Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KËTU I THONË DRENICË

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:29 am

Jugosllavinë dhe ne qeshëm,por edhe qamë bashkërisht!"…
Shokët e kurbetit tregojnë: "Tahiri përgatitjes për luftë i kishte hyrë me një besim dhe me një vendosmëri të plotë. Kjo përgatitje ishte faktori kryesor që e detyroi armikun që ta pranonte kapitullimin moral në oborrin e kullës së Tahirit, mu në zemër të Prekazit. Ai për çdo mbrëmje lëshonte kasetofonin me këngët e tij të preferuara nga Dervish Shaqa dhe këngët për kreshnikët e Mujit e Halilit. Në folklorin tonë Tahiri po shihte filozofinë e një përshkrimi të rrallë që rapsodi po i bënte heroit dhe ngjarjes së madhe historike. Në këto këngë Tahiri po njihej me një realitet sa të hidhur për të kaluarën tonë historike aq edhe krenar. Aty shihte se si shqiptarët në beteja e në luftëra të një pas njëshme për çlirim kombëtarë, kurrë nuk e humbën dinjitetin e vet dhe besimin në fitore, vendosmërinë e guximin për ndeshje të reja në rrugët e lirisë që nuk kishin kthim prapa pavarësisht çmimit të lartë që kërkonin rrugët e lirisë. Ai e kishte shumë për dëshirë edhe këngën e Fazli Grajqevcit, dhe fliste me një admirim të veçantë për te. Tahiri shpesh thoshte: Në qoftë se do të më lind ndonjëherë një djalë, do të ia lë emrin Flamur. Këtë dëshirë dhe amanet e ka lënë Fazli Grajqevci, pra unë kam me ja plotësuar dëshirën Fazliut dhe amanetin e tij do ta qojë në vend...Tahiri shpesh thoshte për Fazliun se ai është flamuri ynë, se është shembulli më tipik, se si një njeri idealist e atdhetar flijohet, jap shpirtin në torturë e shokët nuk i jap! Ku ka bota edhe një rast më unikat?! , a njeh historia e ndonjë populli tjetër trimëri dhe sakrifica të tilla siç e kemi në Fazli Grajqevcin me shokë, pra Fazliu me shokë është flamuri ynë- përfundonte Tahiri me respekt për trimat... Tahiri shpesh thishte: “Baco-o..., historia jonë është histori luftërash e përpjekjesh për liri, histori e përgjakjes së flamujve, ngjyrë kjo e kuqe, ngjyrë gjaku, që vetëm sa ka shkëlqarë në flamurin tonë të lirisë. Kjo histori i ka pranuar në gjirin e vet vetëm ata të cilët u futën në portat e saj me tërë fuqinë e vet në shërbim të atdheut.” Pas pohimeve të këtilla shpesh shtonte: "Unë do të ha barot me dhëmbë! Do t'ia kaloj edhe Mujit e Halilit," –dhe ia jepte me gjithë shpirt së qeshurës së tij karakteristike. Aq i thjeshtë e i afërt ishte me shokët e tij Tahir Meha, i cili me humorin e tij të veçantë të bënte shpejt për vete.
Tahiri kishte dëshirë të zjarrtë për armët. Që atëherë ai filloi të furnizohej me to duke i sjellë nga shtetet ku punonte. Ai e donte armën, por e donte edhe këngën e humorin. Pa dyshim e donte edhe jetën, por më tepër e donte lirinë, së cilës pa u kursyer do t'ia falë jetën.
Të gjithë shokët e Tahirit që patën rastin të punojnë metë në kurbet, në kohë dhe në vende të ndryshme, ruajnë edhe sot kujtimet më të mira për të. Tahiri e dinte përse punonte. Në një kohë kur dikujt i dukej krejt provokative, ai shpesh u thoshte shokëve: “Blini armë dhe ruani mirë! Armët e sjellin lirinë.” Vërtet ai u mishërua me pushkën e tij e cila u bë lajmëtare e parë e fillimit të një lufte, që shqiptarët, herët a vonë, do të duhej ta bënin për lirinë e vet, ashtu siç e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:30 am

TAKIMET DHE BISEDAT E TAHIRIT ME MIQ E SHOKË
Që nga koha e gjyshit të tij, kulla e tyre ishte një vendtakim për trimat e kohës. Aty merreshin vendime të mëdha. Këtë traditë tradicionale e kombëtare e kishte vazhduar edhe Nebihu dhe tani po e vazhdonte Tahiri. Aty disa herë ishin takuar shokët e Tahirit, madje edhe atdhetarët e shquar si Zeqir Gërvalla e Selman Berisha. Këta dy të fundit fillimisht ishin njohur me axhën e tij Mehmet Mehën në kazamatet e Serbisë. Ishin njohur atje ku janë njohur qindra atdhedashës të kohës, të cilët, më vonë, kanë vënë ura miqësie duke e zgjeruar rrethin e veprimit në shërbim të atdheut. Ata Tahirit i dhanë shtytje morale për çështje madhore të atdheut. Janë të shumta takimet që Tahiri kishte pasur me këta dy atdhetarë të dëshmuar në kullën e vet. Prej tyre ai kishte mësuar shumë. Ishte përgatitur edhe më tepër, madje qëllimet e tij drejt përpjekjes për çlirimin e atdheut ishin qartësuar edhe më. Tahiri vetë e thoshte më
vonë: "Përvoja e jetës fitohet nga ata të cilët kanë përjetuar më shumë në jetë". Nga takimet e shumta që i kishte pasur me shokët e vet, ai sikur ishte brumosur dhe fuqizuar edhe më. Pa dyshim i frymëzuar edhe me idetë e rilindasëve tanë për një Shqipëri të lirë e të bashkuar, të ngritur e të përparuar ai u përkushtua me tërë fuqinë e vet, duke qenë i vetëdijshëm se nuk arrihet lehtë dhe brenda natës.
Tahiri ishte përpjekur për ta zgjeruar rrethin e vet sa më shumë. Ishte i ndërgjegjshëm, se në kohën që po vepronte, e kishte të vështirë që të gjente bashkëveprimtarë, ngase ato vite (’75 – ’80), pushteti serbo-sllav e kishte vënë në gjumë pjesën më të madhe të shqiptarëve. Si të thuash njerëzit kishin filluar që ta gënjenin veten e tyre se çështja e Kosovës tani do të avancohej më shumë. Këtë hile, mjerisht, e kishin gëlltitur edhe shumë nga intelektualët tanë! Tahiri e kishte kuptuar këtë realitet të hidhur, andaj po vepronte dhe thoshte: “Unë e di se nuk është e lehtë, por dalëngadalë, për ditë e nga pak, këtij hyqymeti duhet t'ia thyejmë nga një hu gardhi deri sa ta rrëzojmë krejt. Ne ta bëjmë tonën e të tjerët do ta çojnë punën tonë më tutje.” Nga ky parim u udhëhoq Tahiri, kur rezistoi me Nebihun. Ata atë ditë luftuan të vendosur. Përkundër lutjeve të shumta që iu bënë nga pushteti, as që u shkoi ndërmend që të dorëzoheshin. Troç i thanë pushtuesit: ”Jo, ne nuk i dorëzohemi shkjaut. Edhe pushkët tona, si edhe tuajat, dinë të vjellin zjarr!” Tahiri nuk kishte folur kot, nuk kishte vepruar kot, nuk ishte armatosur kot, nuk e kishte urrejtur kot pushtuesin. Tahiri nuk luftoi kot, këtë e vërtetoi koha katërçipërisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:30 am

DASHURIA E TAHIRIT PËR ARMËT
Tahiri kontaktet e para me armën i kishte pasur fare në moshë të re. Dashuria për armët ishte traditë e trashëguar nga gjyshi e pastaj edhe nga babai. Ata shpesh i kishin folur për kohërat e mëparshme. I kishin treguar se si në kullën e tyre vinin me armë të ndryshme shumë burra të asaj kohe. “Ata kur hynin në kullë, së pari i varnin pushkët në mur, ku ishin gozhdët e ngulitura enkas për armët. Pastaj i hiqnin koburet nga brezi dhe uleshin ngadalë. I zoti i shtëpisë i urdhëronte që të rrinin lirshëm. Ata ishin në besën e të zotit të konakut. Luftë mund të bëhej, por mysafirët nuk mund t’i ngiste kush deri sa ishin në konak. Këtë duhet ta mbash mend mirë djali im!” –si gjyshi i thoshte sa e sa herë edhe babai i tij, Nebihu, i cili e vazhdonte me pasion rrëfimin. – "Pastaj shërbeheshin me duhan e kafe. Kërciste muhabeti deri në orët e vona të natës. Kishte shumë raste (sidomos netëve të dimrit), kur ata këndonin këngë për trimat e kreshnikët, luanin “kapuças”, ”lojën me filxhanë” etj. Ata e gjuanin njëri-tjetrin me këngë e romuze. Talleshin bukur e çiltër, qeshnin shpirtërisht, ishin trima bujarë e të thjeshtë sa që kënaqeshe duke i dëgjuar e duke i shikuar. Po biseda më e dashur për ta, ishte për armët. Bisedonin se cili e kishte pushkën, apo koburen më të mirë, arma e kujt po shtinte më mirë, cila kishte fuqinë më të madhe etj. Thoshin se koburja e filanit ishte e mbështjellë me serm!Dhjetëshja e filanit ishte me dorëza briri. Pastaj flitej për pushkën e gjatë të Mretit, për "belgjikun" e gjatë e për "martinën e kuqe". I vinin në pah karakteristikat e armëve, duke thënë se filani e kishte një mauzer me një dru të verdhë si këmbë sokoli, e kishte një "taliankë” që e shponte lisin, tjetri e kishte një pushkë gjermani që i kish hak tri lira ari etj. Ata shpesh edhe gjuanin në shenjë, duke i provuar armët e tyre. Këto tregime të gjyshit dhe të babait të tij Tahiri shpeshherë jo vetëm i kujtonte, por edhe i përjetonte. Ani pse ato ngjarje kishin ndodhur në kohë të ndryshme, ai e ndiente veten si personazh të tyre. Tahirit thjesht i pëlqente të ishte si Azem Bejta, si Mic Sokoli, si Sefë Koshrja, si Oso Kuka e plot trima të tjerë që kishin zënë vend nderi në historinë tonë. Për Tahirin, ata ishin idhuj.
Tahiri, kishte pasur rastin qysh si i ri që të mësonte shumë për armët, për kujdesin ndaj tyre, natyrisht për sjelljen me to. Ai sa herë kishte dëgjuar nga gjyshi i tij dhe të tjerët se: "Me armën duhet pasur kujdes, ngase atë e mbush shejtani një herë në vit!” Pra ata kujdeseshin që të mos vritej dikush gabimisht. Nga bisedat e tyre dilnin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:31 am

këshilla e porosi të qarta, si për Tahirin dhe për mbarë brezin e ri: "Tytën e armës mos ia kthe askujt, qoftë edhe nëse ajo është e zbrazur." "Arma një herë në vit kërcetvet!” “Nëse ia kthen armën dushmanit, mos e fut më në brez pa e shkrepur.” “Arma nuk dorëzohet për së gjalli.” “Për të nuk duhet të dijë as gruaja!” "Arma nuk koritet para armikut!” “Armën duhet mbajtur pastër.” “Me armë mbrohet shtëpia, rob e fëmija.” “Me armë fitohet liria!” etj. Nga këto këshilla e porosi, pos tjerash, mësojmë se shqiptarët jo se i kanë mbajtur armët nga dëshira, por se në armë kanë gjetur mbrojtjen e vet personale, familjare dhe kolektive. Me armë është mbrojtur dinjiteti, nderi dhe kombi. Me armë është mbajtur gjallë rezistenca shekullore, në radhë të parë për të mbijetuar e më pas për ta fituar lirinë e cila na ka munguar gjatë. Pra arma për shqiptarin ka paraqitur mbrojtjen e tij, sigurinë e tij, ka paraqitur drejtësinë, ligjin. Arma për shqiptarin ka qenë prindi dhe fëmija i tij. Mbështetja në armë ka qenë shpresa e tij e vetme për t'i realizuar të drejtat. Arma për shqiptarin ka qenë thjesht institucion, ngase shqiptarët nuk i kanë mbrojtur institucionet ndërkombëtare e as ato vendore, ngase ishin institucione të pushtuesit të cilat kishin për synim nënshtrimin e shqiptarëve,por jo kurrë edhe mbrojtjen e tyre. Duke i pasur të gjitha këto parasysh, Tahir Meha, i përkushtohet furnizimit me armë dhe dashurinë për armën vendosi ta përcillte edhe te bashkëkohanikët e tij dhe te gjeneratat e reja.
MË KUJTOHET… (Pjesë nga ditari)
Isha i ri. Në kullën tonë u shërbeja me kafe apo çaj mysafirëve që vinin. Në kullë na vinte shpesh edhe Nebihu me të bijtë: Tahirin dhe Beqirin. Herë-herë ai vinte edhe me Bajram Zenën e të tjerë. Ata zakonisht vinin mbrëmjeve të vona të dimrit. Sa hynin brenda i varnin armët në gozhdë e vet, pastaj hiqnin koburet nga brezi dhe i fusnin nën jastëk. Ndonjëri e mbante para vetes koburen, së bashku me takëmin e duhanit, si qelibarin, kutinë, çakmakun, të cilën e miklonte lehtë me dorë. Këtë veti e ka pasur edhe Adem Jashari, komandanti legjendar, i cili për aq sa i miklonte mustaqet krah më krah, po aq i miklonte edhe armët e tij!
Kam përshtypjen se trimat lindin të tillë, të tillë e kanë fatin dhe vetëm ata ulen këmbëkryq në sofrën e historisë. Këtu do kujtoj vargjet e Dritërose që shkruan për sofrën historisë:
SOFRA E HISTORISË
Në sofrën e shtruar të historisë
Presin të marrin lugët të gjithë,
Vështrojnë thelat dhe duan të hanë
Kurnacë, grykës, batakçinj, pehlivanë;
Po historia u jep një kafe në këmbë
Dhe thotë e përmbajtur diçka nëpër dhëmbë;
“Na falni, se presim në sofër të vijnë
Ata që bëjnë vërtetë historinë”...
Është varg aq mjeshtërisht i goditur prej Dritëroit, sa edhe tmerrshëm tregon kurnacët e sotën që pa u skuqur fare para popullit tonë i vardisën “historisë”... Por siç thamë më lartë, historia pretë vetëm bërsitë e saj!...
Është interesant të ceket se gozhdët, apo varëset e armëve duhej të ishin të ngulitura për nga lartësia në rrafsh të barabartë. Nuk guxonte që një armë të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:32 am

