| Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:09 am | |
| Jo rrallë dëgjojmë për martesa të papërputhshme mes dy palët nga aspekti shoqëror dhe kulturor në të cilat pasuria ishte faktori vendimtar që mundësoi tejkalimin e barrierave. Gratë, për martesën e të cilave, pasuria ishte faktor vendimtar, më vonë ballafaqohen me pasojat e pakëndshme sepse pasuria jo çdo herë është burim i lumturisë
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:10 am | |
| Edhe “princat e ëndrrave” nuk i janë si dikur. Pothuajse çdo vajzë ka listë të veçantë të kritereve dhe kushteve që duhet t’i plotësojë princi potencial i ëndrrave. Nëse vajzat e së kaluarës preferonin luftëtarë, me personalitet të fortë, gjendja financiare e të cilit nuk kishte rëndësi, sot gjendja ka ndryshuar rrënjësisht. Për vajzën e kohëve tona, princi duhet të jetë romantik dhe të ofrojë siguri | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:11 am | |
| materiale. Ndonëse ky nuk është qëndrimi i të gjithëve, me plotë të drejtë mundemi të themi se atë e përkrah shumica. Ato preferojnë lidhshmërinë e afërt mes burrit të preferuar dhe pasurisë. Vajza bashkëkohore s’është e gatshme të vuajë dhe sakrifikojë për të siguruar kafshatën e gojës e veshjen modeste që mbulon trupin. Botëkuptimi i saj është materialist sipas të cilit martesa dhe stabiliteti i saj maten me pasuri, me praninë e parave si preferencë kryesore. Në këtë anketë do mundohemi ta njohim njeriun e preferuar si bashkëshortë jete? A është pasuria që posedon burri lëvizësi kryesor i emocioneve që i kanë gratë ndaj gjinisë së kundërt. A janë të gatshme vajzat të bëjnë lëshime në kriteret e parapara nëse dhëndri i mundshëm është i pasur...? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:13 am | |
| E preferon romantik dhe të pasur Nuha AbdulAdhim, një vajzë e pamartuar në moshën 25 vjeçare thotë: Unë nuk ëndërroj vetëm për princin tim, ëndrrat e mia lidhen me çdo gjë që do të më sigurojë ardhmëri të shkëlqyer... për këtë shkak, sa herë që filloj të ëndërroj, e përfytyroj veten sikur jetoj në botë jo ideale... shpresoj prej Allahut të lidh kurorë me djalë të pasur, ose me gjendje të mirë ekonomike, që do të më mundësojë të jetoj jetë shoqërore në nivel të lartë, por në fund këtë gjë e lë në dorë të Allahut duke e pritur atë që më është caktuar. Hibe Ibrahim, një vashë tjetër thotë: Djaloshi i ëndrrave të mia duhet të plotësojë një sërë kushtesh: duhet të jetë tërheqës, i fuqishëm, trim, me gjendje të mirë ekonomike dhe i arsimuar. Do t’u qëndroj besnike këtyre kushteve edhe nëse në kërkim do ta kaloj jetën time. Nëse bashkëshorti potencial nuk i plotëson këto kushte nuk do të lidhem me asnjë. Shejma Se’id: Në zgjedhjen e princit do të jem më racionale. Nuk më intereson pamja e jashtme. Me rëndësi janë shkalla e arsimimit dhe kushtet materiale. Ai duhet të ketë gjendje të mirë ekonomike që do të më mundësojë ta jetoj nivelin e synuar e jetës shoqërore. Disa vajza, si Nansi Ibrahim, njëzet e shtatë vjeçare, e pamartuar, haptazi thonë: Nuk ëndërroj si disa të tjera për kalorësin mbi kalë të bardhë. Ëndrra ime është vetura, modeli i fundit, sepse nuk jemi më në kohën e kalorësve. Ne kemi vetëm një jetë që duhet ta jetojmë në mënyrën më të mirë. Do t’u përmbahem këtyre kushteve dhe nuk do të heq dorë nga kushtet që kam | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:13 am | |
| parashtruar. Nuk do të lejoj që rrethanat të ulin standardet e mia. Jam e fortë dhe mendoj se gruaja që bën lëshime prej fillimit gjatë jetës do të bëjë dhjetëfish më tepër... Për dallim nga mendimet e përmendura ka vajza që kanë vendosur kushte tjera, që nuk kanë të bëjnë me formën e jashtme dhe kushtet materiale. Një prej tyre është edhe Menal Abdullah, e cila thotë: Nuk më intereson aq shumë pamja e jashtme dhe bukuria sa ç’më intereson devotshmëria e tij dhe respektimi i Allahut, duke e respektuar gruan. Ai duhet të jetë i moralshëm, i arsimuar, i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe me personalitet të fortë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:14 am | |
| E dua me shikim të ulur... Prej gjërave që më së shumti e irritojnë gruan në personalitetin dhe qëndrimin e saj, është që bashkëshorti i mundshëm të shfaqë emocione ndaj ndonjë grua tjetër. I preferuar është burri që nuk shfaq kokërr interesimi për gratë tjera. Kjo cilësi, thonë vajzat, flet për personalitetin e tij të fortë, flet se ai është më i madh sesa të sprovohet me ndonjë femër. Jasemin Nexhar, një studente thotë: Ëndërroj të lidhem me ndonjë person që me mua do të mjaftohet nga gratë e | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:15 am | |
| botës, të cilit as që do t’i shkojë ndërmend të lidhet me ndonjë tjetër. Ai vazhdimisht duhet të më bindë se është e pamundshme që ai për ndonjë shkak prej shkaqeve të lidhë kurorë me ndonjë tjetër. Për të unë do të jam e para dhe e fundit në këtë jetë. Selma Imam, një nëntëmbëdhjetë vjeçare, thotë: Djali i ëndrrave, me të cilin do të martohesha, është ai që ka frikë Allahun, që nuk e le namazin dhe librin e Allahut, me të cilin do të ndihem e sigurt dhe e qetë shpirtërisht. Ai nuk do të shikojë femra tjera dhe nuk do të më bëjë ortake me një tjetër në asnjë situatë. Merve Abdul Mun’im, studente në fakultetin e Drejtësisë, për kalorësin e ëndrrave thotë: Kur mendoj për ndonjë lidhje ose martesë, vendos të kërkoj njeriun që do t’u japë përparësi nevojave dhe kërkesave të mia. Me siguri, më e lumtur do të jem, nëse lidhem me njeri që më do, dhe që në vend të parë do të vendosë ndjenjat e mia. Për të, unë do të jem më e rëndësishme sesa puna e tij, shokët e tij, familja e tij dhe ndonjë gjë tjetër. Këtë s’e konsideroj egoizëm, unë flas për kushtet që duhet t’i plotësojë kalorësi i ëndrrave. Semer Muhammed, njëzet e dy vjeçare, mendon ndryshe: Për fat të keq, në shoqëritë tona | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:15 am | |
| Vajzat e sodit dëshirojnë të mos lodhen, dëshirojnë që çdo gjë të jetë gati. Prandaj kandidati që ka situatë të volitshme materiale është i preferuar sepse siguron jetë të rehatshme pa vështirësi dhe ngarkesa. Preferohen orenditë më të mira, banesa më e mirë, vetura me e mirë dhe këto aspirata bëhen shkak i vonimit të martesës tek shumë vajza. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:16 am | |
| Djali i ëndrrave, me të cilin do të martohesha, është ai që ka frikë Allahun, që nuk e le namazin dhe librin e Allahut, me të cilin do të ndihem e sigurt dhe e qetë shpirtërisht. Ai nuk do të shikojë femra tjera dhe nuk do të më bëjë ortake me një tjetër në asnjë situatë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik Tue Apr 08, 2008 5:17 am | |
| Djaloshi i ëndrrave të mia duhet të plotësojë një sërë kushtesh: duhet të jetë tërheqës, i fuqishëm, trim, me gjendje të mirë ekonomike dhe i arsimuar. Do t’u qëndroj besnike këtyre kushteve edhe nëse në kërkim do ta kaloj jetën time. Nëse bashkëshorti potencial nuk i plotëson këto kushte nuk do të lidhem me asnjë. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik | |
| |
|
| |
| Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik | |
|