FEMINIZMI
Feminizmi si nje ideologji dhe levizje grashe qe luftojne per te
mbrojtur dhe per te rritur te drejtat e grave , ka histori po aq te
gjate sa dhe vete historia e neshtrimit te gruas – e gruaja siq na
deshmon historia ka qene e nenshtruare gjithemon ne cdo fushe te jetes .
Feminizmi si ideologji filloj te paraqitet si nje forme e organizuare
neper protesta te vogla qe nga viti 1600 dhe vazhdojne deri ne ditet e
sotme … Levizjet feministe nuk kane pasur nje paraqitje konsistente ,
te vazhduare , pasiqe ato manifestoheshin ne forme te protestave te
vogla kohe pas kohe , te cilat kane qene te penguara nga rendet
patriarkale/mashkujt .
Ne civilizimin perendimore grupet e para te organizuara ne menyre
active per te drejtat e grave fillojne qe nga periudha pas Revolucionit
Francez te vitit 1789… Pas revolucionit, ne Paris dhe ne disa provinca
franceze u krijuan organizata, klube, shoqata grashe te frymezuara nga
idealet e lirise dhe barazise. Ato h artuan dhe projekte politike,
projekt ligje per te drejta te barabarta ne edukim , punesim dhe qeveri
…
"Marie Gouze udheheqese e nje shoqate hartoj Deklaraten per te drejtat
e grave>. Pergjigja qe erdhi nga udheheqesit revolucionare meshkuj
nuk ishte e pelqyeshme – ku sipasoje e se ciles u ekzekutua Marie Gouze
, pas se ciles shoqatat , klubet u shperndane me dekret qeveritare..
Marei Gouze ka qene e vetmja feministe qe ka dhene jeten per seksin e
saj ".
Me pastaj levizjet feministe me shume se kudotjeter maririne permasa ne
SHBA.. Feministet amerikane ishin te lidhur ngushte me grupet qe
luftonin per zhdukjen e skllaversise …
Levizjet feministe tani ne kohet e fundit kane perfshire nje spekter
shume me te gjere problemesh se ne te kaluaren . Tani levizjet
feministe bejne presione per barazi ekonmike, per te drejtat e abortit
dhe ndryshime ne ligjet per divorcim.
Ekziston nje mendim i ushqyer per kohe te gjate se meshkujt kane aftesi
dhe dhunti per disa pune , ne krahasim me femrat , te cilat nuk mund
t’i kryejne sikurse mashkujt.
Mandej idejea e ndarjes se puneve te sferes private (e cila eshte e
destinuar gruan) prej asaj publike( qe eshte e destinuar per burrin).
Pastaj pikepamje mbi inferioritetin e femres dhe varshmeria nga
mashkulli .. Ide keto , qe kane sjelle ne kultivimin e shume
paragjykimeve, stereotipeve , miteve sa i perkete statusit dhe roleve
sociale , me ngjyrime gjinore .
Sipas ketyre pikepamjeve (stereotipeve ) pabarazia ne mes gjinive –
eshte e natyrshme , dhe se inferioriteti i femres eshte nje gjendje e
natyrshme e percaktuare nga natyra , biologjia .
Feministet mendojne se kjo eshte nje ide , bindje qe nuk eshte
racionale , nuk eshte i veretete dhe se pabarazia eshte e padrejte. Nje
vetedije e tille eshte krijuare nga opinione , ide qe jane ushqyer nga
mite dhe paragjykime .
Ne kuader te feminizmit, jane zhvilluare tri rryma te mendimit feminist :
1)feminizmi Liberal , 2) Socialist, 3) Radikal
Feminizmi Liberal
Nga zhvillimet politike , ne lirite dhe te drejtat e njeriut historia
na meson qe grate kane qene te diskriminuara dhe te perjashtuara nga
reformat progressive qe sjellnin idete e liberalizmi, si nje pikepamje
filozofike qe mbeshtetej ne barazine dhe lirine e individit .
Grate kane qene te diskriminuare ( te trajtuara jobarabarte) ne te
gjitha fushat ; si ne drejtat politike, ekonomike , sociale , mundesite
per edukim , punesim, raport diskriminues ne paga …
"Per me teper , trajtimi i ndryshem mund i ndryshem mund te ndodhe ne menyra te mbuluara : ne klase (uke drejtuar vemendje nga djemte) , ne pune (ku burrat vendosin burra ne vendet drejtuese) , ne politike ( ku grate mbahen jashte rrethit zyrtar) etj".
Ne keto raste ndodhe qe vleresimi grave nuk behet mbi baza te vlerave
dhe cilesive individuale , por mbi baza gjinore ...Kjo bie ndesh me
idealet e filozofise liberale.
"Kjo do te thote qe eshte e padrejte e padrejte , psh: qe te mos
marresh ne pune njeriun me te kualifikuar per ate pune. Keshtu qe
trajtimii ndryshem per shkak te gjiinise eshte i padrejte, ashtu siq
eshte i padrejte diskriminimi i njerezve per shkak te ngjyres se
lekures, perkatesise etnike, fese ose origjines shoqerore".
Zhdukja e pabarazive mbi baza gjinore (midis burrave dhe grave) eshte
njera nder perkushtimet e feminizmit liberal , per t’ju siguruar
trajtim dhe mundesi te barabarte ne shancet jetesore , sipas vlerave ,
cilesive dhe puneve individuale qe bejene .
Feminizmi Socialist
" Pabarazine midis grave dhe burrave filozofet socialist dhe markesist
konsiderojne qe i kane prejardhjen ne mardheniet ekonomoike. Menyra
kapitaliste e prodhimit mbeshtetet mbi punen e paguar dhe nje minimum
mireqenie sociale . Ata qe nuk posedojne me kapitalin , te vetmen gje
qe mund ta shesin per te siguruare jetesen eshte krahu punes .
Ne kapitalizem grate kane dy detyra : 1) e para te kujdesen per femijet
e prinderit e moshuar dhe zevendesimin e fuqise punetore, ne fund te
dites se punes . 2) e dyta, ato jane krah pune reserve , qe pronaret e
kapitalit mund ta perdorin ne struktura te pershtatshme ekonomike.
Sipas feminizmit socialist – eshte e pamundur t’i jepet fund
nenshtrimit dhe vartesise se grave, pa shmangur menyren e prodhimit
kapitalist …. Mirepo, feministet socialiste , nuk pajtohen me rrugen si
do vazhdohet : A ka nevoje qe te lahen llogarite me mbizoterimin
mashkullor , perveq nenshtrimit ekonomik ??"
Feminizmi Radikal (1) – Barazi midis gjinive
Rryma e Feminizmi radikal , eshte paraqitur , i perkete periudhes pas
Luftes II Boterore . Feminizmi radikal thekson rendesine e biologjise
ne vendin qe zene burrat dhe grate ne shoqeri… Nenshtrimi fizik i grave
eshte shkaku me i rendesishem i pabarazise sociale midis gjinive dhe
thuhet se clirimi i grave duhet te mbeshtetet mbi njohurite lidhur me
shtypjen biologjike dhe diskriminimin social. Kjo teme zhvillohet ne
menyra te ndryshme nga feministet radikal
Ka njerez qe mendojne se gjinia biologjike nuk luan ndonje rol ne
aftesite , dhuntite dhe mundesite e njerezve. Burrat dhe grate ngjasin
me njeri-tjetrin. Pothuajse te gjithe ndiejme nje nevoje instinctive ,
per te pasur kontakt me nje ose me shume njerez dhe deshire per te
pasur femije.
Seksi dhe riprodhimi jane fenomene natyrale, qe u perkasin te gjitha k
ulturave . Kjo ben qe te kete ndryshim midis bashkepunimit te grave me
burrat, per aktivitetin seksual dhe riprodhues … Pare ngushte , vetem
nje nga keto ndryshime i perket natyres , fakti qe vetem grate jane ne
gjendje te lindin femije . Megjese biologjia, ne pergjithesi, eshte ne
njejte, jane vene re ndryshime ne jeten e burrave dhe grave, ne pjesen
me te madhe te shoqerise .
Pjesa me e madhe e barres per rritjen e femijeve dhe puneve shtepiake
bie mbi grate, ndersa pjesa me e madhe e asaj qe ndodh jashte shtepise
, ne pune , veprimtarine ekonomike, brenda firmave dhe organizatave
politike, u eshte lene burrave. Per me teper, ka pikepamje te panumerta
per sa i perket "tipikes" per grate dhe burrat lidhur me ndjenjat ,
qendrimet dhe aftesiste intelektuale .
und te thuhet se kjo paraqet nje teprim kolosal, te domethenies se
biologjise. NJe fakt i vetem natyror, sjell me vete pasoja te panumerta
kulturore dhe institucionale
Berthama tradicionale e familjes luan nje rol kryesor ne institucionalizimin e rolit te gjinise. Berthama e familjes ka dy funksione te rendesishme ;
E para – formon nje suaze te pathyeshme per jeten e shume grave.
Ato priren per ta ushtruar veprimtarine e tire brenda familjes,
pjeserisht, sepse femijet varen prej tyre nga ana emocionale dhe
pjeserisht, sepse ato vete varen ekonomikisht prej burrave te tire.
E dyta roli i gjinise riprodhohet nepermjet pershtypjeve qe
marrin femijet nga model ii rolit familjar. Ata mesohen me mendimin se
grate zhvillohen me mire ne shtepi , ndersa burrat jashte shtepise.
Familja tradicionale eshte nje fakt social dhe jo nje fakt natyral. Ajo
ekziston, ngaqe aftesite riprodhuese te grave i bejne ato nena (dhe
shtepiake) nga ana e natyres.
Te gjitha keto i pengojne grate dhe u heqin atyre mundesite per t’u
zhvilluar . Prandaj , ka arsye per te hequr dore nga keto qendrime dhe
per t’i shmangur institucionet qe i ruajne ato , ne menyre te veqante
berthamen e familjes.
Si mund te behet kjo gje ?
Ka feministe radikale, qe duan ta heqin familjen . Ndonje shkon akoma
me larg, duke thene se grate do te arrijne lirine dhe lulezimin , kur
te lirohen nga shtatezania dhe lindja e femijeve… Shulamith Firestone
(nje feministe) , nga ana e wsaj , gjen nje zgjidhje te bazuar ne
<< mundesite moderne te zhvillimit te embrionit, qe do te thote
fekondim artificial>>… Raporti "gjysma e njerezimit duhet te
linde dhe te rrite femije per te gjithe ju" do te behej faktik ,
perderisa fekondimi artificial dhe teknologjia e re e riprodhimit bejne
te mundur krijimin e femijes jashte trupit te nenes .
Sh. Firestone , thote se : "grate duhet te çlirohen nga tiranai e
tyre biologjike me te gjitha mjetet e mundshme dhe rolin per lindjen
dhe rritjen e femijeve duhet ta shperndajme ne gjithe shoqerine
njerezore, te burrat po aq sa dhe te grate".
Ndersa Susana Moller Okin parapelqene nje zgjidhje me pak drastike
Okin kerkon , e para – ndarjen e funksionit paresor te
riprodhimit nga funksioni i shoqerorizimit, qe do te thote punen per
rritjen e femijeve … Nuk ka asnje arsye qe t’i lihet pergjegjesia vetem
nenes, pasi femija eshte shkeputur nga trupi i saj .E dyta, ajo shikon nje lidhje te pazgjidhshme midis clirimit te gruas dhe kontrollit te saj mbi aftesine per te lindur femije .
Revolucioni teknologjik, ne formen e mjeteve parandaluese dhe
nderhyrjeve te sigurta te deshtimit , eshte nje nga kushtet e ketij
kontrolli . Kushti tjeter eshte nje revolucion, me objketiv menyren e
te menduarit dhe te jetuarit. Duhet te marre fund koncepti i rolit
"natyral" te guras. .. "Ne kemi arritur nje pike ne zhvillimin
teknologjik dhe ekonomik, ku duhet te lajme llogarite nje here e mire
me rolin e gjinise , me nje perjashtim: ate qe ndodh, kur nje grua
zgjedh vullnetarisht, aftesine per te formuar".
Feminizmi Radikal (2) – ndryshimi midis gjinive
Ka feministe radikale, qe thkesojne rendesine e ndryshimeve midis
burrit dhe gruas. Ideja e tire ehste e ndare ne dy pjese: 1) Ka
ndryshime te rendesishme midis burrave dhe grave per sa i perket
orientimit intelektual dhe formulimit te ceshtjeve normative dhe 2)
epersia konjitive e grave dhe angazhimi i tire moral, nuk pranohen dhe
nuk vleresohen ne shkallen e duhur.
Nje variant i ketij qendrimi eshte epistemologjia feministe (teoria e
njohjes) . Femistet thone se veprimtaria konjtive e burrave dhe grave
ndryshon qe ne vitet e par te jetes. Kur , per shembull , u tregojme
nje grupi djemsh dhe vajzash , fotografi te sendeve te ndryshme dhe u
themi qe t’i grupojne, djemte u vene rendesi karakteristikave te
lindura te sendit , ndersa vajzat karakteristikave funksionale dhe
relacionale.
Ne te njejten menyre, sociologet merren me shume me aftesite dhe
dhuntite individuale, ku shpjegojne qendrimet dhe sjelljen , ndersa
sociologet nxjerrin ne radhe te pare lidhjet njerezore .
Ka nje problem ne faktin qe aftesite intelektuqale te burrave, ndikojne
mbi veprimtarine e tire shkencore. Midis te tjerash , kjo mund te qoje
qe sociologet te japin nje pamje te gabuar te shoqerise , qofte sepse
pjesa me e madhe e kontributit shkon per te studiuar veprime
individuale, qe faktikisht luajne nje rol te kufizuar, ose sepse
interesa te vogla u kushtohen maredhenieve sociale, qe jane vertet te
rendesishme.
Ekziston nje variant normative i feminizmit te ndryshimeve . Ai tote se
burrat dhe grate duhen trajtuar ne menyra te ndryshme, perkohesisht per
te krijuar nje barazi afatgjate . Ky variant niset nga vezhgimet se
trajtimi i ndryshem qe ka karakterizuar shoqerine deri tani, ka
favorizuar burrat.
Te gjitha propozimet per barazi permbajne ndryshime qe prekin
privilegjet e burrave. Mirepo , ndonje propozim shkon me larg: Ai thote
se grate (perkohesisht) duhet te trajtohen me mire se burrat.
Shembulli me i qarte per ket eshte ideja e trajtimit me pozitiv i grave
ne kerkesat per vende te caktuara pune. DUhet hequr parimi i trajtimit
te barabarte, qe eshte qendror, net e gjitha shtetet juridike, per te
shmangur pabarazite, qe nuk mund te hiqen duke i trajtuar njesoj burrat
dhe grate. Mendimi eshte se qindra vjet me diskriminim negative te
grave , i bejne te nevojshme dhe te drejte disa dhjetevecare me nje
praktike te kundert .
Ndikimi i Feminizmit
Mendimtaret e djathte, disa prej te cileve ndikonin ne politiken e
qevereritare te disa vendeve te medha , perfshire Britanin e Madhe dhe
SHBA ., mendojn se grate duhet t’iu ktheheshin vlerave tradicionale te
marteses dhe familjes .
Ata pretendonin se feminizmi e ka minuar shenjterine e marteses , ka
ndihmuar per rritjen e numrit te familjeve me nje prind dhe madje i ka
sjelle ankth edhe vete grave .
Grate qe kane zgjedhur te mbeten te pamartuara thuhet qe vuajn nga nje numer qrregullimesh mendore e fizike .
Pretendime te tilla ne te vertete binin ne kontradikte me perfundimet
kryesore te kerkimeve per kete problem. Perqindjet e depresionit jane
me te larta ne grate e martuara se ne ato te pamartuara dhe me te larta
jane nder grate e martuara qe nuk jane ne pune ..
Duke krahasuar punen e paguar , martesen dhe femijet , studiuesit kane
arritur ne perfundim se puna eshte "deri tani faktori me i fuqishem dhe
me i qendrueshem per shendetin e mire te grave".