|
| Sulmi në zemër dhe ushqimi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:04 am | |
| Sulmi në zemër dhe ushqimi · Mbi 25% të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, "nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi". Për këtë arsye parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët) të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit. Jeni të ngopur, por nuk jeni aq sa të keni nevojë të shkopsitni pantallonat. Gjithçka për sëmundjen që trondit organin më jetik të trupit, zemrën. Këshillat për ta parandaluar dhe kurimi mjekësor. Si shkaktohet Infarkti dhe cilat janë rrugët e parandalimit të tij? Mos harroni të ecni dhe të ushqeheni me zarzavate dhe fruta të freskëta Kolesterol i lartë? Duhet ulur menjëherë, sepse përndryshe rrezikoni që të pësoni infarkt. Në fakt, të ndryshosh menjëherë mënyrën e jetesës, është e vështirë dhe për më tepër kolesterolin, i prodhuar në zemër, është më mirë që ta luftojmë me një ilaç specifik, me statina, që është i aftë të ulë deri në 30% infarktet. Ky është mesazhi i përhapur nga pjesa më e madhe e mediave. Statinat janë një sukses i vërtetë për kompanitë farmaceutike. Një revistë shkencore ka llogaritur se 25 milionë persona në botë janë kuruar kështu në vitin 2006, me shpenzimet e tyre, ose të shërbimeve shëndetësore kombëtare, duke shpenzuar 27,8 miliardë dollarë. Por a është e vërtetë që mjafton të kesh kolesterolin e lartë për të qenë i rrezikuar nga infarkti? Dhe a mjafton një statinë për të ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundërindikim ndaj përdorimit të tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrës pa përdorur shumë ilaçe? | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:05 am | |
| Sëmundjet e zemrës
Në të vërtetë, sëmundjet kardiake janë shumë komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janë rezultati i një ndërveprimi ndërmjet faktorëve ambientalë dhe predispozitës gjenetike. Te faktorët ambientalë futen të ashtuquajturit faktorë rrezikues, ndërsa për isheminë e zemrës janë: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumë persona që vuajnë nga sëmundjet kardiake thuhet se e kanë të trashëguar. Kështu sëmundjet kardiake janë të trashëguara, por ajo që duhet theksuar është se janë të pakta dhe të rralla. Në të vërtetë, predispozita është e lidhur me aktivitetin e gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesorë të sëmundjeve. Simptomat e saj janë ato që lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma të tjera të sëmundjes së zemrës. Në fakt, sëmundjet e zemrës janë të pakta dhe të rralla. Ndër më të shpeshtat duhet të përmendim: ishemia e zemrës, angina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronarike. Por këtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmi. Këto sëmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeç, por në shumë raste ato janë të trashëguara. Megjithatë, moshat më të rrezikuara janë ato mes 50 dhe 60 vjeç. Simptoma e sëmundjeve të lindura të saj ka të bëjë me cianozën dhe prishjen e ekuilibrit të parakohshëm që në lindje. Valvulopatia reumatike ka të bëjë me gulçime, edemë periferike, si dhe aritmi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:06 am | |
| Sjelljet
Parandalimi primar ndryshon totalisht nga parandalimi sekondar: është terapia e atyre që nuk kanë ende një sëmundje kardiovaskulare. Shumë persona mund ta shmangin rrezikun, sepse nuk pinë duhan, nuk janë të sëmurë nga hipertensioni, apo diabeti dhe nuk kanë trashëguar nga prindërit infarkte ose goditje apoplektike. Miliona njerëz marrin statina vetëm për një arsye, atë të kolesterolit, sepse është i lartë. Për të gjithë këta persona është me efikase dhe e sigurt që të ndryshojnë veset e këqija, sepse bilanci rrezik/mirëqenie i statinave për ta është negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk kanë efekt te pacientët që nuk kanë simptoma patologjike koronare. Te 3239 pacientë meshkuj, me moshë përkatësisht 65 vjeç të kuruar me statina, vërehej një ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmërisë. Madje e njëjta gjë u vërejt edhe te 10 mijë gra të çdo lloj moshe. Për burrat e moshës së mesme, të cilët konsumonin statina, kishte një reduktim të vogël të kolesterolit dhe infarkteve, por jo një ulje të vdekshmërisë apo patologjive të tjera. "Pra, pjesa më e madhe e personave që konsumojnë statina nuk ka asnjë mundësi t‘ia dalin mbanë, thjesht mund të përkeqësohen më tepër", shkruan profesori. "Statinat nuk u këshillohen meshkujve dhe femrave, të cilët kanë kaluar moshën 69 vjeç. Ndërsa për sa u përket meshkujve me moshë, përkatësisht nga 30-69 vjeç, duhet t‘i nënshtrohen një eksperimenti. Duhen bindur 67 prej tyre të konsumojnë statina për 5 vjet, për të parandaluar vetëm një rast infarkti", vijon më tej ai. "Nnt-ja (Numri i nevojshëm për trajtim: numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim për të parandaluar një rezultat negativ) e statinave është 67 dhe çdo ilaç me një Nnt të lartë 50, ka më pak mundësi suksesi për të fituar: me pak fjalë, është njësoj sikur të thuash se ju mund të mos jeni fitues". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:06 am | |
| Infarkti
Është sëmundja më e rrezikshme që prek zemrën, si dhe një nga më të shpeshtat. Dhembja është më e gjatë dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me ndjenja të tjera si ajo e vdekjes së shpejtë, me djersë të ftohta dhe hipotension të theksuar. Faktorët më të mëdhenj të rrezikut, sipas studimeve të fundit janë: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo çdo formë e stresit ndikon në aktivitetin kardiak. Vetëm ai negativi, që lidhet me ndjenjën që nuk i përballon dot problemet. Një efekt negativ ka edhe një dietë e çekuilibruar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:06 am | |
| Efektet anësore
Çfarë të bëjmë për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare? "Është stili i jetesës perëndimore ai që shkakton pjesën më të madhe të patologjive koronare. Duhani, një dietë e pasur me yndyra, aktiviteti i pakët fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepërt, ndikojnë në përkeqësimin e patologjive koronare. Këta faktorë të rrezikshëm janë përgjegjës në më shumë se 80% të patologjive kardiovaskulare, të cilat mund të reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesës. Duhani është vërtet një "vrasës" i pamëshirshëm. Përveç dëmeve që provokon në aparatin e frymëmarrjes, është një nga faktorët kryesorë për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, ai është përgjegjës për rreth 50% të të gjitha vdekjeve që mund të shmangen: ka një korrelacion statistikisht domethënës mes numrit të cigareve të pira dhe rrezikut kardiovaskular. Në këtë pikë, të gjithë studiuesit janë dakord që rekomandimi i parë për parandalimin kardiovaskular është të mos pish duhan", thotë një profesor gjerman. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:07 am | |
| Dieta
Për të pasur një zemër në formë të mirë, dieta më e këshillueshme nga specialistët, është ajo që përmban shumë fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese. Ajo duhet të jetë e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate integrale, që përmirësojnë prognozën. "Ndërsa për sa i përket peshës, ka një lidhje të ngushtë mes peshës dhe patologjive kardiovaskulare. Një rritje e vogël e peshës e katërfishon rrezikun e diabetit te meshkujt dhe e tetëfishon te femrat". Megjithatë, përveç këtyre gjërave klasike, zbulimet më të fundit këshillojnë edhe disa faktorë të tjerë për të ulur ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës. Veç të tjerash, të gjithë njerëzit duhet të konsultohen me specialistin që në lindje, në rritje dhe në moshën e mesme, moshë, e cila paraqet më tepër rrezik. Në moshë të rritur, sidomos pas të 40-ve, një herë në vit. Duhet të bëni një kontroll të përgjithshëm, një elektrokardiogramë normale, si dhe një skaner për faktorët të cilët shfaqin rrezik. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:07 am | |
| Aktiviteti fizik
Një element tjetër i rëndësishëm dhe shumë i domosdoshëm është edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnë 30 minuta ecje normale në ditë për të përmirësuar prognozën. Gjithashtu doktori këshillon se duhet të qeshësh 15 minuta në ditë për të relaksuar arteriet. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi Thu Mar 27, 2008 7:08 am | |
| Jeta e kolesterolit
Kolesteroli është një substancë yndyrore si dyll dhe pjesërisht i nevojshëm për trupin e njeriut. Pa të asnjë individ nuk mund të jetojë. Është i nevojshëm për qelizat, nervat dhe prodhimin e hormoneve.
Kolesteroli i pashkrishëm - 80% e tij prodhohet nga mëlçia, ndërsa 20% merret nga ushqimi. Ai nuk shkrihet në gjak, kështu që transportohet aty ku është i nevojshëm, duke u lidhur me proteinat e yndyrshme, të cilat janë dy llojesh: të mira dhe të këqija: proteinat Ldl me dendësi të ulët (të këqija) dhe proteinat Hdl me dendësi të lartë (të mira). Proteinat Ldl e dërgojnë kolesterolin në periferi, ndërsa ato Hdl e transportojnë nga periferia në mëlçi. Kolesteroli i tepërt mund të depërtojë në muret e brendshme të arterieve, duke shkaktuar pllakat. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sulmi në zemër dhe ushqimi | |
| |
| | | | Sulmi në zemër dhe ushqimi | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |