Lutfi coka/Ligji i zbatuar ,shoqeri në zhvillim
Në vendin ku ka dhe zbatohen ligjet,shtetin e ruan një xhandar,qeverinë një hyzmeqar,arkën një llogaritar,mbretërinë një atdhetar!...
Asnjë fis,asnjë failje asnjë krahinë,asnjë etni e popoull nuk përparon duke shkel ligjet e veta,!...Ligji është “polici “nën kësulë për këdo pavarsisht çfar grade e posti ka.Mbreti mbretëron në prehrin e ligjit,në krahët e pasurisë,dhe në besën e moralit!...Në këtë formë Atdheu nuk bëhet çiflik por një truall i fortë bashkimi…..
Shqiptari nuk ka qënë luftëtarë por mejdani i një qëndrese të gjatë dhe shekuj me radhë,gjatë shekujve plot nder!...
Heronjtë e mbretëritë nuk vetëshpallen,por zgjidhen ,vlerësohen apo krijohen për të lidhur moralin e një populli me gurëthemelin e vet!..
Mosha e një kombi nuk matet kurrë me shpatën e pushtuesit,duke djegur kalendarët,për të ribërë betejat,për të gjallëruar traditën historike plot lavdi….
Shqipëria po rënkon nga plagët e hapura nga cilësia e lapsusit,heronjtë e rremë,perandorët e mundur.
Edhe varret janë kunder taborreve e sulltanëve të ri e kralëve të vjetër.
2-Po kiminalizohet e shkuara për të maskuar të ardhmen.
Partitë politike të krijuara mbi padrejtësitë dhe korrupsionin,janë parti kriminale,që sherbejnë si mina me sahat në themelet e kombit.Shteti i ngritur mbi themelet e kesajë,prone është i rënë!?...Toka në pronësi e përdorim është dhuratë e zotit për njerëzit por ,kurrë shperblim per Atdhe të shitur ose Atdhe te blerë.Një atdhe i shitur mallkon djepat e vet!?...
Kush shet Atdheun nuk është trasgimtarë por është “kopil”,Kush fshin imazhin e atdheut ,nuk është i shitur por i falur,Kushj ja kthen shpinën pa këthim Atdheut nuk vdes por “ngordhë “për së gjalli.
Të zgjedhurit nga parti të tilla,nuk respektohen,por i zgjedhin me para,i rrëzojnë me para,dhe i shajnë falas.!Ju udhëhëqës formal të këtyre partive politike të shekullit të Ri:
Atdheun e muarët pa inventar,pyjet e padjegura,fushat e punuara,pasuritë e pashitura,lirinë në ligjet e kohës,bukuritë e pashkelura,…Pse na shqetësoni neve bijve të shekullit të kaluar!?....Ne të shekullit tjetër kemi gurët mbi shpinë,historinë mbi kokë,po turpet tuaja pse na i hidhi neve!?...Ju shani Gjergjin e madh,sergjitë e kullave të vjetra,brekushet e pleqve,qeleshen e bardhë,gjerdanin e zi,Xhubletën e dasmave,duvakun e nuseve,kaq primitive po na vlersoni jetën tonë,luftën tonë kulturën tone?!….
Duke na sulmuar neve të shekullit tjetër ,shkallmoni origjinenën tuaj,duke na zvogluar përballë kujtesës,,zmadhoni harresën,duke bërë pushtuesit kulturësjellës,na kriminalizoni si terrorist,si irredentist të egër.Sa më shumë na sulmoni në emer te integrimit e globalizmit,historinë Shqiptare,jeni duke nxjerr sytë e mendjes suaj!
@_Protesta e Një Nëne për politikanët e shekullit të Ri
Jam një nënë shqiptare që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj kërkesën në formë proteste!?....
Ky vend ,Shqipëria,ka burra shteti e burra dheu,heronjë e dëshmorë,shkrimtarë e shkencëtarë,artist e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po për nënat që u lindën,u rritën ,ju burreruan e shkolluan,ku i keni!? Ku janë?...
A e dini ju o të nderuar se kush janë nënat, vajzat,motrat ,dhe gratë shqiptare?!..
Vajzat,gratë ,nënat shqiptare kanë qënë prapavija e çdo lufte per liri atdhe e pavarësi!...Prandaj i drejtohem tribunes së mendimit shqiptarë!?..
A e keni per turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri ,me plan ,sikur të ishin garniturë!?....
Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverishë,e kuvendesh …..Ata janë zonjat e meritës,gjysma e mirë e kombit shqiptar.Prandajë meritojmë të rrimë përkrah burrave,se jemi nënat e këtij vendi!….Kemi perkund dhe po perkundim djepin e lavdisë e krenarisë të këtij kombi!...Ishim dhe jemi të heshtura,të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë…..Protestojmë kur femrat shqiptare po shiten e trgtohen si mish i bardhë,per të kënaqur epshet e deshtakëve e viktima të dhunës,skllave të shekullit të Ri.
@ Kush lexon sot!
Sot ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri,pasi,nuk lexohet fjala ,por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!..Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të histoisë,dhe kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!...
Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbure tretet në heshtje fjala e vërtetë.Ju udhëheqes politik dilni zot fjalës së artë,se po e lënë Shqipërinë,”bekerishte”të perandorëve “remi” që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.
Nga qyteti i bardhë i mermertë ku prehet krenaria e kombit,vjen thirrja:-hyni në rrugën e paqes së vërtetë,ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare,ndaloni lekun e zi që përdoret nga karieristët,bosët e majmur me lekun e pushtetit,se ndryshe kriminalizuat kombin,humbët teritorin paqësor të jetës,!?...
Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit,sot po na ngujoni nga izolimi i“Parasë”….
Ju poet e shkrimtarë,shkruani për Shqiperinë,mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë por të vdekur,kanë pushtetin e parasë,por nuk kanë emer.!?..Ata vdesin elektoralishtë,bashkë me forcën e konfliktit,që me maska e kanë mbjellë,vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.
Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi,që ka emer ditën e bukur të mengjezit të bardhë!
Shkruani bukur se, bukuria e të shkruarit bukur ,është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!
Hidhni librat e paguar,që,të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!...
Faluani shpirtin nënave të dashura,e të vuajtura,baballarëve punëmirë,urtësinë e paqes,dashurinë njerzore,vujtjen e ngadhnimin,emrit të merituar,emrit të skalitur në vepra,frymëzuese,që buron nga vetëmohimi,..
Sherbesa e humanizmi është dita e betimit.Kjo është fjala e pathënë e jetës njerzore!?....