Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?

Shko poshtë 
+20
......
Driniiiii
rroni
Leka i Madh
Mysafir
xhavo_
E_Bukura
beri
Kosovarja
Sofra
zeriatdheut
fatlum
Euridika
Nezir Myrta
Orfe@
Guximi
Ani
Beton
interesant
arbesa
24 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
arbesa
Fillestar/e
Fillestar/e
arbesa


Numri i postimeve : 41
Registration date : 10/04/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 2:40 pm

Sot kur veq dihet realiteti i ri ne Kosove kur shume shtet Evropiane e pranuan dhe disa jan ne pranim e siper kur shume supurfuqi botrore e pranuan dhe kur shume kem prit se do ta pranoj shtet islamike pa dilem shtetin e Kosove ato deri me kete date .11/04/2008e kan pranu vetem 4 prej tyre edhe pse shume ben perpjekjeve Turqija dhe Shqiperija ne konferencen islamike por prap nuk patem pranim nga ana e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 38
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 3:13 pm

Kjo eshte per te ardhur keq nga keto shtete te cilat ende nuk e kan pranu Kosoven si shtet, por prap se prap nuk quditem nga disa shtete te tjera islamike edhe nese perfundimisht nuk e pranojn Kosoven si shtet sic jane : SIria , Libani, Libia..... e disa shtete te tjera Ish Komuniste apo Komuniste, sepse tek keta normale qe dominon vet komunizmi dhe se nuk e njofin Kosoven fare por e njofin Serbin, gje qe eshte per te ardhur keq nga keto shtete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 3:20 pm

Nuk ka te keqe interesant e njohin apo nuk e njohin , ne e kemi per detyre te njohin Kosoves do te thote politikishte duhet z'gjedhure nje ''person intelektualo politik'' te vnone ne koke nje shalle te madheeeeeeeeeeeeeee e te kalon ne vizit per disa dite ne keta shtete ...se ku eshte interesi eshte pasuria.

E sa i perket shteteve islamike qe nuk e njohin Kosoven si shtet ndikon nje xhelozi qe kan ndaj Amerikes kjo do te thote se nuk e njofin Ameriken si shtet e jo Kosoven Very Happy .!!!

Vazhdime te mbare ne teme....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 3:43 pm

Eshte problem pak me i komplikuar se cka e ben Betoni dhe faji nuk qendron te shtetet arabe, as te USA, por tek ne shqiptaret. Ne kemi nenvleresuar shpesh keta shtete, qofshin politikanet tane, qofshin edhe ca intelektuale tane. Ne kete menyre Rusia, pasi ben cdo gje qe Kosova te mos pranohet si shtet sovran, ka cuar nje dokument per te gjithe shtetet arabe se si shqiptaret pergjithesisht i urrejne arabet dhe se si behen vegla te Vatikanit. Ne kete rast politikanet shqiptare duheshin te punonin me teper dhe te reagojne matur. Shpesh ne protestonim per konferences Islamike, si nje konference e botes se trete dhe e prapambetur. Kerkonim vetem njohjen nga keta vende dhe t'i "shpornim", mirpo ja qe edhe arabet kuptojne me mire keto kohet e fundit dhe e ndjekin situaten me me gjakftohtesi.
Egjipti, Kuvajti, Arabia jane aleate me te forta te Amerikes, mirpo ngurojne ta pranojne Kosoven, ne anen tjeter Irani, Siria si shtetet me kundershtare te Amerikes nuk kane dhene ndonje deklarate pro apo kunder rreth kesaj c'eshtje.

Asnjehere nuk eshte vone, nese politikanet shqiptare, vecanerisht ata te Kosoves bejne lutje konstruktive te keta shtete, shtetet arabe do e pranojne. Le te jete kjo lutje tani dhe jo atehere kur vetem eshte shfaqur problemi.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 38
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 3:51 pm

Ani pajtohem plotesisht me mendimin tend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 11:27 pm

Sepse ne per fat te keq e perkrahim shtetin terrorist te Amerikes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 11:37 pm

Ne shqiptaret jemi te vecant, edhe mysliman edhe me amerikan, modern jemi hahaha

Ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySat Apr 12, 2008 11:51 pm

Shumicen e shteteve arabe i ka ne dore rusia i mban me armatime e gjera te ndryshme dhe pastaj keto te fundit nuk guxojn me lu shum se ne dore rusia i ka, kjo eshte nje arsye.
Disa te tjera nuk e njohin sepse jan kunder amerikes etj etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySun Apr 13, 2008 1:07 am

Nuk duhet ta pranoj Kosoven per shkaqe fetare.
Kosova duhet te pranohet sepse tashmë jemi shtet dhe jemi te pavarur prej Serbisë.
Po të shikohej feja atëherë nuk do të na pranonin shtetet
jomuslimane.
Kemi fat që shtetet që po na pranojnë nuk e shikojnë fenë
por drejtësinë. E drejta e nji populli per shtet nuk rrjedhë nga
përkatësia fetare.
Edhe Rusia ka ndikim te nji numer i madh shtetesh muslimane dhe sidomos te
disa shtete arabe. Kjo do te reflektohet edhe ne sjelljen e ketyre
shteteve ndaj Kosoves.Por dikur nuk mund ti ikin realitetit, dhe do ta
njohin Kosoven.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySun Apr 13, 2008 1:15 am

Nuk kam me shume ç'fare te shtoje respekt per mendimin e postuar te parafolsit biligoa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptySun Apr 13, 2008 4:01 am

Ua luajsha fenë të gjitha atyre shteteve, që nuk duan ta njohin pavarsinë e Kosovës!

Sa për fe, me ia pasë pa hairin, moti ishim bashkuar e njohur e sot ishim 100 milion shqipe!!!

Le të ndersehen me rusin!

E vërteta për Kosovën e shqiptarët në Ballkan do të triumfojë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 2:07 am

mbi te gjitha jemi shqiptar ,
as nuk i kemi mbivlersuar e as nenvleresuar shtetet arabe..

eshte qeshtje politike , siq edhe paskan shpreh shume mire mendimin antare me siper ..
nje pjese e madhe kan ndikim nga Rusia , te tjerat nuk e pranojnë per arsye te mos prishin raportet me fqinjet (qe kan ndikim nga Rusia ) sepse i lidhin shume gjera mes vete ...

me apo pa pranimin e shteteve Islamike ..Kosova do te jet e pavarur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 8:00 am

Kosova veç është e pavarur!

Po duhet hapur sytë katër, për kombin!

Këtu në këtë themë duhet të flasin të vërteten shqiptarët, e mos të rrijnë si minj anash! Nuk mjaftojnë veç këta që shkruajnë këtu sipër... Në histori shumicën e shteteve arabe i kanë themeluar shqiptarët (Turqinë, Egjyptin, Jordanin...)!

Çka janë për Kosovën ato shtete që nuk e pranojnë e njohin Pavarësinë tonë? Çka janë ma pak se sa Servia e Rusia?

A po u dashka me i arsyetua?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 11:42 am

Pik se pari nuk eshte e arsyshme qe dikush te fyej shaj apo edhe te mundohet te njollos fen e askujt pa marr parasysh cila eshte ajo fe?

Sa i perket temes mendoj se shum moti eshte dasht te diskutohet per ket problem qe simbas mendimit tim e kan shkaktu,,lideret tane politik ne Kosove''Konferenca Islamike qe ne vete ka rrethe 60 shtete mes te cilave edhe shtetin tone eme Shqiperin disa her ka miratu rezoluta pro pavarsis se Kosoves ndonse ata vazhdimisht injoroheshin nga politka e Kosoves.

Dhe mesa duket e kan vrejt edhe ata se nuk i kem per qefi dhe sdon te na njohin.Kur u mbajke konferenca islamike ne 2007-ten kryetari Sejdiu dhe lideri i atehershem i ORA-s dolem me mendme kotradiktore per pjesmarrjen ose jo te Kosoves ne ket Konferenc ne te cilen lobimi do ishte me se i nevojshem.
Kosova eshte ftu thuajse si shtet dhe eshte dasht te ndijn veten te privelegjum qe jan ne mesin e rreth 60 shteteve sado te fuqishme qofshin ato.
Kur myftiu i Kosoves Naim TERNAVA shkon ne qytetet e shenjta Meka dhe Medina dhe takon mbretin e Arabis Saudite gjithmon ne lobim per pavarsin e Kosoves medijat tona sidomos ato te shkruara qonin pluhur si myftiu i jep veti aq te drejt.

Edhe keshtu duke u mundu mi injorue ato shtete sod perballemi me nje njohje shum te vogel nga shtetet botrore ndonse kemi nje njohje te shteteve te fuqishme.
Ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara Kosova do te antarsohej vetum pasi ta ken njoft 100 shtete.36 qe na kan njohur dhe afer 60 shtete isla,e po te na njohin shancat per te ec perpara jan shum te mdha.Injoranca jon na ka sjell deri ketu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 12:53 pm

Pajtohem i nderuar z.Nezir Myrtaj me te verteten qe ju thoni , Shume shtete Islamike u kan edhe borxh shqiptarve

ndersa keto orvatje se gjoja paskemi "innjoru" shtetet Islamike , per mendimin tim jane thjeshte nje "mbrojtje" ne emer te fesë...
kombi ..pastaj feja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 2:40 pm

Nuk eshte pune feje ketu, por eshte c'eshtje politike, nuk eshte pune borxhi ketu,
por eshte perseri c'eshtje politike. Ne kemi dhene ose kemi marre dicka, nuk ka rendesi, sot jemi te varur dhe duhet te sillemi mire me cdo shtet te mundshem qe te pranoje pavarsine e Kosoves. Pavarsia e Kosoves nuk varet vetem nga cilesia e atyre vendeve qe pranojne ate, por edhe nga sasia. Qofte shtet arab, zezakesh, buduistesh, duhet te behet cfaredo menyre, qe te bindet dhe te pranojne pavarsine e Kosoves.

Euridika, une nuk mbroj fene ketu se edhe shtetet arabe nuk kane ndonje simpati per fene ashtu sic do mendoje ty. Une se jam musliman i mire me aq sa mundem nuk don te thote te kem respekt per shtetet arabe dhe ti mbroj ata ne cdo c'eshtje. Une kritikoj arabet qe nuk njohin pavarsine e Kosoves, i kritikoj qe nuk gjykojne drejt, por kjo c'eshtje nuk mban uje. Mbi te gjitha le te shohim fajin tek vetja jone. Fatlumi bukur citoj ca gjera me larte dhe ne ate c'eshtje kemi fajin ne.
Une s'jam optimist si ju qe te them "si do qe te ndodh Kosova eshte e pavarur", mendoj ndryshe dhe jam i shqetesuar. Do kenaqesha tu shihja optimist ne vende tjera, por ne kete c'eshtje sedi....me shqeteson optimizmi juaj.

ps: kemi te bejme me shtete arabe dhe jo shtete Islamike!

Lus Zotin te me kuptoni drejt dhe shpresoj qe shtetet e botes sa me shpejt te pranojne pavarsine e Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 4:11 pm

Piksepari, nuk ka arsye as fytyrë ai që gjuan gurin dhe fshehë dorën edhe që vithet i mbanë shqiptare, e kokën emirate - ai shqiptar është një melez, po jovetëm kaq, por edhe shumë i dëmshëm për kombin shqiptar! Ai është nepërkë, që bishtin mbanë në atdhe, e kokën në tretdhe, që kafshon tinëz, fshehtazi edhe nën një emër tjetër të rrejshëm!

Piksedyti, ai që ia mprehë brinat atyreve, që as nuk njohen Kosovën shtet, pas gjithë atij gjaku të pafajshëm të derdhur,
ai shqiptar veç brinat që s'i duken!

Piksetreti, ai shqiptar, që vën interesat personale, partiake e fetare mbi kombin - ai mos qoftë shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 5:17 pm

dhe nuk eshte aspak e drejtë , qe "faji" ne kete rast t'u m'vishet shqiptarve se fundja , asgje te keqe nuk kan pase ato shtete me shqiptaret edhe Kosoven perkundrazi , ka argumente te forta se shqitaret kan punu ne te mire te shteteve te caktuara ... nuk ka arsyetim qe do te mund te justifikonte mospranimin e Kosoves shtet nga shtetet Islamike ...e aq me pak nuk kka asnje arsyetim te justifikueshem se "fajin" gjoja e paskemi ne per kete sjellje..

"Ani: Une kritikoj arabet qe nuk njohin pavarsine e Kosoves, i kritikoj qe
nuk gjykojne drejt
, por kjo c'eshtje nuk mban uje. Mbi te gjitha le te
shohim fajin tek vetja jone "
Ani , i nderuar , keto dy fjali sikur po bijen ndesh mes vete ...

keto vargje me shkojne ne mendje tani ,.

A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!

A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ?
A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet! (Esad Mekuli)

. faji duhet kerkohet aty ku e ka vendin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 5:53 pm

fla Gjithsesi duhet te punohet per lobim qeveria jon duhet te marr ket hap si ka ber ne te gjitha shtetet tjera.Ka shum qe punojn per ta eliminu ket shtet te sapo formun e nese tjeret punojn per mosnjohje te keti shteti ateher ne duhet te punojm per njohje.Kjo mos lobimi pro njohjes se shtetit tone Kosoves na ka sjell dej ne ket situat.

Askujt nuk duhet ti pengoj qe Myftiu i Kosoves Naim Ternava si prijs fetar i shqiptarve musliman te Kosoves ka bere lobim sepse tek e fundit qdo shqiptar e ka per obligim ti kontriboj vendit per te mir.Myftiu ka qen edhe departamentin Amerikan te shtetit ka qen edhe ne Ministrin e punve te Jashtme te Gjermanis e shum vende tjera Evropiane qellimi i te gjitha ketyre vizitave ka qen lobimi per pavarsin e Kosoves.Jo vetum politika ka meritat e veta mirpo politika eshte bartese e proceseve.

Nuk e di pse mbretron mendimi se nje njeri besimtar i nje feje te caktume nuk mundet me qen shqiptar i mir,kjo tez sipas mendimit tem eshte e gabume

Nese ne nuk veprojn shpejt qe te na njohin keto shtete arabe mirpo edhe shtetet tjera qe po ngurrojn do humbim shum,sepse armiqt tane po punojn 24 ore ne ket drejtim e politiken ton e ka zen gjumi si duket.36 shtete qe na njohen deri sot jan pak,te shpresojm qe te na njohin sa me shum se paku te kalojm pragun e gjysmes se shteteve antare te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 6:25 pm

një besimtar i një feje të caktueme, nuk mund të jetë shqiptar, kur interesat personale, partiake e fetare (të çfarëdo feje) i qet mbi interesin madhor kombëtar - atë as zoti as robi nuk e don, se zoti tha: ti mbroje vatanin, unë mbroj besimin - pa vatan nuk ka as fe as liri!

Kjo është theza ma e drejta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 6:37 pm

Pjesa 1
Ketu pak a shum shihet kontributi i prijsit fetar islame ne Kosove per lobimin per Pavarsin e Kosoves

Marre nga; www.medvegjaonline.com


Intervistë ekskluzive me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Mr.Nam Tërnava

Të kontribuojmë edhe më shumë për Medvegjën

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Naimternavakryetarbikrd5

Asnjëherë përgjegjësinë nuk dua ta largojë nga qeveria nga grupi i unitetit që ka qenë para pavarësisë, këta janë dashur të kenë lobim me shtetet islame. Është dashur të bëjnë më shumë në këtë drejtim, në vazhdimësi kam theksuar, se neve na duhet të kemi miqësi jo vetëm me një pjesë të botës, por me të gjithë kudo që jetojnë.Në këtë segment pak ka çalu qeveria e Kosovës dhe grupi i unitetit.

Winterthur, 14 prill

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Mr.Naim Tërnava, i shoqëruar nga z.Ahmet Sadriu, referent për shtyp dhe veprimtari botuese, pranë Bashkësisë Islame të Kosovës, qëndruan disa ditë në Zvicër.Me këtë rast ne zhvilluam një intervistë ekskluzive me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr.Naim Tërnava, ku na njoftoi për angazhimet e tija për lobim tek shtetet islame për pavarësinë e Kosovës dhe se si e sheh rolin e mërgatës shqiptare tani më kur Kosova është bërë e pavarur.


Bota sot: Në emër të gjithë stafit drejtues të gazetës kombëtare "Bota sot", urime pavarësia e Kosovës.

Mr.Naim Tërnava: Ju falënderoj nga zemra dhe Ju përgëzoj gjithashtu për këtë festë të madhe kombëtare, për këtë festë, që kanë dhënë jetën shumë dëshmorë, që kanë mbetur shumë invalidë të luftës, shumë fëmijë jetima, pas shumë maltretimeve, e burgosjeve, por në fund erdhi dita që e kemi dashur të gjithë, kjo ditë që e kemi merituar.Vlerësojmë lart edhe punën tuaj informative që e keni bërë në situata të ndryshme, prandaj padyshim se edhe Ju jeni pjesë e sukseseve të përgjithshme për pavarësinë e Kosovës.Më lejoni që përmes gazetës suaj, t'i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që gjenden në mërgatë, t'i uroj këtë ditë të madhe, për të cilën ka dhënë ndihmë të madhe edhe mërgata, kjo pjesë shumë e nderuar e kombit tonë dhe të cilën asnjëherë nuk do ta harrojmë.

Bota sot: Si e keni pritur pavarësinë e Kosovës?

Mr.Naim Tërnava:E kam pritur si të gjithë shqiptarët me gëzim dhe të gatshëm që të ballafaqohemi me të gjitha përgjegjësit që na takojnë.Kjo ditë ka qenë me përzierje e emocioneve me lot dhe buzëqeshje. Atë ditë populli shqiptarë ka treguar civilizim e kulturë të madhe të të gjitha viseve shqiptare, ku u tubuan në Prishtinë, pë0r të festuar këtë ditë të shumë pritur me dekada e pas shumë sakrificave të mëdha që i kemi pasur nga regjimi i egër e barbarë serb.Ajo ditë ka qenë ditë e veçantë.Kishte gëzim dhe kuptohet edhe kujtesë me gjithë ate që ka ndodhur.Shumë varre të reja janë hapur, shumë nëna kanë mbetur pa bijtë e tyre, shumë vëllezër pa gjymtyrët e trupit dhe shumë fëmijë jetimë e shkatërrime të shumta, por populli ynë nuk është dorëzuar asnjëherë, sepse gjithmonë ka mbrojtur moralin dhe flamurin.Tani, të ngrejmë ballin lartë, të flasim edhe më shumë me njëri tjetrin, të respektohemi dhe të punojmë, se tani na pret pavarësia me punë konkrete dhe jo fjalë.

Bota sot: Në këtë rast, mundeni ta kujtoni takimin e fundit me pak fjalë që e keni pasur me kryeheroin e Kosovës, tashmë dëshmorin e kombit Adem Jashari në kullën Jashari, edhe ate një javë para se të sulmohej nga forcat serbe?

Mr.Naim Tërnava:Po kam qenë një javë para se të bien martirë familja Jashari në kullën Jashari.Jam takuar me gjithë familjen Jashari, me komandantin legjendar Adem Jashari dhe Hamzë Jasharin. Më kujtohet burrëria e pashembullt dhe vendosmëria e tyre që të japin jetën për atdhe të gjithë anëtarët e kësaj familje legjendare. Si sot, më kujtohet në krahun e Adem Jasharit, aty ku ishte emblema e UçK-së shkruhej, UçK për zot e atdhe. Ka qenë takim që nuk do ta harrojë asnjëherë deri sa të jem gjallë. Trimëria e tyre do të jetë frymëzim përgjithmonë për kombin tonë, se atdheu nuk ka çmim. Allahu i shpërbleftë me gradën më të madhe të jetës së përjetshme me xhehnet.

Bota sot:Për disa ditë qëndruat në Zvicër.Cili ishte qëllimi kryesor i vizitës suaj?

Mr.Naim Tërnava. Kam besim të plotë, se edhe qeveria e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Kosovës duhet të jenë gjithherë gati që të veprojnë bashkarisht për mërgatën shqiptare. Kjo mërgatë është treguar e gatshme të kontribuojë gjithmonë dhe të sakrifikojë për të mirën e atdheut dhe ka kontribuar me ate që ka pasur mundësi ta bëjë, prandaj duhet ti jemi përgjithmonë falënderues dhe unë e kam vizituar dhe do ta vizitojë edhe në të ardhmen. Me këtë vizitë, ia bëra me dije edhe njëherë, se Bashkësia Islame nuk do Ju harrojë dhe është shumë mirënjohëse për kontributin tuaj të çmuar që e keni dhënë në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore. Kjo fundjavë ishte shumë e frytshme dhe të tjetët të mos e harrojnë mërgatën e cila ka kontribuar të qajnë hallet së bashku. Numri i xhamive në Zvicër po rritet dhe këto xhami po kontribuojnë mirë për tërë shoqërinë sepse predikohet feja ashtu si duhet.Vetëdijësmi fetar po rritet dhe aty ku adhurohet zoti aty bashkohen vëllezërit dhe motrat tona. Në këto xhami po mësohet edhe gjuha shqipe, që të mos asimilohemi, kam kërkuar nga vëllezërit tanë që ata të integrohen në rrjedhat e përgjithshme shoqërore në Zvicër dhe kudo që jetojnë dhe integrimi të jetë duke patur në hatër edhe besimin siç jemi ti tregojmë të tjereve se ne dimë të kontribuojmë dhe feja është ajo që na shtynë edhe më shumë të punojmë. Me këtë rast falënderojë shumë këtë shtet mik të kombit tonë, pra Zvicrën, popullin dhe qeverinë, që ka bërë shumë për Kosovën, përkrahje të vazhdueshme me lirinë e Kosovës dhe kjo e argumentoi me praninë e Kosovës dhe ngritjen e ambasadës. Pata edhe takime edhe me ambasadorin zviceran në Prishtinë para pak ditësh, ku biseduam për disa problematika që duhet ti shtjellojmë së bashku dhe ti ndihmojmë vëllezërve tanë në Zvicër me ate që kanë nevojë dhe jam mirëpritur si gjithmonë në nivelin më të duhur.


Duhet kuptuar edhe presionin rus që ia bëjnë disa shteteve muslimane, që të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës, kujto Sirinë dhe Libinë

Bota sot: Keni lobuar për pavarësinë e Kosovës nëpër shumë shtete arabe.Ku qëndron faji që këto shtete ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe kur dihet se janë 52?

Mr.Naim Tërnava: Është e vërtetë që para pavarësisë së Kosovës dhe tani pas pavarësisë mbaj korespodenca të rregullta me shtetet arabe në lidhjen që sa më shpejtë ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Asnjëherë përgjegjësinë nuk dua ta largojë nga qeveria nga grupi i unitetit që ka qenë para pavarësisë, këta janë dashur të kenë lobim me shtetet islame. Është dashur të bëjnë më shumë në këtë drejtim, në vazhdimësi kam theksuar, se neve na duhet të kemi miqësi jo vetëm me një pjesë të botës, por me të gjithë kudo që jetojnë.Në këtë segment pak ka çalu qeveria e Kosovës dhe grupi i unitetit.Presioni rus po ndikon që të mos pranohet ashtu si duhet Kosova nga shtetet muslimane. Por të them të drejtën, se ne si Bashkësi Islame e Kosovës, kemi bërë edhe më tepër se sa kemi pasur mundësi dhe kopetencë të bëjmë, kemi patur mundësi të lobojmë për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës nga shtetet arabe e deri në Australinë e largët. Ka qenë përkrahja me të gjithë ata që jemi takuar, që Kosovën do ta pranojnë. Deri më tani pesë shtete e kanë pranuar Kosovën, që janë anëtare të Konferencës Islamike.Duhet kuptuar edhe ndikimin serb dhe sllav në përgjithësi, që të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës, kujto Sirinë dhe Libinë, ne nuk presim nga këto dy shtete menjëherë ta pranojnë sepse kanë ndikim të madh, por do të vije dita shpejt të shohin ashtu si duhet të shohësh.

Brenda një kohe të shkurtërt do ta pranojnë disa shtete muslimane Kosovën shtet

Bota sot: Keni patur takim edhe me mbretin e Arabisë Saudite dhe deri më tani as Arabia nuk e ka pranuar pavarësinë.Ku qëndron puna e mos pranimit?

Mr.Naim Tërnava:Sigurisht takimi i fundit që e pata dhjetë ditë para se të shpallet pavarësia e Kosovës me mbretin arab, ishte shumë miqësor dhe ai më premtoi se shpejt do ta pranojë dhe është për pavarësinë e Kosovës.Kjo javë që sapo kemi hyrë do të jetë edhe me më shumë njohje.Pres që brenda një kohe të shkurtërt ta pranojnë disa shtete muslimane Kosovën shtet.

Bashkësia Islame nuk është institucion partiak


Edituar për herë të fundit nga fatlum në Mon Apr 14, 2008 6:44 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 6:40 pm

Pjesa 2Bota sot: Po si qëndron puna me Indonezinë, kur dihet se është shteti më i madh me muslimanë?

Mr.Naim Tërnava: Siç ju thashë mbreti arab më ka premtuar se do ta bëjë edhe ate shumë shpejt publike qëndrimin arab për pavarësinë e Kosovës. Do të bëhet edhe njohja nga disa shtete arabe shpejt.Kam korespodencë të vazhdueshme me disa kolegë po them me qeveri të ndryshme arabe, ku bisedoj dhe më kanë premtuar e them sinqerisht dhe kanë vllnet të mirë sa të kryhen disa formalitete, do ta pranojnë shpejt Kosovën.Duhet ta kuptoni, se Bashkësia Islame nuk është institucion partiak dhe këto gjëra nuk shkojnë nga dëshira, por nga mundësia dhe përmes rrugës qeveritare. Shtetet islame kanë qeveritë e tyre. Qeveria e Kosovës duhet të bëhet gati që të hap ndonjë ambasadë sa më shpejt, të zgjedhë një vend në shtetet arabe, pavarësisht se në cilin vend dhe pastaj do te rritet miqësia më e madhe me këto shtete.Në Indonezi kemi kontribuar me rastin e Tsunamit me një ndihmë të madhe dhe rradhitemi ndër shtetet më të mëdha që kemi kontribuar me ndihmë dhe për këtë jemi krenarë.Isha në Indonezi me ate rast dhe kam bashkëbisedua edhe atëherë për Kosovën, për të cilën pak kishin patur njohur ose njohuri të gabueshme nga politika të caktuara, për imazh të keq për ne shqiptarët.Ky imazh i gabuar që është pasqyruar në Indonezi dhe shumë shtete muslimane, sikurse që ka qenë edhe në Europë dhe SHBA, do të largohet, sepse do të shohin realisht, se shqiptarët nuk janë ata që kanë folur armiqtë e saj, por janë popull liridasësh, paqësor dhe tolerant.Është e vërtetë e madhe se qeveria e Kosovës nuk ka pasur takime me shtetet muslimane. Ne jemi munduar të bëjmë punën e qeverisë në këto shtete.

Bota sot: Keni patur takime edhe në SHBA, Gjermani, Angli etj. Mund t'na komentoni të gjitha këto takime, ku ka qenë temë kryesore pavarësia Kosovës?

Mr.Naim Tërnava: Ku kam shkuar kam rritë miqësinë me popullin tonë, si në Bundestagun gjerman, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, SHBA dhe shumë shtete tjera. Në këto takime i kam njoftuar realisht se si jemi dhe ku jemi. Nuk kemi lejuar që të luaj dikush me fatin tonë, jemi ata që bartim përgjegjësitë. Iu kam bërë me dije, se edhe pse populli i Kosovës është me numrin më të madh me muslimanë, ne respektojmë besimet tjera dhe kurrë nuk kemi patur probleme dhe as që do të kemi, këtë respekt e kemi ndër shekuj.Shpifjet që vijnë nga i pari i kishës ortodokse serbe Artemije janë të pavërteta dhe gënjeshtra të mëdha, ato janë trillime të rënda. Bota dhe Amerika, i ka kuptuar këto të pavërteta dhe e kanë parë, se kemi patur të drejtë ne si komb. Bashkimin Evropian dhe SHBA-të nuk i kemi penguar se jemi muslimanë sepse edhe ne jemi me BE dhe Amerikën, sepse zoti na ka krijuar këtu në mes të Evropës. Jemi pjesë e Evropës dhe integrimit evropian.Kam thënë në shumë takime, se një pjesë e botës që jetojnë muslimanë në Evropë, janë begati e madhe e BE-së dhe duhet të integrohet nëpër shoqëri në të gjitha këto shtete,por gjithmonë duke i falënderuar këto shtete që po i ofrojnë këto liri.

Bota sot: Po solidarizoheni edhe Ju dhe xhamitë që veprojnë në Zvicër me rastin e tragjedisë në Gërdec të Shqipërisë. Kur do të dërgohen këto ndihma në Gërdec?

Mr.Naim Tërnava: Bashkësia Islame e Kosovës, ka kontribuar gjithmonë edhe pse nuk kemi dashur gjithmonë të trumbetojmë për një ndihmë, e kemi borxh të ndihmohemi mes veti. Do ta bëjë një lidhje dhe paralele që ndodhi në Indonezi me Tsunamin dhe kjo që ndodhi në Shqipëri. Edhe në Indonezinë e largët kemi kontribuar, atëherë i kemi pas dërguar 100.000 Euro sado pak jemi rradhitur në ato shtete që kanë zbutur ate tragjedi të madhe, i kemi treguar botës, se populli shqiptar është gjithmonë solidar. Jemi krenar që kemi bërë atë hap dhe jemi për të ndihmuar gjithmonë ku ka nevojë. Kjo ngjarja e Gërdecit, ka qenë shumë e dhimbshme dhe shokuese. Me që ka ndodhur edhe pse nuk është dashur të ndodhë, duhet tani të jemi afër dhe kemi qenë deri më tani.Tragjedi e rëndë vërtetë ishte me shumë pasoja. Ata që kanë humbur jetën zoti t'i shpërblejë në botën e përjetshme. Familjet që kanë humbur të dashurit e tyre ti mbështesim me ndihma të ndryshme. Nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës janë mbledhur ndihma dhe në diasporë, ja rasti më i freskët vetëm xhamia e Winterthurës në Zvicër, ka grumbulluar 4.000 sfr.Të gjithë ata që shprehën gatishmërinë për të ndihmuar i falënderojmë.Do të shkojmë shpejt në Shqipëri dhe do ti dërgojmë mjetet dhe besoj se asgjë nuk kemi bërë më shumë se sa e kemi obligim, duhet ta kujtojmë se çka ka bërë Shqipëria për ne gjatë luftës dhe asesi nuk guxon te harrohet.Ditët më të rënda Shqipëria ishte afër nesh. Kjo tragjedi ishte e dhimbshme, por qeveria shqiptare ka dhënë kontribut ta zbusë dhe presidenca i ofroi shumë shpejt dhe garanci për ndërtimet e shtëpive.

Z.Haradinaj do ta forcojë opozitën më shumë për të mirë të Kosovës


Bota sot: Këto ditë u kthye nga Haga i pafajshëm ish kryeministri Ramush Haradinaj. Si e shihni lirimin e z.Haradinaj?

Mr.Naim Tërnava:Tash po e bëjë publike, se Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Haga të lirohet ish kryeministri i Kosovës Z. Ramush Haradinaj.Sigurisht sikur unë dhe gjithë shqiptarët iu kanë gëzuar Iajmit për lirimin e z.Haradinaj. Gjeneral Haradinajt i dëshirojmë gjitha të mirat në familjen e tij, në Kosovën e pavarur për të cilën ka dhënë shumë kontribut, kanë dhënë gjak të shumtë Haradinaj. Ai është me një kontribut të madh, i cili ka dhënë mund të madh për pavarësinë e Kosovës. Z.Haradinaj do ta forcojë opozitën më shumë për shtyrje të qeverisë më shumë punë, jo kundër dikujt, por të forcohemi dhe të ecim më mirë. Jam duke i parë hapat e parë të së mirës që është kthyer Haradinaj dhe punën që është duke bërë edhe qeveria e Kosovës, duke mbajtur premtimet, se nëse nuk i mbanë, atëherë as një qeveri nuk do ti ketë votat.
Edhe fjalën që e tha Ramushi, me rastin e lirimt, kur potencoi se Kosova gjithmonë më ka bashkuar me Thaçin. Kjo është fjalë e madhe dhe duhet respektuar shumë.Gjithmonë kanë pasur synime të mira. Si kryetar i Bashkësisë Islame kam kontribuar dhe do të kontribojë për bashkim mes veti.Shpresoj se shpejt do të takohemi së bashku me z.Ramush Haradinaj në Kosovën tonë të lirë.


Bota sot: Si e shihni kushtetutën e Kosovës që u miratua këto ditë?

Mr.Naim Tërnava: Shumë gjëra janë të imponuara jo vetëm në kushtetutë, por në shumë drejtime, por me rëndësi të sjellin të mira për popullin tonë.Nuk më takonë të flas me gjuhën diplomatike, sepse frigohem se po anashkalohem nga drejtësia. Prandaj, po flas me dorë në zemër, as qeveria nuk ka pas se çka të bëjë me kushtetutën. Ne kemi pasur edhe takime me hartuesit e Kushtetutës dhe kemi dorëzuar edhe një projekt tonin.Nuk është asnjë nenë që dëmton fenë, por e favorizonë. Me rëndësi është që ne shqiptarët gjithmonë kemi qenë human dhe tolerant.Këtë tolerancë dhe humanitet asesi nuk mundet t'na merr dikusht që jeton mbi tokë.

Bota sot: Bashkësia Islame nuk po e harron edhe Kosovën Lindore e konkretisht Medvegjën?

Mr.Naim Tërnava: Asesi nuk do ta harrojë Kosovën Lindore.Të kontribuojmë edhe më shumë për Medvegjën, sepse ka mbetur pak anash.Është shumë e rëndë, po duhet ta them, në Medvegjë ishte një numër i madh i bashkëkombasve tanë, por tash a e dini sa kanë mbetur, jo më shumë se 750 banorë. Shumica e medvegjasve kanë ardhur në Kosovë. Më besoni, se Medvegja nuk ka pasur as hoxhë dhe ne e kemi dërguar një teolog nga Presheva, ku edhe e paguajmë ne si Bashkësi Islame. Në Medvegjë nuk ka pasur kush të varrosë një qytearë nëse vdes.Tani Medvegja e ka hoxhën e vet dhe shpresojë se shpejt do ti kthehet gjallëria këtij vendi.Presheva, Bujanoci është në një pozitë tjetër. Të gjithë të mos e harrojmë Medvegjën tonë. Do të vijnë ditët më të mira për Kosovën Lindore.Kam miqë shumë të Kosovën Lindore, takohemi shpesh dhe kuvendojmë për të mirë. I përshëndes të gjithë dhe ia uroj pavarësinë. Të jemi më të bashkuar, na duhet bashkimi dhe besimi i plotë dhe padyshim se do të kemi suksese.Edhe Allahu na porositë në Kur'na që të mos bëjmë grupacione, por të jemi bashkë. Kur të jemi në zënkë me dikend, të na kujtohen shokët e Pejgamberit a.s.

Bota sot: Si zgjidhet kryesia e Bashkësisë Islame në Zvicër?

Mr.Naim Tërnava: Deri tash Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk është përzierë në ecuritë e punëve këtu në diasporë.Pas pavarësisë së Kosovës edhe ne jemi më të fortë dhe do ti përcjellim çdo lëvizje që do të jetë në Zvicër. Do të shikojmë se si do t'ia bëjmë, me rëndësi se suksesi nuk po mungonë.

Bota sot: Z.kryetar, ju faleminderit dhe ju dëshirojmë gjitha të mirat.

Mr.Naim Tërnava: Isha i respektuar që bashkëbiseduam bashkë dhe më vjenë mirë që po i përcillni të gjitha aktivitete fetare që po mbahen edhe në Zvicër.Ju dëshiroj shumë suksese dhe perëndia ju bekoftë.

Intervsitoi: Dashnim HEBIBI, redaktor i gazetës kombëtare "Bota sot"-Zvicër dhe redaktor i TV DIASPORA-RTK- Zvicër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 6:46 pm

POR nuk na duhet me na njofte ata flliqsina bre se ata duhet te pastrojn veten e vet te regullojn shpin e vet mjafton mos na i dergojn qata me ferxhe e mos bejn prapagand me keto injorantet tone qe mesojn historine e nje krimineli apo te nje race kriminele fashiste gjakpirese qe shdo dite vrasin njerez te pafajshem gra perdhunojn fmijt i sakatun tuj i vra o vllezer nuk na duhen ata nve as nuk na jane desht kure ata ishin kure kosova digjej dhe e dini qe jan musliman dhe perkraheshin kliken serbomadhe per shfarosjen e shqiptareve ata ishin qe nuk pranonin qe kosova te lirohet andaj mjafton qe shtetet e medhaja botnore na kan njoft nuk kemi nevojn e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 6:51 pm

A mereni cfar shkruan gazeta sllave e rugoviqase me rena BOTA SOT jo PO MA MIRE E KENI BORBA SOT ikni mor mos na e flliqni chatin me keto
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? EmptyMon Apr 14, 2008 6:55 pm

zeriatdheut shkruajti:
POR nuk na duhet me na njofte ata flliqsina bre se ata duhet te pastrojn veten e vet te regullojn shpin e vet mjafton mos na i dergojn qata me ferxhe e mos bejn prapagand me keto injorantet tone qe mesojn historine e nje krimineli apo te nje race kriminele fashiste gjakpirese qe shdo dite vrasin njerez te pafajshem gra perdhunojn fmijt i sakatun tuj i vra o vllezer nuk na duhen ata nve as nuk na jane desht kure ata ishin kure kosova digjej dhe e dini qe jan musliman dhe perkraheshin kliken serbomadhe per shfarosjen e shqiptareve ata ishin qe nuk pranonin qe kosova te lirohet andaj mjafton qe shtetet e medhaja botnore na kan njoft nuk kemi nevojn e tyre

Very Happy No Coment:Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?   Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse shtetet islamike nuk e pranojnë shtetin e Kosovës?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Si ta ribashkojmë kombin she shtetin shqiptar?
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Dy amerikanë pranojnë islamin në xhaminë shqiptare
» Gjermania me Bankë Islamike
» Rambujeja-ky iluzion per shtetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: