Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vetëbesimi

Shko poshtë 
+13
beti
tom sojer
rroni
idol
Orfe@
E_Bukura
Hana
arbesa
interesant
Kosovarja
Beton
gjakushi
Sofra
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyTue May 06, 2008 7:23 pm

Vetëbesimi 2006121673920571Vetëbesimi Apollon_round

Të nderuar antar të forumit dihet se vetëbesimi është shumë me rëndësi në jetë për të pasë sukses dhe lumturi.
Kur e ke vetëbesimin je më i qetë më i sigurtë, të hapen rrugët për çdo gjë. Mungesa e besmit në vetëvete krijon frikë dhe çdo gjë na duket e paarritshme.

Jepne mendimin tuaj për këtë temë.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed May 07, 2008 3:56 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyTue May 06, 2008 9:00 pm

Promotori për ta lëvizur pozicionin gjithmon përpara dhe të arrijë ta bëjë idenë çështje është vetëbesimi. Me vetbesimin se do të ngadhnjejë, Adem Demaçi kaloj gjithë zgripet dhe katandit, pastaj kaloj edhe nëpër fazën e procedurave të Kosovës nën UNMIKUstan, protestoj, dhe me vetbesim arrin aty ku e kishte qëllimin se si duhet të jetë mirëqenia e shqiptarëve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyWed May 07, 2008 2:22 am

Sofra pergezime per temen

Une mendoj se edhe vetbesimi i teper eshte si me thone kote,kure them kote do te thote se nuk duhet te jesh trim vetem se e ndjen vetveten ne besim te plot , por nuk do te thoja te jesh trim koti vetem se ke Vetbesim .

Vetbesimi duhet te jete i till qe te qendroish i vedishme ne veten, do te thote zotrim i vetes!

ndegjohemi ne kete teme shume te qelluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyWed May 07, 2008 2:50 am

Faleminderit për urimin Beton.

Ka vetëbesim dhe vetëbesim i tepruar. Tema është për Vetëbesimin që një person beson në vetëveten ose në forcat e veta për t'i zgjidhë problemet në jetë.

Kurse sa i përket trimërisë ka trim dhe trim Beton. Ka trim që hidhet nga kati i nëntë e drejtë në tokë e mbytet edhe kjo është një lloj trimërie sepse unë së paku nuk guxojë të hidhem, se vdes kotë ! Por trim është kur e arrinë një cak të dëshiruar dhe tërhiqesh (pa asnjë therrë në këmbë) thotë populli.

Kjo temë Beton lejonë të flitet edhe për besimin e tepruar edhe për trimri dhe trimëri të tepruar. Për pasojat e tyre.

Përse duhet të jemi të vendosur dhe të kem vetëbesim në vetëveten... Në jetën e përditëshme hasim gjatë ndejave në familje kur shkon në vizitë apo vjen dikush në vizitë apo në klasë në mbledhje të ndryshme madje deri në parlament të një shteti ose edhe më gjerë, shohim se ka të tillë që sillen ndaj një personi si ndaj një lecke, për këtë personi i caktuar vetë i ka lejuar të sillen në atë mënyrë.
Kjo bëhet për arsye të vetëbesimit që ka krijuar një person në vetëvete.
Nëse vetëbesimi tek një person është i dobt, rrethi shoqëror ju shëndron në viktimë.
Ç'duhet bërë një person që të mos bëhet viktim e tjetrit... Duhet bërë një analizë vetëvetes dhe parashtruar ca pyetje vetëvetes.

- Pse e lejoj dikend të sillet keq ndaj meje ?
- Pse lejoj të ndodhë kjo ?
- Ndryshoni këtë raport me ndryshimin e sjelljes suaj. Veproni me vendosmëri dhe ata që ju bëjnë viktimë do ta ndryshojnë mënyrën në të cilën sillen ndaj jush ose do të zhduken nga jeta e juaj.
- Do të duhej të dini çka dëshironi dhe t'i respektoni dëshirat tuaja.
- Besoni se mund t'i lëvizni ngjarjet... dhe atëhere atë bëjeni !
- Mos u friksoni nga fjala "jo" sa herë kjo është e nevojshme.
- Shfrytzojeni aftësinë e komunikimit.
- Mos kini frikë nga rreziku....jeta është përplot rreziqe.
- Pranojeni përgjegjsinë për veprimet tuaja.
- Shprehi ndjenjat tuaja të vërteta.

Nëse nuk dëshiron të jeni viktimë, duhet të reagoni me vendosmëri. Jini të vendosur kur veproni në dobi të interesave personale dhe më gjerë, luftoni për veten, familjen, shoqërin, historin e popullit tëndë, atëhere kur je në anën e së drejtes .... Duhet t'i shprehni qartë nevojat tuaja, e njëkohsisht duhet respektuar të drejtat dhe ndjenjat e njerzve të tjerë, Lexoni dhe mësoni për ta arritur vetëbesimin në vete për rrugë të ndryshme të jetës të jeni në nivelin e duhurë shoqëror.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed May 07, 2008 12:59 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyWed May 07, 2008 12:56 pm

Sofra:- Pse e lejoj dikend të sillet keq ndaj meje ?
- Pse lejoj të ndodhë kjo ?

- Ndryshoni këtë raport me ndryshimin e sjelljes suaj. Veproni me vendosmëri dhe ata që ju bëjnë viktimë do ta ndryshojnë mënyrën në të cilën sillen ndaj jush ose do të zhduken nga jeta e juaj.
- Do të duhej të dini çka dëshironi dhe t'i respektoni dëshirat tuaja.
- Besoni se mund t'i lëvizni ngjarjet... dhe atëhere atë bëjeni !
- Mos u friksoni nga fjala "jo" sa herë kjo është e nevojshme.
- Shfrytzojeni aftësinë e komunikimit.
- Mos kini frikë nga rreziku....jeta është përplot rreziqe.
- Pranojeni përgjegjsinë për veprimet tuaja.
- Shprehi ndjenjat tuaja të vërteta

Sofra te pergezoj per temen mjafte e qelluar,do nderlidhesha pikerisht me keto pyetje qe ke bere me larte,pra Vetebesimi eshte si art, kurr nuk vjen duke i pasur pergjigjet ne kete rast te ketyre pyetjeve por vjen nese je i hapur tek gjitha pyetjeve.
Te kam besim ne vehten per mua do te thot te jem kembengulse dhe optimiste…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 39
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyWed May 07, 2008 1:12 pm

Vetbesimi eshte qelesi i cdo gjeje dhe suksesi i jetes. Po nuk pate vetbesim , atehere pesimizmi te ndalon te arrish ate cfar ke perqellim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyWed May 07, 2008 7:03 pm

interesant shkruajti:
Vetbesimi eshte qelesi i cdo gjeje dhe suksesi i jetes. Po nuk pate vetbesim , atehere pesimizmi te ndalon te arrish ate cfar ke perqellim.

Interesanti e ke përmbledhë shumë mirë dhe sakt dmth e Vetbesimit tek njeriu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 1:32 am

Nuk me kujtohet kush e ka then kete thenje (Filozof).!!

Nje zbulim tek vetbesimi eshte nje cirko i parajses.

Bota qe kerkon nga ne eshte vetbesimi (dienetika)!
Te keshe vetbesimin ne vete, e ke boten ne vete..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 2:58 am

Pajtohem Beton me postimin tëndë të fundit.

Kosovarja shkruajti;

....kurr nuk vjen duke i pasur pergjigjet ne kete rast te ketyre pyetjeve por vjen nese je i hapur tek gjitha pyetjeve.

nëse ke mundësi pak të zgjerohesh në këta rreshta Kosovare.

Për temën

Pse në jetën e përditshme lejojm të jemi viktim e dikujt ?!

Në jetën e përditshme shpesh kur nuk dimë të themi "JO" kam ndëgjuar shpesh se të tillët i marrin për budalla ?
Thjesht para se të thoni "PO" mendoni mirë për ate pse lejoni që dikush t'ju shfytëzojë, duhet menduar mirë e pastaj të veproni, për ta ndryshuar situatën.

Po e mar një rast në një familje ku pikrisht gjendja e gruas shtypet nëpër shumë rrethe tek ne shqiptarët.

Nëse përherë lanë, fshinë në shtëpi, familja edhe këte e pret që dikush të ta kryen këtë punë. Kush është ajo që i kryen këto punë ?! Është gruaja.
Gruaja në punën e shtetit, punët e shtëpisë, pregaditë drekën, darkën etj etj....
Prandaj pse gruaja lejon të viktimizohet deri në këtë masë ?!!
Ajo duhet të thot "JO" dhe të fillojë t'i ndajë antarve të familjes disa detyra që secili do t'i ketë në shtëpi. Ajo duhet t'i mësojë fëmijët si t'i pastrojnë dhomat e veta.... etj etj. Gruaja nuk duhet lejuar veten të bëhet shërbëtore në shtëpinë e vetë në mesin e më të dashurve.
Gruaja nuk duhet lejuar të bëhet viktimë me nivel të ulët të vetëbesimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 6:53 pm

Sofra shkruajti:....kurr nuk vjen duke i pasur pergjigjet ne kete rast te ketyre pyetjeve por vjen nese je i hapur tek gjitha pyetjeve.

nëse ke mundësi pak të zgjerohesh në këta rreshta Kosovare.



Sofra pikerisht e lidha me keto pyetjet qe ke shtruar edhe ty sepse nese keto i analizojme paksa do fillojm te ndiejm vetebesimin,ne te kunderten mendojme se ne nuk jemi te sigurt ne veten tone,e dihet se Njerëzit që nuk janë të sigurtë në vetvete mbështeten në mënyrë ekstreme mbi njerëz të tjerë për t’u ndier mirë me vetveten. Ata kanë një tendencë t’u shmangen rreziqeve sepse kanë frikë se do të dështojnë. Zakonisht nuk presin nga vetja që do të kenë sukses...

Per temen
Duhet te dijme se Vetëbesimi në nuk është një veti e përgjithshme, një tipar që përshkon të gjitha aspektet e jetës së një personi.E them kete ngase flas per veten diku kam vetebesimin shume te fort,siç jane studimet pra kjo me jep shprese ne te kunderten edhe nese keto shpresa nuk permbushen atehere mbetem pozitivë dhe e pranoje vetveten,ne tjera raste ndodhe qe te kam vetebesim por qe eshte me i ulet ne krahasim me kete me larte,por pergjithesisht ajo qe dua te them eshte se njerzit duhet te jene te sigurtë në vetvete deri ne ate mase qe te janë të gatshëm të perballen me rreziqett, pra duhet te besojmë në aftësitë dhe mjeshtëritë e tona, ta pranojme vetveten,dhe qka eshte me e rendesishma te mos ndiejme që duhet të përshtatemi(te behemi si te tjeret)për t’u pranuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 7:55 pm

E kuptova Kosovarja faleminderit.

Mbi të gjitha është vetëbesimi për t'i hapur rrugët e gjithanshme në jetë. Po pate besim në vete do të arrishë ta gjunjëzosh edhe armikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbesa
Fillestar/e
Fillestar/e
arbesa


Numri i postimeve : 41
Registration date : 10/04/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 7:59 pm

Pajtohem plotsisht me ju i nderuari Sofra, me te vertet njeriju nese e ka vetbesimin ne vetveta i tejkalon te gjitha pengesat ne rruge qe i paraqiten gjate jetes, pra me vetbesim arrihet cdo cake i deshuruar, prandoj o antar te nderuar ju keshilloj te keni sa me shum besim ne vete po arritem se bashku te krijojm vetbesimin ne kombe do te arrijm te jem edhe si kombe te nderuar dhe vetem me vetbesimin e perbashket mund te arrijm drejte Bashkimit Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 8:33 pm

I lehtë për t’u identifikuar, por me gjasë vështirë për t’u definuar dhe për t’u matur: ç’do të thotë vetëbesim?

Njëra nga kërkesat kryesore për sukses, lumturi dhe për të arritur qëllimet është besim. Vetëbesimi i madh edhe do të jetë i dobishëm në çfarëdo fushe të jetës.

Nuk je i lindur me vetëbesim, dmth. vetëbesimi nuk është diçka prej natyre, por mund të mësohet, ushqehet dhe ndërtohet nëpër vitet, në çdo fazë të jetës.

Besimi nuk është prona private e askujt; personi që e ka, e mëson dhe vazhdon ta mësojë.

Shkalla jote e besimit është në të vërtetë rezultati nga si e përcepton veten – që do të thotë në fund të fundit, se si njerëzit do të të përceptojnë ty. Se ç’raporti njerëzit kanë me ty dhe si reagojnë ndaj teje, kjo është një pasqyrim i mënyrës se si e përcepton veten.

Prandaj, nëse nuk ke një shkallë të madhe vetëbesimi ose një respekt të madh për vetveten, kjo zakonisht ndodh sepse përqëndrohesh në vetitë e tua negative dhe në atë që e bën gabim.

Me fjalë të tjera, ti je armiku yt më i keq! E mira është që mund ta ndryshosh këtë duke përmirësuar vetëbesimin tënd.

Njeriu më i talentuar në botë duhet të ndërtojë besimin në talentet e tij duke nisur nga themeli i besimit dhe diturisë, si të gjithë të tjerët. Forma do të jetë e ndryshme nga personi në person, por puna e nevojshme është e ngjajshme.


Besimi dhe qëndrimi janë të arritshëm për ne të gjithë sipas aftësive dhe kërkesave tona, jo sipas kërkesave të dikujt tjetër, përderisa i përdorim talentet tona dhe i zhvillojmë.

Vetëbesimi është një rrugë që bën që individët të kenë pikëpamje pozitive, por të arsyeshme për vetveten dhe rrethanat e tyre.

Njerëzit e sigurtë në vetvete kanë besim në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre, kanë një ndjenjë të përgjithshme ndikimi në jetën e tyre, dhe besojnë, brenda së arsyeshmes, që do të jenë të aftë për të bërë atë që dëshirojnë, planifikojnë dhe parashikojnë.

Të kesh vetëbesim nuk do të thotë domosdo që njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka.

Njerëzit e sigurtë në vetvete paskan shpresa dhe standarde që janë reale dhe të arsyeshme. Edhe në qoftë se disa prej standardeve të tyre nuk plotësohen, mbeten pozitivë dhe e pranojnë vetveten.

Njerëzit që nuk janë të sigurtë në vetvete mbështeten në mënyrë ekstreme mbi njerëz të tjerë për t’u ndier mirë me vetveten. Ata kanë një tendencë t’u shmangen rreziqeve sepse kanë frikë se do të dështojnë. Zakonisht nuk presin nga vetja që do të kenë sukses.

Shpeshherë e ulin vetveten dhe kanë tendencë të mospërfillin lavdërimet që u drejtohen.

Nga ana tjetër, njerëzit e sigurtë në vetvete janë të gatshëm të kalojnë rrezikun e mospranimit nga të tjerët, sepse zakonisht besojnë në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre. Ata kanë tendencë ta pranojnë vetveten; nuk ndiejnë që duhet të përshtaten për t’u pranuar.

Vetëbesimi në thelb nuk është një veti e përgjithshme, një tipar që përshkon të gjitha aspektet e jetës së një personi.

Zakonisht njerëzit kanë disa aspekte të jetës së tyre ku mendojnë se kanë mjaft vetëbesim, për shembull studimet dhe sporti; ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndihen të sigurtë fare në fusha të tjera, për shembull paraqitja personale, marrëdhëniet shoqërore dhe të tjera
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyThu May 08, 2008 9:46 pm

Qdo njeri qe e ka vetebesimin eshte i knaqur me vetveten, ndjen qetesi, siguri, kontroll dhe i ka mundesit e medha per te arritur gjithqka. Kur nuk kemi vetebesim, gjithqka fillon te na shkoj keq.
Ne menyre qe te kemi vetebesim dhe mos te lejojme te na humbas besimi ne vete, duhet qe: te flasim mire per veten, te behemi miq te mire me veten, te shikojme perpara dhe jo prapa, te shoqerohemi me shume me njerez te sukses'shem, fjalen "problem" duhet ta heqim prej mendjes dhe ta zevendesojme me "sfide"...etj., etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptySat May 10, 2008 2:47 am

Hana dhe Premtimi shumë mirë i jeni përgjigjur temës ju lumtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptySat May 10, 2008 4:06 am

Sofra pergezime per kete teme, e cila eshte nder me te mirat ne kategorin e Psikologjise.
Me aq sa kam mund dhe kam arritur te kuptoje sot te pakten jane njerezit qe kan vetebesimi te plote, per mos te then hic.

Shen Augustini, thoshte:" Njerezit bejne vizita ngase jane kureshtare per lartesite e maleve, valet e medha te ujit, rrjedhat e gjata te lumenjve, shtrirjet e gjera te oqeaneve, levizjet qarkore te yjeve, etj. Ndersa kalojne prane vetes se tyre pa pasur kureshtje per te."

Me shume te drejte eshte shprehur keshtu Sh. Augustini, sepse njerezit pergjithsishte nuk jane kureshtar aty ku duhet dhe munden, ne veten e tyre. Nuk din ta cmojne veten, ta cmojne jete, mundesin per te jetuar qe u eshte dhen, por mirrem me gjera qe nuk jane ne radhe te pare. Pervqe kesaj, mendojne negativishte ( per veten), ne vend qe te mendojn pozitivishte dhe padyshim qe kjo do ndikoje pozitivishte ne permisimin e shendetit, perspektiven e se ardhmes, kreativitetit, etj. Me pak fjale, nuk e kan iden e fuqis se mendimit!
Buda thoshte:
"Mendimi manifestohet me fjale;
Fjala manifestohet me veper;
Vepra zhvillohet ne shprehi;
Dhe shprehia ngurtesohet ne karakter.
Pra veshtroni mendimin dhe menyrat e tij me vemendje.
Dhe lereni ate qe te buroje nga dashuria;
E lindur nga shqetesimi per te gjithe njerezimin."

Nga kjo del qe edhe nese na ndodhe gjate jetes te mberthehemi nga fati i keq, ne perseri mund ta rikthejme kontrollin ne jeten tone dhe te largohemi nga ndjenjate rrejshme se jemi mberthyer nga fati i keq.
E gjitha eshte ne ate se truri i njeriut vepron ne bashdyzim, qe dmth se procesi i te menduarit te tij shumezohet natyralish dhe zgjerohet, sikurse ndodhe kur enderrojme dhe imagjinojme. Per kete arsye, nese e mbushim koken tone me vlera pozitive, ato priren drejte shumezimit te brendshem. Ky shumezim i brendshem do ta shfaqe veten ne veprimet tona dhe do te filloje te ndikoje te te tjeret perreth nesh.
Ne lidhje me kete thoshte edhe Muhamedi:
"Kush ndermjeteson me ane te intervenimit per te mire, merr pjese ne te, dhe kush merr pjese ne intervenimin per te keq, ndan kete pjese".

E gjitha eshte tek ne, nese dojm te jemi te lumtur varet nga ne, nese dojm te jemi te sukseshem varet nga ne, nese dojme te jemi te pamposhtur varet nga ne...Por duhet te tregojme s'pari qe jemi te zgjuar, dhe jo duke jetuar ne gjume siq bejme shume here.

"A jeni zot" e kishin pyetur Buden.
"Jo" ua kishte kthyer ai.
"Mos jeni engjell?"
"Jo"
"I shenjte?"
"Jo"
"Pra cfare jeni ju?"
Buda ua ktheu: "Une jam zgjuar"

Pra e gjitha eshte tek ne, nese dim te tregohemi te zgjuar dhe ta njohim veten, ta cmojme veten, ta bindim veten se jemi unike ( me gjithe magesite qe mund t'i kemi), te knaqemi me mundesin qe na eshte dhen te jetojme ne kete planet te mrekulluheshem....Gjithcka ekziston brenda nesh, sepse askush s'mund te na mesoj per dicka te caktuar.
Siq thoshte edhe Galileo:" Ne nuk mund t'u mesojme njerezve asgje; ne vetem mund t'u ndihmojme atyre qe ta zbulojne ate brenda vetvetes."

Ne fund te fundit, mos harroni te qeshni. Qeshni dhe vetem qeshni, sepse qeshja eshte muzika me e civilizuar ne bote.

Vazhdim te mire...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptySat May 10, 2008 12:13 pm

Vetëbesimi ështe nje ndër shtyllat kryesore te individi püer tüe ecur para në jetë. Vetbesimi në vetëvet të bën të sigurt para shoqëisë dhe në të njejtën kohë të vlefshëm për rrethin dhe vendin ku punon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptySat May 10, 2008 6:21 pm

E bukura faleminderit për përshëndetjen dhe postimin shumë të mirë për temën.

Deli simbas meje shumë mirë e ke përbledhë kuptimin e vetëbesimit tek individi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 39
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptySat May 10, 2008 6:53 pm

E_Bukura

Te pergezoj per kete shkrim, me te vertete me pelqu si permledhje por edhe si mendim pse jo.

( Si duket hera e pare qe po pajtona me mendimin tend, ha ha ha Very Happy )

Respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptySun May 11, 2008 5:18 am

Sofra dhe Interesant, faleminderit.

Do te nderlidhesha me ate shkrimin e Sofres, ku ka permendur rastin e fjales "po" ose "jo", qe shume here e themi pa menduar( kjo tregon jo vendosmeri) vetem e vetem qe te jemi te mire me tjeret. Por ne te shumten e rasteve ( varesisht prej njerezve qe kemi perball), na kushton shtrejte dhe gjithnje gjindemi ne poziten e viktimes. Nese njerezit ndaj nesh sillen si ndaj nje personi te pa vlere, dmth se per kete vete i kemi lejuar. Nese vetebesimi jone eshte i dobet, dikush nga rrethi jone na shenderron ne viktime. Prandaj duhet studiuar shume thelle mardheniet tona ndernjerezore, pavaresisht se a eshte fjala per shokun, kolegun, mikun tone te shkolles-punes ose familjen. Gjithnje duhet parashtruar vetes keto pyetje:
-Kujt i lejoj te sillet keq ndaj meje?
-Pse lejoj te ndodhe kjo?
-Do te duhej qe te dim cka deshirojme dhe t'i respketojme deshirat tona.
-Duhet te besojme se mund t'i levizim ngjarjet, dhe ateher kete duhet bere!
-Nuk duhet te friksohemi nga fjala "jo" kur kjo eshte e nevojshme.
-Duhet t'i shfrytezojme aftesine e komunikimit.
-Nuk duhet te kemi frike nga rreziku-jeta eshte perplote rreziqe.
-Duhet te pranojme pergjegjesine per veprimet tona.
-Duhet shprehur ndjenjat tona te verteta. etj.

Nese nuk deshirojm qe te jemi viktime, duhet te ragojme me vendosmeri. Duhet te tregohemi te vendosur kur veprojme ne dobi te interesave personale dhe duhet luftuar per veten. Sa me qarte duhet t'i shprehim nevojat tona, dhe njekohesishte t'i respektojme te drejtat dhe ndjenjat e njerezve te tjere qe na rrethojne. Mbi gjitha, duhet ta cmojme veten dhe vetebesimi jone do te jete sa me i larte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyTue Jun 10, 2008 2:29 am

teme shume e mire sofra

qe te lidhemi tek fjala ''Po'' duhet te kuptojme se eshte nje kompjuter shume i mire ,por edhe eshte nje kopjuter ''perfekt'' qe nuk bene kurre gabime ,nuk mund te gaboje asnjher derisa (te flitet per aparatin e tij mentale PO) .

vazhdim te mire ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyTue Jun 10, 2008 5:40 am

Vetbesimi shpesh e ndihmon njeriun te dale nga labirintet e shumta te jetes.Vetbesimi te ben optimist per dite me te mira.
Besoj se besimi tek vetja duhet te jete i tille merr shkaqet me qenien tende dhe mbeshtetu Zotit se gjithcka do te shkoje mire ke per te pare se kjo eshte fuqi qe e merr jeten perpara dhe e con atje ku ti deshiron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyTue Jun 10, 2008 9:59 am

Mendoj se ja kam arritur te kuptoj besimin ne vete,ne nje udhkryq e humba rrugen u hutova dhe nuk dija se cila mund te ishte rruga qe me qon drejt cakut ku me duhej te isha ne kohen e duhur,te shkoj djathtas majtas apo drejt,nuk isha i sigurt ne asnjerin drejtim dhe e zgjodha njeren ku edhe deshtova qe me kushtoi 2 muaj kohe,nganjeher njeriun nuk e ndihmon vetbesimi, qe nga ajo dite e kuptova se ne disa raste nuk te ndihmon askush,e kuptova ne zemer se diqka nuk eshte ne rregull mu ligshtuan edhe duart ishte nje parandjenje se diqka do te me ndodh ku edhe me ndodhi dhe qe nga ajo dite e kuptova se disa gjera jane te caktuara ne ate menyr qe nuk mund te ndryshohen nga qenja njerzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyTue Jun 10, 2008 6:33 pm

Vetbesimi nuk eshte prezent gjithher te njeriu , ai du het te fitohet ne raste te caktuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi EmptyWed Jun 11, 2008 2:08 am

Vetbesimi ''dianetika'' me ka sjell ne top !

''Gjithmon kam qene te realizoje ate qe te kem suksese,ne nje bote apo tjeter,edhe vetbesimi me ka sjell liri ne piken te jetes sime te verifikoje diçka qe me te vertet shume me rendesi ,pa kufizime''

thenje nga Autori ...............................JOHN TRAVOLTA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Vetëbesimi Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëbesimi   Vetëbesimi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vetëbesimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: