Sereno dhe Valerina, dy ilaçet bimor që luftojnë pagjumësinëTë shtrihesh dhe të kesh një “gjumë të ëmbël” siç është edhe urimi
përkatës, për miliona vetë në botë, është një sfidë më vete. Për disa,
nocioni i gjumit është shndërruar në imazhin e një beteje të përnatshme
me nënkresën, me çarçafët, me ëndrrat e zhgjëndrrat dhe gjithçka që të
pengon, ose ti mendon se të pengon të bësh një gjumë të qetë. Sipas
statistikave të fundit evropiane, në kontinentin tonë një në katër
persona vuan nga pagjumësia kronike. Shkencëtarët kanë përcaktuar 75
forma të ndryshme pagjumësie duke filluar që me problemet e gërhitjes,
te dhimbja e këmbëve, ngërçet e spazmat e shumta e në pjesë të ndryshme
të trupit, të folurit në gjumë, somnambulizmi, i cili ndonjëherë
kthehet edhe në rrezik shumë të madh për personin që e ka, e deri tek
aritmitë dhe çrregullimet e zemrës. Rreth 31 për qind e njerëzve,
përfshi fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më shumë se një
çrregullim të tillë në të njëjtën kohë dhe për më tepër mund ta kenë
edhe për shumë net rresht, pra në formë kronike.
Veprimtaria ditore Sipas një specialisti të gjumit, një gjumë i parehatshëm e me shumë
probleme ndikon edhe në veprimtarinë ditore të personave, të cilët mund
të kenë rënie të efektshmërisë në punë, por edhe probleme
ndërpersonale. Pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë gjumë të mirë nuk e
dinë se gjithsesi, mund të ketë ndonjë mjekim për problemin që kanë dhe
si pasojë nuk kërkojnë ndihmë. “Është shumë e rëndësishme që të
kuptohet se bëhet fjalë për një patologji të mirëfilltë dhe se si çdo
patologji edhe ajo ka nevojë për identifikim dhe kurat e
përshtatshme”,- thotë një mjek. Të paktën në perëndim, por edhe në
vende të tjera ka medikamente që mund të lehtësojnë shumë një situatë
shqetësuese e me pasoja në jetën e përditshme. Në fakt, në disa raste,
bëhet fjalë për mjekime të mirëfillta, ndërsa në raste të tjera për
ndryshimin e disa zakoneve apo mënyrave të jetesës, të cilat do të
sillnin ndryshime të habitshme.
Dietat Gjumi ndikohet nga sinjalet kimike në tru. Kjo do të thotë që ushqime
të caktuara mund të ndikojnë pozitivisht, ose negativisht në gjumin
tonë. Pijet që përmbajnë kafeinë, të tilla si kafja dhe ilaçet që e
kanë si element, mund të ndikojnë në frenimin e gjumit. Për ta shmangur
një gjë të tillë kafeina dhe alkooli duhen shmangur absolutisht. Ndikim
të keq kanë edhe disa ushqime që përmbajnë tryptophan. Ushqimi i duhur
për t‘i paraprirë një gjumi të mirë përmban një balancë mes
karbohidrateve dhe proteinave. Pra, një darkë e tillë do të ishte për
shembull drithërat me qumësht. Sipas një kërkimi të fundit, ushqimet e
pasura me karbohidrate dhe me mungesë proteinash dhe yndyrash mund të
shtojnë prodhimin e serotodinës dhe melatoninës, kimikate të trurit, të
cilat kanë lidhje me gjumin. Një darkë me karbohidrate dhe qumësht,
para gjumit ndihmon në fjetjen e shëndetshme.
Alkooli dhe duhani Personat që kanë çrregullime frymëmarrjeje, ndërsa flenë dhe gërhasin
në mënyrë të ekzagjeruar duhet të shmangin alkoolin, duhanin dhe
tabletat e gjumit. Në këtë rast do të ishte me vlerë përdorimi i
shtesave në hekur që do të rriste lëvizshmërinë e gjymtyrëve. Një nga
gjërat kryesore që duhet pasur parasysh, është shmangia e duhanit.
Duhanpirësit e mëdhenj, zakonisht kanë një gumë shumë të lehtë dhe kanë
tendencë që të çohen vetëm pas disa orësh gjumë, për ta vazhduar atë
pas një pauze relativisht të gjatë, e cila zakonisht nis në një orë të
caktuar të natës. Gjatë këtij zgjimi zakonisht pinë sërish duhan dhe
vetëm atëherë mund të gjejnë paqen e duhur për të çuar natën deri në
fund.
Banja e nxehtë Një “zhytje” në ujin e nxehtë të dushit në darkë, mund të jetë një
ndihmë e mirë për çrregullimet e gjumi, pasi ka efekt qetësues. Sipas
specialistëve, ajo mund ta reduktojë pagjumësinë në nivelin 20 për
qind.
Terapia e dritës së shndritshme Përdoret për trajtimin e çrregullimeve kardiake, të cilat zakonisht
vihen re të rënda gjatë orëve të gjumit. Sipas kësaj terapie, ekspozimi
në dritë të shndritshme para gjumit ndihmon në stimulimin e zemrës dhe
rivendosjen e ritmit të saj në normalitet. Për këtë duhet një ekspozim
në një dritë shumë të fortë dhe për një kohë që mund të shkojë në një
ose dy orë. Kjo ndodh edhe kur ndodhemi në plazh nën diellin e fortë të
verës. Në këto kohë pushimesh kemi zakonisht gjumë më të mirë dhe një
nga shkaqet është pikërisht ekspozimi në një dritë të fortë.
Ilaçet
Dy ilaçe bimor tepër të efektshëm kundër pagjumësisë janë ai i quajtur Sereno me lulen e Magnolias dhe Valerina.Këto ilaçe gjenden në formë kapsulash ose çaji dhe janë të pasur me
lëndë të tjera ushqyese për të cilat truri ka nevojë për të pasur një
gjumë të qetë. Megjithëse ka një erë jo të këndshme çaji i përgatitur
me pluhurin e valerianës ka dhënë efekte mjaft pozitive për të luftuar
pagjumësinë. Falë përbërjes së tyre këta dy ilaçe bimor sjellin qetësi
dhe sigurojnë një gjumë natyral. Ilaçet kundër parkinsonit dhe
antikonvulsantët të çlodhin këmbët. Disa mjekime të tilla përdoren edhe
për të ndihmuar fjetjen, sepse janë relaksuese dhe qetësuese, edhe pse
kanë një efekt dytësor si dhimbja e kokës.
Ushtrimet fizike Ushtrimet e përditshme mund të ndihmojnë gjithashtu në mbarëvajtjen e
gjumit, por nuk këshillohen sforcimet e jashtëzakonshme në periudhën
tre orë para fjetjes. Ato duhen bërë të paktën pesë orë para gjumit.
Zakonisht rekomandohen shëtitjet, vrapimet e alternuara në natyrë,
ushtrimet aerobike, të cilat lodhin trupin në masë të tillë që ai të
dojë një prehje në orët e natës.
(albania)
Gjume te embeeel