Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Argumentet peshohen, nuk numërohen

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty
MesazhTitulli: Argumentet peshohen, nuk numërohen   Argumentet peshohen, nuk numërohen EmptyFri Mar 28, 2008 7:54 pm

Argumentet peshohen, nuk numërohen

GENCI ÇOBANI
25/03/2008 Inflacion akuzash dhe përgjegjësish për tragjedinë e Gërdecit

Në fakt nuk kishte se si të ndodhte ndryshe! Sipas një zakoni të vjetër, disavjeçar në politikën shqiptare dhe pjesën analitike të shtypit vendas, të lidhur drejtpërsëdrejti, ose në mënyrë disi më të sofistikuar me të, sa herë që në vend ia beh ndonjë ngjarje e rëndë, tufa të tëra me individë (në dukje të nderuar dhe ideshpërndarës) nxitojnë të shfaqen në faqet e shtypit, foltoret publike, rrugëve të vendit (zakonisht në të tilla raste preferohen ato të kryeqytetit, ku edhe kamerat janë më të shumta), për të treguar se ata e dinë nga se ndodhi, gjithë çfarë ndodhi...

E ritheksojmë, Gërdeci nuk kishte se si të bënte përjashtim! Për më tepër që për fatin e mirë (o Zot, sa e dhimbshme!) të opozitës, ngjarja nuk kaloi pa viktima; jetët e humbura njerëzore sa vijnë dhe shtohen, teksa emra të rinj dalin nga gërmadhat; dëmet materiale të shkaktuara kanë kapur realisht përmasat e një tragjedie të denjë për t'u regjistruar në evidencat e një ndërhyrjeje kombëtare dhe, mbi të gjitha, gjaku i derdhur, nuk llogaritet me masat volumike të një epruvete, apo edhe të enëve të tjera më voluminoze se kaq, lehtësisht të përdorshme nëpër ambjentet spitalore, por me peshën e rëndë të një fatkeqësie, thellësisht të përskuqur nga lëngu i kuq jetësor i trupit të njeriut, por edhe nga lotët që nuk dihet se sa kohë do të vazhdojnë ende. Të gjitha këto janë të vërteta dhe kushdo që do të mundohej t'i mohonte do të ishte ose një donkishot i padenjë për t'u marrë në konsideratë, ose një cinik i pashpirt, madje edhe përtej kufijve më ekstremë të militantizmit të rëndomtë, lehtësisht të dallueshëm në shumicën e debateve të shfaqura në Shqipëri, në të gjitha nivelet e ekzistencës së tyre.

E pra, "Bingo!". I gjetëm më në fund edhe epitetet që meritojnë ata që duan të shfajësojnë Qeverinë dhe, në përgjithësi Mazhorancën që e ka mandatuar atë. Dimë madje edhe si t'i "dënojmë" (politikisht, natyrisht) ata që përpiqen të marrin përsipër një mision të tillë. Madje, mund të shkojmë edhe më larg se kaq, siç ka ndodhur të evidentohet ditët e fundit në disa recitime (në fakt, pavarësisht nga emrat që i kanë firmosur dhe epitetet që pjesa më e madhe e tyre ka preferuar t'i japë vetes në pozicionet klasifikuese të vlerave në shtypin aktual shqiptar, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse disa recitime të rëndomta, nga ato që asnjë rreth letrar, ose recituesish në kohën e arsimit socialist nuk do të kishte pranuar t'u jepte statusin përfaqësues të konkurruesit) që janë shfaqur me shumicë në organet e shumicës së të përditshmeve "të pavarura" shqiptare, kur emrat e sipërpërmendur pak më lart kanë belbëzuar duke thirrur (e shikoni, në këtë vend mund të ndodhë edhe kështu!) disa "zgjidhje" të sajuara me aq urgjencë, sa që në fund, jo vetëm ne, lexuesit me statusin e vdekatarit të rëndomtë, por as vetë inspiruesit hyjnorë të zyrave nga ku mund të kenë dalë idetë për shkrimet në fjalë nuk e kanë marrë vesh se ku synojnë. Në këtë rast, na mbetet të shpresojmë se vetë artikullshkruesi (në rastin konkret me statusin hemafrodit të gjysmëvdekatarit dhe gjysmëhyjnorit, sidoqoftë ambiciozë) e kanë të qartë se çfarë kërkojnë dhe se një ditë, duke hequr paksa mënjanë veshjet ekstravagante të misteriozitetit do të na thonë përtej shalleve trendi, apo syzeve mistike se çfarë sugjerojnë si zgjidhje, përveç ridjegies revolucionare të Shqipërisë, natyrisht.

* * *

Pak ditë më parë, kur ende koha që na ndante nga fatkeqësia e Gërdecit llogaritej me orë, Edi Rama, me cilësinë e njeriut më të rëndësishëm të kampit politik opozitar shqiptar, deklaronte se nuk do të donte që bashkëpartiakët e tij, pa dyshim me atë në krye, të bëheshin "hiena që ushqehen me kufoma". Në fakt, për shkak të disa specifikave biologjike, krahasimi me hienat i shkon më shumë për shtat pozicionit që kanë marrë aktualisht disa shkrues të frymëzuar nga interesat (jo nga idealet) e opozitës, se sa atij që mund të merrej në orët e para të tragjedisë dhe ditëve që pasuan atë. Sepse, realisht, nuk është në natyrën e hienës që të ulërijë dhe të marrë pjesë në betejë, cilado qoftë ajo dhe përmasat e saj. Përkundrazi, qeniet e gjalla që marrin përsipër një rol të tillë mund të jenë edhe luanët, ose lloje të tjera kafshësh që ushqehen sidomos edhe me mish të gjallë, por kurrsesi hienat, të dënuara për të bredhur në fushën e gjakut pas derdhjes totale të tij, për të mbledhur ushqimin e ngordhur të kufomave që kanë mbetur ende aty. Dhe në fakt, pa u hyrë më gjatë se sa do të duhej analizave për rolin që janë duke luajtur aktualisht aktorët e nënkuptuar të pozicionimit të shpallur politik dhe analitik të tragjedisë së Gërdecit, vetë skenari që ato kanë zgjedhur për të vënë në skenë, megjithëse me shumë defekte dhe mangësi serioze profesionale, i ka vënë ato nën statusin makabër të hienave që, përpos të tjerave kërkojnë të shtojnë sa më shumë kufoma në gjithë këtë kasaphanë. Gjithmonë duke iu përmbajtur elementit biologjik "hienor" për këtë nuk mund t'u vihet faj, sepse, në analizë të fundit, për një hienë të mirëfilltë, më shumë kufoma do të thotë më shumë ushqim...

Përtej krahasimeve metaforike, përdorimi i të cilave nuk është shumë i këshillueshëm në raste të tilla, pasi, nëse një pjesë e politikës acarohet prej tyre, pjesa tjetër, vështirë se do të arrijë t'i kuptojë duke pasur parasysh shkallën e formimit që ka, për t'iu rikthyer edhe një herë fjalisë fillestare të këtij shkrimi, në fund të fundit, në Shqipëri po ndodh ajo që rëndom ndodh edhe në vende të tjera me demokraci relativisht të zhvilluar; ndonëse duhet pohuar në të njëjtën kohë se jo me këto përmasa dhe me këtë cilësi kaq të shëmtuar regjisoriale. Pra, opozita përpiqet të përfitojë sa më shumë nga rrethanat duke anatemuar deri në ekstrem mazhorancën qeverisëse, për të realizuar kësisoj një investim të mirëfilltë elektoral, ndërsa mazhoranca nga ana e saj përpiqet të gjejë në gjithë këtë mish-mash postkatastrofal, sa më shumë pika mbështetëse për të treguar se përgjegjësitë e saj, ndonëse ekzistente nuk janë deri në atë pikë sa të quhen kriminale dhe asgjësuese. Në një këndvështrim të përgjithshëm, të dyja palët janë në të drejtën e tyre. Është e natyrshme se si në çdo debat klasik politik (sidomos, kur pjesa humane e problemit duket disi e kapërcyer dhe, tashmë, pa ndonjë rëndësi të mirëfilltë për pjesën politike analizës) duhet të ketë një fitues dhe një të humbur. Ose të paktën, domene të veçanta ku epitetet në fjalë të kenë një farë vlere në përcaktim. Por, për të qenë të sinqertë, mënyra se si po shtjellohen argumentet, bazat mbi të cilat po ngrihen akuzat, inflacioni i hollësirave, realisht pa kurrëfarë vlere në gjithë shtrirjen e sfondit tragjikisht madhështor të asaj që ndodhi, do të bëjnë që edhe kësaj radhe, ashtu siç ka ndodhur në raste të tjera të ngjashme në këtë vend, asnjëra nga palët të mos ndjehet, as e humbur dhe as e fituar. Arsyet e këtij fenomeni, tipikisht shqiptar, nuk duhen kërkuar as në shfrimet që bëjnë herë pas here analistë shakaxhinj dhe politikanë histerikë, as në "mistikën" e "karakterit të çuditshëm të shqiptarëve", të cilët, jo pak herë nga analistët dhe politikanët e sipërpërmendur janë akuzuar si njerëz me "kujtesë të shkurtër"(!). Përkundrazi, është vetë politika, me mënyrën se si i ndërton debatet, me amatorizmin dritëshkurtër të saj, me teatralizimin diletant të reagimeve, ajo që bën që asnjë fitore të mos jetë plotësisht e tillë dhe për pasojë, që asnjë humbje të mos jetë asgjësuese.

* * *

Përsëri pak ditë më parë, teksa shfletoja si zakonisht faqet e shtypit, duke naviguar në "pjesën më të kualifikuar" të saj, të grupuar nën okeljon "Komente, Opinione", si shpeshherë tjetër, sytë më ngecën tek "tavolina" e radhës së Artan Lames. Nuk është rasti këtu të bëjmë analizën e stilit dhe vlerat që mbart ose jo gjetja e këtij ish-hierarku të lartë socialist për rubrikën në fjalë. Ajo që më mbeti në mendje është se përsëri, si pjesa më e madhe e grupit të politikanëve ku ai personalisht bën pjesë, rikthimin në pushtet të së Djathtës në vitin 2005, nëse e quajnë një "gabim të madh" të bërë nga elektorati shqiptar dhe jo një dështim të politikave qeverisëse të sa Majtës, pjesë jo pak e rëndësishme e të cilave ka qenë dhe ai vetë. Me fjalë të tjera, e thënë më sinqerisht, për zotin Lame, shqiptarët e meritojnë të vuajnë tani, sepse sollën Berishën (si zakonisht në të tilla raste, me dinakëri malinje, nuk thuhet e Djathta, por Berisha) në pushtet, ndonëse e kishin provuar një herë. Sipas kësaj logjike, socialistët nuk duhet të rikthehen më, sepse vetë populli i dëboi me votën e tij në vitin 2005 dhe po ndodhi përsëri kjo (pra, rikthimi i së Majtës në pushtet), do të thotë se shqiptarët qenkan mendjeshkurtër, pa kujtesë, pse jo edhe "të trashë", sipas konceptit të Policit të "Portokalli". Në fakt, Lame shkonte edhe më tej duke përmendur, sipas tij, ato që në përgjithësi skaloni ku ai është rreshtuar si një numëror jo krejt pa peshë i quan argumente; vrasjet e vitit 1997, kaosin total ku u zhyt shteti dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi, dëmet njerëzore dhe materiale që buruan në atë kohë etj. Sipas tij, të gjitha këto duhet të mjaftonin për të mos e sjellë më të Djathtën në pushtet. Edhe pse në kohën e tij shqiptarët u varfëruan edhe më keq, korrupsioni, pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë lulëzoi si asnjëherë tjetër, nepotizmi bëri bodigardët drejtorë, viktimat njerëzore, maleve të Greqisë, apo në thellësitë e deteve që na ndajnë me Italinë ishin shumë herë më tepër se sa në Gërdec, ata nuk duhet ta ndëshkonin PS-në, sepse... Në fakt, edhe nëse do t'i jepnim një farë të drejtë zotit Lame dhe gjithë të tjerëve që ku me mllef, ku me folklorizëm të neveritshëm dhe pa nivel përpiqen të marrin për vete dhe për ata që i paguajnë pozat e njeriut të pakuptuar nga populli dhe momentet historike që po kalojmë, fakti që ata kanë dështuar pra në këtë mision, tregon se asnjëherë argumentet e tyre nuk kanë qenë të mjaftueshme për t'u mbushur përjetësisht mendjen shqiptarëve se ata janë bartësit e përjetshëm të së Drejtës, ndërkohë që e Djathta nuk meriton të falet asnjëherë. Madje, më shumë se kaq, fakti i rikthimeve të kohëpaskohshme të triumfeve të së Djathtës në këto lloj betejash tregon se, nëse falë natyrës së përjetshme demagogjike, e cila kudo në botë njihet si atributi themelor i së Majtës, kjo e fundit arrin që të fitojë në çastet e sundimit të tragjedisë, ciladoqoftë ajo, pushteti i imponuar në një rast të ngjashëm nuk mund të zgjasë më shumë se sa zgjat vetë dhimbja dhe tragjedia fillon të riparohet, të paktën moralisht. Kaq është "alternativa" socialiste në Shqipëri: ulërima, teatralizëm dhe lot, dhimbje (politike) për çfarë ndodhi dhe... kaq. Më tej, kur gjakrat ftohen dhe njerëzit gjykojnë, shohin se janë të mashtruar dhe se asgjë nuk ndryshoi. Madje, më shumë se kaq, shohin se në zemërim e sipër, me bekimin e atyre që "vajtonin" për ta kanë prishur edhe më shumë nga sa shkatërroi vetë tragjedia, duke shumëfishuar për "qefin elektoral" të atyre që i frymëzuan në këtë zemërim pasojat reale të fatkeqësisë. Fundi i këtij rizgjimi, dihet tashmë; është ai që ka shqetësuar zotin Lame dhe ka nxitur ironinë e tij, të denjë natyrisht për atë pjesë të Shqipërisë, të ngecur rreth "tavolinash".

* * *

"Argumentet duhen peshuar, jo numëruar", thoshin romakët e lashtë. Dhe duket se mendja e filozofëve të tyre, ndonëse e kultivuar më shumë se 2000 vjet më parë, paska qenë sidoqoftë më e kthjellët dhe shumë më pjellore se sa mendjet e nxehta dhe, fatkeqësisht edhe të cekëta të "mendimtarëve" të sotëm shqiptarë. Në fakt, as filozofët e famshëm latinë nuk do ta kishin besuar nëse do t'u thoshin se vërtetësia e maksimës së tyre do të vërtetohej edhe pas më shumë se 2 mijëvjeçarësh, për më tepër në një vend që nuk ndodhej më larg se ana tjetër e Adriatikut. Por nëse do të shohësh me shumë pak kujdes bumin e analizave që vërshoi si asnjëherë tjetër në faqet e shtypit shqiptar pas Gërdecit, të krijohet përshtypja se pjesa më e madhe e atyre që kanë firmosur në artikujt e shkruar, ma tepër kanë nxituar të jenë prezentë ("O bo bo! Mbetëm pa thënë diçka të madhe!") se sa të kontribuojnë vërtetë me fjalë dhe fakte të vlefshme. Kështu për shembull, të duket qesharake, por edhe irrituese në të njëjtën kohë kur shikon përpjekjet që bëhen në mënyrë krejt paradoksale për të lidhur Gërdecin me sistemin elektoral. Madje, ka edhe ndonjë nga ata që sapo kanë ndërruar parti, që nuk kanë turp as ta paraqesin shpërthimin tragjik, si pasojë e drejtpërdrejtë e "Sistemit elektoral"(!!!). Në fakt, edhe pse krejtësisht amatorë për punë shkrimesh (siç do të thoshte Artan Lame, për shembull) ata përpiqen me aq qejf ta argumentojnë atë që thonë, sa që në fund të shkrimit, me siguri që ka nga ata që janë pranë tyre dhe pinë kafen përditë me ta që u thonë se ia kishin arritur t'i bindnin. Kur lexon gjëra të tilla nga pena e Gaqo Apostolit, për shembull, nuk të vjen dhe aq keq, sepse, dihet që janë gjëra që mund të ndodhin. Por kur sheh se artikuj të tillë, të ngjashëm, firmosen edhe nga disa emra që në fund të fundit kanë filluar të konsiderohen si analistë permanentë, të vjen vërtetë keq për banalizimin e problemit deri në këtë pikë. Megjithëse bindesh se deri ku mund ta shpërfytyrojë njeriun inati i verbër politik.

Në fakt, nuk ka asgjë të keqe të analizosh, të investigosh dhe të shtyhesh në analizën e përgjegjësive, deri në thellësitë më të frikshme të së vërtetës. Por, të përpiqesh të gjesh përgjegjësitë e ministrive të ndryshme, siç bënte dikush në një shkrim të para disa ditëve, duke thënë se, ajo e Shëndetësisë për shembull, duhej të ndjehej fajtore se përse të plagosurit transportoheshin pa qafore... Sinqerisht, nuk e di se çfarë emri mund t'i vëmë. Edhe pse personalisht, si shumica e shqiptarëve, jam i mendimit se pikërisht atë ditë, mjekët tanë arritën kuotat e heronjve të vërtetë profesionalë, nuk jam kundër faktit se Ministria e Shëndetësisë ka shumë probleme dhe defekte. Ndoshta edhe ditën e tragjedisë. Madje, vetë zoti Ndoka duhet të iniciojë analizën e punës që u bë, etj. Por të kapesh pas detajeve të tilla, në një ditë si ajo e 15 marsit, do të thotë të numërosh argumente, pa i peshuar ato. Dhe, në fakt, janë argumente aq naive (për të mos thënë edhe më shumë se kaq) sa që me të vërtetë nuk meritojnë të replikohen. Sepse, siç ka thënë Shileri i madh: "Përpara budallallëkut edhe Perënditë janë të pafuqishme".

Gazeta Metropol
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty
MesazhTitulli: Re: Argumentet peshohen, nuk numërohen   Argumentet peshohen, nuk numërohen EmptyMon Jul 14, 2008 4:21 am

Cili eshte mendimi juaj MARY?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty
MesazhTitulli: Re: Argumentet peshohen, nuk numërohen   Argumentet peshohen, nuk numërohen EmptyMon Jul 14, 2008 1:48 pm

Në fakt nuk kishte se si të ndodhte ndryshe! Sipas një zakoni të vjetër, disavjeçar në politikën shqiptare dhe pjesën analitike të shtypit vendas, të lidhur drejtpërsëdrejti, ose në mënyrë disi më të sofistikuar me të, sa herë që në vend ia beh ndonjë ngjarje e rëndë, tufa të tëra me individë (në dukje të nderuar dhe ideshpërndarës) nxitojnë të shfaqen në faqet e shtypit, foltoret publike, rrugëve të vendit (zakonisht në të tilla raste preferohen ato të kryeqytetit, ku edhe kamerat janë më të shumta), për të treguar se ata e dinë nga se ndodhi, gjithë çfarë ndodhi...

Që të ndërlidhem me pyetjen Cili eshte mendimi juaj MARY? po konstatoj se në forum hapen shumë tema që etrumbetojnë Bashkimin, mbase e degjenerojnë atë.

Më rastisi, në komunikimin e mësipërm, duke dashur të ndërpres ngatërresat dhe keqkuptimet ndërmjet një dialogu të zhvilluar ndërmjet dy forumistave, Peri i këputur dhe zeri i atdheut, dhe u bëra e shoqëruar nga i dyti që hiqet luftëtar, se jam me Janullatosin, kam bërë "ashikni" me popa e kaurra në kohën kur ai hiqej luftëtar dhe duhet t'ma mbroj integritetin dhe t'ma sjell lirinë, gëzohet për të ngjarat e dhunimeve ..., dhe ato me kënaqësi mivë edhe mua, që se di as kush jam, as si jam, pa e peshuar mendimin përse dikush i thotë ndal!

Këta laradashë të ditëve, duke dashur të bëjnë diçka, kanë krijuar pozicione për armikun! Këta kurnazë duke dashur të krijojnë platformë bashkimi dhe pavarsie, trumbetojnë për robërinë dhe përçarjen! Këta luftëtarë, duke marrë në shënjestër me fjalë,e me plumba, gjoja se armikun që as e vranë as e larguan, godasin shqiptarët në radhën e parë intelektualët!

Kjo katrahurë e la shqiptarin të përjetojë prangat shekullore të makosllavëve sepse , mendje të këtilla e menduan, dhe sollën pajtimin se duhet të jetojnë duke u shërbyer atyre! Dhe u shërbejnë deri në çmendi !

Të tjerat, që janë të postuar lart, ngelet t'i shtjellojmë dhe të nxjerrim përfundim. Ndërsa për Kosovën dhe politikëbërjen e saj , le të flasin ata që i dijnë rrethanat! Por, jo xhambazët që dalin e shiten luftëtarë në kohën kur shqiptarët ma keq se tash nuk kanë qenë kurrë të nënshtruar ! As në kohën e Turk Sulltanit! As në kohën e Junanit! As në kohën e car Borisit! Por, në kohën e luftëtar murrizit bozaxhi që populli u ofroj gjithçka dhe ata dolën than!

Pajtohemi me Marrveshjen e Ohërit se në mal na hajnë mickonjat! I harruan të vrarit, të plagosurit, të burgosurit! Dhe krijuan një strukturë lakejsh me sekratarica të Gligorit e Frçkos, me udbashë të komiteteve , dhe ja trumbetojnë : Ne u çliruam!

Nëse është e vërtetë , më fajsoni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty
MesazhTitulli: Re: Argumentet peshohen, nuk numërohen   Argumentet peshohen, nuk numërohen EmptyMon Jul 14, 2008 3:47 pm

Mary,

Persa i takon citimit te theksuar, shtypi si edhe politika jane te paguar nga te huajt prandaj ndodh ashtu, zotrohen nga ata. Rreth 97 % e shtypit dhe me pak kjo shifer ne zotrohet nga te huajt nepermjet shqiptareve.

Persa i takon komentit tuaj une them se kur sulmohet nje anetar ne menyre personale thyhet rregullorja e forumit dhe n uk duhet te ndodh keshtu. Megjithate une mendoje se nuk ka ndonje qellim te keq por eshte thjesht pune temperamenti.

Tema ndoshta ka shume por sygjerimet dhe vrejtjet do ta bejen forumin me te mire, sepse shume sy shohin me larg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty
MesazhTitulli: Re: Argumentet peshohen, nuk numërohen   Argumentet peshohen, nuk numërohen EmptyMon Jul 14, 2008 8:05 pm

Tema ndoshta ka shume por sygjerimet dhe vrejtjet do ta bejen forumin me te mire, sepse shume sy shohin me larg.
-----------------
shume idele !

respekt petritkola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty
MesazhTitulli: Re: Argumentet peshohen, nuk numërohen   Argumentet peshohen, nuk numërohen Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Argumentet peshohen, nuk numërohen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: