjykate, ne asnje vend te botes.

Zoti Berisha tha ne Parlament, 3 dite me pare, qe ai mund t’ju sjelle ose… ai tha qe une mund ta sjell Zotin Fazllic ketu per te folur me ju?

Oh, do te me pelqente shume kjo.

Pas incidentit ne Sarajeve, po e quaj incident, a keni folur me Zotin Berisha?

Kam folur me ate 1 here.

Dhe per cfare folet?

I telefonova per ta pyetur cfare eshte gjithe kjo gje qe po ndodh ne Shqiperi. Ai qeshi e me tha eshte denigrim politik e me pyeti si eshte familja ime.

A njihni personalisht politikane te tjere shqiptare pervec Zotit Berisha?

Po, patjeter. Kur erdha ketu gjate fushates se Partise Demokratike, miku im me prezantoi me shume te rinj qe ishin kthyer ne Shqiperi nga vende te ndryshme te botes, nga shkolla shume te mira, per t’u bere pjese e kesaj, nuk me pelqen te perdor fjalen levizje, por ajo ishte dicka qe vertet ngjante me nje levizje politike. Kaq me energji, me duket se quhej KOP. Ishin kaq me energji, donin te ndryshonin vendin dhe po e them perseri qe kane bere nje pune shume te mire per ta ndryshuar vendin, dhe i kam takuar te gjithe. Kam kaluar shume kohe pothuaj me te gjithe ne KOP. Per shembull Lulin apo Ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjerat qe kane shkruar, kjo eshte…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:44 am

Do te te pyes me vone per zotin Basha. Do te doja te te pyesja tani cilat jane lidhjet tuaja me kompanine amerikane BGR?

Barber, Grifith and Roxhers, eshte votuar per 5-6 vjet rresht si firma kryesore lobiste republikane. Sic ju thashe une jam republikan i shpallur publikisht. Pronari i Barber, Grifith and Roxhers, Ed Roxhers eshte nje mik i dashur i imi. Dhe kjo eshte e vetmja lidhje qe une kam me BGR. Une nuk kam punuar kurre per BGR. Nuk kam qene kurre konsulent per BGR dhe s’kam qene asnjehere, si i thone asaj fjales se bukur ne shqip, ndermjetes per BGR.

Nuk ishit ju ndermjetesi per ardhjen e BGR ne Shqiperi?

A isha une ndermjetesi per ardhjen e BGR. Jo. BGR u kontraktua nga Partia Demokratike e Shqiperise. Partia Demokratike me pati pyetur mua se cila mund te ishte firma me e mire qe mund t’i ndihmonte ata ne promovimin e mesazhit te tyre dhe po, mes te tjerave ju thashe BGR.

A keni perfituar nga kontrata e BGR me Partine Demokratike?

Jo, absolutisht jo!

Po atehere pse nje biznesmen si ju, me shume biznese dhe shume gjera per te bere, le cdo gje me 2005 dhe qendron ne Shqiperi per zgjedhjet?

Jo nuk i lashe.

Ju keni ishit shume i pranishem ne Shqiperi?

Isha ne Shqiperi gjate 3 muajve te veres para zgjedhjeve, kohe kur shumica e puneve bien ne qetesi. Isha i kenaqur qe te isha i mundur permes ndihmes se cdo lloji, ndihmes intelektuale te cdo lloji.

Nje biznesmen qe le gjithcka per te ndihmuar Partine Demokratike ne Shqiperi?

Se pari, une besoja ne ate kohe qe kjo parti e drejtuar nga Zoti Berisha do ta ndryshonte vendin ne menyre te ndjeshme e perseri e besoj se kjo ndodhi.

Ju jeni nje biznesmen, pse kujdeseshit per kete gje?

Po vij tek kjo pike. Ne vitin 2004 sic ju thashe e takova Zotin Berisha. Me pelqyen idete e tij, me pelqeu ai si njeri, deshiroja ta ndihmoja ate si njeri dhe te ndihmoja Partine Demokratike qe te vinte ne pushtet dhe te fillonte te realizonte gjerat ne menyren e duhur qe ky vend te hapej. Nuk kishte shume mundesi ne rajon. Nese ky vend do hapej me 2005, sic edhe ndodhi, atehere do te kishte me shume mundesi ku te investohej. E perseris une nuk i lashe kompanite e mia dhe erdha per te jetuar ne Shqiperi. Jo nuk e kam bere kete.

Ju keni qene i pranishem ne Shqiperi shume here, gjate fushates elektorale per te ndihmuar KOP-in atehere, ju jeni pare me njerezit e BGR ne tryeza te perbashketa. Do doja t’ju pyesja, kishit ndonje marreveshje me Zotin Berisha qe nese ai do te fitonte zgjedhjet ai do t’ju ofronte mundesi ne biznes?

Kjo eshte qesharake.

Eshte normale?

Jo, nuk eshte normale. Cdo kush qe e njeh Berishen dhe une kam arritur ta konsideroj ate mik, do ta dinte qe kjo lloj marreveshje me Sali Berishen eshte qesharake. Dhe per t’ju pergjigjur direkt pyetjes suaj: absolutisht jo. Nuk kam patur asnjehere asnje lloj marreveshje me Berishen te tipit qe amerikanet e quajne flake per flake, une do te jap kete, ti do me japesh kete. Kurre.

A e keni ndihmuar Partine Demokratike me ide apo me para?

Me ide. Ndonjehere idete jane shume me te rendesishme sesa parate.

Sa shume u perfshite ne fushaten elektorale ne ate kohe. Djemte e levizjes Mjaft te asaj kohe kane thene qe ju e akuzuat atehere Mjaftin per testimin e opinionit qe ata kishin bere?

E ke fjalen kur Majft!-i solli Gallupin fals? Ajo ishte fantastike.

Pse u perfshive ne kete?

E dashuroj politiken. Dhe perseri une nuk isha ketu gjate gjithe kohes, kjo eshte nje tjeter sajese e medias, por ne lidhje me njerezit e Mjaftit. Ne rajon ju gjeni gjithmone njerez te rinj qe e fillojne si te palidhur me asnje politikan, qe duan te ndryshojne boten dhe perfundojne ne xhepin e njerit apo tjetrit politikan. Kjo gje fatkeqesisht ndodhi me Mjaftin.

Zoti Fazllic, cilat ishin idete tuaja per Partine Demokratike?

Oh, kaq shume. Ishte ndryshimi. Ne e sollem parullen NDRYSHIM me perpara se Barak Obama. Kjo ishte nje nga idete. Me ler te them dicka tjeter. Une kam marre pjese ne 11 fushata elektorale permes biznesit tim te konsulences politike. Ne Bosnje, ne Serbi, ne Mal te Zi, ne Kroaci, dhe ne Kongo.

Cilat jane marredheniet tuaja me Zotin Basha? Ai ishte nje djale i ri me 2005, eshte minister aktualisht, ishte minister shume i rendesishem me 2005?

Me duhet te them qe eshte minister shume i mire. Ai eshte njeri i zgjuar i shkelqyer me nje familje te mrekullueshme. Ai dhe gruaja e tij kishin keto pune fantastike jashte Tirane. E braktisen te gjithe kete, u kthyen, sepse ai pa tek ky njeri me i madh ne moshe, Zoti Berisha, ate qe edhe une pashe, vullnetin per ti formesuar gjerat, per te ndryshuar vendin. Perseri une kthehem tek zgjedhjet ne Amerike. Shikoni te dy, Mekkeinin dhe Obamen. Per cfare po flasin ata? Per t’i shkundur gjerat dhe per t’i ndryshuar. Te dy ata. Praktikisht jane duke konkurruar kush mund t’i shkunde gjerat me shume dhe t’i ndryshoje. Kjo eshte ajo c’ka sipas mendimit tim, Berisha beri ne Shqiperi.

Zoti Fazllic, ju thate Zoti Basha ishte mik i juaji…?

Eshte, eshte.

Eshte shok i mire. Por pse kunati i tij zoti Isufi ishte administrator i kater kompanive qe ju keni ne Shqiperi?

Une bej biznes bazuar mbi besimin. Nje pjese e madhe e biznesit tim eshte e bazuar mbi besimin. E takova Erionin me 2005-n dhe i kerkova…

Permes Zotit Basha?

Nuk e mbaj mend. A e takova permes Zotit Basha? Natyrisht. Direkt apo indirekt nuk di. Por ai eshte nje djale i ri shume i zoti dhe i zgjuar. I kerkova nese mund te me ndihmonte me disa nga bizneset. Ai me ndihmoi. Punuam se bashku. Ai nuk qe asnjehere partner ne biznes. Ai ishte administrator i nje kompanie. U perpoqem te benim disa gjera me ate kompani, por mori me shume sec e kisha menduar ne fillim. Ishte nje mundesi potenciale per investime ne pasuri te patundshme. Dhe nje dite ai vjen e me thote qe do te donte, ne fakt ai beri ate qe do te beja edhe une po te isha ne pozicionin e tij. Ai donte te ndiqte biznesin e tij personal. Ai eshte nje djale i ri shume i zoti dhe besoj qe ka per te qene i suksesshem ne te ardhmen.

Por cfare duhet te mendojne shqiptaret kur administratori i 3 prej 4 kompanive tuaj eshte kunati i nje ministri, nje ministri shume te rendesishem?

Ok. Le te kthehemi ne vitin 2005 kur zoti Basha drejtonte ministrine e Transportit, Rrugeve dhe Puneve Publike. Do doja te perfitoj nga kjo mundesi per t’i kerkuar cdo anetari te Parlamentit nga Partia Socialiste qe te gjeje 1 cent, 1 lek, dollar, apo paund qe ndonje nga kompanite e mia ka bere me ministrine e drejtuar nga Lulzim Basha. Vetem 1 te vetem. Prandaj para se te dalin e te bejne keto akuza kaq shume, shume te ekzagjeruara, te bazuara 100 per qind mbi genjeshtra, ata duhet te gjejne vetem 1 rast, nje dokument te vetem, ta nxjerrin e te thone: ja ku eshte. Prandaj une e besoj qe miku im Berisha kishte te drejte kur tha qe ja u sjell Damirin dhe ju mund t’i beni pyetje. Do te doja kaq shume qe te ulesha perballe ketyre personave dhe t’ju thoja: une i kuptoj qellimet tuaja politike, por mos me ngaterroni mua me to. Dhe meqe ra fjala, nese kjo eshte politika e se ardhmes, atehere nuk e di c’mund te quhet politike e vjeter!

Zoti Fazllic, media ka thene qe ju keni qene i perfshire ne lobimin per rrugen Durres-Kukes-Morine, qe eshte nje investim shume i madh ne Shqiperi dhe ju keni qene ndermjetes midis ministrise shqiptare te transporti dhe Bektel. A eshte e vertete?

Perseri, genjeshter totale dhe e jashtezakonshme. Une nuk kam marre pjese ne qofte edhe nje takim te vetem, bisede telefonike, apo ndonje gje tjeter midis qeverise shqiptare, ndokujt nga ministria dhe kujtdo nga Bektel. Dhe me lejoni t’ju jap ju nje fjale kujdesi nga Uashingtoni. Uashingtoni eshte praktikisht nje qytet lobimi. Bektel eshte ndoshta e vetmja kompani ne Shtetet e Bashkuara qe nuk paguan lobiste. Kjo eshte dicka qe ndoshta nuk eshte raportuar ketu. Po e perseris, Bektel eshte e vetmja kompani ne Shtetet e Bashkuara qe nuk paguan lobista.

Por a keni patur ju ndonje nderhyrje per pjesemarrjen e Bektelit?

Zero absolutisht.

Ju thate qe nuk keni marre pjese ne tenderet apo cdo gje qe eshte zhvilluar nga ministria e Transporteve kur zoti Basha ishte minister. A keni marre pjese ne tendere te tjere publike ne Shqiperi?

Jo. Asnje nga kompanite e mia.

Tani do ju pyes a jeni i sigurt?

Jam i sigurt. Jo, jo, jo, Asnje nga kompanite e mia, pra asnje nga kompanite e mia. Dhe kjo eshte ajo qe me nervozon ne gjithe kete fushate shpifjesh te medias dhe kete sjellje politike prej atentatori: ata dalin ne publik, duke me akuzuar mua ne menyre te ashper per pothuajse cdo gje ne bote dhe nuk kane sjelle asnje fakt te vetem. Pse nuk del qofte edhe nje deputet i vetem socialist i Parlamentit me nje cope leter ku ai apo ajo te thote, kjo eshte kompania e zotit Fazllic dhe ja se c’ka bere me qeverine. I sfidoj te gjithe ata publikisht qe ta bejne kete gje. I kerkoj gjithe Partise Socialiste me cdo njeri meqe ata kane qe te gjejne nje cent, dollar, lek mes kompanise sime dhe qeverise. Partia Socialiste, te gjitha anetaret e saj, gjeni nje, silleni ne Parlament dhe diskutojeni ate. Mos sajoni gjera. Mos u perpiqni te demtoni Berishen, Partine Demokratike duke sajuar gjera rreth meje. Kjo eshte loje politike. Kjo eshte komunizem. Kur Berisha erdhi ne pushtet dhe Rama mori ne dore Partine Socialiste mendova se ky vend ka nje te ardhme, ka nje udheheqes te ri, plot interesa dhe kur Berisha te dale ne pensionin politik, ndoshta ne 5 vjet, Rama do te behet Kryeminister, nese ai i perdor keto vite ne opozite per te perparuar politikisht dhe per t’u maturuar. Dhe une mendoja qe ai do te shikonte perpara dhe kjo do te ishte nje parti qe do te drejtohej nga dikush qe nuk perdor politiken e stilit te vjeter. Ata kane shkuar tek metodat komuniste. Kjo eshte nje perzierje midis komunizmit dhe propagande hitleriane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:44 am

Me fal. Ju thate qe une mund te gjej qofte edhe nje cope leter qe tregon se ju keni marre pjese ne tenderet publike. Por ne media eshte thene qe ju jeni partner apo lobist per Rudnapin, nje kompani e cila shet energji KESH-it shqiptar per 34 milione euro?

Perseri asnje cope leter, asgje qe provon qe une kam lidhje me…

E njihni kete kompani?

Po e njoh. Rudnap eshte kompani e madhe serbe.

A jeni partner ne te?

Jo.

Keni ndonje lloj bashkepunimi me kete kompani?

A keni bere ndermjetesim ne administraten shqiptare per te fituar tenderin per kete kompani?

Jo. Absolutisht asnje. Dhe me ler te komentoj fare shkurtimisht per procedurat e reja te prokurimit qe qeveria e re ka vendosur. I kam pare keto procedura. Cdo kush qe mund t’ju thote qe mund te influencoje prokurimet me vlere mbi 10 mije dollare qe kjo qeveri apo agjencite e saj blejne, genjen. Edhe njehere. Absolutisht asnje kontakt apo interes financiar ne Rudnap.

Ne media eshte lidhur emri juaj me trafikimin e armeve?

Te armeve?

Po. Dhe me tragjedine e Gerdecit?

Nese kjo tragjedi nuk do te ishte kjo qe ndodhi as qe nuk do te denjoja te komentoja mbi kete gje. Por, kjo eshte gjeja me e neveritshme. Qe me ben per te vjelle, qe dikush te konsideroje qe te me vendose mua ne kontekstin e Gerdecit. Nuk kam bere kurre, kurre asnje gje ne jeten time me armet ne asnje vend te botes. Une nuk kam qene kurre ne Gerdec. Nuk njoh asnje nga njerezit.

As ne tregtine e armeve?

As ne tregtine e armeve. Asgje. Zero. Kurre.

Cilat jane lidhjet tuaja me Zotin Mediu, ministrin e meparshem te Mbrojtjes?

Ai eshte mik i mi.

Dhe zoti Delijorgji?

Dikush me pyeti per kete para disa ditesh. Nuk e kam degjuar kurre kete emer. E kam lexuar, nuk e di ku ishte ne Nju Jork Taims apo diku tjeter, nje artikull i gjate rreth kesaj. Une nuk e kam pare kurre, asnjehere kete person, nuk e di kush eshte dhe nuk kam folur me te, kurre, asgje. Thjesht nuk e di kush eshte ky person. Ndonjehere dhe perseri derisa akuzat nuk kalojne nje cak. Profesori im Kisinxher gjithmone thoshte: asnjehere mos u zhyt ne lluce me derrat, sepse deri gjithmone fiton. Mjafton qe te zhytesh ne balte per te luftuar me derrin, dhe derri fiton. Tani, nje nga derrat qe eshte ketu e ka filluar te gjithe kete gje. Dhe nuk doja te futesha ne balte me ate derr. Por tashme akuzat jane bere kaq te shfrenuara sa ndjeva qe disa gjera kishin nevoje per shpjegim.

Zoti Fazllic, le te kthehemi tek zoti Isufi, kunati i zotit Basha. Pse u largua nga kompanite e tua?

Ai beri ate gje qe do te beje une. Qe do te thote asnjehere nuk pasurohesh duke punuar per dike tjeter. Pasurohesh duke punuar per vete. Dhe ai si nje djale i ri i zgjuar ka filluar bizneset e tija private.

A e njihni Zonjen Argita Berisha?

Po e njoh. Argita Malltezi.

Vajzen e zotit Berisha. Cfare lidhjesh keni?

Kemi miqesi dhe ajo gjithashtu si avokate trajton nje pjese te puneve te mia ne ligjore ne Shqiperi.

Ju keni perdorur firmen e zonjes Malltezi per te pergatitur dokumente dhe cdo gje?

Po, nje pjese te tyre. Nuk kam vetem nje avokat.

Eshte kjo e vetmja marredhenie qe keni?

Dhe jemi miq.

Po flisni per keto raste apo edhe per favorizime nga tenderet publike?

Ha ha ha. Thashe me pare qe, e di qe do thuash a jeni i sigurt, ha ha ha, te thashe me pare qe une nuk kam marre pjese kurre ne ndonje tender publik apo dhe cdo gje tjeter qe ka te beje me fondet publike ne Shqiperi.

Le te kthehemi edhe nje here tek kjo Altari riserch limited. A mund te ma shpjegosh edhe nje here transaksionin tuaj?

Patjeter. Altaria riserch limited eshte kompania ne Qipro.

Sa kompani keni ne bote?

Ne bote? Me shume se 20 me pak se 50. Altaria Riserch Limited eshte ne pronesine time. Emrat qe u shfaqen ne shtyp ketu nuk jane pronare te kompanise, ata jane drejtore. Lur kompania eshte me pergjegjesi te kufizuar ju nuk jeni i detyruar qe te tregoni pronaret, keshtu qe nuk mund te shkosh ne internet dhe te gjesh pronaret. Mund te shkosh en internet e te gjesh drejtoret. Kjo eshte kompania ime ne Qipro, e cila ka blere kompanine time Kraun Akuizishens, me vleren e bilancit, pra as me pak as me shume. Sepse te dyja si me shume si me pak do te kishin qene te taksueshme per rastin me shume ose ne thyerje te ligjit te taksave per me pak. Pra ne nuk kemi bere asnjeren, e kemi blere me vleren e sakte te bilancit. Sepse ne tani do ta zhvillojme kete pasuri te patundshme te pazhvilluar dhe kjo me shprese do te behet nje sukses qe diku ne te ardhmen te mund te shitet 10, 20, 30 here me shume. Do te shohim.

A jeni i sigurt qe nuk eshte pastrim parash?

Jam i sigurt.

Do ju bej pyetje te tjera. Ju kemi pare ne televizor me zotin Berisha dhe zotin Tom Rixh. Cilat jane marredheniet tuaja me Zotin Rixh?

Zoti Rixh eshte mik i imi.

Nga Uashington DC?

Po, nga Uashington Dc. Ai ka qene sekretari i pare i sigurise kombetare te Shteteve te bashkuara, nje njeri i madh, dhe nje patriot i madh i Shteteve te Bashkuara. Me te jemi duke eksploruar disa mundesi investimi ne Evropen Qendrore.

Prania e tij ne Shqiperi ndodhi me nderhyrjen tuaj?

Jo. Heren e pare qe ai erdhi ne Shqiperi, erdhi me mua. Dhe ai u takua me Zotin Berisha. Eshte njeri i madh dhe nje politikan shume i realizuar dhe natyrisht qe zoti Berisha qe i lumtur qe u takua me te dhe folen per shume gjera dhe si rezultat zoti Rixh ndihmoi per aplikimin tuaj shume te suksesshem ne NATO dhe gjera te tjera ne fushen e sigurise. Por kjo ka qene pune e zotit Rixh dhe nuk ka patur asnje lidhje me mua.

Pse ka nevoje nje biznesmen qe te kete gjithe keto lidhje me politiken sikurse ju? Eshte pasioni juaj apo?

Sic thashe ne fillim, jam i apasionuar me politiken. Se dyti, nuk di shume njerez qe nuk do te donin ta njihnin sekretarin e pare te sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara dhe nuk shoh ndonje gje te keqe me kete. Perseri, ai eshte njeri i madh nga i cili kam mesuar shume dhe jam shume krenar qe mund ta quaj mik.

Sipas medias, prokuroria shqiptare ka filluar nje hetim. Jeni ne dijeni?

Jo nuk e di. Per cfare behet fjale? Do te doja qe te gjitha keto ceshtje te shqyrtoheshin krejtesisht sepse nga ato qe pashe ne media shumica, shumica e atyre gjerave ishin absolutisht genjeshtra te sajuara krejtesisht. Dhe perseri do te doja t’i kthehesha Gerdecit sepse ajo tragjedi po perdoret nga Partia Socialiste per fushate perfitimesh te uleta politike, stilin e se ciles mund ta gjesh vetem ne kohen e komunizmit ne Shqiperi, Jugosllavi dhe disa vendeve te tjera. Kjo nuk eshte politika e se ardhmes.

Ju nuk mund t’i jepni leksioni politike partive te opozites ne Shqiperi Zoti Fazllic.

Pse jo? Pse jo? Pra ata mund te dalin ne publik, duke filluar qe nga kryetari i Partise Socialiste, Zoti Edi Rama, dhe me fal per mosnjohjen e emrave te te tjereve. Pra ata mund te dalin ne publik dhe te thone gjithe keto gjera…

E njihni personalisht Zotin Rama?

Mendoj qe e kam takuar njehere. Por me ler te mbaroj. Pra pse nuk mundem une te them dicka per ta? Nje nga gjerat rreth politikaneve si ata te Partise Socialiste eshte qe ata perdorin postet e tyre per te zgjedhur per te thene cdo gje dhe per kedo dhe sepse kane imunitet nga persekutimi ata kane te drejte qe te me quajne mua cdo gje qe duan dhe une nuk mundem as te bej nje koment? Mendoj qe kjo nuk eshte e ndershme, per te thene me te pakten.

Ju jeni akuzuar ne lidhje me vrasjen e Kryeministrit serb Zoran Gjingjic. Ka qene nje nga keshilltaret e tij qe ka thene?

Keshilltari qe ishte akuzuar vete. Nuk e di si me ka akuzuar. Fakti eshte qe nuk me ka akuzuar mua per ndonje gje direkte por qe njihja dike. Me ler te komentoj mbi kete. Kater vjet me pare, shumica e njerezve qe u akuzuan per vrasjen e te ndjerit Zoran Gjingjic, u kapen. Gjate ketyre 4 vjeteve jane zhvilluar 19 gjyqe te ndryshme, gjate te cileve, te gjithe se bashku kane dhene me shume se 400 vjet burg. Kur mbledh zgjatjen e proceseve kane qene me shume se 7 mije ore gjyq dhe i di keto shifra, sepse kam pyetur sa kohe duhet per t’i pare dokumentet, ka patur me shume se nje mije emra te permendur gjate ketyre gjyqeve. Damir Fazllic nuk eshte permendur kurre gjate secilit prej gjyqeve, nga askush prej njerezve gjate 7 mije ore gjyqe. Dhe te gjitha keto gjyqe tashme kane konkluduar. Askush asnjehere, nga prokuroria serbe nuk me ka kerkuar dhe une e vizitoj Serbine per biznes, nuk me ka kerkuar te me pyese ndonje gje.

A ka qene zoti Legija, nje nga te akuzuarit kryesor per kete vrasje, mik i juaji?

Absolutisht jo. Nuk e kam pare kurre ne jeten time kete njeri.

S’e keni takuar kurre?

Nuk e kam takuar kurre, nuk e kam pare kurre.

A e keni njohur personalisht zotin Gjingjic?

Po e kam njohur.

Zoti Fazllic, a eshte e vertete qe ju jeni nipi Shtanishic, kreu i sherbimeve sekrete serbe?

Absolutisht jo. Absolutisht jo. Dhe perseri me duket nje gje shokuese qe dikush ulet para kompjuterit, shkruan dicka ne nje blog dhe kjo gje merret nga media ne Tirane.

A keni ndonje lidhje familjare? Ndoshta jo nipi por dicka tjeter?

Asnje. Zero. Asnje.

A keni insistuar me qeverine e Serbise per keshillim nga BGR?

Absolutisht jo. Absolutisht jo.

Cfare mendoni per pavaresine e Kosoves, Zoti Fazllic?

Pavaresia e Kosoves ishte nje perparim i natyrshem ne momentin qe u Jugosllavia u shperbe.

Jeni ne favor?

Po

Do t’i vazhdoni bizneset tuaja ne Shqiperi?

Sigurisht.

Do vazhdoni te jeni mik i zotit Berisha?

Sigurisht.

Do te vazhdoni te keshilloheni nga Argita Malltezi Berisha?

Sigurisht.

Do te vazhdoni te jeni mik i zotit Basha?

Po.

Cfare do te beni nese zoti Rama do te behet Kryeminister i Shqiperise?

Do te mendoj se cdo te bej sepse nga ajo qe shoh te kete politike te se ardhmes tek ato qe bejne individet e partise socialiste dhe tek zoti Rama. Ka shume, shume gjera te se shkuares. Si biznesmen do t’i peshoj mire opsionet e mia.

Do ta vazhdoni biznesin?

Shpresoj qe po.

Dhe nese Prokurorja e Pergjithshme e Shqiperise do t’ju ftoje per te shpjeguar pozicionin tuaj, a do te jeni i pranishem ketu?

Sigurisht.

Ju falenderoj shume per kete interviste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:47 am

Lexoni kete intervist te teren mire mire dhe dini se keto jane bere dhe po behen veq ta largojne Sali Berishen nga pushteti.
Me shpifje nuk arrihet asgje.
Keto jane shpifje te socialisteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:48 am

ooo Mosni mor mos na i nxjerni te pa larat e Sali Gerdecit se na moret ne qafe jeni tuj na shti me zort qe ta njofim kete Satrap te Shqiperis dhe mikun me besnik te Serbis. Ktoqe keni skruar deri diku i kemi te njohura por ka shum me shum. Po llidhjet e Bashkim Gazidedes ne kohen kur ishte ne krye te ShIK ne vitin 96- 97
kur e kishim kete Satrap Sali Gardecin President ju kujtohet. Po pres ndonji postim nga kto takime Arkani Gazidede dhe nga ish Presidenti i Shqiperis Salih Prototipi. Me respekt nga Gjura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:51 am

Lere o katunariplak se keta aq sa din edhe flasin.
Do te binden keta me kohe se kush eshte Edi Rama e kush eshte Sali Berisha.
Rroft Sali Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:52 am

ooo Mosni mor mos na i nxjerni te pa larat e Sali Gerdecit se na moret ne qafe jeni tuj na shti me zort qe ta njofim kete Satrap te Shqiperis dhe mikun me besnik te Serbis. Ktoqe keni skruar deri diku i kemi te njohura por ka shum me shum. Po llidhjet e Bashkim Gazidedes ne kohen kur ishte ne krye te ShIK ne vitin 96- 97
kur e kishim kete Satrap Sali Gardecin President ju kujtohet. Po pres ndonji postim nga kto takime Arkani Gazidede dhe nga ish Presidenti i Shqiperis Salih Prototipi. Me respekt nga Gjura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 12:54 am

Ju akuzoni edhe per Gerdecin, edhe per vrasjes e Trebickes, vetem se vetem per qellimet e socialistve.
Po keto nuk jan te verteta, keto shpifje jan veq te komunisteve- socialisteve, do te dalin ne sheh te gjitha me kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 5:15 am

Luki,
Me pelqen humiri juaj.

Luki, A e din qe Gazidede eshte nipi i shefit ne UDB-se per Dardanine?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 5:16 am

Luki shkruajti:
Ju akuzoni edhe per Gerdecin, edhe per vrasjes e Trebickes, vetem se vetem per qellimet e socialistve.
Po keto nuk jan te verteta, keto shpifje jan veq te komunisteve- socialisteve, do te dalin ne sheh te gjitha me kohe.

Shume shpejt ne Shqiperi do te kemi drejtesi popullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 5:56 am

nga petritkola Today at 4:15 amLuki,
Me pelqen humiri juaj.

Luki, A e din qe Gazidede eshte nipi i shefit ne UDB-se per Dardanine?

Shume shpejt ne Shqiperi do te kemi drejtesi popullore.


Jo petrit Kola nuk e dim ate dhe shume tjera shpifje qe i behen popullit tone . Nje Zot e din se nga e kan prej aredhjen dhe me cfar prapavje jan , si do cofet nai sjell ti ketu te dhanat dhe nga e kan burimin?
Shqypetaret drejtesi kerkojen, per ate lufetojen ,per kundrazi ua kan imponua te huajet mu ato qe snai duan te miren me te keqit, si esatin e hoxhallaret, Petrit mos vono nai sjelle lajmet se ti i din te gjitha?
kalon mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:03 am

Nga Altin Kreka/Daniela Bonollari


TIRANE (17 Maj)

PS reagim: Gazidede, vete hipoteka e Z. Berisha

Ora 14:00-Emerimi ne administrate i ish-kreut te SHIK, Bashkim Gazidede eshte komentuar dhe nga PS. Sekretari i Pergjithshem i PS, Pandeli Majko deklaroi shkurt se Gazidede eshte vendosur ne vendin e duhur. “Mendoj se eshte emeruar ne postin e duhur. Ai eshte vete hipoteka e zotit Berisha”, reagoi sot ndaj emerimit ne postin e zv/drejtorit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te ish-gjeneralit, Gazidede

Gazidede flet per here te pare pas 8 vjetesh: Lajmerova per fajdet 1 vit me pare se te ndodhte skandali

Ora 13:00-I rikthyer serish ne administrate, ish –kryetari i Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim Gazidede jep deklaraten e pare pas 8 vjetesh per mediat. I sapomeruar ne postin e zevendedrejtorit te hipotekes, ish –gjenerali i ’97-es eshte shprehur i nderuar per postin e ofruar dhe se ka qene I pari qe ka denoncuar fajdet dhe pasojat qe do te kishin ato ne vend.
“Me vjen keq qe ishGurvernatori Shkelqim Cani ka deklaruar njehere ne parlament se Banka Shqiptare ka lajmeruar e para skandalin per fajdet. Por, dua te theksoj se kam qene une qe nje vit para se te ndodhte skandali, kam informuar Bankat, Ministrine e Financave, Prokurorine e Pergjithshme, Ministrine e Brendshme dhe institucionet e duhura”, tha Gazidede.
“Sot kam ardhur per te filluar pune ne Hipoteke. Ndjehem i nderuar per postin dhe nga ju si gazetare. Se shpejti do bej nje konference per shtyp. Jam i lumtur qe kam filluar punen dhe jam rikthyer ne administraten shteterore. Une nuk e di c’kane menduar ata qe me kane emeruar, por mendoj se eshte nje pune qe kerkon preokupim. Tani per tani nuk po mendoj per politiken por per punen”, dekalroi per mediat sot ne mesdite, Gazidede. Pyetjes se gazetareve se Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme eshte komentuar shpesh per korrupsion, ish-kreu i SHIK eshte shprehur se do te mundohet per te eliminuar “me sa ka ne dore fenomenin, korrupsion”.

Ndersa ne lidhje me shume kritika te bera ne emer te tij, Gazidede shprehet se “kam shume komente per te bere, por do t’i bej ne kohen e duhur dhe do therras mediat per cdo gje qe do te kem per te informuar”.

Pyetjes se si do i pergjigjej ceshtjes se hapur nga ish-Prokurori i Pergjithshem, Arben Rakipi, ish-kreu i SHIK theksoi se “ une nuk e njoh Arben Rakipin, di qe eshte nipi i Tefta Camit dhe nje njeri i Marksizem-Leninizmit, por ka ikur koha e Marksizem Leninizmit”, perfundoi intervisten me gazetaret, pak para marrjes se postit si zv/drejtues i Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Bashkim Gazidede.
jenerali i hekurt qe do shtypte revolten e 1997

Bashkim Gazidede eshte nje nga figurat me enigmatike te qeverisjes te pas diktatures komuniste ne Shqiperi. Ish-gjenerali, dikur mesues i fizikes dhe matematikes u kthye ne nje simbol te qeverisjes se vendit nga PD qe fitoi zgjedhjet e para pruraliste ne vend. Opozita e asaj kohe dhe opozita aktuale e sulmonte per menyren e tij te trajtimit te kundershtareve te qeverise per te cilen socialistet thonin se ishin metoda diktatoriale, reminishenca te komunizmit dhe ish-sigurimit te shtetit. Ne fakt ish-presidenti Beerisha e emeroi ate ne krye te SHIK me synimin paresor per ta shkeputur ate institucion nga trashegimia e zeze e ish-Sigurimit te Shtetit.

Nen drejtimin e Gazidedes pothuajse u ndryshua 100% struktura dhe menyra e punes ne SHIK, sherbimi informativ shteteror por opozita nuk rreshte se akuzuari pikerisht Gazideden si zbatues te urdhrave per persekutim politik te tyre. Per socialistet Gazidede ishte shkaktari i arrestimeve, goditjeve te opozitareve, ndjekjeve dhe persekutimeve. Keto jane nje pjese e akuzave te ngritura rreth figures se Bashkim Gazidedes, i cili edhe pas kthimit nga mergimi ka mbetur serish ne heshtje. Prej kthimit te tij para disa muajsh ne ish-shtepine e vjeter ne Tiranen e re, Gazidede i eshte shmangur kontakteve me shtypin edhe ne kohen kur kerkohej ne cdo minute. Te vetmit qe kishin mundesi te hynin ne shtepine e tij ishin bashkepunetoret e vjeter dhe miqte e tij mes te cileve edhe Bujar Rama ish-nenkryetar i SHIK.
Mergimi i detyruar
Ish-shefi i sherbimit inteligjent u largua nga Shqiperia ne fundin e qershorit te nxehte te 1997-es ne rrethana ende te pasqaruara mire. I akuzuar si nje nga personat qe kishin shtypur opoziten dhe kishin rrezikuar seriozisht lirine e medias, Gazidede ishte detyruar te largohej me urgjence nga Shqiperia drejt nje vendi te Azise se Vogel pa u bere ende zyrtar rezultati i zgjedhjeve te 29 qershorit 1997. Ai e kishte parandjere rezultati
n e zgjedhjeve, dhe ne keto kushte i kishte paraqitur doreheqjen nga detyra ish-presidentit Berisha.

Qe nga ajo kohe askush nuk do te mesonte me saktesi vendodhjen e tij. Politikanet, sidomos ata te koalicionit te majte ne pushtet dhe mediat, do ta ngrinin deri ne kufijte e nje legjende kamoflimin e tij ne Lindjen e Mesme. Menjehere pas trazirave te marsit 1997, Gazidede u akuzuan per krime kunder njerezimit dhe genocid ndaj popullates civile. Kryeprokurori ushtarak Aleksander Goga do te leshonte nente urdherarreste me 21 gusht 1998 per ish- funksionare te larte shteterore, te akuzuar krimeve kunder njerezimit gjate trazirave te vitit 1997. Perkrah emrave te Safet Zhulalit, Bujar Rames, Halit Shamates, Blerim Celes, Armando Vincanit, Adem Copanit, Kreshnik Lushes, Sokol Mulosmanit dhe Agim Shehut do te ishte dhe emri i Gazidedes. Por per shkak te mungeses se provave prokuroria nuk arriti ta shpallte fajtore dhe ne fund te korrikut 2003 i pushoi akuzat per te.
Ky eshte pra Bashkim Gazidede, ore Katunariplak.
Po te kishte bere krime Socialistet do ta denonin ne munges te tij.
Nuk mund ta quajme fajtor nese prokuroria nuk e ka shpall fajtor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:09 am

Edhe une asgje nuk komentova per Zt. Gazideden, por thjesht per Partin Demokratike te Sali Berishes, se me te vertet ka punuar shuem per Shqiperine dhe po shihen rezultatet e tij, ku ka qen Shqiperia ne kohen e Socialisteve dhe ku eshte sot, veprat folin vet.
Shqiperia eshte ne Nato dhe shume afer BE dhe me nivel shuem te ulet te korrupsionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:15 am

edhe une nuk thashe gje per gazi Deden, por petrit Kola i din ato kajde
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:20 am

Me te vertet po me vjen cudi si mund te flasin keq per Sali Berishen, eshte shume Atedhetar.
Me te vertet ne jemi nje popull shume i cuditshem.
Spo muj ti kuptoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:27 am

Luki shkruajti:
Me te vertet po me vjen cudi si mund te flasin keq per Sali Berishen, eshte shume Atedhetar.
Me te vertet ne jemi nje popull shume i cuditshem.
Spo muj ti kuptoj.

Nuk po i përsëris fjalët e njejta , por ky postim vlen edhe për ty more Luki , që i ke mbyll sytë e nuk po sheh apo nuk po dëshiron të shohësh realitetin.

http://bashkimikombetar.com/politike-f1/sali-berisha-miku-i-ngushte-i-serbeve-t1785-75.htm#124508
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:31 am

O Luki nerum, nji popull nuk idetifikohet me 100,200 apo 30 veta, shumica e ben popullin.
sa here qe dikush ia ka arrite te fitoj besimin e popullit per te miren e shqypetaris, qarce te dyshimeta sajesa mes e shumeti prej te hujve,anemiqeve tane, kan gjete ka nji esate enver, dh ua kan imponua popullit mjere.
Sote besoj se sashet lehet me ia imponua te nejtet nje populli ne kete shekull, po si dihet shqypetar jemi, ca sben vaki nder ne,lakemit per pushtet cfare sbejen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:39 am

Më bëre për të qeshur ore katunariplak , po si more 100-200 veta , ç'ishte ajo protesta masive në Tiranë menjëherë pastragjedisë së Gërdec-it ? Mos më thuaj që ishin 100-200 veta ?!

Cfarë njeriu është Sali Berisha kur ndërpren mësimin nëpër shkolla , në vende të caktuara për të pasur përkrahje nga fëmijët në inaugurimet e tija sepse të rrituritë e kanë kuptuar mirë se kush është dhe çfarë është S.Berisha. Pse ? Sepse të gjorit janë fëmijë , mendjelehtë dhe jau then qafën si të dojë.

Edhe mos dil prej teme për t'u kapur tek xhaxhi Enver Hoxha , sepse po të mos kishte përkrahjen e popullit Shqipëria nuk do të kishte afro 70'000 partizanë , ku afro 6'000 kanë qenë femra gjatë luftës Nacionalçlirimtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:39 am

Qfar te keqe ka aty o Mergimtar nese dikush ka ardhur te investoj ne Shqiperi, per te miren e popullit shqiptar, te ndertoje, zhvilloj dhe te punesoje njerez ne ate vend.
Ekonomia, Biznesi nuk njeh kufi, race njerezore, fe asgje nuk njeh. Psh.Gjermania dhe Franca kan qen ne luft per disa vite me radhe e tash kan marredhnje te mira politike, ekonomike, sociale, asgje te keqe nuk ka ketu o Mergimtar.
Le te punojm le te perparojme dhe te ecim perpara, ka shkuar koha Nacionalizmit.
Qka kemi pasur ne diqka kunder boshnjakve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 10:42 am

Luki shkruajti:
Qfar te keqe ka aty o Mergimtar nese dikush ka ardhur te investoj ne Shqiperi, per te miren e popullit shqiptar, te ndertoje, zhvilloj dhe te punesoje njerez ne ate vend.
Ekonomia, Biznesi nuk njeh kufi, race njerezore, fe asgje nuk njeh. Psh.Gjermania dhe Franca kan qen ne luft per disa vite me radhe e tash kan marredhnje te mira politike, ekonomike, sociale, asgje te keqe nuk ka ketu o Mergimtar.
Le te punojm le te perparojme dhe te ecim perpara, ka shkuar koha Nacionalizmit.
Qka kemi pasur ne diqka kunder boshnjakve?
Nuk është boshnjak por serb , serb që ka pas lidhje me UDB-në dhe ka pasur lidhje me Sllobën , njeriu i cili vrau , masakroi , përdhunoi , dogji dhe tramautizoj shqiptarët e Kosovës.

Ky njeri edhe sotë ka lidhje me shërbimet sekrete serbe ore Luki , po si nuk të vjen turp të mbrosh një serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 40Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Graqanica kryeqyteti i serbeve te Kosoves
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: