Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes Empty
MesazhTitulli: Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes   Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes EmptyMon Apr 14, 2008 7:27 am

Shkruar nga Blendina Cara

Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes Banka-kombetare-zviceriane

Neutraliteti i Zvicrës dhe sovraniteti kombëtar i njohur prej kohësh
nga kombet e tjera, ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm e të sigurt,
ku sektori bankar ka mundur të lulëzojë. Edhe pse është thuajse në
qendër të Evropës gjeografikisht, Zvicra ruajti neutralitetin në të dy
Luftërat Botërore. Ajo nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo e
Zonës Ekonomike Evropiane dhe nuk ka qenë anëtare e Kombeve të
Bashkuara deri në vitin 2002. Aktualisht një e treta e gjithë fondeve
që mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen në Zvicër. Në vitin
2001, bankat zvicerane menaxhonin 2.6 trilionë dollarë. Banka
Ndërkombëtare e Shlyerjeve (BIS), një organizatë që ndihmon në
bashkëpunimin ndërmjet bankave të botës është e vendosur në Bazel,
Zvicër. E themeluar në vitin 1930 “BIS” zgjodhi Zvicrën, për shkak të
neutralitetit të saj, i cili ishte shumë i rëndësishëm për një
organizatë të themeluar nga vende që ishin në të dyja frontet e Luftës
I Botërore.

Ligjet dhe rregullat

Komisioni Federal i Bankave, një agjenci e pavarur e qeverisë zvicerane
në Departamentin Federal të Financave, mbikëqyr aktivitetet që kanë
lidhje me bankat dhe tregjet e sigurisë e fondet e investimit.
Parlamenti zvicerian e kaloi ligjin e bankave në vitin 1934, i cili
kodifikonte rregullat e sekretit dhe penalizon çdo shkelje të ruajtjes
së sekretit. Dispozitat e fshehtësisë nuk ishin të përfshira në draftin
e parë të ligjit, i cili më së shumti përmbante çështje administrative
si kontrolli i bankave. Dispozitat u shtuan përpara kalimit të
projektligjit që ndalonte përpjekjet e autoriteteve naziste për të
hetuar asetet e hebrenjve dhe “armiqve të shtetit”.

Bankat zvicerane dhe Lufta II Botërore

Janë kryer shumë hetime në lidhje me veprimet e bankave zvicerane gjatë
regjimit nazist në Gjermani (1933-1945, sidomos në lidhje me fondet e
depozituara nga apo të vjedhura nga viktimat e Holokaustit. Në tetor të
vitit 1996, ndërsa vazhdonin hetimet për aktivitetet e bankave gjatë
Holokaustit, ambasadori zviceran në OKB, Carlo Jagmetti pranoi se disa
banka zvicerane i kishin ndaluar të mbijetuarit te Holokaustit që të
kishin akses në depozitat e tyre, edhe pse ai hodhi poshtë shumën e
pretenduar në paditë gjyqësore të personave në fjalë. Ndër ato që
udhëhoqën këto hetime ka qenë dhe Alfonso D’Amato, senatori amerikan i
Nju Jorkut. Në vitin 1998, një panel ndërkombëtar historianësh publikoi
një studim që pretendonte se viktimave të Holokaustit u ishte vjedhur
një sasi e madhe floriri ashtu si thesaret e vendeve të pushtuara që
ishin depozituar në Bankën Kombëtare Zviceriane (SNB). Sipas këtij
paneli, pavarësisht të dhënave për vjedhjen dhe përvetësimin e padrejtë
të floririt, “SNB” vazhdoi të pranojë depozita. Në vitin 2000, një
gjykatës i Gjykatës së SHBA-ës aprovoi një marrëveshje 1.85 miliardë
dollarëshe, mes bankave zvicerane dhe viktimave të Holokaustit. Sipas
të dhënave, gjatë regjimit nazist, në Zvicër u hapën rreth 50 mijë
llogari bankare nga viktimat: disa banka refuzuan t’u bënin pagesat
familjeve të viktimave për shkak të mungesës së çertifikatës së
vdekjes. Sidoqoftë, një artikull i publikuar më 13 tetor 2001 në “The
Times of London” pretendonte se gjykata e besuar për të gjurmuar
llogaritë bankare të periudhës së Holokaustit kishte zbuluar se vetëm
300 nga 5570 llogari të huaja nga llogaritë në fjalë, dhe që përmbanin
12 milionë dollarë mund t’u gjendej origjina.

Klientët e parë

Klientët e parë të bankave zvicerane ishin mbretërit e Francës, të
cilët e vlerësonin shumë maturinë e kreditorëve të tyre. Bankierët e
Gjenevës, të cilët ishin protestantë, ishin më së shumti me origjinë
franceze dhe të përzënë pas Revokimit të Dekretit të Nantës nga Luixhi
XIV në vitin 1685. Duke lënë pas persekutimin që kishin përjetuar në
Francë ata filluan të financonin mbretin e Francës nga Gjeneva. Në atë
kohë, nuk kishte huamarrës më të mirë se vetë mbreti, i cili kishte
mundësi të paguante borxhet e tij dhe kishte nevojë për shuma të mëdha
parash. Një prej pjesëve të para të legjislacionit që rregullonte
fshehtësinë e bankave daton pikërisht në këtë periudhë. Në vitin 1713,
Këshilli i Madh i Gjenevës adoptoi disa rregulla bankare, të cilat
përcaktonin detyrimin e bankierëve për “të mbajtur një regjistër me
transaksionet e klientelës së tyre”. Sidoqoftë, atyre nuk u lejohej që
të jepnin informacione përveç se vetë klientëve në fjalë. Zvicra u bë
kështu, një azil politik dhe financiar për ato që u largoheshin
trazirave politike që kishin pllakosur kontinentin. Zvicra ofroi një
parajsë të sigurt e me përfitim për depozitat e fisnikëve që i shpëtuan
Revolucionit, si dhe për qeveri të ndryshme që do të fillonin t’i
drejtoheshin bankave të Zvicrës në shekullin e 19-të e deri në ditët e
sotme.

Origjina e fshehtësisë së bankave zvicerane

Fshehtësia që karakterizon bankat zvicerane ka mbrojtur rezervat financiare të depozituara aty prej më shumë se 300 vitesh.

Bankierët e Gjenevës ishin bankierët e mbretit francez dhe teksti i
parë i shkruar mbi fshehtësinë e bankave daton në vitin 1713. Luixhi
XVI, madje ka pasur një bankier zviceran, Jacques Necker të emëruar si
drejtor i përgjithshëm i financave franceze.

Deri në vitin 1934, fshehtësia e bankave mbulohej me direktiva të
ndryshme në kodin civil zviceran dhe atë të punës. Sistemi ligjor i
gjykatës federale e vendosi me këmbëngulje në praktikë fshehtësinë e
bankave, saqë nëse një klient do të binte viktimë e shkeljes së
sekretit ai mund të dëmshpërblehej nga banka.

Ligji federal mbi bankat u miratua në vitin 1934 dhe citonte se shkelja
e fshehtësisë së bankës konsiderohej krim. Një bankier që zbulonte të
dhëna mbi klientët mund të ndëshkohej me burgim. Kështu u forcua dhe më
shumë mbrojtja e sferës private të depozituesve.

Një arsye se pse mbrojtja e të dhënave u përforcua është se krizat e
vitit 1931 çuan në intensifikimin e shkëmbimit të kontrollit të huaj në
Gjermani. Hitleri nxori një dekret sipas të cilit, çdo gjerman me
kapital të huaj do të dënohej me vdekje ndaj dhe gestapoja filloi
spiunazhin në bankat zvicerane. Kur tre gjermanë u dënuan me vdekje,
bankat zvicerane u bindën për nevojën e përforcimit të fshehtësisë.

Një arsye tjetër e përforcimit të fshehtësisë në bankat zvicerane ishte
çështja “Basler Handelsbank” në vitin 1932, kur u zbulua se mbi dy mijë
pjesëtarë të elitës franceze kishin llogari në Zvicër. Majtistët
francezë shfrytëzuan rastin për të denoncuar programin e qeverisë
Herriot.

Në vitin 1984, zvicerianët vendosën me shumicë votash që të ruhej fshehtësia e bankave.



Bankat më të mëdha

Në Zvicër figurojnë 408 banka të autorizuara, të cilat variojnë nga “Dy
Bankat e Mëdha” e deri tek bankat vogla që përmbushin nevojat e një
komuniteti të vetëm, ose të të disa klientëve të veçantë.

“UBS”, dhe “Credit Suisse” janë bankat më të mëdha të Zvicrës dhe kanë
më shumë se 50 përqind të depozitave të vendit; secila prej këtyre
bankave ka nj rrjet të zgjeruar degësh në gjithë vendin dhe në shumë
qendra ndërkombëtare. Për shkak të

“UBS”

“UBS” u krijua në qershor të vitit 1998, kur “Union Bank” e Zvicrës, e
themeluar në vitin 1862 dhe Korporata e Bankës Zviceriane, e themeluar
në vitin 1872, u shkrinë në një. Me bazë në Zyrih dhe Bazel, kjo është
banka më e madhe e Zvicrës. Ka shtatë zyra kryesore në gjithë botën dhe
degë në të pesë kontinentet.

“Credit Suisse”

“Credit Suisse” është banka e dytë më e madhe në vend. Me degë kryesore
në Zyrih, ajo u themelua në vitin 1865 dhe ka mbi 40 mijë punonjës.
“Credit Suisse Group” ofron veprime bankare private, veprime bankare
investimi dhe shërbime menaxhimi asetesh.

Banka Qendrore

Banka Kombëtare Zviceriane shërben si banka qendrore e vendit. E
themeluar nga Akti Federal mbi Bankën Kombëtare Zviceriane ajo filloi
funksionon më 20 qershor 1907.

Bankat private

Termi “bankë private” i referohet një banke që ofron shërbime private
bankare dhe në formën e saj ligjore është një partneritet. Bankat e
para private u krijuan në vitin 1700 në Zvicër dhe disa prej tyre janë
akoma në duart e familjeve origjinale që i themeluan, si “Hottinger”
dhe “Mirabaud”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes   Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes EmptyWed Apr 16, 2008 1:36 am

UBS

Eshte prezente ne shume qendra financiare botrore,Si dhe me zyra me shume se 50 vende te botes .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes   Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes EmptyWed Apr 16, 2008 12:21 pm

bilingoa keni prek një tem shum ineresante dhe ju përgzoj

Së paku mua më dolen mbi 200 sosh që i munrova si shpejt për më shum mund të bindeni edhe vet po të shikoni kët link

http://www.webliste.ch/rubrik.asp?page=15&nr=85&r=10&s=&kt2=

Bankat Zvicrane jan shum të sigurka si nga ruajtja e sekretit të klientve të tyre por edhe për përfitimet e veta sepse ka shum nga ktaqë apskeni cek më lart e kan deponuar pasurine tyre të fituar ao din vet se si dhe kan vdekur dhe ajo pasuri kambet ati për jet e mot ,e me të cilat punojn dhe rrisin kapiatlin e tyre ,Vetëm në qytetin e zyrichut jan diku mbi 40 banka sidomos në qender (Parade Platz dhe Bahnhof stasse)
ku po thujase qdo ndertes ka nga një bank e që shum prej tyre nga jasht as që vërhet që nuk ka kurfar shenje vetëm emer firmave të ndrishme e që në realitet ,asht bank që luan një rol në vete .
shumica e ktyre Bankave po thuajse nuk kan pun me qytetar të thjesht por vetëm me firma te mdha apo me klient etyre që sjellin ktu pasurin me valiqe ,për të i mshef këmbëte tyre apo pasurin nga Shtetete tjera
Siq ishte para pak vitesh nëse nuk gabohen një kryetar i një shteti Afrikan kishte po thuajse pasurin ma te madhe kohve të fundit e që vendi i tij ishte një nder vendet ma të farfëra në bot ,at pasuri aji e kishte vjedhe nga vetë popuulli vetë e që kso raste ka shum ,
Si dhe ishte edhe rasti i Millosheviqit që kishte deponu me miliona për mesnjë firme serbe e që në realitet ajo firm ishte që moti në bankrrot ,e ka shum e shum të tjer,a që kam deponu dhe kan vdek ato kan mbet ktu ,mu për shkak të ktij diskretimit të tyre .
nëse keni dhe nuk dini ku ti mshefni atëher sgjidhja ma mir asht Zvicra .sepse as që pytet prej nga kto të holla por vetëm pyesin se a keni hala .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes   Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e bankave të Zvicrës dhe përse depozitohen aty thes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: