Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete të pavarur, tani duhet të ndjekin proçesin e integrimit brenda-kombtarë.
Integrimi është bashkveprim dhe bashkëudhëheqje e dy apo më shumë vendeve me zhvillim të ndarë, në aspektin politik, ekonomik, ushtarak, arsimor, kulturor etj.
Dezintegrimi i shqiptarëve dhe ndarja e tyre kanë qenë të dhunshme dhe të imponuara. Dhe kjo ndarje është e pakuptimt në një botë dinamike të afrimeve dhe integrimeve të kulturave dhe civilizimeve shumë antagoniste.
Ky integrim kombtar duhet t'i prek të gjitha fushat në mënyrë që të krijohet një struktur kombtare kompakte.
Integrimi politik dhe diplomatik duhet të mundësoj në afrimin e politikave shtetërore dhe ndjekjen e një vijë të përbashkët diplomatike me vendet fqinjë, me rajonin dhe botën në përgjithësi.
Integrimi ekonomik bëhet shkallë-shkallë duke:
- krijuar zonëne lirë tregtare
- hequr doganat dhe kontigjentet
- formuar unionin doganor
- unionin ekonomik
- barazuar një treg të përbashkët
- harmonizuar politikën ekonomike të mbrendshe dhe të jashtme
- krijuar strukturat rregullative të përbashkëta kombtare etj.
Proceset e integrimeve ushtarake, arsimore, kulturore etj. po ashtu duhet të ndjekin rrugën e afrimit dhe arritjen e konsensusit për një bashkveprim drej integrimit dhe shkrirjes së strukturave të tyre në struktura ndërkrahinore dhe ndërterritoriale.