mahnitshme, sa respekt i ka kushtuar shqiptari armës së lirisë ndër shekuj!
Ata shpesh provonin të shtinin edhe në shenjë me armët e tyre. Këshuqë në kullën tonë, një ditë, kishin ardhur, Tahir e Beqir Meha, Ramadan Zeneli e Sherif Musliu. Bislimi- djali i axhës tim i priti dhe i futi brenda, pas kafesë dhe çajit filloi biseda rreth armëve, se cila po gjuan më mirë në shenjë e cila jo! Kështu që kërkuan të vinin një shenjë për të parë se cila armë do të ishte më e saktë në qitje. Ishte viti ’76. Para dritares së kullës, në një largësi prej rreth 400 metrash, ishte një dardhë e trashë qe ne e quanim: “Dardha Shavarine”. Mua ma dhanë një rrip brezi dhe një letër të bardhë. Letrën e ngjita në trup të dardhës, ndërsa mbi të vura rripin e gjerë rreth tre-pesë cm, i cili dallohej lehtë mbi letrën e bardhë që shërbente për shenjë. Filluan të shtinin. Nuk ishte e lehtë të goditej caku. Tahiri tha: "Ma lini mua burra dhe shihni se si qëllohet shenja.” E mori pushkën i hoqi llozin e saj dhe e shikoi shenjën përmes tytës së armës... U ndal për një çast, dhe mori frymë thellë. Më pas i vuri llozin pushkës dhe plumbin në tytë dhe e përqendroi sërish shikimin përmes shënjestrës në shenjë. E tërhoqi këmbëzën e pushkës dhe i dha zjarr. Shkova të dardha dhe e mora rripin me vete. E kishte goditur mu në mes. U ul dhe u tha të pranishmëve: ”Besa nuk guxon të më rrej as syri e as pushka, se që të dy i dënoi," –dhe shpërtheu gazit.
Një pjesë e familjes sime për një kohë ka jetuar në Tamnik të Mitrovicës. Tahiri na vizitonte shpesh edhe atje. "Në një rast, duke u kthyer nga Mitrovica, –tregonte babai im, – kishim hipur në një qerre kuajsh, tip arabaje dhe po udhëtonim në drejtim të Skenderajt. Te vendi i quajtur Faqja e Lemurit, milicia i kishin vënë pusi Tahirit. I diktoi me kohë. Kërceu nga qerrja dhe u ngjit përpjetë Faqes së Lemurit. Kur arriti në majë, nxori koburen nga brezi dhe ia shkrepi tri herë përpjetë duke brohoritur: "O-o-o, nuk çarmatoset i gjallë Tahir Meha- ore-e-e! …” Milicët nuk kishin guximin ta ndiqnin, por kishin filluar që ta kërcënonin të zotin e qerres dhe babain tim, duke juthënë: ”Kush ishte ai që e kishin pasur në qerre, se do t’ju arrestojmë nëse nuk tregoni?! ”Besa ju e dëgjuat më mirë se ne kush ishte, po lërnani rehat në punët tona," – ua kishin kthyer këta. "E ai ja ku është. Shkoni dhe kapeni po deshët!” "Ikni!" – i kishte urdhëruar njëri nga milicët duke i kërcënuar.
Fisnikëria e Tahir Mehës
Përkundër të gjitha rrëfimeve për luftën e shumë trimave dhe për ashpërsitë e jetës, përkundër rrëfimeve për luftën e gjyshit dhe të babait, që Tahiri i kishte dëgjuar qysh në rininë e tij të hershme, përkundër persekutimit që kishte përjetuar ajo familje, burgosjes së vëllait dhe përkundër kurbetit të rëndë e vështirësive të tjera, Tahiri kishte mbetur njeri me botë të pasur shpirtërore. Vështirë është të gjendet ndonjë njeri si ai, i cili do ta ruante qetësinë e tij të brendshme shpirtërore, ndjenjat humane, dhe sensin për humor, ashtu siç i kishte ruajtur Tahir Meha. Me gjasë këtë forcë dhe botë fisnike shpirtërore, e kishte trashëguar nga i gjyshi që kishte qenë i tillë. Si i tillë, ai që herët, pa u hamendur për as një çast, u rreshtua me luftëtarët e lirisë për vite të tëra.
Nuk ka gjë më fisnike se kur njeriu jep gjithçka prej vetes së tij për atdheun e vet. Gjithçka nga vetja dha edhe i ati i Tahirit, edhe i vëllai i tij,Beqiri, i cili jo vetëm vuajti dënimin me burg për veprimtari politike, por hyri edhe në radhët e UÇK-së, ku ra me pushkë në dorë. I tillë ishte edhe Tahir Meha, njeri që solidarizohej me të shtypurin, për t’i dalë në ndihmë dhe për ta ngritur në luftë kundër së padrejtës. Tahiri i çdoherë i ndihmonte shokët e vet në punë. Ai me dëshirë solidarizohej me të varfrit. Shpesh ndodhte ta merrte përsipër që t'ua zgjidhte atyre ndonjë problem, kur nuk u përgjigjej ndonjë i „madh“, për çështje borxhi, ngatërrese apo ndonjë hall tjetër.
Është interesant dhe me rëndësi që të përkujtohet një episod, nga jeta e Mursel Delisë. Ia çojnë Murselit një thirrje për t'u paraqitur në xhandarmëri, që ishte me qendër, në Kishën e Deviqit, afër Llaushës (kjo kishë kishte luajtur rolin e kasaphanës për shqiptarët në të gjitha kohërat). Mendohet mirë e mirë se ç’të bënte. Po të mos shkonte do t'i duhej të hynte në luftë me xhandarët, të cilët pa dyshim se do ta rrethonin. Të shpërngulej për në Turqi, nuk bënte, nga që kjo ishte edhe dëshira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:33 am

dhe qëllimi i Serbisë. Në fund vendosi që të shkonte në Deviq. Duke kaluar pranë lagjes Mehaj, takohet me gjyshin e Tahirit. Pasi që përshëndeten mes vete, Murseli i tregon hallin. Emini i thotë: "Prit pak këtu." – Shkon në shtëpi, e merr pushkën dhe i thotë Murselit: "Qe besa e shqiptarit, nuk të lashë vetëm!" –Sado që Murseli përpiqet ta ndalë, nuk ia arrin dot. Shkojnë ne Deviq. Xhandarët kur e shohin Eminin të armatosur fillojnë të bëjnë mend se sa veta të tjerë të armatosur mund të ishin tëfshehur në malin e afërt. Atëherë i thonë: "Mursel ne të kemi ftuar që të merremi vesh që tani e tutje të rrini urtë dhe që ta ndërtojmë paqen se mjaft kemi luftuar" – dhe pas nja dhjetë minutash e kishin liruar! A mund të ketë gjë më fisnike se gatishmëria e njeriut për t’u sakrifikuar për shokun, për bashkëkombësin, dhe për atdheun e vet? Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e mëdhenj siç ishin ata të familjes Meha e të familjes Jashari.
Pa dyshim se Tahiri kishte marrë shumë nga kjo edukatë familjare. Familja atij i kishte dhënë një bazament të fortë që solidaritetin, në rrethana të reja, ta perfeksiononte deri në shkallë të sakrificës së vetëdijshme. Tahiri nuk deshi ta njihte e as t’ia dorëzonte armët pushtuesit serb, të cilit nuk iu kishin nënshtruar as gjyshi, as babai e as vëllai i tij. Ai nuk u luhat kurrë para sprovave të mëdha dhe para pengesave të shumta që i dolën në rrugët e jetës. Tërë jetën e vet u solidarizua me të shtypurit, me të varfëritë, me hallexhinjtë. Ky ishte Tahir Meha shpirtmadh, Tahir Meha fisnik, i cili edhe po të kërciste pushka, siç thonë, në të katër anë, nuk të linte asnjë herë vetëm. Ai të jepte kurajë dhe të këshillonte për të mirë. Shpesh u thoshte burrave të Drenicës se na duhej shkollimi dhe dituria. Për rëndësinë e femrës drenicake, ua kujtonte atyre rolin e femrave tona që kishin zënë vend në histori. Ua kujtonte mbretëreshën Teutë, që kishte udhëhequr shtetin edhe në luftë, Noren e Kelmendit, që kishte vrarë Pashainë, mandej Tringën, Shotën, Ganimeten, Margaritën, Iben e të tjera, që krahas burrave kishin luftuar për liri. "E sot, ku është femra jonë, në veçanti femra drenicare?!" –përfundonte ai duke i thelluar rrudhat në ballin e tij të gjerë. Mbase kështu Tahiri në thellësitë e shpirtit të tij e kishte ëndërruar një femër, si figurat e lartpërmendura, që ta kishte jo vetëm grua, por edhe bashkëluftëtare e bashkudhëtare në ëndrrat e jetës së tij. Mbase..., por ja që nuk bëhej çdo gjë sipas dëshirës. Shqetësimi që s'po e linte një trashëgimtar ishte i madh, sepse mirë e dinte se rruga e jetës së tij nuk ishte kopsht me lule, por... Kjo e rëndonte në shpirt. Ishte i vetëdijshëm, se për ta pasur një djalë, të cilin nuk e pati kurrë, duke u martuar me dy gra, i kishte bërë padrejtësi bashkëshortes së tij, që e respektonte shumë. Edhe pse asnjëherë nuk ankohej, kjo e mundonte. Kur dikush e prekte në këtë plagë, ia kthente: “Edhe Azem Bejta i ka pasur dy gra dhe nuk la djalë mbrapa, por Kosovës i la emrin dhe historinë e luftës për liri. Po ne, burra, çdo t’i lëmë Kosovës?" – Ishte pyetja më brengosëse e këtij trimi, e këtij e atdhetari, që për ta parë Kosovën të lirë, u bë theror, iku nga kjo botë, që si të thuash ende pa e shijuar si duhet, me vetëm 38 vitet e jetës. Iku nga kjo botë me brengën e nuk e pati një djalë që ta lë mbrapa, që ishte edhe dëshirë e tij...nuk la djalë, por ai iku i qetë se mbrapa la kushtrimin e armës lirilajmëruese, la shokët, pasuesit e tij, që i hapën rrugën asaj pranverë të bukur studentore, të asaj pranvere të madhe që erdhi më me shumë lule se kurrë për dëshmoret e Kosovës e se bashku me ta edhe për Tahirin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:33 am

Tahiri e urrente pushtuesin dhe shërbëtorët e tij
Padyshim se shkalla e vetëdijes dhe përkushtimi patriotik janë dy faktorë që luajnë rol të madh në përcaktimin e individit për të luftuar për lirinë e atdheut. Tahiri i plotësonte shumë mirë këto dy kushte. Atë bagazh të pasur kombëtar, që e kishte trashëguar nga të parët e tij, diti shumë mirë ta shfrytëzonte e ta zbatonte në kohën kur ai veproi. Urrejtjen dhe përbuzjen për pushtuesin, ai i përdorte si levë strategjie të veprimit të mëtutjeshëm. Urrejtja e tij nuk mbështetej mbi baza racore, përcaktimi kombëtar, apo konfesionale. Jo, ai e urrente robërinë, padrejtësinë, e urrente pushtuesin që atë dhe mbarë popullin tonë e kishte vënë nën prangat e robërisë. Urrejtja e Tahirit ishte pasojë e të gjithë shqetësimeve padrejtësive që përjetonte populli ynë, ishte pasojë e vuajtjeve dhe maltretimeve të familjes Mehaj, që si shumë familje liridashëse ishte nëpërkëmbur prore nga pushtuesi. Burgosjet e qindra atdhetarëve, shtypja me dhunë e demonstrueseve të ’68, ’81, vrasjet e shumta, plagosjet, arrestimet dënimet..., që ishin bërë pjesë e jetës së përditshme, ia shtonin edhe më shumë urrejtjen Tahirit, kundër shkaktarit, në rastin konkret kundër pushtuesit dhe shërbëtorëve të tij. Të gjitha këto padrejtësi ai i përjetonte rëndë, por në veçanti, më rëndë e përjetoi dhunën e vitit’81. Për këtë urrejtje Tahir Mehën, milicia po e ndiqte hap pas hapi. Donte ta arrestonte. Për të mos rënë në dorë, kishte vitin që kishte dalë si ilegal në mal. Vuajtjet nuk e mundonin, por e mundonte brenga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:34 am

që nuk ishte i pranishëm në ato demonstrata tëmëdha që ishin drejtuar kundër pushtuesit që ai e urrente me shpirt. Tahri priste me padurim që kjo lëvizje të shkallëzohej në një luftë të armatosur, ku e shihte veten ushtar të saj.
ISHA STUDENT - (Pjesë nga ditari)
Kisha marrë pjesë vazhdimisht në demonstrata. Të paktën isha munduar që të isha prezent kudo. Me Tahirin u takova diku rreth 4 apo 5 prillit në një mal mbi Mehajt. U përshëndetëm dhe u ulëm pranë një gardhi. "Nuk të lëshoj, -më tha, – pa më treguar për të gjitha ato që po ndodhin.” I interesonte për çdo gjë, madje në imtësi. Donte të dinte si ishin zhvilluar ngjarjet. A kishte shumë të vrarë e të plagosur. A kishte shumë të arrestuar. A po solidarizoheshin qytetarët me studentët. A kishte shtënë në demonstrues veç milicisë edhe ushtria jugosllave? Pyeste se si janë sjellë milicia shqiptare me studentët. Ai kishte dëgjuar edhe për rastin „Delibashiq!“ (Delibashiqi nga dritarja e shtëpisë së tij kishin shtënë me armë mbi demonstruesit dhe kishin vrarë dy studentë). etj. Kishte dëgjuar për përkujdesjen e shërbimit mjekësor ndaj demonstruesve, për pjesëmarrjen e femrës shqiptare krah burrave dhe për rolin aktiv të saj, etj. Kur mësoi për të gjitha këto, mori frymë thellë dhe tha: “Po që besa, ka trima Kosova ore!“ – dhe e shtrëngoi fort mauzerin e tij sa iu skuqën gishtat e dorës.
Në shpirtin e Tahirit kishte zënë vend dashuria e madhe për atë lëvizje të fuqishme dhe urrejtja për armikun shtypës që kishte bërë gjithë ato vrasje e plagosje. Tahiri ishte i prerë: "Me pushtuesin serb duhet luftuar. Nuk ka rrugë tjetër për ta fituar lirinë. Mirëpo, si do t'ia bëjmë me shërbëtorët e tij? " –shtroi pyetjen për të cilën aty për aty e dha edhe përgjigjen: "Të gjithë ata që me vetëdije janë futur në shërbim të pushtuesi dhe punojnë kundër atdheut të vet, nuk duan më pak se pushtuesi!" M'u duk sikur ato informata që ia dhashë ia lehtësuan shpirtin. Në të ndarë vërejta sikur iu zbeh ca fytyra e tij ezmere. Peshën e atij shikimi, që ma drejtoi si kurrë më parë e ndiej edhe sot,njashtu si të shtrënguarën që ma bëri në krahun tim rinor, duke më përqafuar kur u ndamë…
EKCESET E TAHIRIT ME PUSHTUESIN
Tahiri po hynte në fazën e veprimtarisë së tij shumë serioze. Ishte shumë i vendosur dhe i paluhatur në arritjen dhe realizimin e aspiratave. Iu kishte përkushtuar qëllimit, prandaj punonte pandërprerë.
Ai ishte i vetëdijshëm se ishte e domosdoshme dhe e shenjtë të luftonte për lirinë e atdheut. Tahiri që e kuptoi këtë shumë mirë, kurrë nuk ngurroi të vepronte natë e ditë pa dashur t’ia dinte për epilogun. Nuk kalkuloi kurrë me gjërat siç i “elaboronin” disa, që lufta ua ka prishur kumbaritë me pushtuesin. Kurrë nuk ra në grackën e atyre, të cilëve edhe sot nostalgjia për atë kohë të “bekuar” ua gërryen mushkëritë. Asnjëherë nuk u pajtua me"filozofinë" se liria do të vinte më shpejt e më mirë sikur të mos luftonin. Ai thoshte prerë e qartë: "Liridashësit nuk e lënë punën në dorë të fatit. Ata me angazhimin dhe guximin e tyre i prijnë fatit që sjell dashurinë mes njerëzve, të drejtën për të jetuar të lirë, paqen dhe mirëqenien. Ata nuk iu besojnë thënieve të kota si: "Zoti e bënë mirë!” Tahiri me shembullin e tij dhe me koburen e tij, sikur edhe paraardhësit e tij, e goditi ëndrrën e gjatë të pushtuesve jugosllavë për Kosovën. Ai u bashkua me ta, që po e zgjonin popullin tonë nga ai gjumë i rëndë qe e kishte kapluar. Demonstratat studentore dhe pushka lajmëtare e Tahir Mehës ishin tërmeti më i fuqishëm që e goditën në themel ish-Jugosllavinë që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej. Nga ky termet ish-Jugosllavia do të shkatërrohet. Kosova do të bëhet varr i pushtuesve serbo-sllavë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:34 am

organeve të pushtetit,ai thoshte: “Unë nuk e njohë kralin Tito. ai është pushtues për mua. Kështu duhet ta trajtojmë të gjithë ne që e duam lirinë e vendit tonë!” Tahiri tanimë nuk dilte pa armë askund. Kërkesës së milicisë për të dorëzuar armët nuk i bindej. Rezistonte me to kur ata i zinin rrugën. Edhe shërbimi i UDB-së e kishte kuptuar seriozisht se me Tahir Mehën mund të flitej vetëm me pushkë! Prandaj nuk guxonin që t’i shkonin në shtëpi për ta kontrolluar. Ata edhe në rrugë tani më nuk donin që të takoheshin me të. Ata tentonin ta kapnin në befasi,përndryshe i bishtnonin ndeshjes ballë për ballë me te. Pasiqë e kishin vërejtur se më Tahirin nuk i delet lehtë!...
Për ironi të fatit, gjërat ndodhin nganjëherë edhe kundër vullnetit të njeriut. Tahiri kurrë nuk kishte dashur që të ketë probleme me shqiptarë. Me këmbëngulje u kishte ikur kurtheve, sado që kishte pasur ndonjëherë edhe provokime po nga vetë shqiptarët e “ndershëm”, siç i quante atëbotë Serbia shërbëtorët e saj. Me gjithë kujdesin që Tahiri kishte treguar për t’iu ikur këtyre kurtheve, nuk ishte e mundur. Në fillim të pranverës së vitit 1979, Tahiri ishte duke shkuar në mulli për të bluar drithë me qerre që e tërhiqnin qetë. Rrugës sa nuk e shtypi me gjithë qetë një fugon që erdhi me shpejtësi të madhe. Fatbardhësisht, edhe pse e nxori krejt nga rruga e asfaltuar, nuk pati pasoja serioze. Tahiri ngritët me shpejtësi dhe e shan shoferin e fugonit i cili as që kishte zbritur për të parë se ç'kishte bërë as për të kërkuar falje! Ai sapo e dëgjoi Tahirin, zbriti nga makina duke iu kërcënuar: “A e di ti kujt po i thua a je normal?” Fillon kacafytja. Si përfundim, shoferi i fugonit, që paska qenë i vëllai i kryetarit të komunës së Skenderajt, shkon i rrahur e i përgjakur në Skenderaj.
Nuk u desh shumë dhe u përhap lajmi: "I pabinduri, Tahir Meha, po ngre dorë edhe kundër pushtetit. E paska rrahur edhe të vëllain e kryetarit!" Fillimisht Tahirit i erdhi keq për këtë, dhe tha: "Dreq o punë, si po më thyhen këto gjëra në dorë, si me qenë të akorduara!... Kaq shumë po mundohem t’u ikë incidenteve, por...! Për më se tre muaj Tahiri nuk zbriti në Skenderaj ku zakonisht dilte ditëve të hëna, kur ishte edhe ditë tregu. Pas tre muajsh filloi të duket rrallë dhe me shumë kujdes, ngase e dinte se do të plaste sherri. Megjithatë njeriu i gjallë duhet të jetojë. Ai kishte nevojë për furnizim me gjëra të përditshme si edhe të tjerët. Është interesant se as organet e sigurimit për këtë rast, Tahirit, nuk i shkuan në shtëpi, as nuk i dërguan ftesë që të paraqitej në milici! Kjo heshtje po e habiste edhe Tahirin. Ata e kishin bërë këtë enkas. Përgatitnin një kurth, andaj donin që edhe Tahiri të besonte se ajo punë ishte harruar.
ARRESTIMI APO KIDNAPIMI I TAHIR MEHËS NË SKENDERAJ
Ishte pjesa e dytë e vitit 1979. Tahiri kishte dalë në Skenderaj si zakonisht për nevoja të familjes si dhe për ta takuar ndonjërin nga shokët apo miqtë. Si i kujdesshëm që ishte, e vërejti, se atë ditë nuk do të kalonte mirë. Disa civilë po e përcillnin si hije! Ishte mu në qendër të qytetit dhe nuk e kishte të lehtë që të tërhiqej. Në moment grumbullohen shumë milicë dhe e rrethojnë. Shteg për t'u larguar nuk kishte. Të hapte zjarr, nuk ishte moment i përshtatshëm. Nuk u zmbraps. Me vendosmëri dhe neveri ua tërhoqi vërejtjen milicëve: "Ju zagarë të Jugosllavisë, mos u afroni se do të gjeni belanë!” Me shpejtësi të madheerdhi edhe një makinë milicie me forca të tjera shtesë. Filloi përleshja. Ishin mbi 15-të milicë. E sulmuan Tahirin. E përgjakën. E lidhën. E poshtëruan! E rrahën aq keq, mu ne qendër të qytetit, para qytetarëve dhe e futën pa ndjenja në makinë. E dërguannë stacionin e milicisë së Skenderajt duke u shfryrë edhe më tutje mbi të.
Ata e kishin goditur Tahirin me grushte, shqelma, shufra gome, me kondakë pushkësh e revolesh.... E kishin mbuluar me gjak! Një dëshmitar i rastit kishte thënë: "E rrahën njërin aq fortë, sa nuk besoj se ka për ta zanë mëngjesi të gjallë! Për zotin, këta milicët tanë janë hallakatë mendsh krejt. Desh e mbyten njeriun. Ai milici serb,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:35 am

e bënin shqiptarët! Ai po i shikonte se cili nga shërbëtorët ishte më i denjë për shërbime të tilla.
Tahirin e kidnapuan në mes të Skenderajt, pikërisht ditën e tregut, në prani të shumë qytetarëve. Atë e lau me gjak milicia e Serbisë, duke dashur që me këtë “shembull” t’i jepte mend “miletit” se kush e kundërshton pushtetin e Jugosllavisë dhe kush nget organet e tij kështu do ta pësonte! Kështu u kishte thënë milici serb të pranishëmve, sapo e kishin futur Tahirin në makinë, dhe para të gjithëve i kishte përgëzuar milicët: "Bravo momci, idemo!”- që d.m.th.: ”Ju lumtë djem, shkojmë!"
Torturat mbi trupin e Tahirit nuk kishin pushuar me kaq. Ato kishin vazhduar për tri ditë me radhë edhe në stacionin e milicisë së Skenderajt. Pastaj për më se një muaj rresht në UDB-në e Mitrovicës, deri në atë shkallë, sa ia kishin thyer edhe brinjët! Tahirin e kishin mbajtur gjashtë muaj rresht nën hetime. E kishin pyetur për të gjitha, që nga gjyshi e babai e deri te i vëllai e nipat. E kishin pyetur se me kë shoqërohej. E kishin pyetur për bisedat, për armët, prej nga furnizohej ai me to. Pastaj e kishin pyetur për jetën e tij në kurbet, me kë ishte takuar atje dhe pse e kundërshtonte këtë pushtet. Në fund fare e kishin kërcënuar: ”A e di se ne edhe mund të të vrasim! Të marrim e të qesim në mal në kufi me Shqipërinë dhe themi se të ka vrarë roja duke e kaluar kufirin.Të varim e themi se e ka varur veten ngase nuk ke mundur që ta përballosh burgun.” etj. Tahirin e torturonin gati çdo natë. Donin ta shkatërronin edhe psikikisht. Megjithatë ai u rezistoi të gjitha torturave me shpresën e madhe se një ditë do të hakmerrej për të gjitha të ligat që po i bënin atij dhe që iu kishin bërë atdhetarëve tanë më herët.
Pas më se gjashtë muaj hetimesh, në mungesë faktesh të tjera, Gjykata e Qarkut të Mitrovicës, me urdhër të UDB-së, e dënoi me një vit burg, duke e lënë të lirë deri në fuqizimin e lëndës. Tahiri nga burgu doli me shëndet të rrënuar dhe me një dhembje të madhe në gjoks. Iu desh kohë për ta marrë veten plotësisht.
PËR TË GJALLË MË NUK DORËZOHEM - (Pjesë nga ditari)
Befasitë janë interesante dhe të papërsëritshme. Po atë ditë që ishte liruar Tahiri nga burgu, jam takuar me të! Nga Prishtina atë ditë pata shkuar në Mitrovicë, prej nga e mora autobusin për në Skenderaj, në të cilin kishte qenë edhe Tahiri, i cili nga burgu po kthehej në shtëpi. Nëse nuk gabohem ka qenë fundi i janarit ose fillim shkurtit të vitit 1980. Derisa isha në autobus Tahirin nuk e kisha vërejtur fare. Sa zbrita nga autobusi,pas pak mora drejtimin për në fshatin Prekaz. Para meje pashë duke ecur një njeri me një valixhe të vogël në dorë. Shikonte herë-herë mbrapa dhe ecte ca si shpejt. E shpejtova hapin që ta takoja, për të bërë një copë rrugë me të. Nga mbrapa i dukej koka e rruar të cilën nga tëftohtit mundohej ta mbronte me jakën e xhaketës. Rrobat nuk i kishte të trasha, për atë stinë të ftohtë dimri dhe ishte pa pallto?! "Kush do të jetë ky vallë?" –thashë, me vete. Veshja jo e zakonshme dhe pamja disi e çuditshme, ma shtoi edhe më tepër kureshtjen. Arrita krejt afër tij dhe e përshëndeta: ”A mujte or burrë?” Ai nuk u përgjigj! Kur e pashë mirë në fytyrë, e njoha: "Eh Tahir!" – i thashë me një zë që me doli ashtu pa e kuptuar as vet. Edhe ai me pa dhe si me ndrojtje, duke u kthyer nga unë më tha: "O, ti qenke!”- dhe u përshëndetëm. Ishte ca si vonë dhe sa kishte filluar të errësohej. "S’të fola kur me thirre – më tha, nga se thashë me vete mos ma kanë lëshuar ndonjë zagar që të më përcjellë. E kisha ndër mend që sa t’i kalojmë Jasharajt me të zënë e me të b-a-a…!" – pastaj ia dha gazit me një të qeshur, e cila nuk më ngjau me të qeshurat e tij të mëparshme...
Duke e pyetur për ditët e burgut si dhe për peripecitë që kishte kaluar, vërejta se filloi t’i vinte në vend shkëlqimi i fytyrës që i kishte humbur paksa. Vërtet ishte zbehur shumë, mbase nga qëndrimi i gjatë mbyllur në burg. Ia dhashë shallin tim, me të cilin e mbështolli kokën. Ia mora edhe atë valixhe të vogël nga dora dhe vazhduam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:35 am

kalonte përmes lagjes Jasharaj. Një baltë e përzier me borë bënte që të na rrëshqisnin këmbët. Ai po ndiente një lodhje dhe nuk po ecte më siç kishte ecur dikur. Ishte tërë mllef. Rreth shtatë muaj hetime, tortura, qeli, ushqimi i dobët, pa rroba, pa shtrojë e mbulojë të duhur, dhe për „shpërblim“dy brinjët e thyer! I kishte humbur forca fizike dhe kondicioni qe e kishte pasur më parë.
Bëmë ca rrugë. Tahiri nuk po fliste shumë. E kuptova se e kishte të vështirë. Ajo që i kishte ndodhur po e gërryente përbrenda. Dikur më tha: "Ti ndoshta ke dëgjuar se si Tahir Mehën në mes të Skenderajt e kanë mbuluar me gjak!” Mu duk sikur nxirrte zjarr nga goja! "S’ka gjë. Është "hyqymet," –i thashë, ngase ai kështu e quante pushtetin arrogant të pushtuesit Serb. "Hyqymeti, thonë, nuk të korit!” –i përdora këto shprehje pa i peshuar se sa ishin me vend. "Po mor djalë, – ma ktheu, –ai është hyqymet, por hyqymet i huaj e jo yni. Ky të korit dyfish, se është hyqymet pushtues!” Ç’ti thoshja? Biseda m'u ndërpre. Në atë moment po kalonim afër kullës së vjetër të Shaban Jasharit. Ishte errësuar dhe mu në atë çast u ndërpre edhe rryma. Tahiri më pyeti: "A i ke parë këta të Shabanit si janë? "Mixhën Shaban e shoh ndonjëherë. Ademin më shpesh, ndërkaq Hamzën ka kohë që nuk e kam parë-i thash."
- "Këta janë trima dhe burra të mirë, mos harro”- i mëshoi zërit ai...
Erdhi koha të ndaheshim. Ai po merrte drejtimin e lagjes Mehaj, ndërsa unë atë të Nezajve. I zgjata dorën. Hoqi shallin nga qafa dhe ma zgjati. "Mbaje!" –i thashë "Jo, – tha, –në asnjë mënyrë! Tani mbërrina, do edhe dhjetë minuta rrugë. Ty të faleminderit për rrugën qe e bëmë bashkë. Unë djali i mirë, i kisha marrë rrobat e dimrit. Para se të lirohesha, m’i kishin sjellur familja, por ata të UDB-së nuk m’i dhanë. Më thanë: "Kështu ke për të shkuar në shtëpi në mënyrë që të kuptosh se ka hyqymet këtu që të lë «në të linta»! Ja kështu i thanë ata Tahir Mehës- djalooo!” –këtë o-në, sikur e zgjati aq sa i doli mllefi. Ma dha dorën, duke më thënë: “Të fala Bislimit, dhe thuaj se Tahir Meha për të gjallë më nuk dorëzohet!”...
Edhe tani pas sa viteve, sa herë qe kaloj aty ku ndahet rruga për në drejtim të lagjes Mehaj dhe Brahaj e Nezaj, më kujtohen fjalët e tij: “Tahir Meha, për të gjallë më nuk dorëzohet!”...
Ai vërtet e kishte vendosur për të vdekur, por jo për të hyrë më i gjallë në duart e UDB-së.
Tahir ishte ndër të rrallët, që i kam takuar në jetë, që flasin me guxim dhe me kohë. Fliste pak dhe krejt natyrshëm. I parashikonte proceset, meqë e njihte mirë realitetin dhe nuk i frikësohej vështirësive dhe rreziqeve. Megjithatë ai jetën kurrë nuk e nënçmonte,përkundrazi ai atë e vlerësonte më shumë nga të tjerët,ngase e maste atë më kandarin e peshës së lirisë.
TENTIMI I DYTË PËR ARRESTIM
Tahiri ju përvesh punëve të shtëpisë të cilat gjatë kohë nuk i kishte prekur me dorë. Priste dhe përcillte miq që vinin për ta vizituar me rastin e lirimit nga burgu. Në këtë mënyrë Tahir Meha po i kalonte ditët dhe po i shëronte plagët që ia kishte shkaktuar burgu. Disa njerëz të ligj mendonin se ai kishte “mbledhur mend”. Thoshin si nën hundë: “I paska bërë mirë burgu!” Tahiri i dëgjonte këto fjalë, por s'e kishte ndër mend të merrej me ta. Ai e kishte të qartë: punë kishte me pushtuesin dhe me askë tjetër. Nuk merrej me gjepura. Atë nuk e kishin luhatur torturat e rënda e jo më pallavrat e njerëzve të dobët. Torturat në burg ia kishin shtuar edhe më urrejtjen ndaj pushtuesit. Sa herë që i kujtonte ato shfrynte me mllef: "Ah, pushtues i poshtër! Ah, gjakpirës! Do të vijë dita!"
Tahiri së shpejti solli një armë tjetër në vend të asaj që ia kishte marrë milicia. Pasi u kujdes edhe për ato armë që i kishte fshehur nëpër vende të ndryshme, vendosi të merrej me punët që ishte detyruar t'i ndërpriste për shkak të vuajtjes së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:36 am

burgut.
Pranvera po ndiqte ngadalë stinën e dimrit. Natyra kishte filluar të shpërthente me mijëra ngjyra. Se bashku me të edhe njerëzit po lëviznin më gjallë, më hareshëm dhe më krenar se kurrë. Diçka po lëvizte, diçka që nuk po shihej, por që po ndihej! Në kopshte, në ara, në fusha…kudo shihej gjallëri ishte pranvera e hershme e vitit 1980. Sa e bukur që është jeta, mendonte Tahiri i magjepsur nga kjo mrekulli, – por aq neveritëse e përbuzëse është ajo kur të mungon liria! Natyrisht se edhe Tahiri e donte jetën, mbase më shumë se të tjerët, por ai nuk e donte jetën e robit, prandaj e sfidonte pushtuesin çdo ditë nga pak dhe në çdo mënyrë të mundshme!
Pranvera ato ditë vërtet po e kërkonte dorën e Tahirit. Duhej mbjellur drithi në ara, duhej punuar kopshti, duhej korrur bari në livadhe, duhej thurur gardhi... Duhej përgatitur çdo gjë në atë pranverë, në mënyrë që njeriu punëtor t’i gëzohej vjeshtës që do të pasonte. Këtë po mendonte Tahiri, kur një zë pushtetari e thirri të dera. Tahiri doli dhe e përshëndeti. Ngase nuk e njihte e ftoi që të futej brenda. "Jo, ta kam sjellë këtë letër! Duhet ta nënshkruash." –i tha ai dhe iku. Tahiri e mori letrën dhe e lexoi. I kishte ardhur ftesa për të vajtur në burg, për ta vuajtur pjesën e dytë të dënimit! I shkoi buza në gaz dhe tha me vete: "Pa shih, se çka mendon UDB-ja. Tani kur është vlugu më i madh i punës, kur unë duhet ta siguroj ekzistencën e familjes, do të më ngujojë! Jo!” – tha prerë Tahir Meha dhe e shqeu atë letër copë-copë, duke e flakur tutje si një të ligë të urryer.
Ditët po kalonin dhe Tahiri po vazhdonte punën e vet pa e prishur fare terezinë. UDB-ja po priste reagimet e para të Tahirit. Ai kohë pas kohe dilte në Skenderaj, koburen e mbante në brez dhe granatat në xhepa. Ishte i vendosur. Datës, në të cilën duhej të lajmërohej në milici të Skenderajt, i kishte kaluar afati ditë më parë. Milicia po bënte plane të reja. Ajo e kishte kuptuar fare mirë se Tahiri nuk kishte “mbledhur mend”.
Me 28 prill, Tahiri kishte zbritur prapë në Skenderaj. Shpejt e shpejt mbaroi ca punë që kishte dhe po ngutej që të kthehej për në shtëpi. Diku rreth orës 14: 00 i afrohen fillimisht dy milicë dhe i thonë se kishin urdhrin për ta arrestuar. Tahiri i pa dhe pa të keq u tha: ”Ikni, se po ju marr në qafë. Le të vijnë të tjerët të më arrestojnë!" Sa pa u mbaruar fjalët, disa milicë të tjerë i nxorën revolet, duke e kërcënuar Tahirin që të mos kundërshtonte se ishte i arrestuar. Tahiri pa e humbur gjakftohtësinë fare u thotë: "Jo, jo, e keni gabim. Mbase ndonjë tjetër po, por Tahir Mehën jo, nuk mund ta arrestoni!" Kërceu shpejt përtej rrugës. Në njërën dorë shtrëngoi revolen, në tjetrën granatën, por nuk shtiu. Milicia, sipas urdhrit të udhëheqësit të tyre, hapi zjarr në Tahirin. Është e papërshkrueshme, tregonin dëshmitarët e shumtë, se si gjithë ata plumba në drejtim të tij, pos njërit që e kishte kapur në këmbën e djathtë mbi gju,të tjerët nuk e kishin qëlluar! "Tahiri, – rrëfenin dëshmitarët, –nuk përkulej, fare nuk ruhej! Qëndronte krenar dhe në këmbë. Thuaja se asgjë nuk po ndodhte. Edhe pse ishte i plagosur në këmbë, ecte krejt normal dhe qetë! Kur e mori rrugën për në drejtim të Llaushës dhe u largua ca nga qendra e Skenderajt, disa milicë filluan ta ndiqnin mbrapa me të shtëna. Atëherë Tahiri u pozicionua pas një traktori dhe filloi të shtinte në drejtim të tyre. Milicët ia dhanë vrapit dhe kështu u krijua një pamje sa tragjike aq edhe komike. Milicët që po iknin ngatërroheshin në këmbët e veta. Disave u shkonin kapelat përtokë e disa të tjerë ishin bërë krejt pluhur duke u rrëzuar në të ikur. U hap fjala si era: "Tahir Meha mu në qendër të Skenderajt i ndoqi milicët si lepujt!"
Tahiri u zdorgj ngadalë kodrës mbi Skenderaj, në drejtim të Llaushës. Mbrëmjen e kaloi në Klinë të Ulët të familja e Imer Ibishit. Atë nuk e brengosi shumë ajo që kishte ndodhur në Skenderaj. Ishte përgatitur për takime të tilla. Tani e tutje Tahirin po e priste një jetë krejt tjetër, jeta prej ilegali. Për pak kohë qëndroi në Klinë të Ulët, pastaj në Qubrel të Zekë Fazlija e në Rezallë të Ragip Delia. Më pas në Verboc të Habib dhe Jonuz Shala e më shumë kishte qëndrua në kullën e Ahmet Kodrës. Tahiri së fundi vendosi të qëndroi në shtëpinë e vet, ku e kaloi kohën më të gjatë, deri sa edhe ra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:37 am

JETA PREJ ILEGALI
Pas të 28 prillit të vitit 1980, kur Tahir Meha iu kishte përgjigjur me të shtëna milicisë në Skenderaj, u shtrëngua të bënte jetë ilegali. Në të vërtetë për jetën e kaçakut, Tahiri kishte dëgjuar dhe mësuar shumë më herët nga gjyshi i tij. Me gjithë njohuritë teorike që i kishte për këtë jetë, tani ai praktikisht atë po e përjetonte disi më ndryshe. Ishte përmirësuar ca nga shëndeti. Dhembja në gjoks sikur i kishte kaluar. Me gjithë se brinjët iu kishin ngjitur, herë-herë prapë e ngacmonin. Plaga e plumbit iu kishte mbyllur dhe nuk e pengonte edhe aq në lëvizjet e tija qe i bënte gati çdo natë për ta vështruar terrenin ku strehohej. Ndihmën dhe përkujdesjen më të madhe gjatë kësaj kohe pa dyshim e kishte nga babai, Nebihu dhe i vëllai, Beqiri, si dhe nga të dyja gratë e tij. Ata, pa marrë parasysh rrezikun që i kanosej mbarë familjes, sepse Tahiri kishte marrë vendim të prerë: "vdekje po, dorëzim jo!", e furnizonin atë me ushqime, e vëzhgonin terrenin dhe e strehonin pa u hamendur për as një çast.
Tahiri e kishte të qartë se ilegaliteti kërkonte gjeturi dhe përgatitje të domosdoshme, si:
- Të ishte shumë i kujdesshëm dhe vigjilent.
- Të kishte parasysh ambientin dhe hapësirën gjatë lëvizjes.
- Të kishte koncentrim të duhur psiko-fizik.
- Të mbizotëronte arsyeja për veprim dhe vlerësim të situatës.
- Të kishte njohuri mbi lëvizjen e rrethit të tij.
- Të furnizohej me ushqim, veshmbathje, armatim dhe strehim në rrethana të caktuara.
- T'i shquante dhe t'i vlerësonte tepër saktë elementet e dyshimta.
- Të kishte vazhdimisht informacione, ta hulumtonte dhe ta verifikonte saktë burimin e
tyre.
-Ta kishte të qartë se tani ai është vetë «mbret i natës!»
-Të ishte i gatshëm që në çdo moment ta ndërronte me shpejtësi bazën e strehimit po të paraqitje nevoja etj.
Teorikisht, Tahiri të gjitha këto i kishte të qarta. Shtrohej pyetja se sa e si do të arrinte që t’i zbatonte ato rregulla të jetës ilegale në praktikë. Pas një kohe, që e kaloi në disa fshatra të Skenderajt, Tahiri u vendos në kullën e tij.
Pasi u vendos përfundimisht në kullë, i kufizoi lëvizjet e ditës. Terrenin, përreth lagjes e vëzhgonte natën. Ishte i vetëdijshëm për pasojat që mund t'i sillte strehimi në kullën e tij. Andaj një ditë, Tahiri i thotë babait të vet: "Babëlok, erdha në shtëpi, ngase këtu jam në familjen time. Sido që t’i vijë fundi, të paktën nuk mund të thonë se Tahir Meha ia fiku derën filanit. Unë e vërejta se njerëzit kishin frikë të me mbanin, sado që nuk ma thoshin hapur. E kuptoja fare mirë këtë. Shqetësimin dhe frikën e tyre e vëreja në fytyrat dhe sjelljet e tyre. Shumica e njerëzve tanë ende nuk janë të përgatitur që t'i kundërvihen si duhet pushtuesit,unë e kuptoi këtë,prandaj as nuk i fajësoi ata njerëz të mirë e bujar që më kanë mbajtur deri me tani,bile mendoj se kanë bërë shumë për mua duke i rrezikuar edhe familjet e tyre. Prandaj vendosa dhe erdha në kullën tonë." “Mirë kë bërë," – ia ktheu Nebihu. "Lë të bëhet çka të bëhet. Bashkë do t’i ndajmë të mirat dhe të ligat,tek e fundit jemi në shtëpinë tonë!”
Pas disa kohe UDB-ja, pa dyshim nga shërbëtorët e vet, e kishte kuptuar se Tahir Meha po qëndronte këmbëkryq në shtëpinë e tij! Ata po e përgjonin. Po siguronin informacionet e duhura. Sado që kishte kaluar bukur kohë, prej se Tahiri ishte ilegal në kullën e vet! , organet e pushtetit as që ishin dukur përreth lagjes Mehaj. Nuk silleshin fare atypari! Në fakt ata mendonin që prapë, në befasi ta hidhnin në grackë Tahirn. Mirëpo ai nuk mund të biente kaq lehtë në kurthen e tyre Tahiri e kishte kuptuar dhe tanimë nuk po flinte....
Në raportin, që e kemi në dorë, me titullin:”Dosja Meha”, shihet qartë se ata, në ditën kritike, i kishin pasur në dorë të gjitha informacionet, madje shumë të sakta.
«Dosja Meha», raport i organeve të hetuesisë, që do të zërë vend në faqet e këtij libri,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 6:37 am

është pjesë origjinale e dokumenteve të hetuesisë. Kjo dosje është gjetur nga një qytetar i Prishtinës, në stacionin e policisë në Prishtinë, që ishte rrënuar nga bombardimet e NATO-s. Pjesët (me gjithë komentet e veta), qëdo të citohen në vijim, janë marrë nga gazeta "Koha Ditore", e 6 dhe 8 prill 2000, redaksisë së të cilës, qytetari që e kishte gjetur këtë material, ia kishte dorëzuar:
"Në mënyrë operative me 12 maj 1981 rreth orës 17: 00, kemi ardhur deri të shënimi (informacioni) se Tahir Meha me siguri në mbrëmje do të jetë në shtëpinë e vet, në fshatin Prekaz të Ulët…”.
Nga raporti, del qartë se përcjellësi ishte njohës i mirë i terrenit dhe lagjes Mehaj. Informatat e sakta, në favor të UDB-së, sollën deri te rrethimi i kullës së Tahir Mehës, që filloi pikërisht në orën 01 të datës 13 maj 1981.
Agu i asaj dite, që sapo kishte filluar, po shkrepte bashkë me krismat e pushkëve të Tahir e Nebih Mehës, që rezistonin me trimëri në kullën që ishte rrethuar e po sulmohej me armë nga policia speciale e Jugosllavisë. Krismat e Tahirit dhe Nebihut, atë ditë prilli, në të gdhirë, bashkë me rrezet e para të agimit përhapnin lajmin për një luftë në mbrojtje të jetës, të nderit dhe të pragut të shtëpisë, paralajmëronin rifillimin e një lufte të armatosur për lirinë e mbarë Kosovës.
QËNDRIMI I TAHIR MEHËS PËR DEMONSTRATAT E VITI 1981
Tahir Meha kishte mbushur vitin që po bënte jetë ilegale, kur në Kosovë shpërthyen fuqishëm demonstratat e 11 e 26 marsit, të 1 dhe 2 prillit të atij viti. Demonstratat, me përmasat që morën, i befasuan pushtetmbajtësit jugosllavë. Ata ishin zënë të papërgatitur, për të përballuar tërë këtë vlim revolte të popullit shqiptar e cila ishte mbledhur lëmsh nga mizoritë dhe barbaritë e atij regjimi. Federata jugosllave u zu ngushtë dhe u luhat. E verbuar nga padrejtësia dhe lakmia për t'i mbajtur të tjerët nën sundim, të vetmin shpëtim gjeti në ushtrimin e dhunës mbi demonstruesit shqiptarë. Maltretimet, demolimet, arrestimet, plagosjet, vrasjet, diferencimet etj., jo që ndihmuan gjë, por e thelluan edhe më krizën politike dhe ekonomike në Kosovë. Frazeologjia boshe e ish-Jugosllavisë, mbi të ashtuquajturën bashkëjetesë e vetëqeverisje socialiste, doli për lendinë. Para gjithë botës bashkëkohore Jugosllavia nxori në shesh fytyrën e vërtetë të atij regjimi antishqiptar.
Demonstratat e vitit '81 ngjallën shpresën te qindra e qindra atdhedashës të cilët me vite të tëra e kishin pritur një ditë të tillë! Ata kishin pritur me vite një shpërthim të popullit të vet, ashtu siç e presin skamnorët shpërthimin e rrezeve të diellit pranveror. Edhe Tahiri, edhe pse i kishte pritur, ishte mahnitur nga këto ngjarje. Ai, që për shkak të padrejtësisë dhe robërisë, nuk kishte mundur të shkollohej, nuk kishte mundësi të dinte se ç'po zihej në mesin e studentëve. Lëvizjet e kufizuara, dhe jeta e thellë në ilegalitet, po ashtu ia kishin pamundësuar që të kishte informacione të mjaftueshme mbi rrjedhat e lëvizjes studentore që i përgatiti demonstratat e asaj pranvere. Lajmi për këto demonstrata, për Tahir Mehën, të cilin karakteri i tij kryengritës e kishte shtyrë që të bënte rezistencë individuale kundër pushtuesit, ishte një gëzim i madh. Pra, në rrugën që ai kishte zgjedhur, më nuk ishte vetëm.
TAKIMI I FUNDIT - (Pjesë nga ditari)
Ishte kjo hera e fundit qe e takova Tahir Mehën për të gjallë të tij. Ishte shumë i gëzuar dhe tërë emocione. Tani kishte më shumë informacione. Po e ndiente dhe po e shihte se populli ynë me fuqinë e vet, vërtet kishte tronditur pushtetin shtypës. Pyetjen e parë që ma bëri ishte: "A thua mor djalë, çka po thotë Shqipëria? Pse nuk po ndihet ende!?” U zura ngushtë. Vërtet nuk dija se çka t'i thosha. Ishte 7 prilli dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:18 pm

na dha zemër e fuqi të papërshkrueshme, ajo e dha të nesërmen, më 8 prill). I thashë: "Baca Tahir, Shqipëria nuk ngutet, por kur t’ia bëj bamë, do t’ia bëjë përnjëmend!” "As që dyshoj, – ma ktheu, – por e kam ngase nuk po më pritet mor djalë. Unë jam i gatshëm që Kosovës t'ia fal jetën time. Atë ditë po e pres. Tani, kur po e shoh se populli është në të mbarën dhe në të drejtën e tij, unë jam bë me krahë! Ta dish, unë jam me ju. Do të shkrihem i tëri. Jam i gatshëm, si Oso Kuka, të digjem në flakë të barotit, vetëm e vetëm që të çlirohemi prej këtij pushteti shtypës e gjakatar. Këtu në zemër me ka therur kur kam dëgjuar për vrasjen e atyre studentëve. Ta dini, do tua marr hakun katërfish!” Kur u ndamë më porositi: "Mos u ndalni. Vetëm punoni, vetëm punoni. Dita jonë patjetër do të vijë! Për çdo nevojë, mos i harro dyert e Tahir Mehës," –më tha, duke më rënë lehtë me dorë supeve.
Fitova përshtypjen se këto demonstrata e kishin bërë Tahirin më të ri, më optimist, më të fuqishëm. Liria e Kosovës tani po dukej në horizont, më herët se sa kishin menduar disa!
Diferencimet ideo-politike në Kosovë
Pas shpërthimit të demonstratave në Kosovë filloi procesi i diferencimit dhe i dënimit të pjesëmarrësve dhe përkrahësve të tyre. LKJ-ja kishte filluar fushatë të egër, duke dashur që shqiptarët t’i godittë rëndë. Disa filluan të luhaten, mirëpo Kosova kishte edhe atdhetarë të devotshëm, që s'donin t'ia dinin për rrezikun. Dhe pikërisht duke u mbështetur në veprat e këtyre burrave të mëdhenj, Kosova dhe populli shqiptar në përgjithësi, sot ka për se të mburret me historinë e tij. I tillë, ishte edhe Nebih Meha, që nuk pranoi për asnjë çast që të distancohej as nga demonstratat e studentëve e as nga biri i tij Tahiri. Madje ai nuk u distancua as atëherë kur duhej ta zgjidhte rrugën mes jetës dhe vdekjes! Të rrallë janë shembujt në historinë e popujve, siç ka ndodhur ndër ne, kur burri, qoftë babai me të birin, shoku me shokun, vëllai me vëllain, apo me bashkëluftëtarin, thotë: ”Jo besa nuk po dorëzohem, por dua të vdes se bashku me të!” Raste të tilla si të Nebihut, ndër ne, më herët e më vonë, kemi me dhjetëra. Rënia heroike e Rexhep Malës dhe e Nuhi Berishës, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Adem legjendarit me gjithë familje, janë akte të periudhës më të re në historinë tonë të bujshme. Këto akte heroizmi të popullit tonë, që janë kurorëzuar me lavdinë e rënies legjendare për liri, i lënë nën hije edhe aktet më heroike të veprave më të lashta të Danteve e të Homerëve të të gjitha kulturave dhe përpjekjeve të njerëzimit për liri gjatë gjithë historisë së lashtë të njerëzimit,qoftë e shkruar e qoftë legjendë.
Nebih Meha, në rrugën e vështirë të përpjekjeve për liri, kurrë nuk u hamend: "Unë nuk e gjykoj birin tim, për rrugën që ka zgjedhur, nuk i gjykoj demonstratat, që paraqesin përpjekjet tona për liri. Demonstruesit janë bijtë tanë. Po i gjykova ata, do ta gjykoj edhe Tahirin tim. Unë jam deri në vdekje me popullin tim!”. Hapur e kundërshtonte diferencimin dhe apelonte te bashkëkohësit që t’i përkrahnin studentët. "Studentët janë ardhmënia jonë. Ata dinë se çka duan dhe çka bëjnë. Jo që duhet t'i dënojmë, por duhet t’i përkrahim fuqishëm!” Edhe përkundër rrezikut që i kanosej atij dhe familjes së tij, Nebihu, nuk deshi t'ia dijë për trysninë që i bënin për të birin. Nebihu publikisht e mbrojti Tahirin. Shumë herë kishte thënë me plot krenari: "Tahiri im nuk dorëzohet i gjallë në dorë të pushtuesit! Edhe unë së bashku me të do të luftojë kundër Serbisë". Për ta theksuaredhe më fort qëndrimin e patundur të tij, shtonte: "Ia kam dhënë besën Tahirit. Me të do ta bëjë vdekjen.. Trarët e kullës sime do të fluturojnë deri në Llaushë nga lufta që do ta bëjmë me shka. Le të ndiejë gjithë bota se shqiptari më nuk e duron robërinë!” Edhe në ndenja, gazmende apo ndonjë rast morti dinte ta sfidonte vdekjen dhe t'i thumbonte ata që ishin të luhatshëm me humor: "Unë do të vdes nga plumbi, duke luftuar për liri. Juve burra, pa të keqen e askujt, do t'ju mbysin flamat me krye në jastëk.Pas vdekjes suaj, kush s'ka çka thotë për ju". Aq hapur e aq në mënyrë të sinqertë, ua thoshte këtë, sa bashkëbiseduesit, jo që prekeshin, por qeshnin me gjithë zemër ngase Nebihun e respektonin shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:19 pm

Nebih Meha, një ditë marsi të vitit 1981, së bashku me Zekë Fazlinë e Çubrelit, shkojnë në Polluzhë, në kullën e Metit (të të birit të Shaban Polluzhës), me të cilin ishin edhe miq të vjetër. Në atë konak qëllon edhe Beqir Dobra nga Kryesheci i Skenderajt, (nip i Shaban Polluzhës dhe dhëndër i autorit të këtij libri), i cili më vonë, ka rënë për liri të atdheut, gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë.
Beqir Dobra, disa herë, me besnikërinë më të madhe e ka treguar dialogun e ashpër që e kishte pasur bacë Nebihu në atë kullë me zëvendëskomandantin serb të stacionit të milicisë së Skenderajt, Cvetko Radojçiqin.
UDB-ja, siç e kishte zakon, përmes zagarëve të vetë e përcillte edhe Nebihun, se ku shkonte dhe me kë shoqërohej. UDB-ashët ishin lajmëruar se Nebih Meha, vetë i dytë shkoi për në kullë të Shaban Polluzhës. Me këtë rast ata supozonin, se: "Për derisa shkon aty babai i tij, rrjedhimisht edhe Tahiri duhej të ishte atypari!” Kështu vendosin të shkonin ta takonin e ta kërcënonin Nebihun mu aty ku ishte mysafir!
"Sa ishim duke ndenjur, – tregonte Beqir Dobra, –pasi që kishim ngrënë drekë dhe po pinim çaj, u ndie një e thirrur. Pas saj u fut në kullë zëvendëskomandanti i stacionit të milicisë së Skenderajt Cvetko Radojçiq vetë i katërti. Nebihu as që lëvizi nga vendi. Pasi u ulën, filloi biseda me anë të një përkthyesi, sepse Nebihu, thënë realisht, nuk e dinte edhe aq serbishten. Biseda që fillimisht ishte ca e qetë, me kohë mori tone kërcimi:
- Ne erdhëm këtu të takohemi me mixhën Nebih, posa morëm vesh që është këtu, në kullën tuaj. Thamë të bisedojmë pak me të, sepse unë i respektoj pleqtë," – e filloi bisedën Radojçiq.
- E para, ai, me këtë, donte që t’i tregonte Nebihut se nuk kishin ardhur krejt kot, por po e përcillnin. E dyta, duke e theksuar shprehjen "Sa e morëm vesh që është këtu”… - donte ta ngjallte dyshimin, te Nebih Meha, se përcjellësin e tij e kishte diku afër, e kishte të rrethit të vet, pra të fuste dyshimin dhe pasigurinë. Ndërsa për t'ia vënë kapakun kësaj pune, vazhdoi me dinakëri: – "Unë i respektoj pleqtë,” – që donte t'i thoshte, se ti nuk ke faj, por Tahiri dhe doli aty ku ia kishte qitur rrethin:
- Dorëzoje djalin në besën tonë dhe kjo punë, mixha Nebih, do të mbyllet! –Rajdoçiqi, fjalën "mixhë" e përdorte për ta zbutur Nebihun. Pasi ia hodhi një vështrim zhbirues, e pyeti:
-Ku është Tahiri, mixha Nebih? Ti e di që ne po e kërkojmë. Ti e di po ashtu se ai ua ka rrezikuar jetën milicëve duke shtënë në ta. Ti e di mirë, që ne ende s’të kemi ardhur në shtëpi për këtë punë. Nuk po duam t’ju shqetësojmë, prandaj erdha këtu që të të lus ta dorëzosh Tahirin. Është mirë qe ti vet, me dorëntënde, ta dorëzosh. Përndryshe, – e ngriti zërin ai, – nëse Tahiri nuk dorëzohet brenda tri javëve, ne kemi urdhrin për ta vrarë, ku ta zëmë! Bile kemi urdhër që ta vrasim edhe atë qe e strehon, – e tha edhe këtë, për të futur frikën tek strehuesit e mundshëm të Tahir Mehës.
Posa përkthyesi i tha edhe fjalët e fundit, Nebihu që mezi priste, ia ktheu, me një ton po aq kërcënues:
- Dëgjo ti, komandant i milicisë. Së pari, duhet ta dini që, Tahir Meha, edhe po të dua unë, nuk është djalë që i dorëzohet hyqymetit tuaj. Së dyti, as Nebih Meha, nuk është një babë qe dorëzon djalin e vet në milici të Serbisë. -Ne as babë e as babgjysh nuk jemi dorëzuar, e jo më... –Këtu përkthyesi u ngatërrua, tregonte Beqir Dobra. Nuk kishte guximin që t’ia përkthente komandantit të vet atë që po e thoshte Nebihu.Radojçiqi, i cili e mori vesh shumë mirë, ngase e dinte shqipen mirë, ndërhyri:
- Mixha Nebih, koha e Kralit tani ka kaluar. Tani jemi në Jugosllavinë e Titos, jemi në kohën e vëllazërim-bashkimit. S’ka më luftë.Tani është kohë paqeje dhe duhet të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:20 pm

rrini rehat.
- Ju e dini shumë mirë, -vazhdoi fjalën Nebihu, –që djalit tim, mu në këtë kohën e paqës suaj, ia keni thyer dy brinjë dhe e keni bërë për spital. E keni sulmuar midis qytetit, pa bërë asgjë. Ku keni parë ju kështu? E keni gjuajtur edhe me armë, madje edhe e keni plagosur... e sigurisht që ai ka vdekur diku ne mal, ndërkaq ju po më bini kot në qafë mua se e paskam fshehur dhe se u dashka ta dorëzoj unë me dorën time! – i tha këto fjalë Nebihu, sa për të marrë vesh se a ishin në dijeni këta të hyqymetit se ku strehohej Tahiri...
- Djalin e ke në shtëpi. – mori frymë Radojçiqi. –Ne jemi në dijeni për këtë. Nëse e dorëzon, ta japim besën se s’ka për ta prekur kush me dorë.
- Djalin nuk e kam në shtëpi, mirëpo edhe po të kisha, nuk kam besë në hyqymetin e Serbisë! – përfundoi Nebihu, pasi që e pa se ata deri diku kishin informata për vendndodhjen e Tahirit, dhe se më nuk kishte vlerë as të zgjaste bisedën me ta.
Radojçiqi kërceu në këmbë. U mat të ndërmerrte diçka, por e vërejti se nuk ishte as momenti e as rrethanat nuk ishin të tilla. I urdhëroi milicët që të dilnin prej aty, duke e kërcënuar edhe një herë Nebihun me një ton ca më të ngritur:
- Ta dish pra, se kemi për ta vrarë, ku ta takojmë. Ai nuk ka shpëtim!
- Kush ka lypur vrasje, deri më sot, ajo e ka gjetur. Veç, mos harro, Tahirin, kurrë nuk e merr plumbi i shkaut- i tha baca Nebih, po me atë tonë të lartë!
- Në të dalë e sipër Radojçiqi i tha edhe këtë Nebihut:
- Së bashku me Tahirin, të gjithëve do të ju vrasim!
- Pikë falë mos të qofsha, se plumbi ta len edhe ty!-ia ktheu Nebihu pa lëvizur nga vendi.
- Të gjithë sa ishim brenda, – tregonte Beqir Dobra, –u shtangëm. Nuk e dinim çdo të pasonte. Nebihu që ishte i vendosur, asqë donte t’ia dinte për këtë. Pasi ata shkuan iu drejtua të zotit të konakut me fjalë miradije:
- Lirohu, Met Shabani, se ti nuk ke faj. Unë e di se ata të milicisë e për mes zagarëve të tyre me përcjellin, por ti mos u shqetëso fare. Ata duan që të mbjellin frikë e dyshim tek unë, por Nebih Meha nuk e di se çka është frika. Na jep leje, se edhe ne po ecim e na e bën hallall për këtë që ndodhi në kullën tënde. Mirëpo, jam shumë i lumtur që këto fjalë ia thashë shkaut pikërisht në kullën e Shaban Polluzhës. Po të ishte Shabani gjallë, do t’ia jepte plumbin, por ne jemi ligur, or Meto-o-o! –ia ktheu Nebihu duke u përshëndetur me të zotin e konakut.
Shërbimet e UDB-së, pa dyshim se kishin bërë përgatitje të gjata për ta kapur Tahirin. Për këtë flet shumë mirë edhe “Dosja Meha”.
«DOSJA MEHA» E ZBULUAR 19 VITE MË VONË
Më 13 maj, në ish-Jugosllavinë, festohej, dita e sigurimit shtetëror. Operacioni, që ishte paraparë për këtë ditë, në formë dukej i zakonshëm. Në të vërtetë, ky aksion, i pranverës së vitit 1981, kishte për qëllim, mu në ditën e sigurimit shtetëror, ta arrestonte Tahir Mehën dhe t'i jepte "mësim" të gjithë atyre që kishin ngritur krye kundër pushtetit antishqiptar jugosllav. Sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe, për njësinë speciale të milicisë, operacioni kishte përfunduar me katër të vrarë dhe tre të plagosur!
Shënimet që pasojnë janë deklarata të familjarëve (të cilat duhet të shihen me dyshim sepse janë marrë nga pjesëtarët e sigurimit shtetëror), të milicëve pjesëmarrës në aksion dhe nga shkresat zyrtare të SPB-së së Kosovës për “Dosjen Meha”.
Sipas kësaj dosjeje Tahir Meha përshkruhet në këtë mënyrë: "Mesatarisht i zhvilluar, i gjatë rreth 170 cm, fytyrë të rrumbullakët, flokë ngjyrë të zezë të errët të nënqeshur me rregull, në kokë zakonisht mban kallpak. Ka gojë, hundë, sy, duar, këmbë të zhvilluara normalisht. Në qoftë se është pa kallpak, flokët i kreh prapa, nuk është tullac, por ka flokë të dendur. Gjatë ikjes ka pasur të veshur një mantel ngjyrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:20 pm

të kaltër të çelët. Gjatë ecjes lëviz me kujdes duke kthyer kokën majtas dhe djathtas. Gjatë ikjes ka pasur të veshur pantallona të zeza dhe këpucë me ngjyrë të panjohur. Lidhjet familjare të Tahir Mehës tash për tash janë të panjohura jashtë selisë së këtij organi. Për herë të fundit ka punuar në Kavadar në RS të Maqedonisë. Në rastin e gjetjes së tij duhet të privohet nga liria dhe t’i dorëzohet Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, ndërsa duhet njoftuar këtë organ duke u thirrur në numrin e depeshes. Komandanti i Stacionit-dokument zyrtar i SPB-së”.
“Në natën midis 12 e 13 majit,Tahirin,e kanë zgjuar të lehurat e qenit në oborr. Është kollitur zhurmshëm dhe ka ndezur një cigare. Rreth orës 01:30, kishte nxjerrë revolen, që e mbante nën jastëk kur flinte, e të cilën e vinte në bel gjatë ditës. Kishte kohë që bënte gjumë me rroba veshur. I kishte thënë gruas, Shefkijes, që të pyeste se kush është jashtë. Përgjigja ka ardhur nga njëri prej milicëve, që ka thënë se shtëpia është e rrethuar nga milicia dhe e ka ftuar që të dorëzohet për shkak se ekzistonte urdhri gjyqësor për arrestimin e tij”.
"Më 28.04.1980, rreth orës 14:00, në Skenderaj, Tahir Meha ka shtënë nga revolja e prodhimit të panjohur, kalibri 9 mm, në drejtim të milicit NN, me qëllim të vrasjes së tij, në çastin kur patrulla e milicisë, me urdhër të Gjykatës së Qarkut të Skenderajt, ka tentuar ta privonte atë nga liria dhe ta shpinte në gjykatë për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.”
"Tahiri e kishte urdhëruar Shefkijen, bashkëshorten e parë të tij, që të kërkonte nga milicët që të largoheshin, por ata nuk kishin lëvizur nga pozitat e tyre. I ka thënë Hakës, bashkëshortes së tij të dytë, që të vepronte njësoj dhe t’u thoshte milicëve se «Tahiri nuk është këtu». Por milicët të vendosur nuk kishin reaguar dhe kishin insistuar se ishin në dijeni që Tahiri ndodhej në shtëpi."
"Në mënyrë operative, me 12 maj 1981, rreth orës 17:00, kemi ardhur deri të shënimi se Tahiri me siguri, në mbrëmje, do të jetë në shtëpinë e vet, në fshatin Prekaz i Ulët... Aksioni duhet të fillojë të mërkurën, më 13 maj 1981, në orën 02:00, kur njësia duhej të nisej nga organi dhe të bllokonte shtëpinë e të përmendurit Tahir. Pas bllokimit të shtëpisë, posa të fillonte agu i parë, me ndihmën e megafonit duhej të ftohej Tahiri që të dilte dhe të dorëzohej. Në rast se nuk pranonte të dorëzohej duhej të merreshin masat dhe veprimet e parapara…, –thuhet në kuadër të planit operativ të hartuar lidhur me masat dhe veprimet që duheshin marrë nga shërbimi i sigurimit publik për kapjen e Tahir Mehajt".
"Tahiri kishte kuptuar se milicët ishin në dijeni se ai ndodhej në shtëpi dhe se nuk do të largohej. I është afruar dritares dhe ka filluar të bisedonte me milicin që kishte qenë më afër dritares: «Nuk kam besim që t’i dorëzohem milicisë së Serbicës se ata m’i kanë thyer brinjët dhe njëherë më kanë plagosur»-kishte thënë Tahiri. Milicët janë përpjekur ta bindin se askush nuk do ta rrihte. Për një kohë të gjithë kishin qëndruar në vendin e tyre. Tahiri me kujdes kishte përcjellëlëvizjet e çdonjërit prej milicëve që e kishin rrethuar shtëpinë e tij. Duke shikuar me bisht të syrit, i vendosur pranë dritares kishte reaguar në çdo lëvizje të tyre dhe të armëve. «Do t’i dorëzohem në besë vetëm Zoranit, punëtorit të DB-së (Sigurimi Shtetëror në Mitrovicë),» – kishte thënë Tahiri pas një kohe. Një “gazikë” ishte nisur për Skenderaj dhe pas pak ishte kthyer me njëfarë personi, të cilin Tahiri nuk e kishte njohur. – «Ky nuk është Zorani», – u kishte thënë ai. Pas kësaj u kishte thënë milicëve se do t’i dorëzohej një Imeri apo Faiku. Në vend të tyre kishte ardhur njëri i quajtur Zena, të cilin e njihte Tahiri. Në bisedë me të Tahiri, kishte refuzuar të dorëzohet, duke kërkuar që të silleshin personat që i kishte thirrur.
«Imeri ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni e Faiku është në shok-dhomë», – i kishin thënë milicët."Heshtja e brishtë kishte vazhduar. Tahiri kishte vërejtur se përforcimet e milicisë sa vinin e shtoheshin.
Ai e kishte ndier se po i afrohen çastet e fundit të jetës dhe u kishte thënë grave që të mos ia hapin derën askujt dhe të mos vinin më në dhomën e tij në katin e dytë të shtëpisë"...
"Tahiri ka dalë në dritare, ka biseduar gati me të gjithë milicët dhe nuk ka dashur të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:21 pm

dorëzohet, duke u thënë se unë i gjallë nuk dorëzohem. Bile, nganjëherë e shpaloste edhe gjoksin dhe thoshte: «Vritmëni!» –deklaratat e milicëve pjesëmarrës në aksion, dhënë me 17. 05. 1981.
MILICIA E KA NËNÇMUAR TAHIRIN
"Për zënien e Tahirit, rreth orës 10:00 të 13 majit, është angazhuar njësiti special i milicisë. Rreth orës 10: 00 në zyrën time në Skenderaj ka ardhur inspektori i SPB-së A. B me komandantin e njësitit special të milicisë që është prezantuar si Franc. Ai ka thënë se detyrë e milicëve është që të mos vërehet ardhja e njësitit të tij në vendin e ngjarjes, që ta mbajmë Tahirin në dritare për 2-3 minuta, deri sa ai t'i vendosë njerëzit e vet në vende të caktuara dhe të japë urdhrin për futje të lotsjellësit dhe zënien e tij. Ndërkohë që milicët nuk duhet të përzihen në kryerjen e aksionit të njësitit special kur të fillojë veprimi.
Derisa milicët e tjerë kanë biseduar me Tahirin për t’ia tërhequr vëmendjen, njësiti special i është afruar shtëpisë. Disa prej tyre janë fshehur në gardh, derisa njëri, me ndihmën e milicëve të tjerë ka marrë llotrën për të hipur në dritare. Të veshur në uniforma të gjelbërta, pjesëtarët e njësitit special, janë përvjedhur pranështëpisë se Tahirit. «Të lutem largohu», –i kishte thënë Franci njërit prej milicëve të rregullt, derisa ai përpiqej t’i shpjegonte milicëve specialë se ku gjendej Tahiri. Mandej udhëheqësi i tyre përmes radiolidhjes ka urdhëruar që me anë të pushkëve speciale të përdorin mjetet kimike. Dy patronë të gazit lotsjellës nuk kanë hyrë nëpër dritare, por kanë goditur murin dhe janë kthyer duke përhapur gazin lotsjellës në mesin e milicëve. Janë dëgjuar britmat e grave dhe të fëmijëve që në rrëmujën e krijuar ia kanë dalë që të largohen nga shtëpia.
“Disa milicë e kanë ngritur llotrën (rezhnik i qerres me shtiza të rralla, në formë shkalle, që vihet në qerren që tërhiqet nga kafshët për të bartur kashtë apo sanë). Kam parë se njëri ka hipur deri në gjysmë. Pokëtë moment kam dëgjuar edhe krisma, por nuk dija se kush po shtinte. Të shtënat janë përzier me britmat e grave, të mbështjella me mbulesën e gazit lotsjellës. Një pjesë e milicëve është detyruar të tërhiqet mu për shkak të gazit lotsjellës të hedhur ngamilicia speciale. Një pjesëtar të njësitit special (Salih Hasanoviq), i cili ka tentuar të ngjitet shkallëve të llotrës, Tahiri e ka qëlluar nga dritarja. Pas kësaj është qëlluar edhe Muhamet Selmanaj. Muhameti i cili ka qenë afër meje të oda më ka thënë:«Këqyr ku qenka Tahiri» dhe njëkohësisht e ka drejtuar pushkën në drejtim të dritares së Tahirit. Mirëpo, në këtë moment, Tahiri ka shtënë dhe Muhameti menjëherë është rrëzuar, kështu që fare nuk ka mundur të shtinte në dritaren ku ka qenë Tahiri. Pas kësaj kam dëgjuar një milic të njësitit special duke kërkuar ndihmë në radio-lidhje: «Më ndihmo! Jam plagosur». Duke u
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:22 pm

kthyer për ta kërkuar mjekun e takova një udhëheqës të njësisë speciale të cilin e kam pyetur në gjuhën serbe: «Kolegë, e ke parë mjekun?» Ai më tha: «Nuk e di ku është. Unë i kam humbur dy milicë.» Milicët në dëshmitë e tyre thonë se për shkak të rrëmujës së përgjithshme dhe të shtënave si dhe përhapjes se gazit lotsjellës nuk kanë qenë në dijeni se çka ndodhur”.
“Pasi që kanë pushuar krismat e armëve, kam dëgjuar zërin e grave duke thënë: «U vra Tahiri! U vra Tahiri!» – deklaron njëri."
"Një milic tjetër dëshmon se Franci është kthyer me pushkën e Nebihut të cilin e kishte vrarë, duke thënë: «E kam vrarë plakun dhe ia kam marrur pushkën.» Por, para se ta kishte bërë këtë, Nebihu kishte vrarë një milic të njësitit special, Pejoviq.
Pas këtij dueli ka mbretëruar qetësia. Milicët janë terhequr nga pozitat e tyre, por shtëpia ka mbetur nën rrethim. «Pastaj ka ardhur transporteri i blinduar dhe sulmi ndaj shtëpisë ka vazhduar për një kohë, por as me këtë nuk është arritur qëllimi », –shkruan Cvetko Radojçiq, milic rezervist në Skenderaj. «Pastaj është gjuajtur me tromblona e janë provuar edhe mjetet kimike që janë futur përmes vrimave në shtëpi. Ka ardhur edhe një mjete tjetër i blinduar, e pastaj nga udhëheqësi i njësitit të milicisë është përcjellë që shokët duhet të tërhiqen pasi që do të fillohet me hedhjen e bombave të dorës ».
Në këtë kohë milicët janë tërhequr dhe kanë qëndruar në distancë në pritje të daljes së Tahirit. Urdhri është dhënë që një transporter i blinduar të rrënojë shtëpinë për ta detyruar Tahirin që të dilte. »Kur blinda ka goditur derën dhe ka rrënuar një pjesë të shtëpisë nuk është parë më asgjë për shkak se është ngritur një re e pluhurit. Udhëheqësi i njësitit special ka dhënë urdhrin për tërheqjen e transporterit dhe ka vazhduar me hedhjen e bombave të dorës. Gjithashtu ka ndriçuar oborrin me reflektorë». – pohon Radojçiq në deklaratën e tij.
“Në një çast në orët e vona të pasdites, Tahir Meha ka braktisur pozitën e tij dhe ka luajtur me «krejt apo asgjë». Ka dalë nga shtëpia e tij e rrënuar dhe ka filluar të vrapojë. Ka kapërcyer një gardh dhe është nisur poshtë arave. Janë dëgjuar dy breshëri automatiku dhe një e shtënë pushke. Tahiri ka hasur në rrethin e dytë të pozicioneve të milicisë”.
«Nuk di si ka ardhur deri të vdekja e katër shokëve të mi », – shkruan Radojçiq. »Sa më përket mua kjo ka ndodhur për shkak se e kanë nënçmuar Tahirin dhe se e kanë zhvilluar sulmin shumë shpejt pa u njoftuar në detaje me të gjitha objektet.»
Në aksionin për zënien e Tahir Mehës janë vrarë milicët: Muhamet Selmanaj, Salih Hasanoviq, Voja Tubiq, Milanko Pejoviq. Janë plagosur Boshko Palija, Jovica Milaçiç dhe Vllado Stepanoviq dhe janë likuiduar Tahir e Nebih Meha.”Pjesë nga „Dosja Meha“ të botuara në « Koha Ditore», 8 prill 2000.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:22 pm

Në « Dosjen Meha», vërehen fare qartë përpjekjet e organeve të sigurimit të Skenderajt dhe të atyre të Mitrovicës për ta mbuluar dhe për ta shtrembëruar të vërtetën! «Kishte ardhur urdhërarresti për Tahirin nga Gjykata e Qarkut tëSkenderajt !?», – thuhet në shkresat e organeve të sigurimit. Skenderaj as sot e kësaj dite nuk ka gjykatë të qarkut !
Atëbotë organet e UDB-së për opinion patën thënë se Tahir Meha kishte marrë peng anëtarët e familjes së tij. Këto organe, prapë sipas UDB-së, ishin përpjekur që t’i lironin nga pengëmarrja anëtarët e familjes së Tahirit! Nëse i referohemi dokumenteve të po këtyre organeve gjendja na del krejt ndryshe citojmë:
- «Kur është dhënë urdhri për hedhjen e mjeteve kimike dhe pasi u përhap gazi lotsjellës, u dëgjuan britmat e grave dhe të fëmijëve që në rrëmujën e krijuar donin të dilnin jashtë nga shtëpia, por që nuk kishin mundësi të dilnin nga të shtënat e shumta që po gjuanin milicia»...
Kush i pengoi pra, anëtarët e familjes së Tahiritqë të dilnin nga shtëpia? Kështu paskan dashur organet e SPB-së që t’i shpëtonin dhe mbronin familjen e Tahirit duke i sulmuar pa ndërprerë me granata dore,breshëri armësh dhe mjete kimike, lotsjellës etj. Si mund t’i shpëtonin ato gra e fëmijë milicia- duke i sulmuar me armë në të njëjtën kohë?! Kur citohen fjalët e të dyja bashkëshorteve të Tahirit, edhe pse janë marrë nga dosja e milicisë, mund të shohim se cila është e vërteta në këtë rast:
- «Tahiri na tha neve grave qe të mos ia hapnim derën askujt dhe të mos vinim më në katin e dytë, pra në dhomën ku ishte ai.»
Ishte njësia speciale, e cila, duke i detyruar që të qëndronin mbyllur në shtëpi fëmijët dhe anëtarët e tjerë të Tahirit, donin ta rritnin presionin psikik mbi Tahirin. Kur fëmijët mësynë derën për të dalë jashtë, se më nuk mund qëndronin, ata i pritën me armë zjarri. Me këtë rast ata plagosën rëndë, vajzën e madhe të Tahirit.
Në "Dosjen Meha", aty diku nga fundi përmenden katër milicë të vrarë dhe tre të plagosur, me emër e mbiemër.Kur është fjala për të plagosurit ata shkruajnë se:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:23 pm

«Janë likuiduar Tahir e Nebih Meha». Fare nuk e përmendin vajzën e Tahirit, e cila kishte marrë plagë të rënda! Ndërkaq bashkëshorten e Tahirit, e cila kishte arritur të dilte nga shtëpia, nuk e kishin lejuar që të hynte për ta marrur Salën e cila ishte vetëm gjashtëmuajshe që gjendej në djep. Kjo foshnjë, që kishte mbijetuar nën trarët e shtëpisë gjysmë të rrënuar, për orë të tëra, kishte mbetur nën rrebeshin e plumbave, gazrave kimike, lotsjellësve, granatave të dorës, mjeteve të blinduara dhe zjarrit që kishte kapluar shtëpinë!
Duke u përpjekur t'i shtrembërojë faktet UDB-ja krijon një shfaqje teatrale, që fund e krye është një trillim. Përderisa Tahiri paska "kërkuar dorëzimin në besë" të Zoranit, pastaj Imerit e Faikut…përse vallë këta nuk paskan lejuar një gjë të tillë! Përse nuk ia sollën "dorëzanët", ta "garantonin" njeriun që po "kërkonte" të dorëzohej pa gjak e luftë dhe puna do të përfundonte me kaq! Ata edhe ashtu sipas pohimeve të tyre "kërkonin" dorëzimin e Tahirit e jo luftë me njeriun i cili kërkonte "besën e tyre"! Përse i thanë se "Imeri ka vdekur e Faiku gjendet në shok dhomë", ndërsa në vend të Zoranit i sollën Zenën !? UDB-ja e kishte shumë të qartë se Tahiri nuk do të dorëzohej i gjallë. Ata e dinin shumë mirë se po t'i sillnin UDB-ashët e lartpërmendur në atë përleshje do të hanin plumbat e "valterit" të Tahir Mehës. Ata, duke i shpallur të vdekur a të sëmurë, kolegët e tyre, i nxorën me mjeshtëri nga ajo "lojë" vdekjeprurëse. Si ta sillnin Zoranin, Imerin a Faikun, të ballafaqoheshin me Tahirin i cili shumë herë e kishte shprehur mllefin duke thënë: "Në më ardhtë dita mua, e di se me kë do të kem punë. O do t’i laj hesapet një nga një, në radhë të parë me ata që kanë bërë ç'është më zi mbi trupin tim, o s’do të mundohem të mbetem gjallë!” Dhelprat si Zorani dhe të tjerët, që Tahiri ua kishte "besën ", e dinin mirë se takimi i tyre me Tahir Mehën, ishte takim i tyre me vdekjen!
Vetë "Dosja Meha", që është shkruar nga organet e sigurimit e mohon pohimin se Tahir Meha ka kërkuar që të dorëzohet: Në të njëjtën dosje i hasim dy versione që e kundërshtojnë kategorikisht njëra-tjetrën. Derisa në të parin thuhet se ai kërkonte që t’i dorëzohej në besë Zoranit, në të dytin thuhet: "Tahiri herë pas here ka dalë në dritare dhe ka biseduar gati me të gjithë milicët. Ai nuk ka dashur të dorëzohet, duke thënë se: «Unë i gjallë nuk dorëzohem!». Bile nganjëherë e shpaloste gjoksin dhe thoshte: «Vritmëni!».
Në "Dosjen Meha" thuhet edhe kjo: "Në orën 10: 00 A. B., inspektor i SPB-së, shkon me Franc Kosin në zyrë të Cvetko Radojçiqit!" Më lartë, gjithnjë në të njëjtën dosje, për këtë Cvetko Radojçiqin thuhet se ishte «milic rezervist» në Skenderaj", ndërkaq më poshtë thuhet se më i larti i njësitit special në nivel të ish-Jugosllavisë, siç ishte Franc Kosi, shkon në zyrë të Cvetko Radojçiqit, pra të «rezervistit»! Më pas na del se ata mësyjnë Prekazin, ku dëgjojnë një të plagosur që po kërkonte mjekun dhe tjetrin që në gjuhën serbe po i thoshte: "Koleg unë kam humbur dy milicë e ti po kërkon mjekun". Po aty citohet që Radojçiqi të ketë thënë se: "Unë kam humbur katër shokët e mi"! Pra, këto janë përshkrime të sigurimit të shteti të ish Jugosllavisë në «Dosjen Meha», me plot kontradikta, ku Sigurimi Shtetëror është munduar ta fshehë të vërtetën, që siç flasin dëshmitarë të shumtë, atë ditë i kushtoi së paku me 20 milicë të vrarë e me dhjetëra të tjerë të plagosur.
Më pas organet e SPB-së do t'i burgosin edhe Mehmet e Beqir Mehën. Me akuzën për vrasje dhe plagosje të milicëve të njësitit special ata do të mbahen për shtatë muaj nën hetime në burgun e Mitrovicës!
E vërteta për fundin e përgjakur në Prekaz, në Kosovë e më larg, ishte përhapur me shpejtësi rrufeje. Numri i milicëve të vrarë nuk përkonte as përafërsisht me atë që e jepte versioni zyrtar. Milicia speciale, më 13 maj 1981, mu në festën e sigurimit shtetëror, që kishte sulur me gjithë arsenalin e armëve për t'iu dhënë leksion kryengritësve, ishte thyer dhe kishte dështuar para qëndresës heroike të Tahir e Nebih Mehës. Për ta zvogëluar dozën e turpit, UDB-ja po e fshihte numrin e të vrarëve. Ndërsa, që ta "arsyetonte" sulmin kundër një qytetari e një familjeje, arrestonte e burgoste edhe të tjerë. Para opoininit me çdo kusht mundohej të krijontepërshtypjen se kundër policisë speciale, atë ditë në Prekaz, nuk kishte luftuar vetëm një Tahir Mehë, por edhe shumë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:24 pm

NË BURG ME BEQIR MEHËN - (Pjesë nga ditari)
Kisha bërë ca muaj në burgun e Mitrovicës. Nga dritarja e qelisë sime, në «shëtitoren» e burgut, kisha vërejtur Mehmetin dhe Beqirin. Pas disa muajve më nxorën nga qelia dhe më dërguan në një dhomë ku ishin dy e më shumë veta. Më futën në të njëjtën dhomë me Beqir Mehën! Nuk e kisha të qartë: rastësisht apo me qëllim. Ne ishim që të dy nga i njëjti fshat dhe rregullat e burgut nuk e lejonin një gjë të tillë. Sidoqoftë aty më lanë për tri ditë rresht. Pas tri dite erdhën dhe shpejt më larguan nga ajo dhomë. Më thanë se do të më transferonin në Prishtinë! Në fakt nuk më transferuan. Gjatë atyre tri ditëve sa kisha qëndruar me Beqirin, kishim biseduar gjerë e gjatë. Disa herë e kisha lexuar edhe aktvendimin e tij. Ani pse SPB-ja e dinte shumë mirë se Beqiri dhe Mehmeti tërë ditën e 13 majit, nga milicia kanë qenë të rrethuar me gjithë familjet e tyre dhe nuk i kanë lënë që të dalin jashtë as për nevojat e tyre elementare! Akuzoheshin për vrasje të milicëve dhe për plagosje të tyre! Në aktvendim shkruante: "…për veprat e kryera të lartpërmendurit mund të dënohen me dënimin kapital, deri me vdekje !" Derisa unë po ia lexoja aktvendimin me habi, Beqiri më tha: "Djalë, po të kisha mundësi që t’i bashkëngjitesha Tahirit dhe babës, ta dhashë besën se kufomat e milicisë as me kamion nuk do të kishin mundur t'i bartnin. Tani lë të na akuzojnë si të duan. Unë jam shumë i vetëdijshëm se këta po mundohen të hakmerren për milicët që i ka vrarë Tahiri me babën, por nuk munden dot: Tahiri e baba nuk ka vrarë tre a katër, por kanë vrarë shumë, kanë plagosur shume milic- sa që helikopteri nuk ka pushuar atë ditë, duke i bartur të vrarët dhe të plagosurit. Tetë herë është ngarkuar me kufoma dhe me të plagosur, këtë e kam numëruar vet nga dritarja e dhomës ku na kishin mbyllur milicia! Dhe na ruanin me automatik në dorë"...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:24 pm

AFTËSITË PSIKO-FIZIKE TË TAHIR MEHËS
Në «Dosjen Meha » organet e sigurimit kanë shkruar hollësisht për aftësitë psiko-fizike, qëndresën dhe vigjilencën e Tahirit. "Tahiri kishte përcjellur me vëmendje lëvizjet e çdo milici qe e kishin rrethuar. Duke i shikuar me bisht të syrit, i vendosur pranë dritares, kishte reaguar në çdo lëvizje të armëve të tyre!"
Vendosmëria, gjakftohtësia dhe trimëria e Tahirit bëri që ai për 18 orë rresht ta përballonte rrethimin. Që nga ora 01: 00 deri të nesërmen në orën 21 e pesëmbëdhjetë minuta të rezistonte kundër 200-300 milicëve (nga sa mund t’i kishte pasur rrethi i parë). Tërë natën e kishte kaluar pa gjumë e pa ngrënë. Breshëritë e vazhdueshme të armëve të ndryshme, nuk e rrezikonin vetëm atë, por mbarë familjen. Babanë ia kishin vrarë, vajzën ia kishin plagosur. Përpos që mbrohej e sulmonte ishte i detyruar të merrej herë pas here edhe me Salën e vogël në djep, tëqarat e së cilës të fusnin në dhe! Ai jo vetëm që i përballoi të gjitha këto, por triumfoi moralisht duke qëndruar me trimëri të rrallë. Siç tregojnë milicët që ishin afër, të
rrethit të parë: "Tahiri luftonte edhe këndonte. Herë pas here e këndonte këngën e Dervish Shaqës: «Ti Kosovë mos thuj marova». Na sfidonte dhe na përbuzte: "Kush afrohet të themeli i kullës sime, aty do të mbetet kurban!"-na thoshte ai, "Ikni or, se qe besa po me dhimbseni, se cilin të dua e vras." Herë pas herë na e fuste tmerrin duke bërtitur me tërë zërin që kishte: "O-o-o,…prite, prite Tahir Mehën ore-e-e!» Ai të vriste kur të donte! Plumbi i tij, nuk të kursente. E vrau një milic, natën, duke e marrë në shenjë, vetëm në dritën e flakës së pushkës së tij. Ishte i tmerrshëm, i guximshëm dhe gjakftohtë njëkohësisht"…
Strategjia e Tahirit i kishte çorientuar milicët gjatë gjithë asaj dite. Me taktikën e tij luftarake të befasonte. Me dhjetëra minuta, herë pas here brenda asaj dite, ai nuk bëhej i gjallë. Kur, milicët që mendonin se e kishin vrarë, ndërmerrnin hapat e veprimit, ai «ringjallej» dhe i godiste! Gjuante rrallë, por plumbi kurrë nuk i shkonte huq! Ky, pra, ishte Tahir Meha, që më 13 maj, ditën e themelimit të milicisë, e theu mitin "e pathyeshmërisë" të njësive speciale të Jugosllavisë!
Milicia jugosllave për ta vrarë Tahir Mehën ka përdorur një arsenal armësh: mjete të blinduara, picgauerë, granata dore, transporterë të blinduar, tanke, lotsjellës, snajperë, minahedhës, tromblona si dhe helikopter që gjatë asaj dite kishte fluturuar pandërprerë mbi kullën e Tahirit. Në "Dosjen Meha", ndër të tjera, shkruan se për ta vënë në gjumë, apo për ta paralizuar, ata atë ditë kanë hedhur edhe helme kimike: "Pastaj është gjuajtur me tromblona e janë futur edhe mjete kimike përmes vrimave në shtëpinë e tij!»
NJË E “FSHEHTË E HAPUR” PAS 23 VITEVE
Ka mbi dhjetë vite që kam biseduar me shumë veta për të pasur njohuri sa më të sakta për rastin e Tahir Mehës, për ditën e rrethimit të 13 majit. Informata të sakta më kanë dhënë vetëm disa nga bashkëbiseduesit e mi. Të tjerët sikur nuk patën guximin që të flasin për këtë ngjarje! Sigurisht u frikësuan nga e kaluara e tyre, u frikësuan nga Serbia dhe shërbimi i saj, para të cilëve e kanë dhënë betimin. Inspektorët dhe hetuesit e rastit “Meha” e të rasteve të tjera, nuk më kanë habitur, sepse ata e kanë një jetë të tërë në shërbim të Serbisë, në shërbim të pushtuesit. Më kanë habitur disa që frikësoheshin pa arsye dhe nuk guxonin të flisnin për njeriun që ka guxuar të flasë, të luftojë e të vdesë edhe për ta duke u ballafaquar me organet e sigurimit shtetëror jugosllav dhe me një milici të armatosur deri në dhëmbë. Me këtë rast, si dhe më herët, njerëzit mbetën të ndarë në dy kategori: në shërbëtorë të pushtuesit, që nuk guxojnë edhe sot ta shkelin "besën" që i kanë dhënë Serbisë dhe në ata që e kanë kundërshtuar dhe e kanë luftuar atë dhe nuk janë luhatur e nuk janë thyer kurrë edhe pse mbi ta janë ushtruar dhunë, tortura të egra, dënime me vite nëpër burgje, izolime, vrasje e likuidime në forma të ndryshme etj.
Kam pasur shpresë të madhe se do ta fus në dorë tërë «Dosjen Meha», që të mos e marrë vetëm atë që e ka publikuar «Koha Ditore». Te njeriu që shkova për ta marrë materialin, nuk gjeta gatishmëri për diç të tillë! "Nuk guxoj të ta jap materialin e dosjes. Kjo dosje mund të hapet vetëm atëherë kur të kenë kaluar 50 vite nga rasti që ka ndodhur-më tha!”… U habita. Dosja ishte publikuar në gazetë dhe e njëjta nuk i lejohej autorit për ta shfrytëzuar për libër! As sot nuk mund ta kuptoj atë përgjegjësi «zyrtare» që ai ia kishte ngarkuar vetes së vet si duket, në këto rrethana!
Për ta nxjerrë të vërtetën e ngjarjes së 13 majit 1981, ditën kur u bë luftë e ashpër në mes Tahir Mehës dhe milicisë jugosllave, më herët e më vonë, kam biseduar sa e sa herë me Beqir Mehën, me Mehmet Mehën, me Shaban Jasharin, me Hamëz Jasharin, me Ahmet Kodrën.me Jahir Ramën, me Rexhep Kaçanikun, me Avdi Behramin, me Zymer Mehën, me Murat Mehën, me Naser Mehën, me Ilir Mehën, me Ferat Mehën, me Bislim Bislimin, me Haxhi Delinë etj. Kam biseduar edhe me milicët e asaj kohe që kishin qenë pjesëmarrës në rrethim të kullës së Tahir Mehës si me Islam Rrustemin e me Rrahim Mikushnicën e me shumë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:25 pm

Për ta shndritur të vërtetën, janë për t'u cekurdhe për t'u cituar edhe disa të dhëna, që e vlejnë të hapen edhe pas 23 viteve, të cilat janë marrë nga ish-shefi i SPB-së për Skenderaj, pas rastit "Meha" edhe nga postëkomandanti i stacionit të milicisë në Skenderaj:
“Më 13 maj diku rreth orës 03:30°° min. Pas konfirmimit së Tahir Meha gjendej në shtëpi, është përgatitur një forcë e milicisë për ta rrethuar dhe për ta arrestuar Tahirin. Para se të vendosej për këtë aksion, organet përkatëse, në fakt gjatë tërë asaj periudhe në ndihmë konsultative dhe të drejtpërdrejtë ishin angazhuar inspektorë të lartë të resoriatit të SKPB-së (Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme), në ndihmë të kolegëve të tyre në Skenderaj. Ata kishin përpiluar disa plane operative dhe taktike për arrestimin e Tahir Mehës. Në marrëveshje me inspektorët resorial, iu ishte bërë kërkesë organeve gjegjëse për angazhimin e njësitit special të milicisë për këtë qëllim. (Kuptohet, kërkesa ishte bërë pas dështimit të milicisë vendëse, ku nuk përmenden fare në ç'shkallë ishin ato dështime). Ardhja e njësitit special, menjëherë pasoi me sulm, pa pyetur fare për shkallën e rrezikut që paraqiste Tahiri dhe familja e tij, sidomos Nebihu i cili ishte në katin e dytë të kullës. Komandanti i kësai njësie Franc Kosi, ka pyetur vetëm se në cilën dhomë gjendej Tahiri. Ai menjëherë i ka vendosur personat e vet në pika të caktuara, duke i përjashtuar forcat vendëse nga aksioni. Ai ka thënë: «As një të mos na përziheni në aksion! Aksioni ka filluar menjëherë. Milici i njësisë speciale Hasanoviq, deri sa ia kishte futur pushkës predhen tjetër të gazit lotsjellës, goditet nga Tahiri në gjoks (2 cm mbi këmishën antiplumb), me revolen e markës “Valter”. Pastaj është goditur milici Muhamet Selmani. Në përleshje e sipër, nga dora e Nebihut, është vrarë edhe milici Tubiq. Duke e parë shkathtësinë dhe saktësinë e Tahirit dhe pasojat që pësoi kjo njësi, në aksion ishte angazhuar edhe vet Franci. Pastaj janë vrarë edhe milici Pejoviq dhe Jovica Milaçiq. I tërë ky aksion, që kishte filluar diku rreth orës 10: 00, të 13 majit 1981, që pati për pasojë luftën ndërmjet milicisë speciale, nga njëra anë dhe të Tahir e Nebih Mehës, nga ana tjetër ka zgjatur 10-15 minuta!
Komandanti Franc, duke e parë dështimin e turpshëm në këtë përleshje, ka urdhëruar njësitin që të tërhiqej. Janë angazhuar me dhjetëra milicë, për t’i tërhequr të vrarët dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes të cilët i kanë bartur me helikopter. Pas kësaj pllakosje është lajmëruar drejtpërdrejt instanca më e lartë e tyre deri te Sekretari Federativ për punë të Brendshme i ish-Jugosllavisë, gjenerali Franjo Herleviq, i cili ishte shokuar dhe kishte thënë: "A është e mundur që kjo t’i ndodhë Franc Kosit, elitës së njësive tona speciale!?”
Këto të dhëna (sado që mund të jenë në kundërshtim me të parat), të nxisin ta shtrosh pyetjen: Sa është numri i milicëve të vrarë e të plagosur atë ditë nga dora e Tahirit? Aty thuhet se e tërë kjo ka zgjatur rreth 10-15 minuta, diku rreth orës 10-të, para dite! Në të dhënat e këtij dokumenti (del se Tahiri është vrarë rreth orës 20 e 20 minuta), ku thuhet: ”Tahiri ka arritur të shpartallojë rrethin e parë të milicisë. Ai ka hasur në rrethin e dytë dhe është vrarë në largësi nga kulla prej afër 80 metrash!”. Ndërkaq të dhënat e dokumentit tjetër nuk përputhen me këtë ku thuhet: "Tahiri ka arritur që ta shpërthejë rrethin e parë rreth orës 21 e 15 minuta dhe është vrarë në largësi prej afro 50 metrash larg kullës”...
Cila është e vërteta, sa ishte numri i të vrarëve atë ditë? Kjo edhe nuk do shumë shpjegim, ngase numri i të vrarëve ka qenë më i madh kuptohet edhe nga përshkrimi i ngjarjes që i bëhet po në atë dokument: "Pas urdhrit që Tahiri të sulmohej me mjete të rënda, dhe pas vrasjes së Tahirit, për ekspertizë është angazhuar edhe Instituti i Sigurisë Nacionale nëBeograd, të cilin e udhëhiqte gjeneralmajori Popoviq. Ai, kur mësoi se Tahiri, gjatë gjithë kohës dhe pasi ishte vrarë Nebihu, kishte përdorur vetëm një pushkë M 48 dhe një revole, shfaqi skepticizëm duke e vlerësuar se një akt të tillë nuk mund të kryhejnga një ose dy person. Ai mbështeti dyshimin se në vrasjen e milicëve të “njësisë speciale” mund të kenë marrë pjesë edhe milicët vendorë! Ky dyshim rezultoi me ekspertizën balistike, të të gjitha armëve të të gjithë atyre që në momentin e përleshjes me Tahir Mehën kishin qenë prezentë në vendin e ngjarjes. Nga kjo ekspertizë që u bë në Institutin e Sigurisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KËTU I THONË DRENICË
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» ATA NA THONË...
» Per mua thone?
» Ç'dimë për Medvegjën
» Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves
» Ish luftëtarët thonë se mund të organizohen në vetëmbrojtje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: