Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Infarkti? Ndryshoni stil jetese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Infarkti? Ndryshoni stil jetese Empty
MesazhTitulli: Infarkti? Ndryshoni stil jetese   Infarkti? Ndryshoni stil jetese EmptySun Apr 13, 2008 5:08 pm

Infarkti? Ndryshoni stil jetese



Gjithçka për sëmundjen që trondit organin më jetik të trupit, zemrën. Këshillat për ta parandaluar dhe kurimi mjekësor

Infarkti? Ndryshoni stil jetese

Mos harroni të ecni dhe të ushqeheni me zarzavate dhe fruta të freskëta

Kolesterol i lartë? Duhet ulur menjëherë, sepse
përndryshe rrezikoni që të pësoni infarkt. Në fakt, të ndryshosh
menjëherë mënyrën e jetesës, është e vështirë dhe për më tepër
kolesterolin, i prodhuar në zemër, është më mirë që ta luftojmë me një
ilaç specifik, me statina, që është i aftë të ulë deri në 30%
infarktet. Ky është mesazhi i përhapur nga pjesa më e madhe e mediave.
Statinat janë një sukses i vërtetë për kompanitë farmaceutike. Një
revistë shkencore ka llogaritur se 25 milionë persona në botë janë
kuruar kështu në vitin 2006, me shpenzimet e tyre, ose të shërbimeve
shëndetësore kombëtare, duke shpenzuar 27,8 miliardë dollarë.

Por a është e vërtetë që mjafton të kesh
kolesterolin e lartë për të qenë i rrezikuar nga infarkti? Dhe a
mjafton një statinë për të ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundërindikim ndaj
përdorimit të tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrës pa përdorur shumë
ilaçe?

Sëmundjet e zemrës

Në të vërtetë, sëmundjet kardiake janë shumë
komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janë rezultati i një ndërveprimi
ndërmjet faktorëve ambientalë dhe predispozitës gjenetike. Te faktorët
ambientalë futen të ashtuquajturit faktorë rrezikues, ndërsa për
isheminë e zemrës janë: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit,
hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumë persona që vuajnë nga
sëmundjet kardiake thuhet se e kanë të trashëguar. Kështu sëmundjet
kardiake janë të trashëguara, por ajo që duhet theksuar është se janë
të pakta dhe të rralla. Në të vërtetë, predispozita është e lidhur me
aktivitetin e gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesorë të sëmundjeve.
Simptomat e saj janë ato që lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por
ka edhe forma të tjera të sëmundjes së zemrës. Në fakt, sëmundjet e
zemrës janë të pakta dhe të rralla. Ndër më të shpeshtat duhet të
përmendim: ishemia e zemrës, angina, infarkti i miokardit akut dhe
vdekja e papritur koronarike. Por këtu nuk duhen harruar edhe
kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe
aritmi. Këto sëmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeç, por në shumë
raste ato janë të trashëguara. Megjithatë, moshat më të rrezikuara janë
ato mes 50 dhe 60 vjeç. Simptoma e sëmundjeve të lindura të saj ka të
bëjë me cianozën dhe prishjen e ekuilibrit të parakohshëm që në lindje.
Valvulopatia reumatike ka të bëjë me gulçime, edemë periferike, si dhe
aritmi.

Parandalimi

Kur flitet për infarkte ka dy lloj parandalimesh:
sekondar dhe primar. Parandalimi sekondar pengon infarktet tek ata
persona që kanë pasur më parë sëmundje kardiovaskulare, pra ata që
vuajnë nga angjina (dhembje në fyt), që kanë pasur patologji të rënda
kardiovaskulare, apo që kanë familjarë, të cilët kanë pësuar një
infarkt apo goditje apoplektike (damlla) kur kanë qenë të rinj (para të
55-ve, nëse është mashkull, ose 65 nëse është femër). Në këto raste,
dobia për të ulur kolesterolin shpeshherë është më e madhe se rreziku i
efekteve anësore të statinave. 10-15% e njerëzve që i konsumojnë,
vuajnë nga dhembjet muskulore, dëmtimet konjunktive (nga konfuzionet e
lehta të humbja e kujtesës) dhe dëmtimi i mëlçisë. "Njerëzit me moshë
përkatësisht 30-80 vjeç që vuajnë nga një sëmundje që bllokon arteriet,
statinat reduktojnë në mënyrë të diskutueshme vdekshmërinë: në këto
raste terapia nuk përfshihet", ka shkruar një profesor në një revistë
shkencore, i cili punon në një agjenci të financuar nga qeveria
kanadeze, që analizon të dhënat e ilaçeve për të verifikuar
efektshmërinë e tyre. Me fjalë të tjera, statinat në parandalimin
sekondar funksionojnë dhe mund të shpëtojnë jetën e një njeriu që ka
pësuar edhe më parë një infarkt.

Sjelljet

Parandalimi primar ndryshon totalisht nga
parandalimi sekondar: është terapia e atyre që nuk kanë ende një
sëmundje kardiovaskulare. Shumë persona mund ta shmangin rrezikun,
sepse nuk pinë duhan, nuk janë të sëmurë nga hipertensioni, apo diabeti
dhe nuk kanë trashëguar nga prindërit infarkte ose goditje apoplektike.
Miliona njerëz marrin statina vetëm për një arsye, atë të kolesterolit,
sepse është i lartë. Për të gjithë këta persona është me efikase dhe e
sigurt që të ndryshojnë veset e këqija, sepse bilanci rrezik/mirëqenie
i statinave për ta është negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk
kanë efekt te pacientët që nuk kanë simptoma patologjike koronare. Te
3239 pacientë meshkuj, me moshë përkatësisht 65 vjeç të kuruar me
statina, vërehej një ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmërisë. Madje
e njëjta gjë u vërejt edhe te 10 mijë gra të çdo lloj moshe. Për burrat
e moshës së mesme, të cilët konsumonin statina, kishte një reduktim të
vogël të kolesterolit dhe infarkteve, por jo një ulje të vdekshmërisë
apo patologjive të tjera. "Pra, pjesa më e madhe e personave që
konsumojnë statina nuk ka asnjë mundësi t‘ia dalin mbanë, thjesht mund
të përkeqësohen më tepër", shkruan profesori. "Statinat nuk u
këshillohen meshkujve dhe femrave, të cilët kanë kaluar moshën 69 vjeç.
Ndërsa për sa u përket meshkujve me moshë, përkatësisht nga 30-69 vjeç,
duhet t‘i nënshtrohen një eksperimenti. Duhen bindur 67 prej tyre të
konsumojnë statina për 5 vjet, për të parandaluar vetëm një rast
infarkti", vijon më tej ai. "Nnt-ja (Numri i nevojshëm për trajtim:
numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim për të parandaluar një
rezultat negativ) e statinave është 67 dhe çdo ilaç me një Nnt të lartë
50, ka më pak mundësi suksesi për të fituar: me pak fjalë, është njësoj
sikur të thuash se ju mund të mos jeni fitues".

Infarkti

Është sëmundja më e rrezikshme që prek zemrën, si
dhe një nga më të shpeshtat. Dhembja është më e gjatë dhe e pandjeshme
ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me ndjenja të tjera si ajo e vdekjes
së shpejtë, me djersë të ftohta dhe hipotension të theksuar. Faktorët
më të mëdhenj të rrezikut, sipas studimeve të fundit janë:
hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe
obeziteti. Jo çdo formë e stresit ndikon në aktivitetin kardiak. Vetëm
ai negativi, që lidhet me ndjenjën që nuk i përballon dot problemet.
Një efekt negativ ka edhe një dietë e çekuilibruar.

Efektet anësore

Çfarë të bëjmë për të parandaluar rrezikun e
sëmundjeve kardiovaskulare? "Është stili i jetesës perëndimore ai që
shkakton pjesën më të madhe të patologjive koronare. Duhani, një dietë
e pasur me yndyra, aktiviteti i pakët fizik, obeziteti, diabeti,
alkooli i tepërt, ndikojnë në përkeqësimin e patologjive koronare. Këta
faktorë të rrezikshëm janë përgjegjës në më shumë se 80% të patologjive
kardiovaskulare, të cilat mund të reduktohen duke ndryshuar stilin e
jetesës. Duhani është vërtet një "vrasës" i pamëshirshëm. Përveç dëmeve
që provokon në aparatin e frymëmarrjes, është një nga faktorët kryesorë
për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, ai është
përgjegjës për rreth 50% të të gjitha vdekjeve që mund të shmangen: ka
një korrelacion statistikisht domethënës mes numrit të cigareve të pira
dhe rrezikut kardiovaskular. Në këtë pikë, të gjithë studiuesit janë
dakord që rekomandimi i parë për parandalimin kardiovaskular është të
mos pish duhan", thotë një profesor gjerman.

Dieta

Për të pasur një zemër në formë të mirë, dieta më e këshillueshme nga specialistët, është ajo që përmban shumë

fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese.
Ajo duhet të jetë e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate
integrale, që përmirësojnë prognozën. "Ndërsa për sa i përket peshës,
ka një lidhje të ngushtë mes peshës dhe patologjive kardiovaskulare.
Një rritje e vogël e peshës e katërfishon rrezikun e diabetit te
meshkujt dhe e tetëfishon te femrat". Megjithatë, përveç këtyre gjërave
klasike, zbulimet më të fundit këshillojnë edhe disa faktorë të tjerë
për të ulur ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës. Veç
të tjerash, të gjithë njerëzit duhet të konsultohen me specialistin që
në lindje, në rritje dhe në moshën e mesme, moshë, e cila paraqet më
tepër rrezik. Në moshë të rritur, sidomos pas të 40-ve, një herë në
vit. Duhet të bëni një kontroll të përgjithshëm, një elektrokardiogramë
normale, si dhe një skaner për faktorët të cilët shfaqin rrezik.

Aktiviteti fizik

Një element tjetër i rëndësishëm dhe shumë i
domosdoshëm është edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnë 30 minuta ecje
normale në ditë për të përmirësuar prognozën. Gjithashtu doktori
këshillon se duhet të qeshësh 15 minuta në ditë për të relaksuar
arteriet.

Jeta e kolesterolit

Kolesteroli është një substancë yndyrore si dyll dhe
pjesërisht i nevojshëm për trupin e njeriut. Pa të asnjë individ nuk
mund të jetojë. Është i nevojshëm për qelizat, nervat dhe prodhimin e
hormoneve.

Kolesteroli i pashkrishëm - 80% e tij prodhohet nga
mëlçia, ndërsa 20% merret nga ushqimi. Ai nuk shkrihet në gjak, kështu
që transportohet aty ku është i nevojshëm, duke u lidhur me proteinat e
yndyrshme, të cilat janë dy llojesh: të mira dhe të këqija: proteinat
Ldl me dendësi të ulët (të këqija) dhe proteinat Hdl me dendësi të
lartë (të mira). Proteinat Ldl e dërgojnë kolesterolin në periferi,
ndërsa ato Hdl e transportojnë nga periferia në mëlçi. Kolesteroli i
tepërt mund të depërtojë në muret e brendshme të arterieve, duke
shkaktuar pllakat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Infarkti? Ndryshoni stil jetese
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: