Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Andrea Stefani, akuza Ramës si i pamoralshëm Sun Apr 13, 2008 6:43 am | |
| Dje në aktivitetin e organizuar nga fondacioni Qemal Stafa, analisti Andrea Stefani ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se nuk ka moral. Polemika midis analistit Stefani dhe kryesocialistit Rama lindi për faktin se zoti Stefani e ka akuzuar kryesocialistin për faktin se ky i fundit po bën kompromis me Berishën duke i toleruar këtij të fundit autoritarizmin dhe keqqeverisjen. Stefani ju drejtua Ramës se, “kjo opozitë nuk ishte në gjendje që në një katastrofë aq të madhe humane që ndodh, dhe inumane përsa i përket kushteve nuk ishte në gjendje që të mobilizonte masat e gjera që t’i bënte presionin e duhur popullor.Njerëzit nuk pyesin më për standardet, është rrjedhojë e autoritarizmit shumë të egër që po ushtron ky në forma, në dukje më të buta mbi njerëzit dhe po e theksoj se me këtë njeri mos shpresoni kot se do të arrini reforma që do t’ju japin fryte në punë. Quaj të gabuar taktikisht që opozita të zbusë qëndrimin e drejtë për të kërkuar autoritet, jam dakord, këtu nuk funksionon sistemi që një sistem normal me prokurori të pavarur, do i kishte dhënë zgjidhje kësaj pune, që nuk ka funksionuar me kohë dhe ndaj spastrohet politika nga këta njerëz që bëjnë krime dhe nuk ndëshkohen. Por ama opozita në këtë rast duhet të mendojë dhe të gjejë strategji ligjore, demokratike, për të gjetur presionin e mundshëm politik dhe të bëjë maksimalen. Nuk mendoj se opozita po shfrytëzon shanset në këtë rast dhe po i përdor, dhe nga ana tjetër them se Sali Berisha nuk ka hequr asnjë presje nga strategjia e tij, e kapjes së të gjitha gjërave, këtë e dëshmojnë amendamentet e fshehta, të cilat në kulmin e goditjes fatale që mori nga tragjedia e Gërdecit, ai vazhdon të jetë në sulm për të kapur dhe kompetencat e Presidentit të Republikës”. Retorika e Andrea Stefanit mesa duket acaroi kryesocialistin Rama, i cili është përgjigjur se, “nuk po bën lëvizje imorale, pasi ai duhet të bashkëpunojë me dikë për të vendosur rregullat e lojës, pasi po nuk vendosëm rregulla loje Berisha do të na marrë pushtetin”. Unë do të bashkëpunoj me Berishën ishte i qartë mesazhi i Ramës, pavarësisht pretekstit dhe qëllimit që ka në realitet. Në fakt ky debat midis Stefanit dhe Ramës është një notifikim i të gjitha akuzave që gazeta SOT ka bërë në drejtim të kryesocilaistit Rama. Kryesocialisti Rama është personazhi i cili për interesat momentale dhe personale po i jep jetë kufomës politike, Sali Berisha. Është Edi Rama që fashiti dhe po mbyll skandalin e Gërdecit dhe të trafikut të armëve ku është i implikuar Sali Berisha. Në mënyrë të qëllimshme Edi Rama po lëshon sinjale në gjirin e socialistëve, sipas të cilave, ndërkombëtarët i kanë kërkuar të realizojë reformën zgjedhore dhe më pas të largojë Berishën nga pushteti. Në të vërtetë a mendon kështu Sali Berisha? Ai nga dita në ditë po pushton institucionet dhe po përgatit skemën e manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2009. “Doktori”, tashmë në mënyrë të pa cipë, do të qeshë kur të vjedhë votat në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri i vendit nuk ka turp, ashtu si edhe në rastin e Gërdecit të qeshë me skandalet e tij, pa pasur asnjë rimors.
Gazeta Shqip | |
|