Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè Empty
MesazhTitulli: Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè   Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè EmptyFri Sep 26, 2008 4:47 pm

Kosova ka obligim, të ngritë dhe mbroj qështjen e Luginës së Preshevës

Letër e hapur drejtuar klasës politike të Kosovës lidhur me qëndrimin ndaj Luginës të Preshevës

Shkruan : Refik HASANI , Gjilan

Prishtina nuk është vetëm kryeqitet i Kosovarëve por i të gjithë shqiptarëve anekëndë kufijve të ish –ngrehinës artificiale të RSFJ-së . Me të drejtë popullata shqiptare e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ka pritur dhe do të pret nga Kosova dhe nga udhëheqsia e tyre . Kush duhet ta ngritë dhe mbroj qështjen e Luginës së Preshevës, përveq Kosovës që ka obligim para opinionit dhe duhet sa më parë të hartoj një platform të shkruar që së bashku me diplomacin e shtetit Shqiptarë , Lugina e Preshevës të mbrohet në të gjitha instancat ndërkombëtare . Në këtë krahinë me shumicë shqiptare në Serbi , situata është e tejet e keqësuar , kundruall tensioneve që pas qershorit 1999 e këndej . Banorët atje ende janë duke u përballuar me shumë të papritura , përveq udhëheqësve të tyre të ndarë e përqarë në tetë subjekte politike , që është shqetësuese e mbi të gjitha është me institucionet e Kosovës me qëndrimin ndaj qështjes së pazgjidhur .
****
Të nderuar lider të partive politike në Kosovë , të pozitës dhe opozitës , ministra dhe deputet , këshilltarë komunal dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe personalitete me ndikim në jetën publike dhe politike . Veprimtarë të ndryshëm të gjitha kohrave e ndjeva për borgjë dhe mora guximin t’ju drejtohemi në këtë formë përmes ksaj letre , pa dashur fare të ulë kontributin e asnjërit nga ju . Si banorë prej Luginës së Preshevës që më shtyri më së shumti të reagoj me njëfarë mënyre është vizita e një delegacioni të lartë prej Luginës së Preshevës . Mbrenda një jave pra më 14 dhe 21 shtator u bënë dy takime me z.Haradinaj kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës . Ju përkujtojm se z.Haradinaj që nga pas lufta ishte deputet por edhe Kryeministër dhe asnjëherë nuk e ngriti qështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës . Edhe dy të tjerë nga partia e tij po ashtu ishin Kryeministra të vendit dhe asnjëher nuk u ngrit qështjen e pazgjidhur e Luginës së Preshevës . Por edhe as grupi parlamentar i subjektit të tij dhe të tjerë nuk e ngritën këtë qështje në Kuvendin e Kosovës . Dhe tash z.Haradinaj na del që më së shumti interesohet për Luginën edhe kjo nuk qëndron . Kjo ishte pritje , dy herë për ditë vikendi dhe më shumë për marketing politik dhe fituesi i ksaj jave ishte vetë kreu politik i AAK-së .
Cilat janë hapat e gabuar që ka udhëhequr Kosova kundrejt Luginës së Preshevës pas qershorit 1999 e deri më sot .
Gabimet ishin edhe të dy anshme pra të udhëheqësive të Luginës së Preshevës dhe të bartësve politik dhe institucional të Kosovës . Ksaj here po paraqesim vetëm gabimet institucioneve të Kosovës , sepse të Luginës i kemi paraqitur më herët , kurse kur ti përshkruajmë edhe gabimet e institucioneve të Republikës së Serbisë dhe të faktorit ndërkombëtar atëher themi se i kemi paraqitur nga katër këndëvështrime problematikën e Luginës së Preshevës .
- Nuk u mor parasysh se në çfarë pozite kanë mbetur populluta me rastin e tërheqjes së forcave vrastare prej Kosovë duke u stacionuar dhe përqendruar në Luginë.
- Nuk u ngrit me kohë problematika e kategorisë së të zhvendosurve që nga fillimi i luftimeve në mesë forcave të
ushtrisë serbe dhe UÇPMB-së.
- Nuk është bërë regjistrimi i të zhvendosurve , pranimi dhe vendosja nëpër objekte banimi kolektiv , më lehtë do të dihej dhe pranohej edhe nga ndërkombëtarët , se në Kosovë ka patur dhe ka ende të zhvendosur prej Luginës së Preshevës .
- Asnjëher nuk u ngrit qështja se ku janë Shqiptarët që kishin prona dhe pasuri të patundshme nëpër qytete të Republikës së
Serbis si Beograd ,Nish , Leskoc ,Vranj ,Novi Sad , etj .
- Pas përfundimit të luftimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Konqulit nuk u nxë ngoje kjo marrëveshje.
- Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 jo që nuk u përmend por u harrua fare sikur mos të kishte ndodhur.
- Nuk u bë krahasimi në mes të drejtave që po kërkon vazhdimisht Serbia për bashkëvendasit e vetë , pra për Serbët lokal të Kosovës . Po ato të drejta duhet dhe ju takojn edhe shqiptarëve që jetojn anekënd Serbis e veqmas në Komunën e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës .
- Nuk mbështetën dhe nuk paraqitën arsyeshmërin për untitet dhe domosdoshmërin e themelimin të Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës .
- Asnjëher nuk u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të Serbeve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga Lugina që janë në Kosovë .
- CEPOTINI një bazë ushtarake e ushtrisë Serbe ,ku do të vendosen pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale , me qindra ushtarë . Ky objekt ushtarak më i madhi në rajon , ku janë ndar nga qeveria e Serbis 17 milion euro . Shumë afër qytetit të Bujanocit , është rrezik përë tërë rajonin e Ballkanit e aqë më shumë kërcnim dhe presion psikik për mbijetesën e banorëve shqiptarë të Luginës .
- Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veqmas në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit .
- Opinioni i Kosovës dhe mas mediat tona sikur nuk patën interesim fort për zhvillimet që po rrjedhin mbrenda Serbis dhe qëndrimit të saj ndaj shqiptarëve .
- Nuk u shfritëzua koha dhe momenti historik që gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbis nënë prezencën e faktorit ndërkombëtarë , përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimi e raporteve Kosovë –Serbi , duke e shtruar në tavolin edhe qështjen e Luginës së Preshevës dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbis.
- Nuk u ndërtua një qëndrim , platformë a strategji afatëshkurtër , afatmesëm apo afatgjatë , se çfarë dhe si ti artikulojn kërkesat e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës .
- Institucionet e Kosovës dhe partitë politike gabuan shumë rëndë kur gjatë konsultave se a duhet të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale apo jo nuk i udhëzuan drejt ! , p.sh
A – Institucionet e Kosovës është dashur t’ju japin instruksione të qarta partive politike të Luginës që duhet të marrin pjesë në zgjedhje nacionale Serbe por me një kusht :
- I - Nëse ju garantohen pesë vende në parlamentin e Serbisë dhe tre vende mund ti fitojnë me vota të drejtëpëdrejta , përndryshe asesi JO .
B – Asnjëher në vija insitucional nuk është debatuar në parlamentë të Kosovës për Luginën e Preshevës me një pikë të rendit të punës .
C- Që nga viti 1999 e deri më sot asnjë Kryeministër , President apo kryetarë i Kuvendi të Kosovës nuk e ka ngritë këtë qështje para ndërkombëtarëve , por as para opinionit .
D – Veçmas befason fakti që tash luajn me opinion partitë opozitare të Kosovës , z.Haradinaj kështu kishte vepruar edhe z.Surroi gjatë bisedimeve Kosovë - Serbi , nuk kanë fajë as këta pasi z.Daci nuk brengoset për vendasit e vetë atëherë qfarë të presim nga të tjerët . Duke i përcjellut të gjitha këto me vëmendjen më të madhe në Kosovë i vetmi lider nga e gjithë hapsira jonë shqiptare që mundë të ndikoj dhe afroj është z.Thaqi , jo për pozitën tashmë si kryeministër , por këtë kredibilitet , sa i përketë qështjes dhe rreth Luginës së Preshevës e kishte gëzuar edhe më herët dhe e posedon edhe tash . Pasi ka pasur disa angazhime pozitive në të kaluarën në këtë drejtim .Në shkrimet dhe publikimet tona të mëhershme , që janë botuar anekënd hapsirave tona shqiptare , kemi kërkuar disa herë që të hapet nga një zyrë ndërlidhëse në Gjilan dhe një në Fushë të Kosovës për Luginën e Preshevës
- Do ta koordinojn punën në një ministri të veqant që do të mirrej me kategorin e të zhvendosurve dhe përgjithsi Luginën e Preshevës .
- Serbët në Kosovë kanë një ministri që e ka qeveria e Kosovës . E dyta Ministri vetëm për serbëtë lokal të Kosovës është qeveria e Serbis që ka në Beograd dhe e treta është ku : Qeveria e Beogradit ka hapur vitin e kaluar në Mitrovic një zyrë .
Si të veprohet dhe të ndërtohet një qëndrim institucional nga Kosova dhe Shqipëria kundrejt qështjes së Luginës së Preshevës .
Institucionet e Kosovës të gjithë së bashku pozitë dhe opozitë njerzë me ndikim në jetën publike e politika të Kosovës në bashkëpunim me diplomacin e shtetit Shqiptarë . Të bashkërendojn qëndrimet , harmonozojn , të shkruhet një program , strategji veprim , gjithmon në konsultim të ngusht me Akademin e shkencave dhe arteve të Kosovë dhe Shqipërisë , por edhe me miqtë Amerikanë dhe faktorin ndërkombëtarë politik për Luginën e Preshevës . Hapja e dy zyreve në Gjilan dhe Fushë të Kosovës , formimi i një departamenti në kuadër të një ministrie është më rëndësi jetike . Por hapja e tyre është po aq me rëndësi sa edhe njerzit që do të punojnë dhe zgjedhen në ato poste . Këta zyrtarë duhet të jenë nga ajo pjësë e Luginës , por mbi të gjitha që i njohin rrethanat në Luginë dhe Kosovës dhe në përgjithsi rajon. Duhet të kenë mbështetje nga ana Kosovare , Luginës dhe ndoshta edhe nga ndërkombëtare . Institucionet e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me institucionet lokale të tri Komunve të bëjnë përzgjidhjen e njerëzve adekuatë . Në këtë kuadër duhet menduar se çfarë përgjegjsie , roli dhe misioni do të kenë personat në fjalë . Këto zyrtarë për Luginënë duhet të akomodohen në zyrë të qeverisë së Kosovës dhe dy komunave në fjalë si staf që paguhet nga bugjeti i Kosovës . Hapja e një zyre në Gjilan është e domosdoshme ku jemi duke kërkuar që pas konfliktit të armatosur në mesë forcave serbe dhe UÇPMB-së të vitit 2001 . Gjilani është Komun ndërkufitarë që kufizohet me Komunën e Bujanocit dhe të Preshevës , por edhe ka më së shumti të zhvendosur ku 11.783 banorë janë të vendosur në Gjilan vetëm për periudhën pas qershorit 1999 deri në fund të vitit 2002 . Kurse në krejt Kosovën të ardhur prej Luginës , por që janë vendosur në Kosove janë mbi 30 mijë , nga e njëjta periudhë .Pastaj edhe një zyrë duhet të hapët në Fushë të Kosovës , këto dy zyra duhet të jen koordinuese , ndërlidhësë por shumë efikase . Në kuadër të një ministrie duhet të themelohet një departament për fillim duke u mbështetur në dy shtylla , zyra në Gjilan dhe Fushë të Kosovës .
Çfarë pune dhe roli mundë të luajnë këto zyrtarë të caktuar për Luginën e Preshevës !
Të marrin dhe grumbullojn të dhëna të sakta dhe zyrtare për të zhvendosurit dhe shpërngulurit e luftës për pasurit e tyre të patundshme që kanë atje . Të hartojnë një strategji se kush mundë të kthehet prej kategoris së të zhvendosurve , kjo tem duhet të ngritet dhe të jetë tema boshtë, pse duhet të emërtohen zyrtarë për Luginën e Preshevës . Të kërkojn mjete dhe donatorë për kthimin e atyre të zhvendosurve që dëshirojn të kthehen , nëse ju krijohen kushte paraprakisht dhe ka siguri të mjaftueshme . Të shikohet mundësia se cilat janë mundësit për rregullimin dokumentacionit për posedimin e dy nënshtetsive . Do të pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha instancat numri i të zhvendosurve më e rëndësishmja është të pranohen nga organet Serbe dhe ndërkombëtarët . Të bashkëpunojn ngusht me institucionet lokale të tri Komunave . Për regjistrimin e ksaj kategorie të vlerësohet në nivel më të lartë se a duhet të marrin pjesë në këto regjistrime të popullatës si Kosovarë apo si të zhvendosur . Të zhvendosurit do të përfitojnë mjaftë , ato do të kthehen të jetojn prej nga kan ardhur apo do të investohet për tu integruar në jetën Kosovare. Duhet të mbajë edhe kontakte me përfaqësi të huaja si OSBE, UNHCR dhe me qeverin qendrore të Republikës së Serbisë në Beograd . Hapja e ksaj teme tabu shenon shkrirjen e kaj teme lidhur me qëndrimin që kan mbajtur insitucionet e Kosovës , do ti ndihmonte edhe njohjes më të mirë . Serbia nuk do të ketë kohë të mirret me qështje tjera , por do të ballafaqohet edhe me qëndroimin që mbanë ndaj shtetasve të vetë , shqiptarëve që ka mbrenda në Republikën e Serbis dhe nuk do të mirret me Kosovën tani më si shtet . Përfaqësuesit e tetë partive politike që veprojn në Luginë është e pafalshme dhe jashta çdo çdo logjike nuk dëshiruan apo nuk ditën të orientohen në kohë dhe hapsirë se si ta ngrisin , shtrojn dhe mbrojn qështjen e tyre jetike për çka edhe kanë manadatin e populit që e përfaqësjojnë . Opninionit të gjërë ju përkujtojm së pas qershorit 1999 është ndier njëfarë ndarje në mesë të shqiptarëve të ish-hapsira të RSFJ-së . Që nga vitet 1990 në kuadër të themelimit të partivë , ne shqiptarët arritëm të formojmë një këshillë ndërpartiakë i partive shqiptare në federatën Jogosllave . Na mban shpresa se e kaluara është shpenzuar vendë e pavendë për të tashmen , ndërsa e tashmja jeton dhe mendojm se do ti’a lëshoj vendin të ardhmes së afërt , gjithë andej nëpër hapsirat tona shqiptare.

23.09.2009

Autori inicoi themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe për Luginën e Preshevës, vendosjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit , punon si Prof. i Ekonomisë në Gjilan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè   Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè EmptyFri Sep 26, 2008 4:53 pm

Më pëlqen ky shkrim i peshuar mirë,dhe pajtohem plotesisht se Kosova ka obligim të mbroj Luginen e Presheves,aq sa edhe kishte obligim të e mbajë të pandarë,nga se Kosova është e tëra kur ti bashkoj gjitha polet,dhe Kosova Lindore është pjesë e ndarë e Kosovës.Kosova Lindore në pozitën që është sot,vjen si rezultat i hapërimit të dobët të krerëve që mirreshin me Kosovën,para dhe pas luftes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bledselimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bledselimi


Male
Numri i postimeve : 147
Age : 31
Vendi : Greme\Ferizaj\Kosov
Profesioni/Hobi : Nëxëns
Registration date : 12/02/2010

Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè   Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè EmptySat Feb 13, 2010 11:39 pm

me qka me mbrojt veq ne dalshin shoqata e gjuetareve se per fsk ka me met edhe 1000 vje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè   Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè EmptyMon Feb 15, 2010 2:44 pm

kosova seshte te mbrojte bethen e vete e po mbrone dike tjeter.
ku vete po coptohet dite per dite.
nje vend qe ska kombe flamure kombetare nuk ka mundesi te mbrone tjeter kend.
ketu u shkaterrua qka ka shqiptare .
kane mbet servilet tradhtaret qe udheheqin kosoven multietnike kosovarqe serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè   Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova e (pa)varur
» Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës
» KEK-u dhe Kosova
» Kosova e pavarur apo jo!?
» Kosova?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: