Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptarët në Turqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor
avatar



Shqiptarët në Turqi Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët në Turqi   Shqiptarët në Turqi EmptyThu Mar 27, 2008 11:35 pm

Të ndreuar antar po e hapi kët tem pasi që shum flitet, por nuk dihet nga cila kohë kan shkuar Shqiptarët në Turqi dhe sa asht numri i tyre ,(së paku unë për vete nuka kam shum njohuri)për kët tem
ju lutem jepni mendimet e juaja si dhe na sillni fakte kush posedon do të ishte një ndihmes e madhe për ne të cilet jemi të flaktë të dijm më shum për Kombin ton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Shqiptarët në Turqi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Turqi   Shqiptarët në Turqi EmptyThu Mar 27, 2008 11:55 pm

Deli, shume pergezime per kete teme. Edhe une s'jam i inforumuar ne kete fushe, do te doja te mesoja nga te tjeret me shume. Por, me qe pak me par isha duke lexuar diqka rreth kesaj, hasa ne nje shkrim te shkurter dhe po e sjell ketu.

Ka mendime të ndryshme rreth numrit të shqiptarëve në Turqi, por ato vazhdimisht sillen rreth shifrave 1-7 milion. Së voni një gazetare turke, që gjatë këtyre ngjarjeve raportonte nga Shqipëria, e kishte theksuar shifrën prej 4.5 milion shqiptarësh në Turqi. Mua nuk më është e njohur nëse Turqia edhe zyrtarisht e thekson një shifër të këtillë ose jo. Para mjaft vitesh, në Kosovë, shpesh operohej në bisedat private, jo-formale, edhe me shifrën prej prej 14 milionësh që më dukej e tepruar, por që argumentohej me faktin se një pjesë e shqiptarëve në shtetin otoman ishte njëra ndër shtyllat e pushtetit perandorak, që do të thotë se procesi i integrimit të tyre ka qenë i hapur për një kohë relativisht të gjatë (rreth 500 vjet). Shifra prej 7 milionësh përmendej në kontekst të vetëdijes mbi origjinën shqiptare, por pa aftësinë e të folurit të shqipes. Ndërkaq numri prej 1,5 milion shqiptarësh në Turqi përmendej në kontekst të shpërnguljes së tyre në kohët e vona, kryesisht me motive politike ose për shkak të politikave antishqiptare. Këta, pos vetëdijës mbi origjinën dhe përkatësinë e vet kombëtare, e flasin gjuhën shqipe dhe i kultivojnë traditat nacionale.
Pavarësisht nga fakti se nuk dihet numri i saktë i shqiptarëve të vendosur në Turqi, me probabilitet të madh mund të konstatohet: a) se numri i shqiptarëve në Turqi duhet të jetë i konsiderueshëm dhe se ata zënë një vend të rëndësishëm në hierarkinë shoqërore të Turqisë, b) se shtetet në përgjithësi, për nevojat e veta politike, brenda parametrave që mund të quhen si të mundshëm, manipulojnë me numrin e saktë të etniteteve të caktuara dhe c) se një qasje e këtillë ndaj çështjes shqiptare (e vënies ose e trajtimit të tyre) në kontekst të përkatësisë së tyre religjioze do të ishte tejet ambivalente dhe kontraproduktive, për të gjitha palët e interesuara.

Vazhdim te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shqiptarët në Turqi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Turqi   Shqiptarët në Turqi EmptyFri Mar 28, 2008 12:04 am

Ja disa fakte ne shkurtes përtem në fjal,


Kjo katundi eshte jemi. Krejt shqiptar eshte.Krejt din me fol shqip edhe folin shum mire. Na ardhum te turqi ne 1912 prej prishtina prej kosova .Shteti turqi jepi toka neve ne rrethi "Niksar" i qyteti "Tokat". Tash shumis jan shku me punu te qytet i tjert Stamboll,Adapazari,Ankara,Kajseri etj. Po vijn ne vera me pushu dhe me mbjel arat. Katundi ka 32 fis.

Fisat : Havol(Kilmend), Binxhol, Dragush, Dumles, Prebes, Temavali, Shalak, Shyllak , Lerinc, Dedinc, Kojuf, Bujak, Sterpiç, Çyçal, Dubov, Sobojev, Mujak, Plakoll, Statovc, Kurshumli, Çalapek, Lumnis(zogor), Berbatovc, Zebinc, Krashniq, Berish, Plana, Laholl, Kurtel, Yashanis, Mukullan, Shajkovc, Oras .

video.google.com/videoplay?do...34971979106231

Tjetri fshat.

://www.youtube.com/watch?v=F776EWvbko4

ADANA ÇEVRETEPE Katundi Shqip ne Turqi

Kjo eshte tjeter katundi shqip ne turqi. Krejt shqiptar eshte katundi. Krejt din me fol shqip. Nje emisioni tv turqi ben gare per ushqimi mir kush ben dhe shkon gjithe katund ne turqi. Ata ka ardh me be nje emision te katund. Kajhere populli po folin shqip folesi(speaker) nuk mar vesh per ata po keshin me folesi. Drejtori emisionit eshte Shqiptar. Emni eshte Hakan Aksel. Folesi(speaker)nuk eshte shqiptar. Adana Ceyhan Çevretepe köyü Arnavut shqip shqiptar kosova kosove shqiperia albania albanian film
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shqiptarët në Turqi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Turqi   Shqiptarët në Turqi EmptyFri Mar 28, 2008 12:08 am

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ KOSOVËS NË TURQI 1912-1915 (XX)

Prishtinë, 01 tetor 2003 - Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
Gjatë Janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
Gjatë Prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
Gjatë Korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqitparë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,

Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, gjatë Prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,
Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë,
Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,
Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.

Shqiptarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre
prej pushtuesve serbë në vitin 1912

Përveç në Vilajetet e shënuara pothuajse në të gjitha viset tjera
të Turqisë ka popullsi me origjinë shqiptare


Ndër këto Vilajete mund të veçohen: Adapazari, Stambolli, Brusa, Eskishehir, Kytahia, Manisa, Izmiri, Ajden, Adana, Ankara, Tokat, Samsun, Elazey, Edrene e tjerë

Dr. ALI JAKUPI
PËR ATA KOSOVA ËSHTË ËNDËRR
- SHQIPTARËT NË VILAJETIN E SAMSUNIT -
(udhëpërshkrime-ese)

KOSOVA ONLAR İÇİN BİR HAYAL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiptarët në Turqi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Turqi   Shqiptarët në Turqi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët në Turqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHQIPTARËT
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» TOLERANCA OSMANE DHE SHQIPTARËT
» Pse G.ADili perqan shqiptaret!
» Gjakmarrja e lindur apo e krijuar !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: