Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+76
ramadan mekaniku
valmir9
an-di
xhiti
Ramizi
Mehmeti
Mirushe
Aktiv
Tatoo
Medalim
Hamitmatjani
PeriiKeputur
Muja e Halili
paioni
Clarence
Eagle Eye
Eklips
korcaeagles
LISI
Delia
anila
Aldo
klodian
GERI_G
Fjona
ngadhenjimi
dezertori
xhavo_
play
Arber01
Guximi
aristokrati
murturi
Kasper
Blerti_Gashi
Teutaa
Tropojani
sela-mi
Xili
fina
Jani
E_Bukura
shqiptar real
lilu
nardlushnja
feratkoca
lilly
forca1
blerim krrqa
ss1
agim__barja
kacimix
fatlum
Labinot Drenica
comeback
njonidrenica
besim78
Leka i Madh
blerim
petritkola
Gjura
katunariplak
Martina
MUHAMETII
Pirro i Epirit
Mergimtari
**Lumi_
Sofra
tom sojer
Beton
el43
Eva0506
zeriatdheut
Luki
Ademi85
Ago Muji
80 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 21 ... 40  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 11:58 am

" Të çrrënjosim komunizmin !"
Salë Berisha fortë bërtet,
Dhe harron tesrën e kuqe,
Që i hapi udhë në jetë !

Edhe shan " natën e gjatë ",
Kur ai u bë me shkollë ;
Kur për marksin ligjëronte
Sekretari mëndjehollë.....

......
......

Kërkon sot t'i dekorojë
Ca që mbetën në istikam;
Ca ballistë e bajraktarë,
Antikomunistë me nam.

Edhe Sala nuk vonon:
Dekorata shpërndan plot;
Dhepse luftën e nderon,
Për ballistët qan me lot !...

U përkul tek monumenti,
Para Nënës Shqipëri;
Po u puth edhe me vrasës
Ndue Gjonmarkun në seli.

Dhe atëherë jehoi Mirdita,
malet rrotull oshtinë:
"Vrasësin tëndë o Bardhok Biba
Priti presidenti ynë !"

Dhe atëherë jehoi një zë
Nëpër male e kodrina:
"Priti presidenti vrasësin;
Vrasësin tuaj o heroina !"

Dhe atëherë u dridhën zemrat,
Foli deti edhe toka:
"Priti presidenti ynë
Vrasësin tëndë o Nderc Ndue Gjoka !"

Dhe mallkonte mirditori:
"Ç' qënka kjo demokraci,
Kur përballë rri gjakësori,
Dhe t'i hesht, si për qudi ?!"

Po s'dëgjon Sali Berisha !
S'e dëgjon zërin e tokës;
Puthet prapë me kriminelë
Për inat të Enver Hoxhës !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 12:02 pm

Respekte i nderuar Sofra per kete poezi.
Sofra shkruajti:
" Të çrrënjosim komunizmin !"
Salë Berisha fortë bërtet,
Dhe harron tesrën e kuqe,
Që i hapi udhë në jetë !

Edhe shan " natën e gjatë ",
Kur ai u bë me shkollë ;
Kur për marksin ligjëronte
Sekretari mëndjehollë.....

......
......

Kërkon sot t'i dekorojë
Ca që mbetën në istikam;
Ca ballistë e bajraktarë,
Antikomunistë me nam.

Edhe Sala nuk vonon:
Dekorata shpërndan plot;
Dhepse luftën e nderon,
Për ballistët qan me lot !...

U përkul tek monumenti,
Para Nënës Shqipëri;
Po u puth edhe me vrasës
Ndue Gjonmarkun në seli.

Dhe atëherë jehoi Mirdita,
malet rrotull oshtinë:
"Vrasësin tëndë o Bardhok Biba
Priti presidenti ynë !"

Dhe atëherë jehoi një zë
Nëpër male e kodrina:
"Priti presidenti vrasësin;
Vrasësin tuaj o heroina !"

Dhe atëherë u dridhën zemrat,
Foli deti edhe toka:
"Priti presidenti ynë
Vrasësin tëndë o Nderc Ndue Gjoka !"

Dhe mallkonte mirditori:
"Ç' qënka kjo demokraci,
Kur përballë rri gjakësori,
Dhe t'i hesht, si për qudi ?!"

Po s'dëgjon Sali Berisha !
S'e dëgjon zërin e tokës;
Puthet prapë me kriminelë
Për inat të Enver Hoxhës !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 12:07 pm

Sali Berisha me sa duket, është i dënuar të jetë gjithnjë i paragjykuar si një njeri me prirje autoritariste, që çojnë në përqendrimin e pushteteve në një dorë. Çdo reformë që është bërë e nxitur nga Kryeministri apo që është paralajmëruar, është paragjykuar në opinionin publik si një tentativë e Sali Berishës për të akumuluar më shumë pushtet. Ky pretendim argumentohet në mënyrën më të mirë të mundshme me diskursin që pasoi amendimet në Kushtetutë. Partitë e vogla të majta dhe opinionistët e interpretuan atë si lëvizje e Sali Berishës për të marrë nën kontroll institucionin e Presidentit të Republikës dhe nëpërmjet tij, institucionet e tjera të vendit që kryqëzohen tek kreu i shtetit.
Pavarësisht nga fakti se ndryshimi i modalitetit të zgjedhjes së Presidentit e dobëson dukshëm këtë institucion, askush nuk mori mundimin për të analizuar përfituesin më të madh të ndryshimeve kushtetuese. Ndonëse publikisht shpeshherë shohim gërricje brenda Partisë Demokratike, Sali Berisha mbetet kryetari i padiskutueshëm i asaj partie, duke pasur nën kontroll të gjitha flukset që gjallojnë brenda saj. Përkundër kësaj panorame, Edi Rama ka një status të brishtë brenda Partisë Socialiste dhe është i ekspozuar përballë çdo lëkundjeje që mund të ndodhë brenda saj. Fraksionimi i heshtur i PS-së dhe përplasja mes xhaketave të vjetra dhe xhaketave të reja mban nën një shantazh të vazhdueshëm kreun e PS-së.
Parë në këtë dritë, ndryshimet kushtetuese i shkojnë më për shtat se çdokujt tjetër, Edi Ramës. Në këtë formë ai çimenton pozicionin e tij në Partinë Socialiste duke pasur në dorë monopolin e përcaktimit të deputetëve dhe në rast të një fitoreje të mundshme, edhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Shitja publike e këtyre amendimeve si një vijimësi e prirjes së kahershme të Sali Berishës për të shtënë në dorë institucionet shtetërore, është thjesht një përpjekje për të fshehur përfituesin real të ndryshimeve.
Paragjykime të kësaj natyre kanë shoqëruar Sali Berishën që në momentin kur u pa si një fitues i mundshëm i zgjedhjeve të 2005-ës, që ditën e parë kur është ulur në karrigen e Kryeministrit, e me sa duket do ta shoqërojnë deri në momentin kur do të lërë politikën aktive.
Kjo paranojë publike ka detyruar Sali Berishën të heqë dorë edhe nga një sërë reformash të domosdoshme për vendin, siç dhe është reforma në institucionet e sigurisë kombëtare. Kryeministri do ta kishte shumë të lehtë politikisht të ndërmerrte një reformë në Shërbimin Informativ Shtetëror, i cili ka degraduar në një zyrë gjobash, por elita e majtë do të angazhonte të gjitha potencialet e diskursit publik për të treguar me gisht se Sali Berisha është ai i viteve ‘92-‘97. Rasti i SHISH-it nuk është rasti i vetëm, mjafton të kujtojmë se Sali Berisha ka shpenzuar dy vjet investim politik për të hequr Dhori Sollakun. Konkluzioni: prokuroria sot është më e mirë se ç’ishte më parë, por kjo nuk mjafton, pasi paragjykimi rreth Sali Berishës është shndërruar në instrument politik.
Media të majta dhe adrenalina e Andreave vazhdojnë t’i mëshojnë historive mitike të Shqipërisë së ‘92-‘97-ës. Sali Berisha duhet të perceptohet nga shqiptarët doemos me parametrat e qeverisjes së tij të parë dhe për të realizuar këtë, është angazhuar e gjithë infrastruktura e elitës së majtë. Rikthehen në forma mitike bëmat e SHIK-ut, bëmat e Sali Berishës me Kushtetutën “mbretërore”, inskenohen turbullira me fantazma greke, arrestime vlonjatësh që i serviren Kryeministrit si shpata e Demokleut e soj e soj ndodhish të fabrikuara.
Sali Berisha mbahet i mbyllur në një ishull paragjykimesh dhe e gjithë vëmendja është e përqendruar aty, ndërsa nga ana tjetër, heshturazi, jashtë vëmendjes së opinionit publik, po rritet një individ me probleme serioze me personalitetin intim dhe një politikan me probleme serioze me personalitetin publik, atëherë do të shohim se kush është autoritaristi i vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Lumi_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
**Lumi_


Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 12:13 pm

Cka te them per karrieristin dhandrrin e Serbise Sali berisha ashte vetem nje humbje e kohes kot.

Eshte sikur me pshty ne toke, kaq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 4:44 pm

Luki shkruajti:
I dyftyresh eshte ai i cili merret me te paverteta dhe pa argumente dhe me inati dhe mundohet te arsyetoj me keto gjepura.
E ti moj Eva ato qka i thua ti ato jane veq maskime te mediave dhe te paargumentume.
Keto media kan bere vetem se vtem ti ja humbin prestigjin SALI BERISHES, njeriut aq madhor qe ka pas dhe qe ka Shqiperia.

Luki a din di me ma definu shprehjen Argument?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 4:46 pm

zeriatdheut shkruajti:
TE cilen te vertet o luki mos done te thuashe qe edhe ADEM JASHARI ISHTE I DYFTYRSHE QE U BURGOSE NGA SALI PROTOPAPA kerkon argumente per kete edhe keto te duken shpifje ty apo si shoku mos shpifen edhe KOMANDANTI qe hengri BURGE nga ky kryminel ordiner

Eshte e vertet o Zeri qe eshte burgosur, madje un e njoh personalisht personin qe e ka nxjerrur ate nga burgu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 4:56 pm

Luki shkruajti:
Rroft SALIU
Rroft KOSOVA
Rroft SHQIPERIA
Keta njerze si ju si duhen askujt, qe veq flasin gjepura.
Sikur te ishte siq thoni ju nuk do te ishte i gjalle e lejo, mo KRYEMINISTER.
RROFT

Gjepura more shoq, deri ne kete minut i vetmi qe ka folur ke qene ti me nja 2 a 3 eksponent ktu, i vetmi qe ska sjellur fakte ke qene ti ktu, a me fal se gabova, te 99% shi, fakt i fort ka qene, i vetmi qe ke fyer deri tash ketu ke qene ti. Hajt more se edhe ti i sojit edhe sorollopit te berishes koke. Mire tha Zeri ne ni teme tjeter, me kto tema dahet shapi pej sheqerit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 7:45 pm

Luki , respekto së paku të drejtën e autorit edhe pse qenka gazetar i shitur tek Dr. Kriminelo-Mafiozi Sali Berisha :
Mentor Beqa , Gazeta Standard , 30/04/2008
(shkrim i muajit shkurt , ndërsa tani jemi në muajin tetor)

Qeveria raporton te Fazlliç

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Fazllicministrattkg0

Rreth dy vjet e gjysme me pare, ne mars te vitit 2006, tre ministra zhvilluan nje mbledhje per sigurine kombetare, me pranine edhe te nje delegacioni amerikan, drejtuar nga keshilltari i kryeministrit Berisha, amerikani Tom Rixh. Krahas tij rrinte i ulur Damir Fazllic.

Përballë tyre, dhe nga anët e tryezës, janë rreshtuar ministri i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, i Transporteve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i përgjithshëm i policisë i asaj kohe, drejtori i aviacionit civil dhe ai i porteve.

Sot, një nga pjesmarrësit në takim, Besnik Bakiu, ish-funskionar i lartë i policisë së shtetit, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetarin Poli Hoxha të gazetës "Shqip", përmbajtjen e takimit.

“Në takim u diskutua ose më saktë u raportua nga ministrat respektivë për masat e mara nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisë dhe problemet e vështirësitë në fushën e sigurisë në kufi, porte e aeroporte. Pas bisedës u organizua edhe një vizitë në ambientet e qendrës operative të gatishmërisë së Shtabit të Përgjithshëm”, thote Bakiu, për “Shqip.

Sot ish-zytari Besnik Bakiu ndihet i fajshëm në atë që ai e cilëon "mirëbesim ministror" duke dhënë një mendim të tijin personal, por që ngre pikëpyetje.

“Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, sikur edhe 1% e atyre që janë botuar në median shqiptare për zotin Fazlliç të jenë të vërteta, është e papranueshme që ministrat dhe titullarët e institucioneve kryesore shtetërore të sigurisë kombëtare raportojnë për problemet e sigurisë dhe masat e marra për luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit përpara një personi të tillë. T‘i tregosh pikat e dobëta të sigurisë së kufijve të tu një personi të tillë, është si t‘i varësh ujkut mëlçitë në qafë". Shteti në këtë rast është më shumë se i paqenë. Unë, i ndodhur thuajse rastësisht në atë takim kohë më parë, tani ngre supet, vë pikëpyetjet e mia dhe kur lexoj ato që thuhen në faqet e shtypit, tronditem dhe mbetem i pagojë”, thotw mw tej Bakiu.

Në fakt raportimi po i bëhej atij që kryeministri e kishte kontraktuar si këshilltar për integrimin në NATO dhe që, nën administratën Bush, kishte qenë sekretari i parë i Departamentit të Sigurisë së atdheut, pra Tom Rixhit.

E paqartë mbeten prania e Damir Fazllic pranë Tom Rixhit ne kete takim? A është paguar Damir Fazllic nga qeveria shqiptare per ndonje sherbim?

Vete Fazllic ne deklarimet e tij publike ka thene se ai nuk ka marre asnje qindarke ne asnje menyre nga qeveria shqiptare.

Marrë nga Top-Channel TV
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 7:47 pm

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Fazllicministrathn7

Skandali, si raportonin te Fazliç ministrat e Berishës

Takimi në zyrën e Mediut. Krerë të Ushtrisë, Porteve, Doganave dhe Aviacionit i raportuan për sigurinë kombëtare

Duket se 33-vjeçari serbo-boshnjak, Damir Fazliç, nuk ka qenë "i dashuruar" me Shqipërinë vetëm për të bërë biznes, por edhe për të qenë sa më brenda çështjeve delikate të shtetit tonë, siç janë ato të sigurisë kombëtare. Ish-funksionari i lartë i Ministrisë së Rendit Publik, Besnik Bakiu, në një intervistë për gazetën "Shqip" rrëfen për një takim të nivelit më të lartë që mund të organizojë një shtet, për sa i përket diskutimit për çështje të sigurisë së kufijve, porteve, aeroporteve etj., ku ministra, gjeneralë e drejtorë të përgjithshëm janë "rreshtuar" para tij. Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit dhe Porteve, në mars të vitit 2006, në zyrën e Fatmir Mediut, kanë raportuar e i kanë vënë në dispozicion informacion të klasifikuar, pikërisht nipit të kreut të UDB-së serbe, Damir Fazliç-it, në periudhën kur ky shërbim sekret famëkeq për gjithë kombin shqiptar ishte shndërruar në armën më të fuqishme dhe më të financuar nga Milosheviçi, kundër Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk dihet se çfarë u bë dhe ku e destinoi këtë informacion të bollshëm dhe sekret Fazliç. Por zelli i tepruar i përfaqësuesve më të lartë të shtetit për të dorëzuar pikat e dobëta të sigurisë së vendit tonë te një njeri i dyshimtë, i paverifikuar nga shërbimet tona të inteligjencës, vetëm e vetëm sepse paraqitet si pjesëtar i një "ekipi të lartë amerikan" (i pashoqëruar nga asnjë përfaqësues i ambasadës së SHBA-së në Tiranë), duket se përbën një skandal përtej "pastrimit të parave të pista" nga Qipro në Shqipëri…

Zoti Bakiu, ditët e fundit ju kemi parë shpesh në kronikat arkivore të televizioneve në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku i pranishëm ka qenë edhe zoti Fazliç, tashmë personazh mjaft i përfolur nga media dhe politika shqiptare…

Ka qenë ditë e diel paradite, në mos gaboj data 4 ose 5 mars 2006, kur më telefonon drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë, Bajram Ibraj, i cili më kërkoi të përgatisja urgjentisht një material informativ të gjerë për ministrin mbi gjendjen e sigurisë në kufi, pasi vinte një delegacion shumë i rëndësishëm amerikan.

Pasi përgatita materialin e zgjeruar dhe e dorëzova, zoti Ibraj më thotë se në takim duhet të merrja pjesë edhe unë. Fillimisht refuzova, pasi në thashethemnajën e korridoreve të ministrisë, unë "për nevoja pune isha shkarkuar nga detyra" (gjë që u vërtetua shumë shpejt), por kur mësova prej eprorit tim se delegacioni që pritej ishte shumë i rëndësishëm për ecurinë e reformave, pranova.

Përse u organizua ky takim dhe kush merrte pjesë në të?

Fillimisht nuk kishim dijeni (as drejtori i Përgjithshëm) për përbërjen dhe axhendën e bisedimeve të delegacionit "shumë të rëndësishëm" amerikan (evidente kjo në atmosferën e tensionuar për seriozitetin dhe rëndësinë e takimit në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes). Kur pyetëm për më shumë hollësi, na u tha se bëhej fjalë për një delegacion të nivelit shumë të lartë amerikan, i cili do të kryesohej nga ish-sekretari i Sigurisë në SHBA zoti, Tom Rige. Na u tha gjithashtu se në atë mbledhje do të diskutohej për sigurinë aeroportuale dhe kontrollin e kufijve tanë.

Takimi u zhvillua në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, zotit Fatmir Mediu. Përveç Mediut, të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi e ministri i Transportit, Lulëzim Basha. Në takim merrnin pjesë gjithashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra; drejtori i Përgjithshëm i Porteve, Osman Metalla; shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimi; drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj; kapiteni i Përgjithshëm i Kapitanerisë së Porteve, një drejtor drejtorie në Shtabin e Përgjithshëm dhe unë. Në mes të takimit erdhi edhe këshilltari i Kryeministrit, zoti Glori Husi. Ndërsa nga pala amerikane, në mos gaboj, ishin zoti Tom Rige, zotëria që na paska qenë Damir Fazliç dhe një zonjë. Mbaj mend që nga ana e organizatorëve ishin marrë masat që ky takim të kishte një pasqyrim sa më të gjerë mediatik.

Çfarë u diskutua në takim?

Në takim u diskutua ose më saktë u raportua nga ministrat respektivë për masat e mara nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisë dhe problemet e vështirësitë në fushën e sigurisë në kufi, porte e aeroporte. Pas bisedës u organizua edhe një vizitë në ambientet e qendrës operative të gatishmërisë së Shtabit të Përgjithshëm.

Çfarë ju bëri përshtypje në këtë takim?

E para ishte ardhja me një vonesë të konsiderueshme në takim e delegacionit amerikan (gjë që më bëri nervoz, pasi një mikut tim i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare dhe unë duhet t‘i gjendesha atij). E dyta, mosshoqërimi nga asnjë punonjës i ambasadës amerikane i këtij "delegacioni të lartë", sidomos kur tek unë kishte lenë një shije jo të mirë shoqërimi (i pamotivuar protokollar) që i kishte bërë një zyrtar i lartë i kësaj ambasade gazetarit Nikolas Gejxh gjatë takimit me politikanë të nivelit të lartë. E treta, vetësiguria e zotit Basha (i cili mbërriti vetëm disa minuta përpara se të vinte delegacioni) dhe servilizmi i paprecedent për t‘u bërë sa më i pëlqyer i zotit Olldashi. E katërta, entuziazmi i pajustifikuar i anëtarëve të delegacionit për "reformat e shkëlqyera", që kishim bërë në fushat e mësipërme dhe lehtësia që ata "pranonin" për t‘u gënjyer.

Sot që e keni marrë vesh se "amerikani" Fazliç paska qenë një serbo-boshnjak i akuzuar nga drejtësia jo vetëm në vendin e tij, si ndiheni?

Personalisht ndihem i fajshëm (në mirëbesim ministror) dhe institucionalisht i skandalizuar. Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, sikur edhe 1% e atyre që janë botuar në median shqiptare për zotin Fazliç të jenë të vërteta, është e papranueshme që ministrat dhe titullarët e institucioneve kryesore shtetërore të sigurisë kombëtare raportojnë për problemet e sigurisë dhe masat e marra për luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit përpara një personi të tillë. T‘i tregosh pikat e dobëta të sigurisë së kufijve të tu një personi të tillë, është... Më falni, por gjuha shqipe është e varfër për ta thënë. Populli thotë "t‘i varësh ujkut mëlçitë në qafë". Shteti në këtë rast është më shumë se i paqenë. Unë, i ndodhur thuajse rastësisht në atë takim kohë më parë, tani ngre supet, vë pikëpyetjet e mia dhe kur lexoj ato që thuhen në faqet e shtypit, tronditem dhe mbetem i pagojë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 7:50 pm

(vazhdim...)

Si e shpjegoni sot shoqërimin që zoti Fazliç i bënte ish-sekretarit amerikan të sigurisë, zotit Tom Rige?

Për sqarim, të paktën unë personalisht (siç m‘u tha), e mora zotin Fazliç si zyrtar të lartë amerikan. Kurse për sa i përket pyetjes tuaj, nuk arrij ta kuptoj dot këtë shoqërim. Për të zgjeruar pyetjen tuaj, dua të evidentoj me shqetësim një keqpërdorim që i bëhet miqësisë dhe dashurisë që populli shqiptar ka për SHBA, nga ana e politikanëve shqiptarë, duke paraqitur mendimet personale të disa individëve me shtetësi amerikane, si qëndrime zyrtare të politikës amerikane. Kjo është spekulative, madje e dënueshme. Këta politikanë duhet ta dinë mirë se SHBA janë miku më i madh i popullit shqiptar, duke na ndihmuar e mbështetur në ecurinë e reformave demokratike, dhe nuk është në filozofinë e tyre si kampionë të demokracisë, preferencat për politikanë të veçantë.

Meqenëse doli ky problem, si e gjykoni thirrjen e ekspertit amerikan për çështjen "Trebicka"?

Për mua ishte e panevojshme, pasi ekspertiza që ju kërkua ishte një veprim i thjeshtë rutinë, që ekspertët shqiptarë e kryejnë për fat të keq si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve rrugore, shpesh herë. Problem tjetër ishte që kjo ekspertizë u krye kur në vendngjarje (për shkak të kohës) kishin ndodhur jo pak ndryshime. Shqetësim është edhe pozicioni procedural i këtij eksperti. Pra, edhe kjo ngjarje tregoi mungesën e dinjitetit dhe integritetit personal e profesional të institucioneve ligjzbatuese. Me "ekspertizën e postuar" prokuroria dhe policia lanë duart si Pont Pilati. Gjithashtu, duke njohur organizimin dhe funksionimin e agjencive të sigurisë në SHBA dhe legjislacionin ndërkombëtar të fushës, jam i paqartë për organin që ju dërgua kërkesa dhe për mënyrën e përzgjedhjes dhe caktimit të zotit Teter nga policia e Verxhinas, si ekspert në këtë çështje.

Para disa ditësh, me anë të medias, ju i jeni drejtuar me një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama. Çfarë do t‘i shtonit kësaj letre, në dritën e zhvillimeve të fundit?

Nuk heq asgjë nga ato që i kam shkruar zonjës Rama, por do t‘i sugjeroja institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme që minimalisht jo vetëm për detyrim institucional, por për atë qytetar (u bë rreth një javë që "çështja Fazliç" është kryetema e ditës në shoqërinë shqiptare, duke eklipsuar verbërisht rezolutën kundër pavarësisë së Kosovës që u votua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe kur gjithë bota po merret me krizën ekonomike), të kishte bërë sikur të merrte në pyetje zotin Fazliç (edhe nëse ishte e nevojshme t‘i paguante 1 orë vonesë çarterin). Ai erdhi, foli, iku, i shoqëruar me bodigardë të një lloji të veçantë. I mungonte vetëm tapeti i kuq. Nëse nuk kanë staturë për t‘u bërë Rudolf Xhuliani apo Di Pietro shqiptar, të tentojnë t‘i afrohen prokurorisë të shtetit më të brishtë ballkanik, atij të Bosnjës.

Si e komentoni ardhjen dhe largimin e zotit Fazliç në Tiranë dhe akuzën e opozitës për rrëzim të institucioneve të sigurisë kombëtare?

Nuk dua të bëj komente politike, pasi shpirtërisht dhe juridikisht jam i depolitizuar. Megjithatë, duke qenë ithtar i politikave institucionale, mendoj se ngritja e komisioneve hetimore parlamentare është një nga rrugët më efikase për një shoqëri normale dhe një Republikë Parlamentare. Si qytetar, duke njohur e respektuar të drejtën e çdo individi të flasë dhe mbrohet për akuzat që i bëhen, e quaj të justifikuar; kurse për sa i përket mënyrës së ardhjes dhe sidomos përcjelljes së tij, e vlerësoj të panevojshme dhe pa të motivuar. Çdo tejkalim i masës është i dëmshëm.

Në përfundim, si ekspert në çështjet e sigurisë kombëtare, si e vlerësoni situatën e krimit të organizuar në Shqipëri?


Lufta kundër tij është një nga detyrimet që ne kemi për integrimin euroatlantik. Për këtë mjafton të lexosh raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Por më shumë se sa detyrim ndërkombëtar, ky është një detyrim për vetë ne shqiptarët, për të ardhmen e këtij vendi. Në këtë kuadër desha të theksoj disa shqetësime: E para, informaliteti i shoqërisë shqiptare (jo vetëm financiar), është një nga faktorët që e minon këtë luftë. E dyta, brishtësia, paqëndrueshmëria dhe politizimi i institucioneve përgjegjëse në këtë luftë. E treta, inkriminimi verbal i politikës shqiptare. Historia e dosjeve (pa zbardhur asgjë) nuk na është ndarë në këtë periudhë postdiktature. Politikanët shqiptarë nuk e kanë për gjë të akuzojnë njëri-tjetrin për lidhje kriminale nga më të frikshmet. Ky superinflacion i përdorimit të këtyre akuzave dhe mosshoqërimi me ndëshkime penale, përbaltja e të gjithëve nga të gjithë, ka bërë që njeriu i ndershëm të vetëpenalizohet si i pazot se nuk qenka i tillë. E katërta, strategji-ligjomania. Po të shikosh web site-n e institucioneve të sigurisë kombëtare, lodhesh nga numri i madh i strategjive kombëtare e ndërsektoriale (në jo pak raste të panevojshme); kurse po të bësh një monitorim të thjeshtë të zbatimit të detyrave, do të ngelesh i zhgënjyer. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ligjet, pa u verifikuar efikasiteti i zbatimit të tyre dhe problematika që nxjerr përditshmëria, fillon amendimi dhe ndryshimi tërësor i tyre.



Prokuroria sekuestron dokumentet në tatime e QKR. Rrezikon deri në 10 vjet burg


Fazliç, hetim për pastrim parash



Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, zyrtarisht është person nën hetim, nën akuzën e pastrimit të parave. Prokuroria e Tiranës tha dje se nëse vërtetohen akuzat politike dhe mediatike ndaj tij, atëherë Fazliç rrezikon një dënim nga tre deri në dhjetë vjet burg. Krahas dënimit, në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë përmendet edhe se "kur vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale nëpërmjet fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera që lidhen me pasurinë është produkt i veprës penale, dënohet edhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë". Ditën e djeshme, një grup prokurorësh kanë shkuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe kanë marrë dokumentacionin dhe informacion për katër firmat që janë në pronësi të Fazliç. Ndërsa disa hetues të tjerë kanë marrë informacione nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në lidhje me detyrimet tatimore, për të cilat ka informacione se firmat e biznesmenit serbo-boshnjak nuk kanë paguar detyrimet që përmban ligji. Burimet nga akuza thanë gjithashtu, se nëse vërtetohen të gjitha dyshimet e ngritura në media, atëherë ai mund të merret i pandehur dhe për të të dërgohet një fletë-thirrje në vendin ku jeton. Madje mund të merren edhe masa sigurie ndaj Fazliç. Duket se prokurorisë i ka bërë përshtypje ardhjes dhe ikja "rrufe" e Fazliç nga Tirana, ku, pasi ka dhënë një intervistë për një televizion privat, ka mundur të largohet, megjithëse policia aeroportuale ishte në dijeni se organi i akuzës e kishte ftuar për deklarata në prokurori. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë dje se dy hetues të Prokurorisë së Tiranës kanë telefonuar policinë, duke e njoftuar se kishin si qëllim njoftimin e Fazliç prej tyre për marrjen në pyetje. Por nga ana e saj, policia i bëri me dije se nuk kishte asnjë masë ndaj tij dhe se do të vepronte në bazë të ligjeve. Pas kësaj, dy hetuesit e prokurorisë janë nisur urgjentisht drejt Rinasit, por dhe në momentin që kanë protokolluar fletë-thirrjen vullnetare për Fazliç, ai ishte larguar nga Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 7:51 pm

(vazhdim...)

Opozita: Lobi serb është ulur këmbëkryq në politikë dhe biznes

Mazhoranca reagon ndaj akuzave: Janë spekulime të së majtës



Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, me vizitën e tij "blitz" në Tiranë, ka tensionuar mjaft Kuvendin e Shqipërisë. Mazhoranca dhe opozita kanë replikuar ashpër me njëra-tjetrën, duke mos i kursyer akuzat dhe sharjet mes tyre. Në mënyrë të sinkronizuar opozita ka deklaruar se lobi serb po ulet këmbëkryq ne Shqipëri dhe kjo për faj të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij, e cila po favorizon të gjitha bizneset serbe të investojnë në vendin tonë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka renditur disa nga firmat serbe të cilat ushtrojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri, pasi u është hapur rruga nga Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. "Shqipëria, 95% të energjisë së saj të importit që i nevojitet për konsum e merr nga Serbia, 5 firma vijnë e shtohen duke rritur çmimet deri në 400%. Energjia e importit është gati 65% e energjisë së konsumuar, pra ajo është jetike. Nëse ajo mungon, vendi është në kaos. Ne sot jemi të varur prej tyre dhe kjo është vepër e Sali Berishës", është shprehur Braçe. Sipas tij, sot Shqipëria 60% të drithit e importon nga Serbia, pra bukën e gojës. Pjesën tjetër e plotëson Rusia dhe Ukraina. Pra, ne sot jemi të varur totalisht edhe për bukën e gojës prej tyre, dhe këtu përsëri faji është i Sali Berishës. Sot, tha nënkryetari i grupit të PS-së, veprat më të mëdha publike po na "i ndërtojnë" po përsëri serbët. Mbikalimin këtu në mes të Tiranës e bëri "Alpine", dega e saj në Serbi, autostradën Levan - Vlorë, dega e saj në Serbi, autostradën Levan-Tepelenë sërish kompania "Alpine", dega e saj po prapë në Serbi. ByPass-in e Fierit - SCT me degën e saj në Serbi, rrugën Milot-Rrëshen pjesë e korridorit Durrës-Kukës po prapë dega e saj në Serbi, terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit po prapë dega e saj në Serbi. Gati 200 milionë euro punë, të gjitha para të marra borxh në emër të qytetarëve shqiptarë nga banka të huaja. Faji për këto është përsëri i Sali Berishës. Gjithashtu, sipas Braçes, edhe rrjeti më i madh i shërbimeve tregtare në Shqipëri ra në duart e serbëve dhe ky rrjet zotëron gati 45% të këtij tregu. Dhe faji për të është i Sali Berishës. Po kështu, mjaft të ashpër në fjalën e tyre në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të tjerë të opozitës si: Taulant Balla, Pëllumb Xhufi e Pandeli Majko. Ish-Kryeministri Majko e ka cilësuar vizitën e Fazlliç në Tiranë si një gjest të paprecedent, kur shteti gjunjëzohet përballë një njeriu me një CV kriminale të përgjakshme. "Dje Fazlliç na solli këtu hijen e Dushan Mugoshës. Për sa kohë do të vazhdojmë t‘i kemi këta horra mbi shpinë", tha Majko. Por deklaratat dhe pretendimet e opozitës janë kundërshtuar po me kaq forcë nga deputetët e mazhorancës.





Serbo-boshnjaku rrëfen variantin e tij për akuzat e shumta që janë bërë ndaj tij nga media dhe politika shqiptare


Damir Fazliç: Argita, vajza e Berishës, është avokatja ime për disa biznese në Shqipëri



Njeriu më i përfolur dhe më i akuzuar aktualisht në Shqipëri, tashmë jo vetëm nga media, por edhe nga prokuroria për pastrim parash, mbrëmë për gati dy orë ka rrëfyer variantin e tij, në emisionin televiziv "Opinion", për gjithçka të thënë e shkruar kundër tij këto ditë në Shqipëri. Interesante janë pasazhet ku ai rrëfen miqësitë dhe bashkëpunimin me Berishën, vajzën e tij, Bashën dhe kunatin e këtij të fundit, Erion Isufin…


Kush është Fazliç, sipas Fazliç?


Kam nënshtetësi të dyfishtë, boshnjake dhe britanike. Kam lindur në Bosnjë të ish-Jugosllavisë, në atë pjesë që u bë Bosnja e sotme mbas lufte. Familja ime është produkt i gjithë Jugosllavisë së vjetër, e përzierë. Babai im është mysliman, kurse nëna serbe-boshnjake. Jam larguar nga Bosnja, kam qenë në shkollë në Angli kur filloi lufta dhe familja ime, për shkak të përzierjes fetare, u bë e padëshiruar në pjesën lindore të Bosnjës, ku ne jetonim atëherë, kështu që ata u bënë refugjatë dhe erdhën e u bashkuan me mua në Angli, ndërkohë që plani ishte që unë të mbaroja shkollën e të kthehesha në ish-Jugosllavi. Jam larguar në vitin 1991 për të vazhduar shkollën në Angli. Tani jam 33. Isha 16 atëherë. Unë tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londrës. Kompania ime kryesore është në Londër, kështu që shumica e lidhjeve të mia të biznesit janë në Londër, por familja ime jeton në Uashington. Unë jetoj shumicën e kohës në Uashington DC. Udhëtoj shumë në botë dhe udhëtoj shumë në Evropën Lindore, ku janë disa prej bizneseve të mia. Por zhvilloj shumë aktivitete biznesi edhe në Londër gjithashtu.


Bizneset


Jam investitor, kam disa kompani. Unë investoj, unë kërkoj për mundësi investimi në fusha që kanë leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Për shkak të së shkuarës sime, kam kuptuar që mund të investoj më shpejt se një biznesmen normal amerikan që nuk kupton kulturën dhe historinë e Evropës Lindore. Unë kam kuptuar që mund të investoj më shpejt dhe të reagoj më shpejt në Evropën Lindore. Gjeografikisht mund t‘i gjeni në Uashington DC, në Gjenevë të Zvicrës.

Kam pasuri të patundshme në Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundësi të reja investimi në Florida tani. Për shkak të krizës financiare në SHBA, ka mundësi të ngjashme me ato që gjenden këtu edhe në SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu në Londër, në Gjenevë. Në Evropën Lindore, pothuajse në të gjitha vendet e Evropës Lindore, nga Sllovenia në Shqipëri. Janë kryesisht në pasuri të patundshme dhe energji. Ndoshta unë kam shumicën e investimeve në Bosnjë dhe Shqipëri. Pyetjes retorike se "në Shqipëri ju keni vetëm 4 kompani, me një total prej 4 mijë dollarësh dhe nëse ky është investimi juaj në vendin tonë", ai i përgjigjet: "Jo. Një nga kompanitë e mia- dhe kam mësuar se ka pasur shumë keqkuptime rreth kësaj kompanie në media -është ‘Crown Acquisition‘, e cila është ende në pronësinë time. Kjo kompani iu shit ligjërisht për 1,7 milionë euro një kompanie qipriote të quajtur ‘Altaria Research lid‘, e cila gjithashtu është në pronësinë time. Më lini t‘jua shpjegoj këtë gjë. Unë kam investuar në Shqipëri në fushën e pasurive të patundshme ende të pashfrytëzuara, në fakt kam investuar shumë në pasuritë e patundshme të pashfrytëzuara, përreth Tiranës dhe në vende të tjera, me vizionin për t‘i zhvilluar këto pasuri të patundshme. Kur bleva këto pasuri të patundshme në Shqipëri, i kam blerë nën kompaninë ‘Crown Acquisitions‘, në pronësi të Damir Fazliçit. Tani që po synoj zhvillimin e kësaj pasurie të patundur, kam nevojë për burimet që kam në kompaninë time qipriote, për të menaxhuar investimet e ardhshme në Shqipëri. Sa të fillojmë investimin fizik, rigjallërimin e pasurisë së patundshme që kemi blerë, për ta vënë atë në shfrytëzim, ne do të kemi njerëzit që do të punojnë në Tiranë, që do t‘i menaxhojnë këto investime. Tani për tani, këto janë nën kompaninë time qipriote, për shkak se do na duhet ta zhvillojmë këtë tokë. Për ta zhvilluar këtë tokë na duhet të paguajmë arkitektë, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme, dhe meqë ra fjala, këto studimet e nevojshme 90 për qind po realizohen nga staf lokal këtu dhe paguhen nga kompania mëmë në Qipro".


Pastrimi i parave


Konstatimit dhe pyetjes: "Ju ja keni shitur kompaninë tuaj vetvetes. Ky është pastrim i pastër parash, apo jo?", Fazliç i përgjigjet: Absolutisht jo. Le të kthehem edhe njëherë e të ta shpjegoj se si ndodhi. Të ftoj ty dhe çdo gazetar tjetër të shkojë në zyrën e tatimeve dhe të shohë se çfarë zotëron kjo kompani në pasuri të patundshme. E bëra vetë. I kërkova dikujt që të shkojë fizikisht në zyrën e taksave dhe të kërkojë bilancin. Do ta shihni se bilanci i kësaj kompanie reflekton saktësisht 1,7 milionë euro, shumë për të cilën u shit te kompania mëmë, me qëllim zhvillimin e tokës. Kur ta shes këtë kompani, "Crown Acquisition", në të ardhme, nëse planet që kam ndërtuar shkojnë mirë dhe nuk kam arsye për të dyshuar, do ta shes, le të shpresojmë, për shumë më tepër para. Dhe atëherë do të jem në gjendje t‘i paguaj shtetit taksën për diferencën. Pra… i kam paguar të gjitha taksat përkatëse për blerjen e tokës dhe të gjitha transaksionet në kompanitë e mia janë të realizuara. Më tej gazetari e pyet: "Sipas Zyrës së Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri, ju keni 4 kompani me një kapital total prej 4 mijë dollarë? 1 mijë dollarë secila. Cila është pasuria juaj e vërtetë në Shqipëri"? Fazliç i përgjigjet: "Kam investuar në pasuri të paluajtshme, të pazhvilluara. Arsyeja që e kam bërë këtë gjë është sepse besoj që qeveria e Shqipërisë po bën veprimet e duhura për të tërhequr investime të huaja serioze në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë ka ulur taksën në nivelin e sheshtë prej 10 për qind, që është shumë i favorshëm për investimet e huaja direkte. Nëse kthehemi tek 4 mijë dollarët, ky është kapital fillestar, që duhet për të filluar një kompani. Nëse kompania fillon aktivitetin, ajo mund të sigurojë pasuri të patundshme e çdo gjë tjetër. Shpresoj që bizneset e mia në Shqipëri të vlerësohen në më shumë së 50 milionë euro. Veçanërisht në pasuri të patundshme. Mbasi të zhvillohet shpresoj se do të ketë një vlerë më të lartë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 7:52 pm

(vazhdim)

Miqësia me Berishën


Pyetjes nëse ai është ndihmuar apo favorizuar nga administrata shqiptare dhe Kryeministri i Shqipërisë në vënien e pasurisë 50 milionë euro në Shqipëri, i përgjigjet: "Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon çdo investitor të huaj që vjen këtu. Favorizuar? Nga kush? Kryeministri? Absolutisht jo". Pyetjes: "Si jeni bërë kaq i pasur. Ju ikët 16 vjeç e tani jeni 33 vjeç. 33 vjeç dhe kaq i pasur?", ai i është përgjigjur: "Faleminderit Zotit! Unë kam studiuar në ato që i konsideroj 3 shkollat më të mira të shkencave politike dhe ekonomisë në botë. Kam frekuentuar ‘Harrou School for Boys‘, pastaj kam studiuar në Shkollën Londineze të Ekonomisë dhe shkencave politike, gjithashtu kam studiuar në Shkollën e Qeverisë ‘Kenedi‘ në Universitetit Harvard në SHBA. Në Angli studiova vetëm për dy vjet dhe pastaj fillova të punoja. Kam studiuar në të njëjtin vend ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollën për aq kohë sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njëjta kohë për ta përfunduar shkollën. Kështu që kam filluar të punoj që kur kam qenë 19 vjeç. Fillova të punoja për Bankën Britanike më të madhe të investimeve në vlerë. Pra kam punuar dhe besoj se kam pasur fat gjithashtu". Më pas, faktit se përse ai kishte vendosur të investonte në Shqipëri mbas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike më 2005 e jo më parë, i është përgjigjur: "Kam përgjigje fare të qartë. Së pari sepse besoj se qeveria e re filloi të promovonte ligjet e duhura për të nxitur investimet e huaja. Së dyti, biznesi sikurse edhe politika, është i gjithi perceptim. Perceptimi në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara për qeverinë tuaj të mëparshëm ishte korrupsion. Erdha këtu në vitin 2004, për të parë mundësi të ndryshme investimi. Siç thashë, kompanitë e mia kanë bërë biznes në këtë rajon, kompanitë e mia private. Erdha në Shqipëri për të parë mundësi të ndryshme të pasurive të paluajtshme. Përshtypja ime atëherë ishte se ky vend kishte të ardhme, por në atë kohë ishte duke u keqqeverisur. Në atë kohë, përshtypja ime, thjesht përshtypja ime, ishte që njerëzit në pushtet ishin më të preokupuar për të qëndruar në pushtet, sesa për të çuar përpara Shqipërinë. Më lejoni t‘ju them edhe diçka tjetër. Unë kam mbërritur në Tiranë rreth 1 orë e gjysmë më parë. U ula dhe udhëtova rrugës për në Tiranë. Më vjen kaq mirë të shoh sa shumë është bërë e në fakt po mendoja, për shaka të gjithë këtyre gjërave, po mendoja për herën e parë që erdha në Tiranë dhe herën e parë që udhëtova nga aeroporti në qytet. Është një ndryshim kaq i madh. Dhe ky është tregues i nuhatjes sime prej biznesmeni, sepse që në fillim mendova që kur të kishte një qeveri të re, ajo do të bënte diçka dhe më duket se ata kanë bëra diçka".

Pyetjes: "Ju i hapët kompanitë tuaj në Shqipëri në shtator të 2005-ës, në të njëjtën kohë kur Berisha u bë Kryeministër. Si e kuptuat në 2 muaj, nga 3 korriku kur Berisha fitoi zgjedhjet deri në shtator, se qeveria e Berishës nuk ishte e korruptuar?", Fazliç i ka dhënë këtë shpjegim: "Më 2004 unë u takova me zotin Berisha. Herën e parë që u takuam ai dhe unë folëm natyrisht për politikën. Unë jam një republikan i zjarrtë, për qeverisjen e vogël, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në biznes apo në jetët e njerëzve, dhe gjeta nga ana tjetër e tavolinës dikë me të cilin, ndoshta për herë të parë në Ballkan, isha dakord 100 për qind për mënyrën se si duhet të funksionojë qeveria… Unë nuk kam folur kurrë me Sali Berishën në opozitë për biznes. Kam folur për biznes me të si Kryeministër vetëm kur më është dashur t‘i paraqes qeverisë projekte potenciale. Dhe jam përpjekur të ndihmoj mikun tim Kryeministër duke i sjellë investitorë të ndryshëm amerikanë dhe evropianë".




Telefonata me Berishën pas "arrestimit"


Pyetjes për ndalimin e tij nga policia në Sarajevë, 33-vjeçari boshnjak i është përgjigjur duke mohuar kategorikisht atë fakt: "Ndodhi të enjten, jo të shtunën. Të premten isha në Londër, të dielën isha në Londër. Të enjten gjatë ditës po haja drekë me disa miq në një restorant në Sarajevë. Kur shkoj atje më pëlqen të ushqehem në një restorant të vogël tradicional, ku shërbejnë ushqim boshnjak. Pra unë shkova atje për drekë me miq të mi dhe gjysmë ore mbasi kemi filluar drekë, një person që ishte ulur në tavolinën ngjitur me ne u arrestua. Ishte një skenë si ato të filmave, kur ata erdhën, forcat speciale, nuk e kam idenë kush ishin. Arrestuan personin, e nxorën atë jashtë restorantit dhe na kërkuan ne të qëndronim aty, sepse duhet të jepnim dëshmi. Më vonë morëm vesh që personi ishte arrestuar për shantazh financiar dhe policia donte të na pyeste nëse kishim parë njeri të hynte brenda, të dilte jashtë, që kishte dhënë para apo çfarë ndodhi. Kështu që na mbajtën atje për 1 orë. Dolëm jashtë. Shkuam në rajonin më të afërt të policisë dhe dhamë dëshminë tonë. Një orë më pas ne ishim në rrugë"... Deklaratës së Berishës në Parlament, 4 ditë më parë, se "unë mund ta sjell zotin Fazliç këtu për të folur me ju", ju dha kjo përgjigje: "Oh, do të më pëlqente shumë kjo. Pas incidentit në Sarajevë, kam folur njëherë me Berishën. I telefonova për ta pyetur çfarë është gjithë kjo gjë që po ndodh në Shqipëri. Ai qeshi e më tha se është denigrim politik e më pyeti si është familja ime".



Miqësia me Argita Malltezin


Pyetjes nëse kishte miq në politikën shqiptare, Fazliç i është përgjigjur në mënyrë pohuese: "Po, patjetër. Kur erdha këtu gjatë fushatës së Partisë Demokratike, miku im Berisha më prezantoi me shumë të rinj që ishin kthyer në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës, nga shkolla shumë të mira, për t‘u bërë pjesë e kësaj. Nuk më pëlqen të përdor fjalën lëvizje, por ajo ishte diçka që vërtet ngjante me një lëvizje politike. Më duket se quhej KOP. Ishin kaq me energji, donin të ndryshonin vendin dhe po e them përsëri që kanë bërë një punë shumë të mirë për ta ndryshuar vendin, dhe i kam takuar të gjithë. Kam kaluar shumë kohë pothuaj me të gjithë në KOP. Për shembull Lulin, apo ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjërat që kanë shkruar, kjo është… Në vitin 2004, siç ju thashë, e takova zotin Berisha. Më pëlqyen idetë e tij, më pëlqeu ai si njeri, dëshiroja ta ndihmoja atë si njeri dhe të ndihmoja Partinë Demokratike që të vinte në pushtet dhe të fillonte të realizonte gjërat në mënyrën e duhur, që ky vend të hapej… Ndërsa zoti Basha është shok i mirë… Kurse kunati i tij është një djalë i ri, shumë i zoti dhe i zgjuar. I kërkova nëse mund të më ndihmonte me disa nga bizneset. Ai më ndihmoi. Punuam së bashku. Ai nuk qe asnjëherë partner në biznes. Ai ishte administrator i një kompanie. U përpoqëm të bënim disa gjëra me atë kompani, por mori më shumë seç e kisha menduar në fillim. Ishte një mundësi potenciale për investime në pasuri të patundshme. Dhe një ditë ai vjen e më thotë që do të donte të largohej. Në fakt ai bëri atë që do të bëja edhe unë po të isha në pozicionin e tij. Ai donte të ndiqte biznesin e tij personal. Ai është një djalë i ri, shumë i zoti dhe besoj që ka për të qenë i suksesshëm në të ardhme". Ndërkaq, pyetjes nëse e njihte vajzën e Kryeministrit Berisha ai i përgjigjet: "Po, e njoh. Argita Malltezin. Kemi miqësi dhe ajo gjithashtu, si avokate, trajton një pjesë të punëve të mia në ligjore në Shqipëri… Firma e zonjës Malltezi ka përgatitur dokumente për një pjesë të kompanive të mia. Nuk kam vetëm një avokat...".

Marrë nga Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptyFri Oct 10, 2008 11:38 pm

Premtimi shkruajti:
Luki shkruajti:
Me lejen e Ramiz Alis si kryetar i atehershem i Shqiperise dhe Ibrahim Rugoves Adem Jashari ka shkuar ne Shqiperi per tu stervitur. Keto ishin per Zerin.
Per te gjitha keto qe i p[ermenda folin faktet e popullit shqiptar. Sali Bersiha e rrezoi Komunizmin. Mos te ishte adhurues i popullit shqiptar nuk do te ishte kryeminister i shtetit shqiptar, ketoo jan argumentet qe flasin vet dhe shihen vet tek populli shqiptar.
Jo bindja por argumenetet e gjalla qe e kan voto e tere populli shqiptar. Keto jane per Premtimin

Mendon se populli shqiptare e zgjodhi kryeminister? Apo qe heren e par ishte i zgjedhur kryetar nga populli? Edhe sikur te jete e vertete kjo, nuk tuhet " i tere" por shumica. Nga kjo kuptohet leht se ju veq e sinpatizoni Berishoviqin vetem per menyren se si bertet si nje kafshe e eger, dhe jo per diqka tjeter....

Nuk me tregove per 99%! Per kete "statistik" se kur dhe nga kush eshte nxjerr kjo moster???

Luki, kur te shkruan diqka, duhet edhe ta mbron dhe ta argumenton. Nuk me dhe pergjigjen per kete qe te kam nenvizu! Leri copy-pastet, sepse nuk jeni ne gjendje te mbroni mendimin tuaj me dy-tre fjale, e lere me shkrimet e huaja, te cilat veq i keni lexu dhe nuk i keni kuptu aspak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySat Oct 11, 2008 7:12 pm

Fazlliç, të afërmit e Berishës në Prokurori


Flamur Vezaj
Shtune, 11 Tetor 2008 16:29:00



Prokuroria e Tiranës u ka kërkuar bankave të zbardhin transfertat në emër të Damir Fazlliç. Sekuestrohen kasetat në Rinas
TIRANË- Akuzat e ngritura kundër mikut të kryeministrit, Damir Fazlliç, kanë detyruar prokurorinë shqiptare të verifikojë të gjitha transaksionet e kryera në emrin e tij, në bankat e nivelit të dytë në vend. Sipas burimeve zyrtare pranë prokurorisë së Tiranës, prokurorët e çështjes, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, i kanë kërkuar të gjitha filialeve të bankave në Shqipëri të verifikojnë në listën e klientëve të tyre emrin e Damir Fazlliç dhe punonjësve të tij, që nga viti 2005 e në vazhdim. “Me fillimin e hetimeve kryesisht, është kërkuar zyrtarisht nga të gjitha filialet e bankave në Shqipëri që të paraqesin pranë organit të akuzës çdo të dhënë apo veprim të kryer me emrin e shtetasit anglez me kombësi serbo-boshnjake, Damir Fazlliç, apo administratorit të tij, Erion Isufi. Ky verifikim kryhet pas dyshimeve se akt-shitja e përpiluar nga avokatja Flutura Kola dhe vetë Fazlliç për kalimin e kompanisë “Croën Aquisitions” tek kompania mëmë në Qipro ka mundësuar pastrimin e parave”,-mësohet nga burimet e mësipërme.
***
Hetimi i kësaj çështjeje ka filluar kryesisht nga prokurorët e njësisë së Task-Forcës së luftës kundër krimit ekonomik, e bazuar mbi publikimet në media të disa shkresave zyrtare, ku mendohet se kompania është shitur, por asnjë qindarkë nuk ka kaluar në arkën e shtetit, si detyrim tatimor. Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka kërkuar verifikimin e të gjitha transferimeve, tërheqjeve dhe shit-blerjeve të kryera me anë të llogarive bankare të shtetasit Fazlliç dhe personave që kanë punuar për të. Dyshohet gjithashtu se Fazlliç është i përfshirë edhe në një rast tjetër të errët, ku dy firma rumune që merren me përpunimin e naftës në vend, i detyroheshin shtetit shqiptar rreth 1 milion euro borxh, por pas shpalljes së falimentimit të këtyre dy firmave, administrimin e tyre e mori personi tashmë i dyshuar, Damir Fazlliç.
***
Sipas prokurorisë, veprimet hetimore të kryera deri më tani janë ato të sekuestrimit të itinerarit të hyrje daljeve të shtetasit Fazlliç në Shqipëri, lëvizjet e tij brenda territorit shqiptar dhe kasetat e kamerave të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Këto pamje mendohet se do të zbardhin edhe dyshimet për veprimet e paligjshme të efektivëve të policisë së komisariatit të Rinasit, të cilët e kanë shoqëruar atë duke “shpërdoruar detyrën”. Gjithashtu, mësohet se përveç këtyre veprimeve procedurale, hetuesit kanë sekuestruar edhe kasetat filmike të intervistave të dhëna nga Fazlliç në dy mediat shqiptare, një në Tiranë dhe tjetra në Londër. Nga verifikimi paraprak i këtyre intervistave, prokuroria ka arritur në përfundimin se Fazlliç gënjen, pasi në Londër tha se nuk e kishte shitur kompaninë në Shqipëri dhe dy ditë më pas pranoi në Tiranë se ia kishte shitur kompanisë së tij, të cilën e drejton edhe në Qipro me 1 milion e 750 mijë euro, shumë nga e cila mendohet se nuk ka paguar 10 % të vlerës së shitjes si taksë, e madje se ka kryer pastrim parash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySat Oct 11, 2008 8:31 pm

PO po pune e jote eshte por mos na i sjell nev ketu mbaj e lexoje per veti se ato gjella te pergatitura nga fazllica e milloshevica i kemi mesuar luki pra na sjell argumente ketu lali nese nuk ke ateher mos ben numra se ne ketu tesjellim fakte dhe deshmije te gjalle jo rena e pallavra
nuk je pergjigje pyetjes sime luki andaj ku mbetet e premtimit i vonuar lali i vonuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySat Oct 11, 2008 8:42 pm

Me pas fatke dhe deshmi more lal kishin fitu socialistet e tu.
Po shihet qfar fakte keni ju ore lal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 6:14 am

Socialistët: Lobi serb po pushton Shqipërinë


Opozita ka vënë dje “me shpatulla pas murit” kryeministrin Berisha, duke i kërkuar atij llogari për çdo gjë që ka lidhje me emrin, tashmë të “famshëm” të Damir Fazlliç. Vizita e bërë para dy ditësh nga ky i fundit ka trazuar politikën shqiptare, duke u bërë sot edhe arsyeja kryesore e një debati të nxehtë midis mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e majtë, Taulant Balla e Erjon Braçe kanë akuzuar shefin e ekzekutivit se po cenon sigurinë e kombëtare dhe se po mbron kriminelët. Duke qenë se Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë plenare, këtyre akuzave u janë kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri Genc Pollo, si edhe deputetë të tjerë të mazhorancës, të cilët kanë theksuar se debati për Fazlliç është i sajuar dhe do të fashitet shumë shpejt.
Akuzat
Tashmë çështja “Fazlliç” është kthyer në çështjen kryesore të ditës, e cila ka tërhequr tërësisht vëmendjen e politikës shqiptare. Faktet e reja, të publikuara këto ditë për ekzistencën e kompanive fantazmë të Fazlliç dhe lidhjet e tij me kryeministrin Berisha, kanë qenë arma më e fortë e sulmit të opozitën kundrejt qeverisjes aktuale. Deputeti socialist, Taulant Balla, e ka cilësuar qeverinë “Berisha” si një “klan të rrezikshëm mafioz”. Ndërsa akuzat më të forta janë hedhur nga nënkryetari i grupit kuvendor të PS-së, Erion Braçe, i cili ka theksuar se kryeministri vret dëshmitarët dhe mbron kriminelët. Sipas tij, Shqipëria është tërësisht e varur nga Serbia, pasi importon energjinë nga ky shtet. “Energjinë e importit Shqipëria e merr nga Serbia. Shqipëria është e varur prej Beogradit dhe kjo është vepër e kryeministrit tonë”, u shpreh Braçe.
Reagimi
Akuzat e njëpasnjëshme të opozitës kanë sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të deputetëve të PD-së. Zëvendëskryeministri Genc Pollo e ka cilësuar debatin për Fazlliç, si një debat të sajuar, i cili tenton të heqë nga vëmendja e shqiptarëve ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë. “Gjithë debati për Fazlliç është një skandal i sajuar dhe që do të fashitet shumë shpejt. Qëndrimet e saj janë si meteorët që fashiten. Në dijeninë time nuk ka asnjë fakt që ne mund të shqetësohemi. Nuk ka asnjë fakt ligjor të saktë”, u shpreh Pollo. Ndërsa, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka theksuar se është normale që kompani të huaja që investojnë në Shqipëri të kenë filiale edhe në vende të tjera. Ai i ka cilësuar akuzat e PS-së si “spekulime”. Në këtë linjë ka qenë edhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili është shprehur se deputetët e opozitës po bëhen më shumë komikë se sa tragjikë. “Sot ja caktuan të gjitha të zezat në sallën e Parlamentit, vijoi ai më tej, ndërkohë që Fazlliç ishte në Londër dhe unë nuk e di që Londra të jetë vendi ku strehohen superkriminelë apo supermafiozë. E njëjta histori edhe dje me vizitën e Fazlliç në Tiranë, ku mediat deklaruan se “iku pasi do e kapte prokuroria”, tha deputeti Paloka. Ai ka akuzuar lidershipin e PS-së, Edi Rama, duke thënë se po kontrollon televizionet dhe po i përdor për të krijuar skandale të rreme.

Koçi-opozitës: Të rrëzojmë qeverinë përpara zgjedhjeve
Deputeti socialist, Petro Koçi i ka bërë dje apel opozitës që formojnë lobing për rrëzimin e qeverisë “Berisha”. “Përballë shtetit gangster të Berishës opozita duhet të gjejë rrugën e duhur politike për t’u bashkuar në përpjekje kushtetuese që realizojnë rrëzimin e kësaj qeverie përpara zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Koçi. Ai e ka cilësuar si “absurd” qëndrimin bashkëpunues të një pjesë të socialistëve për të ndryshuar Kushtetutën e vendit. “Është absurd qëndrimi kolaboracionist i një pjese të Grupit Parlamentar të PS, për të ndryshuar Kushtetutën në këtë situate ekstreme gangsterizmi shtetëror. Opozita e ka për detyrë kushtetuese të ndalojë me të gjitha mjetet demokratike kapjen e shtetit nga gangsterët e vendit apo të rajonit”, shtoi Koçi. Sipas tij, asnjë votë opozitare nuk duhet të ushqeje mbijetesën politike të Berishës, duke u justifikuar në emër të reformave. “Momenti politik përbën shansin e fundit të PS për të kërkuar falje për bashkëpunimin me Berishën në shkatërrimin e garancive kushtetuese për kontroll parlamentar mbi qeveritë. PS ka shansin të tregojë se do vendosë interesat e shtetit mbi ato klanore të lidershipit”, theksoi Koçi
Policia: Nuk e morëm në mbrojtje Damir Fazlliç

Biznesmeni Damir Fazlliç nuk është shoqëruar dhe as nuk është marrë në mbrojtje nga policia shqiptare gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri përgjatë ditës së djeshme. Kjo është bërë e dituar nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, sipas së cilës është spekuluar me këtë fakt. Sipas sqarimit të policisë, Policia e Shtetit nuk ka pasur kërkesë të tillë për të eskortuar këtë qytetar si dhe s’ka konstatuar elementë që cenojnë jetën e tij e për pasojë marrjen e masave të shoqërimit. Punonjësit e policisë së aeroportit “Nënë Tereza” gjatë 24 orëve të shërbimit kanë për detyrë të kontrollojnë e të ofrojnë gjithë ndihmën e kërkuar nga shqiptarët apo të huajt që hyjnë e dalin ligjërisht në territorin e vendit.

Genc Pollo
“Gjithë debati për Fazlliç është një skandal i sajuar dhe që do të fashitet shumë shpejt. Qëndrimet e saj janë si meteorët që fashiten. Në dijeninë time nuk ka asnjë fakt që ne mund të shqetësohemi. Nuk ka asnjë fakt ligjor të saktë. Debati politik rrezikon të heqë nga vëmendja ngjarje që janë të rëndësishme për Shqipërinë”.

Bujar Nishani
“Nuk kemi vënë një eskortë në shërbim të Fazlliç. Dëgjova akuza të rënda se kompani të huaja që investojnë në Shqipëri kanë degët e tyre në Serbi. Kjo është tepër normale, që një kompani të ketë filialet e veta si në Shqipëri ashtu edhe në vende te tjera të Ballkanit. Akuzat nuk janë gjë tjetër, veçse spekulime”.

Edi Paloka
“Këta zotërinj këtej sa më shumë përpiqen të bëhen tragjikë aq më shumë bëhen komikë. Fatkeqësisht bëhen komik jo për veten, por për shqiptarët, dhe fatkeqësisht kanë futur në këtë lojë edhe disa media, Rama TV, Rama dhe TV Rama 2 dhe po i bëjnë qesharake me urdhrat që u jep Rama përditë për të sajuar skandale e për t’u fryrë me budallallëqe që Rama sheh në ëndërr natën dhe u tregon këtyre ditën”.

Taulant Balla
“Nuk ka asnjë dyshim, se ngritja e këtyre kompanive fantazmë, sikurse “Crown Acquisitions”, vendosja e njerëzve të besuar familjarë si administratorë apo si ekspertë kontabël, dhe më pas shitja e disa letrave si aset i vetëm me asistencën e zyrës së avokatisë së vajzës së Sali Berishës, është prova më e qartë se shteti është vënë përfundimisht nën hyqmin dhe kontrollin e një klani të rrezikshëm mafioz”.

Erion Braçe
"Berisha dëshmitarët i vret dhe kriminelët i mbron. Kryeministri sot imunitetin ia ka dhënë familjes dhe krimineleve. Shpresojmë që Berisha, Fazlliç dhe familja e tyre të mos kenë djegur provat siç u bë në rastin e Gërdecit. Shteti ynë është i kapur. Energjinë e importit Shqipëria e merr nga Serbia. Shqipëria është e varur prej Beogradit dhe kjo është vepër e kryeministrit tonë".




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 10:55 am

Ju kisha lut qe te leni keto copy-paste te panevojshme pajtohem me lukin
e sa i perket Sali Berishes populli qe jeton ne SHqiperi vet e ka zgjedhur per kryeministeer dhe siq po shihet nuk kan gabuar kur e kan zgjedhur
Sali Berisha e futi SHqiperin ne Nato,se shpejti do e fut edhe ne BE
sikur ne kohen e komunizmit ashtu edhe ne kohen e Nanos per SHqiperine ishin vetem dite te erreta ne historin tone
askush nuk do e permend per te mire shqiperine ne kohen e ketyre te prapambeturve
edhe ketu ne Dardani ka parti politike qe e quajne veten Parti Demokratike e jane 100% socialiste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 11:03 am

Pirro i Epirit, nganjehere jane te nevojshme edhe copy-paste, sepse sherbejne per te argumentuar ate qe e thua. Sepse nese vetem nje person i thjeshte e thote, te tjeret nuk i besojne, ndersa kur te citon nje tjeter qe ka qene ne ngjarje apo eshte me i njoftuar, ndryshon qasja ndaj atij qe sjell sopy-paste, apo edhe te atyre qe marrin shembuj te ndryshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 11:10 am

MUHAMETII shkruajti:
Pirro i Epirit, nganjehere jane te nevojshme edhe copy-paste, sepse sherbejne per te argumentuar ate qe e thua. Sepse nese vetem nje person i thjeshte e thote, te tjeret nuk i besojne, ndersa kur te citon nje tjeter qe ka qene ne ngjarje apo eshte me i njoftuar, ndryshon qasja ndaj atij qe sjell sopy-paste, apo edhe te atyre qe marrin shembuj te ndryshem.
popo mir e ki nganjher na duhen fakte e vertet por shume her duhet shkruar edhe vet me fakte tua
ja nje shemboll biligoa,sofra shkruajne gjithqka me copy-paste e kjo eshte teper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 11:24 am

O PIro une te kishalute ty qe te lexosh mor bure per ate kriminel serbofil leje qe SHqiperise i ka sjell nje mije te zeza po edhe kosoves edhe neve ne Iliride o i nderua nuk dote te thote qe sali papagalli e shtini SHqiperine ne nato nuk flasem ketu as per socialist e as per demokate ketu eshte ne pyetje qeshtja kombetare i dashur nuk ka te bej ajo me tuaj more i nderuar si linden oraganizatat omonia dhe Bollano janutallosi e shkollat greke ne shqiperi si erdhen dhe ne kohen e kujte po edhe rasti i fundit FAZLLIC me thuaj si ishte e mundur bashe ne QYTEZEN E VORES NE GERDEC te plase ai detonim qe gjithe ata njerez pa paralajmerim te vdesin pse cfare u mshifte aty une te kame sjell argumentet e gjalla qe ne i kemi perjetuar nga ai faqe zi nuk t them peralla apo me te kthy mendjen ty por mos u kape per dege po kapu ne renje njeher se cfare beri ki ndytesire cfare mere pake shembull parkin RINIA ne Tirane e me thua sa kufoma vajzash te reja u gjeten ne mes atyre barakave qe sala e beri tiranen si me qen BANGLLADESH po mose fole vetem qe te them hajt se po shkruaj dicka meru me realitetin qe e shef me sy e prek jo fjale bote
Po perparone SHqiperia dote themi takord si perparone dhe me kend perparone dhe pse kaqe vone perparone kure kishte mundesije te ishte dicka edhe me mire
Por jo se u vonu nga ky kriminel sepse donte te luftoje vlore te krijoje piramidad qe te zhvesh popullin e shkret
por jo u dashte te shkatroje ushtrine te sjell gjithe popullin e veriut ne QYTETIN E KAMEZES ne konvikt te studenteeve te jetojne ne mjerim duke ju premtuar para me piramidat une sdije se ty si e shef kete kriminel perbure te mire apo kombetare a nese ke dicka te perbashket me te sikur ai qe ka te perbashket me SERBINE ateher ok e mbrone se ndoshta edhe ti je si sali gomari ndoshta edhe ti i ke daje TERNAFCET NIMANET HASANET MORINAT ETJ ETJ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 3:46 pm

Piro,
le te flasin keta qka dojn se kaq din edhe flasin.
I vjen koha edhe e shohin a ata kan pas drejt a ne.
Vota eshte ajo qe e percakton, Dmth. Vota e popullit shqiptar.
Qka po thojn keta te mencurit i ka vjedh votot Berisha, hahahah qesharake a.
Do te binden prap se kush eshte Sali Berisha dhe Partia Demokratike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 10:21 pm

oo jeni gabuar o njerz se SALI BERISHA eshte armiku numer njé i Serbve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 10:30 pm

Fushata “Fazlliç” që poshtëroi shqiptarët

12-10-2008 / Nga Astrit Kola
Zhurmnaja e orkestruar e socialistëve kundër një afaristi të huaj pa kurrfarë ndikimi në jetën politike shqiptare, dëshmoi vetëm dhe vetëm një të vërtetë të madhe: krizën psikologjike të opozitës lidhur me pushtetin, pra pushtetmarrjen që është shndërruar në paranojë të lidershipit opozitar majtist në pragfushatën zgjedhore parlamentare 2009. Angazhimi në këtë fushatë marroqe edhe e tyryfyçkave ojëqëiste si Olta e “G-99”, e yshtur edhe kjo bukuroshe ekranesh nga ethet e deputetllëkut pas lançimit të 30 përqindshit të grarisë në Kuvendin e ardhshëm, e zbulon edhe më shumë paranojën e gjeneralizuar pushtetore të zhganit majtist, që humbjen e pushtetit dhe në veçanti rotacionin me vota, si mekanizëm demokratik, nuk e shikon si produkt tipik shqiptar, por si dhuratë e fazlliçëve të ardhur nga jashtë, e që kalojnë këtej pari thjesht për të bëë para, që janë shtysa thelbësore e biznesit në kapitalizëm. Megjithatë, gjëja më e pështirë në këtë fushatë idioteske për nga thelbi dhe “gjetja” e konsumuar prej ditësh, ishte spekulimi i trashë me kombësinë e Damir Fazlliçit, të cilin Xhaçka, dhe para saj edhe Mrie Kodheli e PS, e bënë “serb”, dhe jo qëllimisht. E bënë të tillë për të mbjellë tek shqiptarët një urrejtje të keqadresuar, duke bërë sikur harrojnë se, nëse ky boshnjak do të kish qëndruar bashkë me familjen në Bosnje gjatë luftës ndëretnike atje, (1992-1995), sot do të banonte jo në Londër apo Nju Jork, por në varreza, bash prej karaxhiçëve dhe mlladiçëve, thjesht dhe vetëm si mysliman me emrin Damir dhe si “gjysmëserb gjakshprishur që ka fenë antiKrisht dhe ka në deje gjakun e urryer të atyre që u morën serbëve atdheun me ndihmën e atyre që kishin tjetër besim…”. Ndaj jo pa qëllim Fazlliç u akuzua për “Dushan Mugoshë” bash nga ata, baballarët e të cilëve ishin nxënësit e ithtarët më fanatikë të Dushanit serb gjatë LDB dhe erdhën e qëndruan në pushtet për 50 vjet me ndihmën e tij e të serbëve. Fazlliçi në intervistën e tij tek KLAN e sqaroi fare qartë se është bir i një boshnjaku mysliman dhe i një serbeje të Bosnjës, çka do të thotë se ai nuk është serb, por thjesht boshnjak, dhe unë që i njoh punët e atyre anëve këtë gjë e di mirë dhe ma thotë edhe vetë emri “Damir”, që është kryesisht i përhapur në Bosnje e paksa edhe në Kroaci, por aspak në Serbi. Dhe pikërisht tek paralelja e hequr midis Damir Fazlliçit e Dushan Mugoshës qëndron edhe thelbi i poshtërsisë së kësaj fushate dhe spekulimit të ndyrë e fyes ndaj shqiptarëve. Sepse askush sot nuk duhet të rreket të na mbushë mendjen se e keqja këtij vendi gjatë dhe pas LDB i erdhi nga Dushan Mugosha me serbët. Jo dhe jo! E keqja këtij vendi i erdhi nga “serbët” e Tiranës dhe të Shqipërisë, të shitur tek të huajt antishqiptarë. Nëse Dushan Mugosha u ka borxh shqiptarëve si kriminel i urryer dhe vrasës i drejtpërdrejtë i tyre, u ka borxh gjakun e nja 20 shqiptarëve që i masakroi me duart e tij gjatë seancave përgatitore të kriminelëve komunistë e me yll në ballë, për të filluar luftën civile, gjatë demonstrimeve konkrete sesi mbyteshin shqiptarët nacionalistë me tortura, për çka na dëshmon Xhelal Staravecka në kujtimet e tij lemeritëse. Kurse krimet e tjera dhe mënxyrat në këtë vend i bënë Enveri, Nexhmija, Mehmeti, Fiqiretja, Teki Kolaneci, Fëshqeti, Liri Gega, Ramiz Alia, Hysni Kapo, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu etj., gjatë dhe pas lufte. Pra të keqen e kemi nga brenda dhe nuk mund të fajësohet për gjithçka na ndodhi gjatë dhe pas LDB Dushan Mugosha i Serbisë, sikurse thotë edhe populli: “O balo të ngrëntë tënja/të keqen e ke nga brënda…”. Nuk është fajtor Dushan Mugosha për idetë komuniste antikombëtare që gëlonin në Shqipëri gjatë viteve ’20-‘30 të shekullit të kaluar, e që shërbyen si bujon për zhvillimin e veprimtarive politike profashiste, proserbe, progreke e antizogiste dhe si shtrat ku u ngjiz tradhtia kombëtare në pushtet. Ishin intelektualët e papërgjegjshëm shqiptarë, kryesisht antizogistë, që krahas rrethanave ndërkombëtare të disfavorshme para, gjatë dhe pas LDB, gatuan bukën e tradhtisë dhe gjëmën kombëtare. Pra nëse kuqot tanë humbën pushtetin në vitin 2005, për këtë nuk mund të jetë shkaktar dhe “fajtor” Fazlliçi boshnjak, apo miqtë e tij në KOP. Personalisht nuk më ka lënë mendja të besoj se ishin idetë-slogane të “ndryshimit” që sollën PD-në në pushtet, sepse jam i bindur se shqiptarët nuk mund të ishin aq të trashë sa të mos besonin tek Berisha dhe PD pas rebelimit gjakatar të ’97-s dhe qeverisjes kriminale të tyre gjatë 8 vjetëve, port ë mashtroheshin nga do parulla që në thelb nuk thonë asgjë dhe nuk të ngjallin besim nëse nuk shoqërohen me programe bindëse dhe premtime që prekin thelbin dhe shpirtin e votuesve. Ishte programi i ri i PD dhe realiteti horror i krijuar nga socialistët në pushtet, asokohe tejet të vetëdiskredituar me akuza të frikshme, që solli PD në pushtet dhe jo fushatat moderne të kompanive të specializuara, ndaj të cilave shqiptarët janë të pandjeshëm dhe thjesht u vërejnë me kërshëri dekoret dhe shkëlqimin pompoz. Nëse Fazlliç u vetëlëvdua paksa për rolin e tij dhe të miqve të KOP në fitoren e 3 korrikut, këtë e bëri kryesisht për t’u hakmarrë ndaj akuzatorëve majtistë dhe për të dëshmuar formatin politik të një diplomanti të shkencave politike dhe miku plot ide të politikanëve të shquar, këtej dhe andej Atlantikut. Thelbi i asaj që deklaroi Fazlliç para Fevziut, që i bëri pyetjet më të ashpra, (athua se kishin dalë nga zyra e Edvinit apo pena e Erionëve Braçe e Velija), ishte hedhja poshtë e të gjitha akuzave të derdhura në mediat majtiste, për gjoja nip i ish shefit të shërbimit sekret serb apo njëri nga urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiçit, për çka, nëse nuk vërtetohet e kundërta, akuzatorët duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore para shqiptarëve. Ndërsa lidhur me akuzat e tjera për aktivitetet ekonomike të tij në Shqipëri, Prokuroria e edramistes Ira Rama ka të drejtë dhe detyrë të bëjë të gjitha hetimet dhe ta shpallë madje Fazlliçin edhe në kërkim ndërkombëtar me anë të Interpolit, nëse ia mban dhe ia thorë rradakja, pas hetimeve. Mua si qytetar më intereson fakti se megjithë miqësitë e Fazlliçit me qeveritarët aktualë shqiptarë, ai nuk paskërka përfituar asnjë qindarkë nga paratë publike të taksapaguesve shqiptarë dhe nuk është aspak aksioner në kompaninë elektroenergjetike serbe “Rudnap”, dhe për të ndryshuar mendim për sa më sipër duhet që të vërtetohet e kundërta. Por jo! Unë mendoj se urrejtja e kuqove tanë ndaj Fazlliçit e ka burimin tek urrejtja e tij ndaj komunistëve dhe formimi i tij antikomunist. Gjithashtu mendoj se ka një përkim jo të rastit midis vlerësimit me superlativa nga kuqot tanë të opozitë për ish kryeministrin e vrarë serb Gjingjiç, të cilin Taulant Balua i neokomunizmit e quajti në Kuvend “kryeministri properëndimor serb” dhe akuzave të tyre se Fazlliç është urdhërdhënësi i Milorad Ulemek Legija-s së beretave të kuqe serbe. Personalisht jam i bindur se Gjingjiç-i aq i vlerësuar nga kuqot tanë si “properëndimor” dhe progresist”, nuk ishte tjetër veçse një politikan serb po aq antishqiptar sa edhe paraardhësit, maje nuk ishte tjetër veçse buratini i borgjezisë serbomadhe, i komanduar aty për të retushuar imazhin e shprishur të Serbisë dhe për të lehtësuar pozitën ndërkombëtare të saj për shkak të politikave kriminale të Millosheviçit. Dhe unë do të vazhdoj ta ruaj mendimin se Gjingjiçi bukurosh e fytyrëbardhë serb, nuk ishte tjetër veçse garanti politik i vazhdimësisë së politikakës serbomadhe të “Millosheviçizmit pa Sllobon”, dhe vrasja e tij nuk më ngjalli kurrfarë emocioni, sa kohë që ai ishte po aq antishqiptar sa edhe paraardhësit. Por miqtë e Gjingjiçit e të Tadiçëve apo Drashkoviçëve në të majtën shqiptare, si Majko, Nano, Balua, Rama apo të tjerë, më kot rreken të na mbushin mendjen se krerët kryesorë aktualë të Beogradit, që kanë në dorë dosjet agjenturore ë baballarëve e të tyret na qenkërkan “progresistë”, sa kohë që vazhdojnë të njëjtin kurs antishqiptar ndaj Kosovës, ndërsa miku boshnjak i qeveritarëve aktualë na qenkërka “vrasësi” i shokut të shtrenjtë Gjingjiç dhe si i tillë na qenkërka armiku i popullit progresist serb. Pas këtyre hajvanllëqeve, jam i bindur se ka shumë të ngjarë që fushata “antiFazlliç” synon t’u dëshmojë ndërkombëtarëve se më të rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan janë miqtë pushtetarë të “vrasësit të properëndimorit Gjingjiç në Shqipëri (Fazlliçit”, sesa protektorët e Mlladiçit në Serbi, miqtë e kuqove opozitarë shqiptarë Tadiç, Drashkoviç dhe Jeremiç, etj.. Sepse me këtë mënyrë disbalancohet politika në Shqipëri në favor të opozitës dhe lehtësohet pozita ndërkombëtare e Serbisë nën kushtet persistente të BE dhe SHBA për dorëzimin e Mlladiçit si kriminel lufte në Hagë, në këmbim të proceseve integruese të Serbisë në organizmat ndërkombëtarë. Dhe ky është shërbimi më antikombëtar që kuqot po duan t’u bëjnë miqve të tyre serbë në Beograd, të cilët çuditërisht ia kanë dalë të jenë tepër pranë integrimit në BE dhe me regjim tejet të favorshëm vizash në krahasim me Shqipërinë, ndonëse mbi Serbinë rëndojnë një mal me akuza dhe embargot logjike që SHBA dhe BE ngritën dhe mbajtën në këmbë për më shumë se një dekadë. Ja pra përse përkeqësohet qëllimisht imazhi i Shqipërisë nëpërmjet Fazlliçit! Kjo bëhet vetëm e vetëm për të lehtësuar dhe përmirësuar indirekt barrën dhe imazhin e frikshëm të Serbisë, por tashmë me ndihmën e kuqove shqiptarë dhe fushatës së tyre antiFazlliç. Gjithsesi kam shpresë se ballkanasi Fazlliç do të reagojë fort dhe do të kthejë përgjigjen adekuate ndaj akuzatorëve, prej nga shpresoj të na sjellë fakte rrëqethëse të bëmave të tyre. Gjithmonë kjo në interes të shqiptarëve dhe aspak në lehtësim të pozitës së jo shqiptarit Fazlliç, i cili megjithë miqësitë personale të natyrshme, nuk është se ka dëshmuar ndonjë miqësi të madhe për shqiptarët, përveçse interesa biznesi, që janë të natyrshme në kapitalizëm. Ndaj do të uroja: Jepi Fazlliç, hapi defterët e kuqove tanë..., që të mësojmë më shumë se cilët janë dhe përse të akuzojnë aq fort në këtë fushatë histerike, fushatë kjo që, në fundore, lidhet me humbjen e pushtetit më 2005 dhe frikën e humbjes në zgjedhjet e ardhshme, çka do t’i largonte frikshëm nga pushteti. ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 EmptySun Oct 12, 2008 10:40 pm

Martina, si thuani se Sali Berisha eshte armiku numer nje i serbeve, kur te gjithe e dime se pikerisht Sali Berisha Serbise i ofronte karburante, kur te gjitha shtetet perendimore i vune sanksione Serbise!!!???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 40Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 21 ... 40  Next
 Similar topics
-
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: