Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sabri Selmani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 3
Registration date : 16/03/2008

Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi Empty
MesazhTitulli: Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi   Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi EmptySun Mar 16, 2008 2:55 pm

Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi

Written by Esat Stavileci
Sunday, 17 February 2008
Korniza e temës për shqyrtim

-I-

Qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes, për një kohë të gjatë, nuk
arritën të ndërtojnë një “strategji për Kosovën” dhe, për mungesë të
saj, nuk arritën të bëjnë një “projekt serioz për statusin politik” të
saj, qoftë edhe pas aktit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, pjesë
përbërëse e së cilës, formalisht, ishte dhe Kosova, ndonëse jo në
cilësinë e republikës, por me shumë prerogativa të saj.

Bashkësia ndërkombëtare, qysh atëherë, nuk pati një “qëndrim të drejtë”
ndaj çështjes së Kosovës dhe “nuk i përmbylli fatet” e saj, me njohjen
e vullnetin e deklaruar të popullit shumicë të Kosovës për të qenë “zot
i vetvetës”.Për më shumë, me neglizhimet e saj, “i hapi udhë dhunës”
dhe për, rrjedhojë, lejoi ofensiva ushtarako-policore serbe në Kosovë,
për derisa popullata e saj u detyrua t’i braktisë “vatrat e veta”.

Lëvizja e parë e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare ndodhi me
intervenimin e forcave të NATO-s dhe bombardimin, nga ana e tyre, e
“caqeve serbe” dhe, si rezultat, Kosova “u vu nën Administrimin e
Përkohshëm Civil Ndërkombëtar”, në bazë të një rezolute kontraverse të
Këshillit të Sigurimit të OKB-së(1999).

Bashkësia ndërkombëtare “lëshoi rastin”tjetër që të deklarohet qartë
për të ardhmen e Kosovës pas luftës , në të cilën u ravijëzua kërkesa
për liri dhe pavarësi.

Edhe pse, edhe vetë e vetëdijshme, se negociatat Kosovë-Serbi nuk do të
mund të sillnin asnjë rezultat, ajo “uli palët konfrontuese”në bisedime
të stërgjatura, në bazë të rekomandimit të ambasadorit K.Eide, dhe “i
detyroi ato” që të luajnë lojën që “nuk e dëshironin” dhe “u nxori
përpara” një dokument të kryenegociatorit Ahtisaari i cili “përçau”
Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe, si pasojë, çështja e Kosovës “doli
nga agjendat e tij” për “t’u bartur” në Bashkimin Evropian, pa garanci
për “mbështetje formale” të vendimeve që mund “të prodhohen” prej tij.

Bashkësia ndërkombëtare, edhe tash, kur po “bashkohet” rreth të ardhmes
së Kosovës, po “lëshon prej dorësh” edhe një rast tjetër, që çështjen e
Kosovës ta trajtojë si çështje të vetëvendosjes dhe që popullit të saj
“t’i lë në duar”vendimin për ardhmerinë e tij, por , në përpjekjet për
“t’u bashkuar me një zë” Kosovës po i ofron një “status kalimtar” që,
në tërësi, nuk korrespondon me vullnetin e plotë të popullit, por që,
për një kohë, “përmbyllë” një kapitull të tensioneve në Kosovë e Serbi,
pa vra mendjen se “gjysëm-zgjidhjet”, sado të “formuluara qartë”, në
fakt, më shumë se “t’i përmbyllin”, të kundërtën, i lënë të hapura
shumë probleme, me kërcënimin serioz se vetë statusi do të përbëjë
sfidën më të madhe në periudhën e passtatusit, veçanërisht zbatimi i
tij.


Hamendjet e qendrave të vendimmarjes


Që në fillim të “marrjes më Kosovën”, bashkësia ndërkombëtare shfaqi
dilema rreth të ardhmes së saj. Përsëriti shumë herë “shqetësimin” për
gjendjen në Kosovë, në vitet që i paraprinë luftës, siguroi se “nuk do
të lejojë që të përsëritet Bosnja në Kosovë”, ndërkohë që zhvillimet në
terren flisnin qartë se në Kosovë Bosnja “veç sa po
përgatitet”.Millosheviqi “kërkonte dialog” me Kosovën, ndërkohë që atje
dërgonte forca shtesë, me dije të bashkësisë ndërkombëtare, e cila
vazhdonte të kërkonte zgjidhje për çështjen e Kosovës “në udhë
paqësore”. Grupi i Kontaktit formuloi disa qëndrime dhe bëri disa
rekomandime të diskutueshme. Ekipeve negociatore të Prishtinës dhe
Beogradit “u përcaktoi elementet themelore” të zgjidhjes së çështjes së
Kosovës dhe, në këtë mënyrë, i kushtëzoi negociatat me një serë
rekomandimesh ,duke menjanuar pavarësinë e Kosovës, si njërin nga
variantet, pa thelluar mendjen se pavarësia paraqet vullnetin
plebishitar të popullit shumicë në Kosovë dhe zgjidhjen e vetme , “të
balancuar të kohës”, që do të mund të ndikonte në vendosjen e një
ekuilibri të ri politik në rajon.Joparimësia e Grupit të Kontaktit ndaj
çështjes së Kosovës u shpreh në rekomandimin e tij që fatet e Kosovës
“të ndërlidhen” me krijimin e një sajese të re artificiale Serbi-Mali i
Zi, me gjithë njoftimet që kishte se Kosova, me asnjë akt të vetin, nuk
kishte marrë pjesë në krijimin e asaj sajese, por të kundërtën, me
aktet e veta burimore(1990-91), kishte “shpallur sovranitetin dhe
pavarësinë” e saj.Joparimësia e Grupit të Kontaktit shtrihej deri në
atë masë sa që shqiptarët e Kosovës i trajtonte si “pakicë kombëtare”,
me gjithë faktet e pamohueshme historike, politike dhe
kushtetuese-juridike se ata, as nuk ishin dhe as nuk mund të
trajtoheshin, si “pakicë kombëtare”,por që, në qenien e tyre pjesë
përbërëse e Federatës së ish-Jugosllavisë, kishin territorin dhe
kufijtë e vet, të përcaktuar dhe të garantuar me kushtetutën
federative.Bashkësia ndërkombëtare fare nuk vrau mendjen se pretendimet
e Serbisë që ta ruajnë juridiksionin e vet mbi Kosovën, nuk mund të
qëndronin dhe të arsyetoheshin me të kaluarën serbe në Kosovë; se
popullata shqiptare,në trojet e veta, në hapësirën e ish-Jugosllavisë,
gjatë gjithë historisë, jetonte dhe funksiononte si një bashkësi etnike
me pjesën tjetër të shqiptarëve të Ballkanit; se Kosova, historikisht
dhe aktualisht, përbënte një tërësi të veçantë territoriale; se në
Kosovë, edhe pas suprimimit të autonomisë politiko-territoriale të
saj(1989), funksiononin disa trajta të shprehjes së pushtetit, ndonëse
jo në mënyrë të plotë, në bazë të vetëpërcaktimit të popullit të
Kosovës(1991); se fakti se shqiptarët qenë të shtrënguar që, në kuadër
të pushtetit faktik serb, t’i përmbushnin nevojat e tyre elementare
qytetare, nuk nënkuptonte, njëkohësisht, njohjen kushtetuese -juridike
të tij dhe, përfundimisht, se përmasa kryesore dhe më e rëndësishme e
çështjes së Kosovës nuk ishte ajo e “lirive dhe e të drejtave të
njeriut” dhe as e “rrezikut nga kërcënimi i shpërthimit të luftës”,
edhe pse ato përbënin elemente të kornizave të çështjes së Kosovës, por
kryesore dhe më e rëndësishme ishte shprehja e mëvetësisë së Kosovës
dhe e pozitës së saj, në bazë të karakterit etnik, historik, politik
dhe ndërkombëtar, të artikuluar në aktet e “vetëpërcaktimit politik” të
popullit shumicë të Kosovës.Prandaj, për bashkësinë ndërkombëtare duhej
të ishte e qartë se esenca e synimit për realizimin e sovranitetit dhe
pavarësinë e Kosovës nuk do të duhej të kundrohej, në rradhë të parë
dhe kryesisht, si “kundërpozicion ndaj represionit të establishmentit
serb”, por si përcaktim vetjak i Kosovës dhe i popullit të saj “për të
jetuar me ligjet e veta në territoret e veta”. Sikur bashkësia
ndërkombëtare të ishte vetëndërgjegjësuar më heret për këtë fakt,
ngjarjet me Kosovën do të merrnin një rrjedhë tjetër dhe nuk do të
vendoseshin gjatë në “sallat e pritjes”.

Inkosekuencat e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me Kosovën


Inkosekuencat e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë do të mund të përmblidheshin dhe të sistemoheshin në disa më kryesore:


së pari, në reduktimin e çështjes së Kosovës në dimensionin e lirive
dhe të drejtave themelore të njeriut dhe preokupimin me të si “zonë
shpërthimi”, pa e shtrirë interesimin e saj për ta kuptuar dhe për ta
shtruar atë si çështje e vetëvendosjes së popullit të saj;


së dyti, në përqëndrimin e vrojtimeve të veta në marrëdhëniet aktuale
të shqiptarëve e serbëve, pa vra mendjen për çështjen e vjetërsisë dhe
të përparësisë së shqiptarëve në këto troje;


së treti, në kualifikimin e çështjes së Kosovës, si “çështje e
brendshme e Serbisë”, pa marrë parasysh faktin e pakontestueshëm
historik për aneksimin e saj nga ana e Serbisë;


së katërti, në trajtimin e çështjes së Kosovës “në kuadër të temave për
minoritetet”, pa u bazuar në faktin se shqiptarët jetonin në trojet e
veta etnike dhe se,as përnga numri, dhe as përnga ndjenja e tyre, nuk
ishin dhe nuk mund të trajtoheshin “pakicë kombëtare”;

së pesti, në moskualifikimin e pozitës së Kosovës në ish-Jugosllavi, si
njësi federale e saj, pa analizuar mirë e thellësisht zgjidhjet
kushtetuese në aktin më të lartë të këtij vëndi të vitit 1974;


së gjashti, në mospërfilljen e vullnetit të popullit shumicë të Kosovës
për shtet sovran dhe të pavarur, ndonëse të deklaruar në kushte dhe
rrethana të veçanta, pa llogaritur se deklarimi i popullit përfaqëson
faktorin suprem për përcaktimin e të ardhmes së një populli;


së shtati, në mospërfilljen e aktit të zhbërjes së ish-Jugosllavisë dhe
mosndërlidhjen e tij me çështjen e Kosovës, edhe pse, në të vërtetë,
populli shqiptar, si popull josllav, nuk kishte asnjë arsye më shumë,
madje se vetë popujt sllavë, që të qëndronte brenda një krijese
artificiale shtetërore me të cilën nuk e lidhnin as e kaluara dhe as e
tashmja;


së teti, në mospërfilljen e së vërtetës se çështja e Kosovës paraqet
vetëm një anë të çështjes së pazgjidhur shqiptare, pa u ndërgjegjësuar
se as “pavarësia e Kosovës” nuk do ta zgjidhë çështjen shqiptare;


së nënti,në mosnjohjen e realitetit nacional demografik dhe territorial
të popullit dymilionësh shqiptarë në Kosovë, pa menduar se ai realitet
as nuk mund të ndryshohet dhe as të nënçmohet dhe anashkalohet;


së dhjeti, në mospranimin e individualitetit historik, gjeografik dhe
nacional- strukturor e politik të Kosovës, pa vra ndërgjegjën se
pikërisht ai individualitet është një ndër faktorët më përcaktues për
të ardhmen ndërkombëtare të Kosovës.



(Vijon)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabri Selmani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 3
Registration date : 16/03/2008

Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi   Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi EmptySun Mar 16, 2008 2:59 pm






Kosova, lëkundjet...

-II-

(Mos(vendosja e përgjegjësive për praninë ndërkombëtare në Kosovë



Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999) pretendoi
vendosjen e përgjegjësive kryesore të pranisë ndërkombëtare në Kosovë,
por që në fillim, pati neglizhim, luhatje dhe pavendosshmëri të
bashkësisë ndërkombëtare që, për pasojë, lindi problemin e
Mitrovicës(dhe pjesës veriore të Kosovës), përderisa ai kaloi përmasat
lokale dhe u shndërrua në një problem ndërkombëtar, me shumë të
panjohura për përballimin e tij.Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit
të OKB-së solli paqartësi dhe dilema rreth vendosjes së administrimit
ndërkombëtar në Kosovë.Ajo solli një kontradiktë të llojit të veçantë,
në raport me dy rezoluta të mëhershme të Këshillit të Sigurimit të
OKB-së. C’është e vërteta, në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të
OKB-së, nr. 757/1991 dhe nr.777/1992, qe konfirmua ndërkombëtarisht
“vdekja e ish-Jugosllavisë”, ndërsa Rezoluta 1244 “e ringjalli” atë,
duke kërkuar mbrojtjen e “integritetit territorial të saj”.Madje, u
kërkua zbatimi në Kosovë i legjislacionit, mbi bazën e të cilit u
zbatua represioni e dhuna, deri në përmasa të gjenocidit, ndaj
shqiptarëve. Rezoluta 1244 nuk e përkufizoi qartë as llojin e pranisë
ndërkombëtare, sikur se që nga ajo, nuk u mësua as për qëllimin
praktik, as për mandatin, dhe as për kohën e asaj pranie, fakt ky që
Kosovën “e futi në një labirint”në të cilëin dihet vetëm se kur hyhet ,
e jo edhe se kur dilet prej tij.Në vend se të qartësohej, perspektiva e
Kosovës zbehej.Rezoluta 1244 e vështroi Kosovën si një “mozaik
nacional”, edhe pse përqindja e popullsisë me shumicë të theksuar
shqiptare, nuk korrespondonte me këtë parim, kështu që u sajua
“shoqëria multietnike” në emër të së cilës, pakicat, në mënyrë të
veçantë ajo serbe, do të duhej të përfitonin më shumë të drejta dhe
privilegje se sa u takonin. Përgjithësisht, u eksperimentua shumë gjatë
me Kosovën, kështu që ajo “u vendos në një rreth”, nga i cili , edhe
pas përcaktimtit të statusit, “nuk do të dalë plotësisht ”, e mbërthyer
me disa zgjidhje që, në segmente të caktuara, “arsyetojnë posesivzmin
serb mbi Kosovën”, edhe pse ai posesivizëm, mbi bazën e argumenteve dhe
fakteve të pakontestueshme, nuk e ka bazën e duhur etnike.

Bashkësia ndërkombëtare, për një kohë të gjatë, nuk u tregua një
“historiane e mirë” që të mësonte të vërtetën për Kosovën, sado që edhe
e tashmja mjafton të mësohet për të.Pra, bashkësisë ndërkombëtare iu
desht, një periudhë e tërë, që pjesërisht të ndërgjegjësohej, për t’iu
qasur problemit të Kosovës, në përputhje me realitetin e saj, por edhe
në përputhje me përgjegjësitë që “ka marrë përsipër” për “t’a dërguar
Kosovën në stacionin e duhur”, aty ku e ka vendin dhe ku i takon të
qëndrojë.

“Ndërhyrjet e Serbisë” në Kosovë





Para “syve të bashkësisë ndërkombëtare”, por edhe me “miratimin e
heshtur të saj” ndodhën shumë “ndërhyrje të Serbisë” në Kosovë. Ajo
përherë u “arsyetua” me qenien “në fuqi” ende të Rezolutës 1244 të
Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës Kosova u trajtua si
“pjesë e Serbisë”. Veriu i Kosovës, faktikisht, “u menaxhua” nga
Beogradi. Realiteti flet se në Mitrovicën e veriut dhe, përgjithësisht,
në veriun e Kosovës, flitet një gjuhë tjetër, valon një flamur tjetër
dhe jeta kontrollohet nga një qeveri tjetër, e cila ka edhe zyrat e
veta ministrore. Aty u lejua certifikimi i partive politike, me seli në
Serbi, për pjesëmarrje në “zgjedhjet në Kosovë”, por edhe certifikimi i
partive, me seli në Kosovë, për pjesëmarrje në “zgjedhjet në Serbi”.

Vështrimi dhe trajtimi i Kosovës si “nevojë e decentralizimit” me
qëllim “të përballimit të konfliktit shqiptaro-serb” hapi rrugë për
“ndërhyrje” tjera të Serbisë në Kosovë.Projekti serb i decentralizimit
synoi “ndarjen e Kosovës”.Kërkesat e Serbisë për decentralizim u
shtruan në kuadër të kërkesave për ta vështruar dhe shtruar çështjen e
Kosovës në rrafshin e “rajonalizimit të saj”, për të mbajtur “lidhjet
me Beogradin”, që përbënin përpjekje “për të dëshmuar” se jeta
institucionale në Kosovë nuk mund të ndërtohet “pa lejën e tij”.
Difektet e projektit të decentralizimit u vërten shumë herërt.U synua
që decentralizimi të identifikohet me ndarjen territoriale; që
decentralizimi të ofrojë territorializim etnik dhe që decentralizimi të
shpërfaqet me komuna mbi baza etnike, në ç’mënyrë u vu në pyetje
karakteri unik i Kosovës.Qeveria serbe mbështeti idenë për
territorializimin e çështjes serbe në Kosovë, prandaj Kosova u
ballafaqua me obstruksionin serb të veprimit të “organeve paralele” dhe
të enklavave në baza etnike.

Pa pritur gjykimin e kohës, mund të thuhet se UNMIK-u dhe OSBE-ja,
lejuan procese të paligjshme të cilat nuk qenë në përputhje as me
Rezolutën 1244 dhe as me Kornizën Kushtetuese, sado që të dyja këto dy
dokumente, nuk janë akte të favorshme për Kosovën, për të qenë “pikë
referimi” në “mbrojtje” të saj.

Nën parolën e UNMIK-ut dhe të OSBE-së se “Ne as nuk përkrahim dhe as
nuk i ndalojmë” veprimet serbe, kanë ndodhur shumë “ndërhyrje të
Serbisë” në Kosovë dhe në “punët e brendshme të saj” dhe ky fakt nuk
mund të injorohet.Ato veprime kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë
pasoja politike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.





Cfarë u tha në Raportin e ambasadorit K.Eide ?



Kai Eide, në raportin e tij për Kosovën(2005), me të cilin “u hapen
bisedimet” Kosovë- Serbi, qe shprehur, ndër të tjera, se “çështja e
Kosovës do të zgjidhet ndryshe nga ajo e ish – republikave të
Jugosllavisë”, prandaj dhe ndodhi që Kosova të privohet nga e drejta që
vetë ajo të vendosë për të ardhmen e vet, mbi parimin e vetëvendosjes,
me gjithë faktin se kjo e drejtë u takon shqiptarëve të Kosovës,

qoftë si e drejtë kombëtare, qoftë si e drejtë e një territori të individualizuar.

Po në këtë raport, Kai Eide “sugjeroi” autonomi të zgjeruar për serbët
e Kosovës, dhe i hapi rrugë “procesit të decentralizimit” i cili, më
shumë se “integrimin”, synon “dezintegrimin” e Kosovës.



Kundërthëniet e Planit të Ahtisaarit



Kosova priti gjatë propozimin e ish-presidentit finlandez,
M.Ahtisaari.Me arritjen e propozimit, arritën dhe dilemat rreth
tij.Dokumenti la për “të kuptuar” zgjidhjen, por nuk e shprehi atë, në
mënyrë krejtësisht të qartë, dhe vetvetiu, e bëri atë të
interpretueshëm.Kështu, u shfaq droja se një dokument i
interpretueshëm, mund “të prodhojë” një “zgjidhje të interpretueshme”
në një rezolutë eventuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Plani i
Ahtisaarit “hapi një portë” për krijimin e “një shteti” për të cilin
nuk u shpreh, në mënyrë decidive.Në këtë mënyrë, u shfaq droja tjetër
për shkallën e pavarësisë dhe të sovranitetit dhe për (pa)mundësinë e
njohjes ndërkombëtare të tij.

Pjesa tjetër e Planit të Ahtisaarit që “nuk iu referua statusit” qe
shumë e qartë.Në të vërtetë, Plani i Ahtisaarit përmblodhi statusin e
pakicave, veçanërisht atë të pakicës serbe dhe mbrojtjen e interesave
të saj.

Kosovës iu kërkua që të hyjë në negociata me Serbinë e hendikepuar, për
shkak se territori i Kosovës nuk ishte ende i unifikuar; për shkak se
Kosova mbahej me Rezolutën 1244 ende e përthekuar; për shkak se në
institucionet e përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës ende nuk ishin
bartur autorizimet që ishin premtuar; sepse ato ende vazhdonin të
vepronin, në masë të madhe, nga të huajt të kontrolluar.

Kosovës, pothuaj se “iu imponua”, që të diskutojë dhe miratojë
projektin e decentralizimit, planin për trashëgiminë serbe dhe kornizat
e legjislacionit mbi të drejtat politike të pakicës serbe, në mënyrë të
veçantë, si “çështje teknike”, edhe pse që të gjitha ato preknin në
çështjet e statusit, madje dhe paragjykonin thelbin e tij, çështje këto
që u detajizuan në Planin e Ahtisaarit.

Plani i Ahtisaarit përmblodhi edhe parimet, por edhe detajet, e
shtrirjes së pranisë ndërkombëtare në Kosovë që, vetvetiu, do të
ndikojë në kufizimin e funksionalitetit të institucioneve të Kosovës,
pas vendosjes së statusit të ri të saj dhe, për pasojë, pavarësinë dhe
sovranitetin , edhe ashtu formal të Kosovës, do t’i bëjnë të lëndueshëm
dhe të invalidueshëm.

Arsyet për një prani, relativisht të theksuar, të bashkësisë
ndërkombëtare në Kosovë flasin, në të vërtetë, për një shkallë, ende të
ulët besimi, në kapacitetin vendor “për të administruar plotësisht
vendin”,por krahas me këtë, përmenden edhe dy arsye të tjera, si
ndjenja e mosbesimit të bashkësisë ndërkombëtare në raportet e
shqiptarëve e serbëve, por edhe një marrëveshje e pashkruar, brenda
bashkësisë ndërkombëtare, për kufizimin e pavarësisë dhe sovranitetit
të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabri Selmani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 3
Registration date : 16/03/2008

Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi   Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi EmptySun Mar 16, 2008 3:03 pm

Kosova,lëkundjet...

-III-

“Abstenimi” i Këshillit të Sigurimit të OKB-së


Me gjithë kundërthëniet e Planit të Ahtisaarit, Rusia arriti që ta
bllokojë miratimin e tij nëpërmjet një rezolute në Këshillin e
Sigurimit të OKB-së, edhe pse nga një numër shtetesh, anëtarë të
rregullt të Këshillit të Sigurimit, pati angazhime që të ndodhë një
miratim i tillë.Rusia iu kundërvu haptas “pavarësisë së mbikëqyrur”të
Kosovës, për çfarë angazhohej plani i kryendërmjetësit të negociatave
Kosovë- Serbi.Më pas ndodhi heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e
Këshillit të Sigurimit dhe “bartja e përgjegjësive për Kosovën” në
Bashkimin Evropian, fakt ky që shkaktoi dilema nëse çështja e Kosovës
do të mund të zgjidhej pa një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit
dhe zëvëndësimin e Rezolutës 1244.Bashkimi Evropian, nëpërmjet të
ekspertëve të vet, doli me interpretimin se Rezoluta 1244 nuk paraqet
pengesë për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe as për shtetësinë e
saj.Megjithate, një numër shtetesh, anëtare të Bashkimit Evropian,
kundërshtuan ose, së paku, u rezervuan ndaj planit për “pavarësinë e
mbikëqyrur” të Kosovës, kështu që, deri më sot, nuk u artikulua “një zë
i vetëm” i Bashkimit Evropian në lidhje me të ardhmen e Kosovës.Nën
“presionin e fuqishëm amerikan”, brendapërbrenda Bashkimit Evropian, “u
përfitua” një numër shtetesh në mbështetje të “pavarësisë së
mbikëqyrur” të Kosovës dhe të “njohjes ndërkombëtare të saj”.Një fjali
e Z.Condoleezza Rice, e shprehur kohë më parë, sikur përmblodhi gjithë
dilemat që janë shkaktuar me “shpalljen” ose jo të pavarësisë së
Kosovës, nga ana e Kuvendit të Kosovës:”Në një moment ne duhet të
marrim vendime të rënda dhe shtyrja e këtyre vendimeve nuk i bën këto
më të lehta”. Sado që ajo të ketë menduar në “vendimet e rënda” për
serbët, nuk e mendoj se i ka “jashtë ndërdijes” ato vendime edhe për
shqiptarët të cilët, me pranimin e Planit të Ahtisaarit, kanë pranuar
që “pavarësia” e tyre, qoftë edhe në përmasat e kufizuara, “të
gjymtohet dukshëm” dhe që asaj t’i mungojë “shkëlqimi i duhur”.



Shtyrjet dhe pritjet



Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare qe premtua se tërë procesi i
zgjidhjes së statusit të Kosovës do të përmbyllet në vitin 2006.Më
vonë, procesi hyri në një periudhë të re ngecjeje, në një periudhë të
re pritjeje dhe në një periudhë të re paqartësie. Kosova tash është në
pritje të asaj që dëshiron të vijë; në pritje të së ardhmes që prêt të
vijë dhe në pritje të asaj që do të vijë.



Vendim që nuk do ta rrumbullakojë statusin



Statusi i Kosovës nuk do të mund të quhet i rrumbullakuar, nëse nuk
shoqërohet me njohjen e subjektivitetit politik- juridik dhe
ndërkombëtar të Kosovës.



Statusi i Kosovës nuk mund të konsiderohet përfundimtar, përderisa në
Kosovë do të ketë një prani, relativisht të theksuar, ushtarake dhe
civile ndërkombëtare.



Statusi i Kosovës nuk do të mund të kualifikohet i zgjidhur, përderisa
në veriun e Mitrovicës dhe të Kosovës nuk do të ketë shtrirje të
institucioneve legale dhe legjitime të Kosovës dhe përderisa atje do të
funksionojnë organet paralele të qeverisë serbe.



Statusi i Kosovës nuk do të mund të quhet i zgjidhur, përderisa në
Kosovë, në gjithë territorin e saj, nuk do të vlejnë ligjet unike të
Kosovës.


Vlen të përmendet edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sado që ne
shqiptarët sikur “turpërohemi” ta theksojmë, përse pavarësinë e Kosovës
nuk duhet ta pranojmë si “zgjidhje finale”. Arsyja qëndrore është se
statusi politik- kushtetues i Kosovës nuk përbën as tërësinë e statusit
politik-kushtetues të shqiptarëve që kanë jetuar në hapësirën e
ish-Jugosllavisë dhe as statusin politik – kushtetues të popullit
shqiptar në tërësi, sado që statusi i Kosovës përbën thelbin e tij.Një
gjë që duhet të theksojmë, edhe me këtë rast, është se, “sikur vetëdija
evropiane dhe vetëdija e gjithë shteteve në to të ishte në nivelin më
të lartë të pranimit të vullnetit të lirë të popujve që të ndjekin
parimin e lirë etnik me konsekuencë të plotë, nëpërmjet rruëgs
paqësore, pa sjellje politike me standarde të dyfishta, kishte për të
qenë tejet i natyrshëm opsioni i bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës si
dhe i trevave të tjera me shumicë etnike shqiptare si territore
kontinuele në esencë me strukturë të njëjtë dominante kombëtare…”


Sfidat e passtatusit


Adresimi i statusit të ri politik, juridik – kushtetues dhe
ndërkombëtar të Kosovës, shoqërohet me një numër shqetësimesh që mund
të paraqiten në lidhje me jetësimin e tij.


E para, është (pa)qartësia politike dhe legale e statusit.Historia e
shteteve mëson se një vend ose është ose s’është shtet; ka ose nuk ka
pavarësi; ka ose nuk ka sovranitet. Prandaj, adresimi i statusit të
Kosovës nuk shoqërohet me një kontratualitet me OKB-në, BE-në dhe
NATO-n, me ulëse në OKB, i barabartë me statusin e shteteve të tjera.


E dyta, një prani shumë e theksuar e BE-së në Kosovë, me fuqi
ekzekutive dhe me fuqi të interpretimtit të mandatit të vet, mund të
krijojë një mentalitet të ri vartësie.


E treta, vështërësimi, deri në shkallë pamundësie, i shtrirjes së
institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të saj.Pavarësia e Kosovës
do të mund të kishte kuptim vetëm nëse institucionet e Kosovës do të
mund të vepronin dhe të ndikonin edhe në pjesën veriore të Kosovës, e
cila mbahet e ndarë prej kohës së vendosjes së trupave ndërkombëtare
që, nuk përjashton mundësinë, të ketë ndodhur edhe si pjesë e projektit
të asaj vendosjeje të tyre në Kosovë.


E katërta, mundësia e izolimit të territoreve të Kosovës ku jetojnë dhe
ku do të jetojnë serbët, eventualisht të kthyer, në bazë të projektit
territorial dhe etnik të decentralizimit dhe vartësia e tyre prej
Beogradit.Pavarësia e Kosovës do të mund të kishte kuptim vetëm nëse
edhe në ato territore do të zbatoheshin ligjet unike të Kosovës dhe
nëse ato do të kontrolloheshin prej institucioneve të Kosovës.


E pesta, mundësia e bllokimit të punës së institucioneve të Kosovës,
veçanërisht e Kuvendit të Kosovës, me keqpërdorimin e të ashtuquajturit
diskriminim pozitiv të minoriteteve , veçanërisht nga ana e pakicës
serbe. Pavarësia do të mund të kishte kuptim vetëm nëse minoritetet
faktikisht do të integroheshin në institucione dhe nëse do të pranonin
realitetet e reja dhe do të jetonin me to.

Disa vrojtime mbyllëse

Nëse statusi i ri politik, kushtetues – juridik dhe ndërkombëtar i
Kosovës do të ndiqte trajektorën e Marrvëshjes së Dayton-it në Bosnjë e
Hercegovinë që, me të të vendoset “territorializimi etnik i Kosovës”,
si parim themelor, do të kërcënojë rreziku që edhe më këtë status, të
mos “përmbyllet kriza”, por të kundërtën, të hapet një kapitull i ri,
ku “kriza e trashëguar nga 1990-ta thjeshtë të zhvendoset në premisa të
reja dhe të marrë një dinamikë tjetër”, kështu që edhe konflikti Kosovë
– Serbi nuk do të tejkalohet, por do të marrë premisa të reja dhe për
pasojë, “do të rrisë dukshëm rolin politik të misionit të ri
ndërkombëtar në Kosovë”.

Nga ana tjetër, vendosja e Misionit të BE-së në Kosovë, në bazë të
Rezolutës 1244, të pashfuqizuar nga ana e Këshillit të Sigurimit, e
cila rezolutë, në fakt, komponentë nisësë ka “ruajtjen e integritetit
territorial” të RFJ-së(Serbisë), krijon një konfuzion në raportet
“pavarësia e mbikëqyrur” e Kosovës, Rezoluta 1244 dhe Misioni i BE-së.
Me gjithë “shpalljen e pavarësisë”, paqartësitë juridike do ta
shoqërojnë Kosovën edhe për një periudhë relativisht të gjatë, për
derisa nuk do të rrumbullakohet, përfundimisht, statusi i saj politik-
juridik e ndërkombëtar.


Paraqet,Sabri Selmani
Kiel-Gjermani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi   Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova, lëkundjet e diplomacisë deri te vendimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT...
» Deri ku arrijnë tentakulat e Janullatosit?!
» Deri keshtu edhe pse?
» deri kur arrestime te shqiptareve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: