|
| Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Fri Mar 07, 2008 10:06 pm | |
| Ç’është kështu që dëgjojmë, Qaj medet,o Vlora jonë Italianët zbarkojn, Qaj medet,o Vlora jonë. Me pamporë e me ballonë.. Jo, mor jo,nuk e durojmë Qaj medet,o Vlora jonë, Ngrihi,shokë të sulmojmë, Qaj medet,o Vlora jonë! Vlorën tonë të çlirojmë Qaj medet,o Vora jonë! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Fri Mar 07, 2008 10:07 pm | |
| e hapa ketete teme me keto vargje kushtuar luftes se lavdishme per çlirimin e Vlores ne te cilen mori pjese e gjithe Shqiperia duke mundur fuqine e 4 botrore.Po u a le juve me shpresen qe ta pasuroni kete temë. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sat Mar 08, 2008 3:07 am | |
| Vlora njiehet ne lashtesi me emrin Aulon.Gjurmet me te hershme i perkasin shek.VI p.e.r .Ne shek IV p.e.r rrethohet me mure guri te latura.Duke qene nje nyje e rrugeve tokesore e detare ....etj etj Vazhdim te mire ne teme. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sat Mar 08, 2008 3:15 am | |
| Në Baçardha, në 29 maj 1920, u mblodhën rrotull 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia pa marrë mendimin dhe aprovimin e popullit të Vlorës. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 Nëndor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bishtë të qënit, ata donin t’u përgjigjen edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin fshatarëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të fshatarit tonë. Ata i jepnin përgjigje edhe Konferencës së Paqesë që ia linte Vlorën Italis. Në Vlorë ishin përqëndruar rrotull 10000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë: 1] në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piaçentini. Komandant Divizioni-- Major General Emanuele Pulieze, ndimës i tij General De Luca. Pulieze kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit, kom i arditëve kolonel Messe. 2] Quotta 115- qëndër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim. 3]Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi 4] Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major. 5] Kalaja Tepelenë -qëndër enjë batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini 6] Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea. 7] Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli. 8] Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi. 9] Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vaporri “Loyd Triestino”. 10] Aviacioni në Ujin e Ftohët 11] Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët. Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italianë. Përball këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e të drejtës, të mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emroi një Komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajtë ”Komiteti Mbrojtja Komtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrushme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi antarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Durro Shaska-Kocul 5) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 6) Qazim Koculi- Kocul 7) Ali Beqiri- Velçë Murat Miftari-Tërbaç 9) Hamit Selmani-Dukat 10) Hysni Shehu-Sevaster 11)Myqerem Hamzarai-Kaninë 12) Sali Bedini-Armen . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun . Ahmet Lepenica - Lepenicë-- ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane¬, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emrua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942. Osman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptarë. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratisë jasht shtetit së bashku me vëllan e tij Galip Haxhiun. Qazim Koculi-Kocul--mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën Durro Shaska – Kocul - një nga themelusit e “Klubit Labëria” rrezikoi dënimin me Vdekje në 1908 nga turqit ne në Stamboll. Një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ismail Qemalit. Luftoi kundra andartëve grek në Tepelenë dhe trupave të Haxhi Qamilit në Lushnje. Një nga më të pasurit në Vlorë, që vuri në dispozicion të luftës djemt dhe pasurin. U zgjodh në Baçardha antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Djali i tij Sadik Shaska, mbështetës i monarkis përfaqsoi Vlorën në katër legjislatura në Parlamentin Shqiptar. Pas “çlirimit” familja pësoi persekutim të rënd. Vdiq në 1924 Myqerem Hamzarai-Kaninë--antari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzarait, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946. Qazim Kokoshi-Vlorë--Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas “çlirimi” u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës. Murat Miftari-Tërbaç--nënpunës, i aktivizuar në të gjitha lëvizjet kombtare. U zgjodh antar I ”Komitetit të Mbrojtjesë Kombtare”. Nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjat luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime. Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundra turqisë. Një nga njerzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandermarisë (pa rrogë) në qeverinë provizore të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombtare” Vdiq në 1927. Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942. Beqir Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathauzen. Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit” Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923. Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-Çl Azbi Cano - Mavrovë - Kur Ahmet Lepenica dha dorheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si Komandant I përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-Çlirimtare. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sat Mar 08, 2008 3:18 am | |
| SKEMA E LUFTËS SË VLORËS KOMISIONI Osman Haxiu - Vlorë Qazim Kokoshi - Vlorë Murat Miftari - Tërbaç Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Durro Shaska - Kocul Hysni Shehu - Sevaster Beqir Sulo Agalliu - Vlorë Myqerem Hamzarai - Kaninë Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velçë Azbi Çano - Mavrovë Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pasë 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0, 1)Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai(dha dorëheqjen pas 6 ditëve) - Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj-- Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-Çoban Nuredini, 2) Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami, 3) Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima, 4) Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim Çelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko, 5)Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë - Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi, Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishi n: Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Çeprat- Vesel Çeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit: Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai Kurveleshi- Kom. Riza Runa Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti Skrapari- Kom. Riza Kodheli Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni Peqini-Kom.Adem Gjinishi Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova erdhi edhe një çetë nga Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat ordinere të Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit. Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi. Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç) Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi ti sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brëndëshëm Ahmet Zogu ishin dy njerzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga antarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Përfaqsus i luftës pranë qeveris ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqsus në shtetin grek me qëndër në Korfus Hamza Isai. Himara kishte përfaqsus të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr Sezai Çomo, për mjekimet pëdoreshin mjekët italian të zënë rob dhe dy amerikan që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacit e Rexhep Hitos, Syrja Libohova, Fadil Kotoni, Nazif Halite dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robrit dhe Komandant i kampit të robërve ish vendosur Rexhep Suleimani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi, tekstin e pregatiti Avdul Kuçi, u dorzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkëthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarve dhe italianve. Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj. Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, miftiu Osman Muka etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sat Mar 08, 2008 2:56 pm | |
| Se pari Ago Muji falemnderit qe hape nje teme per nje epope te lavdishme te historise sone kombetare Vloren 1920 e cila duhet te sherbeje si mesim eper Vloren 2008, ne kohen kur nje kompani tubacionesh nafte po perqapet qe ta shfytyroje Vloren. Poashtu Beton me kenaqe shpirtin me keto informacione te reja lidhur me luften vlonjate, lufte e cila u perkrah nga tere populli shqiptar dhe qeveria shqiptare e Sulejman Delvines.
'Ultimatumi' eshte nje roman epik i Petro Markos lidhur me po kete epope. Vertete ultimatum qe lufta e madhe e vlonjateve kunder italianeve dyzetmilionesh. Sic thoshte edhe Ali Asllani 'Vlora Vlora rroki armet beri fora'.
Eshte ineteresant pasazhi ne romanin Ultimatum, ku Petro Marko ngjiz tre personazhe ne nje epope: njeri nga Veriu, njeri nga Shqiperia e Mesme dhe tjetri nga Vlora. Triniteti i shenjte shqiptar.
Rrofte e qofte per jete te jeteve Vlora jone! Rrofte Selam Salaria dhe gjithe deshmoret e Vlores!
Rrofte Shqiperia e bashkuar!
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sun Mar 09, 2008 5:23 pm | |
| Përgëzime për temën Ago Muji e them me plot zemër se forumi "Bashkimi Kombëtar" ka arritur që ta ket në gjirin e vet një antar shembullor Ago Mujin, sukses në vazhdim i nderuar.
Kur imperializmi italian arriti që të pushtojë Vlorën dhe krahina të tjera të truallit tonë, lufta e Vlorës kaloi në luftë për gjithë popullin tonë duke përqëndruar fuqinë dhe energjinë e tij që ta shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e rrezikshme të imperializmit italian. Merita kryesore e këstaj lufte është fshatarsia trime e krahinës së Vlorës dhe Tepelenës të cilët me burrërinë e saj dhe me atdhedashurinë e kulluar, i zbardhën faqen kombit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sun Mar 09, 2008 9:17 pm | |
| Per fat te keq kjo luft po nenvlersohet,duke u quajtur luft e fshatareve te pagdhendur siç mori guximin ti quante Sali Berisha sa kam marrur vesh,politika qe po zhvillon ai ne aspektin e historis duke u munduar qe gjithsesi t'ia humb vlerat momenteve te ndryshme historike per parime te tij "pluraliste" eshte plotesisht anti-shqiptare.Vdekje Fashizmit.Liri Popullit | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Mar 19, 2008 3:30 am | |
| Pas 500 vjet robrie nga Turqit, më 28 nëntor 1912, populli shqiptar e fitoi pavarsinë e vet. Ismail Qemaili plaku i urt i vlorës, në Vlorë ngriti flamurin kuq e zi duke i mbledhur delegatët për Kuvendin Kombëtar. Pas armpushimit që bëri Turqia me aleatët ballkanik, greko-fanariotët vazhduan të pushtojnë tokat e Shqipërisë, duke bërë masakra të mëdha mbi popullin e pambrojtur. Në këtë situat të krijuar... qeveria e Vlorës u bërë thirrje atdhetarëve shqiptar për të rrokur armët për mbrojtjen e atdheut dhe çlirimin e krahinave që ishin pushtuar nga greko-fanariotët. Greko-fanariotët pas zbarkimit në Himarë pushtuan më tutje Korçën, Ereskën, Leskovikun, Përmetin, Gjirokastrën, Tepelenën duke arritur deri afër Beratit. Në anën tjetër ushtrit malazeze filluan rrethimin e Shkodrës për ta pushtuar, kurse ushtrit serbe kishin arritur ta pushtonin Durrsin dhe Elbasanin. Këto ishin rrethanat shumë të rënda për shtetin e pavarur shqiptar ende i pakonsoliduar gjat L1B 1914. Në fillim Italia ishte jasht këtyre rrjedhave në Ballkan, por duke i drejtuar syt në Shqipëri në drejtim të Vlorës, e cila kishte një pozitë shumë të rëndësishme strategjike. Fillimisht ajo e pushtoi Sazanin më pas duke kurdisur qeveria e Romës një provokacion e pushton edhe Vlorën. Për ta bërë këtë pushtim Italia e pat përkrahjen e pesë Fuqive të Mëdha, por edhe të Greko-fanariotëve......të cilët donin të shfrytzonin këtë konflikt për qëllimet e veta ekspansioniste në Shqipëri, poashtu edhe Serbia dhe Mali i Zi, kishin synime të nejta edhe pse Serbia ndodhej në luftë me Austro-Hungarinë varej krejt fundi i kësaj lufte, për ëndërrën e saj ndaj Shqipërisë. Filloi fusha diplomatike e greko-fanariotëve dhe e Italisë për të siguruar përkrahjen e Fuqive të Mëdha për të realizuar jo vetëm pushtimin, por edhe pjestimin e tokave shqiptare; Italia Vlorën, Greqia Korçën dhe Gjirokastrën etj etj.... Në tetor/nëntor greko-fanariotët në Jugun e Shqipërisë dërguan reparte të tjera ushtarake. Italia imperialiste kishte vënë konsullatën e vet, e cila bashkpunonte me tradhtarët dhe bejlerët e Esat Pashës të cilët kishin ngritur një spital dhe një shkollë muzike në Vlorë etj etj... Pushtuesit italian e vunë administratën e Vlorës nën kontroll, më pas filluan arrestimet e patriotëve shqiptar dhe internimet kurse në botë propagandonin se "Vlora është e Italisë". Por megjithëatë vitet treguan se populli shqiptar nuk u është përkulur kurrë armiqëve. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Mar 19, 2008 4:28 pm | |
| Kenge kushtuar heroit te kombt Selam Salaris(Selam Labit) Irini Qirjako - Selam Salaria | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Mar 19, 2008 4:30 pm | |
| Para Bustit të Selam Musait Koha hedh paprerë Përmbi festen tënde Dimri- flokë bore Vera dritë hëne Dhe të vijmë të veshim Rreth duke t'u mbledhur, Ndërsa ti në heshtje Rri në bronx i derdhur. Buzët te kenga, Ballin te Liria, Lule,Selam Labi Selam Salaria. Ç'do tufan zbërthyer Gjoksin ty ta gjeti Sharku si legjendë Telave te mbeti. Sharku si legjendë Të mbeti.
Lugjesh n'ato netë Zbrite si veri Projektorët ndiqnin Sharkun tënd te zi. Rri, po nuk te rrihet, Ndaj të vijnë mornica Vrapi yt po endet Poshtë nga Babica
Buzët te kënga, Ballin te Liria, Lule Selam Labi, Selam Salaria
Dhe gjoksin hapur Ballë ç'do furtune, Sharku si legjendë Telave lëkundet, Sharku si legjendë, lëkundet | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Mar 19, 2008 4:35 pm | |
| Busti i heroit te kombit te rene deshmor ne luften e Vlores,Zigur Lelos | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Mar 19, 2008 4:36 pm | |
| U F T A E V L O R Ë S 1920 N Ë P Ë R M J E T P E R S O NA Z H E V E VLORË 2006 LUFTA E VLORËS - GJËNDJA NË PRAG TË LUFTËS Në Baçardha, në 29 maj 1920, u mblodhën rrotull 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia pa marrë mendimin dhe aprovimin e popullit të Vlorës. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 Nëndor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bishtë të qënit, ata donin t’u përgjigjen edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin fshatarëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të fshatarit tonë. Ata i jepnin përgjigje edhe Konferencës së Paqesë që ia linte Vlorën Italis. Në Vlorë ishin përqëndruar rrotull 10000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë: 1] në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piaçentini. Komandant Divizioni-- Major General Emanuele Pulieze, ndimës i tij General De Luca. Pulieze kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit, kom i arditëve kolonel Messe. 2] Quotta 115- qëndër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim. 3]Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi 4] Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major. 5] Kalaja Tepelenë -qëndër enjë batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini 6] Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea. 7] Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli. 8] Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi. 9] Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vaporri “Loyd Triestino”. 10] Aviacioni në Ujin e Ftohët 11] Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët. Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italianë. Përball këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e të drejtës, të mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emroi një Komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajtë ”Komiteti Mbrojtja Komtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrushme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi antarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Durro Shaska-Kocul 5) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 6) Qazim Koculi- Kocul 7) Ali Beqiri- Velçë Murat Miftari-Tërbaç 9) Hamit Selmani-Dukat 10) Hysni Shehu-Sevaster 11)Myqerem Hamzarai-Kaninë 12) Sali Bedini-Armen . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun . Ahmet Lepenica - Lepenicë-- ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane¬, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emrua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942. Osman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptarë. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratisë jasht shtetit së bashku me vëllan e tij Galip Haxhiun. Qazim Koculi-Kocul--mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën Durro Shaska – Kocul - një nga themelusit e “Klubit Labëria” rrezikoi dënimin me Vdekje në 1908 nga turqit ne në Stamboll. Një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ismail Qemalit. Luftoi kundra andartëve grek në Tepelenë dhe trupave të Haxhi Qamilit në Lushnje. Një nga më të pasurit në Vlorë, që vuri në dispozicion të luftës djemt dhe pasurin. U zgjodh në Baçardha antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Djali i tij Sadik Shaska, mbështetës i monarkis përfaqsoi Vlorën në katër legjislatura në Parlamentin Shqiptar. Pas “çlirimit” familja pësoi persekutim të rënd. Vdiq në 1924 Myqerem Hamzarai-Kaninë--antari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzarait, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946. Qazim Kokoshi-Vlorë--Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas “çlirimi” u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës. Murat Miftari-Tërbaç--nënpunës, i aktivizuar në të gjitha lëvizjet kombtare. U zgjodh antar I ”Komitetit të Mbrojtjesë Kombtare”. Nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjat luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime. Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundra turqisë. Një nga njerzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandermarisë (pa rrogë) në qeverinë provizore të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombtare” Vdiq në 1927. Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942. Beqir Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathauzen. Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit” Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923. Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-Çl Azbi Cano - Mavrovë - Kur Ahmet Lepenica dha dorheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si Komandant I përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-Çlirimtare. Botuar në Gazetën “Vlora” 3 korrik 2006 SKEMA E LUFTËS SË VLORËS KOMISIONI Osman Haxiu - Vlorë Qazim Kokoshi - Vlorë Murat Miftari - Tërbaç Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Durro Shaska - Kocul Hysni Shehu - Sevaster Beqir Sulo Agalliu - Vlorë Myqerem Hamzarai - Kaninë Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velçë Azbi Çano - Mavrovë Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pasë 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0, 1)Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai(dha dorëheqjen pas 6 ditëve) - Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj-- Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-Çoban Nuredini, 2) Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami, 3) Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima, 4) Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim Çelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko, 5)Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë - Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi, Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishi n: Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Çeprat- Vesel Çeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit: Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai Kurveleshi- Kom. Riza Runa Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti Skrapari- Kom. Riza Kodheli Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni Peqini-Kom.Adem Gjinishi Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova erdhi edhe një çetë nga Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat ordinere të Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit. Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi. Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç) Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi ti sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brëndëshëm Ahmet Zogu ishin dy njerzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga antarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Përfaqsus i luftës pranë qeveris ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqsus në shtetin grek me qëndër në Korfus Hamza Isai. Himara kishte përfaqsus të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr Sezai Çomo, për mjekimet pëdoreshin mjekët italian të zënë rob dhe dy amerikan që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacit e Rexhep Hitos, Syrja Libohova, Fadil Kotoni, Nazif Halite dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robrit dhe Komandant i kampit të robërve ish vendosur Rexhep Suleimani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi, tekstin e pregatiti Avdul Kuçi, u dorzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkëthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarve dhe italianve. Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj. Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, miftiu Osman Muka etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve. Botuar në Gazetën “Vlora” 10 Korrik 2006 | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Mar 19, 2008 4:39 pm | |
| Vargje kushtuar kapedanit legjendar e te paharruar Sali Vranishtit apo si njihet ndryshe edhe me emrin Sali Murati.
“Mal i lartë dhe ti në male,
kur luftoje, hidhje valle…
………………..
Kush të bëri, ç’qe ajo nënë?
Shqiponja me krahë argjëndë. Koheve te fundit Agron Meta ka botuar romanin kushtuar kapedanit legjendar te titulluar "Kapedan Sali Vranishti" | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Sun Aug 03, 2008 3:55 am | |
| Ç’më tha Shaban Sinani?
Nga Duro Mustafai
Mund të ishte fundi i viteve 70-të, kur një
mëngjes, ai do të hynte i qetë, në godinën e “Zërit të Popullit”. Ishte një djalë trup shkurtër e me një fytyrë të imët. Sapo qe emëruar redaktor në gazetë e unë do të punoja për disa vite në një zyrë me të. Në fillim nuk do të na i mbushte mendjen, se na u duk “çunak”, i vogël, por paskish qenë si floriri, vërtetë i vogël, por i rrallë e me vlerë. Më vonë do të mësonim, se të gjitha vitet e studimeve, përfshi edhe universitetin, i kish përfunduar shkëlqyeshëm. Ky ishte Shaban Sinani. Shkencëtari i ardhshëm, njeriu aq i apasionuar pas letërsisë e historisë, që do të fitonte tituj e grada shkencore, si atë të Profesorit e të Doktorit dhe në vitet e ardhshme do të emërohej edhe Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit. Por zgjuarsia dhe thjeshtësia e kishin ndjekur gjatë gjithë jetës këtë njeri të ditur, që tashmë është një nga figurat tona më të shquara e më të njohura shkencore.
Ato ditë të ardhjes së tij në gazetë, kisha mësuar se qe nga Dibra, por një ditë tjetër do të mësoja edhe diçka tjetër, të papritur për mua… Nga tavolina, karshi meje, ku punonte, befas do të ngrinte kokën e do më pyeste: “Ti je nga fshati i Kapedanit, dhe unë nuk e dija…?” Në çast do të ngrihej nga vendi e do më përqafonte. “Kapedan Salinë, e kam njohur qysh në shkollën 7-vjeçare, kur na mësonin për Luftën e Vlorës… Dhe mua më është dukur, si ai lisi i rritur përmes tufaneve, që asnjë sopatë nuk mund ta rrëzojë dot për toke…” Desha t’i thosha diçka edhe unë, por ai do të vazhdonte. Përmendja e emrit të Kapedanit e kish frymëzuar, e tani po kuptoja tek shfaqej tek ai, jo vetëm pasioni i historianit, por edhe i poetit, “Shiko vëlla,- do më thoshte, kushedi sa herë i kam përsëritur ato vargje:
Kapedan Sali Vranishti,
Sa rroi i punoi gishti.
dhe në shkollën e mesme i kam përdorur në një hartim.
Ishte koha e trimave dhe gishti në këmbëzën e dyfekut, çante udhën për te liria. Pastaj do të përsëriste, “Si more, ti qenke nga fshati i Kapedanit dhe unë nuk e dija”. Dhe ju, shokë, nuk më keni thënë?... Atëherë m’u duk, sikur lavdia e Kapedanit, po shndriste si dritë edhe aty, në zyrën tonë ku punonim katër gazetarë, Sedat Braja nga Gjirokastra, Thimi Nika nga Berati, Shaban Sinani nga Dibra dhe unë vlonjati e “Vranishtioti i harruar”…
Për Kapedanin do të flisnin atë ditë edhe shokët e tjerë të zyrës dhe secili në bazë të përfytyrimeve të veta. Por të gjithë do të përmendin se Vranishti ka një hero, që na nderon të gjithëve. Në këto raste, kushdo që të ishte vranishtiot do t’i dukej se ai, Kapedani i kish dhënë një pjesë të lavdisë së vetë e doemos që do ta ndjente veten krenar. Kështu kish ndodhur edhe me mua… Do të kalonin vitet e Shaban Sinani do të mësonte se një ditë i kishin “rivrarë” Kapedanin, idhullin e tij dhe heroin e shqiptarëve. Kjo kish ndodhur pas viteve 90, kur kish nisur të ndërrohej sistemi shoqëror tek ne. Po me ndërrimin e sistemeve, a duheshin ndërruar edhe heronjtë me monumentet e tyre? A duhen “rivrarë të rënët” që derdhën gjak për Shqipërinë? Kjo kish ndodhur me heronjtë e Vigut, me Çerçiz Topullin, me Skënderbenë e me të tjerë. Kur dikush pati guximin t’i këpuste shpatën Skënderbeut, në përmendoren e tij, në mes të Tiranës, për atë thanë se ishte një “njeri i çmendur”. Po kjo çmenduri do të shfaqej edhe në Vranisht me bustin e Kapedanit. Dhe Shaban Sinani, në gazetën “Zëri i Kosovës”, do të shkruante: …”Në Vranisht të Vlorës do të flisja për monografinë e një autori vendas kushtuar kapedan Sali Vranishtit. Një figurë nga më interesantet: luftëtar i Rilindjes, i Pavarësisë, i Luftës së Vlorës, i Revolucionit të Qershorit. Ishte e befasishme për mua të konstatoja në mbarim të takimit kur kërkova të shkoj të vendos një tufë me lule pranë bustit të tij: Kapedan Sali Vranishtit ia kishin prerë kokën në bust dhe pastaj dikush ia kishte ngjitur prapë. Ç’po ndodh me përmendoret e popullit tim? “Mos u shqetëso”,- më tha me dashamirësi një plak vranishtiot, duke vënë re pezmatimin tim…” Dhe autori e mbyll shkrimin me një fjali të presidentit Klinton, në 50-vjetorin e fitores antifashiste: “Morali i çdo politike fillon me respektin për luftën, dhe kjo do të thotë me respektin për përmendoret”. Por përmendoret në Shqipëri e në Kosovë, në ato vite, po prisheshin e kjo na fyente të gjithëve. Mirëpo, kur po bisedonim një ditë për këtë ngjarje barbarie, dikush nga vranishtiotët më tha me gjysmë zëri, që të mos e dëgjonin të tjerët: “Jo, jo, ai që vuri dorë mbi të, nuk e pati me Kapedanin…” M’u desh ta ndërprisja, për konstatimin e tij të neveritshëm. Dhe e pyeta: “Me kë e pati? Me fshatin? Me të gjithë ne? Se kapedan Saliu, nuk i përket më as familjes e as fisit, se nuk luftoi për to… Ai na përket të gjithëve, se punoi e luftoi për të gjithë, edhe për Shqipërinë. Dhe na ka nderuar të gjithëve, prandaj duhet ta nderojmë…” Bashkëbiseduesi im nuk foli më dhe u largua… por nuk e di nëse mori me vete edhe turpin e atij njeriu të mbrapshtë që di të shajë e të mallkojë, pa ditur se godiste edhe mbi vetveten…?!
Dikur, një njeri i ditur, Shaban Sinani nga Dibra, do të më thoshte pa fshehur gëzimin: “Ti je nga fshati i Kapedanit, dhe unë s’e dija?...” Po ne vranishtiotët, si do t’i përgjigjeshim gëzimit të tij? Që lavdia e Kapedanit, paska shkuar gjerë në Dibër e në gjithë Shqipërinë dhe ne nuk e dimë?... Le të lexojmë vjershat e ngritura për të, le të dëgjojmë edhe këngët që ka kënduar populli, duhet të jenë ndonjëqind, në mos më shumë. Në to duket “lisi i rritur në suferina, që mijëra sëpata nuk mund ta presin e ta rrëzojnë në tokë”. Ky është Kapedan Sali Vranishti. Busti i tij, ngrihet lart, atje ku ka qenë edhe më parë, në vendlindje, i bukur e madhështor, ashtu siç ishte edhe jeta e këtij luftëtari të madh. Dhe aty buron edhe kënga e popullit, që s’vdes kurrë:
“Mal i lartë dhe ti në male,
kur luftoje, hidhje valle…
………………..
Kush të bëri, ç’qe ajo nënë?
Shqiponja me krahë argjëndë. | |
| | | cuni Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Age : 47 Vendi : Gjermani Registration date : 28/07/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Thu Aug 21, 2008 12:55 am | |
| HARRO MUSHKE VALARENE SE EDHE VLOREN E PRENE NJE REKTOR, NJE GJAPER GREKU SE NUK KA ME AVNI RUSTEME TE BREGU | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 Wed Aug 27, 2008 10:05 pm | |
| te lumte o cuni8 se me vend e the | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 | |
| |
| | | | Lufta antiimperialiste e Vlorës e vitit 1920 | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |