Meditime:KUQ E ZINga Adnan Abrashi
|
Adnan Abrashi |
E kuqja dhe e zeza janëdy ngjyra më të rëndësishme dhe më antagoniste të baraspeshës
universale. Por, njëkohësisht, këto janë edhe ngjyra karakteristike
kombëtare të ne shqiptarëve . Edhe pse në raport të ndërsjellë,
domethënia e tyre simbolike shprehet si kundërshti ekstreme, ato kanë
një rol relevant tek harmonia e veprimit të pandërprerë të ligjit
natyror të të kundërtave.
Pa dashur të hyjmë në fillet historike të
gjenezës së pranimit të “kuqes dhe të zezës, si ngjyra tona
identifikuese kombëtare, përmes këtij artikulli, desha të prezantoj një
domethënie të rëndësishme të simbolikës së tyre metaforike tek mësimet
e vjetra okuliste dhe praktikat rituale tradicionale të popujve të
ndryshëm të lashtë. Është tejet me rëndësi të cekim se përzgjedhja e mu
këtyre ngjyrave, nuk është kombinacion i rastësisë, sepse përmes
veprimit të ligjit të të kundërtave, iniciohet reflektimi i fortë
mbresëlënës emocional tek masat. Andaj, ndoshta edhe jo rastësisht,
dikur nga të urtit e të parëve tanë, si ngjyrë simbolike e flamurit
tonë kombëtar, janë përzgjedhur mu e kuqja dhe e zeza. Në vazhdim të
shkojmë radhazi në interpretimin simbolik të ngjyrës së kuqeshe të zezë
dhe domethënien kundërthënëse që ato kanë si raport në mes veti.
E KUQJASipas urtësive të lashta ezoterike, ngjyra e kuqe
është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale
okuliste. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në
vete mban vulën e shenjës së Diellit. Është ngjyrë e shpirtit të
shenjt, e viktimizimit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe
dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut,
shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetëm kaq!
Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libido), e zemrës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
Të
gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat
me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të
njeriut të parë, (Adamit) është përdorur dheu i kuq.
Në Japoni, e
kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe e besnikërisë. Atje, zakonisht në
veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.
Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite.
Në
Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe i paraprinte të gjitha riteve popullore,
veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës, lindjes dhe
pjellshmërisë.
Për fëmijët e shëndosh thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen , do të thotë, fat në dashuri.
E ZEZANë krahasim me ngjyrën e kuqe, e zeza është ngjyrë skajshmërish e kundërt.
Zakonisht është negative dhe ka të bëj me:terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin…
Ngjyra
e zezë është ngjyra e Sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve.
Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keçes. Në letrat e
fatit TAROT, ka domethënien e vdekjes.
Tek shumë popuj besohet se
vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathotë
varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo
parathotë vdekjen. Në hieroglifët e lashta egjiptiane, pëllumbi i zi ka
qenë simbol i femrës e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa
kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), në
shkrimet e lashta tregohet se kalëron në kali të zezë. Sikurse tek
shumë popuj tjerë, edhe te ne, shqiptarët, është e përhapur besëtytnia
se, nëse ju prehet rruga na macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa
romakët e vjetër ditën e ‘pa fat” në kalendarët e tyre e kanë shënuar
me ngjyrë të zezë. Në shkrimet biblike thuhet se Juda që e tradhtoi
Jezusin është i mbuluar me ngjyrë të zezë, etj.
Por, e zeza, si
simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, besohej se
nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kur nuk do të
sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e
pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është
përdorur për largimin e zënies së frymës, dhembjes së kokës dhe
dhembjeve të dhëmbëve.
Dhe…çka të themi për fund?Ngjyrat ‘kuq e zi”, në raport ndaj njëra-tjetrës,
qëndrojnë si ekstreme, ndërsa ndikimi i tyre kontradiktor, tek shumë
urtësi të lashta, konsiderohet si barazhesh universale.
Pasi që ne
shqiptarët, ‘kuq e zi”-në e kemi në flamur dhe këto dy ngjyra i
konsiderojmë si ngjyra tona kombëtare, atëherë, të nderuar lexues,
bëjeni ju vetë një analizë krahasuese në mes të simbolikës figurative
të përshkruar, dhe realitetit tonë si popull gjatë historisë.
Sa i përngjan fati i popullit tonë domethënies metaforiket këtyre dy ngjyrave antagoniste?
Vëreni
ngjashmëritë! Por, assesi në këtë analizë, mos e anashkaloni ligjin
universal të të kundërtave dhe natyrshmërinë e veprimit të tij, sepse
mu këtu qëndron fshehtësia e forcës mbresëlënëse të veprimit të tyre si
bashkësi antagoniste në ndërvetëdijen tonë si individuale ashtu edhe
kolektive.