Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A ekzistojne Mansonet?

Shko poshtë 
+4
E_Bukura
Lea_uk
Beton
Freddy
8 posters
AutoriMesazh
Freddy
Fillestar/e
Fillestar/e
Freddy


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 34
Registration date : 01/02/2008

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptySat Feb 02, 2008 5:16 pm

A ekzistojne Mansonet? Manson1a


Jane perhapur shume fjale ne bote se ekziston nje shoqeri e perbere nga njerezit me te shquar ne bote dhe keta jane te quajtur manson fengjisht qe ne shqip do te thote "ndertuesit".Kjo shoqeri eshte krijuar prej vitesh dhe drejton boten nga prapaskena.asnje se di se ku ekziston selia e tyre dhe ku mblidhen dhe sa here mblidhen keta individe?der tani vetem 2 shqipetar bejne pjese ne kete organizate.ekzistojne dyshime se kush eshte njeri prej tyre por ai nuk e pranon.gjithashtu thone se keta individe jane pregjegjesit kryesor per luftrat e ndryshme qe ka kaluar bota si per shembull luftrat boterore?Si mendoni a ekzistojne keta individe dhe cfare synojne te arrijne ata cili eshte plani i tyre?ata luajne rol pozitiv apo negativ ne bote?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptySat Feb 02, 2008 5:42 pm

Freddy, pergezime per temen. Nuk jam i sigurt nese e keni fjalen per ate qe po mendoj une! Fjalen "mansonet" nuk kam pasur raste ta ndegjoj apo lexoje ndonjeher, por mendoj se e keni fjalen pak a shume per ate qe po mendoj une. Mendoj se e keni fjalen per ate qe e tregon Nikola M. NIkolov, ne librin e tij "Komploti Botërorë". Une e kam lexuar kete liber dhe ketu shpjegohet ne menyre me te detajuar kjo qe kerkoni te dini ju. Tregon se qe kur eshte forumuar kjo "shoqeri", si eshte formuar nga kush, cilat kan qen qellimet dhe si eshte perhapur deri ne ditet e sotme. Me qe nuk jam i sigurt nese e keni fjalen per kete qe po mendoj une, ateher po i them disa fjale te ketij autori, i cili u drejtohet kesaj "shoqerie", ne fund te librit...

"Momentalisht ju jeni i vetmi qe qeverisni me boten dhe te vetmit ju jeni ne gjendje ta ndryshoni, keshtu qe, do ti impononi nje baraspesh dhe drejtesi me te madhe. Tregohuni me human dhe pastrohuni deri ne njefar shkalle prej mekateve te te pareve tuaj. E kaluara me leht harrohet nga e tashmja. Po qe se nuk ju intereson njeriu i rendomte, ateher mendoni per pasardhesit tuaj per nga gjaku. A thua, babai eshte ne gjendje tua premton femijeve te dashur marrin e vet, urretjen e vet dhe denimin e paevituheshem.
Jetoni nje jete te qete dhe ofroni njerezise paqe dhe lumturi."

Vazhdim te mire.
Premtimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptySat Feb 02, 2008 6:42 pm

Te pergezoj per temen Freddy gjithçka eshte e mundur dhe une personlishte besoj qe ekzistoin keta kam lexuar mbi veprat e Charles Mansonit kriminel i Shteteve te bashkuara te Amerikes famosi me i persosur qe ishte i mandatit te behej i njohur me vdekjet e ti qe bente ....
I nderuar Freddy keta persona kan ekzistuar edhe sote ekzistoin nga se u vran me milliona çifut mendon se nga vete çifutet,apo nga se u vran me miliona me (Shekuj)vite neve Shqiptarve mendon se vete u vram n'dremjet vetes, jo jo i nderuar gjithmon ka pature organizime qe ka,''mafia'' apo ''Mansonat'' apo ''Hells Angells'' etj etj ,jane gjithmon nje hap para Policis para Ushtris para Shtetit kete duet te dime dhe eshte shume e vertet qe ekzistoin.

Vazhdim te mire ju uroj ne kete teme.
Ndegjohemi ne Teme.

...by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyMon Feb 04, 2008 1:29 am

Premtimi ate liber nuk e kam lexuar kam lexuar disa nga veprat e ''familjeve manson'' shoqatave apo lagje si te themi me mire nese te thote ''diçka'' kenga (Hotel Californien) ndegjoje me vemendje kete kenge,ku do te kuptoish me shume ne verprat e tij,ende sote ekziston ky Hotel ne San Francisko ku ne keta (zona) para disa viteve zhvillohej me te madhe kjo familje (apo shoqat) ku Charles Manson ne veprat e tij mendonte se eshte nje revulucionar i ri qe e zavendsonte (Isus - Isain).


A ekzistojne Mansonet? Charles_manson

E jeta e tij qe mos te gabohem i kaloi me shume ne burge se se ne liri,(po edhe vdiq ne burg).
Por ate qe kure nuk e kam kuptuar qe kam lexuar se Nena e Mansonit nuk ishte fetare,ishte nje prostitut,u martu pas nje kohe,ne lindjen e (Charles Manson-it)shume kohe nuk ka patur Emer Ch . M.(pas disa viteve e ka mare kete emer)e si e gjithe kjo ishte e vertet te besoin ne veprat e tij te tjeret,po edhe sote eshte e mundur qe ka njerez qe besoin nje vepre te nje ''psikopat''.!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Lea_uk
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lea_uk


Female
Numri i postimeve : 136
Registration date : 17/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyWed Feb 06, 2008 2:36 am

Masonet jane struktur aristokrate, ndertues te njohurive te veqanta, kan egzistuar qysh nga kohrat antike e deri sote , jan ne udheheqesit qeveritare, relegjiose dhe ne komunitete aristokrate te pasura...
Jan siq thuhet turbulenca e kesaj Bote...hmm


Lea
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyWed Feb 06, 2008 3:48 pm

Hulumtuesi i pavarur britanik, David Icke, në librin e vet "Dhe e vërteta do të na lirojë", paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori, hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:

- Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;

- Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT të shkruara dhe elektronike;

- Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara;

- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (NAFTA etj.);
- Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës, politike botërore. Ndryshe në opinionin quhet si "Qeveria botërore në hije");

- Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;

- Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;

- Komisioni Trelateral (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Japonia nga Lindja);

- Tryeza e Rrumbullakët;

- (në vazhdim autori lë disa nivele të zbrazëta...)

- Më pas renditet organizata e fshehtë, "Masonët e përndritur");
- Kalorësit e MALTËS (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në radhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane);

- SKULL & BONES (Vëllazëri okultiste e më të përzgjedhurve);

- ILUMINATËT, ose "Të përndriturit" (po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);

- Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës).



Për me shumë ju keshilloj ta lexoni librin qe ka përmendur Premtimi, të autorit Nikola M. Nikolov me titull "Komloti Botëror", sepse janë te dhëna me shumë detaje, pra është autori i par i cili flet kaq hapur për "komitetin 300" dhe gjithcka rreth tyre, gjë qe nuk e kan bër askush dhe asnjëher me par.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyThu Feb 07, 2008 5:19 am

Tuesday, 05 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Simboli i masonerisë moderne, piramida e dyfishtë, në formë rombi, si dhe simboli tjetër i masonerisë moderne, piramida me syrin gjithëpamës në majë, tradhëton faktin se masoneria moderne spekulative është vazhdim vëllazërisë sekrete të Egjiptit të Lashtë, që ka ekzistuar së paku që nga koha e Amenhotep IV në shekullin XIX para Krishtit, por që gjasat janë që të ketë qenë shumë më e vjetër, që 28 shekuj para Krishtit.Që masoneria e sotme e ka prejardhjen nga Egjipti i Lashtë, kuptohet dhe nga miti fals që ka krijuar ajo sikur betimi masonik e ka prejardhjen nga sakrifikimi i Hiram Abif dhe ndëshkimi i vrasësve të tij. Masonët bëjnë një betim të ëprgjakshëm për të cilin thonë se e ka origjinën nga një histori bibilike e vrasjes së arkitektit të Tempullit të Mbretit Solomon, që quhej Hiram Abif, nga tre muratorë të armatosur nga vegla pune, që quheshin Jubela, Jubelo dhe Jubelum. Ata e vranë Hiram Abifin se ai nuk pranoi t’ u zbulonte sekretet e profesionit të vet. Sipas mitit masonik tre vrasësit u kapën dhe u penduan për krimin. Atëherë iu kërkua që të zgjidhnin vetë ndëshkimin e tyre. I pari zgjodhi që t’ i pritej fyti dhe t’ i shkulej gjuha, i dyti që t’ i çahej gjoksi dhe t’ i shkulej zemra, e cila do t’ u hidhej si ushqim zogjve ose kafshëve të egra, ndërsa i treti që t’ i digjeshin të brendshmet dhe hiri i tyre të shpërndahej gjithandej. Prandaj masonët pretendojnë se ata e bëjnë sot një betim të ngjashëm. Problemi është se në Bibël nuk thuhet asgjë për arkitektin Hiram Abif. Në Bibël tregohet vetëm për një Hiram që erdhi në Jerusalem pasi kishte mbaruar ndërtimi i tempullit të Solomonit. Dhe për vetë tempullin dihet se ishte prej druri dhe jo prej guri. Duket se masonët kanë projektuar në ndërtimin e tempullit të Solomonit një histori nga Egjipti antik, atë të faraonit egjiptian Senquenre Tao, që jetoi në shekullin XVI para Krishtit dhe që u vra se nuk pranoi të jepte dijet sekrete që zotëronte. Masoneria moderne ka vazhduar traditën e asaj të Egjiptit antik, me anë të një sistemi të transmetimit nga brezi në brez të dijeve ezoterike. Për masonët spekulativë të shekullit XVIII nuk ka ndonjë sekret përmbajtja e letrave të Al-Amarnas. Me këto simbole, masoneria moderne spekulative, e tradhëton veten si një konspiracion që vazhdon traditën okulte të ideimit dhe zbatimit të një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka. Kështu, institucionet e shoqërisë dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitë politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-të, mediat etj., janë pjesa e dukshme e “piramidës” së pushteteve në shoqëri, ndërsa ato në fakt kontrollohen nga një “piramidë” e padukshme pushteti, që i manipulon ato sipas konveniencave të një oligarkie sekrete, që vërtet nuk duket por që realisht ka syrin gjithëpamës” në majë të piramidës së dukshme të pushteteve në shoqëri. E gjithë kjo realizohet duke vënë masoneria njerëzit e Vëllazërisë konspirative në poste-kyçe në funksionet publike. Zeja kryesore e kësaj oligarkie sekrete është manipulimi i ngjarjeve në rang vendi dhe në rang botëror. Revolucioni Francez në shekullin XVIII është një deja vu e asaj që ndodhi në Egjipt në shekullin XIV para Krishtit, në kohën e Amenhotepit IV (Akhetaten). Pas Revolucionit francez qendron llozha e madhe masone e Francës e krijuar në 1731, 58 vite para revolucionit, Grand Orient de France. Veçanërisht e implikuar në përgatitjen e revolucionit ka qenë një llozhë masonike në orbitën e Grand Orient, që quhej “Les neuf soeurs”(“Nëntë motrat”). Para fillimit të revolucionit dhe në fillimet e tij, Mjeshtri i Madh i Grand Orient ka qenë një aristokrat shumë i lartë, Louis Philippe, Duka i Orleanit, kushëriri i mbretit Louis XVI. i cili pretendonte fronin mbretëror të Francës. Më vonë ky do të bëhej Mbreti Louis Philippes II dhe do të mbretëronte nga viti 1830 në 1848. Masonët e kishin bindur atë se që të bëhej mbret, ishte i nevojshëm një revolucion që do të rrëzonte Burbonët nga froni, dhe që do të godite kishën që ishte mbështetëse e Burbonëve. Ashtu si Amenoteph IV, 32 shekuj para tij, edhe Duka i Orleanit, e pranoi planin e masonëve, pa e kuptuar plotësiht se për çfarë qëllimesh donin ta përdornin. Kështu që ai dhe aristokratë të tjerë ndihmuan masonët që të organizonin revolucionin, që në fakt u krye sipas skenarit të një grushti shteti, pa pjesëmarrje masive të turmave, aq në Paris dhe jo më në pjesën tjetër të Francës që ishte thjesht spektatore e asaj që po ndodhte. Pasi u përmbys mbreti, oligarkia sekrete e revolucionit e harroi premtimin që i bëri Dukës së Orleanit dhe shpalli Republikën, në dukje të qytetarëve. Por në 28 korrik 1794, Robespieri, nga foltorja e Konventës (parlamentit) denoncoi faktin se Republika kishte rënë nën kontrollin e një oligarkie sekrete, masonerisë: “Unë nuk guxoj të them emra në këtë moment e vend. Unë nuk mund t’ i lejoj vetes të çjerr vellon që mbulon këtë mister të thellë të Antikitetit. Por unë mund të afirmoj që mes autorëve të këtij komploti janë agjentë të këtij sistemi korrupsioni e ekstravgance, më i fuqishmi i shpikur nga të huajt për të mposhtur republikën”. Pas këtij fjalimi, Robespieri, në dy të mëngjesit u arrestua, dhe ditën në vazhdim u çua në gijotinë. Kryeministri britanik i kohës, Ëilliam Pitt i Riu, duke parë atë që po ndodhte në Francë, si dhe atë që kishin bërë masonët në Amerikë, ku kishin ideuar dhe zbatuar planin e shkëputjes së kolonive amerikano-veriore nga Kurora Britanike, me anë të një rebelimi, në vitin 1799 bëri që parlamenti të miratojë «The unlawful societies Act», që ndalonte të gjitha shoqëritë që u kërkojnë anëtarëve të tyre të mbajnë një betim dhe një obligim të fshehtë, duke përfshirë dhe ato masonike. Pra, kryeministri Ëilliam Pitt, i cili do të ishte armiku më i pakompromis i Francës revolucionare dhe më pas napoleoniane, prakitikisht kishte një teori konspiracioni sipas së cilës masonët kishin konspiruar në Francë për përmbysjen e rendit politik dhe shoqëror në fuqi dhe se të njëjtën kishte rrezik ta bënin dhe në Britaninë e Madhe. Ligji i miratuar i jepte kësaj teorie konspiracioni. Por nën presionin e llozhave masonike, ato u përjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan që t’ u paraqesin autoriteteve një herë në vit listën e anëtarëve të tyre. Shumë kohë më vonë, në vitin 1967 ky detyrim u hoq. Në SHBA masoneria moderne u soll nga francezët, edhe pse atje u përhap kryesisht Riti Skocez i masonerisë, që është ende dominues. Riti Skocez që u përhap në SHBA në shekullin XVIII, në fakt u ideua në Paris, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XVIII, nga një forum mason i quajtur Këshilli i Perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit, si një rit me 25 shkallë hierarkie dhe sekreti. Ky do të quhej dhe Riti «Morin» se masoneria pariziane i dha licencën një masoni nga Bordo, tregtarit Estienne Morin, që ta përhapte këtë rit në Botërn e Re (dy Amerikat), duke e emëruar në 1761 Inspektor i Madh për Botën e Re. Ishte koha kur Franca dhe Britania e Madhe ishin rivale dhe armike, kështu që duket se masoneria franceze duhet ta ketë parë misionin e saj në Botën e Re, si një subversion në zotërimet koloniale të Kurorës Britanike. Si bashkëpunëtor i Morin ishte një holandez i natyralizuar në francez, Henry Andreë Francken. Francken shkoi në 1767 në New York, ku bëri zëvendës-inspektor të përgjithshëm një tregëtar çifut të quajtur Moses Michael Hays. ku dha një licencë masonike për hapjen e një llozhe në Albany, në zotërimet britanike. Me këtë rast u hap në Neë York llozha e parë masonike në zotërimet britanike në Amerikë, në Albany të Neë York. Heys do të bëhej përhapësi i masonerisë së Ritit Skocez në Amerikën Veriore, duke emëruar në 1781 tetë nën-inspektorë të përgjithshëm. Nga këta Issac De Costa, një çifut me origjinë portugeze do të bëhej themelues i masonerisë së Ritit Skocez në Karolinën e Jugut, Abraham Forst në Virginia, Joseph M. Myers në Meryland, Barend M. Spitzer në Georgia. Ndoshta është rastësi, por nga këto shtete ka dalë numri më i madh presidentësh të SHBA në dekadat në vazhdim. Do të ishte llozha masonike e Bostonit ajo që do të kishte një peshë të madhe në Revolucionin Amerikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyThu Feb 07, 2008 5:22 am

Ndoshta është rastësi, por nga këto shtete ka dalë numri më i madh presidentësh të SHBA në dekadat në vazhdim. Do të ishte llozha masonike e Bostonit ajo që do të kishte një peshë të madhe në Revolucionin Amerikan. Sot në SHBA dominon masoneria e Ritit Skocez, e cila është një zhvillim i Ritit Morin, duke evouluar nga një rit me 25 gradë, në një rit me 33 gradë. Në fakt, gradët në Ritin Skocez fillojnë nga e katërta, për të vazhduar deri tek e tridhejtëetreta. Riti Skocez quhet Appendant (i atashuar, i shtuar) dhe për t’ u anëtarësuar në të, dikush duhet të jetë anëtar i një llozhe masone. Riti Skocez, që mund të konsiderohet edhe si aristokracia e masonerisë anglosaksone, funksionon mbi parimin e tyre që mund të quhen superllozha. Për të hyrë në sistemin e hierarkisë të Ritit Skocez, nga grada e katërt tek e tridhjetëetreta, duket të jesh anëtar i një llozhe masone, dhe të kesh arritur gradën e tretë, atë të master mason (mjeshtrit mason). Vetëm pas kësaj mund të hysh në superllozhë, duke marrë gradën e katërt, që është më e ulta, dhe që quhet «Secret Master». Grada më e lartë, e tridhjetëetreta është ajo e Sovereign Grand Inspector General (Inspektorit të Madh të përgjithshëm Sovran). Menjëherë poshtë tij në gradën e tridhjetë e dytë është Sublime Prince of Royal Secret (Princi Sublim i Sekretit Mbretëror). Në gradën e tridhjetë e dytë është: General Inspector Inquisitor Commander (Komandanti hetues-Inspektor i përgjithshëm) Në masonerinë amerikane llozhat e njohin formalisht Ritin Skocez, ndërsa United Grand Lodge of England nuk e njeh, por nuk e ndalon pjesëmarrjen në të të anëtarëve të saj. Rrjeti i llozhave masonike të Ritit Skocez në SHBA drejtohet nga dy qendra të fuqishme: Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA). Sot në botë ka dy linja kryesore rivale të masonerisë së lirë, masoneria anglosaksone dhe ajo franceze, të cilat kontrollojnë llozha në vende të ndryshme të botës që janë në orbitën e tyre. Masoneria anglosaksone ka tre qendra kryesore të fuqishme, nga të cilat një është në Londër (United Grand lodge of England) dhe dy në SHBA, të cilat janë Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA). Ndërsa Grand Orient de France është organizata më e fuqishme masonike në Francë, dhe i përket grupit ateist të masonerisë ndërkombëtare, duke qenë dhe zemra e tij. Kjo organizatë është një rivale e përjetshme e masonerisë anglosaksone, me të cilën është armiqësuar që në vitin 1877, kur Grand Orient hoqi kriterin e besimit tek Zoti për pranimin e anëtarëve. Nga fjalët e Mjeshtrit të Madh të Grand Orient, Quillardet, që vizitoi Shqipërinë para disa kohësh, u mësua se sot kriter për t’ u pranuar në këtë organizatë masonike është ateizmi. Kjo u bë e qartë kur Quillardet, në intervistën që dha në emisionin «5 pyetje nga Babaramo», në Neës-24, kur u shpreh se masoneria është e nevojshme të ekzistojë për të garantuar laicizmin e shoqërisë, përkundër rrezikut të dominimit të klerikalizmit, paraqiti si një ndër rreziqet edhe shtimin e teorive antidarviniste. U mor vesh, frankomasoneria e Grand Orient e paska darvinizmin, pra ateizmin, princip të saj, pavarësisht se Guillardet deklaroi se në masoneri nuk ka doktrinë, dhe se ajo është një bashkim i mendjeve të lira. Por, del se është një bashkim i mendjeve që janë të lira të besojnë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni. Të gjitha organizimet shoqërore që kanë marrë si një nga premisat e tyre-bazë teorinë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni kanë përfunduar duke e majmunizuar njeriun. Komunizmi është prova më impresionuese për këtë gjë. Masoneria franceze e Grand Orient nuk mund të bëjë përjashtim. Ku qëndron e keqja e masonerisë sot? Në pamje të parë masoneria të le përshtypjen e një trilli të çuditshëm ku burrat bëjnë një lojë fëmijësh. Por e vërteta është se këtu ka një të keqe të madhe. E keqja e madhe e masonerisë është se ajo influencon në vendimmarrjen publike, në mënyrë konspirative. Një shtetar, politikan, deputet, gjykatës, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., që është mason do të veprojë në punën e tij publike, jo siç do t’ i thoshte ndërgjegjia e tij dhe interesi publik, por sipas urdhërave të masonerisë dhe në interes të anëtarëve të vëllazërisë sekrete. Urdhëri i vëllazërisë sekrete dhe është ligji më i lartë për masonin dhe prevalon mbi ligjin publik. Një funksionar publik i çdo rangu qoftë, që është mason, nuk e ka më vetëdijen dhe interesin e shërbyesit publik, por vetëdijen dhe interesin e shoqërisë sekrete. Ai është një konspirator që vepron jo më për të mirën publike, por për konsolidimin e pushtetit okult dhe të pasurisë së vëllazërisë dhe anëtarëve të saj. Siç tregova më lart, Riti Skocez me 33 shkallët e tij është një strukturë ezoterike e sofistikuar, që të ndriçon për një qendër konspiracioni për të krijuar një pushtet të gjithëfuqishëm okult në shoqëri. Simotra e saj franceze Grand Orient nuk është më ndryshe. Në kushtet e shoqërisë së sotme perëndimore, asgjë nuk e justifikon ekzistencën e një strukture të tillë si masoneria. Nëse masoneria kishte një justifikim në shoqëritë me kasta, ku ajo ishte një formë e organizuar disidence, si dhe një kundërbalancim i aristokracisë dhe kastës së klerikëve, që ishin të gjithëfuqishme, sot ajo nuk ka një justifikim. Sot masoneria është bërë ajo çka njerëzit e saj pretendojnë se ishin kleri dhe aristokracia, kur masoneria luftoi kundër tyre, pra kastë që ushtron një pushtet okult në shoqëri. Është shumë alarmuese që tek masoneria marrin pjesë njerëz që kanë poste të rëndësishme zyrtare në sistemin publik të institucionev, në shoqërinë civile, biznes, media etj. Në Itali, në 1982, policia zbuloi rastësisht dokumentet e llozhës masonike të Romës “Propaganda Due“ (P 2) ku kishte shumë deputetë, senatorë, ministra, gjykatës, prokurorë, funksionarë të lartë të shërbimeve sekrete, diplomatë, ushtarakë të lartë, funksionarë të lartë të policisë, afaristë, gazetarë etj. Kuptohet se bashkimi i njerëzve të fuqishëm nga këto fusha, në një shoqatë të fshehtë ishte në kuadrin e një konspiracioni për të krijuar një qendër pushteti okult, në dobi të konspiratorëve. Zbulimi kësaj llozhe është shpjeguar edhe me atë se ishte pjesë e rivalitetit mes linjave të ndryshme të masonerisë ndërkombëtare. E pra, deri atëherë italianët që besonin tek pushteti okult masonik, ishin vënë në lojë si paranojakë, maniakë të teorive të konspiracionit etj., por doli të ishte ndryshe. Paranojakë kishin qenë ata që nuk besonin në to. Masoneria është mafie e legalizuar. Ata që e shfajësojnë masonerinë me argumentin s endryshe nga mafia, ajo nuk e shkel ligjin, bëjnë sikur harrojnë se masoneria nuk ka nevojë ta shkelë ligjin se ajo qëndron mbi ligjin dhe e bën ligjin. Masoneria sigurisht që ka pasur një influencë të madhe në ngjarje të rëndësishme historike dhe kjo gjë thuhet jo vetëm nga ata që shpërfillen si teoricienë konspiracionesh. Në librin e një autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, ku thuhet se llozhat masonike patën një rol të madh në Revolucionin Xhonturk dhe në ngjarje të tjera në Imperinë Osmane dhe Turqi dhe dihet se xhonturqit krijuan një kastë që ushtronte një pushtet okult pas institucioneve zyrtare me anë të Komitetit, të ashtuquajtur, për Bashkim e Përparim. Ajo që i përgënjeshtron pretendimet e masonëve, se ata janë një shoqatë idealiste, e pafajshme, nëse doni snobësh, është betimi masonik që është i frikshëm dhe i përgjakshëm. Masonët betohen se nëse do të nxjerrin sekretet e Vëllazërisë, atyre le t’ u çahet gjoksi dhe do t’ u shkulet zemra, dhe do t’ u jepet si ushqim zogjve apo kafshëve të egra, se do t’ u shqyhen gjymtyrët, do t’ u digjen mushkëritë dhe do të shpërndahet hiri në ajër. Pretendimi i masonëve se këto kanë mbetur nga tradita nuk duket bindës. Përse janë dashur në të shkuarën këto betime kanibaleske dhe përse duhen ende sot, nëse është fjala për një shoqatë që pretendon të jetë një shkollë morale? Dhe të mendosh se në çdo shkallë të masonerisë bëhet një betim i ri, më i egër. Masoneria është një fe sekrete, që i shërben një kaste sekrete, si instrument sundimi okult në shoqëri. Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria përjashtojnë njëra tjetrën. Demokracia sa kohë ekziston masoneria nuk mund të jetë veçse demokraci masonike, ashtu si demokracia në kohën e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, që ishte eufemizmi komunist për despotizmin. Argumenti i masonëve se fakti që ata i ka luftuar fashizmi tregon se kanë qenë në dobi të lirisë nuk vlen, se fashizmi shikonte tek masoneria një qendër rivale pushteti despotik. Masonët kanë si strategji kryesore për të zhvlerësuar kritikat ndaj tyre, që t’ i etiketojnë kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me këtë ata e projektojnë tek kundërshtarët e tyre të keqen e vet, pra konspiracionin. Por a nuk është sekreti i shkallëzuar i masonëve, i ruajtur me betime makabre, premisë logjike për teori konspiracioni? Është absurde dhe skandaloze që një instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashëguar nga Antikiteti i thellë, të paraqitet sot si instrument në dobi të lirisë, demokracisë, së mirës dhe së drejtës. Karl Popper në librin e vet “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” (1945), shkruan: “Unë nuk dua të them që konspiracionet nuk ndodhin kurrë. Në të kundërt, ato janë fenomen social tipik”. Popper gjithashtu thotë: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar. Por fakti që të godet, i cili, pavarësisht ndodhjes së tyre, disaprovon teorinë e konspiracionit, është që pak nga këto konspiracione janë përfundimisht të sukseshme. Konspiratorët rrallë e konsumojnë konspiracionin». Shumë e drejtë! Prandaj ky libër nuk përkthehet në Shqipëri, edhe pse ai i ka dhënë emrin kolanës së botimeve të fondacionit në Shqipëri, “Libra për një shoqëri të hapur” të Piro Mishës, se Fondacioni “Soros” që i financon këto botime, është një strukturë në orbitën e masonerisë. Popper e ka fjalën për rastet që i konvenojnë atij, por kjo që thotë ai mund të shihet dhe me vlerën e një postulati universal. Duke ndjekur logjikën e Popper mund të thuhet se teoritë e konspiracionit, përveç kur konspiratorët vetëzbulohen pas suksesit të plotë, kur e gjykojnë të arsyeshme, ose rastit kur del një i penduar nga rradhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion, vërtetohen me prova të tërthorta. Kjo vlen dhe për masonerinë. Masoneria është e ngjashme me “Vëllain e Madh” në “1984” të George Orwell, pra është një qendër pushteti despotik okult.

Marre nga Sot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptySun Feb 10, 2008 5:23 pm

Kush ne te vertete ishte, ADAM VAJSHOPI?!


Puna e dorës mund të kontrollohet me anë të dorës, kurse puna shpirtërore është sikurse zjarri dhe vërshimi të cilët pothuajse nuk kontrollohen. Ata përhapen nga vetvetiu.


Adam Vajshopi u lind më 6 shkurt të vitit 1748 në Gjermani. Qysh në moshën e re bëhet profesor i të drejtës zakonore në Universitetin e Ingëlshtatit. Para kësaj ai ka qenë prift në radhët e jezuitëve - i ashtuquajtur „Gestapo i Kishës rimokatolike”. Më 1 maj të vitit 1776 ai themeloi një lëvizje të veçantë të fshehur republikane të quajtur „Iluminatët”, emër shumë i vjetër mistik që iu është dhënë shkollave dhe grupeve që kanë mësuar misticizmin babilonas. Në Iluminatët inkuadrohen njerëz të cilët mundohen të depërtojnë në ndjenjat e pazbuluara njerëzore dhe t’i zbulojnë cilësitë e tyre shpirtërore ose të dukshmet, të ashtuquajturin „Syrin e tretë”. Kanë ekzistuar shumë sekte në vende të ndryshme me emrin Iluminatët, por asnjëra nuk ka lozur rolin e lëvizjes që themeloi Vajshopi prej Bavarie.


Kjo organizatë është themeluar sipas rregullave dhe parimeve jezuite me një disciplinë të brendshme shumë të ashpër dhe me një vështrim të ndërsjellë. Pas vitit 1778 anëtarët e saj arrijnë t’i nënshtrojnë lozhat masone, të cilat fillojnë ta realozojnë në përpikshmëri politikën e tyre. Të gjitha pozitat komanduese në lozha i zënë njerëzit e Vajshopit.


Qëllimi kryesor dhe i fundit i iluminizmit është revolucioni botëror të cilin synojnë ta bëjnë me ndërmjetësimin e shumë udhëheqësve shtetëror, me pionët e tyre të cilët verbërisht i kryejnë urdhërat e tyre.
Principet okulte dhe satanike që përbëjnë thelbin e mësimit të tyre i ndërrojnë qëllimet dhe mendjen e atyre që hyjnë në radhët e tyre. Nisma e këtij mësimi satanik buron prej agnosticizmit, kështu që një ndër udhëheqësit e parë të tij ka qenë hebraiku shumë i njohur Simon Magusi, në shekullin e parë të erës sonë.


Iluminizmi është përhapur në Itali, Spanjë, Suedi dhe në një pjesë të madhe të botës, kurse në SHBA - shumë më shpejt, që sot të zë ndoshta vendin më prioritar.Kjo doktrinë e ka shfrytëzuar spiritizmin agnostik për të depërtuar deri te ligjet natyrore. Ithtarët e saj pohojnë se janë në gjendje me anë të rrugës mistike të arrijnë deri te të gjitha fshehtësitë e natyrës, si dhe deri te energjia dhe pushteti që del prej tyre.


Vajshopi falë inteligjencës së tij dhe këmbëngulësissë jezuite ka arritur që t’i përgjithësojë dhe përpunojë këta doktrina të vjetra dhe të krijojë një doktrinë satanike për pushtimin e botës të cilën e quajti Iluminatët. Ndikimi i gjenit të tij ndjellakeq, që të vrasë miliona njerëz, ndihet bile edhe sot e kësaj dite. Vetë Vajshopi bëhet i njohur në mesin e të gjithëve me emrin Iluminatët.
Prej momentit kur Iluminatët i marrin tërësisht lozhat masone, ata bëhen fuqi sunduese dhe fillojnë që t’i realizojnë planet e errëta vajshopiane për zhdukjen e krishtërizmit dhe likuidimin e qeverive shtetërore. Kush nuk ishte me ta ishte kundër tyre. Ata kanë shfrytëzuar kemikalie dhe helme që deri atëherë nuk ka ditur askush për ta. Me ta janë likuiduar personalitetet e papërshtatshëm. Kjo i bëhet e qartë qeverisë bavarite kur gjatë një kontrollimit të paprtitur të lozhës masone bavarite në gusht të vitit 1785 ia konfiskoi të gjitha ato kemikalie që ishin pronë e Organizatës.
Sipas historianes së njohur Nesta Bebsterit të gjitha formulat që ka shfrytëzuar Vajshopi e kanë prejardhjen prej burimeve religjioze persiane dhe egjiptase dhe shërbejnë vetëm për qëllime materiale dhe për rrënimin e shoqërisë ekzistuese.


Vajshopi për t’i zënë të gjitha lozhat masone ka paramenduar një sistem të fshehur me anë të të cilit të gjithë njerëzit e tij shumë shpejt arrijnë në pozitat më të larta dhe e marrin qeverinë dhe udhëheqjen e lozhave. Mijëra lozha të tilla themelohen në mbarë botën dhe nën komandën e Vajshopit, minojnë çdo qeveri që i pengon „bos”-it kryesor, Rothshildit, i cili qëndron i fshehur pas gjithë kësaj.


Sipas profesor Robizonit, programi i Vajshopit është siç vijon:
Shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse.
Heqja e trashëgimisë.
Zhdukja e pronës private.
Zhdukja e patriotizmit.
Zhdukja e familjes.
Heqja e religjionit.
Krijimi i një Qeverie botërore.


Mirëpo, për t’u realizuar të gjitha këto shtatë pika, do të thotë, bota të dridhet dhe të rrënohet.Siç përmenda më lartë, Vajshopi është edukuar në një rend jezuit dhe ka pranuar barbarinë dhe ashpërsinë e asaj organizate.
Jezuitët kanë qenë avangardë dhe ushtri e Kishës romake. Rendi i tyre është themeluar në vitin 1541 prej Ignacius Lojolit. Një vit më parë papa Pavle III i ka pranuar për „Regimini Militantis Ecclesiae”. Lojoli u bë gjenerali i parë i këtij rendi. Historia e kësaj „Organizate krishtere” është shkruar me shumë gjak protestantësh. Shtabi kryesor i jezuitëve ka qenë Vatikani, kështu që papa i ka shfrytëzuar për misione speciale. Me kërkesë të shumë shteteve në vitin 1773 papa e shpërndau organizatën, por së shpejti pas kësaj u themelua sërish. Bile edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shkolla dhe kolegje të shumta të jezuitëve. Ato janë të njohura me ruajtjen e përpiktë të doktrinës së vet dhe me misticizmin e vet. Ato janë të ashtuquajtur „Internacionale e zezë”.
Betimi i jezuitëve, kur hyjnë në rendin e tyre është siç vijon: „Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet që më lidhin me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem ose shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferë tjetër. Betohem se do t’ia shpalojë kryeshefit tim të gjithë atë që bëj, mendoj, lexoj, mësoj dhe shikoj rreth vetes”.


Intrigat dhe emrin e keq, që janë karakteristikë për këtë rend katolik, i njeh shumë mirë e tërë bota. Mirëpo, ajo për çka gjithmonë do të mbajnë përgjegjësi janë kolegjet bartolomejane, kur më 24 gusht të vitit 1572 vrasin në një mënyrë të veçantë tinzake dhe barbare më se 100 mijë hugjenotë (protestantë).


Mashtrimet dhe qëllimet e Vajshopit dalin në shesh edhe prej një letreje dërguar bashkëpjesëmarrësit dhe bashkëmendimtarit të tij të afërt. „Ne duhet të mendojmë se si të fillojmë të punojmë në ndonjë mënyrë tjetër. Me rëndësi është vetëm të arrihet qëllimi, nuk është me rëndësi se me çfarë preteksti do të kryhet. Përherë është e nevojshme të kihet një mbulesë. Ne duhet të fshihemi nën emrin e një organizate. Lozhat të cilat janë në dorë të frankmasonerisë momentalisht janë tunikë më e përshtatshme për qëllimin tonë të lartë, sepse bota tashmë i njehë dhe nuk pret prej tyre ndonjë gjë të madhe çka meriton t’i kushtohet vëmendje. Ne duhet të mbështillemi në një errësirë të patejdukshme dhe të mos lejojmë të depërtojnë kurrfarë spiunë ose të deleguar prej organizatave tjera”.


Në letrën tjetër të Vajshopit e hasim pranimin e tij që vijon: „Pozita ime kërkon që unë të qëndroj i fshehur prej shumë anëtarëve përderisa të jem gjallë. Jam i obliguar që çdo gjë ta realizoj me ndërmjetësimin e pesë-gjashtë vetëve. Kjo do të tregojë se sa lehtë do të jetë që një krye e mençur të dirigjojë me qindra mijëra njerëz”. Në një letër tjetër ai shkruan: „Unë kam dy vetë menjëherë pas meje të cilët i frymëzoj me frymëzimin tim, me dëshirën time, dhe secili prej tyre ka po ashtu dy të tjerë dhe kështu me radhë - në këtë mënyrë më së miri jepen urdhërat dhe operohet politikisht”. Kjo organizatë perverze është shërbyer me forma të këtilla të veprimit dhe të sjelljes që Rothshildët të mund t’i realizojnë planet e tyre për shkatërrimin e botës me anë të revolucioneve.


Eksplodimi i parë është revolucioni francez në vitin 1789 dhe pastaj të gjitha revolucionet që vijojnë prej atëherë e dëri më sot. Planet e paramenduara mirë dhe veprimet e fshehura të kësaj organizate konspirative janë zbuluar bile pas efektit të dukshëm: rebelimi, revolucioni, lufta, uria artificiale, kataklizmat ekonomike e bujqësore.


Rrugën e Vajshopit dhe të lëvizjes së tij Iluminatët e vazhdoi trioja: Karl Marks, Fridrih Engels dhe Lasal. Ata e përpunuan fasadën e kësaj doktrine duke i ruajtur idetë e saj thelbësore. Duke e vënë theksin në parimet altruiste, ata e ruajtën anën revolucionare të doktrinës. Ende më interesant është se ata tre u pranuan liderë të socializmit dhe komunizmit, kurrë nuk kanë qenë punëtorë ose të shpërblyer për „drejtësinë” për të cilën në mënyrë aq të flaktë kanë luftuar. Marksi ka qenë një njeri përtac pa kurrfarë morali. Lasali ka trashëguar pasuri të madhe dhe kurrë në jetë nuk ka punuar gjë. Engelsi, fabrikant shumë i pasur i pambukut, ka shfrytëzuar punën e fëmijëve të cilëve iu ka paguar mëditje të pavlefshme.


Marksi, emri i vërtetë i të cilit është Mordohaj, e ndërron emrin njësoj sikur Vajshopi, kurse shembullin e tij e vazhdojnë edhe udhëheqësit e tjerë të Revolucionit bolshevik. Marksi e ka prejardhjen prej një familjeje rabine. Sipas shumicës së historianëve ai ka pasur karakter të keq - keqbërës, jotolerant, i zemëruar dhe i padurueshëm. Punimet e tij nuk kanë mbështetje në kurrfarë baze shkencore. Të gjitha janë nën dominimin e emocioneve të tij. Mirëpo, një gjë është e vërtetë: ai ka qenë ithtar shumë i mirë i Adam Vajshopit dhe padyshim ka ndihmuar Revolucionin bolshevik, i cili është kopie e plotë e atij francez.


Vajshopi e ndërroi emrin e tij në Spartak. Ngjashëm me të, komunistët e parë në Evropë u quajtën spartakasë dhe më vonë e ndërruan emrin, kur e quajtën veten komunistë. Ndikimi i Iluminatëve në Evropë dhe në SHBA ka qenë shumë i madh. Kjo është mbartë në gjeneratat e ardhshme edhe deri në ditët e sodit, përmes shkencave më të vjetra të fshehura siç është astrologjia, okultizmi, kabalizmi, nomerologjia etj. Shumë amerikanë të njohur kanë qenë, gjithashtu, të inkuadruar në të. Në vitin 1913 Rezerva federale amerikane e vë në amblemin e banknaotës prej një dolari piramidën egjiptiane me syrin e Luciferit që i sheh të gjitha.


Veprimtarinë nëntokësore një kohë e kanë kryer Iluminatët dhe lozhat masone që iu janë nënshtruar atyre, e sot e kryejnë më se 1.200-1.300 organizata të ndryshme të shpërndara në tërë botën.
Nën parullën për „paqe botërore” këta konspiratorë kanë për qëllim të zhdukin gjysmën e popullatës në Tokë me anë të bombës atomike, për menjanimin e së cilës aq ngrohtë bisedojnë. Ndërkaq, ato bëjnë presion të madh për ngrirjen dhe zhdukjen e armëve nukleare. Por qëllimi i tyre është që çdo gjë të kalojë nën kontrollin e OKB - organizatë e cila është selia e vërtetë e Iluminatëve.


Ashtu siç posedonte më parë Vajshopi shkolla speciale të krijuara me qëllim që në ta të mësohet internacionalizmi, sot ithtarët e tij, gjithashtu i përmbanë ato universitetet ku nuk mund të hyjë çdokush. Pse në Holivud hasim më shumë komunistë? Për shkak se të gjitha kompanitë filmike janë pronë e bankierëve ndërkombëtarë, kurse artistët filmikë janë pionë të tyre.
Pse pjesa dërmuese e personelit të Ei Bi Si, Si Bi Es dhe En Bi Si janë anëtarë të Komisionit Trilateral dhe të Komitetit për lidhje me botën e jashtme? Për shkak se pronarë të këtyre kompanive janë të njëjtit konspiratorë - bankierët të cilët e kontrollojnë Bashkimin Sovjetik dhe të gjitha shtetet komuniste.


Mjetet dhe instrumentet e lëvizjes ressioni për revolucione dhe luftëra faktikisht u formuan këtu, në SHBA, dhe kurrë nuk kanë qenë kaq aktive sikur tash.


Lidhja ndërmjet Rothshildit dhe SHBA-ve bëhej me ndërmjetësimin e partnerit të tij prej Frankfurti – Jakob Shifit, i cili ka pasur një lidhje mjaft të shëndoshë jo vetëm financiarisht por edhe familjarisht me Pavel Vartburgun, Feliks Vartburgun dhe Rokfelerin, kështu që formohet ressionie e madhe bankare ressioni.


Iluminatët depërtojnë jo vetëm në rrethet bankare por edhe në ato politike dhe ushtarake të SHBA-ve. Ata kanë njerëzit e vet në Kongres, Senat, në mesin e personaliteteve ushtarake, në CIA, bile edhe në mesin e kryetarëve. ressi është njëri prej tyre, si dhe Franklin Ruzvelti. Në 14 pikat e dëgjuara të Vilsonit fshihen qëllimet sekrete të konspiratorëve – të gjithë popujt të japin dorheqje nga pavarësia e tyre.


Adam Vajshopi është njëri ndër ekzekutorët më gjenialë të qëllimeve të errëta të Rothshildit. Në Paris para 200 vjetësh ai solli mijëra xhelatë prej vendeve të ndryshme, të cilëve për çdo ditë u është paguar çdo pjesëmarrje e tyre. Për këtë janë harxhuar mjete të mëdha, gjë që vetëm Rothshildët kanë mund t’i mbulojnë këta harxhime. Sot jetojmë në një stadium tjetër të zhvillimit dhe konceptimit. Populli duhet patjetër të manipulohet në një mënyrë krejtësisht tjetër – me dorëza kadifeje. Shkollat, kolegjet, universitetet, institutet shkencore dhe shumë ressionie religjioze përbëjnë Iluminatët e sotshëm, të cilët njësoj si më parë kanë përkrahje morale dhe materiale prej megabankave.


Vajshopi ka vdekur kahmoti, por idetë dhe modelet e tij shfrytëzohen edhe sot prej trashëgimtarëve të Rothshildit, të cilët njësoj sikur Vajshopi janë fshehur pas shumë bankierëve, skolastikëve dhe administratorve shtetëror. Ai ka vdekur në moshën 82-vjeçare dhe deri në ditën e fundit të jetës së tij, shumë vjet pas revolucionit francez, ka vazhduar ta udhëheqë veprimtarinë kriminale të zotërinjve të tij financiarë, të cilët i kanë përmbajtur me mjete jashtëzakonisht të mëdha materiale komplotet brutale të organizatës së tij.
Njëri nga shkaqet kryesore që njerëzit e pranojnë idenë e kësaj ressionie ka qenë ressioni fanatik i Kishës rimokatolike ndaj popullit, e cila e ndau popullin në dy fraksione të cilat luftojnë për pushtet. Ashpërsia e Kishës katolike i hidhëroi njerëzit dhe lehtë i bëri ithtarë të armikut e që në rastin konkret fjala është për Iluminatët.

Vazhdon...


Edituar për herë të fundit nga në Mon Feb 11, 2008 2:35 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyMon Feb 11, 2008 10:59 am

Freddy, na sill edhe tema te tjera interesante si kjo. Me kerkoje mendim per kete teme, por fatkeqesisht nuk kam informacion per kete gje. Nuk me ka interesuar ndonjehere. Sidoqofte lexova me vemendje Petritkolen dhe te tjere dhe besoj se informacioni eshte i plote dhe i hollesishem.

A e besoj une masonrine? E besoj. Ne thelb te cfaredolloj organizate, ne emer te zotit apo jo zotit, fjala eshte per supremaci hierarkie. Te shohim, Freddy!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyMon Feb 11, 2008 2:31 pm

DINASTIA ROKFELER


“Që kur të hyni njëherë në botën e Rokfelerëve dhe kur të mësoni diç për të, do të kuptoni se ka edhe shumë gjësende që nuk dini”. Mezvinski


“Ne do të kemi drejtori botërore pavarësisht se a e doni ju atë apo jo - përmes pushtimit ose pajtimit”. Përgjegjja e Xhejms Vartburgut - anëtar i Komitetit për lidhje me botën e jashtme pranë Komisionit të Senatit për çështje të jashtme.


Prej para 130 vjetësh e këndej familja Rokfeler, e cila kaloi nëpër shumë peripeti dhe biznese të ndryshme, me mallra dhe pasuri iu imponua, jo vetëm SHBA-ve, por edhe tërë botës. Luftoi me shumë rivalë dhe konkurrentë të cilët i bleu ose i likuidoi që sot të bëhet sundues botëror i naftës dhe i bankave në partneritet me Rothshildin dhe të tjerët. Askush nuk është në gjendje që t’i përcaktojë pasuritë e saj, si dhe të ardhurat e saj.
Firma e vajgurit „Ekson”, e cila i takon familjes Rokfeler, është më e madhja në botë, ndërkaq ajo nuk është profesion kryesor i Rokfelerëve. Ndër bankat e shumta që posedojnë, më të njohura janë Siti Bank dhe اejz Menheth Bank, e cila sipas kërkesave zë vendin e tretë në botë, e sipas ndikimit zë vendin e parë. Banka më e madhe në botë është Bank of Amerika, me seli në Kaliforni dhe është pronë e dinastisë Rothshild. Të dy bankat janë shumë të afërta njëra me tjetrën dhe të lidhura ngusht me anë të projektit për qeverisje botërore.


Çejz Menheth Bank e ka prejardhjen prej bashkimit të Çejz Bank - pronë e Rokfelerit me Menheth Bank - pronë e Kunit dhe Lobit, të cilët gjeneratë pas gjenerate lidhen financiarisht dhe me anë të lidhjes fisnore me Rothshildin. Momentalisht اejz Menheth Bank ka më se 60 mijë banka - filiala në botë, bile edhe në Bashkimin Sovjetik (në Moskë).


اejz Menheth Bank i ngjanë një shteti të pavarur dhe të fuqishëm, i cili mallra dhe pasuri ka më shumë se shumë shtete tjera të botës. Dejvid Rokfeleri ka pasur takime me shumë më shumë shefa të shteteve se cilido qoftë shef ose udhëheqës shtetëror në botë. Ai ka biseduar edhe me udhëheqësit e Kinës, të Bashkimit Sovjetik dhe të shteteve tjera që deri paradokohësh kanë qenë vende socialiste. Të gjitha bankat e Rokfelerve financojnë dhe janë të lidhura ngusht me më se 50 kompani më të mëdha të sigurimit në botë, punojnë me avoaret e tyre. Kontrollojnë shumë linja ajrore dhe korporatat e mëdha, si: IBM, Mobil, Teksako, Boing, Kseroks, kompaninë jashtëzakonisht të madhe telefonike Ei Ti and Ti dhe shumë të tjera. I kontrollojnë pothuajse të gjitha shtetet në botë pavarësisht nga përcaktimet e tyre ideologjike - shtetet kapitaliste dhe socialiste. Shumë më lehtë për ta është t’i kontrollojnë vendet socialiste, ku duhet patjetër ta vënë nën kontroll vetëm një njeri - diktatorin, kurse në botën kapitaliste njerëzit që përbëjnë shtresën e mesme ende janë të pavarur dhe të panënshtruar.


Themeluesi i dinastisë, Xhon D. Rokfeler, ka qenë njeriu më i urrejtur në Amerikë. Pesë djemtë e tij nga gjenerata e re nxorën mësim prej disa gabimeve të babait të tyre. Duke i zbatuar të gjitha maniret e tij të vjetra eksploatuese, ata bënë orvatje që ta prezentojnë emrin e familjes në një dritë tjetër më të përshtatshme dhe këtë e arritën deri në njëfarë shkalle me anë të formimit të një numri të madh të fondacioneve të ndryshme. Fondacioni i parë u formua në vitin 1901 me emrin „Instituti i Rokfelerit për hulumtime medicinale”. Ndërkaq emri i këtij instituti mishëronte humanitetin, i cili, në realitet, kishte krejtësisht qëllim tjetër dhe të dyfishtë: i paramendonte vitaminet që shfrytëzoheshin për preventivë nga çfarëdo sëmundje të cilat shumë shpejt iu imponuan tregut dhe për prodhimin e të cilave Rokfeleri investoi mjete të mëdha.


Me anë të formimit të një numri të madh fondacionesh Rokfeleri në një mënyrë perfide i bënte bisht pagesës së tatimit në të ardhurat e përgjithshme në SHBA, i cili ishte i obligueshëm për secilin amerikan dhe në të cilin mbështetej shteti. Në SHBA fondacionet ishin të liruara prej tatimit, sepse paramendohej se ata ishin formuar për qëllime humane dhe bamirëse: për hulumtime medicinale, për të ndihmuar institutet shkencore, për të ndihmuar studentë amerikanë e ndërkombëtarë dhe për fusha të ndryshme që do të kishin nevojë për ndihmë private.


Ata e shfrytëzonin mjeshtrinë ligjore vijuese - gjysmën e të ardhurave personale e futnin në fondacion - dhe në këtë mënyrë liroheshin nga tatimi. Me gjysmën tjetër mbanin shumë kolegje dhe institute, të cilëve ua impononin ideologjinë e tyre dhe i mbanin nën kontroll. Prej disa gjeneratave tashmë kishin krijuar kuadrot e veta. Të gjithë ata të cilët e kishin mbaruar Universitetin e Harvardit ndodheshin në pozitat më të larta të administratës.
Fotgrafia është e qartë. Prej atëherë kur Rokfelerët i mbanin në kontroll bankat, naftën, kompanitë më të mëdha prodhuese, kompanitë e sigurimit, sistemin arsimor, mjekësinë dhe më me rëndësi - administratën, ata qeverisnin jo vetëm me SHBA-të, por edhe me tërë botën.
Sado që të tingëllojë çuditshëm, fondacionet e Rokfelerit financonin personalitete dhe organizata që kishin për qëllim propagimin dhe realizimin e ideologjisë komuniste nëpër shkolla. Ata publikonin dhe financonin shumicën e teksteve shkollore të cilat me asgjë nuk dallonin prej atyre në shtetet socialiste.


Ata bile nuk e harruan edhe religjionin i cili luan rol të rëndësishëm në formimin e opinionit publik. Para shumë kohësh ata formuan shkollë speciale për priftërinj në Nju-Jork, e cila ishte njëra ndër shkollat më të njohura dhe më me ndikim. Të gjithë edukatorët e kësaj shkolle tashmë nuk ishin propagandistë të krishtërizmit, por të socializmit. Ja, pra, pse shumica e priftërinjve, pastorale dhe kisha në Amerikë, bile edhe në tërë botën, nuk ishin asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje të mëdha financiare të cilat përmbaheshin dhe mbështeteshin në naivitetin e shumë njerëzve të mirë.
Vite me radhë unë e kam shtruar pyetjen të cilën jam i bindur se do ta shtroni edhe ju duke e lexuar këtë libër. Pse Rokfelerët, kapitalistët më të mëdhenj në botë, harxhojnë miliarda dollarë dhe financojnë armiqtë e vet - socialistët? Pothuajse të gjitha dhuratat në madhësi të qindra milionëve që Rokfelerët i kanë dhënë dhe i japin janë për ta ashpërsuar dhe ndihmuar socializmin. Kundërshtarët e konkurrencës, ata do të duhej të jenë kundërshtarë të nisiativës private, e cila do t’i pengojë.



Ata e drejtojnë qeverisjen e disa shteteve vetëm për t’i realizuar interesat e tyre vetanake. Rruga më e lehtë për ta mënjanuar konkurrencën, për ta kontrolluar tregtinë, bankat, resurset natyrore dhe pothuajse mbi të gjitha, është ta shfrytëzosh fuqinë e pushtetit. Kurse për t’i kontrolluar monopolet botërore duhet të vëshë një pushtet botëror, ky edhe është qëllimi i tyre final.
اelësi i tërë organizatës së tyre është Komiteti për bashkëpunim me botën e jashtme, truri dhe kompjuteri i oktopodit, me kryetarin Dejvid Rokfeler.
Qëllimi kryesor i kësaj qeverie botërore, e kontrolluar nga Rothshildi, Rokfeleri dhe nga disa magnatë tjerë, është që t’i vë plotësisht nën kontroll të gjitha shtetet në botë. Kohëve të fundit gjithë e më tepër po qarkullon fraza: „renditje e re botërore”. Për të njëjtën gjë ka folur Hitleri, Musolini dhe japonezët. Kjo nuk është gjë e re. Kjo është një ide e vjetër e patriarkut Rothshild, Novus Ordo Seclorum, e menduar dhe e lëshuar në veprim prej agjenturës së tij Iluminatët. Kjo ide u bë aq e njohur sa që hasej bile edhe në banknotë nën moton e sipërme, e futur prej atyre që sundonin dhe i shtypnin paratë.


Një „renditje e re botërore” kësisoji ka për qëllim kontrollin ndërkombëtar të armatës, armatimit, tatimeve, sistemit arsimor dhe absolutisht mbi të gjitha. Kush ta kontrollojë? Kuptohet vëllezërit më të mëdhenj - Rothshildët dhe Rokfelerët. Plani i tyre final është të vehet diktatura botërore, të cilën disa ndoshta do ta quajnë socializëm, të dytët komunizëm, e të tjerët fashizëm. Unë do ta quaj me ndërgjegjje të pastër: „diktaturë ndërkombëtare kapitaliste”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyMon Feb 11, 2008 2:36 pm

Revolucioni bolshevik në Rusi ka lënë gjurmë të thella në histori. Shumica e njerëzve mendojnë se revolucioni ka qenë i suksesshëm dhe se është imponuar me ndihmën e fshatarësisë së lodhur nga tirania mbretërore. Bile kështu shkruan në shumë tekste të sotshme shkollore të historisë. E vërteta është se revolucioni sovjetik është zhvilluar në rrethana krejtësisht tjera. Mbreti abdikoi shtatë muaj para revolucionit dhe në Rusi sundoi Qeveria e përkohshme e Lvovit, i cili menjëherë filloi të bëjë reforma në qeverisjen ruse sipas shembullit të republikës amerikane. Mirëpo, si do ta bënin një gabim të tillë Rithshildi dhe Rokfeleri? Si do t’i lejonin Rusisë që të decentralizohej si SHBA-të dhe të ballafaqohej me të njëjtat probleme në nisiativën private? Ata më tepër e donin një qeverisje centraliste, të cilën do ta financonin dhe i imponuan Rusisë një sistem joproduktiv ekonomik të mvarur nga Perëndimi, kështu që ai vazhdimisht të ketë ndikim përmes kapitalit dhe teknologjisë. Ja, pra, pse ata me manevrime të mëdha e ndërruan Lvovin me Kerenskin, i cili ishte trampolinë e ardhjes së bolshevikëve të cilët u imponuan si oponentë të tyre. Udhëheqësit e drejtpërdrejtë pas revolucionit, Lenini dhe Trocki, pikësëpari nuk ndodheshin në Rusi. Lenini ndodhej në Zvicër, e Trocki - në SHBA, ku redaktonte revistën komuniste. Dhe të dy u kthyen në Rusi, jo pse populli i thirri, por për shkak se ata i dërgoi Rithshildi dhe Rokfeleri.


Trocki, e po ashtu edhe Lenini, shkuan në Rusi me shuma të mëdha parash. Njëri i pranoi prej Morganit, e tjetri prej Vartburgut në Gjermani. Nga kjo shihet se revolucionin nuk e përgatitën as komunistët, as bolshevikët, as demokratët e as socialistët, por monopolistët superzengjinë ndërkombëtarë, të cilët me këtë ia arritën njërit prej qëllimeve të tyre - sistemi ekonomik të udhëhiqet prej një qendre dhe të jetë i mvarur prej tyre. Të mos harrojmë se Rusia para revolucionit ndodhej në zhvillim e sipër industrial dhe ekonomik, e cila filloi t’i konkurrojë superioritetit financiar dhe industrial amerikan. Plani për pazaret ruse, njëri ndër planet më të mëdha dhe më të rëndësishëm për kapitalistët, u hartua dhjetra vjetë më parë. Me anë të „Manifestit të partisë komuniste”, të hartuar prej Karl Marksit, te njerëzit u krijua një disponim i fortë negativ kundër kapitalizmit, gjë që ky ishte edhe qëllimi i dinastisë.


Plotësisht është e logjikshme të pranohet se ata njerëz, të cilët nuk frikësoheshin prej komunizmit ndërkombëtar, e financonin dhe kooperonin me të. Përse? Për atë se ata e kontrollonin. Menjëherë pas revolucionit kjo klikë futi në Bashkimin Sovjetik një numër të madh agjentësh të udhëhequr prej Trockit që t’i zënë të gjitha pozitat udhëheqëse. Shumë dokumente të arkivave amerikane dëshmojnë se pothuajse krejt atë që posedojnë rusët e kanë marrë prej amerikanëve. Bile pa kurrfarë zmadhimesh mund të thuhet se Bashkimi Sovjetik është fëmija i SHBA-ve.


Siç përmendëm më lartë, industria e naftës në Rusi, pak para revolucionit jo vetëm që filloi t’i konkurrojë, por edhe t’ia tejkalojë Amerikës, e cila zë vendin e parë në botë në prodhimtari të naftës. Pas revolucionit, prodhimtaria e naftës në BRSS në mënyrë katastrofale u zvogëlua dhe „Standard Ojli” i Rokfelerit sërish u kthye në vendin e parë.


Në vitin 1926 Rokfeleri dhe disa kompani vajgurore të nënshtruara të tij lidhën kontratë me BRSS për ta shitur naftën ruse në trgun evropian, e për kompenzim i dhanë 75 milionë dollarë hua Bashkimit Sovjetik. Një vit më vonë partneri i fshehur i BRSS ndërtoi rafineri të naftës në vend, me çka i ndihmoi ekonomisë së tij. Si duket edhe kësaj radhe Rokfeleri i fitoi dividendët e vet nga rafineria që e ndërtoi. Në vitin 1964 Rokfelerin e thirri Hrushçovi në Moskë, dhe pasi u kthye në SHBA e dha deklaratën që vijon: „Hrushçovi dëshiron kredi më të mëdha dhe më afatgjate prej SHBA-ve”.


Pas largimit të Hrushçovit, në vitin 1966 ai u takua me Brezhnjevin pranë Detit të Zi që t’i vazhdojë raportet e kontraktuara me udhëheqësin e ri. Menjëherë pas kthimit të tij, Kryetari Xhonson i bëri presion Kongresit që ta zvogëlojë kontrollin dhe carinën eksportuese midis SHBA-ve dhe shteteve komuniste evropiane. Shumë mallëra që deri atëherë konsideroheshin si mallëra strategjikë, u liruan nga embargoja. Në mesin e atyre mallërave benin pjesë: perimet, drithërat, ushqimi i kafshëve, kauçuku i papërpunuar, pemët e konzervuara, tekstili, plehërat artificialë dhe shumë maqina e instrumente. Dhe mbi të gjitha, shumë mallëra mbetën si mallëra strategjikë, eksportimi i të cilëve ndalohej në vendet komuniste - për shembull, eksportimi i tankeve amerikane në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste.



Dhe përkundër kësaj SHBA-të përmes Rokfelerit arritën të ndërtonin fabrikë në lumin Kama, e cila tash për tash zë vendin e parë në botë me prodhimin e motorëve të tankeve dhe të pjesëve tjera ushtarake. Gjithashtu, nuk mund të eksportoheshin mitralezë dhe plumba, kurse materiale dhe pajisje për një fabrikë të prodhimit të mitralezëve mund të eksportoheshin. Plumbat dhe baruti ishin në regjistrin e mallërave strategjikë, por komponentët dhe kimikaljet për prodhimin e tyre ishin liruar nga embargoja.
Me këtë që përmendëm më lartë dëshiroj të nënvizoj dhe t’ia tërheq vëmendjen lexuesit se si faktet kaq të qarta janë shtrembëruar dhe janë reduktuar vetëm në një - në biznes dhe interes vetanak të atyre magnatëve financiarë.


Shumë gjësende që janë ruajtur në fshehtësi fillojnë të dalin në shesh me krijimin e korporatave të ndryshme. Kështu, për shembull, „Korporata ekonomike ndërkombëtare” e udhëhequr nga i biri i Rokfelerit, nipi i Oldrihut (njëri nga themeluesit e Rezervës Federale) dhe „N. M. Rothshildi dhe bijtë” nga Londra kanë ndërtuar në Bashkimin Sovjetik dhe momentalisht ndërtojnë më se dhjetë fabrika për kauçuk dhe një fabrikë të madhe për alumin, njëri prej materialeve më të rëndësishme për prodhimin e aeroplanëve.


Për zhvillimin dhe përpunimin e një projekti të gazit natyror në Sibir „Eksoni” lëshoi 1,5 miliardë dollarë, ndërkaq raportet huamarrëse u ruajtën në fshehtësi. Fabrika ultramoderne për plehëra artificialë, e ndërtuar në SHBA, u bartë pjesë-pjesë, u montua dhe u ndërtua në Bashkimin Sovjetik. Vlera e saj ishte 400 milionë dollarë, prej të cilëve sovjetët paguan vetëm 40 milionë, kurse shumën tjetër prej 360 milionëve e paguajtën SHBA-të.
Veç kësaj, Rokfeleri ka pasur të drejta të posaçme të realizojë (të bartë) në Bashkimin Sovjetik risi teknologjike të fushave të ndryshme, duke inkuadruar bile edhe atë ushtarake. Për këtë qëllim u formua banka speciale për import-eksport, e cila menjëherë i ka paguar eksportuesit për mallërat ose për patentën e dorëzuar, kurse raportet e mëtejshme janë rregulluar brenda, midis BRSS dhe përfaqësuesve të Rokfelerëve në Moskë, me seli në sheshin „Karl Marks”, Nr. 1, tel. 225-627.


Lidhjet e Rokfelerit me vendet e tjera socialiste janë mbajtur përmes përfaqësisë së tij në Vjenë (Austri). Kohëve të fundit ata po depërtojnë edhe në Kinë. Ndërtohen fabrika dhe ndërmarrje të mëdha amerikane. Futen kapitale dhe teknikë për përpunimin dhe zhvillimin e industrisë së naftës. „Standard Ojlit” i është dhënë e drejtë nga Republika Popullore e Kinës të sondojë dhe të zbulojë burime të reja të naftës.


Të gjitha këto orvatje dhe investime të mëdha që bëjnë kapitalistët për të depërtuar në botën komuniste, krejtësisht ndryshe nga ajo e tyre, për shumicën e njerëzve janë enigmë e pazbërthyer, të cilët presin më shpejt ta shohin vorrimin e kapitalizmit, të paralajmëruar shumë herë prej Marksit, Leninit, Stalinit, Hrushçovit dhe prijësve tjerë komunistë.


Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në vendlindjen time, në Bullgari. I kam përjetuar edhe njërin edhe tjetrin sistem. Në vitin 1944 e kam parë sistemin që i paraprinte sistemit komunist. Kam marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore edhe në njërin sistem politik edhe në tjetrin. Kam menduar se i njohë mirë të dy sistemet, por u mashtrova. Për shtetet e vogla si Bullgaria nuk mund të flitet për atë kapitalizëm që ekziston në Perëndim, e veçanërisht në Amerikë. Një kapitalizëm të tillë nuk e kam njohur, sepse nuk kam jetuar në atë sistem.



Sistemin komunist, po ashtu, e kam njohur deri në njëfarë shkalle, vetëm aq sa e kam parë dhe ndier. Literatura ka qenë mjaft e kufizuar që të më ofrojë njohuri objektive në lidhje me këto dy ideologji dominuese në botë. U dasht patjetër të jetoj njëzet vjet në Perëndim, posaçërisht në Amerikë që të mësoj dhe të kuptoj shumë më shumë. Megjithatë e vërteta është tjetërfare. Rothshildët dhe Rokfelerët për komunizmin dinë diç që ne nuk dimë. Pas këtyre financimeve kaq të mëdha dhe ndihmave me kaq përkushtim pa kurrfarë frike, është logjike të mendohet se ata jo vetëm që janë partnerë të tyre, por i mbanë tërësisht nën kontroll.


Më se shtatëdhjetë vjet kapitalistët e planifikuan zhvillimin e komunizmit dhe nuk u treguan naivë ndaj tij. Magnatët financiarë e dinin fare mirë se komunizmi nuk ishte në gjendje t’i zhdukë, sepse ata e mbanin fortë dhe e qeverisnin për qëllimet e tyre vetanake. Ata kishin për qëllim që t’i shfrytëzonin popullatën, energjinë, prodhimtarinë dhe mundësitë financiare si formë për kontrollimin e popujve. Kjo është „renditja e re botërore” për të cilën kanë folur Napoleoni, Hitleri, Stalini etj. Kush është sundimtari? Ai i cili e paguan shpërblimin. Socializmi i Rokfelerit nuk është sistem për rindarje të pasurive, e posaçërisht jo të pasurisë së tij, por sistem për kontrollimin e njerëzve. Socializmi ia përcjellë pushtetin Qeverisë, të cilën nga ana tjetër e kontrollon Rokfeleri.


Pasi që për çdo amerikan emri Rokfeler paraqet kapitalin gjigant, do të ishte shumë vështirë që dikush prej familjes të zë pozitën e kryetarit të SHBA-ve. I zgjedhur i familjes ka qenë Nelson Rokfeleri i cili disa herë u kandidua, por pa sukses, pastaj vendosi të zë një funksion të lartë dhe përgjegjës në një mënyrë tjetër - pa zgjedhje.


Nga presioni i fortë, kryetari Spiro Egnju dha dorëheqje dhe në vend të tij erdhi Fordi, anëtar i organizatës së Rokfelerit. Faza e parë mbaroi, pastaj filluan përgatitjet për të dytën. Niksoni duhej në çdo mënyrë të shkarkohet nga pozita e kryetarit. Kuajt e Trojës në kabinetin e Niksonit - Kisinxheri dhe Gjenerali Hejg, të dy anëtarë të Komitetit për lidhje me botën e jashtme, ishin njerëzit më të afërt të Rokfelerit. Ata prej brenda e përgatitën të ashtuquajturën aferë mjaft të zhurmshme „Votergejt”. Kjo e detyroi Niksonin që të tërhiqet nga pozita e kryetarit dhe në atë funksion ta lë nënkryetarin, Fordin, i cili nga ana e tij zgjodhi për nënkryetar të vetin Nelson Rokfelerin. Rokfeleri e mori kontrollën në udhëheqjen e politikës nacionale, kurse Kisinxheri u kthye në politikën e jashtme dhe në këtë mënyrë Familja Rokfeler tashmë qeveriste me të gjitha funksionet.


Në ndërkohë, Fordit i bënë disa atentate të dyshimta për ta likuiduar. Sikur njëri prej tyre të kishte qenë i suksesshëm, pozitën e kryetarit sipas rendit kushtetutar do ta zente nënkryetari, Nelson Rokfeleri. Ashtu siç kanë pasur dobi disa shekuj me radhë Rothshildët prej të gjitha luftërave, Rokfelerët kanë kontribuar për ngritjen e autoritetit të Amerikës në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, e po ashtu edhe në luftën e Koresë dhe të Vietnamit. Nga kjo kanë nxjerrë fitime të mëdha. Duke kontrolluar qeveritë, drejtëpërsëdrejti ose tërthorazi, ata çdo gjë kanë mbajtur nën kontroll, sipas kësaj „ata na kontrollojnë neve të gjithëve”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptySun Mar 16, 2008 3:47 pm

Sa i perket masonerise une jam shume skeptik ne ekziston. Edhe pse ekzistojne dhe kane ekzistuar grupacione te pasura, mistiko religjioze, prape se prape ne politiken boterore nuk ka sic thuhet mason qe drejtojne ate. 'masoneria' eshte nje term i krijuar posaqerisht per te fshehur ndikimin gjithnje ne rritje te amerikaneve dhe popujve te tjere te fuqishem ne rruzullin e quajtur toke.

Filozofja Hana Arend thoshte: 'I frikesohem shume universit, sepse sa me shume qe e zbuloj aq me shume spikat vogelsia e kesaj bote ku jetojme'.

Njesoj mund te thuhet edhe per krijimin e mitologjise masone. E tera ka nje qellim: per te krijuar nje raport forcash te pabarabarta, ku nje individ ndjehet i pafuqishem per te bere dicka, pra ai e veteperjashton mundesine per ndryshim sebet nje paragjykimi shkretan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptySun Mar 16, 2008 4:31 pm

Nese nuk gabohem eshte Neslon Mandela qe ka thene:

Sa me shume ti njohi njerzit, aq me shume i dua kafshet.!

tha:

Mandela.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyMon Mar 17, 2008 5:37 am

A ekzistojne masonet apo jo?

Pasi shumica ketu jane kosovare, mund ti heqin dyshimet ne kete pyetje kur ti pyesin udheheqesit e tyre legjitim. Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? EmptyMon Mar 17, 2008 5:27 pm

Pasi shumica ketu jane kosovare, mund ti heqin dyshimet ne kete pyetje kur ti pyesin udheheqesit e tyre legjitim. Wink

Ani .!

C'lidhe kan kosovaret me (charls manson)sipas leximeve qe kam bere charls manson ishte nje person qe donte te aryje te shpik nje feje ne vete ku nuk besonte tek Jesus kristi apo -profeti Isa ...charls manson me mendimet e ti donte te thote se jam une ai qe e zavendsoi (Isus Kristin = profetin Isa)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





A ekzistojne Mansonet? Empty
MesazhTitulli: Re: A ekzistojne Mansonet?   A ekzistojne Mansonet? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ekzistojne Mansonet?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: