| Te huajt per ne | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Te huajt per ne Tue Mar 04, 2008 12:09 pm | |
| Ne nje almanak te botes, botuar ne Angli, besoj te vitit 1994, (neser ua them me saktesi), te cilin e kam blere ne nje librari ne Londer, jam shtangur kur lexova materialet per Shqiperine. Nder te tjera per kete Almanak, Shqiperia ishte 70% ortodoks, greket perbenin nje perqindje te larte te popullsise dhe gjuhet ne Shqiperi ishin shqip dhe greqisht. Si edhe jepnin nje perqindje te larte analfabetizmi.
U skandalizova dhe u nisa menjehere nje leter, te cilen do ta postoj neser ne kete teme. Ata me kthyen pergjigje duke me thene se do t'i kishin parasysh verejtjet e mia. Nuk e kam verifikuar se sa i kane ndryshuar gjerat per Shqiperine. Kush mundet te gjej nje almanak te pas vitit 1994 dhe ta shikoje.
Ju lutem jepni mendimin tuaj. | |
|
| |
Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Te huajt per ne Tue Mar 04, 2008 12:28 pm | |
| pershendetje!
Une kam pasur nje Almanac te v. 2005 dhe per Shqiperine shkruante shume sakte, ato statistika qe permendet ju nuk ishin te theksuara.
Mund te blesh nje Almanac te viteve te fundit ne kete adrese www.almanac.com
Ani | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te huajt per ne Tue Mar 04, 2008 12:52 pm | |
| Te huajt per ne..!!!
Dje lexova ne Gazeten Zëri i Dites ishte e pabesushme por e vertet sipas disa informacioneve te nje gazetari qe kishte mar nga nje Serbe se ne Shqipri jetoin 40 mij serbe sa eshte e vertet kjo.!? | |
|
| |
Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Te huajt per ne Tue Mar 04, 2008 1:06 pm | |
| - Beton shkruajti:
- Te huajt per ne..!!!
Dje lexova ne Gazeten Zëri i Dites ishte e pabesushme por e vertet sipas disa informacioneve te nje gazetari qe kishte mar nga nje Serbe se ne Shqipri jetoin 40 mij serbe sa eshte e vertet kjo.!? O beton, ti apo tallesh apo te duken thenije per diskutim keto? Bullgaria nxori para nje viti ne youtube.com se ne Shqiperi ka 200 000 bullgare, ndersa para nje viti po ky shtet sllav thoshte se ne Shqiperi ka pas 100 000 bullgare(budallallek), vllehet sipas dokumenteve ne Europe jane diku 400 000 vete, ndersa ata thone se ne Shqiperi jane diku 200 000 - 300 000 vete, mos harrojme dhe greket qe thone se jane 12 %. Tani ne me budallalleqet e ketyre do merremi? Keto jane deklarata per te emocionuar veten dhe per t'u kenaqur ndermjet veti pakicat. Gjithsesi neve si popull i "mire" qe jemi, duhet t'ia bejme qejfin ketyre nacionaliteteve qe tua kthejme: "popo aq jeni" . Kunder-argumenti: Ne Shqiperi te gjithe nacionalitetet kane nga nje parti te veten dhe gjate zgjedhjeve elektrorare dhe atyre vendore nuk fitojne asnje deputet te vetem as vllehet, as bullgaret(maqedonas, se dine edhe ata vet cka jane), as serbet(malazezet) ndersa greket mezi i fitojne dy deputete te cilet edhe keto i fitojne fale votave te shqiptareve "bujare". Ne Himare dihet pse fitoi greku, se PS dhe PD dolen me kandidatet e tyre perkates dhe jo te bashkuar. ps: Ne Tropoje ke pak serbe, ndersa ne Shkoder ke pak malezeze, keta jane aq pak sa duhet ti mbroje UNESKO-ja si specie ne humbje e siper. | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te huajt per ne Tue Mar 04, 2008 1:17 pm | |
| Ani kohen e kam te kufizuar por sa te gjej kohe te lire ma gjersishte do ta shkruaj ate qe dje lexova ne Gazet. | |
|
| |
tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Te huajt per ne Wed Mar 05, 2008 12:14 pm | |
| Miq, sic ju premtova po ju sjell letren qe i kam derguar redaksise se Almanakut te Botes botuar ne 1994 ne Angli. E perktheva ne shqip dhe lexoni me poshte:
Të dashur zotërinj,
Jam një shqiptar që qëlloi të blejë, në Londër, botime tuajat: Almanaku Botëror dhe Libri i Fakteve, 1994. Po ju shkruaj për disa pasaktësi në botimet tuaja.
Më pëlqejnë librat dhe sidomos almanacët sepse të japin njohuri të gjithanshme mbi popujt e botës. Libri juaj është I organizuar mire dhe gëlon nga faktet. Ajo që më detyroi t’ju shkruaja është një dyshim që më lindi në mendjen time lidhur me atë nëse ju e dini përkufizimin e fjalës “fakt”. Fakti është një e vërtetë besnike e realitetit, një dukuri, një ngjarje apo gjë që ekziston pavarësisht nga kushdo dhe pa asnjë ngjyrë interpretimi.
Gjëja e parë që bëra, natyrisht, ishte të shkoja e të lexoja se çfarë thoshte libri juaj për Shqipërinë. Çfarë faktesh ishin paraqitur aty. Nuk e di se në cilat burime jeni mbështetur për të nxjerrë fakte mbi Shqipërinë, por di që disa prej “fakteve” tuaja nuk janë fakte dhe do të doja që ju t’I korrigjonit ato në botimet e ardhshme. Përse ta shkatërrojmë kasollen për shkak se na mungon një fije kashte?
Po ju rendis faktet që mendoj se janë jo të vërteta:
Grupet etnike në Shqipëri: Grekët - 8%
Bëra disa llogaritja dhe kjo shifër del të jetë tre herë më e lartë. Shkova të lexoj faktet për Greqinë dhe nuk gjeta aty, tek “faktet” përqindjen e rreth 2,000,000 shqiptarëve që banojnë atje (rreth 20%). Do t’ju sugjeroja që të shfrytëzoni edhe burime shqiptare.
Gjuhët në Shqipëri: Greqishtja
Unë nuk e di se çfarë kriteri përdorni ju për të quajtur një gjuhë zyrtare, por mendoj se duhet të kishit bërë një listë të gjatë të gjuhëve që fliten në Angli, tek faktet për Anglinë.
Feja: Ortodoks Grek – 70%
Kjo ishte pika e fundit e ujit në gotë që më bindi se keni konsultuar burime greke (shumë e çuditshme të grumbullosh fakte për një vend nga vendet fqinjë). Shifra që jepni ju është për fenë muslimane. Ndoshta unë i keqinterpretoj këto lajthitje pene, por po të njihnit historinë e Shqipërisë lidhur me fqinjët tanë, ju do të binit dakord me mua.
Arsimimi: 72%
Nuk i di shifrat e sakta, por mendoj se kjo shifër është e ekzagjeruar. Ju mund ta verifikoni, për këtë do t’ju isha mirënjohës. Mos më thoni që edhe për këtë të dhënë keni shfrytëzuar fakte para 1944 ose nga burime fqinjësore. Faktet e tjera mbi Shqipërinë janë të përputhshme.
I juaji sinqerisht
Tom Sawyer | |
|
| |
Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Te huajt per ne Wed Mar 05, 2008 1:35 pm | |
| Pergezime Tomi!
Ke bere nje pune me shume se te merituar, te nevojshme. Por gjithsesi Almanac tani shkruan gati krejt te vertetat per shtetin Shqiptar.
Sot ne bote ka dy faqe zyrtare qe kane lexueshmerine me te larte, ajo eshte wikipedia dhe faqja e CIA-s. Pasi keta kane nje shikueshmeri te madhe duhet qe t'i ndjekim vazhdimisht per te mirren tone. | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te huajt per ne Wed Mar 05, 2008 3:51 pm | |
| Te lumt toms sojer, je i papar pa shaka. Ani.! Njashtu pajtohem me mendimin tuaj. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Te huajt per ne | |
| |
|
| |
| Te huajt per ne | |
|