Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve? Empty
MesazhTitulli: Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve?   Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve? EmptyTue Apr 08, 2008 4:54 am

Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve
te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: "Mëkatet
e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut
(shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve."
Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë
ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhenieve
sepse në një gjendje të tillë muslimanit
i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe
humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe
humbjen e xhennetit në ahiret.
Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe
ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë
të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je
mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo,
duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur
për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo
përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje
me C- 3 poena.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve? Empty
MesazhTitulli: Re: Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve?   Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve? EmptyTue Apr 08, 2008 4:57 am

1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk
është në kundërshtim me parimet islame
A- nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre
B- hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen
e asaj çështjeje
C- iu përgjigjesh menjiherë


2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në
vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë
shtëpie
A- u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë
ndonjëherë tjetër në kohë të duhur
B- ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për
takimin
C- perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh
me ta


3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej
tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë
A- përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve
B- pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin
e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre
C- ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim
kohor


4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje;
qoftë udhëtim apo martesë
A- nuk e respekton dhe e bën ate vepër
B- me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh
ate se ajo çështje është e dobishme për ty
C- hjek dorë nga ajo çështje


5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim
dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash
A- u kërkon falje dhe nuk u ndihmon
B- ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta
kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit
C- shpejton në dhënien e parave


6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg
apo gjetiu
A- i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh
për t'u larguar prej tyre
B- i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në
ndonjë ceremoni rasti
C- i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai
yt do kishte pyetur për ta


7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për
shokët dhe të afërmit


A- nuk i fton prindërit
B- i fton ndonjëherë
C- ata janë të ftuarit e parë
Cool Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse


nëna kërkon të kundërtën e saj
A- i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës
B- mundohesh t'i bashkosh dy kërkesat e t’u
përgjigjesh të dyjave
C- i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e
pastaj shikon për ate të gruas


9) Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe ndahesh
nga familja
A- e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpinë
tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i viziton
e as që interesohesh për ta.
B- dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm
gjatë festave
C- i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta,
në të mirë dhe në fatkeqësira


10) Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje
dhe prindërve
B- largohesh për një kohë për ta qetësuar
problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eliminimin
e atij problemi
C- mundohesh aty për aty ta eliminosh duke
mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo
dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .
* Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes
të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues
i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde
ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej
mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh
sa më pare që mundesh.
*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve
por tento të përmirësohesh edhe në çështjet
e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi
lidhjet me ta.
*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë
e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe
te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë
gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.
Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit
dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuiz: A je ti një kundërshtar i prindërve?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: