|
| Gjahu i shtrigës! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:11 pm | |
| “Gjahu” i shtrigës!Del Ponte duhet të përgjigjet penalisht
për veprimet e saj
· Karla Del Ponte e ka vendin ose në burg ose në çmendinë. Institucionet kompetente të Kosovës por edhe të Shqipërisë sa më parë zyrtarisht duhet të bëjnë padi ndaj saj… Shkruan: Fetnete RAMOSAJ Pashtriku.org, 15. 04. 2008
Edituar për herë të fundit nga biligoa në Wed Apr 16, 2008 4:17 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:11 pm | |
| Procesi gjyqësor trevjeçar “Haradinaj dhe të tjerët”, i organizuar në Tribunalin e Hagës, u dëshmua të jetë një proces i veçantë. Se ngritja e aktpadisë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj ishte e padrejtë dhe e paqëndrueshme, tendencioze dhe e pabazuar në fakte, e dëshmoi edhe përfundimi i gjykimit. Njëkohësisht u vërtetua se ishte një aktpadi e ngritur për motive thellësisht politike. Prokuroria në asnjë moment nuk arriti as t’i vërtetojë e as t’i materializojë akuzat, edhe pse në cilësinë e dëshmitarëve të prokurorisë solli për të dëshmuar dhjetëra kriminelë lufte. Akuzat tendencioze e të paqëndrueshme të kryeprokurores Karla Del Ponte, ashtu siç kemi paraparë që nga fillimi, me të drejtë i hodhi poshtë Trupi Gjykues, duke dhënë kështu verdiktin zyrtar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e përfshirë as në krime lufte, as në krime kundër njerëzimit. Madje, mbrojtja, duke i cilësuar tejet të padenja e të paqëndrueshme akuzat e Prokurorisë, vendosi që të mos thërret asnjë dëshmitar. Për të dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve sjellja e dëshmitarëve të mbrojtjes nuk ishte fare e nevojshme. Më 3 prill, Ramush Haradinaj e Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngarkuara. Lahi Brahimaj u dënua formalisht me një dënim minimal, jo për krime lufte, por për ca gjëra të zakonshme (edhe ato të supozuara), të cilat as që ka vlejtur të trajtohen në Tribunal. “Dënimi” iu shqiptua vetëm sa për të arsyetuar mundin disavjeçar në këtë proces gjyqësor dhe mbase për të zbutur paksa dështimin e turpshëm të Prokurorisë në krye me Del Ponten. Ndonëse Lahi Brahimaj, de jure u shpall “fajtor”, de facto u shpall i pafajshëm, për akuzat që i vuri në barrë Prokuroria e Hagës, për të cilat u organizua ky proces gjyqësor. Me sjelljet dhe veprimet e matura e të përgjegjshme, Ramush Haradinaj, u ka mbajtur leksion moral e politik politikanëve në gjithë hapësirat e ish-Jugosllavisë. Ai ka treguar se është i ngritur politikisht, se është njeri i guximshëm dhe i përgjegjshëm, i përkushtuar për lirinë dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve të vet. I bindur se nuk ka bërë asnjë të keqe, asnjë krim, që në momentin e parë të publikimit të aktpadisë nga Prokuroria e Hagës, sado që ishte një aktpadi tërësisht e pavërtetë dhe e bazuar në shpifje, fabrikime e montime të Serbisë, menjëherë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Të nesërmen së bashku me Lahiun u vetëdorëzuan vullnetarisht në Hagë. Ashtu sikurse në luftë që me sakrifica të shumta personale u bë mburojë e popullit dhe vendit të vet, edhe në paqe Ramush Haradinaj bëri që asnjë shqiptar të mos pësojë për shkak të mosdorëzimit të tij në Hagë, ku u akuzua pa të drejtë mbase për ta eliminuar nga skena politike. Por u kthye fitimtar!
Edituar për herë të fundit nga biligoa në Wed Apr 16, 2008 4:20 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:12 pm | |
| “Gjahu” i shtrigës
Njëkohësisht me paralajmërimin për shpalljen e verdiktit në rastin “Haradinaj dhe të tjerët”, ish-kryeprokurorja Karla Del Ponte paralajmëroi daljen nga shtypi të librit skandaloz të saj, “Gjahu: Unë dhe kriminelët e luftës”. Sado tërthorazi, në fragmentet e këtij libri, të bëra publike në media, ajo zbulon pazarllëqet që ka bërë me kriminelët serbë dhe me Beogradin zyrtar, në rastin e Biljana Pllavshiqit, të Radovan Karaxhiqit e të Ratko Mlladiqit dhe në pazaret sekrete të bëra me ministrin serb Goran Svilanoviq, për fshehjen e fakteve të cilat dëshmonin krimet e gjenocidin e organizuar shtetëror të Serbisë në rastin e Bosnjës. Me fshehjen e këtyre dëshmive, Del Ponte bëri që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të hedhë poshtë aktpadinë e Bosnjës të bërë kundër Serbisë për krime e gjenocid të organizuar shtetëror. Si këmbim për fshehjen e këtyre dëshmive Svilanoviq i kishte premtuar Del Pontes ndihmë në arrestimin e Mlladiqit e të Karaxhiqit. Aktpadia e Bosnjës u hodh poshtë por arrestimi i këtyre kriminelëve nuk ndodhi se nuk ndodhi. Kjo përbën shkeljen më të rëndë të normave të drejtësisë.
Ndonëse Serbia luftënxitëse në krye me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq për gati një dekadë e lau në gjak gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, megjithatë kryekasapi i Ballkanit, falë zvarritjeve të Del Pontes nuk u dënua fare. Dy kriminelët tjerë, Karaxhiq e Mlladiq, gjenden në liri. Tani kur Del Ponte nuk është më në krye të Prokurorisë së Hagës dhe vet Tribunalit po i përfundon mandati, asnjë serb nuk është dënuar për krimet e luftës të kryera në Kosovë. Është thënë nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Del Pontes se ajo, edhe përkundër vërejtjeve të shumta se nuk kishte argumente, krye në vete e ka ngritur aktpadinë në rastin Haradinaj, sigurisht e nxitur dhe e ndikuar nga Serbia.
Në rastin e Kosovës, gjatë dy proceseve gjyqësore, Del Ponte, vazhdimisht ka cituar shpifjet e zyrtarëve serbë, tamam si të ishte një kryeprokurore e Serbisë e jo e një Tribunali Ndërkombëtar. Tani zyrtarët serbë citojnë Del Ponten. Aq lëmsh i kanë bërë punët sa nuk dihet kush kë citon, nuk dihet ku fillojnë e ku mbarojnë shpifjet e gënjeshtrat e Beogradit, as ku fillojnë e ku mbarojnë shpifjet e Del Pontes, janë bërë një. Duke ditur dështimin e turpshëm në rastin Haradinaj, për të tërhequr vëmendjen mediale, Del Ponte, del me librin e saj skandaloz dhe shpif tmerrësisht rrejshëm kinse pjesëtarët e UÇK-së në qershor të vitit 1999 paskan rrëmbyer prej 100 deri në 300 serbë, të cilët i paskan dërguar në Burrel të Shqipërisë, me qëllim të marrjes dhe shitjes së organeve të tyre trafikantëve të rrjetit ndërkombëtar!!! Ç’shpifje absurde, e bërë fillimisht nga Serbia dhe e përsëritur nga Del Ponte! Ç’paturpësi! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:12 pm | |
| Del Ponte e di adresën e kriminelëve
Del Ponte e di mirë adresën e kriminelëve. Është e habitshme se si tenton t’i ngatërrojë ato. Ajo e di mirë adresën e shitësve e stërshitësve të organeve të fëmijëve e të rinjve shqiptarë që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë; ka poseduar dëshmi të bollshme, të dhëna madje edhe nga ata që i kanë kryer krimet, se gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, vetëm në Spitalin e Prishtinës dhjetëra pacientëve shqiptarë (kryesisht fëmijë), pasi ua kanë marrë organet e brendshme më pas i kanë zhdukur pa gjurmë. Madje, Del Ponte ka dëshmi se me automjetet e Kryqit të Kuq të cilit shtet mik të Serbisë janë transportuar organet e shqiptarëve nga Spitali i Prishtinës. Ajo e di edhe destinacionin e tyre; Del Ponte dhe Prokuroria e Gjykatës së Hagës ka poseduar dëshmi të mjaftueshme për eksperimentet e bëra me civilët shqiptarë në vend të minjve që kanë ndodhur në objektin e Akademisë Ushtarake serbe (VMA) në Beograd, ku u janë marrë edhe organet e brendshme; ndonëse ka fakte se forcat serbe në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve, qindra trupa të grave dhe të fëmijëve shqiptarë, pasi i kanë thërrmuar në mullinjtë që përdoreshin për të thërrmuar mineralin i kanë djegur në shkritoret e Trepçës; ndonëse dy kamionë frigoriferikë përplot me kufoma të shqiptarëve u zbuluan në ujërat e Danubit e të Peruçacit; ndonëse mbi 900 kufoma të shqiptarëve u zhvarrosën nga varrezat masive në zemër të Beogradit (në Batajnicë e Petrovo Sello), etj. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:12 pm | |
| Del Ponte i injoroi dëshmitë e krimeve serbe mbi shqiptarët
Del Ponte, çuditërisht, i mënjanoi e injoroi dëshmitë e krimeve të tmerrshme që bënë forcat serbe mbi shqiptarët. Në aktpaditë ndaj udhëheqësve serbë nuk përfshiu asnjë rast të vrasjeve e masakrave të bëra nga forcat serbe gjatë vitit 1998 e në anën tjetër për këtë periudhë kohore e paditi UÇK-në. Ajo i hoqi nga aktpaditë e ngritura ndaj zyrtarëve serbë masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptarëve – Masakrën e Reçakut dhe Masakrën e Burgut të Dubravës, që dëshmonte qartë gjenocidin serb të kryer brenda objekteve të institucioneve shtetërore serbe.
Pos tjerësh, kriminelin Bozhidar Deliq e amnistoi në këmbim të dhënies së deklaratave kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por nuk u mjaftua me kaq. Atë e ktheu sërish në vendin e krimit. Në maj të vitit 2006, në Krushë të Vogël, krimineli Deliq, tashmë në cilësinë e spektatorit, sërish u kënaq me pamje tmerri. Atyre, që në mars të vitit 1999, ua kishte vrarë e masakruar të gjithë meshkujt e fshatit, që nga mosha 13-14 vjeçare deri në moshën 80 e 100 vjeçare, tashmë para syve të tij, policia e UNMIK-ut po i rrihte e keqtrajtonte sepse e kundërshtuan “vizitën” e Deliqit e të disa kriminelëve të tjerë. Mbi dyzet nëna, motra, gra e fëmijë të të vrarëve, të masakruarve e të zhdukurve pa gjurmë, iu shkaktuan lëndime të rënda trupore. Megjithëse në rrethana paqeje, askush nuk u përgjigj për këtë incident të turpshëm. (Kujtojmë se Lahi Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim, për dy-tri rrahje të supozuara gjatë luftës, në bazë të “dëshmive” të dy bashkëpunëtorëve të haptë të forcave serbe, të cilët shkuan aq larg në gjykim sa që e mohuan edhe përkatësinë kombëtare të tyre!).
Duke shkaktuar sensacione mediale me shpifje të tilla, Del Ponte nuk mund të mbulojë dështimet dhe padrejtësitë që ka bërë. Edhe Serbia nuk mundet ta mashtrojë përgjithmonë opinionin serb me fabrikime në llogari të shqiptarëve, qofshin ato fabrikime të përsëritura edhe nga Del Ponte. Serbia, familjarëve të të vrarëve serbë duhet t’ua thotë të vërtetën për numrin e pjesëtarëve serbë të vrarë në frontet e luftës në Kosovë, pasi që asnjëherë para opinionit të vet nuk e ka bërë publike të vërtetën për Kosovën, as nuk i ka bërë publike humbjet që pësoi në Kosovë. Asnjëherë nuk e ka dhënë numrin e saktë të dëmeve në njerëz që pësoi gjatë luftimeve. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:13 pm | |
| Del Ponte i injoroi dëshmitë e krimeve serbe mbi shqiptarët
Del Ponte, çuditërisht, i mënjanoi e injoroi dëshmitë e krimeve të tmerrshme që bënë forcat serbe mbi shqiptarët. Në aktpaditë ndaj udhëheqësve serbë nuk përfshiu asnjë rast të vrasjeve e masakrave të bëra nga forcat serbe gjatë vitit 1998 e në anën tjetër për këtë periudhë kohore e paditi UÇK-në. Ajo i hoqi nga aktpaditë e ngritura ndaj zyrtarëve serbë masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptarëve – Masakrën e Reçakut dhe Masakrën e Burgut të Dubravës, që dëshmonte qartë gjenocidin serb të kryer brenda objekteve të institucioneve shtetërore serbe.
Pos tjerësh, kriminelin Bozhidar Deliq e amnistoi në këmbim të dhënies së deklaratave kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por nuk u mjaftua me kaq. Atë e ktheu sërish në vendin e krimit. Në maj të vitit 2006, në Krushë të Vogël, krimineli Deliq, tashmë në cilësinë e spektatorit, sërish u kënaq me pamje tmerri. Atyre, që në mars të vitit 1999, ua kishte vrarë e masakruar të gjithë meshkujt e fshatit, që nga mosha 13-14 vjeçare deri në moshën 80 e 100 vjeçare, tashmë para syve të tij, policia e UNMIK-ut po i rrihte e keqtrajtonte sepse e kundërshtuan “vizitën” e Deliqit e të disa kriminelëve të tjerë. Mbi dyzet nëna, motra, gra e fëmijë të të vrarëve, të masakruarve e të zhdukurve pa gjurmë, iu shkaktuan lëndime të rënda trupore. Megjithëse në rrethana paqeje, askush nuk u përgjigj për këtë incident të turpshëm. (Kujtojmë se Lahi Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim, për dy-tri rrahje të supozuara gjatë luftës, në bazë të “dëshmive” të dy bashkëpunëtorëve të haptë të forcave serbe, të cilët shkuan aq larg në gjykim sa që e mohuan edhe përkatësinë kombëtare të tyre!).
Duke shkaktuar sensacione mediale me shpifje të tilla, Del Ponte nuk mund të mbulojë dështimet dhe padrejtësitë që ka bërë. Edhe Serbia nuk mundet ta mashtrojë përgjithmonë opinionin serb me fabrikime në llogari të shqiptarëve, qofshin ato fabrikime të përsëritura edhe nga Del Ponte. Serbia, familjarëve të të vrarëve serbë duhet t’ua thotë të vërtetën për numrin e pjesëtarëve serbë të vrarë në frontet e luftës në Kosovë, pasi që asnjëherë para opinionit të vet nuk e ka bërë publike të vërtetën për Kosovën, as nuk i ka bërë publike humbjet që pësoi në Kosovë. Asnjëherë nuk e ka dhënë numrin e saktë të dëmeve në njerëz që pësoi gjatë luftimeve. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Wed Apr 16, 2008 4:14 pm | |
| Një libër racist…! https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/07061311.jpg Carla Del Discordia dhe "boshti i së keqes"
· Carla Del Ponte ka shkruar një libër racist, “Gjuetia – Lufta, kriminelët dhe unë” (Hunt – War criminals and mi) e cila del nga shtypi në prag të gjyqit ndaj Ramush Haradinjat dhe të tjerëve. Amoraliteti, urrejtja raciste dhe fabrikimet e shërbimit sekret serb, në librin e saj kontradiktor, përvetësohen nga “gruaja e zezë e miteve të lashta” duke dashur që “provat” e saj raciste ta influencojnë drejtësinë ndërkombëtare, për t’i shëruar ajo vet pasionet inatçore dhe ndërtimin kompleksiv të karakterit të saj gebelsian! Përfaqësuese tipike e fashizmit. Shkruan: Rasim SELMANAJ Prishtinë, 27. III. 2008 Derisa unë p.sh. kam vuajtur në burgjet serbe në Nish, Beograd, Leskoc, Mitrovicë të Sremit, Ramush Haradinaj ishte në betejat e Maznikut, Ratishit, Gllogjanit, Jabllanicës, Prilepit, Vokshit..., dy shqiptarë të një qëllimi, ndonëse në dy fronte të ndryshme, i pari në frontin e mbrojtjes së popullsisë civile, ndërsa i dyti nën torturë, duke mbrojtur idenë e lirisë, atëherë a nuk duhet që Carla Del Ponte të ngrisë një aktakuzë edhe ndaj meje, se kisha bërë krime sepse qëndroja i lidhur në burgjet serbe!? Njëjtë siç ishte i lidhur Ramushi me për mbrojtjen e jetëve të mijëra civilëve, pleqve, grave e fëmijëve... Kështu, Carla Del Ponte, pas aktakuzës ndaj Ramush Haradinajt, i ka ngritur një të tillë të gjithë viktimave të fashizmit serb. Tribunali i Hagës nisur nga principet fashiste të Del Pontes duhet të ngrisë një aktakuzë kolektive ndaj shqiptarëve dhe t’i lirojë me automatizëm kriminelët serbë, të cilët vetëm në Srebrenicë kanë masakruar rreth 8 mijë njerëz! Carla Del Ponte ka shkruar një libër racist, “Gjuetia – Lufta, kriminelët dhe unë” (Hunt – War criminals and mi) e cila del nga shtypi në prag të gjyqit ndaj Ramush Haradinjat dhe të tjerëve. Amoraliteti, urrejtja raciste dhe fabrikimet e shërbimit sekret serb, në librin e saj kontradiktor, përvetësohen nga “gruaja e zezë e miteve të lashta” duke dashur që “provat” e saj raciste ta influencojnë drejtësinë ndërkombëtare, për t’i shëruar ajo vet pasionet inatçore dhe ndërtimin kompleksiv të karakterit të saj gebelsian! Përfaqësuese tipike e fashizmit. Vetëm pak serbë të çmendur kanë thënë dhe shkruar fraza të tilla gebelsiane për shqiptarët. Me këtë libër-shtrigë që kafshon shpirtrat e të tjerëve, derdhet bërlloku i fundit i mendësisë së “Evropës së vjetër” e cila mendësi herë i nënshtrohej nacizmit hitlerian e herë komunizmit despotik sovjetik! Sipas historiografisë kodikun e parë ligjor e ka themeluar Perandori Justinian, një ilir natyral, së këndejmi vjen emri Justicia, që d.m.th. drejtësi. Një pasardhës i njeriut që shkroi kodikun e parë ligjor në Perëndim Ramush Haradinaj, u gjet papandehur ballë për ballë me përfaqësuesen e po kësaj drejtësie, Carla Del Ponten, e cila, pasi që dolën në shesh marrëveshjet e saj sekrete me liderin e fashizmit serb Millosheviq, e frustruar u vërsul ndaj shqiptarëve që kishin marrë në duart e veta të drejtën natyrore për vetëmbrojtje. “Hyjnesha e drejtësisë” Carla për ta mbuluar “të drejtën” e “Kasapit të Ballkanit” i hyri luftës kundër të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, jo vetëm duke tentuar ta balancojë krimin (sipas qasjes raciste, të gjithë kanë bërë krime sepse janë popuj agresiv dhe primitiv), por për ta debalancuar drejtësinë dhe për ta përçarë Perëndimin, për t’i dhënë krah fashizmit karshi demokracisë. Del Ponte kështu, e tradhtoi mitin e të drejtës, Temidën (Temis), bijën e tokës, hyjneshën e rregullit dhe të drejtësisë (ajo paraqitej duke mbajtur në njërën dorë shpatën e në tjetrën peshoren) duke marrë gjithnjë e më shumë karakteristikat e Discordias romake, hyjneshës së grindjes, bijës së Natës, nëna e Dhimbjeve, e Urisë dhe e Mjerimeve të tjera. Objektivisht Carla Del Discordia tentoi të minonte të drejtën morale amerikane tërthortë, duke ndëshkuar çlirimtarët e popullit më pro-amerikan në botë! Carla Del Ponte, ish Kryprokurorja e Tribunalit të Hagës është tërbuar së voni, me të kuptuar se Kosova u shpall dhe u njoh nga fuqitë relevante demokratike botërore, posaçërisht nga ShBA’-të. Ajo nuk e duron këtë, sepse si përfaqësuese e “Evropës së vjetër” siç cilësohen nga George W.Bush, Rumsfield etj. botëkuptimet evropiane jomorale mbi të drejtën, të mendësisë së shekullit XIX dhe gjatë Luftës së Ftohtë. Intervenimi në Kosovë pati “një legjitimitet ndërkombëtar që buron nga vlera”, pra duke u bazuar në standardin progresiv të së drejtës ndërkombëtare që i trajton katastrofat humanitare si një përjashtim në rregullin e mosndërhyrjes. Së këndejmi, kjo ka të bëjë me triumfin e moralit mbi ligjin. Ngase, sipas Robert Kagan’it (e citon Glennon’in, një studiues ky i të drejtës ndërkombëtare), parimi i mosndërhyrjes i mishëruar në Konventën e KB-ve është shkelur aq shpesh gjatë këtyre gjashtë dekadave sa nuk mund të kualifikohet më si ligj ndërkombëtar. Nëse Jurgen Habermas thotë se luftërat, të cilat e përmirësojnë botën, nuk kanë nevojë për përligjje të mëtejshme, atëherë është për t’u duartrokitur unilateralizmi hegjemonist, pra ShBA-të si vendi me traditën më të lavdishme demokratike dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut - që po kjo ShBA e ka futë në Kartën e Kombeve të Bashkuar... Prandaj BE-ja sigurisht që po krijon pareshtur dhe do të krijojë identitete civile e jo identitete “të padukshme” të së drejtës me këmisha antiplumb!? Ish Kryeprokurorja e TPI-së Carla Del Ponte duke folur për krimet e luftës në hapësirat e ish Jugosllavisë citonte novelistin danez për fizikë Niels Bohr që thoshte se “e kundërta e një të vërtete të thellë mund të jetë gjithashtu një e vërtetë e thellë”. E vërteta e Ramush Haradinajt dhe e popullit të tij, të nënshtruar masave gjenocidale të regjimit fashist serb në udhëheqjen e kriminelit Sllobodan Millosheviq, që u quajt po nga kjo bashkësi ndërkombëtare si “Kasapi i Ballkanit”, është po ashtu e kundërta e të vërtetës së vetë Carla Del Pontes! UÇK-ja dhe Haradinaj kanë bërë vetëm atë që do ta bënte secili popull dhe secili njeri i botës së lirë, pra të rezistonte kundër fashizmit. Jo vetëm sipas shumë ekspertëve kosovarë dhe botëror, por edhe nëse shikohet me vëmendje rrjedha e gjyqit ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, del se Tribunali nuk ka arritur ta arsyetojë përndjekjen dhe stigmatizimin e UÇK-së. Sipas avokatit kryesor në procesin kundër Haradinajt me bashkëpunëtorë, Michael O’Rally, Prokuroria ka dështuar të vërtetojë fajësinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe për këtë arsye, ai beson se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm. Del Ponten e shqetëson shteti i ri i Kosovës dhe shqiptarët si populli më proamerikan në botë, që i janë bashkëngjitur aleatëve në luftën kundër “boshtit të së keqes”, kundër shteteve bandite, ngase Haradinaj është një ndër garantët më të besueshëm të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, pra edhe në garantimin e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve serbë në Kosovë, e më këtë edhe aleat i luftës globale kundër terrorizmit! Në Prishtinë, përfundoi mendësia e Evropës së vjetër dhe po aty po nis Evropa e vlerave të përbashkëta Perëndimore, demokracia, të drejtat e njeriut...e drejta e qytetarit e mbështetur fuqishëm nga e drejta morale e ShBA-ve, përballë të drejtës së shteteve të “boshtit të së keqes.” Grindavecja Carla Del Discordia, tashmë e mori rolin e Casandra-s, askush nuk po i beson! Vërtet asaj jashtëqitjeje fashiste e raciste do t’i besojnë gjithnjë e më pak serbë, e lëre më evropianë e të tjerë që mbështeten në vlerat e përbashkëta perëndimore. E drejta megjithatë është në anën e Kosovës. Haradinaj është luftëtari që ngadhënjeu mbi fashizmin serb, por edhe mbi faktet millosheviqiane të huazuara nga ajo gruaja e keqe, prej “klientit” të saj në Hagë, shefit të shërbimit sekret serb Stanishiq dhe të palosura me zell në dosjen “Haradinaj dhe të tjerët”. Trupi gjykues i Hagës nuk do të lejojë më të mashtrohet nga Casandra Del Ponte... Ramush flej dath! | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! Sat Apr 26, 2008 1:31 pm | |
| Pasuesi i Del Pontes, Serge Brammertz, i ka mohuar te gjitha akuzat e saj ndaj Uçk-së, duke e cilësuar atë dhe spekulimet e saj si te papërgjegjshme dhe jonjerëzore. Po ashtu edhe ish-zëdhënesi i saj Florence Hartmann ka hedhur poshtë mundësinë e vertetësisë se spekulimeve te Del Pontes. Hartmann ka sqaruar se Del Ponte nuk e ka pasur as të vetmen dëshmi më te vogël te mundshme qe "Rebelet e Kosovës" (siç i quan ai) kishin bërë tregti me organe.
Ndërsa në librin e saj serbët dhe kroatet i quan si "bij të kurvave" (gjerm. Hurensöhne). | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gjahu i shtrigës! | |
| |
| | | | Gjahu i shtrigës! | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |