Përse kjo gjendje e tillë këtu. Sepse, duke mos patur sens për të bërë reforma të përshtatshme dhe për të nis një zhvillim të ekuilibruar Maqedonia akoma synon sipas avazit federalist. Ajo i jep rëndësi koncentrimit dhe racës dominuese në pushtet. Për ata krijon perspektiva por që dalin pa sukses. Sepse sado qoftë i fortë krahu është jofunksional pa gishtrinjtë. Duke i theksuar sa për ilustrim , në Maqedoni u ngritën komplekse që sot nuk funksionojnë. Bie fjala, larg lëndëve të para të drurit u ngritën fabrikat e përpunimit të drurit që sot nuk funksionojnë. Larg minierave të hekurit u ngritën hekuranat . Në vend të hidroelektranave u ngritën termoelektrana! Në vend të zhvillimit të blegtorisë ku ka kushte u krijuan fabrika për përpunimin e qumshtit atje ku nuk ka mundësi zhvillimi. Dhe ajo që është më drastike dhe paradoksale, u lidhën me rrjetin e telefonisë fikse, kanalizimin dhe ujësjellësin fshatrat e gjithë Maqedonisë lindore, gjegjësisht fshatrat e banuar me popullatë maqedonase, edhepse në to, ditaditës, vërehej ndonjë plak e plakë e mbetur , për kundër fakteve se në fshatrat e Maqedonisë perëndimore ku banojnë kryesisht shqiptarët me numër të madh, edhe sot s’ka infrastrukturë adekuate. Edhe ajo që është ,është bërë me iniciativë dhe vetkontributin e banorëve që jetojnë atje.
Në SHBA përdorimi i Total Quality Menagement (TQM), filloi më 1980, kur u theksua se kualiteti i prodhimit industrial në Japoni e tejkaloi kualitetin e prodhimeve industriale të Amerikës. Atëherë përse në Maqedoni kjo nismë as që theksohet si e tillë por merr trajta sofistike të sajesave që e pengojnë zhvillimin! Njëkohësisht tendencat e produktivitetit kishin thekse në Japoni dhe në vendet e tjera të Azisë , e kjo u vërejtë nga SHBA, se në kohë sa ma të shkurtër, do të dominojë tregu i prodhimeve japoneze, duke e rrezikuar prodhimin idustrial të SHBA. Megjithatë, SHBA, nuk e mbylli as tregun as që u largua nga tendencat e Japonisë ! Por, iu përvesh punës me ritëm më të shpejtuar dhe me masa adekuate.