Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan Empty
MesazhTitulli: Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan   Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan EmptySat May 03, 2008 5:26 am

Xhamitë e Beogradit
...Ekrem Hakki Ajverdi, shkruan se nuk e tepron nëse thotë se në Beograd kanë qenë 240 -250 xhami...


Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan 4793

Pjesë të shkëputura nga libri "Belgrad Camileri" (Xhamitë e Beogradit) të autorit prizrenas Altay Suroy


Kështjella e Beogradit ka qenë më e rëndësishmja prej vitit 1521 kur Sulltan Sylejmani "Ligjvënësi" pushtoi Beogradin dhe ngriti shumë xhamia, teqe, mesxhide dhe ndërtime tjera për nevoja ushtarake, shtetërore dhe sociale dhe mundësoi përqendrimin e mijëra muslimanëve të cilët e kishin popullzuar qytetin i cili ishte i urbanizuar me arkitekturë osmane.

Sipas Evlija Qelebisë, që ka jetuar në shekullin 17, në Beograd përveç ushtrisë dhe ulemat kanë jetuar rreth 98.000 banorë, xhizje-haraq kanë paguar rreth 21.000 banorë. Në brigjet e lumit Sava kanë qenë tri mahalla të romëve. Në brigjet e lumit Danub ishin tri mahalla të grekëve. Në qytet ishin edhe tri mahalla serbe dhe bullgare. Hapësira rreth këtyre mahallave dhe kështjellave ishin popullzuar me çifutë. Ka ekzistuar edhe e vetmja mahallë e jermenëve. Mahallat e muslimanëve kanë qenë të vendosura në pjesët e zgjedhura, të ndriçuara dhe të larta të qytetit, të cilat ishin numerikisht 38.

Në kohën e Perandorisë Otomane shumë vende ishin të emërtuar me emrat të cilët sot e kësaj dite shpehen në gjuhën serbe siç janë Kalemejdani, Tashmejdani, Terazija, Dorqol (Dortjoll), Topçider, Bylbyldere, Tabakqillar, Karaburma, Eglenxhe Qeshme, Hajduk Qeshme, Kuru Qeshme etj.

Për shkaqe të ndryshme Beogradi është quajtur si portë lindore për Europën e Mesme. Forca e kulturës osmane është këtu prezente dhe e shprehur në ndërtimin e 217 xhamive, mesxhideve, 17 teqeve, 270 mektebeve, 17 medreseve, 26 çeshmeve, numër i madh i hamameve, biblioteka, saraje, sheshe, tyrbe dhe shatërvanë. Më shumë është investuar në ndërtimin e Beogradit se sa të një qyteti në vendin amë.

Nga ana tjetër Ekrem Hakki Ajverdi, shkruan se nuk e tepron nëse thotë se në Beograd kanë qenë 240 -250 xhami. Përveç një xhamie të ruajtur të gjitha xhamitë tjera janë rrënuar. Austriakët i kanë bërë keq jo vetëm muslimanëve, por edhe serbëve. Nuk kanë lejuar shndërrimin e xhamive në kisha ortodokse. Përjashtim bën vetëm një xhami në qarshi e cila është shndërruar në kishë ortodokse, derisa xhamitë tjera janë shndërruar në kisha katolike, ose punëtori arabaxhinjsh, ose rrobaqepësie, në depo municioni, në vend shkarkime të stoqeve, në spitale, ose në teatër.

Sot përveç një xhamie e cila ekziston akoma, nuk ka mundësi të vërtetohet numri i xhamive të ndërtuara gjatë shekujve të sovranitetit dhe administrimit osman.

Përveç rrënimit të objekteve nga trashëgimia osmane i janë përveshur edhe shkatërrimit të të gjitha provave tjera materiale me të cilat mund të dëshmohej të ekzistuarit e këtyre monumenteve. Kështu si prova të ekzistimit të këtyre objekteve janë marrë materialet shkrimore që janë gjetur deri tani, hartat dhe vizatimet në bazë të të cilave janë dhënë të dhënat për këto objekte. Disa xhami si vepër arkitektonike ose si monument kulturo artistik, e tërheqnin vëmendjen e piktorëve, andaj edhe i kanë vizatuar, dhe këto tani ne i marrim si prova materiale për ekzistimin e tyre. Në këtë libër janë shfrytëzuar disa vizatime dhe fotografi të publikuara në librin " Xhamitë në Beograd" të autorit Ljubomir Nikiq.


Autori në përgjithësi i jep emrat e 106 xhamive. Ndërsa i përmend edhe 17 xhami tjera të cilave nuk ju dihen emrat, mirëpo ju dihen lokacioni se ku janë gjendur ato.

Ja emrat e disa xhamive: Xhamia e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Poshtme dhe Xhamia e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Epërme, Xhamia e Ahmet Agës, Xhamia e Zejnedin Agës, Xhamia e Bajram Beut, Xhamia e Inehan Beut, Xhamia e Turgut Beut, Xhamia e Halil Efendiut, Xhamia e Çëk Solinit, Xhamia e Haxhi Ibrahimit, Xhamia e Ibrahim Qelebiut, Xhamia e Haxhi Sadikut, Xhamia e Kadri Beshes, Xhamia e Mustafa Qaushit, Xhamia e Idris Beut, Xhamia e Bit Pazarit, Xhamia e Ferhad Pashës, Xhamia e Haxhi Nezirit, Xhamia e Hasan Agës, Xhamia e Haxhi Salihut, Xhamia e Namazgjasë, Xhamia e Emir Hasan Agës, Xhamia e Haxhi Pirit, Xhamia e Koski Beut, Xhamia e Debbaghanes, Xhamia e Abdulgjebbarit, Xhamia e Fakir Haxhi Aliut, Xhamia Avgja, Xhamia Kapigji, Xhamia Xhin Ali Aga, Xhamia Imaret.




var tmp;
tmp = document.getElementById("news_content").getElementsByTagName("a");
for(i=0; i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan Empty
MesazhTitulli: Re: Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan   Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan EmptySat May 03, 2008 11:13 pm

Teme shume e mire per ta biseduar, te lumte Sofra per kete postime qe e solle.

Komplet e kane shkatrruar kulturen e mesjetes, dhe e kane pervetsuar ate te Kosoves-Shqiptarve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bledselimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bledselimi


Male
Numri i postimeve : 147
Age : 31
Vendi : Greme\Ferizaj\Kosov
Profesioni/Hobi : Nëxëns
Registration date : 12/02/2010

Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan Empty
MesazhTitulli: Re: Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan   Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan EmptySat Feb 13, 2010 11:24 pm

shtrijhej deri ne rumani bile edhe ishullin e krimes ne ukrain ederi ne algjeri dmth ne kulmin e sajj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan Empty
MesazhTitulli: Re: Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan   Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: