Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rambujeja-ky iluzion per shtetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

Rambujeja-ky iluzion per shtetin Empty
MesazhTitulli: Rambujeja-ky iluzion per shtetin   Rambujeja-ky iluzion per shtetin EmptySun Aug 31, 2008 11:39 am

Rambujeja – ky iluzion për shtetin
Me pranimin e dhjetë pikave të panegociueshme, si kusht për shkuarje në Rambuje, bisedimet në Rambuje janë bërë irelevante. Për këtë, ish-anëtari i Zyrës Politike të UÇK-së, Milot Cakaj thotë “Rambujeja nuk ka pasur karakter negociator. Ajo ka pasur njëfarë karakteri ceremonial”

Ka disa javë që javorja “Zëri” ka hapur debat për dokumentin e Rambujesë. I tërë debati është përqendruar në dilemën se a është dashur apo nuk është dashur të nënshkruhet dokumenti i Rambujesë. Unë mendoj se kjo dilemë nuk tregon problemin e Rambujesë. Problemi i (mos)nënshkrimit të dokumentit të Rambujesë është te konteksti që ka dërguar deri te mbajtja e Konferencës se Rambujesë. A është dashur apo nuk është dashur të pranohet ftesa për të shkuar në Rambuje? Për mua, kjo është pyetja e parë që duhet shtruar në këtë debat!

Pranimi i ftesës për të shkuar në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën, ishin të parapërcaktura të gjitha kornizat e “çështjeve të panegociueshme” është problemi themelor. Me rastin e pranimit të ftesës për pjesëmarrje në Rambuje, të gjithë pjesëmarrësit e konferencës, e kanë ditur qëllim kryesor të kësaj konference, sepse i kanë ditur dhjetë (10) pikat e panegociueshme, në të cilat njihet “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës Federale të Jugosllavisë” (pika 4) dhe reduktimin e popullit shqiptar në bashkësi nacionale, duke e “nivelizuar” atë me pakicat që janë vërtetë bashkësi nacionale (serbët, turqit, romët, ashkalinjtë, boshnjakët...). Këto premisa, luftën çlirimtare e reduktojnë në luftë civile, (pranimi i pikës 4, me vetë shkuarjen, ka nënkuptuar të pranuarit e statusit të të qenit jugosllav, e lufta jonë është shndërruar në një ngatërresë që kanë qytetarët e fetedatës); domosdoshmërinë për shtetin e pavarur të Kosovës e reduktojnë në autonomi në kuadër të Serbisë apo Jugosllavisë. Duke e elaboruar qëllimin e luftës, Arben Xhaferi thotë se lufta bëhet për territore, e jo për të drejta. Dokumenti i Rambujesë ia ka dhënë pikërisht këtë përmbajtje luftës çlirimtare – luftë për të drejtat e komunitetit shqiptar të Jugosllavisë.

Me pranimin e dhjetë pikave të panegociueshme, si kusht për shkuarje në Rambuje, bisedimet në Rambuje janë bërë irelevante. Për këtë, ish-anëtari i Zyrës Politike të UÇK-së, Milot Cakaj thotë “Rambujeja nuk ka pasur karakter negociator. Ajo ka pasur njëfarë karakteri ceremonial”.

Kur delegacioni kosovar i ka pranuar këto kushte, ka shkuar në konferencë dhe është bërë pjesë e saj, çfarëdo arsyetimi për “domosdoshmërinë” e nënshkrimit të dokumentit të Rambujesë është farsë, është i paqëndrueshëm. Paqëndrueshmëria e këtij arsyetimi qëndron në qëllimin e luftës çlirimtare. Lufta çlirimtare bëhet për t’u çliruar dhe jetuar në liri, kurse autonomia nuk është çlirimi dhe liria. Të paktë janë popujt të cilët e kanë fituar pavarësinë, si rezultat i ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Pothuajse në të gjitha rastet, gjithandej historisë së njerëzimit dhe luftërave çlirimtare, pavarësia është fituar me luftë. Në shumicën e rasteve, konferencat ndërkombëtare nuk janë qenë zgjidhje problemesh. Përkundrazi, ato vetëm i kanë thelluar ato edhe më shumë, duke e rritur vëllimin e problemeve. Ose, nëse ato kanë zgjidhur një problem, si pasojë e asaj ‘zgjidhje’, janë krijuar edhe një varg problemesh të tjera. Delegacioni kosovar shkoi në Rambuje, të negociojnë për diçka që a priori mohonte mundësitë e vënies së çfarëdo themelesh të shtetësisë (kujto pikën 4).

Sado që negociatat e bisedimet, në kontekstin e sotëm historik, konsiderohen si mjete demokratike për zgjidhjen e problemeve, ato assesi nuk mund ta zgjidhin problemin e krijimimt të një shteti të pavarur. Përderisa liria është njëra ndër premisat e ekzistencës së demokracisë, në demokracitë liberale, garancë për lirinë e një populli është ekzistimi i shtetit kombëtar. Në Rambuje, ka ndodhur pikërisht e kundërta. Me mjete “demokratike”, një populli i është mohuar demokracia.

Mosnënshkrimi i Rambujesë, do të krijonte kushtet për vazhdimin e luftës çlirimtare, duke u mbështetur përfundimisht në forcat vetanake, pa idenë iluzore të mundësisë së organizimit të ndonjë konference ndërkombëtare, e cila luftën (në këtë rast si mjet) do ta reduktonte në dialog, dhe si rezultat i saj, të krijohej shteti i Kosovës. Lufta ësht dashur të vazhdohet deri në momentin kur do të mund të ishim të aftë ti bënim të bisedojmë, por të krijohet realiteti i bisedimeve pa pika të panegociueshme që ruajnë sovranitete federatash

E tërë kjo, mbështetet në potencialin njerëzor (si faktorë primar) që kemi pasur për ta vazhduar luftën. Furnizimi me armë është problem teknik, i cili asnjëherë nuk mund ta vëje në dilemë vazhdimin e luftës.

Pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Rambujesë, këtë konferencë e shohin si shpëtim, duke qenë se nuk kanë besuar në luftën çlirimtare. Pra, nuk kanë besuar se Kosova mund të çlirohet, dhe argumentojnë se “lufta nuk ka mundur të vazhdohet më praçka”. UÇK-ja ka zhvilluar luftën për më shumë se dy vite, dhe ka pasur suksese në beteja. Askush nuk ka pasur iluzione se lufta do të përfundojë për 2-3 vite, dhe se po për aq kohë, do të krijohet shteti i pavarur i Kosovës. Por, duke e pasur parasysh se lufta gjithnjë e më tepër zhvillohej në favor të UÇK-së, se gjithnjë e më shumë asaj i shtoheshin luftëtarët, janë disa fakte, për të cilat është dashur të mendohet, para se të shkohet në Rambuje. E për aq më tepër, duke e pasur parasysh vullnetin e ushtarëve të UÇK-së për të luftuar për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur. Ndërsa suksesi i UÇK-së në front nuk ka qenë i rastësishëm. Ata nuk kanë luftuar me praçka! Ky elaborim, mund të kuptohet në dy mënyra: 1) mosbesimin në luftën çlirimtare; ose 2) tendencën për shfajësim, për shkak të nënshkrimit të dokumentit të Rambujesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rambujeja-ky iluzion per shtetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta ribashkojmë kombin she shtetin shqiptar?
» Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?
» Pentagoni: Dhjetëra amerikanë luftojnë për “Shtetin Islamik”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: